TEMA DDedaj Final

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 29

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN

PRISHTINA”

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE-


NATYRORE

DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË

Punimi i diplomës BACHELOR

POTENCIALI CITOTOKSIK DHE GJENOTOKSIK NË QELIZAT E


MAJËS SË RRËNJËS TE Allium cepa L. E KULTIVUAR NË
MOSTRAT E UJIT TË DRINIT TË BARDHË NGA TRI
LOKALITETE

Mentori: Kandidatja:

Prof. Dr. Avdulla Alija Donika Dedaj

Prishtinë, 2022

1
Falënderim

Falënderoj Prof. Dr. Avdulla Alija dhe Ass. Dr. Fisnik Asllani për udhëzimet, ndihmën
dhe përkrahjen gjatë punës laboratorike dhe finalizimin e kësaj teme.

Po ashtu, falënderoj familjen time për mbështetjen morale dhe financiare të dhënë
gjatë kohës së studimeve, si dhe kolegët Elton Zefi, Arbnora Nikolla dhe Besiana
Gashi për bashkëpunim gjatë punës laboratorike.

2
Përmbajtja

1. Hyrja 5
1.1. Ndotja e mjedisit......................................................................................................5
1.2. Ndotja e ujit.............................................................................................................7
1.3. Gjendja e lumenjëve në Kosovë..............................................................................8
1.4. Lumi Drini i Bardhë.................................................................................................9
1.5. Qëllimi i hulumtimit................................................................................................9
2. Materiali dhe metodat 10
2.1. Marrja e mostrave..................................................................................................10
2.2. Kultivimi i arpaxhikut............................................................................................11
2.3. Trajtimi i arpaxhikut..............................................................................................12
2.4. Fiksimi, macerimi, ngjyrosja dhe konservimi i rrënjëve te Allium Cepa L..........12
2.5. Analiza mikroskopike dhe statistikore...................................................................13
3. Rezultatet 16
4. Diskutimi 20
5. Konkludimet 22
6. Literatura 23
7. Biografia 29

3
Abstrakti

Ndotja e mjedisit është një ndër problemet globale më serioze me të cilën po përballet
njerëzimi. Aktivitetet njerëzore përmes industrisë dhe urbanizimit kanë shkaktuar
ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Edhe në Kosovë ndotja e mjedisit paraqet një temë mjaft
shqetësuese. Në këtë kontekst rritja e shkarkimeve urbane dhe industriale në lumenjë,
pa ndonjë trajtim paraprak, ka shkaktuar përkeqësimin e cilësisë së ujërave dhe
zvogëlimin e autopurifikimit të tyre. Lumi Drini i Bardhë është lumi më i gjatë që e
përshkon territorin brenda Kosovës. Si i tillë ai ndotet nga shkarkimi i ujërave të zeza,
eksploatimi i rërës dhe nga ndikimi antropogjen.

Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë testimi i efektit potencial gjenotoksik dhe citotoksik
në kushte laboratorike (in vitro) të ujit të lumit Drini i Bardhë, në qelizat e majës së
rrënjëve te Allium cepa L. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se mostrat e ujit të
lumit Drini i Bardhë nuk kanë treguar dallim signifikant në indeks mitotik dhe
frekuencë të mikronukleusëve, por vetëm në frekuencë të aberacioneve kromozomike
(efekt gjenotoksik).

Meqenëse mostrat e ujit për këtë hulumtim janë marrë gjatë sezonës së verës në muajin
Korrik, sygjerohet që të bëhen hulumtime të cilat përfshijnë periudha më të gjata
kohore në mënyrë që të konstatohen edhe variacionet sezonale dhe vjetore.

Keywords: Drini i Bardhë, ndotja e mjedisit, citotoksiciteti, gjenotoksiciteti.

4
1.Hyrja
1.1. Ndotja e mjedisit

Ndotja e mjedisit është një nga shqetësimet serioze dhe paraqet njërën nga sfidat
globale, veçanërisht për vendet në zhvillim si rezultat i legjislacionit të dobët,
mungesës së ndërgjegjësimit dhe varfërisë. Aktualisht, për shkak të urbanizimit,
ndotësit po prodhohen më shpejtë se sa po degradohen (Pandey & Singh, 2019;
Ukaogo et al., 2020).

Krahas rritjes së madhe ekonomike, rritja e kapitalit njerëzor është e ndërlidhur me


rritjen e degradimit mjedisor. Kjo për shkak të rritjes së prodhimit industrial duke
shkaktuar më shumë ndotje, shfrytëzimit të energjisë nga karburantet fosile dhe rritjes
së konsumit (Çakar et al., 2021). Nga ana tjetër, prodhimi masiv i plastikës së
“padegradueshme” (p.sh. polietilen) dhe mbetjeve të plastikës është padyshim njëra
nga problemet mjedisore në mbarë botën (Taghavi et al., 2021). Studimet kanë treguar
se mikroplastikat me madhësi të vogël siç janë nanoplastikat, janë toksike për
organizmat, madje kanë aftësinë të depërtojnë në membranat qelizore (Luo et al.,
2021).

