Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 17

E drejta Administrative

Leksioni nr. 6

Kuvendi dhe roli i tij, në veprimtarin administrative.


Avokati i Popullit.

Kushtetuta e shpall Shqipërinë, Republikë parlamentare dhe i ka atribuuar Kuvendit,


pushtetin ligjvënës.
Pjesa e trete e kushtetutes sone i kushtohen zgjedhjes dhe perberjes se tij , organizimit dhe
funksionimit te tij si dhe procesit ligjevenes.
Për të shmangur ndërhyrjen e padrejtë të Qeverisë në pushtetin ligjvënës të Kuvendit, Kushtetuta
e Shqipërisë ka vendosur disa garanci.

Në radhë të parë, ajo ka përcaktuar qartë se raporti midis ligjit dhe akteve nënligjore, ndërtohet
mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, duke afirmuar epërsinë e ligjit mbi bazë e për zbatim të të
cilit nxirren aktet nënligjore.

Së dyti, Kushtetuta e detyron Kuvendin, që ligji i nxjerrë prej tij, të autorizojë nxjerrjen e akteve
nënligjore, të përcaktojë organin kompetent që i nxjerr ato, parimet në bazë të të cilave nxirren
këto akte, si dhe çështjet që duhet të rregullohen përmes tyre.

Së treti, Kushtetuta nuk e njeh “legjislacionin e deleguar”, ose ligjet e miratuara nga Këshilli i
Ministrave mbi bazën e delegimit.

Funksioni i kontrollit është një nga gurët e themelit të demokracisë. Kontrolli i parlamentit
bënë që ekzekutivi të përgjigjet për veprimet e tijë dhe të garantoj zbatimin efikas të
politikave të tij. Kontrolli i ekzekutivit prej parlamentit është një tregues i qeverisjës së mirë.
Përveç funksionit legjislativ nëpërmjet kontrollit, pralamenti garanton ekuilibrin e pushteteve
dhe afirmon rolin e tij si mbrojtës i interesave të popullit. Parlamenti ka pushtetin të
mbikëqyrë qeverinë nëpërmjet një numëri mjetesh dhe mekanizmash të parashikuar,
përgjithësisht prej Kushtetutës dhe teksteve tjera rregullatore, siç janë: statutet dhe
procedurat e brendëshme të parlamentit.
E drejta Administrative

Mënyra se si parlamenti mund të përdorë pushtetin e tij të kontrollit varet prej kuadrit juridik që
e përcakton pozicionin e parlamentit si një institucion i kontrollit dhe garanton pushtete dhe
pavarësinë e tij në brendësi të sistemit politikë.

Kontrolli mbi administratën në kuptimin e veprimtaris së vazhdueshme të mbikëqyrjës që


subjektet juridikisht të autorizuara e kryejn lidhur me sjelljen e administratës, në mënyrë të
autorizimeve të saj dhe të akteve përkatësisht të masave që dalin nga përdorimi i atyre
autorizimeve shtetërore, përkatësisht publike.

Kontrolli i administratës mund të manifestohet si: kontrolli i ligjëshmërisë (legalitetit)-


krahasohet pajtimi i akteve, masave dhe procedurave të administratës shtetërore me rregullat
dhe normat juridike, kontrolli i përshtatëshmërisë (opurtunitetit)- krahasohet pajtimi i akteve
dhe masave të administratës me qëllim të interesit të subjektit që duhet të arrihet.

Mirëpo në të drejtën, në legjislacionin dhe posaçërisht në të drejtën administrative me


kuptimin mbikëqyrje kuptojmë veprimtari të organizuar të subjekteve, saktë të përcaktuar
shtetërore (organe administrative dhe ekzekutive), të cilat janë të autorizuara nga ana e
kuvendit për këtë veprimtari, të konstatojnë paligjëshmëri dhe për të njejtat të mundë të
shqyrtojnë dhe të zbatojnë sanksione.

Përgjegjëshmëria është një instrument që tregon nëse respekton parimet e ligjëshmërisë, të


qenurit i hapur, transparent, i paanëshëm dhe i barabartë para ligjit. Përgjegjëshmëria është
esenciale për të siguruar vlera si: efiçienca, efektiviteti, besueshmëria dhe parashikueshmëria
e administratës publike. Në të drejtën publike përgjegjësia ka kaluar nëpër 3 periudha:
periudha e papërgjegjësisë shtetërore, periudha në të cilën përgjegjësia e shtetit fillon të
zhvillohet, krahas zhvillimit të së drejtës administrative dhe periudha bashkëkohore e
përgjegjësisë.

Ushtrimi i kontrollit nga kuvendi për organet dhe organizatat shtetërore ka për qëllim
respektimin e ligjëshmërisë dhe sistemin e sundimit të së drejtës.
E drejta Administrative

Qëllimi i kontrollit është që të tregojë mangësitë dhe gabimet eventuale të cilat mund të
paraqiten përgjatë punës organizative të administratës dhe t’i mënjanoj me kohë.

Parlamentin e disponojnë një mori gjërash mjetësh për të kryer funksionin e tyre të kontrollit.
Mjetet më të përhapura janë: pyetjet për ministrat (me shkrim, me gojë), interpelancat dhe
mocionet e mosbesimit. Të tjera mjete përfshijnë mekanizmat e kontrollit buxhetor,
shkarkimin dhe krijimin e komisioneve ad-hoc të hetimit.

