Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

TESTIM PËR TREMUJORIN E PARË

Lënda: Gjuhë shqipe 8

Djali me dy sy

Larg, shumë larg, në hapësirë ndodhet një planet tamam si Toka. Njerëzit që jetojnë në planet
janë tamam si ne, me ndryshimin se ata kanë vetëm një sy . Ata mund të shikojnë larg ,shumë
larg dhe mund të shikojnë dhe nëpërmjet mureve. Gratë në këtë planet kanë fëmijë ashtu si dhe
në Tokë.Një ditë u lind një fëmijë i çuditshëm. Ai kishte dy sy. Babai dhe nëna e tij u mërzitën
shumë. Djali ishte një fëmijë i gëzuar. Prindërit e donin dhe u pëlqente të kujdeseshin për të.Por
ata ishin të shqetësuar se ai ishte jo i zakonshëm. Ata e çuan atë në shumë doktorë. Doktorët
tundnin kokën dhe thonin se ata nuk mund të bënin asgjë.
Ndërsa fëmija rritej, ai krijonte gjithmonë e më shumë probleme.Për arsye se ai nuk mund të
shikonte natën, i duhej të mbante një dritë.Kur shkoi në shkollë, ai nuk mund të lexonte aq mirë
sa shokët e tij. Mësuesve të tij iu desh që ta ndihmonin dhe më shumë. Ai nuk mund të shikonte
në distanca të gjata, kështu që duhet të kishte një teleskop të posaçëm. Me këtë ai mund të
shikonte planetet e tjera,si çdokush tjetër.Ngadonjëherë, kur kthehej nga shkolla, ndihej shumë i
vetmuar.-“Fëmijët e tjerë i shikojnë gjërat, unë nuk mundem”,-mendonte ai. -“Unë duhet të jem
në gjendje të shikoj gjëra,që ata nuk janë në gjendje t’i shikojnë.” Dhe,një ditë të
mrekullueshme,ai zbuloi se mund të shikonte gjëra që të tjerët nuk i shikonin.Ai nuk shikonte në
bardhë e zi, si shikonin të tjerët. Ai u tregoi prindërve se si i shikonte gjërat.Ai i nxori prindërit
jashtë në oborr dhe u tregoi për zbulimin e tij të mrekullueshëm. Ata u habitën shumë. Gjithashtu
dhe shokët e tij u habitën shumë.Ai u tregonte atyre përralla fantastike ,përdorte fjalë,që ata kurrë
nuk i kishin dëgjuar më parë si: e kuqe,e verdhë…dhe portokalli.Ai fliste për pemë të gjelbra dhe
për lule rozë. Ndonjëri donte të dinte si i shikonte gjërat. Ai tregonte tregime të mrekullueshme
për dete të thella blu dhe valë,që krijonin shkumë të bardhë.Fëmijëve u pëlqente të dëgjonin
përrallat e tij tërheqëse me dragoj.Ata mbeteshin gojëhapur,kur ai përshkruante lëkurën e tyre,
sytë dhe frymëmarrjen e tyre të nxehtë.
Një ditë takoi një vajzë.Ata ranë në dashuri.Asaj nuk i bënte përshtypje që ai kishte dy sy.Dhe,
më vonë ,ai pa se dhe atij nuk i bënte përshtypje.Ai ishtë bërë shumë i famshëm.Njerëzit vinin
nga gjithë planeti ta dëgjonin të fliste.Ata patën një djalë.Djali ishte si të gjithë fëmijët e tjerë të
planetit. Ai kishtë një sy.

1) Cili ishte dallimi i djalit nga fëmijët e tjerë? 1 pikë

a) Ishte më një dorë

b) Kishte vetëm një këmbë


c) Kishte dy sy

d) Kishte dymbëdhjetë gishtërinj

2 )Njerëzit e këtij planeti kishin një dhunti : 1pikë

a)shikonin dhe nëpërmjet mureve

b)parashikonin të ardhmen

c)kuptonin gjuhën e kafshëve

d) çfarë preknin e kthenin në ar

3) Çfarë vështirësish kishte djali me dy sy?1pikë

a)Nuk dëgjonte

b)nuk shikonte në distance të largëta

c)nuk fliste

d)nuk fliste dhe nuk dëgjonte

4) Pse prindërit ishin të shqetësuar për të ?Listo tre shembuj nga teksti (4pikë)

_______________________________________________________________

______________________________________________________________

____________________________________________________________________

___________________________________________________________________

5) Cila ishte mrekullia që I ndodhi djalit? 1pikë

_______________________________________________________________________________

6) Pse djali u bë I famshëm ?Argumentoni përgjigjen tuaj. 2pikë

_______________________________________________________________

________________________________________________________________________
7) Shkruaj një ese me temë:’Të ndryshëm, por të barabartë” (4pikë)

________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
_____________________________________

Përdorimi I gjuhës

1)Argumento përdorimin e dy pikave në fjalinë e dhënë. 1pikë

Ai u tregonte atyre përralla fantastike ,përdorte fjalë,që ata kurrë nuk i kishin dëgjuar më parë
si: e kuqe,e verdhë…dhe portokalli.

