Djelpra Çobaneshe Pulash. (Botuar)

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 33

MEFAIL GANIU Redaktore: Fatbardha Bicolli

Kopertina: Jusuf Shahini


Arti Grafik: Artan Selenica

Botues: Fatmir Toçi


DHELPRA

Copyriht: Autori
ÇOBANESHË PULASH

Fabula-përrallëza

Shtëpia Botuese TOENA


Rr. “Muhamet Gjollesha”, K. Postare 1420, Tiranë
Tel+Fax: +355 (42) 272 32

Botimet Toena
1996

1
LISI DHE ARRA

Diku, një rrëzë are


Një lis tundet madhështor.
I I shet mend aty një arre,
Së fjaloset për humor:
CAPORJA DHE FTUJAKU
-Arrë moj, iku dhe vera,
Ende plagët s’të janë tharë,
Thupra do t’hapi të tjera,
Qaj, o moj e zeza arrë!

Zë qesh arra rëndë-rëndë:


-Kush ka kokrra, ka dhe plagë,
Ti, or lis, më ke veç pendë,
Ty të do veç dimri plak.

Kush me gur vritet nga koka,


Nuk bën lende, nuk bën dushk,
Prit sëpatën, mos shit dokrra,
Se për prush do shkosh mbi mushkë.

Rashtan, më 28.07.1997

2
GJELKOKOSHI RA NË HALL QEPRA DHE TRARI

Gjeli kuq me bisht të zi, Diku lart përmbi çati:


Lafshën kuq e: -Ki, ki, ki! -Tra o tra, po të bëj nder,-
Bot me krahë e me gurmaz, Një qepër bën qesëndi.-
Sot këndoka me maraz! Po të mbroj dimër e verë.

Gjelkokoshi, ky gjel mbreti, Mbaj tjegulla mbi kurriz.


Printe pulat i dyzeti. Jam një kat përmbi ty.
Fuqiplotë ishte dikur. Ti, as këmbën nuk lëviz,
Në mes tyre kishte nur. Ndaj dëgjo, më shih në sy!

-Ko ko, ko!-mbi kokërr kënga, Jam plot mend, për në çati,
Dyzet pulat i thërriste, Veç një mjeshtër rri çatisë,
Ato i mbinin te këmba, Jam në kokë, s’jam si ti,
kokrrën vetë e kollofiste. Trari shkundi pak kurrizë.

Por ja, ra në mend pronari -Në kokë, moj zonja qepër,


Dhe pulat i ushqen vetë. Janë dhe brirët e dhisë.
Mbet pa punë yzmeqari, Në çati je, po rri shtrembër,
ra në hall dhe gjeli i shkretë. Je ulur, ende pi sisë.

-Ko, ko, ko!-po u lodh kot,


Se pulat ikin si bletë. Rashtan, 1995
Asnjë s’e dëgjonka sot!
Kush është ngopur, kullot vetë.
Rashtan, më 28.07.1995

3
GJINKALLAT DHE MILINGONA

Një grup me milingona, -Bashkim në muzikë,


Talente të rralla, Puna u kall frikë.
Mlidhen tek një arë, Me lugë në brez,
Zgjedhin një të parë. Na hyni në pjësë.

Del në krye i pari,


Ai, më këngëtari: Rashtan, më 04.08.1996
-Hej, zonja gjinkalla,
Sot, larg nga përralla!

Drejt nga socializmi


Dhe nga komunizmi.
Dhe me heroizëm,
Përmbi socializëm!

Zonja, nga bashkimi,


Lumë vjen gëzimi.
Në punë, dhe ne,
Një epokë të re.

Tash me milingonat
Do mbushim vagonat,
Por një milingonë
Këngën ua shkurton:

4
QARRI DHE NJË GUR VARRI

Një dru qarri mbi varreza, Do të kalbesh nëpër varre,


Zë thumbon me thumb si grerza: Unë do shoh dhe plot qarre.

-O gur varri, prej mermeri, Brezpasbrezi do nderohem,


Buzë tharë brezpasbrezi. Dhe nga rrezet do të ngrohem.

Pse nuk mbete te të gjallët,


Po u trete për të vrarët? Rashtan, më 29.07.1995

Shih nga unë, i stolisur,


Me një gunë të qendisur.