Objektivat kryesore të kontrollit parlamentar janë: për të garantuar transparencen e


veprimeve të ekzekutivit. Parlamentet hedhin dritë mbi operacionet e qeverisë duke i dhënë
hapësirë publike diskutimit dhe kalimit në pjesën eopinionit publik të politikave dhe
veprimeve të qeverisë. Për të krijuar përgjegjësinë e ekzekutivit.

Kontrolli parlamentar lejon të shihet nëse politikat e qeverisë janë të zbatueshme dhe nëse
ato kanë pasur impaktin e dëshiruar.

Kontrolli i parlamentit mbi administratën publike


Kontrolli parlamentar është formë e kontrollit politikë që e njohin pothuajse të gjitha vendet
me sistem parlamentar. Kontrolli politikë u takon përfaqësuesëve të popullit të cilët kanë
autorizime të verifikojnë nëse administrata është duke punuar në pajtim me normat
themelore. Përmesë kontrollit parlamentar veçanërisht pretendohet: sigurimi i funksionimit të
rregulltë dhe të mirë të administratës, garantimi i ligjshmërisë dhe mbrojtja e të drejtave e
qytetarëve dhe ushtrimi i mbikëqyrjës mbi veprimtarinë administrative.

Raportet Periodike të Qeverisë


Një nga instrumentet e rregullta të kontrollit parlamentar mbi qeverinë janë raportet. Raportet
periodike të cilat qeveria i prezanton para parlamentit, paraqesin një nga instrumentet e
kontrollit politikë, nëpërmes të cilit, parlamenti mbikëqyrë zbatimin e ligjeve dhe të politikës
shtetërore nga ana e ekzekutivit. Qeveria duke i’a dorëzuar raportin e saj parlamentit, e
njofton atë mbi ecurinë e punës dhe rezultatet e arritura të saj, ndërsa në anën tjetër,
E drejta Administrative

parlamenti duke i marrë raportet periodike të qeverisë, konstaton sa qeveria ka qenë efikase
në realizimin e funksioneve të saj, si dhe ndërmerrë masa adekuate në fushat e caktuara
ekzekutive.

Kuvendi miraton Kryeministrin dhe ministrat. Po ashtu Kuvendi emeron dhe shkarkon drejtues
apo anetare te organeve apo institucioneve kushtetuese apo te pavarura te krijuar me ligj,
Kuvendi i realizon duke nxjerre vendime qe i bazon ne rregulloren e tij ose me ane te urdherave
administrative qe nxjerr Kryetari i Kuvendit sidomos per stafin e kuvendit.
Ne praktiken e tij kuvendi ka nxjerre akte qe e legjitimojne idene per qenien e tij si organ qe ka
nen pergjegjesine e tij organet dhe institucionet kushtetuese dhe ato te tjera te krijuara me ligj te
posacem.
Kuvendi zgjedh Avokatin e popullit dhe i raportohet dhe i paraqiten raporte vjetore. Po
ashtu edhe per kryetarin e KLSH.
Sa më sipër e gjithe veprimtari e kuvendit për menyrën e organizimit adminiastrativ ka karakter
administrative. Të gjitha rregulloret e tij, urdherat dhe aktet tjera ligjore për mirëfunksionimin e
tijë janë akte administrative. Pra e thene ndryshe edhe Kuvendi zhvillon veprimtari
administrative.
Keshtu me Vendim i Kuvendit nr. 62/2013 datë 14.11.2013 Për konstatimin e pavlefshmërisë
absolute të vendimeve dhe konstatimin e vlefshmërisë dhe ligjshmërisë së zgjedhjes së anëtarëve
dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP-it ka vendosur
I. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimeve nr. 28/2013, 29/2013, 30/2013, 31/2013
dhe 32/2013 për lirimin e anëtarëve dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP-it.
II. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimeve nr. 33/2013, 34/2013, 35/2013, 36/2013,
37/2013 dhe 38/2013 për zgjedhjen e anëtarëve dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP-it.
III. Konfirmimin e vlefshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimeve nr. 14, 15, 16, 17 e 19, datë
26.11.2009, dhe nr. 130, datë 13.10.2011, për zgjedhjen e anëtarëve dhe Kryetarit të Këshillit
Drejtues të AKEP-it dhe vazhdimësinë e ushtrimit të mandatit të mbetur 5-vjeçar.
E drejta Administrative

Ky eshte nje vendim i Kuvendit per aktet qe ka nxjerre me pare po vete ai. Vendimi i
siperpermendur ishte në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, dhe të nenit 105 e vijues të ligjit
nr. 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurës Administrative (I vjeter)”, të neneve 114 dhe 116 të
ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e Këshillit të
Ministrave, bazuar në shqyrtimin në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe
Mjedisin dhe në raportin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat
e Njeriut.

Avokati i Popullit
Fillesat e Avokatit të Popullit.
Shqipëria është bërë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995. Një nga kushtet e vendosura
nga ky organizëm pas anëtarësimit në të, ka qenë dhe ngritja e një institucioni të rëndësishëm në
mbrojtje të të drejtave të njeriut, siç është institucioni i Avokatit të Popullit. Ky obligim gjeti
pasqyrim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (1998) në 4 dispozita të saj, përkatësisht në
nenet 60-63 të saj. Në shkurt të vitit 2000, Kuvendi zgjodhi Avokatin e Popullit për herë të parë.
Termi i përzgjedhur për këtë institucion që ndërkombëtarisht njihet si Ombudsman nuk ka qenë i
rastësishëm. Ky term flet për ―popull/persona‖ dhe jo për qytetarë, që në emërtim përcaktohet
kategoria e subjekteve të mbrojtur nga ky institucion, pra jo qytetarët shqiptarë, por ―kushdo‖,
terminologji e shtjelluar gjerësisht në vijim . De jure Avokati i Popullit ka konsoliduar një status
të trefishtë, si zyrë Ombudsmani, si institucion për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të
njeriut, akredituar si institucion Kombëtar për Mbrojtjen e të drejtave të Njeriut në linjë me
parimet e Parisit, që nga viti 2004 (Statusi A) riakredituar në vitin 2008, dhe si Mekanizëm
Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

