Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

1

KAPITULLI 1
Sistemi i njësivë matëse
1.0
Njeriu gjithmonë është kurioz për botën që e rrethon. Që nga fillimet e
historisë së mendimit, për të cilën egzistojnë dëshmi të shkruara, është kërkuar të
vendosët një rregull për dukuritë e ndryshme dhe ndryshimet habitësë të vëzhguara.
Ky kërkim i rregullit është shfaqur në forma të ndryshme: një është feja; një tjetër
është arti dhe e treta është shkenca. Termi “shkencë” edhe pse vjen nga latinishtja
(scire = me dijtë), përcakton jo kuptimin e të diturit në përgjithësi, por në veçanti
njohjen e botës natyrore. Ajo që ka me shumë rëndësi, është së kjo njohje është e
organizuar në mënyrë sistematike dhe logjike.
Shkenca konsiderohet e nënndarë në disa fusha të ndryshme, që janë në
marrëdhenie reciproke me njëra tjetrën. Biologjia, për shëmbull, studion organizmat
e gjallë. Kimia studion marrëdheniet midis elementëve dhe përbërësit e tyre.
Gjeologjia studion Tokën. Astronomia studion sistemin diellor, yjet, galaktikat dhe
Universin në tërësi. Fizika studion materien dhe energjinë, principet e lëvizjes së
thërmijave dhe të valëve, marrëdhenien dhe vetitë e thërmijave, e molekulave, e
atomeve dhe e thërmijave bërthamore, dhe në një shkallë më të gjerë, të sistemeve
si: gazet, lëngjet dhe trupat e ngurtë. Disa e konsiderojnë Fizikën si shkenca më e
rëndësishme, meqënëse është baza e të gjitha fushave të tjera të shkencës.

1.1 Njësitë matëse

Ligjet e Fizikës shprehin lidhjet ndërmjet madhësive fizike, si: gjatësia,


intervali i kohës, forca, energja dhe temperatura. Aftësia për të përcaktuar këto
madhësi në menyrë sa me të përpiktë dhe matja me saktësi e tyre është kërkesa
themelore e Fizikës. Matja e çdo madhësie fizike sjell nevojën e krahasimit të
madhësisë në fjalë, me një vlerë të përcaktuar saktësisht. Për shembull, për të matur
largësinë midis dy pikave, e krahasojme atë me një kampion (etalon) gjatësie, si
metri (m), duke e marrë atë si njësi matëse të gjatësisë. Përcaktimi që një farë
distance është “25 metra” do të thotë që ajo është 25 herë gjatësia e metrit, d.m.th. e
madhësisë së njësisë së matjes së gjatësisë. Me fjalë të tjera, një metër etalon është
pëfshirë 25 herë në largësinë që përzgjodhem. Është e rëndësishme të kombinosh
njësinë “metër” me numrin “25” që të shprehësh largësinë në shqyrtim, përderisa
egzistojnë dhe njësi të tjera matëse të gjatësisë si centimetri ose kilometri. Të thuash
që një largësi është “25” është pa kuptim: vlera e një madhësie fizike duhet të
përfshijë një numër dhe një njësi matëse.
Të gjitha madhësitë fizike mund të shprehen nëpërmjet një numri të vogël të
njësive themelore matese. Për shembull, shpejtësia shprehet nëpërmjet një njësie
2 Kapitulli 1 - Sistemi i njësive matëse

gjatësie dhe një njësie intervali kohe, si metër për sekondë (m/s) ose kilometër për
orë (km/h). Shumë prej madhësive që do të studiojme, si forca, impulsi, puna,
energjia dhe fuqia, mund të shprehen nëpërmjet tre madhësive themelore: gjatësisë,
intervalit të kohës dhe masës. Zgjedhja e njësive etalon të këtyre madhësive
përcakton një sistem njësish matëse. Sistemi i njësive matëse i përdorur gjërësisht në
shkencë është Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (shkurt SI). Në SI, njësia etalon e
gjatësisë është metri (simboli: m); njësia etalon e intervalit të kohës është sekonda
(simboli: s), njësia etalon e masës është kilogrami (simboli: kg).
Njësia e gjatësisë, metri (m),
fillimisht ka qenë përcaktuar nga dy
shënja të gdhendura mbi një shufër me
përzierjë platini dhe iridiumi, e ruajtur
kjo në Bureau des Poids et Mesures, ne
Sevrë, afër Parisit. Kjo gjatësi u zgjodh
në atë menyrë që largësia midis
Ekuadorit dhe Polit Verior, gjatë
meridianit që kalon nga Parisi të qe 10
000 000 m (figura 1.1). Metri etalon sot
përcaktohet duke iu referuar
shpejtësisë së dritës: metri (m) është
largësia e përshkuar në boshllëk nga
drita, në intervalin e kohës prej
1/299729458 s. Ky përcaktim
nënkupton që shpejtësia e dritës është
Figura 1.1 Metri u zgjodh në mënyrë të tillë saktësisht 299792458 m/s. Metri etalon
që largësia nga ekuatori në polin e veritut , përdoret për të ndërtuar dhe taruar
përgjatë meridianit që kalon nga Parisi të etalonë dytësorë metrikë, që përdoren
7
jetë 10 m
në të gjithë botën.
Njësia e intervalit të kohës, sekonda (s), fillimisht u përcaktua duke iu referuar
rrotullimit të Tokës si (1/60) x (1/60) x (1/24) e ditës mesatare diellore. Sot, sekonda
është përcaktuar duke iu referuar dritës. Çdo atom, pasi ka thithuar energji, çliron
dritë me gjatësi vale, (ose frekuencë) që janë karakteristike për elementin e caktuar.
Çdo kalimi energjitik në brendësi të atomit, i përgjigjet një frekuencë, pra, një gjatësi
vale përkatëse. Me aq sa dimë, këto frekuenca mbeten konstante. Sekonda
përcaktohet në atë menyrë, që frekuenca e dritës së çliruar nga një kalim energjitik
tek ceziumi të jetë 9.192.631.770 oshilacione (lëkundje) në sekondë. Me këto
përcaktime, njësitë matëse të gjatësisë dhe intervalit të kohës janë të përdorëshme në
laboratorët e të gjithë botës.
Njësia e masës, kilogrami (kg), e barabartë me 1.000 g (gram), është masa e
një trupi etalon, i ruajtur dhe ky në Sevrë. Do të shqyrtojmë hollësisht konceptin e
masës në kapitullin 4. Do të shohim që pesha e një trupi (ose forca e tij e rëndesës)
në një nivel të caktuar të Tokës është në përpjëstim të drejtë me masën e tij. Prandaj,
disa masa mund të krahasohen duke u peshuar. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
një kopje e trupit etalon prej 1 kg është e ruajtur në National Bereau of Standards, në
Gaithersburg, Maryland.
Kapitulli 1 - Sstemi i njësive matëse 3

