Elduin Saiti SISTEMET PËR UDHËHEQJE AUTOMATIKE

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

SISTEMET PËR UDHËHEQJE AUTOMATIKE (SUA)

1.1. KLASIFIKIMII MADHËSIVE NË SUA TE


MAKINAT METALGDHENDËSE
Te sistemet për udhëheqje programore te makinat metalprerëse i dallojmë madhësitë
vijuese.

- Madhësitë hyrëse: gjatësia e ecjeve, numri i rrotullimeve, spostimi, thellë- sia e


gdhendjes, kyçja dhe shkyçja e sistemit për ftohje, ndërrimi i veglës dhe i
funksioneve të tjera ndihmëse.
- Madhësitë dalëse: dimensionet, forma, saktësia dhe cilësia e përpunimit të detalit të
punës. Ndonjëherë si madhësi dalëse merren edhe karakte- ristika të caktuara të
shtresës nënsipërfaqësore të materialit të detalit të punës, siç është fortësia, struktura
etj.
- Madhësi shkatërruese: harxhimi, deformacione mekanike dhe termike, vibracione
dhe karakteristika të tjera të ndryshueshme.

1.2 SUA PA LIDHJE KTHYESE

Sistemet pa lidhje kthyese karakterizohen me atë se programi i dhënë i punës kryhet


sipas ciklit paraprakisht të caktuar të punës dhe procesi i punës zhvillohet pa- varësisht
ndikimeve të jashtme. Në këtë grup të
makinave bien automatet dhe gjysmë-
automatet të udhëhequra me brigje, te të
cilat i tërë procesi rrjedh në varësi nga
format e bregut, pavarësisht nga gjendja e
veglës, e makinës dhe madhësive të tjera
rrënuese. Nuk është e pranishme kurrfarë
iidhje kthyese me
të cilën do të ndiqej cilësia e punës së kryer
dhe do bëhej korrigjimi i punës së Udhëheqje pa lidhje kthyese me elemente mek
makinës. Njeriu është ai i cili në kohë duhet t’i hetojë dhe t’i mënjanojë mangësitë në punë, ta
mbikëqyrë procesin dhe ta rregullojë makinën.

1.3
1.3
1.3
1.3
1.3
1.3
1.3
S
UA PA LIDHJE KTHYESE – BLLOK SKEMA DETALE

Te SUA çdoherë është i pranishëm ndonjë bartës i programit, i cili e përmban programin e
dhënë. Programi vendoset në pajisjen për pranim dhe përpunim në bashkësinë e njësisë
udhëheqëse ku lexohet, analizohet dhe transformohet në sin- jale të koduara, të përshtatshme
për udhëheqje me procesin. Pastaj sinjalet udhë- zohen kah organet ekzekutuese (motorët që e
vënë në lëvizje makinën), të cilët u kumtojnë lëvizje pjesëve për punë të makinës (bartës të
veglës, tavolina të punës e të ngjashme). Lëvizjet e pjesëve të punës paraqesin madhësinë
udhëheqëse me të cilën veprohet në detalin e punës, respektivisht realizohet procesi i
përpunimit.
Bartës programi dhe pajisje për pranim dhe përpunim të programit gjenden në
bashkësinë e njësisë udhëheqëse të makinës.

Shembull të udhëheqjes pa lidhje kthyese:


1.4 SUA ME LIDHJE KTHYESE TË BRENDSHME

Te SUA pa lidhje kthyese takohet zgjidhja me lidhje kthyese të brendshme. Kjo lidhje është e
kushtëzuar prej konstruksionit të makinës, por jo nga rrjedha e procesit.

Te kjo SUA lidhja kthyese fitohet


prej sistemit matës, i cili e regjistron
lëvizjen e organeve punuese. Kjo
informatë kthehet në pajisjen për
pranim dhe përpunim ku gjendet
elementi - krahasues
(diskriminatori), ku krahasohen
madhësitë e dhëna me ato kthyese.
Megjithatë, procesi edhe më tej
zhvillohet sipas programit
paraprakisht të dhënë, me çka këto
makina bien në grupin e makinave
me SUA pa lidhje kthyese.