2) Argumento përdorimin e thonjëzave në fjalinë e dhënë .1pikë

Fëmijët e tjerë i shikojnë gjërat, unë nuk mundem”,-mendonte ai.,

3)Në pjesën e dhënë “Djali me dy sy” gjeni 2 fjalë që ta kenë bashkëtingëlloren e zëshme në
fillim të fjalës dhe 2 që ta kenë në trup të saj.4 pikë
_________________ _________________ _______________________ ____________

4 Qarkoni rastet kur foljet janë shkruar saktë:2 pikë

fryj – fryej; lyj – lyej; paguaj – paguj; shlyj – shlyej;.

5) Cila fjalë është shkruar saktë :3pikë

sfurg – sfurk – cfurk ; sbardh-zbardh=zbarth ; cmire – smire ; cbokth – zbokth ; cfilit – sfilit

6) Formoni fjalë të tjera prej fjalëve shmang, shlyej, shnderroj, shndrit. Cilës klase fjalësh i
përket secila prej fjalëve të reja? 4pikë
_____________________________________________________________________________________
________________________________________________

7) Krijo një situatë ku komunikimi të realizohet me regjistër të thjeshtë.Listo 3 karakteristika


të këtij regjistri (4pikë)

_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_______________________________________________

1)_____________________________________________

2)_____________________________________________

3)______________________________________________________

8) Bëj analizën fjalëformuese të fjalëve përshkruante dhe ndihmonin

Plotëso në tabelë 5 pikë

Fjala Rrënja Tema Parashtesa Prapashtesa Mbaresa

Përshkruante

Ndihmonin

9)Fjalën “Fëmijë”përdore në fjali një herë me kuptim të mirëfilltë dhe një herë më ngjyrim
emocional. 2 pikë

1)Kuptim të mirëfilltë__________________________________________________________

2)Ngjyrim emocional__________________________________________________________

10)Cilit stil i përket teksti “Djali me dy sy”.Thoni karakteristikat e këtij stili.4 pikë

_____________________________________________________________
________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

11) Cilit dialekt i përkasin vargjet e mëposhtme .Kthejini poezinë në normë letrare.Listo
ndryshimet midis fjalëve në dialekt dhe atyre në atandard 5 pikë

Ishin dhetë vjet m a ma ndoshta , qi s`e shifte at mur.Nji mur I vjetër jo fort i naltë, i nximë prej
kohët, me këlqere gjithkund të rame.Ngjyra e atij muri e bante Lecin me andrrue.S`kishte nji
ngjyrë të përçansueme ;në të gjitha ngjyrat ishin të përmledhuna.Shiu e dielli tue rrah me vjet e
vjet e kishin veshun me nji lemashk të bruzët ashtu si hijet e gjalla të kopshtit
 12) Plotësoni diagramin e Venit për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet mes gjuhës
standarde dhe dialekteve.(2pikë)

Gjuha standarde Dialektet

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 13 14-20 21-26 27-32 33-38 39-44 45-50

Çelësi i zgjidhjes

1)C

2) A

3 )B

4)Prindërit ishin të shqetësuar se djali i tyre ishte i ndryshëm nga të tjerët

Shembuj nga teksti

1)Ai nuk mund të shikonte në distanca të gjata

2)Ai kishte dy sy.


3)Nuk shikonte natën dhe duhej të mbante një dritë

4)Nuk lexonte aq mirë sa shokët

5)Ai kishte filluar të shihte gjëra që të tjerët nuk i shikonin

Ose nuk shihte më bardhë e zi si shikonin të tjërët

6)U bë i famshëm për shkak se,

ai u tregonte atyre përralla fantastike ,përdorte fjalë,që ata kurrë nuk i kishin dëgjuar më parë
si: e kuqe,e verdhë…dhe portokalli.