Po ashtu, ndotësit e ndryshëm si metalet e rënda (Cd, Ni, As, Hg, Pb), PM 2.5, ozoni,
SO2 dhe NO2 etj., lirohen në mjedis nga një numër aktivitetesh natyrore dhe/ose
antropogjene dhe mund të shkaktojnë efekte negative në shëndetin e njeriut dhe
mjedisit (Kiran & Sharma, 2021; WHO, 2021; Ghofranian, 2017). Një pjesë e madhe e
metaleve të rënda (Cd, Ni, As, Hg, dhe Pb) janë toksike, jo të biodegradueshme dhe të
tretshme në ujë, kështu që hyjnë lehtësisht në individ njerëzor, bimë duke shkaktuar
efekte negative (psh. stresi oksidativ, dëmtimi i ADN-së duke frenuar rritjen e tyre etj.)
(Kiran & Sharma, 2021; Maresca et al., 2020; Chibuike & Obiora, 2014; Jan et al.,
2010).

5
Në këtë kontekst ndotja e ajrit (përzierje komplekse e grimcave të ngurta, pikave të
lëngshme, si dhe gazërave) duket se është studiuar gjerësisht, kjo për faktin se është i
shoqëruar me rritjen e sëmundjeve dhe shkallës së vdekshmërisë së parakohshme
(Ukaogo, 2020; WHO, 2021). Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin
e njeriut dhe në përgjithësi mjedisit që na rrethon. Ajri është vazhdimisht nën ndikim
të ndotjes nga shumë burime: oxhaqet industriale, shtëpiake, emëtimet nga trafiku,
prodhimi i energjisë, djegia e mbeturinave dhe aplikimi i praktikave bujqësore etj.,
(WHO, 2021; AMMK, 2020).

Për më tepër, ndotësit e ajrit si ozoni, NO 2, PM, tymi i duhanit janë të shoqëruara me
përgjigje inflamatore dhe rritje të stresit oksidativ të cilat mund të çojnë në zhvillimin e
sëmundjeve inflamatore, plakjes dhe kancerit të lëkurës (Ghofranian, 2017). Nga ana
tjetër, stresi oksidativ është një mekanizëm kyç me anë të të cilit ekspozimi ndaj
ndotjes së ajrit shkakton sëmundje kardiovaskulare dhe vdekshmëri (Miller, 2020).

Poashtu, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit është i lidhur me zhvillimin e sëmundjeve


neurodegjenerative (veçanërisht sëmundja e Alzheimerit dhe sëmundja e Parkinsonit)
(Costa et al., 2020). Gjithashtu, është raportuar se ekspozimi ndaj PM 2.5 dhe NO2
mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj infeksionit dhe vdekshmërisë nga COVID-19 (Ali &
Islam, 2020). Siç është cekur më lartë, ndotja e ajrit në veçanti PM 2.5 mund të
shkaktojë sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, kancer
të mushkërive dhe goditje në tru (WHO, 2021; AMMK, 2020).

Bazuar në raportet AMMK (2021) është konstatuar se burimet kryesore të ndotjes së


ajrit në Kosovë janë: termocentralet, operatorët industrial, transporti rrugor, deponitë e
mbeturinave urbane, bujqësia, gurëthyesit etj.

Hulumtimet e Alija et al., (2016) tregojnë për një rritje të dëmtimit të ADN-së në
leukocitet humane të individëve të ekspozuar ndotjes industriale, duke paraqitur një
rrezik të mundshëm për shëndetin e njeriut.

Sipas WHO (2016) raportohet se rreth 12.6 milionë njerëz vdesin si rezultat i jetesës
dhe punës në një mjedis jo të shëndetshëm. Dhe se ndotja e ajrit, ujit dhe tokës,
ndryshimet klimatike dhe rrezatimi ultravjollcë kontribuojnë në më shumë se 100

6
sëmundje.
Përveç ndotjes së ajrit, një shqetësim serioz është ndotja e tokës. Toka është në gjendje
të ruajë, filtrojë dhe zvogëlojë ndotjen, ajo gjithashtu mund të transformojë ndotësit e
tokës dhe metabolitët e tyre, duke ndikuar në shëndetin e njeriut në mënyra të
ndryshme (Field et al., 2017; Brevik et al., 2020).

Degradimi i tokës është një fenomen global që redukton përformancën e tokës, me


pasoja të konsiderueshme negative ekologjike dhe ekonomike. Në përgjithësi, pasojat
negative ekologjike janë: reduktimi i produktivitetit dhe pjellorisë, erozioni,
përkeqësim i cilësisë së ujit, humbja e biodiversitetit dhe zvogëlimi i shërbimeve të
ekosistemit (Pacheco et al., 2018).

Nga ana tjetër, mbetjet industriale si gazrat dhe kimikatet, pesticidet bujqësore, ujërat e
zeza, plehrat dhe insekticidet janë shkaktarët më të zakonshëm të ndotjes së tokës
(Hernandez & Maria, 2014; Mahmood & Malik, 2014).

Po ashtu, ndotja e tokës me përqëndrime të larta me Cd shkaktojnë mosfunksionimin e


veshkave dhe dëmtimin e kockave (Kah et al., 2012), ndërsa përqëndrimet e rritura me
As janë të shoqëruara me rritje të dëmtimit të ADN-së në krimbat e tokës (Mark et al.,
2010; Brevik et al., 2020).

1.2. Ndotja e ujit

Ndotja e ujit është një problem mjedisor dhe një shqetësim i madh në ditët e sotme.
Ngrohja globale ka pasoja serioze për jetën në tokë, kjo për shkak të rritjes së
niveleve të CO2 (psh. djegia e lëndëve fosile) duke ndryshuar edhe modelet e ciklit të
ujit (Owa, 2013; Ashouri & Rafei, 2021). Përveç kësaj, ndryshimet klimatike kanë
ndikuar ndjeshëm në rritjen e temperaturës së ujit në shumicën lumenjëve (Liu et al.,
2020).

