Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 42

Ne memorie te 100 vjetorit te masakrave greke ne zonen Skrapare-Berat!

Kete vite u mbushen plot 100 vjet nga


masakrat e bandave greke ne jugun e Shqiperise. Keto masakera paten si piksynimin zbatimin ne terren te
platformes famekeqe “Megali Idhea”, projektuar nga Jani Koleti ne vitin 1844. Kjo platforem ne sinkron me platformen
tjeter antishqiptare, “Nacertania” te ideuar nga Ilia Gracanini te po ketij viti, synonte zhdukjen perfundimtare te kombit
shqiptare (shih “Ceshtja Shqiptare”, R.Qosja. Prishtine 1994). Per realizimin e kesaj platforme djallezore, ne sherbim
te shovinistve greke u vune dhe disa shqipfolsa si Kristaq Zografo nga Qesarati i Gjirokastres. Ne zonat e Jugut te
Shqiperise nuk do te harrohen kurre masakrat si ajo e Kosines ne Permet, Hormoves ne Tepelene, Panaritit ne
Korce, Borshit ne Sarande. Bandat shoviniste te cilet hyne nga Greqia, bene dhe shume masakra dhe raprezalje ne
zonen Skrapare- Berat. Ngjarjet e kobshme te 1914 na vijne permse tregimeve te autorit Kosta Papa Tomorri, i cili i
ka pare me syt e tije disa nga masakrat e lartepermendura.Ja si shkruan ai midis te tjerave ne librin e tije me titull
“Barbarit Greke Ne Shqiperi”, botuar ne USA 1917: “…Andartet bene pergatitje per ofensiven kunder Kelcyres dhe
Cepanit e cila nisi diten e Hene, 29 Maj, 1914. Plani i ofensives u be kesisoje: Fjorgakaqi, Jorgollaqi, Qiro Vaso, ne
Mican do ti binin Backes. Kapedan Farmaqi ne Malind do ti binte Koprenckes. Sotir Bubuna ne Sevran, do ti binte
Qafes se Rogut.Kapedan Niko Aristidhi dhe trupat e Kocifaqit ne Qarishte, do ti binin Muzhakes. Ne ofensive do te
merrnin pjese dhe Kapedan Psaroj, Papa Jani, Kapedan Zerva, Kapedan Kollovoj, trupat e Karaxhajt me gjithe topa.
Ofensiva zuri ne oren 2 ne mengjes ne Qarishte. Dyfeku u ndeze ne te tere vijen, topi nga Brezhdani po
bombardonte pa pushim Kelcyren, topi nga Micani po bombardonte Backen(shih fq. 66). Ne pyllin e Qarishtes u
perleshen trup me trup andarte dhe shqipetaret, ku u vrane 4 andarte dhe 4 u plagosen. Shqiptaret u terhoqen pas
disa ore luftimesh te pergjakshme kjo fale epersis numerike te armikut dhe armeve te renda te cilat zotronte. Atehere
andartet hyne ne Backe, duke i vene zjarrin gjithe fshatit, me vone hyne ne Corovode duke e djegur dhe ate. Trupat
gjakatare andarte te cilat ishin ne Sevran , hyne ne fshatin Rog duke e djegur dhe ate plotesishte, pasi dogjen Rogun
barbaret dogjen edhe fshatrat Muzhake dhe Cepan. Trupat andarte te Qarrishtes dogjen ne shenje hakmarrje ndaj
rezistences se armatosur te skrapalinjve fshatin Prishte( shih fq.67).Bandat e shovinistve greke hyne dhe ne fshatrat
Turbohove, pasi masakruan 7-8 pleq dhe femije te cilet nuk kishin mundur dote te largoheshin, andartet dogjen gati
te gjithe fshatin, masakra dhe djegje pati dhe ne Vlushe si dhe ne fshatin Gjerbes. Placka qe zune andartet ne keto
fshatra nuk kishte te numeruar. 300 barre me kuanj dhe karroca i derguan ne Janine. Me mijra krere gje te gjalle
shkuan ne Greqi. Ne Backe u theren 30 gra dhe foshnje, te cilet nuk harriten te shkonin ne Zhepove. 15 gra me djep
ne krahe i zune dhe i theren me gjithe foshnjet qe kishin. Shqiptaret u demoralizuan se nga nje ane kishin andartet
kurse nga ana tjeter bandat esadiste te cilat zune Beratin. Shume banore te zones se Skraparit shkuan “muhaxhire”
ne Berat dhe rrethinat e tije, por dhe atje mundoheshin nga bandat esadiste, shume nga keta persona vdiqen nga
mosushqyerja dhe kushtet e keqija, por ata qe mbijetuan vendosen qe te ktheheshin. Mbi 400 femij u kthyen ne
Skrapare, te cilet rane ne pabesin e andarteve(shih fq.67-68). Autori tregon nje episdon:” Nje grek i quajtur Koqino
nga Lefkadha e Greqise me tre shoke te tjere u nis nga Cepani dhe vajti ne fshatin Rehovice, pasi hengren dhe
pine ,lidhen te gjithe burrat e fshatit, moren dy mushka qe i kishin pelqyer. Rrembyen nje vajze te re nga fshati te
cilen e moren me vete dhe u nisen per ne Cepan. Kur u afruan afer Cepanit qendruan pak te pushonin. Ketu
vendosen ti leshonin burrat qe kishin mare se meqense ishin afer Cepanit nuk kishte ndonje rrezike. Burrat si u
leshuan nuk vajten ne fshatin e tyre por vajten ne nje fshat tjeter per te kerkuar ndihme. Burrat e atij fshati nuk priten
gjate por rrembyen dyfeket dhe u nisen ne drejtim te Cepanit per tu zene prite andarteve, te cilet kishin mare vajzen e
re. Gjaksoret si perdhunuan vajzen qe kishin mare me vete, e leshuan ate , por sa u afruan afer nje perroje ju erdhen
bataret bresheri nga gjithe banoret e zones. Te gjithe kriminelet ngelen te vdekur ne vend ,pervecse njerit qe I
plagosur mundi te futej ne pyllin aty prane( shih fq.68). Ne fshatin Rog, ishte nje banore qe quhej Rakip, ai kishte nje
vajze 12 vjece. Nje dite vajten disa andarte per te defryer me vajzen e vogel. Rakipi vuri ulerimen, por andartet te
friksuar e theren ate se bashku me vajzen 12 vjece dhe gjithe femijet e tjere(shihfq.69). Beteja heroike e “Qafes se
Vendreshes”. Andartet e trupave te Zerves shkuan ne fshatin Vendreshe dhe zune 7 burra dhe nje djale. Shkaku i
tyre qe se gjoja kishin pare shqiptaret te hynin ne Vendreshe. Pasi i lidhen te gjithe i derguan ne Qafen e
Vendreshes, dhe atje i theren ne menyren me makabre dhe me cnjerezore, te gjithe me radhe. Kur i erdhi radha
djalit, ai qendroj sypatrembur dhe tha: Doni ore barbare duke therur shqiptaret ti shuani, por edhe nje shqiptare te
mbetet nuk do ju leje te qete. Rrofte Mbreti I Shqiperise. Pa mbaruar kete fjale, duart e katilve i rane me thika,kama
dhe bajoneta ne zverk dhe gjithe trupin, djali i shtri perdhe dhe i gjakosur vdiq me fjalet “Rrofte Mbreti”. Shqiptaret te
cilet ishin shperndare, me te mesuar kete ngjarje, u mblodhen te gjithe ne fshatin Vendreshe dhe vendosen te benin
nje ofensive kunder bandave andarte. Diten e Marte ora 12, shqiptaret sulmuan vendin e quajtur “Qafa se
Vendreshes”, e cila mbrohej prej 300 andartesh. Cetat shqiptare qe moren pjese ne kete beteje ishin: Ceta e
Sulejman Spathares nga fshati Spathare i Skraparit, ceta e Tajar Vendreshes nga fshati Vendreshe si dhe shume
banore nga fshatrat Therepele dhe Vale te cilet udhehiqeshin nga patrioti Riza Vala. Lufta nisi e rrepte nga te dyja
palet, por shqiptaret luftuan heroikishte kunder andarteve greke. Flitet se te dy palet pas disa ore luftimesh te
pergjakshme lane menjan armet e zjarrit dhe u perleshn trup me trup me thika, hanxhar dhe bajoneta. Andartet duke
mos patur asnje rruge shpetimi vendosen te linin “Qafen e Vendreshes”. Cetat patriotike shqiptare i ndoqen deri ne
vendin e quajtur “Qafa e Kajces”, duke ju shkaktuar deme te medha si ne njerez dhe material. Kur mori veshe
Komandanti i grekve ne Permet per ofensiven e shqiptarve, u terbua dhe u nis ne drejtim te Kelcyres me nje ushtri te
madhe te te paisur me topa duke e bombarduar “Qafen e Kajces”. Andartet ne shenje hakmarrje per humbjen qe
pesuan nga cetat patriotike ne Vendreshe u hakmorren barbarishte , te gjithe femijet e ketyre fshatrave qe zune ne
pylle, i theren. Ata ne shenje hakmarrje shkuaan deri ne Ujin e Zi dhe dogjen te gjithe fshatrat qe qene rreth e rrotull.
180 femije theren andartet ne Lumin e Skraparit(shih fq. 71). Makabritete e gjaksorve nuk kishin kufije. Keta kriminela
pasi u thyen ne Vendreshe nga ceta e Sulejman Spathares u nisen ne drejtim te fshatit Spathare dhe dogjen lagjen
Odobash, Kushovalli dhe gati komplet fshatin. Banoret ishin larguar me pare ne drejtim te Beratit. Te vetmin njeri qe
gjeten ne fshat ishte nje grua plake e semure, te cilet andartet e shkuan ne helle dhe e poqen per se gjalli. Forcat
andarte nuk lane pa djegur dhe shkaterruar dhe objektet e kulteve ne zonen e Skraparit dhe me gjere. Autori F. W.
Hasluck ne librin “Chrstianity And Islam Under The Sultans”, Vol II (1929), raporton per qindar objekte kulti te
shkaterruar, djegur, plackitur apo demtuar. Te gjitha te besimit “Bektashi”(shih fq. 539). Shkaku I ketij persekutimi
ishte se, teqet bektashiane ne kete zone ishin vatra te patriotizmit shqiptare. Beteja legjendare e “Qafes se Martes”
Konsiderohet si me e madhja dhe me historikja. Ajo u zhvillua ne Qershore te vitit 1914. Prof. Skender Luarasi e ka
quajtur me te drejt dhe “Beteja e Termopileve”, ashtu si 300 spartane nen udheheqjen e mbretit Leonidhas, luftuan
heroikisht kunder ushtrise Perse, ashtu dhe 150 skrapalinje dhe kolonjare, nen udheheqen e komandanteve
legjendar Lace Backa dhe Sali Butka pas luftimesh te pergjakshme qe zgjaten disa dite gozhduan mbi 500 forca
kriminale andartesh, duke ju shkaktuar humbje te medha. Kjo betej ishte dhe nje fitore strategjike sepse andartet
greke te cilet hyne nga Marjani i Korces, kishin si piksynim pushtimin e qytetit te Beratit dhe atehere mundet te quhej
gati e realizuar endrra e tyre gati shekullore e “Megali Idhese”. Ne ndihme te Lace Backes vajti Sali Butka i cili si fillim
shkoje dhe u keshilluan me “beun e Meloves” dhe vendosen te mblidheshin ne Turbohove, ne ate qe u quajt
“Kuvendi I Burrave” te gjithe zones. Ne kete kuvend moren pjese banoret e Tomorrices,
Gjerbesit,Greves,Meloves,Gremshit, Kucit e tjere. Kuvendi u mbajt ne shtepin e Fetah Ymer Koxhabellitu. 58 luftetare
te lirise u rregjistruan menjeher ne ceten e Sali Butkes, e cila u nis pa humbur kohe ne drejtim te “Qafes se Martes”
me qellim qe ti shkonte ne ndihme cetes se Lace Backes, e cila po luftonte heroikisht atje. Ne kete beteje moren
pjese dhe Ceta e Servet Zaloshnjes, Ceta e Abedin Kucit dhe Ceta e Muco Kapinoven. Ne vitin 1913 treva e zones
Tozhan- Terpan u pushtua nga andartet greke. Ata pershkruan intinerarin Permet- Skrapare ne drejtim te Tendes se
Qypit, Qafa e Shkozes, Tozhar, Malinat, Berat. Ata kudo qe kaluan bene masakra te medha, sidomos tek banoret e
besimit mysliman. Pleqte tregonin per krime monstruoze sa kur shikon gra shtatezene u canin barkun me bajonet dhe
u nxirnin femijen jashte. Por populli i kesaj treve nuk ndejti duarkryq. Sipas te dhenave nje nder luftetaret i cili ka
mare pjese ne luftime kunder andarteve ishte Mane Shehu nga Corrogjafi. Banoret e zones ju bene grekve shume
kurdhe dhe prita duke ju shkaktuar humbje te medha. Pak nga keta mberriten ne kufi por I lane kockat mareve te
Temanit, Terroves,Tozharit, Paraspuarit, Grykes se Ujit te Zi, Qafes se Shkozes. Sipas Veteranit Qemal Hyseni
banoret e Terroves te organizuar nga trimat Sulo Terrova dhe Zaim Terrova i goditen greket ne vendin e quajtur
“Qafa e Terroves” ku u vrane disa greke. Nga banoret u vra Dervish Cenollari. Robrit greke te cilet u kapen ju be gjyqi
dhe i ekzekutoi te gjithe trimi Ali Nuredini duke I hedhur ne greminen e Terroves. Vrasja e Koste Becorit. Si u vra
krimineli me i madhe i andarteve greke ne fshatin Verzhezhe? Qeveria greke kishte liruar dhe shume kriminel nga
burgjet e Greqise si burgu i Kretes, te cilet pasi i kishte armatosur i kishte hedhur ne Shqiperi me te vetmin qellim per
te bere terrore. Nje nga keta ishte dhe kryekrimineli Kosta Becori.Ky katil qendroj ne Mican se bashku me trupat e
tije. Ky dinak zuri miqesi me shqiptaret dhe ju zotohej qe te vinin te vendi i tije ku rrinte se nuk do te pesonin asgje.
Nje dite shqiptaret i bene nje gosti ne Koprencke, ku e ftuan. Ky shkoi se bashku me disa shoke te tije. U prit mire
prej shqiptarve aq sa shkembeu dhe dyfekun me nje shqiptare. Si mbaroje gostia, i ftoje dhe ky shqiptaret per nje
gosti, te cilet i dhane fjalen se do shkonin. Por ky nuk kishte ndermend qe ti gostiste shqiptaret, por ti vriste ne
pabesi. Ky katil kishte ndermend qe shqiptaret pasi te vinin per te ngren gostin ti vriste te gjithe. Ky plan i vajti ne
veshe komandantit grek Papa Gjeorgjiut i cili e ndaloje te bente kete veprim. Nje dite tjeter vajti ne fshatin Verzhezhe
ku u prit prej banorve te fshatit, hengren dhe pine me tere te mirat. Por Kosta kishte si qellim te merte vajzen e te zotit
te shtepise. I ati i vajzes ja kuptoje planin dhe lajmeroje shoket e fshatit me kujdes, duke derguar djalin e tije te vogel.
Kur u ngriten per te ikur ky kriminel u shkeli syne shokeve, si shenje qe ata te rrembenin vajzen, por me pare doli te
dera per te pare nese kishte njeri. Sapo doli te dera u ekzekutua me nje plumb ne balle nga banoret e fshatit
Verzhezhe te cilet kishin rrethuar shtepine. Becori ra por si nje ka dhe thirri: “me efagan I alvani”(me vran shqiptaret).
Pasi vrane dhe shoket e tije banoret ju shtypen koken me gure dhe I hodhen ne nje grope. Ky qe dhe fundi I Kosta
Becorit, kriminelit te leshuar nga burgjet greke me qellim per te bere masakra ndaj popullsise se pambrojtur
shqiptare( shih K.Papa fq. 58-59). Sot ne 100 vjetorin e masakrave greke ne Shqiperi por dhe ne treven e Skraparit
dhe Beratit. Shpirtrat e qindra shqiptarve te vrare barbarishte nga bandat shoviniste greke kerkojne drejtesi. Thone se
pergjat Grykes se Osumit, Grykes se Ujit te ZI, Qafes se Martes, Qafes se Vendreshes, akoma degjohen britmat e
grave dhe vajzave te perthunuara, te vrara e torturuara nga keta gjakesore. Thone se ne Vendreshe, Spathare,
Cepan, Prishte, Muzhak, Rog, Backe, Turbohove, Gjerbes,Sirake,Vlushe e tjere, akoma degjohen ulerimat e qindar e
qindar foshnjeve te vogla te masakruar me bajoneta dhe hanxhare nga gjakesoret e pabese. Thone se ne keto gryka,
shkrepa dhe male akoma ndihet era e barutit dhe shtepive te djegura. Keto britma dhe ulerima kerkojne drejtesi por
dhe qetesi. Asgje nuk eshte bere per qetesimin e shpirtrave te tyre, ka 100 vjet nga keto masakra per ironi te fatit
asnje memorial, asnje lapidare, asnje pllakat. Valle kjo eshte e qellimshme?Politikan te te gjitha ngjyrave dalin ne
keto ane vetem ne kohe fushate me qellimin e vetem per te mare vota, ndersa harrojne te ngren nje memorial per
viktimat e masakrave te 1914, harrojne te bejne nje perkujtimore per ta, harrojne te vendosin nje buqet me lule ne
lapidarin e Lace Backes ne Qafe te Martes. Zotrinj dhe nese harroni ju, ne niprit dhe mbesat e luftetarve te 1914 nuk
harrojme.

Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

me 455 të therur e të vdekur muhaxhirë, njoftuar nga gazeta londineze


“Times” e 28 korrikut 1914.
Panariti, që nga lashtësia e deri sot, ka qenë dhe mbetet fshati më i madh i
Krahinës së Vakëfeve, Komuna Vithkuq (rrethi Korçë), i cili krahas
sakrificave të pafundme për lirinë e këtij vendi, ruan në kujtesën e vet edhe
plagën e madhe e të thellë të para një shekulli, që ndryshe njihet në ato
anë me emrin “Masakra Greke e Panaritit”, e 10 korrikut të vitit 1914.
Me tragjedinë panaritase jam njohur pasi mbarova studimet e larta (dega
histori), më 1979. Në muzeun e Korçës, për fat të mirë, ruheshin materiale
që dëshmonin për këtë batërdi të padëgjuar ç’njerëzore, të cilat i kam
studiuar dhe ballafaquar me bashkëkohës që jetonin ende në vitet ‘70-‘80
të shek. XX. Ngjarja përmendet edhe në gazetat apo revistat e kohës të
viteve 1913-1919 (brenda e jashtë vendit) si “Ylli i Mëngjesit”, “Koha”,
“Dielli”, “Liri e Shqipërisë”, “Kalendari Kombiar” i Vatrës etj. S’rreshtën së
shkruari atëherë pena të mprehta si, Mihal Grameno, Petro Harizi, Sejfi
Vllamasi, Sotir Dhosi Treska, Mit’hat Frashëri, Dhimitër Kolovani etj. U
denoncuan njerëz, vendas e të huaj, u njoftuan edhe Fuqitë e Mëdha
nëpërmjet Gjeneralit hollandez Dever, Lord Laëington, shkrimtares Edith
Durham, Kosta Papa (Tomorit) me “Barbaritë Greke në Shqipëri, kujtime
historike 1913-1914”, USA, 1917 por… vetëm heshtje! Heshtje edhe nga
qeveritë shqiptare të njëpasnjëshme, deri në ditët e sotme; heshtje nga
Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë! Vetëm në
Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i vitit 1985, fq.793, shkruhej me dy
rreshta: “Gjatë Luftës së Parë Botërore, këtu u masakruan 300 fshatarë
nga shovinistët grekë”. Kurse në botimin e vjetër të Historisë së Shqipërisë
(viti 1959), për fat të keq, ajo përmendet vetëm me një paragraf. Për hir të
së vërtetës, duhet kujtuar se edhe në sesionin shkencor organizuar nga
Instituti i Historisë (pranë Akademisë së Shkencave Tiranë), që u mbajt në
Trebickë, më 26 shtator 1984, në referatin kryesor të paraqitur atje me
temë “Kontributi i zonës së Vakëfeve gjatë Periudhës së Rilindjes
Kombëtare shqiptare dhe LANÇ”, përgatitur nga Myftar Grabocka, Dhori
Samsuri dhe Islam Vila, në faqen 1 thuhet se “shovinistët grekë vranë e
masakruan barbarisht 373 burra, gra, pleq e fëmijë të pafajshëm,
panaritas”.
I papërvojë në fushën e studimeve, si i ri që isha, me intuitë kuptoja se
diçka nuk shkonte. Anashkalime, gjëra të përcipta, mërmëritje, versione të
ndryshme për të njëjtat aspekte, pyetje naive “ç’të duhet ty, merru me gjë
tjetër?!” e të tjera dyshime e pengesa, që flisnin qartë se pak, për të mos
thënë fare, autoritetet apo institucionet e specializuara ishin të interesuara
të thoshin të vërtetën.

I shqetësuar nga ky fakt, por edhe si pasardhës i


fisit panaritas Canellarë, që ka humbur katër vetë nga masakra, iu futa
punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shpresa e vetme ku mendoja se
do të gjeja të dhëna të pakontestueshme ishte Arkivi Qendror i Shtetit dhe
Biblioteka Kombëtare, por, fatkeqësisht, edhe aty zhgënjehesha çdo ditë,
sa më thellë gërmoja e humbisja në dosje e dokumenta pa fund. Kudo fjali
të shkëputura, përmendje rastësore, radhitje e emrit Panarit në ndonjë listë,
dhe kaq. Besoj se kjo është dhe një nga arsyet kryesore, mungesa e një
dokumentacioni të plotë nëpër arkiva, e cila ka bërë që historianët të mos
tregojnë interes në përfshirjen e punës së tyre studimore. S’kanë munguar
edhe orientimet e gabuara politike e shtetërore ndaj historiografisë
shqiptare në tërësi, për t’i anashkaluar ngjarje të tilla, ndërkohë që, sipas
Prof. Pëllumb Xhufit (historian), “me therrorinë e tyre, viktimat e pafajshme
të mizorisë greke atëherë, u bënë edhe garanci për mbrojtjen e integritetit
territorial të shtetit shqiptar, ndaj ne ndjehemi borxhlinj e të turpëruar kur
ballafaqohemi me ngjarje të tilla. Politika hesht, shoqëria hesht, historia
hesht” (Shih “Masakra e Panaritit”, nëntor 2014, fq 20).
Shkaqet e masakrës
Çdo lexues i interesuar për këtë çështje, duhet të dijë se masakra e
Panaritit nuk ishte një ngjarje ishullore, e shkëputur nga situata përreth, por
e lidhur pazgjidhshmërisht me të, pjesë e pandarë e një strategjie të
mirëmenduar greke në rajonin juglindor shqiptar, sidomos pas dhjetorit të
1912. Pa lënë në harresë masakrat në fshatrat e Kolonjës, Korçës,
Përmetit, Tepelenës, Skraparit etj, lind pyetja: – pse andartët grekë ju
vërsulën si bishat veçanërisht Panaritit, pa njohur mbi të kufij ligësie,
tërbimi, mllefi dhe egërsie?! Mendojmë se dhjetë janë arsyet më kryesore
që çuan në kryerjen e kësaj masakre:
1 – Ngjarja lidhet me situatën ndërkombëtare (në Europë e rajonin
Ballkanik), kur Protokolli i Firences, i 17 dhjetorit 1913, vendosi
përfundimisht kufijtë e Shqipërisë e për pasojë u prishën planet greke për
aneksimin e “Vorio-Epirit”, ku bënte pjesë dhe Panariti si kufiri i fundit që
pretendonte ta kishte ajo. Pas Protokollit të Firences, Themistokli Gërmenji
e patriotët rreth tij morën urdhër nga Qeveria e Ismail Qemalit që të
përzënë grekët nga territori i Panaritit, Vakëfeve e Kolonjës, e t’i marrin ato
nën kontroll. Ndaj dhe goditja më e madhe hakmarrëse u dha aty, në
Panaritin e pa kapërcyeshëm, për t’u hedhur në thellësi të Skraparit e
Beratit.
2 – Në Panarit u ngrit për herë të parë flamuri kombëtar shqiptar në zonat e
Shqipërisë juglindore të pushtuara nga greku, më 11 janar 1914, e pastaj
me radhë në të gjithë fshatrat e krahinës, ku populli i priti me entuziazëm të
madh Themistokli Gërmenjin, Sali Butkën, Qamil Panaritin etj. Pra, Panariti
ishte i pari vend dhe e para ditë ku Flamuri me shkabën e zezë dykrenore
valoi i lirë në viset e shkelura dhe pretenduara prej Greqisë, gjë që s’mund
të kapërdihej kollaj prej tyre (shih Sotir Dh. Treska “Nisja e Zjarrit në
Toskëri, Volumi I, 1917, Boston Mass SHBA).
3 – Në vijën: – Qafa e Martës, Çuka e Osman Kurtit, Maja e Kurorës, Lirëz,
Rripa e Melckës, Mali i Miçanit, Panariti ishte kufiri i fundit ndarës midis
zonës së pushtuar greke dhe asaj që ndodhej nën kontrollin e Qeverisë
Provizore të Ismail Qemalit (Shih Arben Puto, Pavarsia e Shqipërisë dhe
diplomacia e Fuqive të Mëdha, Tiranë, 8 Nëntori 1978, f.185) ndaj greku
mbante aty forca ushtarake të gatshme, për të dhënë goditje shkatërruese,
në rastin më të volitshëm.
4 – Ky repart ushtarak i gatshëm, e çarmatosi kohë më parë popullsinë
myslimane vendase (aq sa mundi), për të shmangur çdo rezistencë dhe
lehtësuar punën e vet kriminale. Kështu, faza e parë e mbledhjes së
armëve filloi nga muaji qershor 1913, kurse faza e dytë në muajin nëntor
1913. Qëndrimi i panaritasve qe i njëjtë, nuk kemi armë! Atëherë grekët
arrestuan pleqësinë e katundit dhe i nisën për në Korçë e Follorinë. Fill
mbas kësaj, mblodhën personat që gjetën në fshat, i mbyllën në një shtëpi
dhe i torturuan keq (Shih historiku i Panaritit, 1965, fq.146-148).
5 – Si fshati më i madh mysliman i krahinës Panariti u vu në shënjestër të
andartëve grekë, veçanrisht pas kongresit famëkeq: “panepiriot” të 6
korrikut 1914 në Delvinë, ku u dha urdhër të sulmohej (sikurse gjetkë), me
justifikimin për të mbrojtur panaritasit e krishterë (pakicë) të kërcënuar nga
myslimanët vendas (shumicë). Në fund të fundit, qëllimi i gjakderdhjes së
kryer nga grekët ky ishte, spastrimi etnik i popullsisë mbi baza fetare, me
qëllim që të krijohej një popullsi homogjene, e krishtere, sipas tyre greke,
që e bënte defakto aneksimin e Shqipërisë juglindore si territor grek. Një
idiotësi kjo që s’piu ujë kurrë, sepse edhe pas masakrës, të krishterë e
myslimanë panaritas e vakëfllinj, së bashku e vazhduan luftën edhe më të
ashpër kundrejt këtyre synimeve, deri në largimin përfundimtar të tyre, më
1920.
6 – Panaritasit u mashtruan, sepse një muaj më parë ishin larguar të gjithë
në thellësi të Skraparit e Tomorricës, por premtimi “kthehuni se nuk ju
trazojmë, të korrat presin draprin tuaj…etj”, i morën më qafë. Pabesia
greke funksionoi me sukses. Ky është gabimi i vetëm i panaritasve, që
edhe pse e dinin mirë se kë kishin përballë, dhimbja për vatanin, për atë
pak pasuri e katandi që braktisën, bëri të harronin djallëzinë e pushtuesit e
të mendojnë se kish mbetur sadopak zot e njerëzillëk tek ta. Për fat të keq,
përveç këtij kurthi, qëllimit iu arrit edhe me mbështetjen e kryeplakut Stefan
Petro Panariti, veprimi i ulët i të cilit, gjithsesi, s’mundi të njolloste
qëndrimin vllazëror e patriotik të krishterëve të tjerë.
7 – Populli i Panaritit dhe çetat e famshme të tij të drejtuara nga kapedanët
Riza, Qazim e Qamil Panariti, jo vetëm nuk e njohën autonominë e të
ashtuquajturit Vorio-Epir, por nuk lejuan me armë vënien në jetë të tij, ndaj
hanxharët u ngritën me tërbim, për ta zhdukur nga faqja e dheut këtë
kështjellë të pashoqe të patriotizmit në Vakëfe, Korçë e Kolonjë.
Goditjet që kish marrë ushtria greke nga luftëtarët panaritas ishin të
njëpasnjëshme dhe me humbje të mëdha, ndaj kërkohej shpagim një sahat
e më parë. Pikërisht aty, mbi Panarit, në Qafën e Martës, batalioni grek (i
ardhur nga Mariani i Oparit) armatosur deri në dhëmbë, u shpartallua nga
trimat e Sali Butkës, Xake Panaritit, Qazim Panaritit e Lace Backës dhe
mori arratinë në pyjet e Mashkullorit, më 25 korrik 1913. Veç kapitenit, atje
mbetën të vrarë dhe 20 ushtarë e nënoficerë grekë (Sabri Godo, “Plaku i
Butkës”, ribotimi i fundit (2012), faqe 115-121).
Qamil Panariti ishte ndër udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Kombëtare
shqiptare kundër pushtuesve turq e grekë në Korçë e Kolonjë, krahas Sali
Butkës e Th. Gërmenjit, si i tillë u prishte shumë plane atyre, ndaj duhej
goditur origjina e tij, që ishte lagjja Janqisht e Panaritit
Qamili ishte heroi i luftimeve për dështimin e puçit grek të Korçës (2 prill
1914), pas të cilit bashkë me Qazim e Xake Panaritin, në krye të 200
trimave panaritas, u bashkuan me forca të tjera shqiptare dhe shkojnë në
drejtim të Skraparit e Beratit, për të ndalur përparimin e ushtrisë greke dhe
mbrojtur muhaxhirët që lëviznin në këtë itinerar. Sipas dëshmive të kohës,
kavaleria greke në këto luftime la dhjetëra ushtarë e oficerë të vrarë, për
rrjedhojë prisnin rastin më të parë për të larë hakun. (M. Meço, “Panariti
gjurmë në histori”, 2007, faqe 130-131).
8 – Të qenët e Panaritit në një zonë tepër të thellë, të izoluar e malore, larg
rrugëve kryesore nacionale, bënë që masakra aty të kryhej më me lehtësi,
larg syve e veshëve të botës, duke përdorur të njëjtat metoda e mjete
ç’njerëzore si në Hormovë. Mbas masakrës, grekët i mbanin nën një
vëzhgim të rreptë (familjet e krishtere panaritase), kurse familjet e fshatrave
të krishtere përreth ikën e morën arratinë nga frika e ndonjë hakmarrjeje.
Andartët maskuan sa mundën gjurmët për të mos u diktuar e denoncuar,
ku për muaj e muaj të tërë aty zotër të vendit ishin egërsirat e pyllit dhe
korbat. Edhe të nesërmen e asaj ngjarje të ishe në Panarit, nuk kishe kë të
pyesje, përveç kokave të prera dhe kufomave të ç’përfytyruara, hedhur
kapicë skërrkave e rripave; sepse grekët filluan të ikin pjesë-pjesë, duke
grabitur e marrë me vete sende me vlere ngarkuar në mushka (bashkë me
nuse e fëmijë robër). Më vonë u kthyen reparte të posaçme andartësh, kur
u siguruan se mbulimi i gjenocidit të pashembullt në sytë e botës kishte
funksionuar. Sidomos shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, më 28 korrik
1914, bëri që të tërhiqet plotësisht vëmendja e opinionit të brendshëm e të
jashtëm nga tragjedia panaritase, duke e çuar atë përfundimisht në
kalendat greke.
9 – Masakrimi i panaritasve nuk kishte si qëllim vetëm zhdukjen nga faqja e
dheut të këtij fshati rebel mysliman, por dhe t’u jepej një mësim i mirë gjithë
fshatrave të krishtere përreth (të Katundtit, Stratobërdhës, Treskës,
Trebickës, Grabockës si dhe vet të krishterëve panaritas ) që nuk u
bindeshin e nënshtroheshin planeve aneksuese vorioepiriote. Në fakt,
efekti qe i kundërt, sepse pas kësaj, lëvizja e të dyja besimeve ndaj
planeve aneksioniste në krahinë mori hov shumë më të zgjeruar.
10 – Vakumi i krijuar në Vakëfe, Kolonjë e Skrapar, pas largimit të çetave
patriotike drejt Korçës, Pogradecit e më pas Beratit dhe Vlorës, bënë që
grekët t’i kenë duart të lira në Panarit. Kështu, më 25 qershor 1914, ushtria
shqiptare prej 500 vetësh u dërgua kundër kryengritësve esadistë në
Pogradec (Mokër e Starovë), nën komandën e Zalo Prodanit dhe Gani
Butkës, që fatkeqësisht përfundoi me vrasjen tradhtisht të këtyre të fundit
dhe 70 trimave të tjerë kolonjarë. Më 6 korrik 2014, po me tradhëti, ra
Korça e Kolonja në duart e grekëve. Ushtria shqiptare me kapedanët e saj,
nacionalistët korçarë dhe armatimin që dispononin, u hoq për në Voskopojë
dhe që andej në Berat. Qamil Panariti me çetën e tij (sikurse kapedanët e
tjerë) më 6 korrik iku në drejtim të Beratit e së fundi në Vlorë, në mbrojtje të
refugjatëve nga kryengritësit esadistë, ndërkohë që Qazim Panariti dhe
Xake Panariti kishin ikur bashkë me familjet e tyre, qysh në muajin maj, me
mendjen e fjetur (sikurse dhe Qamili) se në Panarit janë marrë masat,
fshati është boshatisur dhe nuk ka asnjë rrezik. Por qe fati i zi i mbi 100
familjeve myslimane panaritase, që ranë në kurthin grek dhe përfunduan
në satërin e tyre.
Si konkluzion mund të themi se, përballë kësaj situate të favorshme,
andartët grekë të armatosur deri në dhëmbë e të ushqyer nga psikoza
delirante e madhështisë helene, me duar të lira, kryqin dhe hanxharin
përpara, kryen atë që kishin planifikuar. Jorgo Zografi pati deklaruar në një
darkë të dhënë prej tij se: “Po s’na e dhanë “Vorio-Epirin” Fuqitë e Mëdha,
do ta rrafshojmë atë dhe do ta bëjmë një me tokën”. Dhe ai e mbajti fjalën,
të tillë e bëri gjithë atë territor.
Ç’ndodhi realisht në Panarit?! 
Nga mbi 500 shtëpi që kishte Panariti më 1914, rreth 70 prej tyre ishin të
krishtere. Në muajt prill e maj 1914, vetëm këto të fundit qëndruan në fshat,
të tjerat u larguan totalisht muhaxhirë drejt Tomorricës, Mallakastrës e
Ullishtave të Vlorës, për t’u shpëtuar masakrave që grekët kishin filluar mbi
gjithë fshatrat e Shqipërisë Juglindore. Për fat keq, ata e kishin piketuar
Panaritin si vendin ku do t’u jepej një mësim i mirë gjithë “shqiptarëve të
pabindur” ndaj, përmes veglave “qorre” e mashtruan një pjesë të
muhaxhirëve (rreth 100 familje) që të ktheheshin mbrapsht se nuk do t vinin
dorë mbi ta. Kurthi funksionoi. Pasi i lanë disa ditë të lirë në punët dhe
vatrat e tyre, me të hyrë korriku, vetëtimthi filloi me një egërsi të
paimagjinueshme sulmi mbi ta. – Sipas dëshmive të shkruara në një
poemë të gjatë historike nga Veledin Rrezhda (dorëshkrim, viti 1950-1951),
kapeshin me forcë burrat në ara ku punonin, në shtëpi apo në mbledhje të
organizuara enkas (në Ramollarë), ndaheshin në grupe, lidheshin fort me
litarë që u hynte deri në mish dhe mbylleshin nëpër shtëpi të veçuara e të
rrethuara nga ushtarë të armatosur. Aty liheshin një javë pa ngrënë e pa
pirë, derisa i shndërronin në kufoma (kockë e lëkurë), pastaj thereshin
pjesë-pjesë, herë 100, herë 40 e herë 70. Në pjesëve u priteshin veshët
apo u nxirreshin sytë më parë (siç qerruan Mersin Meçon), vareshin me
kokëposhtë, u prisnin këmbë e duar, u ngulnin thika në zemër e në bark, u
shkulnin dhëmbët e u thyenin kafkën e kokës duke u derdhur trutë jashtë.
Vendet që u kthyen në kasaphanë për burrat ishin Përroi i Dinçes, Kroi i
Latos, fshati Grabockë dhe Rripa e Melckës, ku u therën si deshët rreth
200 djem e burra. Gratë dhe vajzat u plaçkitën, u rrahën, u përdhunuan, u
masakruan me thika e sfurqe dhe në fund u dogjën në një shtëpi dykatëshe
të lagjes Ramollarë. Kjo mënxyrë vazhdoi rreth një javë, kulmi i së cilës
arriti në datën 10 korrik, kur rreth 1500 andartë, ushtarë e oficerë grekë
(monstra në kuptimin e vërtetë të fjalës) e shuan të tërë atë fshat. Vetëm
tre vetë mundën të shpëtonin gjallë, Barjam Bilo Rrezhda (u fsheh në
oxhakun e një shtëpie të krishtere në Grabockë), Kalo Çane Nako
(mashtroi ushtarët grekë me një palë opinga me xhufkë dhe u arratis) dhe
Shabe Keko Ramo, e cila u iku fshehtas andartëve nga bodrumi i shtëpisë
ku ishin grumbulluar gratë e vajzat për t’u therur. Vetëm këta si dhe Emine
Hoxha e Lato Harun Nako, që u morën si robër nga grekët, por që u kthyen
pas 15-20 vjetësh, janë dëshmitërët okularë që kanë rrëfyer tmerret e asaj
tragjedie, e cila dithëron edhe fëmijët në barkun e nënës. Panariti u mbyt
në gjak; toka, përrenj e rripa u mbushën me kufoma trupash të copëtuar e
të mbetur pa kokë. Tymi nga djegia e grave, vajzave e fëmijëve të therur e
të hedhur në zjarr, në disa shtëpi të lagjeve Nakollarë, Ramollarë, mbi
Rrezhdakë apo Hoxhallarë, qëndronte lart si re e zezë.
– Në historikun e fshatit Panarit, dorëshkrim, fq.169, hartuar në vitet 1965-
1971, bëhet fjalë për një bilanc të tmerrshëm gjatë masakrave: 375 vetë,
burra, gra, fëmijë e pleq të therur; u rrëmbyen dhe u morën si robina më
shumë se 40 nuse e vajza të reja, u dogjën dhe u bënë shkrumb e hi 150
shtëpi, qindra e mijra bagëti të therura e të ngordhura si mall pa zot; 76
persona të vdekur si muhaxhirë rrugës për në Ullishtat e Vlorës. Në luftë
me forcat greke ranë 17 luftëtarë të çetës së Qazim Panaritit. Sipas një
telegrami të datës 5 korrik 1921, drejtuar nga Nesim Islam Panariti, Ministrit
të Punëve të Brendshme Tiranë (gjendur në Arkivin e Shtetit, fondi 152, viti
1921, dosja 129, fleta 1) bëhet fjalë për 374 martirë.
Dokumenti i parë zyrtar që na jep shifrën e të masakruarve në Panarit
është lista me 250 fshatrat e djegur në Shqipëri dhe të masakruarit në
secilën prej tyre, ku tek Panariti shënohet shifra 373 (Arkivi i Ministrisë së
Punve të Jashtme, viti 1919, dosja 1, fl.73-75). Lista, ndonëse e paplotë,
është riprodhuar siç u gjet në gazetën italiane “Corriere della Puglia” (të 14-
15 dhjetorit 1914), ku ajo e ka publikuar pasi është dorëzuar në Ministrinë e
Punëve të Jashtme të Italisë dhe përfaqësuesve të 5 Fuqive të Mëdha.
Sikurse e cituam më sipër, sipas gazetës “Times” të Londrës, e datës 28
korrik 1914, mësojmë se: “Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po
shuhen nga Grekërit, të cilët kanë ndihmë edhe gjiritlinjtë. Në Vlorë
ndodhen 60 mijë deri në 100 mijë refugjatë, të cilët po vdesin nga urija.
Grekërit dogjën tërë vendin duke dëshiruar të mbulojnë gjurmët e ligësive
të tyre. Qëllimi i grekërve është të shuajnë popullin shqiptar nga faqja e
dheut…Në muajin maj të vitit 1914, Qeveria greke organizoi një fuqi
ushtarake të rregullt, nën urdhrin e kolonel Tsantos Vardas, që në
bashkëpunim me të tjerë oficerë të ushtrisë greke dogji pothuaj tërë
katundet myslimane të krahinës së Korçës. Nëntogeri Stratos me bandën e
tij masakroi 455 vetë, burra, gra dhe fëmijë, në Katundin Panarit, më 10
korrik 1914”. (Marrë nga shkrimi me titull “Ç’bënë andartët e Greqisë”,
botuar në gazetën shqiptare “Bashkimi”, e mërkurë, 4 shtator 1946, f. 3).
– Sot, pas 100 vjetësh, panaritasit nuk kërkojnë as hakmarrje, as shpagim,
por të paktën nderim e respekt në shkallë kombëtare ndaj gjakut të
martirëve; futjen e masakrës në histori, një memorial edhe më dinjitoz,
përveç atij që u ndërtua nga Shoqata Atdhetare e Vakëfeve, më 13 korrik
1914, në përkujtimin e 100-vjetorit të saj. Brezat e sotëm e të nesërm duhet
të dinë mirë çfarë është luajtur në kurriz të paraardhësve të tyre, të mos
mashtrohen nga asnjë lloj propagande e sheqerosur, mbi të gjitha të mos e
braktisin vatrën e etërve bashkë me trashëgiminë historike e kulturore, e
ëmbël apo e hidhur qoftë ajo.

Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Masakrat dhe genocidi i egër që bandat militare greke të gjeneralit


famëkeq Napolon Zerva ndërmorën mbi popullsinë myslimane
shqiptare të Çamërisë, që jetonte prej shekujsh në trojet etnike të saj,
të cilat shënuan edhe kulmin në vitin 1944-1945 me vrasje, plaçkitje,
çnderime, përdhunime, djegie fshatrash dhe dëbime masive, nuk janë
të vetmet që kanë ndodhur mbi kurrizin e shqiptarëve nga fqinjët e
tyre gjatë rrjedhave të historisë. Përveç popullsisë myslimane
shqiptare çame të Greqisë, e cila, sic dihet tashmë nga historia, që
prej tre-katër shekujsh i është nënshtruar rregullisht një kalvari të gjatë
vuajtjesh prej masakrave të grekëve, fqinjët tanë të jugut jo pak herë i
kanë kapërcyer kufijtë e tyre duke i shtrirë ato masakra edhe në
thellësi të territorit të Shqipërisë së Jugut, siç bënë në vitin 1914.
Lidhur me ato masakra të papara dhe të padëgjuara deri në atë kohë,
të cilat tronditën jo vetëm shqiptarët kudo ku ata ishin, por edhe mbarë
opinionin botëror, pati reagime dhe protesta të shumta. Por reagime
më të mëdha erdhën nga kolonitë shqiptare të disa vendeve të
ndryshme të botës si: SHBA, Egjipt, Rumani, Bullgari etj., të cilat
ndërmorën një fushatë sensibilizuese në shtypin e kohës, me qëllim
që ta detyronin qeverinë greke të parandalonte atë valë masive terrori
ndaj popullsisë shqiptare në jugun e vendit. Një nga ato koloni
shqiptarësh që u dalluan në këtë drejtim ishte dhe ajo e Sofjes në
Bullgari, e cila nëpërmjet gazetës së saj, “Liri e Shqipnis”, hapi një
rubrikë të veçantë, duke botuar herë pas here shkrime të ndryshme ku
pasqyroheshin krimet cnjerëzore të grekëve ndaj shqiptarëve. Nga ajo
gazetë e vitit 1914, ne kemi përzgjedhur për botim dy shkrime, të cilat
po i publikojmë më poshtë, duke mos iu bërë asnjë ndryshim nga
origjinali i tyre. “Liri e Shqipnis”: Do vijë dita që t‘i nxjerrim në shesh
këto ngjarje Për barbarizmat greke, për ato sjelljet e tyre çnjerëzore
dhe të egra, të turpshme e të pandershme, mund të mbushet një libër
i madh, në njëqind gazeta sa kjo e jona. Edhe padyshim do të vijë dita
që të nxjerrim në dritë të gjitha ngjarjet që të mbesin si kujtim i
paharruar në zemrat e djemve dhe të nipërve t‘anë. Na këtu po japim
ca shemblla, përmi sa kanë punuar grekërit dhe sa kemi vuajtur prej
tyre. Në këtë numër po shtypim dy letra që muarëm nga dy qytete
(nuk i themi dot qytetet se kemi frikë nga barbarët e Athinës) dhe po
nxjerrim këto rradhë më poshtë, duke i lënë ashtu si ishin, pa i
ndryshuar asnjë fjalë: Letër për gazetën “Liri e Shqipnis” në Sofje Kur
ishin andartët në Kolonjë, ç‘bënë nëpër fshatra nuk rrëfehet: Në maj
1914, Borovën, si e plaçkitën tërë fshatin, vanë cnderuan me të pahir
13 gra. Një nga ato kur shkonte për te Mesi i Urave, plasi mbi udhë
nga turpi dhe nuk ngriti fare kryet për të shikuar shoqet e saja. Rrahën
pa mëshirë pothuaj më të shumtit fshatarë, veçanërisht, Josif Maxirë,
të cilit i vranë dhe të birë. Në Gostivisht turpëruan më tepër se 18 gra,
një prej syresh kishte dhe të shoqnë që priste shpëtimin e tij duke ju
çnderuar e shoqja. Kapedan Stratin nga Kalavrija, pleqt e Gostivishtit,
e adhuronin si shpëtimtar, se ai i rrihte ata pa mëshirë. Në Rehovë,
andartët pasi plackitën tërë fshatnë, rrahën pa mëshirë shumë njerëz,
në mes të të cilëve dhe grekomanin Qirijako Stefan Qirjaqis, të cilit ia
bënë kurrizin më të butë se barkun, se nuk deshte të vinte bashkë me
andartët. Ky tradhëtor i Kombit, kur vate Komisjoni i Fuqive të Mëdha
për të ndarë kufirin e Jugës së Shqipërisë në Ersekë deriste si ay në
maj: “Kato i Alvania, zito i mitri mas Ellas”. Ky i ndyrë i gjeti drutë që
kërkoj, ja bënë mirë. Po nuk arrinë nderimet nëpër gratë që punuan
andartët e Moresë, zunë dhe një djalë 19 vjec dhe e çnderuan me të
përdhunë, pastaj donin ta vrisnin, sepse mos kallëzonte cnderimin. Në
Blush çnderuan 5 gra dhe rrahën pa mshirë dhe plakat e pleqtë e
fshatit. Në Luaras, therrnë 20 fëmijë myslymanë, 4 i pagëzuan: këta
paskëshin mbetur kur shkuan të tjerët në ullishtet e Vlorës. Në këtë
fshat muarë grekërit 209 mushka të zgjedhura, 6 kuaj, 39 pendë qe,
dhe 20 krerë lopë. Shtëpitë e myslymanëve i dogjnë dhe i bënë hi që
nga Cqeria, Dangëllia, Kolonja, e gjer në fushë të Korcës, si i plackitën
më parë. Në Panarit therrnë si berrat 300 shpirt, të cilët i gënjyen duke
thënë: “Kthehuni në shtëpitë tuaja se nuk iu ngasim”, po kur u kthyen,
i vranë më të shumtit me sëpata për tmerr. (A…3 janar 1915). Letra e
dytë për gazetën “Liri e Shqipnis” Më 20 Prill 1914 vanë në Luaras
andartët e Grekut natën, dhe në mëngjes thirrnë tërë pleqësinë e
fshatit duke u thënë sa më parë “djemtë”, ose u vumë zjarr. Pastaj
zgjodhën 20 djem të moshës së tyre, jo më shumë se 30 vjet e
poshtë, të cilët edhe sot gjenden në këtë shërbim, ku jeta e tyre është
në dyshim. Që nga ky fshat u drejtuan në Vakëfet: Katundt, Panarit,
ku më 22 të Prillit kishin dërguar Leko Mihalë në Vodicë për të shikuar
a ka shqiptarë apo jo, dhe ky vajti afër Vodicës, u kthye, erdh në
katund pa lajme. Aherë e vranë andartët para kishës së katundit që u
tmerruan tërë njerëzia e fshatit, pas varrimit të tij na mblodhnë të
gjithë sa ishim me ta përpara kafenesë së bamit Prift Eimes e na
thanë: “Kush nuk do të vijë me ne, le të ngrerë dorën përpjetë, d.m.th.
ta bëjmë si atë tjatrin, ta vrasim, as një nuk tha se jo, se shpirti është i
dhembur. Në mes të natës duke gdhirë Cen Gerg u nisëm për në
Panarit, ku arritmë me të zbardhëllyer; atje thirrnë pleqt e fshatit dhe
na bënë konak; në drekë herët na vjen një lajm se në Katund, sipër na
e ka zënë xhandarmëria shqiptare dhe shokët e tyre, vetëdashësit ikin
me rrëmbim, e lëmë prapa Panaritin se është vënd i lik, dhe strategjik
për shqiptarët, vemi në Katund ditën e Shën Gjergjit: mbi Katund na e
japin (na qëlluan) shqiptarët me pushkë dhe kështu u ndez lufta midis
nesh, të cilët kishim zënë vent mbi Stratoberdhë në mal të Selenicës
së Pishës; këtë vent e ruante Makerza; lufta mbajti katër orë, po ku i
mbaheshim dot ne Shqiptarëve, na i hidhnin plumbat si breshër mbi
krye e lëndinave që kishim zënë, panë c‘panë kapedanët e Kritit e
pushun 40 minuta më parë luftën; ne na lanë në viset e rrezikshme
dhe kryehajdutët vanë në fshat. Në mes të natës na vjen lajm që të
mblidhemi të gjithë se do të ikim, e ku të vemi? Kur lebetitej fëmija të
këputej shpirti, se Grekërit i kishin frikësuar fshatarët, duke thënë: “Po
të rrini këtu, u kanë për t‘u vrarë Shqipëtarët”.
Këta si mua që s‘e nxë dera me një kungull pas, më një anë ne nuk mund të
shpëtonim, më anën tjatër ata ngritnë dhe fshatin, erdhë të gjithaq gjer te Ura
e Laskës, pastaj ca pleq shpirt mirë bënë si bënë dhe u kthyen si u larguan
pak nga andartët. Ne po shkonim nga udha e Kaltanjit, zbritmë te Ura e
Orgockës, kur arritmë afër këtij fshati shohim qetë e lopët e Luarasit, të cilat i
morrëm atij pylli të dendur; mezi i shpumë gjer te Vidi i Gostivishtit
Poshtëm; aty bashkuam bariun e fshatit me berrat dhe ja dorzuam, po ky kish
dhe fëmijën pas. Një nga shokët e mi i lutet kapedanit duke i thënë se: “Kam
time shoqe me barrë dhe kam frikë se mos i ka mbetur gjekunt, e cila është në
të nëntin muaj”. Pa se ke ti gomaricën me barrë më prishet puna mua”, ju
përgjegj kapedani. Pastaj pas një shiu të madh arritmë në fshatin Peshtan;
këtu gjetëm disa pleq nga fshati të cilët ishin me kafshët që i muarrnë
andartët dhe mbanin drithin e tyre fshatrave që shkelnin. Këta posa mësuan
për fëmijën dhe për mallë që ishte udhës nuk vonuan, vanë dhe i gjetën loptë
e qetë, dhe te po i sillnin si për sigurim aty në Peshtan, ku kishin mbetur ca
andartë, u duallnë dhe ua muarrnë. Ne si ndejtëm një gjysëm ore aty, u
ngritmë për të shkuar në mes të urave dhe megjithë fëmijën e Peshtanit, në
këtë cast mësuam se Shqiptarët po na arrijnë, i lamë dhe fëmijën dhe me
nxitim shkuam natën, megjithë gunat mbi supe, ndonëse kishim përpara më
tepër se tetë kafshë; nuk di si ta shkruaj këtë mundim që dremitnim udhës,
por kur mbetmë mbi një vënt, harruam dhe udhën që do të vinin në Lashovë,
ku pas dy ore mundëm dhe gjetëm shokët dhe në mëngjez arritmë në
Lashovë, që aty në drekë herët në mes të Urave u gjendëm, me të arrirë aty
prapë na gatitnë për në kufit ku qemë, pas mesditës u nisëm për në Leskovik,
udhës shihnim njerzinë që shkonin ngarkur me fëmjët e gjorë, mos më keq u
ndamë: “Pse ikni? Se u prishnë (u plagosën, u qëlluan, shënimi ynë), Po kush
u prishim, Shqiptarët? Jo mor vela, Shqiptarët nuk erdh fare në fshat tënë.-Po
kush? Ja këtra që kini shokë ju, an…andartët, e mor vela se s‘e them dot, se
kam frikë”. Kur shohim që nga Konica vinë shumë kafshë të ngarkuara me
municione, kanona mali e mitrolozë, ushtarë të rregullt nga rrobat, po kësulën
të ndryshme, me shkabë dy krenore dhe me oficera pas, reshter, kapterr
tizgat, mengore Greke dhe po drejtohen për në Leskovik. Leskoviku i djegur
nga andartët grekë Dy orë këtij qyteti i mban era shkrumb. Arrimë në qytet,
ku na drejtuan në një bregore, që kishte mbetur një shtëpi e kishës pa djegur,
përvec kishës dhe asaj shtëpie. C‘të shohë i ziu njeri? Një qytet aq i mirë i
djegur i tëri, të ngjethen mishrat për këtë dëm të madh, po c‘bëhet? Ndenjëm
një natë dhe në mëngjes na dhanë nga 250 fishekë dhe nga tri peksimadhe,
pastaj vuri një fjalë ish-trumeri në Korcë, Cipuros, i cila na tha: “Trimërija
juaj e pakët, e nguti qeverinë Shqiptare ta bëjë anakohi se venomet (tokat,
territoret), i fituam, jemi afër një marrëveshje. Tani duhet të vini një orë e më
parë në kufit Epiriote Shqiptare”.Shkuam nga Leskoviku i zhuritur rrëzë
Melesinit dhe në Lashovë, atje kapedanët thoshin midias tyre: “Kush është
nga këta “allvanisits”, t‘ja bëjmë gropën. Kjo na helmoj tepër por prapë i
jepnim kurajë vetes duke thënë: “Ata na vrasin, po ne pse jo, dhe nuk i
largoheshim njeri tjatrit as fare. Arritmë në Peshtan këty kanë mbetur dy
pleq, i tërë fshati është i ikur që dy ditë afër nesh, ndejtëm atë mbrëma aty,
bëmë bukë vetë dhe të nesërmen nga Radimishti e në Selenicë të Radomit për
të marrë frymë, ndenjëm katër orë se kishim 5 ditë e 5 netë që iknim. Që
andej në Kuries, kur hynë brenda në fshat, shohim që del tym nga një kasolle
evgjiti, me vrap pyesim dhe gjejmë dy palë fëmijë evgjitrish, ditën më të parë
kish vdekur njëri syresh urije. Këtu i dhamë pak buka dhe me një shokun tonë
nga Treska, i dërguam në Ersekë, për bukë dhe për dije ndenjëm një natë në
Kurtes. Të nesërmen na thanë: “Kush nga ju do të vejë në Orgockë për t‘u
dhënë evgjitëve ca misër, vete unë them. Ahere 4 gra dhe evgjiti 5 u nisëm
për në Orgockë, ku unë dinjë se cila shtëpi nuk kish drithë, kur hynë gjetëm
10 kile misër, 2 kile grurë, 1 kile fasule, muarë të gjorët 100 okë misër dhe
pakë fasule. Duke më uruar mua dita një mijë, që do të shpëtonim fëmijën
nga urija, që aty shoh se andartët u hodhnë në mal të Orgockës në shtypit e
bejlerëve, ndenjëm athje një natë, kur unë kisha vëndin të ruaj te ura se mos
vinë Shqiptarët, kur i afrohemi urës, na e jep një që nga Leuska me pushkët,
atë cast zumë lëndinat. Po jemi në paqe të zbrazim pushkët në atë kohë, na zë
një shi i rreptë sa u gdhimë në këmbë tërë natën, në mëngjez vemi në qëndër
ku u lejmë një prej nesh, të cilit u muarrë një orë të mirë me kushtim
(kushtonte), 4 lira Engleze, pasdreke e dërguam në Kurtes dhe muarrmë
evgjitkat dhe i cnderuan. Pastaj u hodhmë për në Kolonjë, shkuam, nga
Meshicka, c‘të shoh njeriu i mjerë! Zjarre vënë tërë këtyre fshatrave, misrin
udhëve të derdhur. Që këtej në Kaginasm në mes të natës, tërë ky fshat iu