Në studimin e termodinamikës dhe elektricitetit shërbejnë dhe tri njësi të


tjera themelore: njësia e temperaturës, kelvin (simboli: K) (me parë quhej gradë
Kelvin dhe shënohej me simbolin 0K); njësia e sasisë së lendës (substancës), moli
(simboli: mol) dhe njësia e intensitetit të rrymës elektrike, amperi (simboli: A). Në
SI egziston edhe një tjetër njësi themelore, kandela (simboli: cd), që mat intensitetin
e dritës, por ne nuk do kemi rastin t’a përdorim në këtë libër. Këto shtatë njësi
themelore, pra, metri (m), sekonda (s), kilogrami (kg), Kelvin (K), amperi (A), moli
(mol) dhe kandela (cd) përbëjnë njësitë themelore matëse të madhësive, në Sistemin
Ndërkombëtar të Njësive.
Njësitë matëse të çdo madhësie fizike mund të shprehen me anë të njësive
themelore të SI. Disa kombinacione të njësive të përdorura shpesh janë të
përcaktuara me emra të veçantë. Për shembull, njësia matëse e forcës në SI, kilogram
x metër për sekondë në katror (kg∙m/s2) është quajtur Niuton (simboli N). Në mënyrë
analoge, njësia matëse e fuqisë në SI, kilogram x metër në katror për sekondë në kub
(kg∙m2/s3) është e barabartë me Niuton metër për sekondë (N∙m/s), është quajtur vat
(W).
Shkurtimet e shumëfishave dhe nënfishave më të përdorshëm të njësive të
SI janë të renditur në tabelën 1.1. Të gjitha këto shumëfisha ose nënfisha janë herë
10 në një farë fuqie; prandaj një sistem i tillë njësish është quajtur sistem decimal
(ose dhjetor). Sistemi decimal i bazuar në metrin quhet sistemi decimal metrik.
Shkurtimet mund t’i aplikohen çdo njësie të SI; për shembull, 0,001 s = 1ms
(milisekondë); 1.000.000 W = 1MW (megavat).

Tabela 1.1 Shumëfisha dhe nënfisha te përdorur për njësitë në SI


Shumëfisha
Faktori
shumëzues 1018 1015 1012 109 106 103 102 10
Emërtimi ekza peta tera giga mega kilo hekto deka
Simboli E P T G M k h da
Nënfisha
Faktori
shumëzues 10-1 10-2 10-3 10-6 10-9 10-12 10-15 10-18
Emërtimi deci centi mili mikro nano piko femto akto
Simboli d c m μ n p f a

Një sistem dhjetor (decimal) që përdoret akoma, por që po zevendësohet


gradualisht nga SI, është sistemi cgs, i bazuar në centimetrin (cm), në gramin (gr),
dhe në sekondën (s). Centimetri është 0,01m. Grami është 0,001kg. Fillimisht grami
ka qenë i përcaktuar si masa e 1 cm3 ujë. (Atëhere kilogrami ishte masa e 1000 cm3
= 1 litër ujë.)
Një tjetër sistem metrik decimal, i përdorur në Itali përpara adaptimit të
Sistemit Ndërkombëtar, është sistemi teknik ( që quhet edhe sistemi i inxhinjerëve
ose sistemi gravitacional), që përfshin si madhësi themelore gjatësinë, forcën dhe
intervalin e kohës dhe ka si njësi matëse respektivisht metrin (m), kilogram-forcën
4 Kapitulli 1 - Sistemi i njësive matëse

ose kilogram-peshën (kgf) dhe sekondën (s). Kilogram-forca është forca që tërheqja
gravitacionale e Tokës ushtron mbi 1 kg në një vendodhje të caktuar. Në këtë sistem,
njësia e masës është njësi e prejardhur. (Do të shohim në kapitullin 4, që masa, është
një zgjedhje me e mirë se forca si njësi themelore, sepse masa shpredh një veti të
trupit, që është inertësia e tij, e cila është e pavaruar nga pozicioni në lidhje me
Tokën.)
Një tjëtër sistem i njësive matëse akoma i përdorur në SH.B.A., që është
sistemi britanik fss (foot, slug, second: këmbë, slug, sekondë), ka adoptuar si
madhësi themelore gjatësinë, forcën, masën dhe intervalin e kohës. Njësia e forcës,
libra-forcë (lbf), është forca që tërheqja gravitacionale e Tokës ushtron mbi një trup
etalon në një vendodhje të caktuar. Njësia e masës, slug, është e përcaktuar nëpërmjet
libër-forcës. Njësia themelore e gjatësisë është këmba (foot) (simboli: ft). Këmba
është egzaktësisht e barabartë me ⅓ yard (jard, simboli yd), që përcakohet nëpërmjet
metrit:
1 yd = 0,9144 m 1.1
1ft = ⅓ yd = 0,3048 m 1.2

1 inch (simboli: in) është i barabartë egzaktësisht me 2,54 cm. Njësia


themelore e intervalit kohor është sekonda, i përcaktuar si në SI. Sistemi britanik nuk
është një sistem decimal. Është më pak komod se sa SI ose sistemet e tjera decimalë
sepse shumëfishat e zakonshëm të njësive të tij nuk janë fuqi të dhjetës. Për shembull
1 yd = 3ft dhe 1 ft = 12 in.

Pyetje

1. Cilat janë favorët dhe disfavorët e përdorimit të gjatësisë së krahut si etalon gjatësie?
2. Dihet që një orë dore shkon përpara në mënyrë konstante me 10%, në krahasim me
një orë etalon ceziumi. Një orë tjetër ndryshon rastësisht me 1%. Cilat nga dy orët
do të ishte më e përshtatshme si etalon dytësor, në një laborator? Përse?