Kontributi i njeriut në ndotjen e ujit është i madh me anë të hedhjes së mbeturinave,


mbetjeve dhe shkarkimeve industriale si dhe atyre urbane (Owa, 2013). Një numër i
caktuar i ndotësve të shkarkuar në ujëra psh. metalet e rënda (Hg) nuk i nënshtrohen

7
biodegradimit por kanë aftësi të bioakumulimit përmes zingjirit ushqimor
(Schwarzenbach et al., 2010).

Po ashtu, shkarkimet e ujërave të zeza (fekale) nga spitalet, fermat e bagëtive rrisin
ngarkesën bakteriale (baktereve patogjene), protozoave dhe viruseve në rrjedhat ujore
duke paraqitur një nga kërcënimet serioze për shëndetin e njeriut (Some et al., 2021;
Wanjala et al., 2020). Ndotja bakteriologjike, metalet toksike dhe pesticidet e ujit të
pijshëm janë disa nga shkaktarët e shumë sëmundjeve (Azizullah et al., 2011). Në
këtë kontekst, shfaqja e kancerit të stomakut dhe i mëlçisë janë të lidhura me
ekspozimin ndaj agjentëve infektivë (Helicobacter pylori dhe hepatiti B) në zonat e
ujitura me jashtëqitje humane dhe mbetjeve industriale (Wu et al., 1999).

Përveç ndotjes se ujërave sipërfaqësore, shqetësim tjetër është ndotja e ujërave


nëntokësore, si rezultat i përdorimit të shpeshtë të pesticideve, plehrave kimike,
shkarkimit të ujërave të zeza, industriale dhe aftësia e tyre për të depërtuar në thellësi
dhe kontaminuar ujërat më në thellësi (Al-Taai, 2021).

1.3. Gjendja e lumenjëve në Kosovë

Në aspektin hidrografik Kosova ndahet në 4 pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri,


Morava e Binçës dhe Lepenci (AMMK, 2010).

Kosova ka resurse të kufizuara ujore (sipërfaqësor dhe nëntokësor), prandaj mbrojtja


dhe shfrytëzimi racional i tyre është me rëndësi jetike. Për shkak të pozitës gjeografike
lumenjtë e Kosovës shumë pak e përshkojnë territorin e saj (AMMK, 2006-2010).

Kosova ballafaqohet me probleme serioze me sasinë dhe cilësinë e ujërave. E gjithë


kjo për faktin se nuk ka ende një trajtim paraprak të ujërave të ndotura kolektive dhe
individuale, si rezultat ujërat e zeza (urbane dhe industriale) shkarkohen direkt në
rrjedhat e ujërave sipërfaqësore duke kontaminuar edhe ujërat nëntokësore (AMMK,
2006-2010).

Hulumtimet tregojnë për një rritje të rrezikut të organizmave ujorë që ju ekspozohen


shkarkimeve urbane dhe industriale. Studimet e Asllani et al., (2019) tregojnë një rritje
të gjenotoksicitetit e shprehur përmes rritjes së frekuencës së mikonukleusëve dhe
dëmtimeve të ADN-së në eritrocitet e peshkut Rutilus rutilus përgjatë rrjedhës së
lumenjëve Drenica dhe Sitnica. Studimet e më hershme (Alija et al., 2018) tregojnë një

8
potencial citotoksik (rritje të frekuencës së qelizave nekrotike) të mostrave te ujit nga
lumenjët Sitnica, Drenica, dhe Lepenci të testuara në hepatocitet primare (in vitro).

1.4. Lumi Drini i Bardhë

Drini i Bardhë ka gjatësi prej 122 km brenda territorit të Kosovës (AMMK, 2010).
Përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë janë regjistruar 154 ndotës, prej të cilëve 99 janë
ndotës kolektiv, ndërsa 56 janë ndotës individual, ujërave të zeza urbane, industriale
dhe bujqësore përfshirë këtu ferma shtazësh, thertore etj. Në komunën e Klinës Drini i
Bardhë është mbledhësi më i madh i ujërave të zeza (rreth 11,717 banorëve), ndërsa në
komunën e Gjakovës ky lum mbledh ujërat e kanalizimeve të rreth 5000 banorëve të
Rogovës dhe 1120 banorëve të 3 fshatrave të tjerë (AMMK, 2006-2010; Bajraktari et
al., 2008 ).

Në vendin e bashkimit të Drinit të Bardhë me lumin Klina bënë që kualiteti i cilësisë së


ujit të përkeqësohet si rezultat i shkarkimeve urbane (AMMK, 2015).

Të dhënat lidhur me ndotjen kimike tregojnë për prezencën e metaleve të rënda në ujin
(As dhe Fe) dhe sedimentin (Cd, Ni, Cr) e lumit të Drinit të Bardhë, duke ndikuar në
cilësinë e ujit dhe rrezikut potencial që këta ndotës kimik të hynë në zingjirin ushqimor
(Haxhibeqiri et al., 2015). Po ashtu në bazë të studimeve të Laha et al., (2020),
tregojnë për dallime signifikante në koncentrimin e metaleve të rënda në sediment në
disa lokalitete përgjatë lumit Drini i Bardhë.