Më gëzon kjo cicërima,


E më ndriçon vetëtima.

Zë qesh guri prej mermeri,


Edhe shkrep dritë ylberi:

-Qarr i madh më gegë të lashta,


Do më bëhesh dru për pllashta.

5
MOLLAKU, LARUSHI DHE PENDARI

Dikur, një fshatar Me thupër qëllon


Po mblidhte me nge, Dendur mbi Mollakun,
Në një mal, një arë, Një bilbil e mbron:
Me një pendë qè. -Pse po e rreh plakun?!

Parmenda dhe plori Nga brazda po del


S’kanë gjë të sharë. I vogli, Larushi,
Pas këtij pendari Ai do tutelë,
Një flutur hedh farë. Ç’po të bën babushi?!

Mbërthyer në zgjedhë, Pendari nënqesh:


Larushi e Mollaku. -Eh, ky plaku, ky,
Kush e kush ta dredhë, Na i fletnë vesh
Si djali dhe plaku. Dhe ia bën me sy.

Papritur, parmenda Ky ma bën përshësh,


Del dhe shkon nën brazdë, Ndryshe nuk merr vesh.
Bujku vlon përmbrenda, Ky e do me thupër,
Bëhet më i vrazhdë. Hileqar i vjetër!

Rashtan, më 27.08.1996

6
GOMARI DHE KAU
Në parmendë i mbërthyer
I jep mend kaut gomari: Gjithë ditën bën ugar.
-U trete, more i mjerë! Në mbrëmje, me bark gërryer.
Unë dola nga samari, Kthehet i ziu gomar.
Ti mbete vetëm në zgjedhë.
Flet me kaun zemërthyer,
-Ç’të bëj, gomar, or mik?! So dëgjova një hata.
Të hap luftë me tim zot?!
Këtë valle e kam frikë, I tha një kovaçi bujku?
As kurbetin s’e bëj dot. “Ma mpreh thikën për merak?
Tufën ma ka prerë ujku.
-Jo, bre ka, o mendjelënë, Po e ther Kaziun plak!”
Nuk ta ndolla atë gjëmë,
Kashtën, kashtën, ler pa ngrënë. Hop, në këmbë kërceu kau:
Edhe mos u ngri në këmbë. -U shërova, o pendar.
Kashtën, fët e fët, përlau.
-Rrofsh, or mik! –i foli kau.- Gomari mbahet krenar.
Kështu e lëndoj, pendarin.
Dhe vërtet ai s’e ngau,
Në kular futi gomarin. Rashtan, më 28.08.1996

7
CAPORJA DHE FTUJAKU MOLLA DHE DARDHA

Një mollë e mitur fare


Duke ngrënë në grazhd dushk Zë e rritet pranë një dardhe.
Dhi Caporja vret si mushkë.
Një ditë, fare papritur,
Një sheleg e një ftujak Iu duk vetja fort e rritur.
Me brirë shpejt larg i flak.
I tha dardhës te plevica:
Zemërngrirë flet ftujaku: -E ke fisin nga gorrica.
-Mos na hidh gjyshe te pragu!
U plake dardhë u plake.
Ne jemi me edukatë. Ikën faqet topolake.
Përse, moj gjyshe, na vratë?!
Tani ik, lere stafetën,
Flet Caporja bripërpjetë: Ma dorëzo mua kuletën.
-Prisni, se s’jam ngopur vetë!
Zë e flet dardha shekullore:
Rashtan, më 31.7.1995 -Mollë moj të mbajnë për dore.

Por ka dhe thatësira, ngrica.


Pastaj vjen të ha Larica.