bukur i djegur dhe rrobat e enët përjashta dhe përndarë njerëzia kur ikën me
panik. Që nga Kaginasi në Berovë dhe me të arrirë aty, na ndanë në ca
lëndina dhe na thanë: kur t‘u themi tani “zjarr”, ju duhet të ini gati, pastaj na
ngjitnë nëpër hendekët që kish bërë Xavidi, e na thanë po të jetë për të
zbrazur, t‘u hedhim ca pushkë dhe pastaj të kapërcejmë “pros ta Elinika
sinora”. Të nesërmen na vjen Kozo Bima nga Gostivishti, të cilit ia kishin
bërë benë për ta hedhur më ndonjë lëndinë, dhe e ngjitnë sipër në mal të
Borovës, bashkë me të birë e Josif Maxirit nga Borova, të cilin më pas e
vranë, si mësova për Kozon, nuk më rrihej. I lutem kapedanit që ta bashkonj,
mezi ma dha lejen, vajta e bashkova dhe e pyeta për prindërit e mij, ishin në
fshat apo jo, po ai ish shumë i trembur, atëhere një oficer që ish atje më tha:
c‘e ke ti këtë? I thashë: ungj. Si është sjellë me grekët, shumë mirë. Pas shum
lutjeve t‘miat e lejoi të nesërmen bashkë me Kozon, ikëm për në Luaras.
Prindërit kishin shkuar dy ditë më parë, ndenja një javë në fshat, dhe pastaj
pata fatin të vinë disa ushtarë nga Korca dhe u hodha në Korcë, ku ndeja dy
muaj, prisnim dita ditës t‘i lëshonte vendet greku, po ahere filloi pushka në
Nikolicë, ku ushtria Shqipëtare i dërmoj armiqtë mirë. (S…15 Cen 1914).
L.O. Barbarizmat greke në Shqipëri Për barbarizmat greke, për ato sjelljet e
tyre Çnjerëzore dhe të egra, të turpshme, të pandershme, mund të mbushet një
libër i madh, njëqind gazeta sa kjo jona. Dhe padyshim do të vijë dita që ta
nxjerrim në dritë këtë ngjarje, që të mbesë si kujtim i paharruar në zemrat e
djemve dhe nipërve tanë. Nga një letër që na shkruan një mik prej Shqipërisë
(Nuk e themi dot qytetin se është frikë nga barbarët e Athinës), nxjerrim këto
radhë si më poshtë, duke i lënë ashtu si ishin, pa iu ndërruar asnjë fjalë. Letra
nga fshatrat e Shqipërisë së Jugut Këtu erdh një djalë nga Gostivishti, Petro
V. Kita, të cilit i vranë grekërit t‘ëmën dhe gjyshen me shumë barbarizma që
nuk ta rrëfenj dot, sepse ishte me Shqiptarët që luftonte, aq i mundun sa
s‘bënet më. Si i mbajtën katër ditë pa bukë mbyllur në qilar, pastaj u thanë që
të vini të dërgoni njeri të vij i biri juaj këtu, ata u përgjigjën që neve nuk e
sjellim dot djalin, zireni dhe bëni c‘të doni me të. Pastaj u kërkuan 10 lira,
edhe para s‘kemi u thanë, bëni si të donim, atëhere bëni male përsipër mbi
Shën Thanas u thanë, si nënshkruan të shkruarën i muarrnë zvarrë dhe i
kunguan në kishë dhe pastaj i therrën me thikë, sido që iu lut plaku dermani,
mua më parë, pastaj cupën time, ata therrën cupën para syve të plakut dhe
pastaj i lanë katër ditë pa mbuluar gjer sa vanë ca nga fshati i tyre fshehurazi
dhe i mbuluan. Këto barbarizma i bëri njëri i quajtur Strati nga Kalavrija. Ky
njeri kish marrë dy cupka myslymanka pas edhe i përdorte si deshte për turpe
në Gostivisht. Nga fshati Luaras ende s‘dimë gjësendi, përvecse Myslym
Sejatnë që s‘iku dot, plak i verbër që ishte, van e vranë tek rrinte pas zjarrit
në shtëpi, dhe nja dhjetë mushka nga Luarasi i murënë grekërit dhe më s‘jua
suallë prapë. Në Kodras vranë katër shpirt se nuk ikni dot po ngroheshin në
diell, këto janë trimëritë e grekërvet të pashpirtshëm. Kur u bë lufta në Berat
(në Gusht 1914), mblodhë të krishterë nga katundet që 18 vjec e lart më tepër
se 500 shpirt dhe i vunë përpara, të cilët s‘u kthyen as gjysmat, se më të
shumtit s‘dinin as nga zirej pushka. Lufta në Qesarakë Më 15 të Janarit 1914
kur Shqiptarët qenë në Panarit, qeveria shqiptare dha urdhër z. Themistokli
Gërmenjit, i cili qe kajmekam (nënprefekt), në Skrapar të vejë në Kolonjë ta
marrë, se grekërit do të hiqen, ahere Themistokli Gërmenji qe në Panarit në
shtëpi të Dajlanit bashkë me Sali Butkën e me të tjerë trima. Në atë kohë
ngrihen fshehurazi Tike Prifti Spirua dhe Xeka i vëllaj i Nucit nga Trebicka
dhe venë e piqen me shqiptarët në Panarit, u rrëfejnë fuqinë e grekërvet,
atëhere shqiptarët përmbledhin fuqinë e tyre dhe filloj lufta e madhe në
Qesarakë dhe në Selenicë të Pishës, ku vriten 30 grekër, 4 plagosen dhe 2
grekë bien rob në duart e shqiptarëve. Grekërit u thyen dhe u hoqën nga
vakëfet. Grekërit u zëmëruan tepër, dërgonjë ushtri të fortë me mitraloza dhe
me topa dhe hyjnë prapë në vakëfet ahere venë në Trebickë, gjejnë një coban
të cilit i zunë një letër të Kozmait të cilën ia dërgonte Sali Butkës, cobani
thotë se letrën ma dha Tike Prift Spirua, të cilin e zënë grekërit dhe e
mundojnë (torturojnë), Tika u dha 20 lira që të mos e prishin (mos e
masakrojnë), po disa nga grekomanët e tradhëtojnë se i vëllaj i tij kur erdhi
këtu shkeli flamurin e Greqisë dhe nfriti të Shqipërisë, ky vate në Panarit dhe
u bashkua me shqiptarët, etj. Më së fundi kapedani grek e merr me vehte
bashkë me Peci Harrin nga Treska, i cili edhe ay u tradhtua se është shqiptar i
flaktë, i shpe në Selenicë të Pishës, dhe i mbyll në një shtëpi së cilës i vuri
zjarrin. Tika la gruan, dy djem dhe tre cupa jetime. Përse e vranë Nucin e Kol
Trebickës? Nuci qe një shqiptar i shquar, kur vajti Sali Butka me shqiptarët
në Trebickë, Nuci u doli përpara, rrëmben flamurin e Shqipërisë, qëndroi
përpara kishës mbi varret e katundit, afër varrit të t‘ et, dhe mbajti një fjalë të
flaktë duke thënë: “Merrni dhe ju o të vdekur pal nga ky gëzim që ndjejmë ne
të gjallët, gëzohi o shpirtra që vajtët zhur, Sot mi rast tuaja kanë ardhur luanët
e Shqipërisë, edhe po valon flamuri i Skënderbeut që qe varruar me vdekjen e
tij”. Të gjithë sa u ndodhnë atje qanë me lotë të mallëngjyer. Po mjerisht për
pakë ditë u kthyen prapë barbarët grekër dhe Nuci u tradhtua prej Papa
Gerogit dhe prek Goni Petos, ahere grekërit e kapin Nucin bashkë me Tolin e
Vaskë Treskës, i shpien në Vilë të Panaritit. Atje kryeja e ushtrisë greke i
pyet edhe njëhera Nucin: “A do ta mbash atë fjalë edhe njëherë”?Sa të jem
gjallë do të flas dhe do të predikonj për gjuhën t‘ime edhe për të drejtën, u
përgjigj Nuci. Ahere grekët barbarë e futin në një shtëpi Nucin, Toli Treskën
dhe një myslyman dhe i djegin. Nuci qe afro 40 vjec, kish qenë dhe mësonjës
disa vjet, ka dy vëllezër, Xeke dhe Harri, të cilët kanë qenë dhe janë patriotë
të vërtetë. Nuci la gruan me foshnjë të vogël jetime. Grekërit edhe kur vanë
herën e tretë në këto katunde, dogjën gjithë shtëpitë e atyre që vranë dhe të
atyre që s‘e fshinin se c‘ishin, munduar dhe fëmijët e tyre. Shqiptarët e mjerë,
sido që hoqën të zit‘ e ullirit nga grekët dhe nga grekomanët (shqiptarë pro-
grekë), kur muarrë frenat e sundimit, u suallën tolerantë dhe s‘deshmë të
marrin cpagim (hakmarrje) duke thënë; aq ua pret, po grekomanët që kanë
marrë zakonet e barbarëvet grekër, kurdoherë që u binte në dorë, s‘linin të
liga pa bërë e pa cpifur, se shqiptarët vrasin, u presin grave sisët, etj të
paqena. Papa Georgi i Trebickës me Vimën e Papa Lambro Stratoberdhës,
kur shqiptarët në vakëfet venë në Korcë fshehurazi dhe u cpifin grekëvet gjith
ato që thamë më sipër. Kur hynë grekërit për herën e tretë në vakëfet nga
myslymanët s‘lanë shtëpi pa shkretuar. Ca njerëz që erdhnë tani shpejt nga
ata katunde, na kallëzuan gjëra që s‘kanë ngjarë gjer më sot: Muar me pahir
djem të krishterë nga 20 vjec, u dhanë sëpata dhe i vunë me pahur të verasin
vëllezërit e tyre myslymanë në Panarit, pleq, plaka, gra e foshnja, kur
dëgjuam një tragjedi të tillë, u copëtua shpirti; një djalë i preu kokën me
sëpatë një gruaje që mbane në gjinjët e saj një foshnje, trupi pa kokë po
kërkonte foshnjen sa qe ende i ngrohtë. U lutemi shqipatërve kudo që janë, të
mbledhin të tilla barbarizma dhe të na i dërgojnë se në cdo numër duam të
lëmë nga dy shtylla. Të tilla duhen mbledhur dhe sa dëme që është bërë gjith-
kujt, se do të vinjë dita që mbahet konferencë n‘Evropë, si të mbarohet lufta e
përgjakëshme, dhe atje të paraqiten të gjitha, ahere jemi sigur që Grekërit do
t‘i cpërblejnë shumë shtrenjt, bashkë me ata që i shtynë barbarizmat e tyre
përdore kundra të paarmëve dhe të pafajmëve. Përkrahja Komisioni i
ndihmave përbëhej nga V. Ikonomi, K. Luarasi dhe J. Stefani Shqiptarët e
Sofjes, ndihma për muhaxhirët e mbërritur në Bullgari Në vitin 1914, pas
masakrave çnjerëzore të andartëve grekë në krahinat e Shqipërisë jugore,
popullsia e atyre zonave u detyrua të shpërngulej që andej, duke ardhur në
krahina të tjera më në thellësi të vendit. Përvec atyre që shkuan dhe u
strehuan në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e saj, pati edhe shumë syresh që
morën rrugën e gjatë, duke shkuar deri në Bullgari. Por edhe pse në një vend
të largët, ata gjetën ndihmën dhe përkrahjen e bashkatdhetarëve të tyre që
kishin emigruar atje prej kohësh. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga gazeta “Liri e
Shqipërisë”, ku midis të tjerash thuhet: “Nga shkaku i Grekërve që hynë në
Korcë dhe në tërë Toskërinë, ashtu dhe prej frytit të rebelëve që shkelën
pothuaj tërë Shqipërinë e Mesme, si plasi dhe lufta evropiane, shkloj dhe
Mbreti ynë bashkë me ministrat dhe Shqipëria ra me një anarki, mëmdhetarët
e vërtetë u përndanë kudo. Shumë syresh erdhnë këtu në Bullgari. Ahere
Shqipëtarët e Sofjes, zgjodhnë një komision prej tre vetash që të mbledhë
ndihma. Në komision qenë këta: Z.z. V.I. Ikonomi, Kr, Luarasi dhe J. Stefan.
Komisjoni bëri një rradhë dhe i ndau gjithkujt sa duhej të ndihmonte. Me këtë
mënyrë munden të mblidhen afro 900 fr. Disa shqiptarë nuk deshën të
ndihmojnë, po do të vijë dita t‘u mirren. Këto të holla u shpërndanë sipas
nevojës. U dhanë dhe ca bullgarëve që qenë me kapedan Gilardin, kur
shpëtuan topat nga Korca, edhe me të shumat u dhanë ndër shokët e
Themistokli Gërmenjit që rëfeu trimëri të madhe në kryengritjen që deshnë të
bënin grekërit dhe grekomanët më 20 Mars në Korcë. Shokët e z. Themistokli
para dy muajsh qenë në Bukuresht, janë 10-12 shpirt. Për motin e ri u
mblodhë një ndihë fare e vogël, duhet të mblidhen më tepër. Për shpejti
shqiptarët e Sofjes do japin dhe një darkë-dëfrimi (si teatro) për fitim të
këtyre muhaxhirëve të cilët duhen ndihmuar gjer të marrin punët një
ndryshim në Shqipëri. Kemi shpresë të madhe që të ndihmojmë edhe
shqiptarët jashtë Sofjes e jashtë Bukureshtit, të cilët mund të dërgojnë
ndihmat e tyre në zyrë të gazetës s‘onë, ku do të botohen dhe emrat e tyre
bashkë me ndihmën”. 
Pavarësinë e saj Shqipëria e fitoi në një nga momentet më të vështira të historisë së saj.
Shteti i pavarur shqiptar, i shpallur më 28 Nëntor 1912, ishte projektuar të ishte i cunguar,
pasi një pjesë e madhe e territoreve të saj do të mbeteshin jashtë kufijve natyralë të saj.
Fuqitë botërore të kohës, ndonëse dinin për rrezikun dhe politikat sllave të përkrahura nga
Rusia, për asimilimin e popullsisë shqiptare dhe copëtimin e trojeve të tyre, në Konferencën
e Londrës nuk e përkrahën idenë e formimit të një shteti shqiptar mbi kufijtë e saj natyralë.
Por, një rol të rëndësishëm në drejtimin e formimit të shteti shqiptar të 1912-ës, patën,
padyshim, dy superfuqitë e kohës: Perandoria Austro- Hungareze dhe Italia.
Shteti kombëtar shqiptar po krijohej pas rrënimit dhe tërheqjes së otomanëve nga Ballkani
dhe kufijtë e tij do të përcaktoheshin në një konflikt të hapur me fqinjët e vet, që dëshironin
të zbatonin parimin e plaçkës së luftës. Në këtë moment, roli i diplomacisë austro-
hungareze, ashtu si në përgatitjen e opinionit diplomatik të fuqive të mëdha për shpalljen e
pavarësisë së Shqipërisë, rezultoi të ishte shumë përcaktues edhe për caktimin e kufijve të
ardhshëm të Shqipërisë. Momentet kryesore ku Austro-Hungaria luajti një rol të
padiskutueshëm për caktimin e kufijve, ishte kryesisht përcaktimi i kufijve të saj veriorë.