1.5. Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është vlerësimi në kushte laboratorike (in-vitro) i efektit


citotoksik dhe gjenotoksik të ujit të lumit Drini i Bardhë në qelizat e majës së rrënjëve
të Allium cepa L.

Hulumtimi i parametrave citotoksik (indeksi mitotik) dhe gjenotoksik (frekuenca e


mikronukleusëve dhe aberacioneve kromozomike) është bërë për të konstatuar shkallën
e efektit të ndotjes nga shkarkimet industriale, ujërat e zeza në qelizat e majës së rrënjës
të Allium cepa L.

Kjo qasje eksperimentale është aplikuar për faktin se qelizat e majës së rrënjës të Allium

9
cepa L. kanë indeks të lartë mitotik, kultivohen më lehtë në kushte laboratorike dhe janë
të përshtatshme për monitorimin e cito dhe gjenotoksicitetin e ndotësve mjedisor.

2. Materiali dhe metodat

2.1. Marrja e mostrave

Mostrat e ujit janë marrë gjatë muajit Korrik (2020), në tri pika përgjatë rrjedhjes së
lumit Drini i Bardhë. Pika e parë (L1) është marrë në afërsi të Urës së Klinës, pika e
dytë (L2) në Rakovinë (Gjakovë) dhe pika e tretë (L3) në afërsi të Urës se Fshajtë
(fshati Fshaj-Gjakovë). Mostrat e ujit janë transferuar në laborator dhe janë mbajtur në
frigorifer (4°C) deri kur janë testuar.

42°59’33°N 20°57’55°E

Fig. 1. Pamje nga vendi i marrjes së mostrës L1 (Ura e Klinës)

42°49’17°N 20°51’29°E

Fig. 2. Pamje nga vendi i marrjes së mostrës L2 (Rakovinë)

10
42°21’7°N 20°32’9°E

Fig. 3. Pamje nga vendi i marrjes së mostrës L3 (Ura e Fshajtë)

2.2. Kultivimi i arpaxhikut

Materiali (arpaxhikët) për punën laboratorike është siguruar nga kultivuesit vendorë
(Suharekë). Arpaxhikët, së pari janë pastruar nga rrënjët e vjetra, pastaj janë mbjellur
në një enë të plastikës me ujë të destiluar për 48h në temperaturë 25°C.

Fig. 4. Kultivimi i arpaxhikut me ujë të destiluar në termostat për 48h në temperaturë


25°C

11
2.3. Trajtimi i arpaxhikut

Pas 48 orë kultivimi, është kontrolluar mbieshmëria, arpaxhiku me mbieshmëri më të


mirë është transferuar në enë të Petrit dhe janë trajtuar me përqëndrimet 100% të
mostrave të ujit si dhe kontrolla (ujë i destiluar). Enët e Petrit janë kthyer në termostat
në temp. 25°C për 24 orë të tjera.

Fig. 5. Trajtimi i arpaxhikut me mostrat e ujit të lumit të Drinit të Bardhë për 24h.

2.4. Fiksimi, macerimi, ngjyrosja dhe konservimi i rrënjëve te Allium


Cepa L

Para fillimit të punës eksperimentale janë përgatitur fiksativi, konservansi, HCl 1N


dhe acidi acetik 45%.

Pas 24 orë trajtimi, majet e rrënjëve të arpaxhikut janë prerë në gjatësi afërsisht 1
cm, për t’u bartur në flakona të shënuar/markuar me përqëndrimet përkatëse.

12
Fig. 6. Prerja e rrënjëve dhe vendosja e tyre në flakona

Rrënjët e vendosura në flakona, janë trajtuar me fiksativ për 10 min. dhe janë shpërlarë
me ujë të ftohtë. Flakonet me rrënjë janë mbushur me acid klorhidrik (1N) dhe kanë
qëndruar në banjo ujore për 8 min, në temperaturë 60°C. Pas trajtimit me HCl, rrënjët e
arpaxhikëve janë shpërlarë me ujë të ftohtë dhe janë kulluar.

Flakonet me rrënjë janë mbushur me ngjyrë (acetoorcein) për 3 orë. Pas 3 orëve, është
larguar ngjyra dhe flakonet me rrënjë (të ngjyrosura) janë mbushur me konservans
(etanol 60%).

Flakonet pastaj janë vendosur në frigorifer në temp. 4°C, deri kur janë shfrytëzuar për
analizim mikroskopik.

Fig. 7. Vendosja e rrënjëve në konservans

13
2.5. Analiza mikroskopike dhe statistikore

Eksperimenti është përsëritur tri herë për të përcaktuar indeksin mitotik, frekuencën e
aberacioneve kromozomale dhe frekuencën e mikronukleusave. Në secilin përqëndrim
të secilit eksperiment janë analizuar së paku 5 preparate me nga 1000 qeliza, si dhe
janë analizuar së paku nga 200 anafaza + telofaza, metoda e punës është bërë sipas
Rank (2003), me disa modifikime.

Të dhënat e fituara janë analizuar me programin SPSS. Janë paraqitur vlerat mesatare
të tri eksperimenteve të pavarura, devijimi standard si dhe signifikanca statistikore.