Origjina
E drejta Administrative

Fjala Hogste Ombudsman ka lindur për herë të parë nga një dekret i Karlit XII të Suedisë në vitin
1713, i cili dominonte Finlandën, shtetet baltike, pjesë e të cilave sot është Rusia, Norvegjia,
Gjermania. Ai caktoi një përfaqësues të kontrollonte administratën. Mandati i tij ishte si një
mandat shtesë i Kancelarit të Drejtësisë i cili detyrë kryesore kishte kontrollin e keqzbatimit të
ligjeve dhe rregulloreve nga nëpunësit publikë. Mes këtyre dy zyrave, të cilat në njëfarë shtrirje
kishin të njëjtat kompetenca do të konfigurohej për të ardhmen Ombudsmani. Pas vitit 1976, i
ashtuquajturi Kancelar i Drejtësisë do të formatohej si Ministër i Drejtësisë, i zgjedhur jo nga
Mbreti, por nga parlamenti . Referuar fjalorëve suedezë fjala ―Ombudsman‖ në vetvete është
shumë e gjerë dhe e gjejmë në disa variante: si agjent, i deleguar, avokat, mbrojtës, komisioner
ose përfaqësues me autoritet, terma të cilat i korrespondojnë përkufizimit të një ―personi i cili
vepron për llogari të një tjetri dhe merr përsipër problemet e këtij të fundit me qeverinë ose me
autoritetet publike, në përgjithësi për t‘i zgjidhur.
Në vitin 1974, Komiteti i Ombudsmanëve, i ―International Bar Association‖, deklaroi një
përkufizim që ka gjetur një hapësirë të gjerë përdorimi dhe pse jo universalisht i pranuar:
“Institucioni i Ombudsmanit është një zyrë e përcaktuar në Kushtetutë ose me akt ligjor të
parlamentit, i kryesuar nga një zyrtar i nivelit të lartë dhe i pavarur, detyra e të cilit është të
merret me shqyrtimin e ankesave të qytetarëve kundër organeve dhe zyrtarëve shtetërore, ose të
atyre që veprojnë për llogari të tyre dhe i cili ka fuqi hetuese, informuese,
raportueserekomanduese, si edhe korrigjuese”. Në vitin 1978, Instituti i Ombudsmanit
Ndërkombëtar, i sapokrijuar, me qëllim promovimin dhe krijimin e Ombudsmanëve në të gjithë
botën, në statutin e tij dha një koncept më gjithëpërfshirës. Sipas përkufizimit të dhënë në statut,
pavarësisht emërtimeve të ndryshme në vende të ndryshme si ―Ombudsman‖, ―Komisioner‖,
―Ombudsman Parlamentar‖, ―Mbrojtës i të Drejtave të Njeriut‖, karakteristikat e këtij
institucioni duhet të përfshijnë:
“(i) hetimin e shkeljeve të bëra ndaj çdo personi ose grupi personash dhe që rrjedhin nga
vendime, rekomandime ose çdo akt tjetër administrativ, të nxjerra nga një organ ose zyrtar i
administratës publike;
E drejta Administrative

(ii) hetimin e ankesave kundër qeverisë ose qeveritarëve, drejtorive, departamenteve dhe
agjencive të ndryshme publike;
(iii) rekomandimet përkatëse, në përfundim të hetimeve mbi organet administrative që janë
brenda juridiksionit të tij;
(iv) raportimin organit legjislativ mbi rezultatet e veprimtarisë së tij, si edhe për çdo çështje
specifike që mund të rezultonte me interes të gjerë.
Përhapja e Ombudsmanit në vendet skandinave Në formën zyrtare dhe moderne ky institucion e
ka origjinën në Suedinë e fillimit të shekullit XIX. Në vitin 1809 u krijua një kushtetutë e re
bazuar mbi balancën e pushteteve ndërmjet mbretit dhe parlamentit. Sipas kësaj kushtetute,
Ombudsmani duhej të ishte i pavarur nga mbreti dhe t‘i jepte llogari vetëm parlamentit. Ai kishte
për detyrë të kontrollonte zbatimin e ligjit, neglizhencën dhe moskorrektesën e nëpunësve civilë
si dhe ankesat e individëve ndaj zyrtarëve. Krijimi i një institucioni të tillë më vonë u pasua nga
Finlanda më 1919 dhe Danimarka në vitin 1953. Norvegjia, rreth të njëjtën periudhë 1955, krijoi
Ombudsmanin Ushtarak, duke u pasuar nga Ombudsmani Civil në vitin 1962.
Në Zelandën e Re, Ombudsmani u krijua në vitin 1962, ndërsa në Australi në vitin 1972, dy
Ombudsmanë federalë u krijuan një për Veriun dhe një për Jugun, ndërsa në vitin 1976 u krijua
Ombudsmani për Komonuelthin e Australisë. Në të njëjtën periudhë një sërë zyrash u krijuan
edhe pse nuk përputheshin tërësisht me modelin e një Ombudmani Kombëtar klasik apo me
Komisionerin Parlamentar. Ndërkohë një sërë modelesh të tjera po zhvilloheshin, p.sh. në Itali u
krijua Ombudsmani Rajonal për Toskanën në vitin 1971 dhe u pasua nga 11 Ombudsmanë të
tjerë rajonalë në periudhën 1979-1989. Gjithashtu modeli i Ombudsmanit filloi të shfaqej dhe në
Amerikën e Veriut në vitin 1960. Shtetet e Bashkuara e patën Ombudsmanin e parë në shtetin e
Haëait dhe më pas të Nebraskës përkatësisht në vitet 1969 dhe 1971. Duke u kthyer në Evropë,
Holanda e krijoi Ombudsmanin e parë 1981, në Austri në vitin 1982, Belgjika në vitin 1982 me
dy Ombudsmanë që përfaqësonin Flandet.
Megjithëse egzistojnë forma të ndryshme të avokatit të popullit, tipari i tyre dallues është ai i një
autoriteti të pavarur me ligj (krijuar me ligj ose edhe nga vetë Kushtetuta) i cili zakonisht jep
llogari para parlamentit. Institucione të tilla luajnë një rol plotësues për garancitë kryesore që jep
E drejta Administrative

