Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

×

Search 

" Hamleti"   

#MesueseAurela Elezaj

Oct. 27, 2017 • 5 likes • 17,269 views

  5 of 11  

" Hamleti"
Model i analizës së veprës
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Letërsi
Shkalla: V
Klasa: X
Read more

Education

Advertisement

Recommended
Hamleti, model i analizës së
veprës
#MesueseAurela Elezaj
2.5k views • 6 slides

William shekspir
Saimir Dine
1.8k views • 12 slides

Ulliam shekspir
Nazlije Sope
26.3k views • 35 slides

Personazhet e shekspirit
Darla Evangjeli
18.6k views • 6 slides

William Shakespeare
Oksana Kamberi
1.4k views • 35 slides

Uilliam Shekspir
Diana Lamaj
3.3k views • 10 slides

JETA DHE VEPRAT E CHARLES


BAUDELAIRE
Anja Cami
9k views • 18 slides

Ura me tri harqe


ArdiPerla
9k views • 24 slides

More Related Content


Slideshows for you

Honore de balzak
Alush Kryeziu
7.8k views • 10 slides

Ismail kadare
Egzona Shabani
26.1k views • 27 slides

Ismail kadare
briken paja
627 views • 5 slides

ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "


#MesueseAurela Elezaj
96.8k views • 29 slides

Zonja Bovari
Dani Muhaj
27.9k views • 29 slides

prilli i thyer BISEDA LETRARE


manomano46
76k views • 10 slides

More from #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i


vogel"
#MesueseAurela Elezaj
50.9k views • 9 slides

Album fotografik me lloje të


ndryshme liqenesh bazuar
me origjinën e formimit...
#MesueseAurela Elezaj
3.4k views • 8 slides

Llogaritja e konsumit te
energjise elektrike ne
shtepite tona
#MesueseAurela Elezaj
14.7k views • 3 slides