1.2 Konvertimi i njësive të matjes

Më sipër thamë që vlera e një madhësie fizike duhet të përfshijë një numër
dhe një njësi të përshtatshme matjeje. Kur madhësi të tilla mblidhen, zbriten,
shumëzohen ose pjesëtohen në një ekuacion algjebrik, njësia matëse mund të
trajtohet si çfarëdo lloj madhësie algjebrike. P.sh. supozojmë që duam të gjejmë
largësinë e përshkuar në 3h (orë), nga një makine që lëviz me shpejtësi konstante
(përshkon largësi të njëjta në intervale kohe të njëjta) 80 km/h (kilometra në orë).
Largësia e përshkuar x është prodhimi i shpejtësisë v me intervalin e kohës t :
x = v t = (80 km/h) ∙ 3 h = 240 km
Duke thjeshtuar njësinë e intervalit kohor, orën (h), ashtu siç thjeshtojmë
çdo madhësi algjebrike, gjejmë gjatësinë e përshkuar të shprehur me njësinë
përkatëse të gjatësisë, kilometrin. Kjo mënyrë e trajtimit të njësive matëse thjeshton
konvertimin e një njësie matëse në tjetrën. Supozojmë që duam të konvertojmë në
milje (mi) vlerën e gjetur të 240 km. Përdorim marrëdhënien:
Kapitulli 1 - Sstemi i njësive matëse 5

1 mi = 1,61 km
Duke pjesëtuar çdo anë të këtij barazimi me 1,61, gjejmë
(1 mi) / (1,61 km) = 1
Meqë çdo njësi mund të shumëzohet me 1 pa ndryshuar vlerën e saj, mund
të konvertojmë 240 km në milje duke shumëzuar me faktorin (1 mi)/(1,61 km):
240 km = 240 km ∙(1 mi)/(1,61km) = 149 mi
Faktori (1 mi)/(1,61 km) quhet faktor konvertimi. Të gjithë faktorët e
konvertimit kanë vlerën numërike 1 dhe përdoren për të konvertuar një madhësi të
shprehur në një njësi matëse, në një madhësi ekuivalente të shprehur në një njësi
tjetër matjeje (për të njëjtës madhësi). Duke thjeshtuar njësitë e matjes, nuk duhet të
shqetësohemi në qoftë se duhet të shumëzojmë apo pjestojmë me 1.61, për të
konvertuar km në milje, sepse njësia që do të mbetet pas veprimeve tregon në se
kemi zgjedhur faktorin e duhur apo jo.

Shembulli 1.1

Në sa metra në sekondë dhe milje në orë mund të konvertohen 90km/h?

Për të konvertuar kilometrat në orë në metra në sekondë përdorim faktorët e


konvertimt 1000 m = 1 km, 60 s = 1 min dhe 60 min = 1 h. Shumëzojmë madhësinë 90 km/h
për një numër të caktuar faktorësh konvertimi ku secili prej tyre ka vlerën 1, me qëllim që
shpejtësia të mbetet e pandryshuar:
90 km/h x (1000 m)/(1 km) x (1 h)/(60 min) x (1 min)/(60 s) = 25 m/s

Për të konvertuar këtë shpejtësi në milje për orë, përdorim faktorin e konvertimit (1
mi) / (1,61 km) = 1 :

90 km/h x (1 mi)/(1,61 km) = 55,9 mi/h

Ushtrim
Sa metra për sekondë janë 65 mi/h?
(Përgjigjja: 29,1 m/s)

1.3 Përmasa të madhësive fizike


Madhësia e një sipërfaqeje gjëndet duke shumëzuar një gjatësi me një tjetrë;
për shembull, sipërfaqja e një drejtëkëndëshi me brinjë 2 m dhe 3 m është S = (2
m)∙(3 m) = 6 m². Njësia matëse e sipërfaqes është metri në katror (m²). Meqënëse
sipërfaqja jepet nga prodhimi i dy gjatësive, thuhet që ajo ka përmasat e një gjatësie
shumëzuar me një gjatësi, ose ndryshe të një gjatësie në katror, (mund ta shënojmë
me simbollin L² ). Koncepti i përmasave mund të shtrihet lehtësisht tek madhësitë
jo-gjeometrike. Për shembull, thuhet që shpejtësia ka përmasat e një gjatësie të
pjesëtuar me një interval kohe, pra shënuar me simbolet [L] [t-1]. Përmasat e
madhësive të tjera, si forcës apo energjisë, shkruhen duke iu referuar madhësive të
tjera themelore si: gjatësia, intervali i kohës dhe masa.
6 Kapitulli 1 - Sistemi i njësive matëse

Të mbledhësh dy madhësi fizike ka kuptim në qoftë se madhësitë në fjalë


kanë të njëjtat përmasa. Për shembull, nuk mund të mblidhet një sipërfaqe me një
shpejtësi; marrët një shumë që nuk ka kuptim fizik:
A = B+C
Në këtë barazim madhësitë A, B dhe C duhet të kenë të njëjtat përmasa.
Gjithashtu mbledhja e B dhe C kërkon që këto madhësi të shprehen në të njëjtën
njësi. Për shembull, në qoftë se B është një sipërfaqe prej 500 cm2 dhe C është një
sipërfaqe prej 4 m2, për të gjetur shumën e të dy sipërfaqeve, duhet të konvertojmë
B në metra katrorë ose C në centimetra katrorë.
Shpesh arrihet të kapet një gabim në llogaritje duke kontrolluar përmasat ose
njësitë e madhësive që shfaqen gjatë llogaritjes. Supozojmë, p.sh., që kemi përdorur
gabimisht formulën S = 2πr, për të llogaritur sipërfaqen e një rrethi. Menjëherë mund
ta shikojmë që kjo formulë nuk mund të jetë e saktë sepse ana e djathtë e barazimit,
2πr, ka përmasat e një gjatësie, ndërsa sipërfaqja duhet të ketë përmasat e gjatësisë
në katror. Si në shembullin tjetër, le të shqyrtojmë këtë formulë për largësinë
(rrugën) x e përshkuar:
x= v t + ½ a t
ku t është koha, v është shpejtësia dhe a është nxitimi, i cili (siç do të shohim) ka
përmasat [L]∙[t-2]. Duke marrë parasysh përmasat e secilës madhësi, mund të
shikojmë që kjo formulë nuk mund të jëtë e saktë. Në fakt meqënëse x ka përmasat
e një gjatësie, edhe çdo element që ndodhet në anën e djathtë të këtij barazimi duhet
të ketë përmasat e një gjatësie. Termi vt ka përmasat e gjatësisë, ndërsa termi ½ at
ka përmasat [L][t-2][t] = [L][t-1]. Meqë ky term nuk ka përmasat e duhura, formula
nuk mund të jetë e saktë. Homogjeniteti përmasor është një kusht i nevojshëm por jo
i mjaftueshëm që një barazim të jetë i saktë; çdo term i një barazimi mund të ketë
përmasat e duhura e megjithatë barazimi mund të mos shprehë një situatë fizike
reale.