e drejta administrative dhe kontrolli gjyqësor. Detyra e avokatit të popullit është të hetojë ankesat
e bëra nga individë ose grupe kundër veprimeve të autoriteteve administrative, ndërsa
juridiksioni i tij mund të mbulojë të gjithë sferën e administratës ose të kufizohet në hapësira
specifike brenda saj. Forma specifike që avokati i popullit ka ndryshon shumë. Për shëmbull,
Komisioneri Parlamentar Britanik për Administratën ka fuqinë të hetojë ankesat ndaj
administratës qëndrore, Komisioni Polak për të Drejtat e Qytetarit ndjek shkeljet e të drejtave
civile në përgjithësi, ndërsa Komisioni Hungarez për të Drejtat e Minoriteteve Kombëtare dhe
Etnike heton shkeljet e të drejtave të minoriteteve. Në përgjithësi, avokati i popullit kufizohet në
hetimin e ankesave individuale të përçuara nga ata që preken direkt.

Zakonisht, avokatët e popullit kanë të drejtën t’i kërkojnë institucionit nën hetim dokumenta dhe
prova të tjera. Ata nuk kanë kompetencë të marrin masa ose të vendosin sanksione, por janë të
kufizuar në lëshimin e rekomandimeve për vetë institucionet dhe mbështeten tek presioni publik,
parlamenar ose shtetëror që ai veprim të ndërmerret. Avokati i popullit jo vetëm luan një rol të
rëndësishëm në forcimin e përgjegjshmërisë së administratës publike, por ai mund të kontribuojë
gjithashtu në rritjen e cilësisë administrative nëpërmjet ekspozimit të rasteve të keq-
administrimit dhe duke rritur sensibilizimin e zyrtarëve publikë për pritshmëritë e publikut

Kushtetuta ka disa dispozita mbi Avokati e Popullit, ku janë parashikuar dhe funksionet,
pavarësia në ushtrimin e detyrës, mënyra e zgjedhjes dhe e shkarkimit të Avokatit të Popullit;
barazia e imunitetit me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë; detyrimi i organeve dhe
funksionareve publikë për t‘i paraqitur të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara prej
tij; paraqitja e raportit vjetor të aktivitetit të Avokatit të Popullit para Kuvendit; raportimi para
këtij të fundit kur i kërkohet nga Kuvendi; si dhe e drejta për të bërë rekomandime dhe të
propozojë masa, kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike.
Kushtetuta është ligji themeltar dhe si e tillë ajo vendos bazat e funksionimit të një organi të
parashikuar në Kushtetutë, por rregullimet që ajo bën nuk mund të jenë gjithmonë të plota ose
shteruese.
E drejta Administrative

Ligji nr.8454, datë 19.2.1999 ―Për Avokatin e Popullit‖ plotësuar me ligjin nr.8600, datë
10.04.2000, ndryshuar me ligjin nr.9398, datë 12.05.2005, (në vijim Ligji për Avokatin e
Popullit) ka të përcaktuar më gjerë dhe hollësisht kompetencat e tij, parimet mbi të cilat punon,
pranimin e ankesave, hetimin e ankesave, rekomandimet, raportimet e të tjera. Po kështu ky
institucion vepron mbështetur në ligje të tjera të posaçme, të cilat i ngarkojnë atij detyra specifike
edhe për mbrojtjen dhe zbatimin e këtyre ligjeve. Ligji nr. 8503, datë 30.06.1999 ―Për të drejtën
e informimit‖, përcakton se Avokati i Popullit kujdeset për zbatimin e këtij ligji. Kompetencat e
Avokatit të Popullit, në lidhje me të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare, rregullohen me
ligjin nr.8454, datë 4.2.1999 ―Për Avokatin e Popullit.
Sipas këtij vendimi, institucionet publike, ndahen në institucione kushtetuese, institucione me
rëndësi kushtetuese dhe të parashikuara nga Kushtetuta. Duke qenë se AP e ka fituar
personalitetin juridik drejtpërdrejt nga Kushtetuta, formimi dhe funksionet e tij janë të
përcaktuara në dispozita kushtetuese, ai përfshihet në kategorinë e organeve të parashikuara në
Kushtetutë.
AP është një organ i centralizuar, me drejtim monokratik. Për rrjedhojë, Avokati i Popullit
përfaqëson këtë institucion në të gjitha fushat e veprimtarisë që ka përcaktuar Kushtetuta dhe
ligjet e veçanta. Avokati i Popullit mban përgjegjësi politike dhe institucionale për të gjitha
problemet që kanë të bëjnë me fushat e veprimtarisë dhe kompetencat e caktuara këtij
institucioni.
Kushtetuta e përcakton Avokatin e Popullit si një institucion që mbron të drejtat, liritë dhe
interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të
organeve të administratës publike si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj.