Projekt : Fizike
#MesueseAurela Elezaj
10.8k views • 10 slides

Struktura për hartimin e


planit edukativ
#MesueseAurela Elezaj
13.6k views • 18 slides

Statistike – Projekt
matematike
#MesueseAurela Elezaj
1.6k views • 5 slides

Advertisement

Recently uploaded

1. Arsimi gjithëpërfshires
(1).ppt
EdaKotarja
97 views • 17 slides

llojet e intirerareve.ppt
esteri
26 views • 5 slides

Vetevleresimi mesues 2020-


2021.docx
MirelaRobo1
90 views • 2 slides

Java 3.pdf
LeuartGashi1
19 views • 1 slide

Plani Qytetari 8-Erik - OK-


2022.doc
Kejsi Gerdeci
12 views • 19 slides

28 nentori Shkoder.pptx
ark40
11 views • 8 slides

 " Hamleti"
1. "Hamleti" i Shakespeare, Model i analizës së veprës
#MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet
2. Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Letërsi Shkalla: V
Klasa: X Tematika: Rilindja dhe Humanizmi Evropian 5 orë
Situata e të nxënit: Nxënësi kupton se si përvojat letrare
ndikojnë duke ndërtuar përvoja personale, vlera dhe
qëndrime që vlejnë më vonë në perceptimin e botës.Tema
mësimore: Analizë “Hamleti” (ora 3) Rezultatet e të nxënit
sipas kompetencave kyç: Kompetenca e komunikimit dhe e të
shprehurit: Kompetenca e të menduarit: Rezultatet e të nxënit
sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja: • diskuton në grup në mënyrë konstruktive duke
dhënë dhe marrë informacion. • Njeh dhe vlerëson veprën e
Shekspirit për kontributin e saj si gur themeli i letërsisë së
mëvonshme • A!ësohet në analiza letrare për të kuptuar
teknikat e shkrimit • diskuton rreth vlerave, strukturës,
filozofisë dhe rëndësisë së “Hamletit” Fjalë kyç: Shekspiriane
Hamleti Tradhti Intriga Lakmi Viktimë Hero Hamletizëm
Pikëpyetje hamletiane Dramë brenda dramës Burimet : teksti i
letërsisë, fjalor i shqipes, enciklopedi, foto, kompjuter, tabelë ,
shkumës, fletore etj... Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Gjuhë shqipe dhe gjuhë e huaj, arte, histori,
Tik Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve Metoda e
bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, pema e
mendimeve, lexim i drejtuar, ritregim, harta e koncepteve,
diskutim i drejtuar, puna me skeda
3. Organizimi i orës së mësimit a. Lidhja e temës me njohuritë
e mëparshme (metoda e bashkëbisedimit, një pyetje- shumë
përgjigje) Në fillim të kësaj ore mësimi vjelim nga nxënësit
nëpërmjet bashkëbisedimit informacionet që kanë marrë në
lidhje me vlerësimet që i janë bërë Shekspirit dhe veprave të
tij . • Figurës së Hamletit dhe mesazhit që përcjell vepra i janë
kushtuar gati 25.000 studime kritiko- letrare Personaliteti i
shquar shqiptar, Fan Noli, ka pohuar: “Hamleti është piktura
më e pasur dhe më e thellë që ka dalë nga penda e Shekspirit,
i cili në fytyrën e tij ka pikturuar vetveten... Hamleti është
dushku më i lartë dhe më i bukur i pyllit shekspirian, po nuk e
shohim veç pasi u copëtua prej rrufesë. Si ka qenë para
katastrofës mund ta imagjinojmë nga gërmadhat e tij
madhështore, misterioze dhe tragjike.” Një pyetje – shumë
përgjigje për të ngacmuar imagjinatën e nxënësve Pse veprat
e Shekspirit përgjithësisht kanë si tituj emrat e personazheve
kyç të tyre? Përpiquni të kujtoni disa prej këtyre veprave. a.
Ndërtimi i njohurive të reja (metoda e bashkëbisedimit, e
Kllasterit, ritregimi, lexim i drejtuar, harta e koncepteve) Në
këtë moment të mësimit iu kërkohet nxënësve që kanë lexuar
tragjedinë të ritregojnë ngjarjen duke ndërtuar subjektin dhe
fabulën e saj. Tragjedia “Hamleti” i përket periudhës së tretë
të krijimtarisë së Shekspirit dhe mendohet të jetë shkruar
rreth viteve 1602-1610. Kjo periudhë kur Shekspiri krijoi dhe
tragjeditë e tij më të famshme, njihet dhe me emrin vitet e
pesimizmit. Hamleti shquhet për madhështinë e motiveve të
mëdha. Konflikti ngrihet mbi dy situata kryesore: • Krimi i
antagonistit Hakmarrja e protagonistit
4. Në vepër rrëfehet për: spiunimin tradhëtinë (inçestin)
Lakminë dhe intrigën dashurinë e madhe që pëfundon keq
xhelozinë çmendurinë vetjake dhe logjike
5. Subjekti i veprës Klaudi ka vrarë në gjumë vëllanë e tij,
mbretin Hamlet të Danimarkës dhe është martuar me gruan e
tij, duke ia rrëmbyer fronin princit Hamlet. Ky i fundit ndërpret
studimet dhe kthehet në shtëpi plot pikëllim dhe dyshime për
vdekjen e të atit. Atij i është shfaqur si vegim fantazma e