Shembull i udhëheqjes me lidhje kthyese të brendshme:


1.5 SUA ME LIDHJE KTHYESE, SUA ADAPTIVE (TË PËRSHTATSHME)

Udhëheqje me lidhje kthyese

Makinat me proces pune me lidhje kthyese karakterizohen me lidhje kthyese, me të


cilat mundësohet ndjekja e zhvillimit të procesit, që të fitohen rezultate të dëshiruara. Për
shkak të numrit të madh të madhësive dëmtuese, vështirë është të gjendet sistem për
udhëheqje që do të reagojë në të gjitha ndryshimet, me qëllim që të mundësohet zhvillim
ideal i procesit.
Shpejtësia

Sistemi më i mirë i udhëheqjes është sistemi adaptiv. Te makinat me sistem adaptues të


udhëheqjes udhëheqja karakterizohet me përshtatjen (adaptimin) e programit për punë të
makinës në kushtet të rrjedhës së procesit. Programi i dhënë për përpunim nuk i merr
parasysh të gjitha rrënimet, por në të janë supo- zimet për kushte ideale të rrjedhës së
procesit, që me aplikimin e udhëheqjes adaptuese mundëson ndjekjen e të gjitha madhësive
ndikuese, me qëllim që ato të analizohen dhe mbi bazë të kësaj analize të bëhet korrigjimi i
programit të punës së makinës.
Paraqitjet e ndërlikuara, të cilat ndodhin gjatë punës së makinës me udhëheq- je
adaptuese dhe procesittë përpunimit, vështirë përshkruhen me modele matema- tikore, të cilat
janë të domosdoshme për udhëheqje adaptuese. Megjithatë, parimet e udhëheqjes adaptuese
gjithnjë e më tepër janë aktuale, ngjashëm si tek organiz- mat e gjallë.

Shembull për SUA te tornoja numerikisht i udhëhequr (CNC)

2. KOMPJUTERËT (LLOGARITËSIT) DHE ZBATIMII TYRE NË


INDUSTRI

Kompjuteri (llogaritësi) është pajisje elektronike, ose sistem, i cili kryen operacione në
mënyrë eksplicite të definuara mbi informatat - të dhënat. Të dhënat - informatat mund të
jenë kontinuale (analoge) dhe me madhësi fizike diskrete.

Në sistemet e udhëheqjes shfrytëzohen:

1. ) Ilogaritës analogë,
2. ) Ilogaritës digjitalë dhe
3. ) Ilogaritës hibridë.

Prodhimi i automatizuar (fabrika pa njerëz), edhe pse i përngjan ëndrrës së largët,


është pranë nesh, ndërsa roli i llogaritësit digjital është i pazëvendësueshëm. Kur flitet për
prodhimin e automatizuar.
CAD (Computer Aided Design) -projektimi me llogaritës digjital - nënkupton
përpunimin e dokumentacionit konstruktiv (vizatimeve) për produktin e projektuar.
Konfiguracioni minimal i CAD përbëhet prej PC (Personal Computer), llogaritësit digjital
dhe paketës softuerike AutoCAD. CAD sistemet e sotëm për projektimin e konstruksioneve
makinerike bazohen mbi modelimin tredimensional, duke mundë- suar natyrshmëri dhe
fleksibilitet në punë.

CAM (Computer Aided Manufacturing) -nënkupton zbatimin e llogaritësit digjital


me udhëheqje të NC-makinave, manipulimin me materialin, me veglat, depozitimin etj. Këtë
detyrë komplekse e kryejnë kompjuterë procedues digjitalë (llogaritës të fuqishëm) me rrjet
përkatës të llogaritësve digjitalë.

CAD/CAM - janë sisteme kompjuterike të integruara, te të cilat ekziston ndërlidhja


logjike e dy sistemeve paraprake. Me sistemin CAD janë përfshirë: modelimet gjeometrike,
grafika kompjuterike dhe konstruktimi. CAM-sistemi ësh- të vazhdimësi logjike dhe i
shfrytëzon resurset e CAD-sistemit për prodhimtari të mëtejshme të automatizuar të pjesës së
punës të projektuar dhe përfshin: planifikimin e teknologjisë dhe përpunimin, programimin e
makinave numerike, projektimin e veglave, matjen dhe kontrollimin, udhëheqjen me
prodhimtarinë, transportin etj.