Kur një individ ankohet për keqqeverisje, keqadministrim


Keqqeverisja dhe keqadministrimi janë pjesë e kontrollit të veprimtarisë së administratës publike
nga AP si pjesë e juridiksionit klasik të një Ombudsmani.
AP përbën një formë të jashtme të kontrollit të veprimtarisë së administratës publike dhe të
tretëve që veprojnë për llogari të saj.
E drejta Administrative

Format e veprimtarisë administrative janë aktet administrative individuale dhe kolektive;


kontratat administrative/publike dhe aktet reale. Kontrolli i administratës mund të manifestohet
si: kontroll i ligjshmërisë- formë e kontrollit me të cilën krahasohet pajtimi i akteve dhe i
masave me rregullat juridike, të cilat i rregullojnë kur aktet e tilla ka mundësi t‘i nxjerrë,
përkatësisht të ndërmarrë masa, si dhe procedura se si ato nxirren; kontrolli i përshtatshmërisë
(oportunitetit)- formë e tillë e mbikqyrjes te e cila, aktet dhe masat e administratës krahasohen
me qëllimin i cili është në interesin e subjektit dhe që duhet të arrihet. Ky zbërthim doktrinal në
fakt i kuptimit të kontrollit mbi administratën i përshtatet dhe juridiksionit të Avokatit të Popullit
sipas përcaktimit ligjor, si juridiksion mbi çdo veprim apo mosveprim të paligjshëm apo të
parregullt të administratës publike, pra kontrollues i ligjshmërisë dhe i përshtatshmërisë. Me
veprime apo mosveprimet e paligjshme në kuptimin administrativ, do të kuptohet ndërhyrja e
Avokatit të Popullit në ato lloj veprimesh apo mosveprimesh që kanë rënë në kundërshtim me
ligjin apo me aktet nënligjore.
Nocioni veprime të paligjshme duhet kuptuar edhe më gjerë, si çdo lloj veprimi jo në përputhje
me Kushtetutën, me ligjin apo me akte nënligjore, pra veprime apo mosveprime që bien ndesh
me parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Me veprimet apo mosveprimet e parregullta, do të kuptohet ndërhyrja e Avokatit të Popullit në
ato lloj veprimesh që nuk janë të paligjshme, por janë të parregullta, sepse kanë dalë në një kohë
apo rrethanë të papërshtatshme, nga një vlerësim jo i përshtatshëm i situatave, kushteve mënyrës
së nxjerrjes nga organi administrativ, edhe pse nuk janë në kundërshtim me ligjin. Parregullsia e
aktit nuk është e njëjtë me paligjshmërinë e tij. Parregullsia e aktit përbën më tepër çështje
oportuniteti se sa ligji. Në këtë kontekst, ndërhyrja e AP-së është më e gjerë se sa e gjykatave, të
cilat mund të pranojnë kërkesa vetëm për paligjshmërinë e veprimeve ose mosveprimeve, por jo
edhe për parregullsinë e veprimeve të administratës publike. Le të marrim dy shembuj në drejtim
të parregullsisë së aktit:

Parimet e funksionimit të Avokatit të Popullit


E drejta Administrative

Avokati i Popullit duhet të udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit, profesionalizmit


transparencës, fleksibilitetit dhe pavarësisë gjatë veprimtarisë në mbrojtje të të drejtave dhe të
lirive të njeriut në përmbushjen e qëllimeve të parashikuara nga Kushtetuta, aktet ndërkombëtare
që janë ratifikuar dhe legjislacioni shqiptar (neni 4 i Rregullores).
Pavarësia gjen shprehje formale si në Kushtetutë dhe në ligjin për Avokatin e Popullit. Për të
gëzuar pavarësinë institucionale de facto ky organ duhet konsideruar, në disa parametra matës,
në lidhje me pavarësinë financiare, funksionale dhe organizative.
Në kuadrin e pavarësisë financiare, ligji ka parashikuar se buxheti i Avokatit të Popullit kalon
nëpërmjet Komisionit të Financave pranë Kuvendit, që tregon për pavarësinë procedurale të këtij
institucioni. Megjithatë, në aspektin financiar ngelet shqetësim fakti se politikat financiare të
qeverisë mund të influencojnë në pavarësinë kushtetuese të këtij institucioni. Shembuj të një
rregullimi të ndryshëm të këtij elementi, mund të ofrohen, duke e caktuar në ligjin organik një
përqindje të caktuar të buxhetit të Avokatit të Popullit krahasuar me buxhetin e përgjithshëm të
shtetit.
Po kështu, ky institucion duhet të jetë i pavarur dhe politikisht, që do të thotë se në trajtimin e
çështjeve dhe dhënien e opinioneve ligjore të mos përfshihet politikisht, duke u pozicionuar dhe
sipas bindjes partiake. Së dyti, të mos shprehë dhe të mos kryejë veprimtari partiake vetë titullari
i institucionit. Rekrutimi i stafit sipas statusit të nëpunësit civil dhe organizimi i rekrutimit nga
Drejtoria e Personelit pranë institucionit është gjithashtu element garant i pavarësisë së këtij
institucioni. Nëpunësit gëzojnë statusin e nëpunësit civil dhe sipas ligjit duhet të udhëhiqen nga
profesionalizmi gjatë ushtrimit të detyrës. Ata mund të jenë pjesë e anëtarësisë së partive, por jo
në rolet drejtuese.
Në përputhje me parimin e paanësisë ky institucion duhet të shqyrtojë ankesat në mënyrë të
ndershme dhe të paanshme me të gjitha subjektet me të cilat hyn në marrëdhënie. Ky parim ka
një rëndësi të dorës së parë për procesin e shqyrtimit te ankesave në nivel administrativ. Avokatit
të Popullit i takon të bëjë gjykime të rëndësishme në opinionet ligjore që jep. Është shumë e
rëndësishme që gjatë këtij procesi, të gjithë faktorët që kanë rëndësi për çështjen të merren në
konsideratë dhe secilit t‘i jepet vlerësimi i duhur.
E drejta Administrative

