Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

SHEMBUJ TE METODAVE PER TE FORMUAR TE NXENESIT AFTESINE E :

-të menduarit krijues

Pse duhet nxitur mendimi krijues tek nxënësit?

Sigurisht që për një mësimdhënie të suksesshme dhe cilësore, është parësor zhvillimi i mendimit
krijues. Mësuesi duhet të jetë bashkëpunëtor, jo vetëm të transmetojë njohuritë, por të ndihmojë
nxënësit t’i përvetësojnë ato përmes një pune këmbëngulëse krijuese dhe kërkimore.

Krijueshmëria nxit imagjinatën dhe inteligjencën e nxënësit, e bën këtë të fundit të jetë aktiv dhe të
kultivojë në vetvete vlera njerëzore universale.

Siç e dimë, krijueshmëria ka të bëjë me aftësinë e një nxënësi, një grupi, për të imagjinuar e
ndërtuar, për të vënë në jetë një concept, ide të re apo për të zgjidhur një problem.

Normalisht që krijushmëria është e lidhur ngushtë me mendimin kritik. Por si mund të nxisë
mësuesi mendimin krijues tek nxënësi?

Është e rëndësishme që t’i japim nxënësit besim që të rrisë vetëvlerësimin, ta bëjmë atë një person
krijues, me një vizion personal të zhvilluar dita-ditës, në bashkëpununim si nga ana jonë ashtu edhe
me shokët e klasës.

Për ta ndihmuar nxënësin të jetë krijues, së pari, sjell në klasë materialin e nevojshëm, pastaj
paraqes nevoja të ndryshme rreth objektit mësimor dhe së fundmi i kërkoj nxënësit që të shkojë
përtej të dhënave duke e nxitur përide të reja.

Kur nxënësi mendon në mënyrë krijuese, vë në provë mundësitë, analizon vendimet e marra,
gjurmon lidhje të logjikshme, e vë në zbatim standarde të caktuara të arsyetimit logjik.
Metoda të përdorura në këtë pikë mund të jenë: shprehja e mendimit të lirë, shkrimi ese, shkrimi
individual, empatia, pesëvargëshi .
Shembull 1

Tema mësimore:Metalet dhe jometalet

Empatia

Të gjithë nxënësit në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri për pesë minuta shkruajnë për një fjalë,

koncept, titull që ka lidhje me konceptet e marra orët e fundit p.sh:

 Unë jam.... Na!


 Unë jam....Li!
 Unë jam..Rb!
 Unë jam....një metal I bute!
 Unë jam.....!

Shembull 2
Tema mësimore : Nxjerrja e metaleve

Shkrimi i lirë

Shkruhen në tabelë fjalët:

pasuri natyrore, zbulim, metoda,


vendosmëri, shkëlqim

Duke përdorur fjalët në tabelë nxënësi duhet të ndërtojë një shkrim, paragraf, ngjarje apo tregim
të shkurtër ku shpallet dhe shkrimi më i mirë.
Shembull 3

Tema mesimore : Lidhja kimike.

Pesëvargëshi është një teknikë që ju kërkon nxënësve që të gjenerojnë fjalë dhe fjali në

lidhje me temën mësimore . Së pari, ata do të gjejnë një emër që i përshtatet temës që kanë

në studim, pastaj dy mbiemra, tre folje, një fjali dhe së fundmi, një sinonim.

P.sh:

Lidhja e fortë , e Lidh , forcon , Forcat që Urë


rëndësishme rregullon lidhin atomet
kimike

You might also like