Rashtan, më 31.07.1995

8
ARRA, KUNGLLI DHE MAJMUNI
GJELI, FSHATARËT DHE DHELPRA

Një majmun me flokë të ndarë,


Ulet rri, diku nën arrë. Diku në një fshat,
Aty pranë, mbi një gardh, Poshtë nën një kodër,
Varet një kungull i bardhë. Ngrihet një shoqatë.
Lajmin jep një lodër.
Zë majmuni i flet arrës:
-Arrë moj, nuk të vjen turp?! Besën lidhin burrat,
Gjithë ky dru bën kaq farë! Bashkë me rininë.
Shiko kungullin, mbi sup! Atje, ku jan’furrat,
Ngrenë pularinë.
Pema s’flet, po hedh një arrë
Dhe majmunin zë në kokë. Një pulë për derë
Për pak e bën për të qarë: Sjellin në qymez.
-Ej, thirri mendjes! Kokë, oj kokë! Dikush, si për nder,
Solli një këndes.
Po të ishte fruti im
Sa një kungull, sa një pjepër, Po një ditë në fshat
Nuk do kishe më shpëtim, Na bie një dhelpër.
O majmun që shan një vepër. Dhe gjelin për fat
E futi në kthetër.

9
-Hej, jam zonja dhelpër.
Hej, o miq fshatarë,
Po nuk shkoi gjatë, Kam një gjel të egër.
Fjala mori dhenë. Juve s’jua kam marrë.
Dikush, në shoqatë,
E lëshoi rrufenë. Po gjeli i zgjuar
Që sapo shpëtoi,
Mbet’dreka në mes, Mbi lis i gëzuar,
Lan’ në mes lakrorë. Dhelpërën thumboi:
Vrap, për një këndes,
Me vegla në dorë. -Hej, o miq fshatarë,
Është gënjeshtare.
Dhelpra futet thekrit Mua më pat marrë.
Me gjelin në gojë. Ndaj e vrisni fare.
Gjeli prej sikletit
Flet që ta ndihmojë: Dhelpra me siklet:
-Ah, moj gojë, gojë!-
-U thuaj, moj dhelpër: Rreh gojën e vet.-
Hej, o miq fshatarë, Pse e le të shkojë?!
Kam një gjel të egër:
Juve s’jua kam marrë. Gjeli lart qëndron,
Mbi lis: -Ki, ki,ki!
Dhelprës kjo formulë Fshati nis e shtron
Iu duk fort e mbarë. Gosti me raki:
Tulatur si pulë,
Flet me shpirt të vrarë:

10
-Rroftë gjeli ynë! CJAPI, FTUJA DHE LOPA
Rroftë që shpëtoi!
Ah, i puthça synë! Një ftujake,
Rroftë kush vrapoi! Nën motake,
Nën një rrap
Varda, shkon rakia Merrte cjap.
Bëhet dhe shamatë.
Sherr bën kryesia I flet lopa
Prishet një shoqatë. Që nga shqopa:

Fshati, ditë e natë, -Moj Cikuqe,


Varg pulat i theri. Dhi me huqe,
Dhe gjelin e ngratë Qysh në djep
E rrëmbeu skifteri. Shkon me cjep?!

Rashtan , më 30.7.1995 Rashtan, 1996

11
KALI DHE LODËRTARI

Nga korriku, një behari,


Ramazan po mbante kali.
Tek zbriste drutë nga mali,
Në kurriz e vret samari.

II
Zbret shkon lutet te xhamia:
DHELPRA ÇOBANESHË PULASH -O njeri, o lodërtar,
Bjeri lodrës për iftar.
Se më griu keq uria!

Shikon vëngër lodërtari:


-Më shan hoxha me mezinin:
“Pse e prishe ramazanin?!”
Prit dhe pak, se vjen orari.

-Kam uri, më lodhi puna,


Më zuri plagë stomaku.
Bjeri veç për ne, së paku.
Hë, or mik, s’të bie hunda.

12
LEPURI, BRESHKA DHE SKIFTERI
-Veç për ju?!-flet me romuz.
-Për ca kafshë me një thundër, Një lepur llapush
Bjeri lehtë, veç me thupër, Po rrinte me frikë.
Për të tjerët me topuz. Mbledhur nën gëmushë,
Ters, në politikë.

Rashtan, më 30.08.1995 Prapa flet një breshkë:


-Tani të vjen tmerri,
Shiko përmbi pjeshkë,
Ku u ul skifteri.

Zë dridhet si shelgu
Lepuri nga frika.
Dhe del nga shtegu,
Se e qafon thika.

Breshka mori zemër.


I ngjitet mbi bisht:
-A më pranon dhëndërr,
Pak të të gërvisht?