Sipas parimit të konfidencialitetit ky institucion duhet të ruajë konfidencialitetin e ankuesve në


trajtimin e ankesave të tyre. Gjithashtu, për arsye të veçanta, me iniciativën e tij Avokati i
Popullit mund të vendosë që procedurat të kenë karakter konfidencial. Ky institucion, është i
detyruar të mos përhapë të dhënat e dala gjatë procesit te shqyrtimit administrativ, kur ato kanë
karakter personal. Kufijtë natyrorë të procesit të transparencës janë sekreti legjitim shtetëror dhe
jeta private e personave. Të dyja këto kategori (sekreti shtetëror dhe të dhënat personale) janë
objekt i rregullimit të ligjeve të veçanta, megjithatë vënia e theksit mbi to, edhe në kuadrin e
veprimtarisë së ushtruar nga Avokati i Popullit, tregojnë për një rëndësi esenciale në respektimin
e tyre.
Sipas parimit të ruajtjes së sekretit shtetëror, kur Avokati i Popullit ka kërkuar informacione apo
dokumente, që lidhen me çështjen në shqyrtim, të klasifikuara si sekret shtetëror, është i detyruar
të respektojë kërkesat për ruajtjen e sekretit shtetëror.
Sipas parimit të profesionalizmit ky institucion duhet të udhëhiqet nga zotësia dhe performanca
profesionale gjatë shqyrtimit të ankesave. Fakti që punonjësit e këtij institucioni gëzojnë statusin
e nëpunësit civil dhe zgjidhen në përputhje me kriteret ligjore është tregues për nivele
profesionalizmi në punën e tyre.
Fleksibiliteti shprehet në rrugët dhe format që Avokati i Popullit ndjek për t‘iu ofruar shërbimin
dhe për të rivendosur të drejtën e pretenduar ose të shkelur të qytetarit. Ky parim vlen edhe për
komunikimin zyrtar të Avokatit të Popullit me përfaqësuesit e administratës publike. Madje edhe
zgjidhja që synon të arrijë Avokati i Popullit në favor të qytetarit, nuk kushtëzohet patjetër nga
afatet ligjore të apelimit të shkeljes.

Statusi i Avokatit të Popullit


Avokati i Popullit duhet të jetë shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të
njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe ligjit. Do të ishte e sugjerueshme që kriteret e
caktuara për Avokatin e Popullit të ishin të barazvlefshme me kriteret e anëtarit të Gjykatës
Kushtetuese (modeli slloven), pra të kishte mbi 15 vjet eksperiencë pune dhe të ishte jurist ―i
shquar‖. Të qenit ―i shquar‖ duhet të ketë disa parametra matës, si p.sh. zotërimi i titujve
E drejta Administrative

shkencore, investimi në mësimdhënie, por megjithatë është ligjvënësi ai që mund të specifikojë


këtë kriter në vazhdimësi
Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Avokati i Popullit
zgjidhet në detyrë për një periudhë prej pesë vjetësh me të drejtë rizgjedhjeje. Pas mbarimit të
mandatit në kushtet e pamundësisë së zgjedhjes së Avokatit të Popullit ligji nuk ka lënë hapësirë
për zbatimin e parimit të vazhdimësisë edhe pas mbarimit të mandatit deri në zgjedhjen në detyrë
të pasuesit të tij. Nisur nga eksperienca praktike, ku Avokati i Popullit në Detyrë i propozoi
Komisionerët Kuvendit, do ishte e sugjerueshme, vazhdimësia deri në ardhjen e pasuesit, sepse
është non sens, që një AP në detyrë të propozojë bashkëpunëtorë, me të cilët nuk do të
bashkëpunojë në të ardhmen. Fryma e ligjit për AP bie në kundërshtim me këtë lloj praktike, e
cila në fakt shmangu krizën institucionale për momentin, por një zgjidhje afatgjatë pa ripërsëritje
të situatës, do vinte nga sanksionimi i vazhdimësisë edhe për Komisionerët pas mbarimit të
mandatit deri në zgjedhjen e AP- së nga Kuvendi.
Palëvizshmëria në kuptimin kushtetues është element i garantimit të pavarësisë së organit dhe jo
i imunitetit. Ajo ka të bëjë me mbrojtjen nga shkarkimi nga detyra të zyrtarëve të lartë., Kryetari
i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit gëzojnë vetëm paprekshmërinë nga ndjekja
penale (me disa përjashtime të nenit 137/2 të Kushtetutës).
Funksioni i Avokatit të Popullit mbaron: a) kur jep dorëheqjen; b) kur mbaron afati 5-vjeçar i
qëndrimit në këtë funksion; c) me vdekjen e tij; ç) kur shkarkohet. Avokati i Popullit shkarkohet
nga funksioni vetëm në rastet kur: a) është dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë; b)
është i paaftë mendërisht a fizikisht për të ushtruar.
Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes kur vëren ose dyshon se ka ndodhur
një shkelje e së drejtës, në bazë të ankesës apo të kërkesës së personit të interesuar ose të
dëmtuar, si dhe me nismën e vet, për raste të veçanta të bëra publike, por me pëlqimin e të
interesuarit ose të dëmtuarit.
Me kërkesë Avokati i Popullit vihet në lëvizje në rastet kur individët nuk ankohen ndaj një organi
të posaçëm të administratës publike, por thjesht drejtojnë një kërkesë nëpërmjet së cilës kërkojnë
të informohen, të marrin dijeni apo të kërkojnë konsulencë dhe asistencë për një problem të
E drejta Administrative