1.4 Format eksponenciale

Paraqitja e numrave shumë të mëdhenj ose shumë të vegjël thjeshtohet duke


përdorur format eksponenciale. Në këtë shprehje, një numër shkruhet si prodhim i
një numri midis 1 dhe 10 dhe i 10-ës në një fuqi, si p.sh., 102 (= 100) ose 103 (=
1000).Kështu, numëri 12.000.000 shkruhet 1,2∙107; largësia e Tokës nga Dielli, është
afërsisht 150.000.000 000 m, që shkruhet 1,5∙1011m. Numri 11, pjesë e termit 1011,
quhet eksponent. Për numrat më të vegjël se 1, eksponenti është negativ. Për
shembull, 0,1 = 10-1 dhe 0,0001 = 10-4 . Diametri i një virusi është afërsisht
0,00000001 m dhe shkruhet 1·10-8 m.
Gjatë shumëzimit eksponentët mblidhen; kurse gjatë pjesëtimit, zbriten.
Shembujt e mëposhtëm ilustrojnë këto rregulla:
102 ∙103 = 100∙1000 = 100.000 = 102 + 3 = 105
Për analogji,
Kapitulli 1 - Sstemi i njësive matëse 7

102/103 = 100/1000 = 1/10 = 102 – 3 = 10-1


Termi 100 është gjithmonë i barabartë me 1, gjë që mund të shihet në të gjitha
rastet; supozojmë se pjesëtojmë 1000 me veten dhe do të marrim :
1000 / 1000 = 103 / 103 = 103-3 = 100 = 1
Në ngritjen në fuqi të një termi fuqi, eksponentët shumëzohen. Për shembull,
(102)4 = 102 x 102 x 102 x 102 = 108

Shembull 1.2
Duke përdorur shpehjen eksponenciale, të llogariten (a) 120 ∙6000 dhe (b) 3 000 000
/ 0,000 15.
(a) (1,20 102) (6,00 · 103) = (1,20) (6,00) ∙ 102+3 =7,20 · 105
(b) (3,00· 106) / (1,50 · 10-4)= (3,00 / 1,50) ∙ 106-(-4) = 2,00 · 1010
Të dy shenjat negative që shfaqen në pikën (b) janë shkak i zbritjes së -4 nga 6.

Ushtrim
Duke përdorur shpehjet eksponenciale, të llogariten (2,50 107) (1,90 · 10-3).
(Përgjigja: 4,75 · 104)

Shembull 1.3
Litri (shënohet me simbolin l) është vëllimi i një kubi me brinjë 10 cm gjatësi. Të
gjendet vëllimi i 1 l në centimetra kub dhe në metra kub.

Vëllimi V i një kubi me brinjë l është l3


V = l3 = (10cm) (10cm) (10cm) = 103 cm3
Për të konvertuar këtë vlerë në metra kub (m3), përdorim lidhjen 1cm = 10-2 m,
103 cm3 =103 cm3 x (10-2 m/1 cm)3 = 103 cm3 x (10-6 m3/1cm3)=10-3 m3
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- -

Është e rëndësishme të vihet re në shëmbullin 1.3 që ngritja në fuqi të tretë


e faktorit të konvertimit (që është i barabartë me 1), e le të pandryshuar vlerën e tij.
Zbritja ose mbledhja e numrave të shkruar me anë të shpehjeve
eksponenciale kërkon vemendje kur eksponentët nuk janë të barabartë. Le të
shqyrtojmë shpehjen:
(1,200·102) + (8·10-1) = 120,0 + 0,8 = 120,8
Për të gjetur shumën pa bërë konvertimin e të dy numrave në formën e
zakonshme dhjetore, është e mjaftueshme të rishkruajmë njërin apo tjetrin numur
në mënyrë që fuqia e 10-tës e njërit të jetë e barabartë me atë të tjetrit. Për shembull,
mund të gjejmë shumën e mësipërme duke shkruar 1,200·102=1200·10-1 dhe pastaj
duke mbledhur
(1200 ·10-1) + (8 ·10-1) = 1208 ·10-1 = 120,8
8 Kapitulli 1 - Sistemi i njësive matëse

Në qoftë se eksponentët janë shumë të ndryshëm, atëhere një prej numrave


që është shumë më i vogël mund të mos merret parasysh gjatë mbledhjes ose zbritjes
së tyre. Për shembull,
(2·106) + (9 ·10-3 ) = 2.000.000 + 0,009 = 2.000.000,009 ≈ 2 ·106
Ku simboli ≈ do të thotë «është afërsisht e barabartë me».

1.5 Shifra kryesore dhe radha e madhësive


Shumë prej numrave që ndeshim në shkencë janë rezultate të matjeve, dmth
janë madhësi dhe prandaj janë të njohura vetëm brenda limitit të pasaktësisë
eksperimentale. Vlera e pasaktësisë varet nga aftësia e eksperimentuesit dhe cilësia
e aparatit të përdorur për matje. Një tregues tjetër i rëndësishëm i pasaktësisë së
madhësisë sygjerohet nga numri i shifrave të përdorura. Për shembull, në qoftë se
themi që një tavolinë është e gjatë 2,50 m duam të themi që gjatësia e saj është e
përfshirë midis 2,495 m dhe 2,505 m. D.m.th. e njohim gjatësinë me një saktësi prej
+ 0,005m = + 0,5 cm në lidhje me gjatësinë e deklaruar. Në qoftë se do të përdornim
një “metër” të ndarë me milimetra dhe do të matnim me kujdes gjatësinë e tavolinës,
mund t’ia dalim mbanë të matim gjatësinë e tavolinës me një saktësi prej + 0,5 mm
në vend të + 0,5 cm. Do ta pasqyrojmë këtë saktësi me katër shifra, si 2,503 m, për
të shprehur gjatësinë. Një shifër që përdoret për të lokalizuar presjen dhjetore, quhet
shifër domethënëse. Numri 2,50 ka tre shifra domethënëse; 2,503 ka 4. Numri
0,00103 ka tre shifra domethënëse ( tre zerot e para nuk janë shifra domethënëse,
por nevojiten për të lokalizuar presjen dhjetore). Gabimi që studentët bëjnë shpesh,
në menyrë të veçantë në përdorimin e makinave llogaritëse, është ai që rujanë në një
llogaritje më shumë shifra sesa janë të justifikuara. Supozojmë p.sh.se po masim
sipërfaqen e një fushe loje rrethore duke matur me hapa rrezen dhe duke përdorur
formulën S= πr2. Në qoftë se themi që rrezja është 8 m (e matur me hapa), duke
përdorur një makinë llogaritëse me 10 shifra për të gjetur sipërfaqen, kemi π ∙(8m)2
= 201,0619288 m2. Shifrat pas presjes dhjetore japin një informacion të gabuar lidhur
me saktësinë me të cilën njohim sipërfaqen. Pasi kemi gjetur rrezen, duke e matur
me hapa, presim që matja jonë të ketë një saktësi rreth + 0,5 m; d.m.th., rrezja mund
të jetë maksimumi 8,5 m dhe në minimumi 7,5 m. Në qoftë se rrezja është 8,5 m,
sipërfaqja do të jetë π ∙( 8,5 m )2 = 226, 9890692 m2, ndërsa rrezja 7,5 m na jep një
sipërfaqe prej π ∙(7,5 m) 2 = 176,714587 m2. Një rregull i përgjithshëm për t’u
ndjekur kur shumëzohen apo pjesëtohen shumë numra është si më poshtë:
Numri i shifrave domethënëse në rezultatin e shumëzimit apo të pjesëtimit
nuk është më i madh sesa numri më i vogël i shifrave domethënëse që shfaqen në
faktorët e shumëzimit apo në pjesëtuesin në veprimin e pjesëtimit.
Në shembullin e mësipërm, rrezja e fushës së lojës është shënuar vetëm me
një shifër domethënëse, kështu që edhe sipërfaqja duhet shënuar me një shifër
domethënëse. Prandaj, duhet të shkruhet në formën 2∙102 m2, që nënkupton që
sipërfaqja është midis 150 m2 dhe 250 m2.
Saktësia e shumës apo e diferencës midis dy madhësive është e barabartë
vetëm me saktësinë e madhësisë më pak të saktë. Një rregull i përgjithshëm për t’u
ndjekur është si më poshtë:
Kapitulli 1 - Sstemi i njësive matëse 9