babait të vdekur, që i tregon të vërtetën për helmimin e tij.
Hamleti zbulon anë të atilla të jetës, që deri më atëherë nuk i
kishte menduar kurrë: xhaxhai vrasës i babait, nëna e
paqëndrueshme, e cila hidhet në krahët e tij dhe degjenerimi i
gjithë oborrit danez. Edhe e dashura e tij Ofelia ndonëse ka
një dashuri të sinqertë dhe të pastër për të është moralisht e
pafuqishme për ta ndihmuar, pasi beson gjithçka i thotë babai
i saj intrigant. Pas gjithë këtyre situatave, Hamleti arrin ta
kuptojë vrasësin e vërtetë të të atit, por për ta vërtetuar të
gjithë këtë dyshim vendos të shfaqë një dramë me subjekt të
ngjashëm me rrëfimin e fantazmës. Pasi vërteton të gjithë të
vërtetën e dhimbshme shtiret si i çmendur. Falë gjithë
dinakërisë dhe intelektit, kurtheve dhe intrigave, tmerreve
dhe tragjedive, tradhtive dhe pabesive, Hamleti arrin ta vrasë
Klaudin dhe më pas vret edhe veten. Mësuesi/ja mund të
paraqesë tek nxënësit nëpërmjet një diagrame hallkat e
subjektit. Më poshtë po paraqesim një model.
6. Në vazhdim të mësimit mes teknikës së leximit të drejtuar
nxitim nxënësit të lexojnë informacionin e dhënë në tekstin e
nxënësit në lidhje me kompleksitetin e personazhit të
Hamletit. Natyrë me shumë fytyra brenda të cilit gjejmë
njeriun antik, mesjetar dhe modern. Hamleti është
njëkohësisht i dobët dhe i fortë, plot besim dhe njëkohësisht
dyshues, plot dije dhe njëkohësisht i verbër, kontradiktor, i
zhgënjyer, i dëshpëruar, plot ankth ..... Më poshtë është
prezantuar një model se si mund ta shohim Hamletin këtë
figurë komplekse
7. Personazhi kompleks intelektual viktimë dhe hero shpejtësi
në veprim hakmarrës dhe i patundur në vendimet e tij cinik
(kur e koncepton jetën si një detyrë) dyshues i matur dhe
gjak!ohtë hipokrit dhe i shtirur (kur do të arrijë qëllimet)
impulsiv dhe gjaknxehtë Hamleti • antik • mesjetar • modern
8. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (
diskutim i drejtuar, lexim i drejtuar ) Në këtë moment të orës
së mësimit mes diskutimit të drejtuar ndërtojmë së bashku
me nxënësit konceptin e hamletizmit. Ç’ju ngacmon ky term?
Më herët gjatë programit jemi njohur me termin
Donkishotizëm (rikujtoni) Lexim i drejtuar – lexojmë në tekst
informacionin e dhënë në lidhje me këtë koncept dhe ngrejmë
në klasë rrjete diskutimi “Hamletizmi” Kritika ka përkufizuar
me termin hamletizëm ato veti të karakterit e të
temperamentit që lidhen ngushtë me emrin e Hamletit dhe që
shprehin esencën e përpjekjeve të mundimshme të heroit
shekspirian për të gjetur një përgjigje të arsyeshme për
pyetjet kaotike që ia brejnë shpirtin dhe që e bëjnë të dyshojë,
të hetojë, të shoshitë e të gjejë prova, përpara se të vendosë të
hidhet në veprim. Tani kuptohet më mirë vlerësimi i Fan Nolit,
kur thotë se Hamleti është “vepra teatrale më popullore dhe
më e thellë që luhet në skenë”, po edhe pohimi i
shekspirologut Antoni Bërxhes, i cili shkruan se “roli i Hamletit
është më i larti e më madhështori nga të gjitha rolet kryesore
që janë sajuar deri më sot”. Mundet që vetë Shekspiri këtë rol
ta ketë preferuar mbi gjithë të tjerët, përderisa Hamletit i ka
vënë, me fare pak ndryshim, emrin e të birit Hamnet, të
vdekur para kohe. Të rrosh për të marrë hak, për të marrë
kurorën dhe për të mbajturOfelinë Tërrosh apo të mos rrosh,
kjo është çështja. Tëmos rrosh Për poshtërsitë e bëra,
humbjen e kurorës dhe për njerëzit e liq që e rrethonin Kjo
është çështja Jetën: ta mbash apo ta humbësh
9. Vlerësimi : Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të
bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi progresin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave,
a!ësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit në lidhje me
tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të
shoqërohet edhe me shënime specifike për nivelet e të nxënit.
Detyrat dhe puna e pavarur Lexoni me kujdes fragmentin e
shkëputur nga vepra • Ndërtoni skedën e kësaj tragjedie sipas
modelit të dhënë
10. Titulli i tragjedisë: “Hamleti” Lloji i tragjedisë: tragjedi
hakmarrjeje Pikënisja: Strukt ra: Zhvillimi i ngjarjeve:
Tragjedia e pasionit: Efektet e kontrasteve: Roli i dialogut: Roli
i monologut:

About Support

Terms Privacy

Copyright Cookie Preferences


English 

Do not sell or share


my personal
information

© 2023 SlideShare from Scribd  

You might also like