Fig. 8. Përgatitja e preparatit për analizim mikroskopik

a) b)

14
c) d)
Fig. 9. Fazat normale të ndarjes qelizore: a) Profaza, b) Metafaza, c) Anafaza, d)
Telofaza

a) b) c)
Fig. 10. Fazat jonormale të ndarjes qelizore (efektet gjenotoksike): a) Qelizë me
mikronukleus, b) Anafazë aberante, c) Telofazë aberante

15
3. Rezultatet

Rezultatet e hulumtimit janë paraqitur në formë tabelare dhe grafike.

Në tabelën I janë paraqitur të dhënat e rezultateve nga analiza e preparateve


mikroskopike për indeksin mitotik, frekuencën e mikronukleusëve dhe aberacioneve
kromosomike që kanë shkaktuar mostrat e ujit të lumit Drini i Bardhë si dhe kontrolla.

Në tabelën II dhe fig. 11 është paraqitur efekti i përqëndrimit të mostrave të ujit të


lumit Drini i Bardhë në indeksin mitotik.

Në tabelën III dhe fig. 12 është paraqitur efekti i përqëndrimit të mostrave të ujit të
lumit Drini i Bardhë në frekuencën e mikronukleusëve.

Në tabelën IV dhe fig. 13 është paraqitur efekti i përqëndrimit të mostrave të ujit të


lumit Drini i Bardhë në frekuencën e aberacioneve kromosomike.

Tabela I. Përmbledhje e të dhënave për indeksin mitotik, frekuencën e mikronukleusëve dhe


aberacioneve kromosomike (vlera mesatare ± devijimi standard).

Lokaliteti Indeksi mitotik Mikronukleusët Aberacionet


Kontrolla 0.147±0.018 0.029±0.034 0.0064±0.0068
L1 0.151±0.009 0.022±0.001 0.0127±0.0018
L2 0.153±0.008 0.091±0.120 0.050±0.0205*
L3 0.145±0.018 0.030±0.013 0.0327±0.0162

16
Tabela II. Efekti i mostrave të ujit të lumit Drini i Bardhë në indeksin mitotik në qelizat e
majës së rrënjës te Allium cepa L.

Lokaliteti Indeksi mitotik


Kontrolla 0.147±0.018
L1 0.151±0.009
L2 0.153±0.008
L3 0.145±0.018

Fig. 11. Paraqitja grafike e efektit të mostrave të ujit të lumit Drini i Bardhë në indeksin
mitotik

17
Tabela III. Efekti i mostrave të ujit të lumit Drini i Bardhë në frekuencën e
mikronukleusëve në qelizat e majës së rrënjës te Allium cepa L.

Lokaliteti Mikronukleusët
Kontrolla 0.029±0.034
L1 0.022±0.001
L2 0.091±0.120
L3 0.030±0.013

Fig. 12. Paraqitja grafike e efektit të mostrave të ujit të lumit Drini i Bardhë në
frekuencën e mikronukleusëve

18
Tabela IV. Efekti i mostrave të ujit të lumit Drini i Bardhë në frekuencën e aberacioneve në
qelizat e majës së rrënjës te Allium cepa L.

Lokaliteti Aberacionet
Kontrolla 0.0064±0.0068
L1 0.0127±0.0018
L2 0.050±0.0205*
L3 0.0327±0.0162

*p<0.053

Fig. 13. Paraqitja grafike e efektit të mostrave të ujit të lumit Drini i Bardhë në
frekuencën e aberacioneve

19
4. Diskutimi

Ndotja e ujërave është një problem global, konsiderohet se të paktën 2 miliardë njerëz
përdorin ujin e pijshëm të kontaminuar me feçe, i cili mund të transmetoj sëmundje si:
diarreja, kolera, dizenteria etj. Po ashtu, uji i pijshëm i kontaminuar llogaritet të
shkaktojë 485,000 vdekje nga diarreja çdo vit (WHO, 2019).

Për më tepër, përqëndrime të rritura të Cr (III), Cr (VI), PO 4, Cd, Cl-, dhe NO3- janë
identifikuar në lumenjë të cilët i ekspozohen shkarkimeve industriale dhe aktiviteteve
bujqësore si rezultat i përdorimit të gjerë të plehrave kimike (Mokarram et al., 2020).

Në këtë kontekst, ekspozimet ndaj metaleve të rënda shkaktojnë tipe të ndryshme të


aberacioneve (ura kromosomike, ngecje të kromozomeve etj.) në qelizat e majës së
rrënjës së qepës (Allium cepa L.) (Sabeen et al., 2019).

Allium cepa test është i shpejtë dhe e ndjeshme për të zbuluar gjenotoksicitetin e
mutagjeneve mjedisore dhe është përdorur për të vlerësuar dëmtimet e ADN-së
(aberacionet kromozomike), indeksin mitotik (si tregues i toksicitetit) gjatë ndarjes
mitotike (Leme & Marin-Morales, 2009; Evseeva et al., 2003).

Kosova ka resurse ujore relativisht të kufizuara, lumenjtë janë shumë të ndotur (përveç
në rrjedhën e sipërme), ndryshimet sezonale në reshjet dhe rrjedhat e lumenjëve janë të
larta të cilat karakterizohen me prurje të ulëta gjatë sezonës së verës (Avdullahi et al.,
2004).

Po ashtu, Kosova nuk ka monitorim të ujërave të ndotura urbane. Konsiderohet se rreth


50% e popullatës kanë qasje në sistemin e largimit të ujërave të ndotura. Shkarkimet e
ujërave të ndotura (të pa trajtuara paraprakisht) përbëjnë burimin kryesor të ndotjes së
ujërave natyrore (AMMK, 2010).