Rezultati i mbledhjes apo i zbritjes së dy numrave nuk ka shifra domethënëse


përtej shifrës së fundit dhjetore në të cilën të dy numrat fillestarë kishin shifra
domethënëse.

Shembull 1.4
Të gjendet shuma e 1,040 me 0,2134.

Numri i parë 1,040 ka vetëm tre shifra domethënëse përveç presjes dhjetore, ndërsa
i dyti 0,2134, ka katër. Sipas rregullës së mësipërme, shuma mund të ketë vetëm tre shifra
domethënëse, përveç presjes dhjetore. Prandaj do të kemi:
1,040 + 0,2134 = 1,253.

Ushtrim
Të vihet në përdorim rregulla e duhur për të përcaktuar numrin e shifrave
domethënëse për të llogaritur :a) 1,58 x 0,03 ; b) 1,4 + 2,53; c) (2,34 x 102) + 4,93
[Përgjigje: (a) 0,05 ; (b) 3,9 ; (c) 2,39 x 102. ]

Në një manual, është e bezdisëshme të shkruash çdo numër me të gjitha


shifrat domethënëse. Në pjesën më të madhe të shembujve dhe ushtrimeve në këtë
tekst, të dhënat do të shprehen me 3 (ndonjëherë me 4) shifra domethënëse; po në
këtë rast do të thuhet që sipërfaqja e një tavoline është 1 m x 2 m në vend që të zihet
hapësira duke thënë që sipërfaqja është 1,00 m x 2,00 m. Mund të supozohet që të
dhënat që shfaqen në një shembull ose ushtrim të bëhen të ditura me 3 shifra
domethënëse.
Kur bëhen përllogaritje ose krahasime me vlera të mëdha, shpesh herë
përafrohet një numër me 10 në fuqinë më të afërt; numri që shpreh fuqinë quhet
“shkallë ose rend madhësie”. P.sh., lartësia e një insekti të vogël (p.sh. një
milingonë) mund të jetë 8∙10-4 m ≈ 10-3m; në këtë rast do të themi që rendi i
madhësisë së lartësisë së një milingone është 10-3 m. Në mënyrë analoge, edhe pse
lartësia e pjesës më të madhe të njerëzve është rreth 2 m, mund të përafërsohet kjo
vlerë dhe të thuhet që shkalla e madhësisë e lartësisë së një personi është 100 m. Me
këtë nuk duam të themi që lartësia tipike e një njeriu është realisht 1 m, por që kjo
madhësi është më afër 1m sesa 10 m ose 10-1 = 0,1 m. Mund të themi që një qënie
njerëzore është 3 rende madhësie më e lartë se sa një milingonë, duke nënkuptuar
që raporti i lartësive të tyre është rreth 1000 : 1. Një rend madhësie nuk jep shifra që
janë të njohura në mënyrë të besueshme; pra mund të themi se ai nuk ka shifra
domethënëse.
Tabelat 1.2 , 1.3 dhe 1.4 japin disa shkallë madhësie tipike të disa objekteve
që takohen zakonisht në fizikë e që lidhen respektivisht me gjatësinë, masën dhe
intervalin kohor.

Tabela 1.2 Rendet e madhësisë të disa gjatësive

Gjatësia m
10 Kapitulli 1 - Sistemi i njësive matëse

Rrezja e protonit 10-15


Rrezja e atomit 10-10
Rrezja e një virusi 10-7
Rrezja e një amebe gjigande 10-4
Rrezja e një lajthie 10-2
Gjatesia e një qënie njerëzore 100
Lartësia e maleve më të larta 104
Rrezja e Tokës 107
Rrezja e Diellit 109
Largësia Tokë-Diell 1011
Rrezja e sistemit tonë diellor 1013
Largësia e yllit më të afërt 1016
Rrezja e Galaktikës( rruga e qumështit) 1021
Rrezja e Universit që shihet 1026
Tabela 1.3 Rendet e madhësisë të disa masave
Masa kg
Elektroni 10-30
Protoni 10-27
Aminoacidi 10-25
Hemoglobina 10-22
Virusi I gripit 10-19
Ameba gjigande 10-8
Pikë shiu 10-6
Milingonë 10-2
Njeriu 102
Raketa saturni 5 106
Piramida e Egjiptit 1010
Toka 1024
Dielli 1030
Galaktika Rruga e qumështit 1041
Univërsi 1052
Tabela 1.4 Rendet e madhësisë të disa intervaleve kohore
Intervali i kohës S
Koha që i duhet dritës për të kaluar një bërthame 10-23
Perioda e rezatimit të dukshëm(dritë) 10-15
Perioda e rezatimit të mikrovalëve 10-10
Jeta mesatare e myoneve 10-6
Perioda e zërit të dëgjuëshëm me akut 10-4
Perioda e rrahjes së zemrës së njeriut 100
Jeta mesatare e neutronit të lirë 103
Perioda e rrotullimit ditor të Tokës ( dita 24 h) 105
Perioda e rrotullimit vjetor të Tokës (viti) 107
Jeta mesatare e një qënie njerëzore 109
Kapitulli 1 - Sstemi i njësive matëse 11