13
LARUSHI DHE DAFINA
Lepuri i gjorë,
I ngulur në tokë, Larushi, një ka me huqe,
E shty me dorë Kulloste në bokërrimë.
dhe shkoi mbi kokë: Rrëshqiti dhe, rrokullimë,
Theu këmbë, brinjë, kryqe.
-Përfito nga tmerri!
Gëzo dhëndërrinë! Dhe si shakull mbeti shtrirë,
Të iki skifteri, U mblodhën tetë çobanë.
Nisesh në greminë. Me mundim e ngritën kanë
Dhe e vunë mbi një trirë.

Rashtan, më 8.10.1995 Tek po zbrisnin në siklet,


Aty afër te kasolla,
Dafina lidhur te molla.
Kau ngre kokën e flet:

-Dafinë, moq qumështore,


E bukur dhe lozojare,
Mos e shko jetën beqare!
Eja dhe më zë përdore!

14
KAFJA, PLEHU, XEBA DHE KAFEXHIU
Dhe Dafina me të mirë: Një kokërr kafe e pjekur
-O Larush, o bukurosh, Brofi nga dollapi egër.
Eja të më përqafosh!
Kau ngre kokën mbi trirë. U largua nga oxhaku.
S’di pse ju mërzit konaku.
Dhe i flet duke rënkuar:
-Më prit, moj kuqaloshe, -Ku shkon?-pyet kafexhiu.
S’të braktis ty bukuroshe!- Kafeja vrapon pas një miu.
Dhe brofi duke çaluar.
Dyshemesë me dërrasa.
Rrokulliset nëpër plasa.
Rashtan, më 20.08.1995
Dhe, papritur, fare humb.
Shkon e bie në bodrum.

Në bodrum, ku janë dhitë,


Dhinë Xebë në vesh godit.

Vërret Xeba:- Prit o plesht,


Se tani po e marr vesh!

Mirpo kafja ra në pleh


Edhe mirë aty u fsheh.

15
I flet Xebës: -Mos u nxeh,
Se s’më gjen, jo, në pleh. ARRAT DHE DEMBELI
E vë Xebën në maraz: Një rikash, kokërrdembeli,
-Do të brej, o plesht çapraz! Rrinte brenda një tuneli.

Zë zhurit plehun e thatë. Rrinte brenda dhe s’lëviste


Dikush futet me lopatë: Dhe çdo gjë aty e priste.

Kafexhiu, bërë derr. -Ngreu, - na i thotë i ati,-


Nga ahuri plehun nxjerr. Dembel, po të ecën fati.

-Do ta gjej, ta bëj usta, Ngreu, na solli imzot


Se të bleva me para! Një sahan me arra plot.

Do të gjej mos u fshih! Flet i biri: Solli arra?!


Do të bluaj në mulli. Si janë? A janë të çara?

Rashtan, më 01.9.1995 Rashtan, më 31.08.1995

16
Po papritur u nxi marsi
FSHATARI DHE RABECKAT Dhe një metër borë rrasi.

Një herë në një fshat Flasin si në çark fshatarët:


U duk dimri fort i thatë. -Kush na i dogji mullarët?!

Sa fillon muaji mars, -Fajtor janë rabeckat.


Era, bora mbeti pas. Na gënjyen keq mistreckat.

U kthiellua fare qielli Shepejt vraponi! Merrni çiftet!


dhe më fort ngrohu dielli. Tradhëtari shpejt të vritet!

Mbi lis nisi cicërima Gjithë fshati rrugën merr


Që i bën fshatarët trima: Dhe përhap frikë e tmerr.

-Iku dimri dhe dëbora, Po kjo punë u bitis


Pranvera ia bëri fora. Sa panë një zog në lis:

Lum si dhentë, lum si dhitë, Pse gënjeve?! Pse, o zog?!


S’do rrin’brenda natë e ditë! Dhe i ranë drejt në kokë.

Dhe dushqet me degë qarri


Në oxhak i dogji zajrri.

17
QERSHITË DHE MAJMUNËT
Pas një jave, të uritur,
Erdhën përsëri në fshat.
Dy mjamunë jabanxhinj Po fshati nuk kishte pritur
Ia behën në Kuturman. kishte vjelë pa argatë.
Një qershi, me ca shkopin,
Zunë e shkundën me revan.