Bazuar në studimet e Zhushi et al., (2020) tregojnë për një cilësi të dobët në disa
lokalitete përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Bardhë si rezultat i aktiviteteve humane si:
bujqësia, ujërat e zeza të patrajtuara, industria dhe gërmimi i rërës që janë reflektuar në

20
ndryshimin e disa parametrave fiziko-kimikë të ujit dhe në përbërjen e
makroinvertebrorëve (indeksi biotik) (Zhushi et al., 2020).

Ndërsa sipas Grapci-Kotori et al., (2020) përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Bardhë janë
identifikuar 21 lloje të peshqve, mirëpo shpërndarja e peshqve ndryshon si rezultat i
faktorit antropogjen, nga ndotja dhe nga procese të ndryshme.

Ky hulumtim është zhvilluar me mostrat e ujit që janë marrë në muajin Korrik (së paku
10 ditë pas reshjeve paraprake). Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se mostrat e ujit
të lumit Drini i Bardhë nuk kanë treguar dallim signifikant sa i përket indeksit mitotik
dhe frekuencës së mikronukleusëve. Mostrat e ujit të lumit Drini i Bardhë kanë treguar
dallim signifikant (p<0.053) në lokalitetin L2, e cila është reflektuar me rritje të
frekuencës së aberacioneve kromosomike.

Në këtë kontekst, vlen të theksohet se lumenjtë (përfshirë këtu edhe Drini i Bardhë)
janë të ekspozuar ndaj shkarkimeve të ndryshme urbane dhe industriale. Andaj, është
me rëndësi që të bëhet monitorimi ose/dhe biomonitorimi i vazhdueshëm i parametrave
fizik dhe kimik, si dhe i organizmave të tjerë në mënyrë që të interpretohen edhe
rezultatet nga hulumtimi.

21
5. Konkludimet

 Mostrat e analizuara të ujit të lumit Drini i Bardhë nuk kanë treguar efekt
citotoksik sa i përket indeksit mitotik.

 Mostrat e ujit të lumit Drini i Bardhë të aplikuara në këtë hulumtim nuk kanë
treguar efekt gjenotoksik sa i përket frekuencës së mikronukleusëve.

 Mostrat e ujit të marra nga lumi Drini i Bardhë të aplikuara në këtë hulumtim,
janë potencialisht gjenotoksike sa i përket aberacioneve kromosomike në L2
(Rakovinë) krahasuar me kontrollën, ku dhe janë treguar statistikisht
signifikante.

 Rezultatet e këtij hulumtimi kanë të bëjnë me mostrat e ujit të marra në sezonën


e verës (Korrik, 2020), andaj sygjerohet që të bëhen hulumtime të
vazhdueshme që përfshijnë periudha më të gjata kohore (sezonale, vjetore),
analizimin kimik dhe aplikimin e përqëndrimeve të ndryshme të mostrave te
ujit ose/dhe substratit në mënyrë që të konstatohen variacionet mbi efektet
potenciale cito- dhe gjenotoksike.

22
6. Literatura

 Ali, N., & Islam, F. (2020). The Effects of Air Pollution on COVID-19
Infection and Mortality-A Review on Recent Evidence . Frontiers in Public
Health. doi:10.3389/fpubh.2020.580057

 Alija, A. J., Asllani, F., Bajraktari, I. D., Collins, A. R., Dreshaj, S., Bresgen, N.,
& Eckl, P. M. (2016). Atmospheric pollution in Kosovo is associated with increased
DNA damage in the human population. Biomonitoring. doi:10.1515/bimo-2015-0006

 Alija, A. J., Bresgen, N., Bojaxhi, E., Krenn, M., Bajraktari, I. D., & Eckl, P.
M. (2018). River pollution in the Kosovo: Cyto- and genotoxic effects of water
samples in the primary rat hepatocyte assay. Toxicology and Industrial Health.
doi:10.1177/0748233718773027

 AMMK. (2006-2010). Kadastri i ndotësve të ujërave. Ministria e Mjedisit dhe


Planifikimit Hapësinor.

 AMMK. (2010). Raport për Gjendjen e Ujërave në Kosovë. Ministria e


Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 AMMK. (2015). Raport për gjendjen e ujërave në Republikën e Kosovës.


Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 AMMK. (2020). Mjedisi i Kosovës 2020. Raport i Treguesve Mjedisorë.


Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

 AMMK. (2021). Raporti për gjendjen e ajrit në Kosovë për vitin 2020.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

 Asllani, F. H., Schurz, M., Bresgen, N., Eckl, P. M., & Alija, A. J. (2019).
Genotoxicity risk assessment in fish (Rutilus rutilus) from two contaminated
rivers in the Kosovo. Science of The Total Environment, 429-435.
doi:10.1016/j.scitotenv.2019.04.321

 Ashouri, M. J., & Rafei, M. (2021). How do energy productivity and water

23
resources affect air pollution in Iran? New evidence from Markov Switching
perspective. Resources Policy. doi:10.1016/j.resourpol.2021.101986

 Avdullahi, S., Tahirsyla, S., Fejza, I., & Syla, A. (2004). Water Resources in
Kosova. Hydrometeorological Institute of UMI Kosovo.