Koha e përgjysmimit të Plutonit 239 1012


Mosha e një vargu malor 1015
Mosha e Tokës 1017
Mosha e Universit 1018

Në shumë raste, shkalla e madhësisë së një madhësie fizike mund të


vlerësohet duke përdorur hipoteza të arsyeshme dhe duke bërë përllogaritje të
thjeshta. Fizikani Enriko Fermi ishte një mjeshtër në përllogaritjen e zgjidhjeve të
përafërta të problemeve, që dukeshin të pamundura për t’u zgjidhur për shkak të
informacioneve të limituara. Probleme të tilla quhen probeme të Fermit. Shembulli
i mëposhtëm është i tillë.

Shembull 1.5
Sa është vlera e trashësisë që humb goma gjatë përdorimit, në qoftë se automjeti
bën 1 km?
Supozojmë që trashësia e një gome të re është 1 cm. Kjo vlerë mund të jetë e gabuar
sipas një faktori të barabartë me 2, por 1 mm është sigurisht shumë e vogël dhe 10 cm është
shumë e madhe. Meqenëse gomat duhet të ndërrohen pas 60 000 km, supozojmë se ato do
të konsumohen plotësisht pas 60 000 km. Me fjalë të tjera, shkalla e konsumimit të gomave
është e barabartë me 1 cm gome në 60000 km të përshkruar nga makina. Prandaj trashësia
qe humb goma gjatë përdorimit për 1 km është:
1 cm / 60 000 km= 1,7 x 10-5 cm / km ≈ 0,2 μm / km

1.6 PROBLEMA

Niveli I

1.1 Njësitë matëse

1. Të shkruhen vlerat e mëposhtëme duke përdorur prefiksat e shumëfishave ose


nënfishave te parqitur ne tabelën 1.1. Për shembull, 10.000 metra=10 km. (a)
1.000.000 vat; (b) 0,002 gram; (c) 3 ∙10-6 metra; (d) 30.000 sekonda.
2. Vlerat e mëposhtëme të shkruhen pa përdorur prefiksat e shumëfishave ose
nënfishave: (a) 40μw; (b) 4 ns; (c) 3 Mw; (d) 25 km.
3. Madhësitë që vijojnë (që nuk janë të shprehura në njësi SI) të shkruhen pa
përdorur simbole njësish. Për shembull 103 metra = 1 kilometër. (a) 10-12 fishkëllima;
(b) 10-6 mikroskopa; (c) 1018 djem; (d) 106 telefona; (e) 10-9 dhi; (f) 1012 kulla.
4. Në barazimet në vazhdim, rruga x matet në metra, koha t në sekonda dhe
shpejtësia v në metra për sekondë. Cilat janë njësitë në SI të konstanteve C1 dhe C2.
(a) x = C1 + C2 t; (b) x = (½)C1t2 ; (c) v2 = 2C1x; (d) x = C1 cos C2t ; (e) v= C1e-C2t.
(Sugjerim. Argumentat e funksioneve trigonometrike dhe të funksioneve
eksponenciale duhet të jenë të të njëjtave përmasa. Argumenti i cosθ është θ; ai i ex
është x. )
5. Në qoftë se x është i shprehur në këmbë (fut), t në sekonda dhe v në këmbë për
sekondë, cilat janë njësitë e konstanteve C1 dhe C2 në secilën rast të problemës 4?
12 Kapitulli 1 – SISTEMI I NJESIVE MATESE

1.2 Konvertimi i njësive matëse


6. Në bazë të përkufizimit origjinal të metrit nëpërmjet largësisë midis Ekuatorit
dhe Polit të Veriut, të gjenden, të shprehur në metra, (a) perimetri dhe (b) rrezja e
Tokës. (c) Të konvertohen rezultatet e gjetura në pikat (a) dhe (b) nga metra në milje.
7. Të plotësohen barazimet e mëposhtme:
(a) 100 km/h = ____ mi/h;
(b) 60 cm =___ in; (c) 100yd = ___m.
8. Në shpehjet e mëposhtme x matet në metra, t në sekonda, v në metra për sekondë
dhe nxitimi a në metra për sekondë në katror (m/s2). Të gjendet njësia në SI për këto
shpehje: (a) v2/x; (b) x / a ; (c) ½ at2.
9. Të gjendet faktori i konvertimit që konverton një milje për orë në kilometër për
orë.
10. (a) Të gjendet numri i sekondave në 1vit. (b) Në qoftë se arrihet të matet 1 litër
në 1 sekondë, sa vjet nevojiten për të matur 1 miliardë litra (1 miliardë =109)? (c) Në
qoftë se arrihet të numërohet 1 molekulë në 1 sekondë, sa vjet duhen për të numëruar
molekulat që ndodhen në 1 mol? (Numri i molekulave në 1 mol është sa numri i
Avogadros, NA = 6,02 ∙1023 ).
11. Të plotësohen barazimet që vijojnë:
(a) 1,296∙105 km/h2 = ____ km/(h.s);
(b) 1,296∙105 km/h2 = _____ m/s2;
(c) 60 mi/h = ___ ft/s;
(d) 60mi/h= ___ m/s.
12. 1 l (litër) është e barabartë me 1,057 liq-qt (likuid quart; njësi matëse e vëllimit
e përdorur në SHBA) dhe 1gal-USA (gallon USA njësi matëse e vëllimit e përdorur
në SHBA) është e barabartë me 4 liq-qt. (a) Me sa litra është e barabartë 1galUSA? (b)
1 barrel (barilë, njësi matëse e vëllimit e përdorur vetëm në SHBA) është e barabartë
me 42 galUSA. Me sa metra kub është i barabartë 1 barrel?
13. 1mi2 (miljë katror, njësi matëse të sipërfaqes në sistemet britanike) është e
barabartë me 640 ac (akër, njësi matëse të sipërfaqes në bujqësi në sistemet
britanike). Me sa metra katror është i barabartë 1 ac?
14. Ndonjëherë një faktor konvertimi mund të deduktohet nga njohja e një
konstanteje në dy sisteme të ndryshme njësie. (a) Shpejtësia e dritës në boshllëk është
186.000 mi/s = 3∙108 m/s. Duke përdorur këtë fakt, të gjendet sa kilometra është 1
mi. (b) Pesha e 1 ft3 (këmbë kub) ujë ka vlerën 62,4 lbf. Duke përdorur këtë fakt dhe
faktin që 1 cm3 ujë ka masën 1 g, të gjendet pesha në libër e një mase prej 1kg.