Qershori ishte në mes


dhe kokrrat qen’pjekur mirë.
Pasi i futën në brez,
Majmunët gërhasin shtrirë.

Pastaj morën nga një fshesë


Dhe i fshinë qershitë e rëna.
Me grusht, me shumë përtesë,
I hodhnë poshtë në ferra.

Të velur, burrë e grua,


U ulën e urinuan
Mbi qershitë, aty në përrua.
Dhe fodullë na u larguan.

18
BUSHTRA, UJQIT DHE ZOGU KASHTA DHE KOKRRAT

Dikur një bushtër Në nëntor, dikur në vjeshtë,


Shkon me ca ujqër. Mbillet fara nën një vreshtë.
Dhe lind një ditë
Qenër sa minjtë. Futen kokrrat në strehim
Dhe rrinë në përgjim.
Qenër, mbi dhjetë
Bushtra e shkretë Nga meraku, nga marazi,
S’e di as vetë U fry kokra gjer sa plasi.
Sa ka vërtet.
Dhe nga gruri del filiz,
Zë tallet zogu Lart nga drita rrugën nis.
Majë një shtogu:
Plot filiza mbushet ara,
-Po deshe mjekër, Por aty ra krahëthara.
Mos ec në thekër.
Po linde shumë, Mbi filiza ra dëbora,
Mos kërko gjumë. U mbulua krejt kurora.

Rashtan, më 05.8.1996 Por dhe dimri u dorëzua


Dhe gruri u burrërua.

19
Në qershor shpalos vapa
Dhe pranvera mbetet prapa. Por tani, pas një behari,
Për në grazhd të ngjesh mullari.
Dallgëzon e tundet gruri
Dhe ngre halat si flamuri. Fëshfërin një kashtë prapa,
djegur, thyer nga vapa:
Dialogun e nis kashta:
-Jam nënë për ju të lashta. -Kush u mburr aty?! Kalliri?
Qesh se ska ujë mulliri.
Dhe si nënë më dhimbset biri,
U kam dhënë qumësht gjiri. Por kokrra, ndarë nga kashta,
Flet krenare ndër të lashta:
U kam dhënë ngjyrën e atë
Dhe mbi supe u mbaj lart. -Ti, na rrite nëpër arë,
Por tani ushqen gomarë.
Dhe ja, kokën var kalliri,
Bien kokrrat si floriri. Kurse mielli im i bardhë
Ushqen njerëz zemërbardhë.
Dhe nga kokrrat një mistrec
E hedh fjalën si bodec:
Rashtan, më 18.03.1996
Pse moj kashtë, ti je nënë.
Qumësht gjiri na ke dhënë.

20
ÇILJA ME ZILE

Një tufë, me dhen e dhi, Nisen thuren plot lëvdata.


E prin çilja me dredhi. Dhe ndër dhi pëlcet shamata.

Përmes fshatit, për në pyll, Çilja shkel e vret me brirë.


Prin karvanin si një yll. E ndjek tufa zemërngrirë.

Zë kërcen e bishtin dredh. Ngjitet, thikë, në çdo lis,


E tufën larg e hedh. Po papritur u gremis.

Larg nga fshati, në vërri, Nga një shkozë, në përrua.


Dallon qartë boja gri. Dhe zijla shpejt u shua.

Breg më breg e hon më hon Rashtan, më 12.12.1995


Zilja e çiles tingëllon.

Tingëllima si sirenë,
Niset larg, prek edhe renë.

21
ÇOBANI GUNA DHE QENI
Qeni Laro dhe çobani
u mbrojtën mirë nga guna.
Një çoban, dikur në vjeshtë, Erdhi dhe iku tufani.
po kulloste disa dhen. dhe çobanit iu ngrit hunda:
Mbi supe, gunën e leshtë,
këmbën ia lëpin një qen. -Laro! Laro! Laro xhan,
Të shpëtoi guna ime!
Tek bariste, mes një rrahu, Bukë emish po ha në satn.
qielli, krejt u bë i zi. Kryezot në tufën time.
Një rrufe zbriti nga ahu
dhe papritur zuri shi. Kuis qeni i gëzuar:
-Po imzot! Qofsh i uruar!
U trembën dhentë e ngrata Ndihma jote s’ka munguar.
dhe rendën drejt veriut: Mirësia s’ka të çmuar.
-Shpejt, te guna me të katra,
se erdhi reja e shiut! Po lëvdata s’ka të sosur:
-Laro, të mbrojta nga shiu.
Rendën. Rendën dhen e shqerra. Guna ime e përsosur
U mblodhën pranë bariut, S’të futi një pikë veriu.
po guna i la te dera.
i lagu reja e shiut. -Po imzot, -Kiuis i trishtuar.-
Guna jote ka merita.
Disa herë na ka shpëtuar.
Me lëvdata ikte dita.