caktuar juridik ku ata janë subjekte të interesuar, ose për të cilën ata duan të informohen edhe pse
nuk janë subjekte të interesuar dhe të përfshirë në proces. Me ankesë Avokati i Popullit vihet në
lëvizje kur individi pretendon se i është shkelur një e drejtë apo interes i ligjshëm nga një organ
konkret i administratës publike, ose kur një organ nuk vepron ose vepron nëkundërshtim me
ligjin në dëm të të drejtave dhe interesave të tij. Me njoftim Avokati i Popullit vihet në lëvizje
kur njoftohet për një shkelje apo shqetësim nga subjekte, të cilat jo drejtpërdrejt preken nga
veprimi apo mosveprimi i administratës publike, por i prezantojnë këtij institucioni shqetësimin
përkatës.
Pra, me njoftim institucionit nuk i drejtohet individi, subjekt i dhunimit në mënyrë të
drejtpërdrejtë, por organizata, apo shoqata, apo çdo lloj subjekti që kanë marrë dijeni për
shkeljen, madje edhe deputetët. Po kështu ndonjëherë njoftimi vjen tek Avokati në rrafsh
sensibilizimi për shkeljet apo problematikat konkrete. Kështu subjekti i drejtohet disa
institucioneve njëkohësisht dhe mes tyre edhe Avokatit të Popullit. Me nismën e tij, Avokat i
Popullit mundet dhe të marrë një çështje në hetim, kur kjo e fundit është bërë publike. Dispozita
në fjalë nuk tregon se si mund të klasifikohen këto raste për t‘u marrë në shqyrtim nga Avokati i
Popullit, po i lë në çmimin e tij. E rëndësishme është që Avokati i Popullittë marrë pëlqimin e të
dëmtuarit apo të interesuarit. Pas fillimit të procedurës, në çdo rast duhet marrë me shkrim
pëlqimi i të interesuarit ose të dëmtuarit, brenda 10 ditëve pas fillimit të procedurës së hetimit,
përndryshe ajo do të ndërpritet. Me pëlqim në këtë rast do të kuptonim një vullnet juridik të
personit të dëmtuar apo të interesuar, pa të cilin nuk mund të fillojë një procedim nga ana e
Avokatit të Popullit. Në këtë rast pëlqimi është faza fillestare e nisjes së një hetimi nga Avokati i
Popullit, mosrespektimi i së cilës do të sillte si pasojë hetime të pavlefshme, edhe pse në thelb
mund të jetë konstatuar shkelje nga organet e administratës publike.
Kriteret e pranimit të kërkesës (forma, afati, legjitimimi, ezaurimi i shkallëve të ankimit)
Për paraqitjen e një ankese, kërkese dhe njoftimi drejtuar Avokatit të Popullit nuk kërkohet
ndonjë formë e caktuar, por ato duhet të shprehin qartë objektin e ankimit ose të kërkesës.
Avokati i Popullit nuk pranon ankesa ose kërkesa anonime, pa numër telefoni kontakti ose me
adresë vendbanimi të paplotë ose të pasaktë. Në raste të tilla pas verifikimeve përkatëse, ankesa
E drejta Administrative

do të konsiderohet anonime dhe nuk do të merret në shqyrtim, por do të arkivohet. Personi që do


të bëjë këtë veprim arkivimi paraprakisht duhet të vërë në dijeni eprorin e tij, për të parë nëse
janë bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të kontaktuar ankuesinPretendimet për të drejtat dhe
liritë e shkelura ndaj tij ose personave të tjerë; - Organin administrativ ose funksionarin publik
për të cilin ankohet ose njofton; - Përshkrimi i fakteve të cilave u referohet; - Provat e vonesës
ose të refuzimit të administratës publike për të zgjidhur kërkesën apo ankesën në afatin e
parashikuar sipas ligjit; - Të përmendet nëse kërkesa ka si objekt një çështje e cila është në
gjykim e sipër ose nëse ka formuar objektin e një gjykimi; - Autoritetet publike (organe të
ndryshme të administratës) të cilat janë njoftuar më parë; - Çdo lloj shkrese, origjinale ose
fotokopje në të cilin mbështetet ankesa, kërkesa apo njoftimi; - Ankuesi duhet të specifikojë nëse
dëshiron të mbetet anonim si dhe të shënojë datën e plotësimit apo dorëzimit të formularit.
Formulari duhet të dorëzohet personalisht ose nga personat e autorizuar prej tij.
Procedura e hetimit
Nëse vendos ta pranojë ankesën, kërkesën apo njoftimin për shqyrtim, apo kur vendos të kryejë
hetime të pavarura (ex officio), Avokati i Popullit ndjek këto hapa procedurale:
- kërkon shpjegime nga çdo organ i administratës qendrore dhe vendore, si dhe merr çdo dosje
apo material që ka lidhje me hetimin.
- kryen hetime në vend, përfshirë edhe hyrjen në çdo zyrë të institucioneve publike dhe këqyrjen
në vend të akteve apo dokumenteve që kanë lidhje me çështjen që heton.
- inspekton në çdo kohë, pa kufizim e pa autorizim paraprak, por duke vënë në dijeni titullarin e
institucionit, në të gjitha institucionet e administratës publike, në burgje, në vende ku policia ose
prokuroria mbajnë persona të shoqëruar, të ndaluar apo të arrestuar, (të paraburgosurit), në
reparte apo institucione shtetërore, spitale psikiatrike, në azile, në shtëpi fëmije, si dhe në çdo
vend tjetër kur ka të dhëna dhe çmon se ekziston mundësia e shkeljes së të drejtave dhe lirive të
njeriut359.
- merr në pyetje çdo person, që, sipas tij, është i lidhur me çështjen nën hetim;
- thërret në zyrën e tij të gjithë personat pa imunitet.
E drejta Administrative