Historiani, Frashër Dema, thotë se zgjerimi i ndikimit sllav në Ballkan, sidomos përmes
copëtimit të trojeve shqiptare, ishin faktorët kryesorë që ndikuan që Perandoria Austro-
Hungareze dhe Italia të ndihmonin në avancimin e çështjes shqiptare. “Zgjerimi i ndikimit
sllav në Ballkan ishte shqetësues për Austro-Hungarinë. Diplomacia austro-hungareze, duke
mbrojtur interesat e saj, mbron edhe çështjen shqiptare dhe për këtë ajo i pa shqiptarët si
aleat të saj. Këtu hyn pastaj edhe roli i Italisë, sepse po mos të ishte edhe diplomacia
italiane, mund të ndodhte edhe më e keqja, sepse plani i shteteve të Ballkanit, ishte që të
pengohej njohja e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare”, thotë Frashër Demaj.

Interesi i Austro-Hungarisë në kufirin e veriut të Shqipërisë, e sidomos vendndodhja e


Shqipërisë në bregdetin lindor të Adriatikut, e bëri atë një territor të rëndësishëm për lidhjen
vitale detare të Perandorisë përmes Adriatikut. Për këtë arsye, Monarkia që herët, në vitin
1832, kishte hapur një Konsullatë të saj në Shkodër, e cila u bë në një qendër të rritjes dhe
shpërhapjes së influencës austriake në rajon, por ishte edhe dëshmitare e rrënimit të
autoritetit të otomanëve dhe rritjes së nacionalizmit ndër popujt ballkanikë, ku mes tyre
shquante nacionalizmi serb, që pas formimit të shtetit të vet kombëtar dhe përkrahjes së
hapur nga Perandoria Ruse, për t’u zgjeruar në territoret osmane, u bë një kërcënim serioz
për vetë Monarkinë dualiste.

Historiani, Fitim Rifati, vlerëson jo vetëm rolin diplomatik, por edhe atë financiar që kishin
bërë Austro-Hungaria dhe Italia për ngritjen e vetëdijes kombëtare tek shqiptarët. Rifati
përmend edhe vizitat e Ismail Qemalit në këto vende, në prag të shpalljes së pavarësisë së
Shqipërisë. “Këto dy fuqi ishin mjaft të interesuara për Shqipërinë dhe kishin financuar
ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, dhe në të njëjtën kohë kishin përgatitur shpalljen e
pavarësisë së Shqipërisë. Me vetë faktin që Ismial Qemali, për të realizuar një akt të tillë, të
shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kishte marr një turne në këto vende dhe ishte takuar
me diplomatë të fuqive tjera të kohës, në mënyrë që të merrte mendimin apo qëndrimin e
këtyre vendeve, në rast se do të vinte deri tek akti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”,
thotë historiani Fitim Rifati.

Në këtë klimë politike dhe diplomatike që pasqyronte shpirtin e epokës, ishte e vështirë që
çështja e caktimit të kufijve të Shqipërisë të gjente një modus vivendi të pranueshëm nga
Monarkia Austro-Hungareze dhe sllavët e jugut që kishin mbështetjen e Perandorisë Ruse
për pretendimet e tyre. Pranimi i krijimit të shtetit shqiptar dhe moslejimi i daljes së Serbisë
në Adriatik, ishte parë si koncesion i madh politik nga ana e Perandorisë Ruse. Historiani
Frashër Demaj shpjegon qëllimet sllave në këtë drejtim të copëtimi të tokave shqiptare.
“Serbia kërkonte 50 kilometra dalje në Adriatik përmes Shqipërisë së Mesme dhe marrjen e
Kosovës që do të nënkuptonte ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë. Shqipëria e Jugut do të
merrej nga Greqia, Shqipërinë e Mesme do të merrej nga Serbia, bashkë me Kosovën dhe
Mali i Zi do ta merrte Shqipërinë e Veriut. Përmes kësaj, shtet e Ballkanit do ta kishin
kontrollin mbi Mesdhe”, shton Frashër Demaj.
Me aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, kryetari i Qeverisë së
Përkohshme, Ismail Qemali, më 29 nëntor 1912 i njofton për aktin historik gjashtë fuqitë e
mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, për
këtë vendim, Ismail Qemali i njofton edhe shtetet ballkanike: Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë,
Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ato që të njihnin aktin e pavarësisë, si
ndryshim i vullnetit politik të kombit shqiptar.
Dhe, nga një vështrim i sotëm historik, tanimë kur Shqipëria shënon 101-vjetorin e
ekzistencës shtet, si shihet roli dhe ndikimi tek fuqitë botërore i Perandorisë Austro-
Hungareze dhe Italisë, mbi formimin e shtetit modern shqiptar në një Ballkan të përgjakur
nga luftërat?
Historiani, Fitim Rifati, nuk e mohon rolin e këtyre superfuqive të kohës që kanë luajtur rol të
madh në avancimin e çështjes shqiptare, por Rifati thotë se e tëra fillon nga dëshira dhe
vullneti i shqiptarëve për të pasur një Shqipëri të mëvetësishme.
“Këto dy vende kanë bërë aq sa kanë mundur, sepse nuk kanë qenë të gatshme të futen në
luftë me vendet tjera të Ballkanit, apo fuqitë evropiane, për çështjen shqiptare. Por, është një
fat i madh i yni që këto vende kanë luajtur një rol të madh për të garantuar mbështetjen e
shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Natyrisht, elementi shqiptar
kishte si qëllim që në momentin kur të realizohej shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, kjo të
bëhej në tërë viset shqiptare, por kjo nuk ndodhi atëherë. Elementi i shqiptar nuk ka reshtur
së kërkuari të drejtën e tij edhe më tutje, siç është rasti me shpalljen e pavarësisë së
Kosovës, por mund të themi se çështja e shqiptarëve në Ballkan, nuk është përmbyllur
ende”, shton më tej Rifati.
Ndërkaq, historiani tjetër, Frashër Dema, thotë se, sot, një shekull pas, ato fuqi botërore,
përjashto Austro-Hungarinë dhe Italinë, të cilat në Konferencën e Ambasadorëve në Londër,
më 1913, copëtuan trojet shqiptare, korrigjuan gabimin e tyre më 17 Shkurt 2008 , duke
ndihmuar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Austria-Hungaria dhe Italia kanë qëndrime goxha miqësore ndaj shqiptarëve, në


përgjithësi. Por sot, kjo ka edhe të arritura të tjera. Nëse dikur Franca dhe Anglia nuk kanë
mbajtur pozicion në favor të shpalljes së shtetit shqiptar, por edhe në raport me viset
shqiptare në përgjithësi, atëherë kjo ndryshoi me rastin e Kosovës, kur këto vende ishin ndër
të parat të cilat me mjete ushtarake e diplomatike ndihmuan dhe njohën shpalljen e shtetit
shqiptar. Pra, ato vende, të cilat në Konferencën e Londrës nuk i kishim për vete, përjashto
Austro-Hungarinë dhe Italinë, tani më i kemi aleatë kryesorë”, shton më tej Frashër Demaj.

Kthesa historike e 28 Nëntorit 1912 ishte premisa politike themelore për organizimin mbi
baza më të përparuara të jetës shtetërore të shqiptarëve dhe për zhvillimin më të shpejtë
ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Duke formuar shtetin e pavarur shqiptar, ajo,
objektivisht, krijoi premisat politike, aq të nevojshme, për ta mbajtur të gjallë çështjen e
çlirimit dhe të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare, dhe për zgjidhjen përfundimtare të
problemit shqiptar në Ballkan.
Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Vepra “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, të autorës Elena Kocaqi, botuar nga
Emal, Tiranë 2019, ka zgjuar interes të veçantë nga studiuesit e fushës së Albanologjisë
në përgjithësi, e të shqiptarëve në veçanti. Autorja, për hartimin e kësaj monografie
studimore ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor, siç janë dokumentet arkivore
pranë Arkivit të Vjenës dhe atij pranë Institutit të Historisë në Tiranë, por edhe literaturë
shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës.

Advertisements

Libri prej rreth 300 faqesh tekst, krahas pjesës hyrëse dhe një vështrimi të shkurtë rreth
disa mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për krijimin e shtetit shqiptar, ndahet
në gjashtë krerë të veçantë me disa nënkapituj.