22
DHELPRA ÇOBANESHË PULASH
Një ditë zbresin një përroi,
Dhe çobani, si gjithmonë, Diku, në një fshat,
Gjoksin rreh e zërin çoi:- Dhelpra u betua:
Të kujtohet guna jonë? -Do punoj argat,
do derdh djersën krua.
Laro trimi nuk vonoi.
Leshi i kokës, fap përpjetë. Do rri çobaneshë,
U drejtua nga përroi Do shkoj me pula.
Dhe në pellg zhytet si shigjetë. Flas si burrëreshë,
Nuk do ha më pula.
Del nga pellgu i zherakur
Dhe afrohet te çobani: Unë, në pluralizëm,
-Më shumë do isha lagur? Krejt u reformova.
Çfarë do m’bënte më tufani? Veç për humanizëm
Me ju u bashkova.

Rashatn, më 2.9.1995 Kam dinakëri,


S’ma hedh dot armik.
Me besnikëri
Ju mbroj në rrezik.

23
Panë ç’panë pulat, Pulat futen flenë,
Dheplprën e besuan. Mbledhur tok, në shpellë.
I ulën kësulat Po në besë u prenë,
Edhe pas i shkuan. Diku natën, thellë.

Nisen për kullotë Kur fare papritur,


Me dhelprën bodec. Një zoçkë e zezë
Dhe me barkun plot Paska kakarisur,
Kthehen në kotec . Se bëri një vezë.

Zbardhia dita e dytë. Hileqarja dhelpër


Dhelpra larg i nxjerr. Që vuan urinë
Nuk i hummb nga sytë E shqeu me kthetër.
Dhe i kthen në terr. Ia theu krenarinë:

Çobaneshësh dhelpër -Shoqja juaj, motra.


Po i ecën fati. Ju prishi qetësinë.
Sa thellë hyn në zemër, Ishte më kokëforta
Aq largon nga fshati. Në tërë pularinë.

Nisen. Ec e ec. Tani flini qetë


Te një pyll ndaluan. Dhe mos kini frikë.
S’kthehen në kotec, Qe fajtore vetë,
Në shpellë u strehuan. Bënte politikë.

24
Por, për politikë
Mbyt dhe tri të tjera: LUTJA E USHTARIT
-Ju, mos kini frikë,
Se jam unë te dera! Një togë ushtarë,
Me armë në dorë,
Pulat i zë tmerri. Ngjiten zvarrë-zvarrë
Foli pikaloshja” Malit me dëborë.
-Dhe ne do na theri,
Dilni shpejt te qoshja! Njëri nga ushtarët
Mbetet vetëm, prapa.
Mblidhi shpejt, oj pula, Si ndjek dot të parët.
Dhe me vrap, nga dera, Me zor hedh ca hapa.
Na u zhduk kolera!
Ecën me ngadale
Pula! Sulm me sqepa! Dhe thotë ca fjalë:
Mbi dhelprën çukitën. -Zot, më zbrit një kalë!
Mbi lisa e plepa Një kalë me shalë.
Fluturim u ngritën.
Lutet, lutet, lutet.
Rashatn, më 28.8.1995 Dhe ja nuk vonoi,
Dikush del nga shkurret
Dhe aty qëndroi.