CAP (Computer Aided Planing) - planifikimi me ndihmën e llogaritësit digjital -


nënkupton zbatimin e llogaritësit digjital për përgatitjen e prodhimtarisë. Është mundësuar
njohja automatike e pjesëve të punës, përkatësisht i modeleve gjeometrike të produktit, para
së gjithash në kuptimin teknologjik dhe ndërlidhja e kara- kteristikave gjeometrike dhe
teknologjike me parametrat e sistemit për përpunim. Ky sistem mundëson ripërsëritje
automatike të veprimeve teknologjike, me të gjitha elementet, parametrat dhe vlerat e
domosdoshme për përpunimin e produktit (të pjesës). Për këtë punë, në varësi prej
kompleksitetit të prodhimtarisë, përdoren llogaritës digjital të fuqishëm.

CAE (Computer Aided Engeneering) - nënkupton zbatimin e llogaritësit digjital për


analizë kompjuterike dhe simulim të sjelljes së produktit në kushtet eks- ploatuese. Sistemet
CAE përmbajnë një sërë veglash softuerike për analizë kompjuterike dhe simulim të
karakteristikave fizike të produkteve të ardhshme (karakte- ristikat sforcuese, kinematike dhe
termike).

Prodhimi i automatizuar është si rezultat i kreativitetit të madh të punës në përgatitje.


CAD, CAM, CAP dhe CAE janë të lidhura në mënyrë metodologjike dhe funksionale,
përmes bazës së përbashkët të të dhënave.
3. SISTEMET TEKNOLOGJIKE

Sipas një definicioni, sistemi paraqet “përmbledhjen e njësive të lidhura ndërmjet


vete, të cilat gjenden në rrethinën e caktuar”. Në sistem realizohet transformimi i “ hyrjes”
dhe transformimi i rrethinës në “ hyrje”.

Sistemi mund të paraqitet me tri funksione themelore:

- proces: përmbledhje aktivitetesh, të cilat “ hyrjen” e transformojnë në “dalje”


- udhëheqje: udhëzim i dirigjuar i sinjaleve të nevojshme për realizimin e
procesit dhe
- kontrollim: i referohet organit ekzekutues të sistemit.

Prodhimtaria makinerike përmban më shumë sisteme të ndryshme, të cilat mund të


definohen si:

- sistem i punës
- sistem i prodhimit
- sistem teknologjik dhe
- sistem përpunimi

1. Sistemi i punës është sistemi më i madh i mundshëm (i cili mund të jetë edhe jashtë
sistemit të prodhimit), i cili në vete përmban një ose më shumë sisteme prodhimi. Sistemi i
prodhimit përmban një ose më shumë sisteme teknologjike, ndërsa sistemi teknologjik
përmban një ose më shumë sisteme përpunimi. Shem- buj për sistemet e punës janë IBM,
SONY, SIEMENS, FANUC etj.
2. Sistemi i prodhimit është përmbledhje e: nënsistemeve teknike, teknologjike dhe
ekonomike, funksioni themelor i të cilave është përfitimi i produktit të gatshëm (sh: fabrika,
ndërmarrje, reparti etj.). Në kuptimin e gjerë të fjalës ai i përfshin: njerëzit, ekonominë,
makinat, tregun etj.

3. Sistemi teknologjik është përmbledhje elementesh ose nënsistemesh, proceset


teknologjike të të cilave janë të lidhura, edhe atë prej formimittë konceptit të produktit, deri te
finalizimi dhe promovimi i atij produkti.