1.3 Përmasa të madhësive fizike


15. Cilat janë përmasat e konstanteve në secilën pikë të problemës 4?
16. Njësia matëse e forcës në Sistemin Ndërkombëtar SI, kilogram metër për
sekondë në katror (kg ∙ m/s2), quhet niuton (simboli: N). Të gjenden përmasat dhe
njësitë në SI të konstantes G që shfaqet në ligjin e tërheqjes së gjithësishme të
Njutonit, F = G m1m2/r2.
13

Kapitulli 1 – SISTEMI I NJESIVE MATESE


17. Një trup i fiksuar në ekstremin e një fije lëviz duke përshkruar një trajektore
rrethore. Forca e ushtruar nga fija varet nga masa e trupit, nga shpejtësia dhe nga
rrezja e trajektores rrethore. Cila prej kombinacioneve të këtyre tre ndryshoreve M,
L, t-2 jep përmasat e sakta të forcës?
18. Ligji i tretë i Kepler-it lidh periodën e një planeti me rrezen e orbitës së tij r, me
konstanten G që shfaqet në ligjin e Njutonit mbi gravitetin universal (F = Gm1m2/r2)
dhe me masën e Diellit MD. Cilat kombinacione të këtyre faktorëve japin përmasat e
sakta të përiodes së një planeti?

1.4 Format ekponenciale

19. Të shprehet në mënyrë të zakonëshme secili prej numrave në vijim: (a) 3∙104;
(b) 6,2∙10-3; (c) 4∙10-6; (d) 2,17∙105.
20. Të shkruhen barazimet që vijojnë me anë të shpehje eksponenciale duke
përdorur si njësi matëse vatin (W), sekondën (s) dhe metrin (m):
(a) 3,1GW = ___ W; (b) 10pm = ___ m; (c) 2,3ks =____ s; (d) 4μs = ___s.
21. Të llogariten shprehjet që vijojnë, duke rrumbullakosur numrin e saktë të
shifrave kuptimplote dhe duke shprehur rezultatin me anë të një forme ekponenciale:
(a) (1,14)∙(9,99.104); (b) (2,78.10-8) – (5,31.10-9); (c)12π/(4,56∙10-3); (d) 27,6
+(5,99∙102).
22. Të llogariten shpehjet që vijojnë, duke rrumbullakosur numrin e saktë të
shifrave kuptimplote dhe duke shprehur rezultatin me anë të një shpehje
ekponenciale: (a) (200,9)∙(4569,3); (b) (0,000000513)∙(62,3.107); (c) 28401 +
(5,78∙104); (d) 63,25/(4,17∙103).
23. Një membranë qelizore ka trashësinë rreth 7nm. Sa membrana qelizore duhen
të vëndosim njëra mbi tjetrën për të arritur një lartësi prej 1in?
24. Të llogariten shpehjet që vijojnë, duke rrumbullakosur numrin e saktë të
shifrave kuptimplote dhe duke shprehur rezultatin me anë të një shpehje
ekponenciale: (a) (2,00 ∙104) (6,10∙10-2); (b) (3,141592) (4,00∙105); (c)(2,32∙103)
(1,16∙108); (d) (5,14∙ 103) + (2,78 ∙102); (e) (1,99 ∙102) + (9,99∙10-5).
25. Të llogariten shpehjet që vijojnë, duke rrumbullakosur numrin e saktë të shifrave
kuptimplote: (a) 3,141592654∙(23,2)2; (b) 2∙3,141592654∙0,76; (c) (4/3)π ∙ (1,1)3; (d)
(2,0)5 / (3,141592654).
26. Dielli ka masën 1,99∙1030 kg. Dielli përbëhet kryesisht nga hidrogjeni, dhe
vetëm një pakicë elementësh më të rëndë. Atomi i hidrogjenit ka masën 1,67∙10-27
kg. Të përcaktohet numri i atomeve të hidrogjenit që përbëjnë Diellin.

Niveli II

27. Këndi i përfshirë në diametrin e Hënës dhe që ka kulmin në një pikë të


Tokës është afërsisht 0,524° (figura 1.2). Duke përdorur këtë të dhënë dhe
faktin që Hëna është larg nga Toka afërsisht 384 Mm të gjendet diamatri i
14 Kapitulli 1 – SISTEMI I NJESIVE MATESE

Hënës. (Këndi θ është afërsisht D/rL, ku D është diametri i Hënës dhe rL është
largësia e Hënës nga Toka.)

Figura 1.2
Problema 27

28. Njësia astronomike (simboli UA) është, me përkufizim, largësia mesatare Tokë-
Diell, d.m.th. 1,496∙1011 m. Parseku (simboli pc) është largësia në të cilën 1 UA
mban një kënd prej 1” (figura 1.3). Vit-drite (simboli v-d.) është largësia që drita
përshkruan në 1 (vit). (a) Sa parsek ka 1 UA? (b) Në sa metra ekuivalentohet 1pc?
(c) Në sa metra ekuivalentohet 1v-d.? (d) Në sa njësi astronomike ekuivalentohet 1v-
d.? (e) Me sa vit-drite është i barabartë 1 pc?