25
Vetë gjenerali,
Mbi një pelë hipur, GJARPRI NUK KA BESË
Nisur për nga mali,
Pret mëzin emitur. Na ish një fshatar
Me shtëpi në mal.
Sapo arrin mëzi, Rrugë me gomar
Gjenerali prin: Bën çdo dit’ngadalë.
-Përkulu te mëzi,
Hidhe përmbi shpinë! Kasollja me kashtë
Nga bora kullon.
Nuk bëhej shaka. Gjoksi i mbetur jashtë
Iu bind gjeneralit. Nga kolla gufon.
Me mëzin në krah
Ushtari, pas kalit. Djali i uritur
Rri shikon kllanikun.
Duke ngjitur shpatin Nëna e ronitur
Dhe mëzin në shpinë, Zë trazon mëmlikun.
Ushtari me zotin
Flet me dëshpërim: Burri ecën rrugës,
Përpara gomari.
-Zot! O zot! O zot! Kokën, lart si drugës,
Ndreqe këtë punë! Rreckat var samari.
S’më kuptove sot?!
Si t’u luta unë?!

26
Në pyll, kur arrin, Zë e kërkëllon
Fshatari ndalon. Dhe: -Ndihmë!-thërret.
Litarin e shtrin, Zjarri e verbon
Gomarin qorton. Vdekja po e pret.

Gomari i lidhur Fshatari i gjorë


Lasatrë zë bren. Te zjari vrapon.
Dimri është i hidhur, Merr një dru në dorë,
Era të rrëmben. Gjarprit ia afron.

Në pyll mbi një qarr Gjarpri i përcëlluar


Sëpata zë pret. Del nga zjarri i madh.
Mbi bungën me zjarr Nga druaj, në duar,
Një zë po thërret. Pastaj në livadh.

Fshatari ndalon Dhe drejt etë këmbët


Dhe zë e mban vesh. I ndalon fshatarit.
Zjarri bubullon Duke ndritur dhëmbët
Te bunga në shesh. I lutet qyqarit:

Zjarri ka përpirë -O njeri i zgjuar,


Krejt trungun e trashë. Më dhe prapë jetë.
Një çerek të nxirë, Prit një gur të çmuar,
Një gjarpër dy pashë. Në gojë ta tret!

27
Fshatari besnik -O njeri me fat,
Shpejt besë zuri. A ta ha mëlçinë?
Gojën hap pa frikë Do të le sakat.
Si derë hauri. Apo, mushkërinë?

Kokën zë drejton -Prit, or mik i dashur!-


Gjarpri pabesisht. Përgjigjet njeriu.
Në gojë e sulmon. Mos na del e qeshur
Ia ngjethi mishtë. Si e çmon kadiu?

Gjarpri hyn në bark Më e thjeshta fare,


Dhe zë kërkëllon. Me tre dëshmitarë
Burri bëhet hark Bëjmë gjyq pa pare
Dhe zë e rënkon: Me ca kalimtarë.

-Gjarpri faqezi, Gjarpri zihet ngushtë.


Të bëra të mirë. Me zemrën katran
Jetën mos ma nxi! E pranon kët’kusht,
Mos më bëj për trirë! Se gjahun e ka pranë.

Po gjarpri i lig Zë e ecën rrugës


Në bark zë e qesh. I gjori njeri.
Sa flak një rrezik, Gjarpri kokëdrugës
Zë kërkon peshqesh: Kërkëllon në gji.

28
Diku në një shesh I bëra mirë,
Kullot një gomar. Po më bën të ligë.
Dhëmbët i ka shesh. Në stomak rri shtrirë,
Zhveshur, pa samar. Dhëmbët mban si bigë.

Sytë me lot lagur. Fol me zemër hapur!


Trupin, si kufomë. Për një mirësi
Duket shumë i plakur. Varrin më ka hapur
Thellë në shpirt rënkon. Me një pabesi.

Hapat i ndalon A të ka rastisur


I gjori njeri. Kjo bela në jetë,
Gomarin e fton Të shpëtosh të mbytur
Për pak shoqëri. Dhe të mbytesh vetë?!

-O gomari plak, Po gomari plak,


Paç jetë të gjatë! Plaku mendjelehtë,
Pa afrohu pak! E la prap në kla.
Shikomë në surrat! Veshët ngre përpjetë.

Kam rën’në bela -Hall, si ky i rëndë


Me gjarprin e zi. Kam këtu dhe unë.
E nxora nga flaka, Nga imzot, përzënë,
Më hyri në gji. Sot më vuri drunë.