Në përbërjen e sistemit teknologjik hyjnë:

- projektimi i produktit - përpunimi i: konceptit të produktit, i skemës kinematike, i


modulit të produktit, i konstruksionit të detaleve të produktit, përbërja e produktit e
ngjashëm.
- projektimi i teknologjisë - përpunimi i veprimit teknologjik, përzgjedhja e
makinave, përzgjedhja e veglave, përpunimi i programit për MANU etj.
- përpunimi i produktit - (përpunimi, montimi, prova)

4. Sistemi i përpunimit - përfshin pajisjen e ndryshme teknologjike, e cila kryen një


gamë të gjerë operacionesh, me qëllim që të përpunohet, montohet dhe të provohet produkti,
duke filluar prej veglës së dorës, deri te sistemet më të ndërlikuara të përpunimit.

Që të ekzistojë një sistem teknologjik, ai domosdo duhet t’i plotësojë funksionet


vijuese:

- informacionet hyrëse
- udhëheqjen
- procesin e punës
- informacionet dalëse dhe
- ndërlidhjen kthyese

3.1.1 AUTOMATIZIMII PROCESEVE TEKNOLOGJIKE


Prej makinave të përfshira me sistemet për përpunim më të përhapura janë makinat për
përpunimin e detaleve. Që të kryhet përpunimi i ndonjë pjese është e nevojshme koha e
caktuar.

T= Tp + Tb

T - koha për të cilën prodhohet sasia e caktuar e produkteve (koha e ciklit të makinës)
Tp - koha që harxhohet për zhvillimin e punës, respektivisht përpunimi i dre- jtpërdrejtë
i detaleve
Tb - koha që harxhohet per ecje bosh (afrim dhe largim të veglës, dhënie të materialit e
ngjashëm.

Në kohën T kryhen të gjitha ecjet punuese dhe boshe. Duke e ditur këtë kohë, mund të
definohet dhe prodhimtaria ciklike e sistemeve Pc. Kështu, nëse makina për një kohë cikli
përpunon vetëm një produkt, atëherë prodhimtaria ciklike do të jetë:
1 1
Pc= =
T T r +Tp

Nëse gjatë kohës së ciklit përpunohen Z seri të produkteve, prodhimtaria ciklike do të


jetë:

Z Z
Pc= =
T Tr+ Tp

Nëse me llogaritje me ndihmën e barazimeve paraprake vërtetohet prodhimtari ciklike


e vogël, atëherë është i nevojshëm automatizimi i sistemeve në proces. Me automatizimin e
aplikuar të sistemeve në proces do të zvogëlohej koha e punës dhe (ose) ndihmëse, dhe me
këtë do të rritej prodhimtaria.

Prodhimtaria ciklike nuk është masë reale për prodhimtarinë e makinës, sepse përveç
humbjeve ciklike, ekzistojnë edhe humbje jashtëciklike, të ndërlidhura me: përgatitjen e
makinës për punë, zëvendësimin e kohëpaskohshëm të veglës me ndërprerje, për shkak të
kontrollimit, të mirëmbajtjes së makinës etj.

Qëllimi i automatizimit është rritja e prodhimtarisë ciklike, respektivisht shkurtimi i


kohës së ciklit, duke shtuar dhe cilësinë e produktit, duke zvogëluar detalet e gabuara dhe
duke ruajtur cilësinë e barabartë. Masë për vlerësimin e përgjithshëm të suksesit të
automatizimit të aplikuar është ulja e harxhimeve të prodhimit në tërësi dhe përmirësimi i
kushteve psiko-fizike të punës.

3.1.2 NDARJA E SISTEMEVE TEKNOLOGJIKE DHE E SISTEMEVE


PËR PËRPUNIM

Sistemet për përpunim kanë në dispozicion këto lloje makinash:

1. makina universale,
2. automate,
3. makina për vegla me transport automatik,
4. makina speciale,
5. linja transferuese,
6. makina numerikisht të udhëhequra (makina NU),
7. qendra përpunimi dhe
8. sisteme teknologjike fleksibël
Makina universale: përdoren për prodhimtari individuale dhe me seri të vogla. U
përshtaten kërkesave të ndryshme, shfrytëzojnë vegla standarde dhe pajisje ndihmëse.
Makinat e reja të këtij grupi sot janë deri në një shkallë të caktuar të automatizuara.

