Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA

FAKULTETI I MBROJTJES DHE SIGURISË


Departamenti i Formimit Ushtarak

Moduli: Përgatitje taktike


Tema: Zënia e rajoni të përqëndrimit
Koha: 100 minuta
Literatura: Manuali i Luftëtarit (2005), Kapitulli II dhe III, faqe 27-70
Përmbajtja:
1. Çfarë është rajoni i përqëndrimit.
2. Karakteristikat e rajonit të përqëndrimit.
3. Metodat për zënien e rajonit të përqëndrimit.
4. Faktorët e planifikimit të rajonit të përqëndrimit.
5. Zënia e rajonit të përqëndrimit.
6. Veprimet në rajonin e përqëndrimit.
7. Faktorët e largimit nga rajoni i përqëndrimit.
8. Procedurat që kryhen në rajonin e përqëndrimit.

1. Çfarë ëshhtë rajoni i përqëndrimit.

Rajoni i përqwndrimit (grumbullimit) është një rajon që zë nënreparti për tu përgatitur për
operacion. Për të përgatitur togën për luftimin e ardhshëm, komandanti i togës planëzon, drejton
dhe mbikëqyr përgatitjet për mision në rajonin e përqendrimit (grumbullimit). Në këtë moment
komandanti i togës kryen kontrolle dhe inspektime para luftimit, prova dhe veprime mbështetëse.
Toga i bën këto përgatitje brenda rajonit të përqendrimit të kompanisë dhe rrallëherë mund të
ketë rajon përqendrimi më vete.

Rajoni i përqëndrimit është një vend ku efektivi ushtarak përgatitet për operacione të mëtejshme.
Kompania merr dhe jep urdhera , riparon paisjet dhe merr dhe jep furnizime, ndërsa ushtarët
ushqehen dhe pushojnë. Kur përdoret për tu përgatitur për sulm zakonisht vendoset në thellësi.

2. Karakteristikat e rajonit të përqëndrimit.


- të jetë vend i fshehtë
- të sigurojë mbrojtje nga zjarri direkt dhe indirekt
- të jetë terren mbrojtës
- të jetë vend i thatë dhe të ketë sipërfaqe që mund të mbajë automjetet.
- të ketë rrugë hyrje dhe dalje dhe rrugë të brendshme për lëvizje
- të ketë hapësirë për shpërndarjen e mjeteve, personelit dhe paisjeve.
- të ketë një hapsirë të mirë të mundshme afër për helikopteret

Faqe 1
3. Metodat për zënien e rajonit të përqëndrimit.

3.1 Metoda e parë: kompania si pjesë e rajonit të përqëndrimit të batalionit.

3.2 Metoda e dytë: zënia e rajonit të përqëndrimit veçmas si kompani.

4. Faktorët e planifikimit të rajonit të përqëndrimit.


4.1 Zënia dhe organizimi si mbrojtje në perimetër
4.2 Zënia dhe organizimi i bazuar në misionet pasardhëse.
4.3 Plani përfshin të gjitha faktorët për të gjitha sistemet e armatimit të dhëna dhe
mbështetëse.
4.4 Grupi i vendosjes
4.5 Zjarr indirekt i planifikuar brenda dhe rreth rajonit të përqëndrimit dhe ndarja në
pjesë e rrugës

5. Zënia e rajonit të përqëndrimit.


5.1 Zihet nëpërmjet veprimeve të reparteve vartëse, vendosja e komandës së kompanisë,
elementet e sherbimeve mbeshtetese te luftimit dhe vendi i komandim-kontrollit
5.2 Repartet pozicionojne plan ose ndryshon tek plani qe rrjedh nga rikonicioni i terrenit.
5.3 Repartet udhehiqen per ne pozicionet e tyre duke udhehequr nga grupi i vendosjes
5.4 Zenia e realizuar qetesisht nga vija e marshimit duke mos u grumbulluar te gjithe ne
rajonin e pwrqwndrimit
5.5 Zenia e pozicioneve fillestare bazuar ne llojin e armeve, misioneve nw tw ardhmen,
kwrcwnimin e armikut, terrenit dhe organizimit tw detyrave.
5.6 Togat organizojne misione ruajtje, patrulla dhe postat e vrojtimit ose te degjimit .
5.7 Te gjitha elementet e sherbimeve mbeshtetese te luftimit sigurojne mbulim dhe
fshehje
5.8 Nderlidhja e vendosur nepermjet te gjitha elementeve brenda rajonit te perqendrimit
te kompanise
6. Veprimet në rajonin e përqëndrimit.
6.1 Rifurnizimi, proces is rizevendesimit, realizimi i merembajtjes, riorganizimi, pushim
dhe planifikimi per operaciont e se ardhmes.
6.2 Realizon mision ruajtje e drejtuar nga komandat eprore.
6.3 Realizon prova dhe jep brifingje sipas kerkesave.
Faqe 2
6.4 Kordinon aktivitetet e sherbimeve te mbeshtetjes
6.5 Realizon procedurat e drejtimit te trupave
6.6 Realizon inspektimet para betejes.

7. Faktorët e largimit nga rajoni i përqëndrimit.


7.1 Planifikon parpara per te evituar marshime te kunderta ose nevojen per te levizur
nepermjet nje reparti tjeter.
7.2 Urdherin e marshimit sipas planit taktik, 1 kompani ne fillim te kaloje vijen e nisjes
qe do te thote 1 kompani ne fillim. Ne urdherin e marshimit.
7.3 Arritja ne pikene e nisjes ne kohe. Sigurohu qe pika e nisjes te lejon distance te
mjaftueshme per te hapur kompanine per marshime taktike ne rruge.
7.4 Rikonicion i rrugeve tek pika e nisjes per te verifikuar kohen e kerkuar qe te
realizohet ne piken e fillimit ne kohe.

8. Procedurat që kryhen në rajonin e përqëndrimit.


8.1 Planifikimi
8.2 Grupi i vendosjes
8.3 Zenia
8.4 Nisja
8.5 Sistemi operativ ne fushen luftimit
-zbulimi
- manovra
- mbeshtetja me zjarr
- mbrojtja ajrore
- levizshmerija/kunderlevzshmeria
- mbijetesa
- sherbimet mbeshtetese te luftimit
- komandim dhe kontroll

Faqe 3

You might also like