29
Sa isha i fortë -Prit!-i thotë njeriu-
Ngarkuar kam krisur. Të gjej dhe dy vetë!
Në kasolle të ngrohtë Ky s’është kadiu.
Haja kashtë e misër. Nj ëhije, në jetë.

Tani që u plaka, Zë e ecën rrugës


Më la fare jashtë. I gjori njeri.
Ngopem me shuplaka. Gjarpri kokëdrugës
S’më jep as kashtë. Kërkëllon në gji.

Ja ku më ka lënë Diku, nën livadh,


Lidhur pas një druri. Kockë e lëkurë,
Me dhëmbë të rënë Gjen një ka të madh
Larg jam nga ahuri. Fshehur nën ca drurë.

Vdekjen po e pres Kaut, gjerë e gjatë,


Këtu në dëborë, I qahet njeriu.
Gjersa të më presë Po dhe ky i ngratë
Ujku me “këmborë”. Qenka më fatziu.

Gjarpri zë gëzohet, -Një jetë në zgjedhë,


Buzët zë lëpin: Ara kam lëruar.
-Vdeka po t’afrohet. Me misër të verdhë,
Do ta ha mëlçinë! Plot, jam rrumbullakuar.

30
Dhelpra , plot serbes,
Pleqëri e gjorë Vrapin e ndalon.
Më nxori këtu, Bishtin tund si fshesë.
Pa ngrënë, në dëborë. Në këmbë qëndron.
Më zunë në hu.
-Fol, ore fatlumë
Gjarpri zë gëzohet, Se s’të vura re.
Buzët zë lëpin: Përse duhem unë?!
-vdekja po t’afrohet. Çfarë kemi të re?
Do ta ha mëlçinë!
Jam në hall të madh,
-Prit!-thotë njeriu.- Moj mikeshë e vjetër.
Ç’do na thotë i treti. Koka në livadh
Ky s’është kadiu. Do shkojë si pjepër.
Qenka më i shkreti
Me gjarprin e zi
Papritur i del Jam në dyluftim.
Pëpara një dhelpër. Kam një fat të zi.
Drejt nëpër zabel, Mjerë shpirti im!
Niset shumë e egër.
Gjyqin na e ndaj mirë,
-Ndal, moj zonja dhelpër!- Moj zonjë e nderuar!
I thërret njeriu. Pret nëna me birë.
Jemi bukë e vjetër. I lë përvëluar.
Pse të tremb veriu?!

31
Dhelpra nis e flet: Ne na dha mësimin:
-Gjyqin e bëj unë. -Gjarpri nuk ka besë.
Gjarpëri me fletë, Ky pësim, mësim
Mos na rri nën gunë! Ne do të na mbesë.

Di dhe ti në shesh,
Pastaj hyr sërish! Rashtan, më 20.12.1993
Gjyqin merre vesh
Dhe dhëmbët, në mish!

Gjarpri i hutuar
Doli nga foleja.
Shpejt e ka coptuar
Një dru si rrufeja.

Njeriu i mjerë
Skuqet dhe qesh.
Kopaçja në dorë
I mbeti peshqesh.

Dhelprës këtë herë


I dha një uratë:
-Dimri t’u bëftë verë!
Mish ngrënç përnatë!

32
LËNDA
20. Bushtram ujqit dhe zogu
I. Caporja dhe ftujaku 21. Kashta dhe kokrrat
1. Lisi dhe arra 22. Çilja me zile
2. Gjelkokoshi ra në hall 23. Çobani guna dhe qeni
3. Qepra dhe trari 24. Dhelpra çobaneshë pulash
4. Gjinkallat dhe milingona
5. Qarri dhe një gur varri
6. Mollaku, larushi dhe pendari
7. Gomari dhe kau
8. Caporja dhe ftujaku
9. Molla dhe dardha
10. Arra, kunglli dhe majmuni
11. Gjeli, fshatarët dhe dhelpra
12. Cjapi, ftuja dhe lopa

II. Dhelpra çobaneshë pulasha


13. Kali dhe lodërtari
14. Lepuri, breshka dhe skifteri
15. Larushi dhe dafina
16. Kafja, plehu, xeba dhe kafexhiu
17. Arrat dhe dembeli
18. Fshatarët dhe rabeckat
19. Qershitë dhe majmunët

33

You might also like