Teater XI

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Projekt

Tema: Analiza e nje vepre letrare

Klasa:XI Lenda:Letersi

Punoi:Arjol Daja

Pranoi: Juliana Demiraj


“Prometeu I mberthyer”-Eskili
Tragjedia “Promoteu i mbërthyer” eshtë një nga
veprat më madhështore të Eskilit, e cila do të jetë
në qendër të kësaj analize. Kjo tragjedi është pjesë
përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së
cilës, “Prometeu zjarrsjellës” dhe “Prometeu i
çliruar”, nuk janë ruajtur.

Subjekti:
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e
parë, i cili me kohë u shumëzua. Që të mos i linte në mjerim dhe padije, shkoi te
qerra e zjarrtë e Diellit, vodhi një shkëndijë, të cilën e vuri në një kallam dhe këtë
burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve. Kjo e bëri Zeusin tëtërbohet nga mëria, të
urdhërojë krijimin e Pandorës, gruas së parë, që do të sillte fatkeqësi në botën e
njerëzve. Gjithashtu, ai urdhëron Pushtetin, Dhunën dhe Hefestin ta mbërthejnë
Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i
tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë
njeriu. I lidhur në atë mal, Prometeut do t’i hante mëlcinë çdo ditë një shqiponjë.
Më vonë, Prometeu shpëtohet nga Herkuli.Duke qenë se fabulën kjo tragjedi e
merr nga ciklet mitologjike me bëma hyjnish dhe me heronj legjendarë dhe kjo
fabulë ishte e njohur, nuk ka rëndësi zgjidhja e konfliktit aq sa ka rrjedha artistike
dhe teknika e organizimit të materialit dramatik, ndaj dhe skenat janë të gjalla dhe
universale.

Cilat tema trajtohen ne veper?


Për sa i përket temave të trajtuara në këtë vepër, së pari dallojmë temën e tiranisë
dhe shoqërisë. Zeusi është konsideruar si më i pamëshirshmi nga tiranët sepse ai
nuk njeh ndjenja si dashuria, miqësia apo keqardhja. Ai e dënon Prometeun edhe
pse ishin miq, madje Prometeu ishte faktori kyç që e çoi Zeusin në fitoren e luftës
kundër Titanëve. Ky ndëshkim ishtë marrë nga Zeusi sepse Prometeu vlerësoi më
shumë miqësinë me njerëzit sesa atë me Zeusin. Shkaku pse Zeusi nuk e vlerëson
miqësinë gjendet thellë në natyrën e tij, në mbivlerësimin për veten dhe në bindjen
se të gjithë duhet t’i nënshtrohen atij. Ndaj Eskili, me qëllim përmend disa herë
gjatë veprës rolin e shoqërisë dhe dashurisë.

Një tjetër temë që trajtohet është mendimi dhe forca. Prometeu dhe Zeusi njihen
respektivisht si përfaqësues të mençurisë dhe forcës. Konflikti midis dy
personazheve avancon gjatë veprës sepse të dy ndjekin rrugën e vet për të zgjidhur
problemet. Në fund, Eskili na mëson së forcës i nevojitet mençuri për ta
menaxhuar dhe për të evituar katastrofa. Gjithashtu, trajtohet dhe tema e
përparimit. Eskili beson tek progresi i njerëzimit, dhe si rrjedhojë Zeusi ndihet i
kërcënuar nga kjo.

Prometeu
Le të ndalemi më tepër te figura e Prometeut, heroit
mitologjik dhe heroit të epokës; një hero i
jashtëzakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme. Ishte ai
që u sakrifikua për të mirën e njerëzimit, një dëshmor i
vërtetë që e meritojnë të gjithë. Ai kishte ideale të mëdha
bazuar tek lufta e pabarazisë, ndryshimet klasore dhe
kundër pushtetit absolut të të fortëve. Konflikti mes tij
dhe Zeusit merr përmasa universale. Kemi të bëjmë me
konfliktin mes të fortit e tiranit,me njeriun e drejtë. Zeusi
simbolizon dhunën dhe errësirën, ndërsa Prometeu parashikon thyerjen e tiranisë.

Prometeu është simbol i vetësakrifikimit; i pathyeshmërisë, intelektit dhe durimit;


I përparimit dhe ndriçimit të mendjes së njerëzimit, krijuesi i arteve të dobishme;
simbol i Humanzimit. Është hero me fat të paracaktuar.Edhe pse ai i përket botës
së hyjnive, ai nuk ishte në mbrojtje të tyre. Është vuajtësi tragik, heroi i vetmuar që
shpëtoi giithë njerëzmin por asnjë s’mund ta shpëtonte atë.
Zjarri prometean simbolizon arsyen, përparimin, dritën që do të ndriçojë
mendjen e njeriut dhe që do ta bëjë atë të vetëdijshëm për madhështinë e tij. Në
këtë vështrim Prometeu është një filozof iluminist.
Parashikimi i Prometeut se një ditë do të clirohet nga
vargonjtë e Zeusit, qëndron në besimin, në forcën
emancipuese të përparimit, që e ka burimin nga shkëndija
qe ai i dha njerëzimit.Prometeun e kanë quajtur “Shënjtin
dhe martirin më fisnik në kalendarin filozofik“. Figura
e heroit që pranon më mirë të vuajë e të durojë dhembjet
më të tmerrshme, se sa t’i nënshtrohet Zeusit dhe ti
shërbejë si skllav, është dhënë në tërë madhështinë dhe
krenarinë e Martinit kryengritës. Në fjalët e Oqeanideve që i thonë heroit se kur të
çlirohej, do të matej në fuqi me Zeusin, poeti sheh mundësitë njerëzore për të
sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur Prometeun hyjni në tokë, e ka humanizuar për të
simbolizuar me të drejtësinë, arsyen njerëzore kundër arbitraritetit dhe pushtetit
absolut të hyjnive.Kori i Oqeanideve nga ana tjeter është një përbërës i tragjedisë
antike greke. Kori nuk është kundër veprimit të Prometeut, por ai nuk mund të
pranojë që heroi të dënohet në një formë aq të dhunshme. Kori është një i
paanshëm, zëri i urtësisë popullore dhe na afron më pranë të vërtetave të autorit.

Për ta mbyllur figura e Prometeut, e të parit romantik të madh në letërsinë


evropiane, që ëndërron për ditë më të mira, kjo figurë, për fisnikërinë dhe
dashurinë e pakufishme që ka për njerëzit, është një nga më madhështoret e më të
bukurat në galerinë e artit botërore.

You might also like