Të Punuarit Në Grup 2

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

SHEMBUJ TË METODAVE, PËR TË FORMUAR TE NXËNËSIT AFTËSITË E:

-të punuarit në grup;

Përmes punës në grup nxënësit aftësohen të mbajnë përgjegjësi mbi mbarëvajtjen dhe rezultatin e punës.
Gjithashtu, mbajnë mbi vete të qenurit përgjegjës dhe të përgjegjshëm. Puna me grup i aftëson nxënësit se
si të komunikojnë në situata të ndryshme dhe si të sillen në kontekste të ndryshme. Kështu ata mësojnë se
si të punojnë edhe me njerëz jashtë rrethit nga ç’janë mësuar zakonisht të punojnë, madje edhe me ata që
nuk janë dakord.

Kur nxënësi punon në grup i jepet mundësia që të komunikojë dhe të mësojë përmes tjetrit. Ҫdo ide apo
sugjerim, pavarësisht se kush e jep, shqyrtohet dhe diskutohet para se grupi të arrijë në një përfundim. Të
punuarit në grup u lejon nxënësve që të trajtojnë probleme dhe detyra më komplekse nga ç’do të ishin në
gjendje të bënin individualisht. Në këtë mënyrë ata mësojnë edhe të planifikojnë dhe të menaxhojnë më
me efektshmëri kohën e tyre.

Por duhet theksuar fakti që nxënësi duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij individuale, ndonëse është pjesë
e punës në grup, në mënyrë që grupet të funksionojnë në mënyrë produktive.
Shpeshherë kam vënë re se puna në grup mund të çojë edhe në“konflikt” të brendshëm. Kjo gjë ndodh kur
idetë e nxënësve bien ndesh me njëra-tjetrën apo kur nxënës të caktuar e kanë të vështirë të pranojnë
sugjerimet e bashkëmoshatarëve të tyre. Konflikte të tilla mund të ndalojnë rrjedhën e punës dhe të
shkaktojnë vonesa derisa çështjet të zgjidhen. Po konflikte të tilla sigurisht që janë edhe të dobishme për
nxënësit sepse kështu ata përballen me situata reale, ndonëse të papëlqyeshme për ta, por të pashmangshme e
kështu, së bashku më ndihmën e mësueses kuptojnë se cilat janë vendimet më të drejta që duhen ndërmarrë
në të tilla raste.

Disa nga teknikat dhe metodat e punës në grup janë:

Diskutim (Mundëson procesin e pjesëmarrjes së gjerë të nxënësve në mësim, si edhe ndërveprimin e


gjithë masës së nxënësve në klasë ose brenda grupeve të nxënësve.)

Puna në grupe të vogla (Me qëllim që të gjithë nxënësit të marrin pjesë aktive në mësim, por që edhe
të shpëtojmë nga kaosi, klasa duhet organizuar në grupe të vogla nxënësish, të cilët mund të punojnë
në harmoni së bashku, të zgjerojnë mënyrat e tyre të të nxënit.)

Grupet e ekspertëve (Këtu bëjnë pjesë një grup teknikash, që përfshijnë përdorimin e panelit, debatit,
simpoziumit, tavolinës së rrumbullakët . Këto teknika u sigurojnë kushte dhe mundësi nxënësve të
preznatojnë idetë, informacionet dhe të shprehin pikëpamjet e tyre nga këndvështrime të ndryshme.)

Mendo/Puno në dyshe/shkëmbe me të tjerët (Në këtë teknikë gërshetohen të menduarit, të folurit dhe
të shkruarit. )
Loja në role dhe simulimi (Kjo teknikë nënkupton marrjen e një roli nga ana e nxënësit dhe
interpretimi në mënyrën më të mirë të mundshme në një situatë të veçantë, e ngjashme me një
minidramë.)

Shembull 1

Tema mësimore : Vetite e acideve dhe bazave

Loja me top
Organizoj përforcimin e temës mësimore me anë të një loje:

Hapi 1: Hartoj pyetjen: Çfare është nje acid, baze?


Hapi 2: Hedh topin duke ia drejtuar njërit prej nxënësve.
Hapi 3: Nxënësi që ka topin në dorë duhet t’i përgjigjet pyetjes.
Hapi 4: Ai ia hedh topin një shoku /shoqeje tjetër, duke i bërë pyetjen përkatëse.

Loja përsëritet disa herë zinxhir për të siguruar pjesëmarrjen e sa më shumë nxënësve dhe për të
përforcuar njohuritë e marra në këtë temë .

You might also like