Ai tregonte tregime të mrekullueshme për dete të thella blu dhe valë,që krijonin shkumë të
bardhë

Ai fliste për pemë të gjelbra dhe për lule rozë

Përdorimi i gjuhës

1)Përdoren dy pikat për numërimin e një vargu shembujsh.

2)Përdorën thonjëzat për të dalluar fjalët që riprodhohen nga fjalët e autorit

3)bardhë bnë fillim të fjalësh ;dh në trup të saj

Ditë –d në fillim të fjalës

Gojëhapur –g në fillim të fjalës

Gjendje –d në trup të saj

4) fryj – fryej; lyj – lyej; paguaj – paguj; shlyj – shlyej;

5) sfurg – sfurk – cfurk sbardh-zbardh=zbarth cmire – smire cbokth – zbokth cfilit – sfilit

6) ) shmang-folje shlyej –folje


Shmangie –emër shlyerje—emër
I shmangur-mbiemër I shlyer -mbiemër

7)Situata :

A -Hapi dritaret se plasëm vape.


B-Dale ti dale, të paska hipur vapa.

C-Ej, nuk ka ardhur ende vera.

A –Të foli kush ty?

B-Do ta qepësh gojën ti?Mos i fol atij ashtu!

A-Kush të foli ?

Regjistri i thjeshtë eshte ai regjister gjuhesor qe perdoret ne familje ose ne shoqeri, ne situata te
lira komunikimi. Disa nga karakteristikat e tij jane renditur ne vijim.
Shpesh mungon kryefjala: Mjaft, mos fol me!
Ka raste qe mungon edhe folja: Ketu! Poshte! Lart!
Perdoren fjale parazite, si: po jo, po...po, eee, atehere.
Bashkebiseduesit i drejtohemi me ti.
Perdoren shpesh fjale dhe shprehje dialektore.
Shkurtohen emertimet: Do udhetoj me “Al Italia”, me “Adriatik” etj. Kemi
seminar te “Sheratoni”

8)përshkruante ndihmonin

Për –parashtesa o-prapashtesë

Nte –mbaresa nin -mbaresa

Përshkrua (j) –tema ndihmo

Shkrua (j)-rrënja ndihm(ë)

9) mos u bëj fëmijë –ngjyrim emocional

Fëmija qante me të madhe për lodrën e tij të preferuar.Kuptim i mirëfilltë

10) I përket stilit të letërsisë artistike.

Karakteristikat e tij :

Perdoren shume fjale me kuptim te figurshem (dimer acar, dielli ndrit


shume e ngroh pak; dynden rete etj.).
Perdoren shume fjale qe tregojne cilesi (e marre, e mocem, te renduara
etj.).
Perdoren shprehje frazeologjike (sa te hapesh e te mbyllesh sye).
Perdoren lloje te ndryshme fjalish.
11) Ishin dhjetë vjet m ë shumë ndoshta , që s`e shihte atë mur.Një mur i vjetër jo shumë i
lartë, i nxirë prej kohësh, me gëlqere gjithkund të rëne.Ngjyra e atij muri e bënte Lecin të
ëndërronte.S`kishte një ngjyrë të veçantë ;në të të gjitha ngjyrat ishin të përmledhura.Shiu e
dielli duke e rrahur me vite e vite e kishin veshun me nji lemashk të bruzët ashtu si hijet e gjalla
të kopshtit “Kumbulla përtej murit “E.Koliqi
Ndryshime fonetike Ndryshime leksikore
Të pëçansueme-të veçantë

përmbledhuna –përmbledhura
tue rrah –duke e rrahur- morfologjike
lemashk-myshk
dhetë –dhjetë
shifte-shihte
këlqere-gëlqere
bruzët –ngjyrë e kaltër

12) Gjuha standarde shqipe eshte varianti me i perpunuar i gjuhes se popullit


Shqiptar. Ajo perfshin gjuhen qe perdoret ne shkolle, ne dokumente zyrtare, ne
botime, si dhe ne komunikimin zyrtar
Gjuha standarde pasurohet duke marre vazhdimisht fjale prej tyre, me te cilat zevendeson fjalet e
huaja ose sjell nuanca e ngjyrime emocionuese a larmi te shprehjes
Edhe ne fushen e fjaleformimit, gjuha standarde merr shume prej dialekteve
Gjuha standarde shqipe dallohet per pranine e rregullave dhe normave, qe duhen
zbatuar gjate perdorimit te gjuhes.
Dialektet Dialektet perbejne edhe pasurine leksikore te gjuhes. Tipar i perbashket i te dy
dialekteve, eshte veprimi pasurues i barabarte ne leksikun e saj.

You might also like