- kryen ose kërkon ekspertiza.

Një afat ligjor për një maksimum kohor mbi mbarimin e ankesës me konkluzionet përkatëse ligjit
i mungon. Por me Rregulloren e institucionit është vendosur që afati i kryerjes së hetimeve, si
rregull, nuk duhet t‟i kalojë 2 muaj. Pasi fillon muaji i tretë ndihmëskomisioneri duhet të
paraqesë një Memo me shkrim Komisionerit me arsyet se përse rasti nuk është përfunduar
brenda dy muajve. Pas kalimit të afatit 3 mujor, çdo muaj deri në përfundim të rastit, duhet të
vihet në dijeni me Memo me shkrim Avokati i Popullit dhe të merret pëlqimi i tij për vazhdimin
e hetimeve. Në këtë rast orientimi mbi afatin 3 mujor vjen nga KPA. Ky kod maksimumin e
zgjatjes së një procedimi administrativ e ka përcaktuar deri në 3 muaj, kështu që ankesat pranë
Avokatit të Popullit, nuk duhet të zgjasin më tepër se 3 muaj. Megjithatë, shpeshvonesat e këtij
institucioni gjatë shqyrtimit të çështjes nuk varen nga puna e tij, por nga përgjigjet dhe qëndrimet
e organeve të administratës, që nuk i përmbahen afateve kohore të përcaktuara ligjore për
kthimin e përgjigjeve. Në raste të tilla kur ka kaluar afati 3 mujor Avokati i Popullit mundet që
t‘i shpjegojë ankuesit arsyet e mospërfundimit të shqyrtimit të ankesës dhe mosdaljen në
konkluzione të këtij institucioni. Kërkimi dhe dhënia e arsyeve për mospërfundim të ankesës
është thelbësore për përcaktimin e përgjegjësive, për informimin e ankuesit për fazën në të cilën
ndodhet ankesa dhe arsyet e mospërfundimit të saj. Një përcaktim i tillë i përafërt vjen dhe nga
KPA.
Përfundimi i hetimeve
Avokati i Popullit pas përfundimit të hetimeve mund të konkludojë në disa mënyra. Ka një
përngjasim në fakt me mënyrat e përfundimit të ankimit administrativ, pra me vendimin e organit
që shqyrton ankimin. Kështu sipas KPA, organi që shqyrton ankimin vendos: a) lënien në fuqi të
aktit administrativ dhe rrëzimin e ankimit; b) shfuqizimin/revokimin e aktit administrativ dhe
pranimin e ankimit; c) ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjesërisht ankimin; d)
detyrimin e organit administrativ kompetent për të nxjerrë aktin administrativ, kur është refuzuar
nxjerrja e tij.365 Me të njëjtën logjikë gjatë hetimit funksionon dhe AP, i cili në varësi të faktit se
pretendimet qëndrojnë apo jo vendos :
E drejta Administrative

o T‘í kthejë përgjigje ankuesit se të drejtat e tij nuk janë shkelur, pasi është konsultuar me të
gjithë kuadrin ligjor që ka lidhje me çështjen dhe ka dalë në konkluzionin se pretendimet e
kërkuesit nuk qëndrojnë,
o Të paraqesë rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ
që, sipas tij, ka shkaktuar shkelje të të drejtave dhe lirive kur pas përfundimit të hetimeve
konstaton shkelje
o Të paraqesë rekomandime për marrje masash për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek
organi epror i organit që ka shkaktuar shkeljen.
o T‘i rekomandojë prokurorisë të fillojë hetime në qoftë se vëren se është konsumuar figura e një
vepre penale.
o T‘i propozojë çdo organi, si dhe Kuvendit, për shkelje të rënda, të vëna re, shkarkimin e
funksionarëve që janë kompetencë e tyre.
T‘i rekomandojë personave të dëmtuar të paraqesin padi në gjykatë kur çështja nuk mund të
zgjidhet përveç se me rrugë gjyqësore.
o T‘i bëjë të ditur shkeljet organit kompetent, për shkelje të të drejtave nga organet e pushtetit
gjyqësor, pa ndërhyrë në procedurën që ato zbatojnë, situatë të cilën e kemi sqaruar më poshtë në
marrëdhëniet e Avokatit të Popullit me gjykatat.

You might also like