 Azizullah, A., Muhammad, N. K., Peter, R., & Hader, D. P. (2011). Water
pollution in Pakistan and its impact on public health- A review. 0-497.
doi:10.1016/j.envint.2010.10.007

 Bajraktari, N., Arbneshi, T., Jusufi, S., & Fejza, I. (2008). Water quality of
river Drini i Bardhë. J.Int. Environmental Application & Science.

 Brevik, E., Slaughter, L., Singh, B., Steffan, J., Collier, D., Bamhart, P., &
Pereira, P. (2020). Soil and Human Health: Current Status and Future Needs. .
Air, Soil and Water Research, 13(). doi:10.1177/1178622120934441

 Chibuike, G. U., & Obiora, S. C. (2014). Heavy Metal Polluted Soils: Effect
on Plants and Bioremediation Methods. Applied and Environmental Soil
Science, 1-12. doi:10.1155/2014/752708

 Costa, L. G., Cole, T. B., Dao, K., Chang, Y.-C., Coburn, J., & Garrick, J. M.
(2020). Effects of air pollution on the nervous system and its possible role in
neurodevelopmental and neurodegenerative disorders. Pharmacology &
Therapeutics. doi:10.1016/j.pharmthera.2020.107523

 Çakar, N. D., Gedikli, A., Erdogan, S., & Yildirim, D. Ç. (2021). Exploring the
nexus between human capital and Environmental degradation: The case of EU
countries. Journal of Environmental Management, 295,113057.
doi:10.1016/j.jenvman.2021.113057

 Evseeva, T. I., Geras’kin, S. A., Shuktomova, I. I. (2003). Genotoxicity and


toxicity assay of water sampled from a radium production industry storage cell
territory by means of Allium-test. , Journal of Environmental Radioactivity
68(3), 235–248. doi:10.1016/s0265-931x(03)00054-7

 Field, D. J., Morgan, C. S., & McBratney, A. (2017). Progress in Soil Science.
Global Soil Security. Soil Contamination and Human Heath: A Major
Challenge for Global Soil Security, 275-295. doi:10.1007/978-3-319-43394-

24
3_25

 Ghofranian, A. (2017). Cosmetic Science and Technology. Effects of Air


Pollution on Skin, 757-766. doi:10.1016/B978-0-12-802005-0.00047-1

 Grapci-Kotori, L., Vavalidis, T., Zogaris, D., Sanda, R., Vukic, J., Geci, D.,
Zogaris, S. (2020). Fish distribution patterns in the White Drin (Drini i Bardhë)
river, Kosovo. Knowledge & Management of Aquatic Ecosystems.
doi:10.1051/kmae/2020020

 Hadi Hassan Al-Taai, S. (2021). Ground water: A study of its importance, its
sources, and the causes of its pollution . Materials Today: Proceedings.
doi:10.1016/j.matpr.2021.05.557

 Haxhibeqiri, B., Alikaj, M., Brahushi, F. (2015). Occurrence of Heavy Metals


in Drini Bardhë River. Anglisticum Journal (IJLLIS).

 Hernandez , S., & Maria, C. (2014). Environmental Risk Assessment of Soil


Contamination. Soil Contamination, Risk Assessment and Remediation.
doi:10.5772/57287

 Jan, A. F., Ishaq, M., Ihsanullah, I., & Asim, S. M. (2010). Multivariate
statistical analysis of heavy metals pollution in industrial area and its
comparison with relatively less polluted area: A case study from the City of
Peshawar and district Dir Lower. Journal of Hazzardous Materials 176, 609-
616. doi:10.1016/j.jhazmat.2009.11.073

 Kah, M., Levy, L., & Brown, C. (2012). Potential for Effects of Land
Contamination on Human Health.1.The Case of Cadmium. Journal of
Toxicology and Environmental Health, Part B,15(5), 348-363.
doi:10.1080/10937404.2012.705107

 Kiran, B. R., & Sharma, R. (2021). Effect of heavy metals: An overview.


Materials Today: Proceedings. doi:10.1016/j.matpr.2021.06.278

 Laha, F., Gashi, F., Troni, N., Çadraku, H. S., & Maxhuni, A. (2020).
Evaluation of sediments quality and geospital distribution of heavy metals in
aquatic sources in the Drini i Bardhë river basin. Moraccan Journal of
Chemistry, 1008-1023.

25
 Leme, D. M., Marin-Morales, M. A. (2009). Allium cepa test in environmental
monitoring: A review on its application. , 682(1), 0–81.
doi:10.1016/j.mrrev.2009.06.002

 Liu, S., Xie , Z., Liu , B., Wang, Y., Gao, J., Zenk, Y., . . . Chen, S. (2020).
Global river water warming due to climate change and anthropogenic heat
emission. Global and Planetary Change. doi:10.1016/j.gloplacha.2020.103289

 Luo, H., Liu, C., He, D., Xu, J., Sun, J., Li, J., & Pan, X. (2021).
Environmental behaviors of microplastics in aquatic systems: A systematic
review on degradation, adsorption, toxicity and biofilm under aging conditions.
Journal of Hazardous Materials. doi:10.1016/j.jhazmat.2021.126915

 Mahmood, A., & Malik , R. (2014). Human health risk assessment of heavy
metals via consumption of contaminated vegetables collected from different
irrigation sources in Lahore, Pakistan. Arabian Journal of Chemistry, 7(1), 91-
99. doi:10.1016/j.arabjc.2013.07.002