Figura 1.3
Problema 28

29. Shtetet e Bashkuara importojnë 6 milion fuçi (barilë) naftë në ditë. Kjo naftë e
importuar përmbush ¼ e nevojës së përgjithshme energjitike të Shteteve të
Bashkuara. Një fuçi mbush 1 bidon me lartësinë 1 m. (a) Në qoftë se bidonat
vendosen në rresht, sa është gjatësia në kilometra e naftës së importuar çdo ditë? (b)
Naftëmbajtëset më të mëdha mbajnë afërsisht ¼ milion fuçi. Sa ngarkesa në vit të
naftëmbajtëses furnizojnë sasinë e naftës të importuar nga Shtetet e Bashkuara? (c)
Në qoftë se nafta kushton 60 dollarë për fuçi, sa shpenzojnë Shtetet e Bashkuara në
vit për naftën e importuar?
30. Çdo vit Shtetet e Bashkuara prodhojnë 160 milion ton mbeturina të ngurta
urbane dhe një sasi prej 10 miliardë ton mbeturina të çdo lloji. Në qoftë se supozohet
që çdo ton mbeturina ze 1 m3 sa milje katror sipërfaqe, me një lartësi prej 10 m janë
të nevojshme për të shkarkuar çdo vit këto mbeturina?
31. Një bërthamë hekuri ka rrezen 5,4∙10-15m dhe masën 9,3∙10-26 kg. (a) Cila është
dendësia në kilogram për metër kub (kg/m3)? (b) Në qoftë se Toka do të kishte të
njejtën dendësi, sa do të ishte rrezja e saj? (Masa e Tokës është 5,98∙1024 kg).
32. Në qoftë se Universi pushon së zgjeruari dhe fillon të ngjeshet, masa dendësia
mesatare e tij duhet të jetë të paktën 6∙10-27 kg/m3. (a) Sa elektrone duhet të jenë në
1 m3 për të prodhuar dëndësinë kritike? (b) Sa protone në metër kub ka dendësia
kritike? (Masa e një elektroni dhe ajo e një protoni gjenden në tabelat përkatëse).
33. Vlerësime gjatë observimeve të dendësisë së Universit japin një vlerë mesatare
rreth 2∙10-28 kg/m3. (a) Në qoftë se masa prej 80 kg e një futbollisti amerikan do të
jetë e shpërndarë në mënyrë uniforme në një sferë me rreze të tillë që të ketë një
dendësi sa dendësia mesatare e Universit, sa do të ishte rrezja e kësaj sfere? (b) Të
krahasohet kjo rreze me largësinë Tokë-Hënë e barabartë me 3,84∙108m.
15

Kapitulli 1 – SISTEMI I NJESIVE MATESE


34. Birra dhe pijet alkoolike shiten në kanoçe alumini. Masa e një kanoçeje tipike
është 0,018 kg. (a) Të llogaritet numri i kanoçeve të aluminit të përdorura në Shtetet
e Bashkuara në 1 vit. (b) Të gjendet masa e përgjithshme e aluminit të tyre në 1 vit,
e përdorur në Shtetet e Bashkuara për prodhimin e këtyre kanoçeve. (c) Alumini i
ricikluar shitet në SHBA për 1 dollar kilogrami. Cila është vlera në dollarë e
konoçeve të grumbulluara në 1 vit në Shtetet e Bashkuara?
Niveli III
35. Tabela e mëposhtme paraqet rezultatet eksperimentale të matjes së periodës së
lëkundjes T të një trupi me masë m i varur në një fije në funksion të masës së trupit.
Këto të dhëna jepen me një funksion të thjeshtë, që shpreh T në funksion të m, të
formës T=Cmn, ku C dhe n janë konstante dhe n nuk është domosdoshmërisht një
numër i plotë. (a) Të gjenden C dhe n (Udhëzim: ka disa mënyra për t’a bërë. Një
mënyrë është të marrësh me mend vlerën e n dhe t’a verifikosh duke paraqitur
grafikisht T në funksion të mn në letër të milimetruar. Në qoftë se supozimi ka qenë
i drejtë, grafiku do të jetë një vijë e drejtë. Një mënyrë tjetër është ajo e të paraqiturit
të logT në funksion të logm. Koeficienti këndor (ose pjerrësia) e vijës së drejtë është
sa n.) (b)Cilat pika të të dhënave shmangen më shumë nga grafiku vijë-drejtë i T në
funksion të mn?
Masa m, (kg) 0,10 0,20 0,40 0,50 0,75 1,00 1,50
Perioda T, (s) 0,56 0,83 1,05 1,28 1,55 1,75 2,22
36. Tabela e mëposhtme paraqet periodën T dhe rrezen e orbitës r të lëvizjs të katër
satelitëve që rrotullohen rreth një asteroidi me masë dhe dendësi të madhe.
Perioda 0,44 1,61 3,88 7,89
T,(ne vjet)
Rrezja r, 0,088 0,208 0,374 0,600
(ne Gm)
Këto të dhëna mund të shprehen me funksionin T = Crn. Të gjendet C dhe n. (b)
Zbulohet një satelit i pestë, perioda e të cilit është 6,20 vjet. Të gjendet rrezja e
orbitës të këtij sateliti, T dhe r e të cilit shprehet shprehet me të njëjtin funksion.
37. Perioda T e një lavjerrësi varet nga gjatësia l e tij dhe nga nxitimi g (përmasat
janë Lt-2). (a) Të gjendet një lidhje e thjeshtë e l dhe g që ka përmasat e kohës. (b)
Të verifikohet varësia e periodës T nga gjatësia l duke matur periodën (intervalin e
kohës që duhet për një lëkundje të plotë) të një lavjerrësi për dy vlera të ndryshme të
l. (c) Formula e saktë që ve në relacion T me l dhe g përmban një konstante që është
një shumëfish i π dhe që nuk mund të përftohet nga analiza përmasore tek kërkesa a.
Ajo mund të gjendet eksperimentalisht si në pikën b në qoftë se njihet g. Duke
përdorur për g vlerën g=9,81m/s2 dhe rezultatet eksperimentale të gjetura në pikën
b, të gjendet formula që ve në relacion T me l dhe g.
38. Një plumb i qëlluar nga këndi prej 45° bie mbi një truall horizontal, në një pikë
të ndodhur në një largësi x nga pika ku ai qëllohet. x quhet larghedhje; ajo varet nga
shpejtësia fillestare v dhe nga nxitimi g (me përmasa Lt-2). Duke përdorur analizën
përmasor, të gjendet varësia e x nga v dhe g.
39. Një top i hedhur horizontalisht nga lartësia (kuota) b me shpejtësi v përshkon
një largësi horizontale x. (a) A pritet që x të zmadhohet apo të zvogëlohet me rritjen
e b? (b) Duke përdorur analizat përmasore, të gjendet një varësi e x nga b, v dhe g.
16 Kapitulli 1 – SISTEMI I NJESIVE MATESE

40. Atmosfera ushtron mbi sipërfaqen tokësore një forcë prej 1,03∙104 kgf mbi 1m2
sipërfaqe tokësore. Sa është pesha, në kilogram-forcë, e atmosferës tokësore? (Rrezja
e Tokës është afërsisht 6370 km.)
41. Çdo shifër binare quhet bit. Një seri bit-ësh të grupuara quhet fjalë. Një fjalë prej
8 bit quhet byte (bajt). Të supozohet që një disk ka një kapacitet 100 megabyte. (a)
Sa bit mund të memorizohen në këtë disk? (b) Afërsisht sa libra të zakonshëm mund
të memorizohen në këtë disk?

You might also like