Në pjesën e parë, autorja ndalet në politikën e Austro-Hungarisë ndaj çështjes shqiptare,


e cila siç bëhet me dije shtrihej në tre drejtime: së pari, me vetë shqiptarët duke i
përgatitur ata për një shtet shqiptar; së dyti: me turqit duke ju kërkuar të drejta për
shqiptarët, siç ka qenë bashkimi i katër vilajeteve shqiptare me një guvernator shqiptar
dhe së treti: bashkëpunimi me Fuqitë e Mëdha, në radhë të parë me Rusinë dhe Italinë
për të siguruar mbështetjen e Fuqive të tjera në ndërmarrjen e saj lidhur me këtë
çështje. Këtë të fundit, autorja e mbështet në marrëveshjet e arritura midis Austro-
Hungarisë dhe Rusisë Cariste, në vitin 1897, sipas së cilës “parashikohej krijimi i një
Principate Shqiptare” në kuadër të së cilës do të përfshihej “territori nga Janina deri në
liqenin e Shkodrës”, si dhe marrëveshja e vitit 1903 “për reforma në Maqedoni”.
Në pjesën e dytë përshkruhet faktori shqiptar, i cili siç thuhet, ka vepruar në kundërshtim
me “interesin madhor kombëtar” dhe i cili është shfrytëzuar nga armiqtë e shqiptarëve,
përkatësisht nga Rusia Cariste dhe shtetet ballkanike: Serbia, Greqia dhe Mali i Zi. Në
kuadër të kësaj, Kocaqi e ka pa të arsyeshme t’i veçoj tre personalitetet e kohës, për të
cilët ajo ofron dëshmi se kishin pas raporte dhe bashkëpunim me shtetet e mësipërme
edhe atë: Isa Boletini me Serbinë dhe Malin e Zi, Ismail Qemali me Greqinë dhe të Prenk
Bib Pasha me Rusinë.

Pjesa e tretë e veprës bën fjalë për ofensivën diplomatike të Austro-Hungarisë, për
krijimin e shtetit shqiptar. “Austro Hungaria – shprehet Kocaqi – kishte prej 100 vjetësh
marrëdhënie me popullin shqiptar katolik dhe kishte zhvilluar 15 vitet e fundit para luftës
Ballkanike një veprimtari, me qëllim të gulçonte ndjenjat kombëtare të shqiptarëve e të
përgatiste kushtet e nevojshme për krijimin e një pavarësie kombëtare…”. Po në këtë
pjesë të veprës, jepen qëndrimet edhe të Fuqive tjerë të Mëdha, si dhe të shteteve
ballkanike, rreth problemit shqiptar. Kështu, siç vë në dukje autorja, edhe pse Italia si
qëllim parësor pati “krijimin e një Shqipërie vasale”, përkatësisht për “ta përvetësuar për
veten e vet”, atë e obligonte marrëveshja e mëhershme me Austro-Hungarinë, që “në
rast të status qua-së në Ballkan” të krijohet shteti shqiptar. Për dallim nga Austro-
Hungaria dhe Italia, qëndrimi i Anglisë ishte për një Shqipëri autonome, ndërsa Rusia
dhe Franca, sikurse edhe shtetet ballkanike ishin kundër dhënies së çfarëdolloj
autonomie për shqiptarët. Ndërkohë, Perandoria Osmane, binte dakord për dhënien e
autonomisë apo të pavarsisë së Shqipërisë, pasi siç shprehet, Kocaqi, ajo “ja dha vetë
një status të tillë”. Fjalën e ka për Marrëveshjen e Shkupit (18 gusht 1912), përkatësisht
miratimi i 12 nga 14 kërkesat e Hasan Prishtinës, me çka, siç dihet edhe pse një kohë të
shkurtë shqiptarët fituan autonominë në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjithnjë në
mbështetje të dokumenteve të kohës, Elena Kocaqi, hedh dritë mbi përpjekjet
këmbëngulëse të Serbisë, për t’u shtrirë deri në Adriatikë, përkatësisht, deri në Durrës,
dhe kjo çështje, sipas autores, mesiguri se do të realizohej, po të mos ishte veto-ja e
Austro-Hungarisë. “Ne– citohet letra e Brtholdit dërguar më 3 nëntor Peterburgut – nuk
mund të japim votën tonë kurrsesi, që të lidhet Serbia me Adriatikun nëpërmjet tokës
shqiptare duke qenë se në këtë mënyrë do të binin në kundërshtim me parimin e
autonomisë etnike, që kanë shpallur vetë shtetet ballkanike dhe që do të kalonte
medoemos nëpër tokën e pakundërshtueshme të një populli tjetër ballkanik; kjo do të
quhet si hapi i parë i Serbisë për t’u bërë një fuqi detare në Adriatik…”. Sipas, autores,
Austro-Hungaria, madje ishte e gatshme që qëndrimin e vet, sa i përket  mosdaljes së
Serbisë në det, ta mbronte edhe me luftë. Ishte pikërisht ky qëndrim i prerë i qeverisë
Austro-Hungareze, që e detyroi Rusinë Cariste, të tërhiqet nga kjo kërkesë. Ministri i
jashtëm rus, Sazanov, njoftonte diplomacinë franceze se “qeveria perandorake i
deklaronte kategorisht Serbisë, se ajo nuk duhet të shpresojë të tërheqë Rusinë, e cila
është e vendosur të mos shkojë deri në luftë të armatosur për një port serb në
Adriatik…”.
Në pjesën e katër të veprës, Elena Kocaqi, hedh dritë mbi bisedimet e zhvilluara në
Konferencën e Ambasadorëve në Londër, për statusin juridik të Shqipërisë, që sipas
Kocaqit, Austro-Hungaria e përkrahur nga Italia dhe Gjermania insistonte për një
pavarësi të plotë të Shqipërisë, ndërkohë shtet e Antantës, në radhë të parë Anglia ishte
për një autonomi. Pas një beteje të madhe diplomatike midis dy grupimeve, më 29 korrik
Konferenca e Ambasadorëve miratoi stausin përfundimtar të Shqipërisë. Në nenin 1, të
këtij dokumenti thuhej: “Shqipëria është një principatë autonome, sovrane dhe e
trashëguar sipas rendit të paralindur nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princi do
të caktohet prej gjashtë Fuqive të Mëdha.”. Ndërsa neni 2, përjashtonte çdo lidhje
“suzereniteti” midis Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa në nenin 3 thuhej se “Shqipëria
është neutralizuar” dhe se neutraliteti i saj ishte i garantuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha.

Në pjesën e pestë të librit, autorja ndalet në debatin e zhvilluar në Konferencën e


Ambasadorëve në Londër, rreth përcaktimit të kufijve të Shqipërisë, që sipas saj, në
tryezë ishin shfaqur dy propozime, austro-hungarez dhe rus. Projekti austro-hungarez,
siç vë në dukje autorja, parashikonte, që në “veri vija kufitare të kalonte nga gryka e
Bunës në rrjedhën e saj deri afër Razhnicës, pastaj në gjysmë rrethi nga Jugu i Gucisë e
Plavës, të drejtohej në Pejë, Gjakovë, Prizren duke i lënë këto qytete brenda shtetit
shqiptar. Nga Prizreni vija kufitare do të kalonte në Jug deri në Ohër e në liqenin e
Prespës duke përfshirë Dibrën dhe Ohrin brenda Shqipërisë. Në Jug kufiri përfshinte
brenda Shqipërisë Korçën, Janinën dhe nëpërmjet rrjedhës së lumit Kallamas dilte në
Detin Jon…”.
Për dallim nga projekti austro-hungarez, projekti rus përfshinte një territor shumë të
ngushtë në shtetin shqiptar. Vija e kufirit në Veri ishte lumi Drin deri në pikën e
bashkimit të Drinave, pastaj dilte në liqenin e Ohrit, ndërsa në jug Korçën, Delvinën dhe
Sarandën i linte jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Pra, me një fjalë projekti rus linte jashtë
Shqipërisë: Shkodrën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Ohrin, Dibrën, Janinën, Korçën,
Delvinën dhe Sarandën…”.

“Projekti Austro-Hungarez – vë në dukje Kocaqi – ndeshi në kundërshtimin e rreptë të


Rusisë, që nuk e merrte fare parimin e etnisë…. Kufiri që propozoi Austro-Hungaria i
jepte shtetit të ri mundësi të arsyeshme për të arritur stabilitet e përparim. Por, këtë nuk
e dëshironin as Rusia dhe as Franca, e as aleatët e Ballkanit. Kufiri që u vendos në fund
fare ishte dhunimi i të gjitha argumenteve etnike, historike, ekonomike dhe gjeografike,
dhe në të vërtetë i të gjithë argumenteve të rëndësishme…”.

Edhe pse Austro-Hungaria, shprehet Kocaqi, fillimisht këmbëngulte që brenda kufirit të


shtetit shqiptar, të përfshiheshin Dibra, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Shkodra, ajo më vonë,
për shkak presioneve të shumta nga ana e shteteve të Antantës, u tërhoq nga Dibra,
Prizreni e Peja dhe së fundi edhe nga Gjokova, vetëm e vetëm që ta mbroj Shkodrën,.

“Më 24 mars Bertohld i dërgoi një telegram Mensdorfit, që ai ta dorëzoj Gjakovën.


Kështu nën kërcënimin e Rusisë e gjithë Kosova, Rrafshi i Dukagjinit dhe më pas një
pjesë e Maqedonisë shqiptare i kaloi Serbisë. Kjo ishte humbje për diplomacinë e
Vjenës, por nuk kishte alternativë tjetër veç luftës midis Fuqive të Mëdha, që do të çonte
me pajtetër në një luftë botërore…”, shkruan ndër të tjerava Elena Kocaqi në këtë pjesë
të librit.

Në pjesën e gjashtë dhe të fundit përshkruhet situata politike dhe e sigurisë brenda
kufijve të shtetit shqiptar të përcaktuar nga ambasadorët e gjashtë Fuqive të Mëdha. Në
përputhje me vendimet e 29 korrikut, Austro-Hungaria, insistonte që forcat ushtarako-
policore serbe, malazeze dhe ato greke të tërhiqeshin sa më parë që ishte e mundur nga
territori shqiptar, mirëpo një kërkesë e tillë nuk përfillej nga qeveritë përkatëse.
Rrjedhimisht, pasuan reagimet e ashpra të Austro-Hungarisë, drejtuar Beogradit, që
filluan më 14 shtatorit 1913, kur ajo për herë të parë e paralajmëroi Beogradin, për të
vazhduar me demarshin e 29 shtatorit, pastaj me paralajmërimin e dytë që ndodhi më 7
tetor, me notën kërcënuese të 14 tetorit të kontit Berthold drejtuar Pashiqit, dhe së fundi
me Ultimatumin e 17 tetorit, përmes së cilit, Austro-Hungaria, kërkonte nga Beogradi që
në një afat prej 8 ditëve, t’i tërheq të gjitha fuqitë e veta ushtarake nga territori shqiptar,
në të kundërtën “qeveria perandorake dhe mbretërore, me keqardhjen më të thellë do ta
shihte veten të detyruar që të përdorte mjetet e përshtatshme për ta realizuar kërkesën
e saj.”.

Ashtu siç edhe parashihej në Ultimatum, në ditën e tetë, përkatësisht më datë 25 tetor,
kishte përfunduar tërheqja e trupave serbe nga territori i shtetit shqiptar. Masa të
ngjashme sikurse ndaj Serbisë, Austro-Hungaria, ndërmorri edhe kundër Greqisë, e cila
mbante të pushtuara Korçën dhe qendrat tjera shqiptare të Jugut.
Krejt në fund të librit, autorja sjell konkluzionet e saja, rreth rolit të Austro-Hungarisë në
krijimin e shtetit shqiptar, ku thekson se historiografia shqiptare  “nuk e ka shkruar të
vërtetën e krijimit të shtetit shqiptar” dhe se ajo e “ka zbehur rolin e Austrisë në këtë
proces” duke e nxjerr në plan të parë “faktorin shqiptar”. “E vërteta – vazhdon Kocaqi –
është, se faktori shqiptar ishte i paorganizuar dhe përdorej nga Fuqitë ballkanike për
interesat e këtyre shteteve…Krijimi i shtetit shqiptar është meritë e Austro-Hungarisë, që
donte një shtet të fortë dhe të madh shqiptar për arsye gjeo-strategjike, sepse me anën
e tij ndalohej Serbia të dilte në Adriatik dhe të zgjerohej deri në atë pikë, saqë të
kërcënonte vetë Monarkinë e Danubit…”.

Për sa u tha më sipër, konsideroj se me botimin e veprës “Si e krijoi Austro-Hungaria


shtetit Shqiptar”, autorja Elena Kocaqi, duke ofruar fakte dhe dëshmi burimore, ka arritë
të zbardh rolin e madh e vendimtar të Austro-Hungarisë, në krijimin e shtetit shqiptar, si
dhe dhe kontributin e çmueshëm të saj, në ndërgjegjësimin e vetëdijes kombëtare
shqiptare.

Krejt në fund, më duhet të prononcohem rreth disa vlerësimeve të zonjës Kocaqi, për
faktorin e atëhershëm politik shqiptar në përgjithësi, e të Ismail Qemalit, Isa Boletinit
dhe Preng Bib Dodës në veçanti. Tërë atë që e thekson autorja, në lidhje me Austro-
Hungarinë dhe rolin e saj në krijimin e shtetit shqiptar është mase e vërtetë. E vërtetë
është edhe ajo pjesë ku, autorja hedh dritë mbi bashkëpunimin krerëve të
sipërpërmendur shqiptar me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë. Mirëpo, është e vërtetë
edhe ajo se, për dallim nga Ismail Qemali (roli i të cilit ishte shumë i fuqishëm jo vetëm
në Jug të Shqipërisë, por në mbarë hapësirat shqiptare), në anën tjetër,  Isa Boletini dhe
Preng Bib Pasha,  nuk ishin krerët kryesor verior. Faktet tashmë të dokumentuara, flasin
se Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës i printe intelektuali i kohës,
Hasan Prishtina, i cili sipas dokumenteve serbe dhe ato jugosllave konsiderohej si
“armiku i përbetuar i popullit serb”. Përkrah tij, qëndronin një numër i konsiderueshëm i
intelektualëve dhe i atdhetarëve shqiptar si Nexhip Draga, Rexhep Mitrovica, Sait Hoxha
etj. Këtë e pohojnë shumë autorë vendor e ndërkombëtar, si dhe dokumentet e kohës,
që me këtë rast po i referohem shkrimit të Mustafa Merlika Krujës, me titull “Kosova në
Kongres të Vlonës”, botuar më 25 shtator 1930 nga “Lirija Kombëtare”. Në të ndër të
tjerave ai hedhë dritë mbi mbledhjen e mbajtur më 13 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë
e atdhetarit Sali Gjuka, në të cilën kishin marrë pjesë këta personalitete: Nexhip Draga,
Salih Gjuka, Mi’that Frashëri, Mustafa Kruja, Qemal Kumbaraxhiu, Rexhep Mitrovica dhe
Beqir Shlika. Në mungesë të Hasan Prishtinës, i cili asaj kohe qëndronte në frontin e
luftës  kundër ushtrisë serbe, me mbledhjen kishte udhëhequr Nexhip Draga. Në fund të
mbledhjes, siç vë në dukje, Kruja, është sjellë vendimi, që t’u komunikohej Shteteve të
Mëdha, deklarata si më poshtë:
“Populli i Shqipnis po i kap armët jo për ta mbrojtë egzistencën e Turkis në Ballkan, por,
për t’i dalë zot tokave të veta. Pra, sidoqi të jetë fati i luftës, populli i Shqipnis ngul
kambë për nji Shqipni të lirë e me nji formë studimi të vetme”.

E pash të arsyeshme ta them këtë, jo për ta kundërshtuar vlerësimin dhe qëndrimin e


Kocaqit, në lidhje me politikën e gabuar të Isa Boletinit e të Preng Bib Pashës, por për ta
thënë edhe atë që zonja Kocaqi, ndoshta pa dashje nuk e përmend fare, rolin dhe
kontributin e jashtëzakonshëm të Hasan Prishtinës, si në shpalljen e autonomisë
shqiptare nga ana e Portës së Lartë, poashtu edhe në shpalljen e Pavarësisë së shtetit
shqiptar. Caktimi i Isa Boletinit si përfaqësues i Kosovës në Vlorë, erdhi në mungesë të
Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Sait Hoxhës e disa krerëve tjerë të Kosovës, të cilët
asaj kohe ishin arrestuar nga forcat ushtarake serbe dhe dërguar në burgun e
Kalamejdanit në Beograd. Këto si dhe disa vërejtje tjera, të cilat gjatë leximit bien në sy,
e të cilat në një farë mënyrë e zbehin vlerën shkencore të veprës, do të menjanoheshin
me kohë, poqëse vepra para se të merrte epilogin final, do i nënshtrohej një recensioni
nga historian dhe specialistë të kësaj periudhe kohore, që autorja nuk e ka pa si të
nevojshme.

Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Pavarësia nuk u arrit as me shumicë të thjeshtë votash. Historia Shqiptare e censuruar Pavarësia e
Shqipërisë mund të mos jetë ajo që kemi mësuar rëndom, në shkollë apo nga literatura akademike.
Madje mund të ketë dhe një fasadë tjetër, e cila më së shumti është mbajtur mbuluar me një tis të errët,
në pamundësi për ta zhdukur krejt. Të paktën e këtij mendimi është historiania Elena Kocaqi, e cila duke
iu referuar dokumenteve të arkivave austriake, por dhe atyre italiane, franceze e angleze, ka nxjerrë një
përfundim fare pak të cekur më parë, por shumë të censuruar gjithsesi. Dhe ja çfarë thotë Kocaqi për
gazetën “Shekulli”:
SHEKULLI: Cila ishte situata politike, në Europë në fillim të shekullit XX, kur Perandoria Osmane po
lëshonte territor?
E.KOCAQI: Situata politike në Europën e fillimit të shekulli të XX ishte e tillë që ishin formuar dy blloqe
politike ushtarake, njëri ishte Antanta e përbërë prej Anglisë, Francës dhe Rusisë dhe tjetri ishte Blloku
Qendror i përbërë prej Gjermanisë, Austro- Hungarisë dhe Italisë. Antanta përkrahte sllavët në Ballkan
ndërsa Blloku qendror me insistimin e Austro-Hungarisë përkrahte shqiptarët. Nga të gjashta Fuqitë e
Mëdha vetëm Austro-Hungaria ishte e interesuar sinqerisht për krijimin e një shteti shqiptar për arsye
gjeo-strategjike, historike dhe kulturore.
SHEKULLI: Çfarë do ndikonte më shumë në shtetformimin shqiptar, rezistenca e vetë shqiptarëve, apo
ndikimi i politikave të huaja?
E.KOCAQI: Mundësit që shqiptarët të krijonin një shtet pa miratimin e fuqive të mëdha ishin zero, pasi
ishin vetëm gjashtë Fuqitë e Mëdha që vendosnin për ndryshimin e statusit territorial të një vendi.
Kështu edhe sikur shqiptarët të kishin unitet dhe ushtri nuk do të mund t’u impononin dot atyre një
shtet shqiptar kaq lehtë nëse nuk do të kishin ndonjë nga fuqitë e mëdha që t’i mbështeste ato. Nga ana
tjetër më duket absurde të mendohet se ngritja e flamurit në Vlorë krijonte shtetin shqiptar të pavarur,
pasi shteti ka disa elementë siç janë popullsia, territori, pushteti dhe sovraniteti dhe kjo qeveri e Vlorës
nuk kishte asnjë prej tyre. Interpretimi se një njeri ngre një flamur e në mes të luftës shpall Pavarësinë
dhe nuk njihet nga asnjë shtet, merret seriozisht nga historiografia jonë. Kuvendi i Vlorës nga ana
juridike ka probleme se nga 84 deputetë kanë firmosur 40, që do të thotë se ky kuvend nuk ka shpallur
fare pavarësinë pasi ajo nuk ka marrë as shumicën e thjeshtë të votave. Për akte kushtetuese duhen
edhe 2/3, kështu që juridikisht vendimi i Vlorës është “nul”.
SHEKULLI: Ku qëndrojnë problemet e historiografisë shqiptare për këtë çështje?
E.KOCAQI: Deri me sot nga historiografia jonë është thënë se rezistenca e kryengritjeve shqiptare ishte
për autonominë apo pavarësinë e vendit por që kjo nuk rezulton të jetë tërësisht e vërtetë. Kryengritjet
shqiptare të 1911-1912 financoheshin nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia që kishin si synim të përdornin
shqiptarët me qëllim që të rrëzonin perandorinë Osmane dhe më pas të përvetësonin trojet e tyre dhe
ato ua kishin shprehur hapur një gjë të tillë krerëve shqiptar. Kishte nga ata krerë shqiptar që donin
edhe një bashkim me këto shtete që edhe i financonin por kishte edhe nga ata krerë që ishin për
mëvetësi. Shqiptarët u përdorën edhe në luftën Ballkanike pasi katolikët shqiptar i hapën rrugën
ushtrisë malazeze të pushtonte Shkodrën. Pra shohim se këto kryengritje ishin fillimi i fundit të
integritetit dhe tërësisë territoriale të racës shqiptare. Historiografia jonë me gjysmë zëri e pranon se ka
pasur ndikim dhe financim nga vendet fqinje por ajo mbron idenë që ata luftonin për autonomin dhe
pavarësinë e Shqipërisë. Atëherë lind pyetja këto fqinjë që ëndërronin natë e ditë trojet shqiptare do të
ndihmonin krerët shqiptarë për të arritur pavarësinë kur ato e donin territorin për vete? Sigurisht që jo
dhe këtu ka një shpjegim që bie në kundërshtim me logjiken historike. Pavarësia shqiptare ishte vepër e
politikës Austro-Hungareze të kohës e cila arriti të përdor të gjitha, mjetet si diplomatike ushtarake për
t’u imponuar fuqive të tjera krijimin e një shteti shqiptar dhe kjo tregohet nga të gjitha dokumentet
diplomatike të arkivave Evropiane.
SHEKULLI: Përse Austro-Hungaria pati ndikim kaq të madh, apo rol kryesor në dhënien e Pavarësisë së
Shqipërisë?
E.KOCAQI: Kjo sepse ajo kishte interesa në Ballkan dhe ajo shikonte në copëtimin e Shqipërisë një
kërcënim të sigurisë së saj në Ballkan pasi trojet e saj shtriheshin deri në Bosnje. Problem i madh ishte
edhe çështja e Adriatikut ku Austro – Hungaria dilte në det në Trieste dhe rajonet kroate, sllovene dhe
ajo nuk mund të lejonte që në bregun shqiptar të Adriatikut të vendosej një Serbi armike dhe një Itali
rivale potenciale për armike, e cila mund t’i bllokonte asaj kanalin e Otrantos nëse merrte Vlorën. Kështu
Austria mori fjalën e Rusisë dhe Italisë rreth 30-40 vjet më para se të shpallej pavarësia. Ishte shpërthimi
i konfliktit ballkanik që e detyroj atë të bëhej agresive derisa dhe të mobilizonte ushtrinë për të
imponuar një Shqipëri të Pavarur. Ishte pikërisht ajo që ju kërkoi shqiptarëve shpalljen e Pavarësisë dhe
jo autonomisë, që në tetor të vitit 1912.
SHEKULLI: Cilat ishin raportet e Austro-Hungarisë me Ismail Qemalin?
E.KOCAQI: Austro-Hungaria ashtu si dhe të gjitha fuqitë e tjera në Europë dhe Ballkan nuk i zinin besë
Ismail Qemalit dhe nuk kishin raporte të mira me të por në çastin e krizës asaj i duhej një faktor shqiptar
brenda Shqipërisë apo ashtu siç shkruan Berchtold ministri jashtëm austriak një qeveri sa për t’u dukur
se është përfaqësuese e shtetit shqiptar, me qëllim që t’u tregonte edhe fuqive të tjera se shqiptarët
duan shtetin e tyre. Në këtë kohë Vjena akuzohej se ishte më shqiptare se vet shqiptarët dhe për këtë
arsye ajo mbështeti në fillim Syrja Vlorën dhe më pas Ismail Qemalin. Ajo i dha atij mbështetje dhe një
anije që të vinte në Vlorë dhe jo në Durrës siç thuhet për të kryer një akt formal dhe një qeveri formale
dhe e ka mbështetur edhe financiarisht.
SHEKULLI: Cilat janë të rejat që paraqisni ju në punimin tuaj të fundit?
E.KOCAQI: Janë faktet historike arkivore të panjohura më parë ose ndoshta të njohura nga ndonjë grup i
ngushtë historianësh por që ndoshta kanë qenë të censuruar dhe nuk i kanë bërë publike ato, madje
segmente të caktuara janë përpjekur të më censurojnë edhe mua, që të mos i botoj ato pasi kjo gjë i ulte
vlerat faktorit shqiptar në krijimin e shtetit, por që për mua censura si historiane dhe si qenie njerëzore
është e paimagjinueshme. Kështu që unë paraqes pa censurë faktet arkivore të arkivit të Austrisë,
dokumentet diplomatike Italiane, Franceze, Angleze të cilat japin qartë faktin se merita për krijimin e
shteti shqiptar i takon shtetit Austro-Hungarez dhe se shqiptaret kanë shumë pak ose aspak peshë në
këtë çështje. Nga ana tjetër unë i përkas brezit të ri të historianëve dhe jam e pa ndikuar nga ideologjia e
materializmit dialektik në interpretimin e historisë. Kështu lexuesi në fund të librit do të njihet me të
vërtetën historike dhe nuk besoj se do të këtë ndonjë lexues që të jetë i mendimit që ne krijuam vet
shtetin tonë. Nëse sot ka jo vetëm Shqipëri por edhe racë shqiptare në hartën demografike të Europës,
kjo është merita e madhe e shtetit austriak që Shqipëria duhet t’i jetë mirënjohëse. Shqiptarët
gjendeshin para zhdukjes kombëtare. Të mos jemi mosmirënjohës dhe të na errësojë logjikën egoizmi
kombëtar dhe nacionalizmi dhe të marrim merita që në fakt nuk na takojnë, por të nxjerrim mësim nga
të vërtetat historike për të mos i përsëritur më gabimet tona të së shkuarës në të ardhmen.
SHEKULLI: Austriakët i kërkojnë Toptanit të bashkohet me Ismail Qemalin
E.KOCAQI: Austro-Hungarezët ishin të vetmit që mbështetën këtë qeveri. Në 3 dhjetor 1912 Berchtold i
shkroi Vlorës dhe i tregoi mbështetjen e Austrisë. Austria donte bashkimin e Shqipërisë me qeverinë e
Vlorës dhe ajo i dha shuma të mëdha të hollash Esat Toptanit dhe Prenk Bib Dodës që ata të
bashkoheshin me këtë qeveri. Por kjo gjë kundërshtohej në radhë të parë nga vet Ismail Qemali, që në
këtë rast është bërë pengesë për bashkimin kombëtar. Kështu ai e bëri me vonesë emërimin e Dodës në
qeveri. Nga ana tjetër Toptani ishte një njeri që shitej tek armiqtë e Shqipërisë dhe ka luajtur rol tepër
negativ në këtë kohë dhe më pas në bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Këta bejlerë në pjesën më të
madhe të tyre ishin me origjinë osmane dhe vinin nga rajonet e Iranit, Irakut, Turqisë dhe ishin sjellë si
sundues në Shqipëri, ashtu si shqiptarët shkonin në Egjipt dhe Lindjen e Mesme pasi nuk lejohej që
feudalët të ishin vendas dhe kështu që ata nuk identifikoheshin aspak me shqiptarët. Nga ana tjetër,
vetëm historiografia shqiptare meritën e krijimit të shtetit në të gjithë historinë botërore, ja dedikon
feudalëve. Feudalizmi dhe bashkimi kombëtar janë armiq të njëri-tjetrit, pasi feudalët shikojnë te një
bashkim i tillë shkatërrimin politik dhe ekonomik te tyre”.
Projekti serbo-grek për ndarjen e Shqipërisë
Por çfarë thonë dokumentet Austro-Hungareze për qëndrimin e Serbisë e Greqisë ndaj Aktit shqiptar të
Shpalljes së Pavarësisë? Eleni Kocaqi thotë: “Sebia e Greqia as që donin të njihnin një shtet shqiptar pasi
ato kishin marrëveshje ta ndanin Shqipërinë midis tyre. Serbia donte pothuajse pjesën me të madhe të
Shqipërisë me një dalje të gjerë në bregdet dhe Greqia donte Epirin deri në gjirin e Vlorës. Serbia pati një
konflikt të madh me Austro-Hungarinë në nëntor 1912 kur ushtria serbe zuri Durrësin. Ajo u detyrua të
mobilizoi një milion ushtarë e t’i vendosë ata në kufijtë e Serbisë dhe Rusisë me qëllim që të mos
lëshonte në çështjen e bregdetit shqiptar qoftë edhe në koston e një lufte botërore. Ndërsa sipas arkivit
austriak në 30 dhjetor 1912, qeveria greke ka njohur qeverinë e Vlorës por jo pavarësinë e Shqipërisë
pasi ajo bazohej në marrëveshje që kishte me Ismail Qemalin që të njihet qeverinë tij me koncesion
territorial në favor të Greqisë. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar 5 vjet më parë dhe Epiri i kalonte i gjithi
Greqisë. Në 1912 ajo vazhdoj të funksionojë pasi sipas dokumenteve, Ismail Qemali ishte dakord që
Greqisë t’i kalonte Janina e Çamëria. Si shkëmbim ajo njihte qeverinë e Vlorës”.

Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kumti publik ligjërues i


intelektualëve shqiptarëve e ravijëzoi perceptimin për Perandorinë Dualiste
Austro-Hungareze, përmes një marrëdhënieje të njësuar, thuajse
unikemonoiste që merrte shkas nga qëndrimi pozitiv i diplomacisë austro-
hungareze karshi çështjes shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në
Londër (1912-1913) dhe më herët, prej mbështetjes që ajo kishte dhënë
veçanërisht për emancipimin kulturor dhe arsimor të shqiptarëve, si edhe
Shpalljen e Pavarësisë.
Qëndrimi mbështetës karshi shqiptarëve dhe çështjes së tyre kombëtare
bënte që cilësimet pozitive me doza patetike për Perandorinë Habsburgase, si
“mirëbërësja”, “krijuesja” dhe “mbrojtësja”, të ishin mbizotëruese në ligjërim,
pa u sfiduar nga asnjë natyrë tjetër perceptimi.

Kështu, në shkrimin “Fuqiët mirëbamëse dhe mirënjohja e kombit Shqiptar”


botuar në gazetën Përlindja e Shqipëniës, organ zyrtar i Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës, evidentohej roli i madh që Austro-Hungaria dhe Italia
kishin luajtur në mbrojtje të çështjes shqiptare. Ato konsideroheshin
“mirëbamëset e Shqipëriës”, që kishin arritur t`i prisnin “hovin thëthitës
fqinjëve Ballkanikë”. Kjo natyrë perceptimi vishej me diskurs mirënjohjeje dhe
dashurie të pakusht, ndaj Austro-Hungarisë, mirënjohje të cilën “nuk do t’a
harroi kurrkush dhe është shkruar në zemër të sikuitdo Shqiptari, me shkrolla
ngjyrë tipografike [nënkupto: me ngjyrë të artë]”.
Në shkrimin “Na dhe Fuqiët e mëdha”, politika e Austro-Hungarisë, e cila
sërish trajtohet një qasje en-block me atë të Italisë, vendoset në plan
krahasues me qëndrimin e Fuqive të tjera të Mëdha, për të bërë më shumë
efekt tek opinioni publik. Dozat e mirënjohjes janë evidente, madje Austro-
Hungaria dhe Italia konsiderohen krijuesit e Shqipërisë. Por në dallim nga
shkrimet e tjera, vihet re një trajtim racional dhe analitik, ku dozat patetike ia
lënë vendin arsyes dhe analizës. Ishin parimet apo interesat ato që e drejtonin
Austro-Hungarinë të ndiqte një politikë të tillë ndaj shqiptarëve?

