Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Potencialet turistike

 SHËTITORJA “VOLLGA”

E kush është ai person që ka ardhur të paktën njëherë në Durrës, e


nuk ka shijuar shëtitoren e famshme “Taulantia”, të njohur
ndryshe si “Vollga”. Shëtitorja ku gjithë durrsakët e turistët
freskohen masivisht e thithin jodin e detit Adriatik.

 SFINKSI

Një shkallare në formë trageti, e njohur si “Sfinksi”, është realizuar


rreth 2 vite më parë, në fund të shëtitores “Taulantia”. Një nga
vendet më tërheqëse në Durrës për të realizuar sete të magjishme
fotosh.
 SHESHI “LIRIA”

Sheshi kryesor i qytetit, u rivitalizua në 2015-n, me pllaka të bardha


prej mermeri vezullues, palma arabe e shatërvanë modernë, që të
sjellin në mend qytete ekzotike ndërkombëtare.

KEPI I RODONIT DHE KALAJA E SKËNDERBEUT


Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që
futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë
trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të
Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga
lumenjtë e vegjël të Shqipërisë. Kepi i Rodonit është
kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e
jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen
kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e
rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e
tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra
shplodhëse : të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.
Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve
1451-1452. Ndërkohë që punime plotësuese në të u
bënë edhe në vitin 1463, kur Skënderbeu solli disa
mjeshtra raguzianë të ndërtimit. Pas vdekjes së
Skënderbeut kalaja u mor nën kontroll nga Venediku, i
cili në vitet 1500, kur Durrësi nisi të kërcënohej nga
osmanët, ndërmorën punime për rindërtimin e saj.
Qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje nga Skënderbeu ishte
sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, i cili
kontrollohej nga venecianët, të cilët gjithmonë e
shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim.

Pori i peshkimi
Porti i peshkimit i ndërtuar ngjitur me portin detar të
Durrësit, është i mbështetur pjesërisht në muret
dallgëthyese të pjesës perëndimore të tij. Është ngritur
një skolierë (barrierë me gurë) prej 800 metra linear
përballë murit perëndimor të portit, nga vendi ku
ndodhet Kapitaneria deri në godinën e stacionit
meteorologjik. Brenda basenit ujor prej 8 hektarë, të
krijuar mes dy mureve, janë ndërtuar tre pontile (ura)
me gjerësi 4 metra dhe me gjatësi 84 metra secila, me
sipërfaqe prej 2.8 ha.

 PLAZHI I KALLMIT

Uji i pastër, gjiret e shumta dhe pushuesit e pakët janë ato çka
plazhi i Kallmit i ofron pushuesve. Plazhi gjendet 3-4 km larg
qytetit të Durrësit dhe mund të cilësohet si plazhi i vetëm dhe i
fundit që nuk është ndotur si zonat e tjera. Ai ndodhet në perëndim
të malit të Durrësit dhe për të shkuar aty duhet ndjekur rruga e
Currilave.

You might also like