 Maresca, V., Sorbo, S., Loppi , S., Funaro, F., Del Prete, D., & Basile, A.
(2020). Biological effects from environmental pollution by toxic metals in the
land of fires (Italy) assessed using the biomonitor species Lunularia cruciata L.
(Dum) . Environmental Pollution, 115000-. doi:10.1016/j.envpol.2020.115000

 Mark, B., Gawen R.T, J., Karen J, B., Chris F, H., Tim S, B., George , D. J., &
Michael, J. W. (2010). DNA damage in earthworms from highly contaminated soils:
Assessing resistance to arsenic toxicity by use of the Comet assay. 0-100.
doi:10.1016/j.mrgentox.2009.12.009

 Miller, M. R. (2020). Oxidative stress and the cardiovascular effects of air


pollution. Free Radical Biology and Medicine.
doi:10.1016/j.freeradbiomed.2020.01.004

 Mokarram, M., Saber, A., Sheykh, V. (2020). Effects of heavy metal


contamination on river water quality due to the release of industrial effluents.
Journal of Cleaner Production, (), 123380– doi:10.1016/j.jclepro.2020.123380

26
 Owa, F. D. (2013). Water Pollution: Sources, Effects, Control and
Management. Mediterranean Journal of Social Sciences.
doi:10.5901/mjss.2013.v4n8p65

 Pacheco, F. A., Sanches Fernandes, L. F., Valle Junior, R. F., Valera, C. A., &
Pissarra, T. C. (2018). Land degradation: multiple environmental consequences
and routes to neutrality. Current Opinion in Environmental Science & Health.
doi:10.1016/j.coesh.2018.07.002

 Pandey, V. C., & Singh, V. (2019). Exploring the Potential and Oppurtunities
of Current Tools for Removal of Hazardous Materials From Environments.
Phytomanagement of Polluted Sites, 501-516. doi:10.1016/b978-0-12-813912-

 Rank, J. (2003). The method of Allium anaphase–telophase chromosome


aberration assay. Ekologiia (Vilnius) 1:38–41

 Sabeen, M., Mahmood, Q., Ahmad Bhatti, Z., Faridullah, ., Irshad, M., Bilal,
M., Hayat, T., Irshad, U., Ali Akbar, T., Arslan, M., Shahid, N. (2019). Allium
cepa assay based comparative study of selected vegetables and the
chromosomal aberrations due to heavy metal accumulation. Saudi Journal of
Biological Sciences, (), S1319562X19303110 . doi:10.1016/j.sjbs.2019.12.011

 Schwarzenbach, R. P., Egli, Th., Hofstetter, Th. B., Gunten, U., Wehrli, B.
(2010). Global Water Pollution and Human Health. 109-136.
doi:10.1146/annurev-environ- 100809-125342

 Some, S., Mondal , R., Mitra, D., Jain, D., Verma, D., & Das, S. (2021).
Microbial pollution of water with special reference to coliform bacteria and
their nexus with environment. Energy Nexus. doi:10.1016/j.nexus.2021.100008

 Taghavi, N., Udugama, I. A., Zhuang, W. Q., & Baroutian, S. (2021).


Challenges in biodegradation of non-degradable thermoplastic waste: From
environmental impact to operational readiness. Biotechnology Advances ,
49.107731. doi:10.1016/j.biotechadv.2021.107

 Ukaogo, P. O. (2020). Microorganisms for Sustainable Environment


and Health. Environmental pollution: causes, effects, and the remedies., 419-

27
429. doi:doi:10.1016/B978-0-12-819001-2.00021-8

 Wanjala, F. O., Hashim, N. O., Otwoma, D., Nyambura, C., Kebwaro, J.,
Ndege, M., & Bartilol, S. (2020). Environmental assessment of heavy metal
pollutants in soils and water from Ortum, Kenya. Environmental Monitoring
and Assessment , 118-. doi:10.1007/s10661-020-8070-3

 WHO. (2016). An estimated 12.6 million deaths each year are attributable to
unhealthy environments. World Health Organization.
"https://www.who.int/news/item/15-03-2016-an-estimated-12-6-million-
deaths-each- year-are-attributable-to-unhealthy-environments"

 WHO. (2019). Drinking-water. World Health Organization.


"https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/drinking-water".

 WHO. (2021). What are the WHO Air quality guidelines? World Health
Organization. "https://www.who.int/news-room/feature-stories/detail/what-are-
the-who-air-quality-guidelines"

 Wu, C., Maurer, C., Wang, Y., Xue, S., & Davis, D. L. (1999). Water pollution
and human health in China. Environmental Health Perspectives, 251-256.
doi:10.1289/ehp.99107251
 Zhushi Etemi, F., Çadraku, H., Bytyçi, A., Kuçi, T., Desku, A., Ymeri, P., Bytyçi,
P. (2020). Correlation between physical and chemical parameters of water and
biotic indices: The case study the White Drin River basin, Kosovo. Journal of
Water and Land Development. No. 46 (VII–IX) p. 229–241. doi:
10.24425/jwld.2020.134585.

28
7. Biografia

Donika Dedaj është lindur më 29.10.1997 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në “7


Shtatori” në fshatin Vitomiricë, komuna e Pejës. Shkollën e mesme e përfundoi në
gjimnazin “Bedri Pejani”- Pejë, drejtimi shkenca natyrore.

Në vitin akademik 2016/2017 ka regjistruar vitin e parë të studimeve në Universitetin


e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore
(FSHMN), në Departamentin e Biologjisë, drejtimi Biologji.

29

You might also like