Automatet me një ose dy boshte përdoren për përpunimin e pjesëve me forma disku
dhe shufrash. Shfrytëzohen për prodhime serike dhe për prodhime me seri të mëdha. Te këto
makina i automatizuar është afrimi i materialit dhe i pjesëve të punës.

Makinat për vegla me transport automatik përdoren në prodhimet serike dhe të


serive të mëdha. Shfrytëzohen makina standarde, që u përshtaten disave oper- acioneve, me
transport automatik të pjesëve nga makina në makinë. Këto sisteme realizojnë veprime që
gjenden ndërmjet makinave standarde dhe të specializuara.

Makinat speciale janë të projektuara vetëm për operacione të caktuara. Shfrytëzohen


për prodhime serike, seri të mëdha dhe masive. Të projektuara janë mbi parimin modular,
kanë produktivitet të madh, shkallë të madhe shfrytëzimi, sa- ktësi të balancuar dhe shërbim
të lehtë.

Linjat transferuese janë sisteme për përpunim me shkallë më të lartë auto- matizmi.
Zbatohen në prodhimtarinë masive, në industrinë e përpunimit të metale- ve. Linjat
transferuese përbëhen prej më shumë makinave speciale, midis vete të lidhura me pajisje
transportuese, me të cilat pjesët përpunohen me kalimin nëpër zonat e sistemit, pa
pjesëmarrjen e punëtorit.

Makinat veglatore me udhëheqje numerike (MVUN, CNC) zbatohen në


prodhimtarinë individuale, me seri të vogël dhe me seri për asortiment të madh të detaleve.
MVUN mundëson prodhimtari të automatizuar dhe racionale. Lehtë kalojnë në program të ri
prodhues, çka mundëson fleksibilitet të madh të prodhimit.

Qendra për përpunim janë MVUN, te të cilat është kryer sinteza e disa llojeve të
përpunimit (frezim, shpim, gdhendje e filetës etj.). Mundësojnë përpunimin e kompletuar të
pjesës punuese me konfiguracion të komplikuar. Zbatohet në prodhimtari me seri të vogël
dhe seri të rëndomtë.

Sistemet teknologjike fleksibël nënkuptojnë grupin e MVUN, ndërlidhur me sistemin


transportues të përbashkët për pjesën punuese dhe të shërbyer me robotë industrial. Kanë
sistem qendror të udhëheqjes. Zbatohen në prodhimtari me seri të vogël dhe me seri të
madhe. Kështu, quhen edhe “linja transferuese fleksibël”.

Makinat universale (në shkallë më të vogël), automatet, makinat për vegla me transport
automatik, makinat speciale dhe linjat transferuese më shpesh, pjesërisht ose tërësisht, janë të
automatizuara me elemente mekanike (kufizues, brigje, kopju- es, cilindra punues). Mirëpo,
me zhvillimin e teknologjisë informatike prirje është të përdoret udhëheqja kompjuterike
edhe te këto sisteme për përpunim.
Makinat numerike CNC, qendrat e përpunimit dhe sistemet teknologjike fleksibël
pothuajse tërësisht udhëhiqen me ndihmën e kompjuterëve.

Disa pjesë prej sistemeve paraprakisht të cekura për përpunim do të përpunohen në


vazhdim të librit.
PËRMBAJTJA

KLASIFIKIMII MADHËSIVE NË SUA TE MAKINAT


METALGDHENDËSE..............................................................................................1
SUA PA LIDHJE KTHYESE – BLLOK SKEMA DETALE...................................2
SUA ME LIDHJE KTHYESE TË BRENDSHME...................................................3
SUA ME LIDHJE KTHYESE, SUA ADAPTIVE (TË PËRSHTATSHME)..........4

KOMPJUTERËT (LLOGARITËSIT) DHE ZBATIMII TYRE NË


INDUSTRI.................................................................................................................5

SISTEMET TEKNOLOGJIKE.................................................................................7
AUTOMATIZIMII PROCESEVE TEKNOLOGJIKE.............................................8
NDARJA E SISTEMEVE TEKNOLOGJIKE DHE E SISTEMEVE PËR
PËRPUNIM...............................................................................................................9

You might also like