Ishte kjo pyetja që ngrihej nga artikullshkruesi. Pavarësisht se përgjigjja nuk


jepej e prerë, ajo nënkuptohej me fjalinë: “S’duhet ta shohim si një sharje
mendimin se janë interesat ato që përcaktojnë politikën dhe për këtë
shqiptarët duhej të gëzohen”, sepse “ka ma shumë vleftë ndihma”. “Kur
interesat e Shqipëriës qenkan paras, në një rrugë me interesat e dy Fuqiëve të
Mëdha, kjo domethanë se do të mos munt të shkelen aq lehtë, kur-do edhe
prej cilit-do”.
LEXO EDHE:
OSBE 25 vjet në Shqipëri, Ministrja e Jashtme: Një çerek shekulli
evoluim nga anarkia e ’97, sot një vend i transformuar

Në vijim Austro-Hungaria konsiderohet “mbrojtësja” në kohëra të vështira, së


cilës shqiptarët i detyronin gjithë qenien e tyre. “Një popull i tërë prej
qindramijëshm i cili ësht gjykuar nga dora despotike e armikut në heshtje”,
vihej në dukje në apelin e Stavrë Karolit dërguar kontit Berchtold, “thëret...
ndihmën bujare dhe filanthropiën (njëridashjen) të Monarhiës, së cilës i
detyron gjith qënjen e tij”. Apeli mbyllej me doza optimizmi ashtu sikurse
shqiptarët shpresonin “në shpresë të patunduarë, për mbrojtjen e sigurtë të
Monarhiës”.
Kjo natyrë perceptimi me tone të njësuara dhe qartazi pozitive, bënte që 
pritshmëritë e shqiptarëve karshi politikës habsburgase, edhe në kuadrin e
Luftës së Parë Botërore të ishin të larta.
Hyrja pa luftë e detashmenteve austro-hungareze dhe pritja miqësore që i bëri
popullsia shqiptare jo vetëm në Shkodër, por edhe në Elbasan, Tiranë e Berat,
shprehte qartë perceptimin pozitiv dhe pritshmëritë e larta që shqiptarët kishin
për Austro-Hungarinë. Cilësimeve pozitive të përdorura më herët në ligjërimin
publik, tashmë iu shtua edhe një tjetër i radhës: Perandoria Dualiste ishte
çlirimtarja e tyre nga pushtuesit serbë, ushtarët e së cilës “po derdhin gjakun
për shpëtimin e liriën t’onë, tue u bamun gati me u shërbye besnikisht mbas
fuqiës t’onë e mbas urdhënavet qi do të marrim”.

Pritshmëritë e larta të vendasve i përligji edhe thirrja e komandantit austro-


hungarez Thurn, bërë në Shkodër, më 5 shkurt 1916. “Trupat austro-
hungareze, theksohej aty, e kapërcyen kufirin e Shqipërisë, jo si armiqtë që prej
shumë vjetësh shtypin vendin tuaj, jo si ata që ju kanë rrezikuar pasurinë tuaj,
por si miq”.
Por, shpejt, politika e ndjekur në terren reflektoi përplasjen mes dy
institucioneve më të rëndësishme austro-hungareze, të Shtatmadhorisë së
Ushtrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me statusin që do të
kishte Shqipëria dhe trajtimin që do të duhej të merrnin shqiptarët në kuadrin e
Luftës së Parë Botërore. A duhej konsideruar Shqipëria një vend i pushtuar që
duhej aneksuar dhe shqiptarët të trajtoheshin me ashpërsi dhe brutalitet të
veçantë sepse ishin kundërshtarë, mosbesues dhe të pabindur, sikurse
pretendonin autoritetet e larta ushtarake austro-hungareze?

Apo, Shqipëria meritonte një tjetër trajtim, më miqësor dhe paqësor, sepse
ishte një vend neutral, thuajse aleat, me një shumicë të popullsisë të lidhur
besnikërisht me Austro-Hungarinë ndaj së cilës ata duhej të ishin në
marrëdhënie protektorati, sikurse mendonin diplomatët vjenezë, gjithmonë në
dobi të sigurimit dhe zgjerimit të influencës politike, ekonomike e kulturore
austro-hungareze mbi vendin e vogël kufitar, në brigjet e Adriatikut?
Përsa kohë që midis Ministrisë së Luftës dhe asaj të Punëve të Jashtme
mungonte një akord mirëkuptimi në lidhje me Shqipërinë dhe violinë e parë në
administrimin e territoreve në kushte lufte, ishin autoritetet ushtarake, politika
e ndjekur në terren shpërfaqi tiparet e linjës së ashpër.
Ndjekja e një politike të tillë bëri që realiteti i cili i shoqëroi shqiptarët, të
paktën përgjatë gjysmës së parë të vitit 1916, të mos ishte në të njëjtën kahje
dhe në përpjesëtim të drejtë me pritshmëritë e tyre. Në letrën që imzot Bumçi,
ipeshkëv i Lezhës, i dërgoi përfaqësuesit civil austro-hungarez pranë
komandës së ushtrisë, konsullit August Kral, më 19 prill 1916, evidentonte
zhgënjimin që vihej re në radhët e popullsisë prej politikës së ndjekur në terren
nga autoritetet ushtarake austro-hungareze. “Jo rrallë herë, shprehej ai, na ka
takuar të dëgjojmë në radhët e popullsisë thënie të tilla: Kjo është Austria që
na keni folur kaq tepër? Ju siguroj zoti konsull, vijonte i keqardhur Bumçi, se
gjithë simpatia e popullit për qeverinë e shkëlqyer austro-hungareze është
shndërruar në antipati, për të mos thënë në urrejtje, sepse tjetër qe ideja që
ishte formuar mbi Austro-Hungarinë, e tjetër realiteti që po i shoqëron”.
Shpërthimi i një ndjenjeje zemërimi e pakënaqësie, por edhe zhgënjimi të
shqiptarëve karshi politikës që po ndiqej ndaj tyre, ishte tanimë evident.
Përgjatë gjysmës së parë të vitit 1916, pakënaqësia preku shtresa dhe
kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Politika e ndjekur nga
administrata ushtarake dhe moskuptimi nga ana e saj i marrëdhënieve të
Ministrisë së Punëve të Jashtme austro-hungareze me shqiptarët solli
shtrëngesa të vazhdueshme dhe shpeshherë të pamëshirshme, edhe pse në
kushte lufte.

Të tilla ishin rekuizimet e kafshëve bartëse dhe të parmendës veçanërisht në


zonat malore, detyrimi i popullsisë për të paguar me monedha floriri blerjen e
drithit dhe të produkteve ushqimore, dëmtimi i interesave të tregtarëve në
rastet e blerjes nga ushtria të produkteve të ndryshme të vendit, ndalimi i
eksportit privat të këtyre të fundit, zbatimi i një varg masash të ashpra me
rastin e rekrutimit të detyrueshëm dhe trajtimit ushtarak të shqiptarëve, pa
anashkaluar edhe qëndrimin aspak miqësor që administrata ushtarake mbajti
ndaj ankimeve të popullsisë, të cilat sipas komandës së Korpusit të 19-të që
në mars të 1916-ës, kishin marrë formën e një lumi që vazhdimisht vinte duke
u fryrë.

Vetëm disa muaj pas pushtimit, situata në terren ishte bërë aq shqetësuese sa
zyra e komandës ushtarake në Elbasan arrinte në përfundimin se “nëse në
kohën e okupimit popullsia kishte shpresa të mëdha tek regjimi ynë, ndaj të
cilit priste gjëra krejt të ndryshme nga ato të qeverive ballkanike, tani ajo
shprehet e zhgënjyer. Administrata jonë cilësohet si e keqe, madje po fillon të
përhapet parulla se ajo është edhe më e keqe se ajo e Turqisë”.
Mungesa e konsideratës së autoriteteve ushtarake austro-hungareze për
veçoritë nacionale dhe fetare të vendasve, ishte një tjetër aspekt i dhunës
formale që solli rritjen e zemëratës së shqiptarëve. Në relacionet që vinin nga
terreni raportoheshin vazhdimisht rastet, ku oficerët me kombësi sllave
tentonin t’u përdhosnin shqiptarëve zakonet dhe veçoritë kombëtare. Në këtë
drejtim vëmë në dukje edhe masat që u morën në Shkodër për strehimin e
ushtarëve austro-hungarezë në shtëpitë e shqiptarëve myslimanë, çka preku
ndjenjat e tyre në lidhje me pozitën e gruas.
Edhe procesi i çarmatimit, aq shumë i domosdoshëm, dështoi në momentin
kur u shndërrua në një proces të dhunshëm. Çarmatimi i përgjithshëm i
popullsisë u urdhërua në prill 1916 dhe, në zbatim të tij, filloi menjëherë
kontrolli për armë. Ata që kishin armë të fshehura dhe nuk respektonin afatet
e dorëzimit, gjobiteshin, arrestoheshin ose internoheshin. Ndonëse
personalitete me emër, siç ishte rasti i Syrja Vlorës, këshillonin për kryerjen e
çarmatimeve me takt të madh, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat lokale,
procesi nuk rezultoi aspak i tillë. Pa marrë parasysh marrëdhëniet shekullore
të shqiptarëve me armën, pa mundur të depërtonin në psikologjinë e
popullsisë, duke i lënë vendasit pas dore dhe krijuar reparte të xhandarmërisë
vetëm me ushtarë austriakë e hungarezë, autoritetet ushtarake përvijuan
çarmatime të përgjakshme kryesisht në viset veriore. Veçohet aksioni i
qershor-korrikut të 1916-ës në Lurë, ku megjithëse u vranë të paktën 44
persona u mblodhën vetëm 300 armë.
Shenja të pakënaqësisë u manifestuan edhe në rrethet nacionaliste shqiptare.
Këto rrethe shpreheshin të pakënaqura me deklaratat jo oportune të oficerëve
austro-hungarezë për ndarjen e Shqipërisë dhe bashkimin e viseve veriore me
Monarkinë. “Detyra kryesore e ushtrisë austro-hungareze, shprehej Syrja Vlora
në memorandumin drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë, më 22
shkurt të 1916-ës, duhet të jetë, të evitojë që ndër bashkëpatriotët e mi të
ngjallet dyshimi se krijimi i një Shqipërie nacionale, aq shumë të dëshiruar prej
tyre është në rrezik”. Shenja pakënaqësie u shfaqën edhe në pranverë të 1916-
ës, kur autoritetet ushtarake austro-hungareze në bashkëpunim me ato
bullgare, penguan mbajtjen e një kongresi kombëtar në Elbasan, duke përdorur
si shkak rrezikun e përhapjes së epidemisë së kolerës.
Por rritja e pakënaqësisë dhe e zemërimit të shqiptarëve nuk ishte e vetmja
rrjedhojë e politikës së ndjekur nga kryekomanda e ushtrisë ndaj shqiptarëve.
Lulëzimi i propagandës kundër Austro-Hungarisë si brenda Bllokut Tripalësh
ashtu dhe jashtë tij, ishte rrjedhoja e dytë.
Situata shqetësuese në terren do ta detyronte ministrin e Punëve të Jashtme,
kontin Burian të rriste presionin pranë autoriteteve ushtarake dhe t’i akuzonte
ato se po hidhnin poshtë punën me dekada, bërë nga administratat konsullore
austro-hungareze në viset shqiptare. Këtë punë, që zyrtarisht kishte konsistuar
në veprimtarinë humaniste, përmirësimin e nivelit të arsimit dhe përhapjen e
zhvillimit kombëtar ndër shqiptarë, konti Burian e konsideronte një fitore të
gëzueshme të shërbimit të jashtëm, të caktuar për krijimin e një kapitali të
çmuar për të ardhmen, por që “sot, shprehej ai - pjesërisht ka humbur dhe
sipas njoftimeve është në rrezik që të zhduket fare”.
Në një situatë të tillë, përgjatë verës së 1916-ës u shfaqën shenja mirëkuptimi
midis ushtarakëve dhe diplomatëve në terren dhe u morën një varg masash që
në thelb kishin uljen e pakënaqësisë dhe rifitimin e simpatisë së shqiptarëve.
U synua evitimi i shtrëngesave të panevojshme, kryesisht ekonomike dhe
ushtarake karshi shqiptarëve. Ditët e fundit të korrikut, komandanti i
Përgjithshëm i Korpusit të 19-të, koloneli Lustig, i konsideruar prej
përfaqësuesit civil austro-hungarez, konsullit Kral si përgjegjës për politikën e
ashpër karshi shqiptarëve, u transferua në frontin e Karintinisë dhe vendin e tij
e zuri nënkoloneli Shatëll.
Masa e dytë kishte të bënte me zbatimin në Shqipëri të politikës së
autonomisë kulturale-kombëtare që ndiqej kundrejt popujve të tjerë të
Perandorisë Dualiste. Në këtë aspekt u vendos ushtrimi i kompetencave të
komisarit civil të vendit pranë Komandës së Korpusit të 19. Kralit iu la dorë më
e lirë në organizimin e administratës së përgjithshme, në fushën e financës, të
drejtësisë dhe të arsimit. Vendimtare në këtë drejtim ishte kompetenca që iu
akordua atij në emërimin e personelit të zyrave shqiptare, pavarësisht se të
gjitha këto lëvizje do të duhej të merrnin miratimin e komandës ushtarake
austro-hungareze.
Sipas skicës së përgatitur prej konsullit Kral, për mënyrën se si duhej të
administroheshin territoret shqiptare, ndër 5 pikësynimet e administratës
austro-hungareze në Shqipëri, dy prej tyre kishin të bënin me ngritjen kulturore
të vendit dhe të popullsisë dhe me edukimin e shqiptarëve me vetëdije
nacionale unike, për t’i bërë të aftë për vetëqeverimin e ardhshëm të vendit të
tyre. Për realizimin e këtyre pikësynimeve, një rol vendimtar konsiderohej të
kishte aspekti arsimor dhe pikërisht, kultivimi sa më mirë i gjuhës së vendit,
përjashtimi i gjuhëve të huaja, sidomos i italishtes, evitimi i tentativave
sllavizuese për gjuhën shqipe dhe shkollimi i të rinjve shqiptarë në shkollat
dhe universitetet austro-hungareze. Në zbatim të kësaj politike, në gusht të
1916-ës filloi rindërtimi i sistemit arsimor shqiptar nga ana e administratës
ushtarake austro-hungareze.
Ndërsa në Shqipëri, si rrjedhojë e masave të marra vërehej një zbutje e
pakënaqësisë së shqiptarëve, diplomacia dhe ushtria të lodhur nga
mosmarrëveshjet ranë dakord për t’u ulur në bisedime për të unifikuar
qëndrimin karshi politikës që duhej të ndiqej në Shqipëri. Bisedimet, që u
zhvilluan në Teshen, në selinë e Komandës së Përgjithshme, përfunduan më 9
dhjetor 1916 dhe prodhuan një kompromis midis dy qëndrimeve tashmë të
njohura të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ushtrisë. Burian-i pranoi që
autoriteti kryesor për të zbatuar politikën e Vjenës në kohën e luftës në
Shqipëri do të ishte Komanda e Korpusit të 19-të të ushtrisë perandorake me
seli në qytetin e Shkodrës.

Komanda e Përgjithshme pranoi pikëpamjen e Ballhausplatz -it për ndërtimin


në të ardhmen, në një kohë të pacaktuar një shtet shqiptar të pavarur nën
protektoratin efektiv të Austro-Hungarisë, përmes një procesi edukimi të
shqiptarëve hap pas hapi nga administrata ushtarake. Në vazhdim të një
procesi konsultimi që zgjati rreth një muaj, u vendos që përmes një shpalljeje
Komanda e Korpusit të 19-të t’u drejtohej shqiptarëve më 23 janar 1917, ditën
e përvjetorit të hyrjes së trupave austro-hungarezë në Shqipëri për t’u bërë të
njohur synimet e politikës habsburgase.
Kompromisi mes ushtarakëve dhe diplomatëve qëndroi në këmbë deri në fund
të vitit 1917, kohë kur Komanda e Korpusit të 19-të në Shkodër doli me
propozimin për vendosjen në Shqipëri të një qeverie të përgjithshme
ushtarake, siç ishte bërë edhe në Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu
sikurse kishte ndodhur edhe më parë, i qëndroi konsekuente pikëpamjes së
saj se Shqipëria ishte një vend neutral, thuajse aleat, me një shumicë të
madhe të popullsisë të lidhur besnikërisht me Austro-Hungarinë. Si e tillë, ajo
meritonte të ishte autonome nën protektoratin efektiv të Monarkisë.

Ndonëse kundërshtoi disa herë opinionet e ushtarakëve që këmbëngulnin se


shqiptarët duhej të trajtoheshin më ashpër sepse ishin mosbesues,
kundërshtarë e të pabindur, dhe propozimet e komandës së Korpusit të 19 në
Shkodër për të vendosur në Shqipëri një regjim të hapur pushtimi, në shtator
1918, Ballhausplatz-i e ndjeu se fundi i luftës ishte i afërt dhe po kështu edhe
fati i Perandorisë. Në këto kushte, ai iu nënshtrua Ministrisë së Luftës, duke
pranuar se forma e protektoratit mbi Shqipërinë që kishte predikuar prej disa
vjetësh do të varej ekskluzivisht prej përfundimit të Luftës së Parë Botërore
dhe zhvillimit të bisedimeve të paqes.

You might also like