Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Projekt

Tema: Analiza e nje vepre letrare

Klasa:XI Lenda:Gjuhe shqipe

Punoi:Merisa
Kumaraku

Pranoi:Rudina Kajo
Romani:”Zonja Bovari”

Rrëfyesi 
Në kapitullin e parë, shokët e Sharlit tregojnë
historinë në vetën e parë shumës “ne”. Është e
paqartë nëse flet e gjithë klasa apo një person.
Deri në fundin e novelës, një person i tretë e
tregon historinë. Megjithëse rrëfyesi duket
objektiv, ai shpesh e bën opinionin e tij të
ndihet, në veçanti përpjekjet qesharake të personazheve të
tij të duken të sofistikuara. 

Pikëpamja
Kapitulli i parë tregohet nga perspektiva e një apo më shumë shokë klase të Sharlit.
Pas kësaj, ne e shohim botën sipas syve të Sharlit momentalisht para se të
prezantohet me Emën. Pjesa më e madhe e veprës tregon mënyrën se si ajo i
përjeton ngjarjet, megjithëse gjithmonë në vetën e tretë dhe ndonjëherë duke na
dhënë një paraqitje të shpejtë në mendjen e të tjerëve. Pavarësisht faktit që rrëfyesi
e kufizon vëmendjen drejt Emës, gjithsesi, ekziston një përzierje e vëzhgimeve
objektive të sjelljes së saj dhe e mendimeve subjektive pra të ndjenjave dhe
mendimeve të saj. Floberi gjithashtu shpesh përdor ligjëratën e drejtë, integrimin
rrëfyes të mendimeve dhe të ndjenjave pa shënime për të treguar çfarë po
mendonin personazhet e tij. Pas vdekjes së Emës, rrëfimi është pothuajse objektiv.

Konflikti: Ema dëshiron dashuri romantike, pasuri dhe status shoqëror por ajo
nuk mund t’i ketë pasi është e martuar me një doktor të shtresës së mesme.
Simbolet: personi i verbër, lulet e thara, taja.
Iluzioni dhe realiteti
“Zonja Bovari” e Floberit gjendet ndërmjet mënyrës se si është bota dhe mënyrës
se si do të dëshironte ajo që të ishte. Kjo novelë franceze është brilante në në
portretin realist të mërzisë ecila ishte tipike për
Francën në këtë kohë.
“Zonja Bovari” ishte qendra e romantizmit në
shekujt e mëtejshëm dhe shkatërroi mitet të cilët
ishin përplasja e romantizmit me botën moderne.
Floberi e trajton marrëdhënien fizike në një
mënyrë të përparuar dhe modern, duke pranuar që
kënaqësia fizike nuk është vetëm dëshirë e
meshkujve por në mënyrë të vullnetshme mund të
jetë edhe dëshirë e grave. 
I fuqishëm por i kuptuar, shkrimi i Floberit është
më i miri ku bëhet fjalë për imtësira të çdo dite dhe me thellësinë e karaktereve të
secilit. E fortë, e padobësuar në dëshirën për të arritur të vërtetën e njerëzimit,
“Zonja Bovari” trajton dëshirën për një jetë më romantike dhe mirëkuptimin e këtij
irritimi.

Pafuqia e një gruaje 


Shpresa e Ema Bovarisë që fëmija i saj do të ishte një mashkull sepse “një grua
është gjithmonë e penguar” është vetëm një nga momentet ku Floberi demonstron
një mirëkuptim të lehtë mbi vështirësitë e gruas në këtë kohë. Ne shohim përmes
Emës sesi meshujt që rrethojnë Emën zotërojnë fuqinë që të ndryshojnë jetën e tyre
për mirë ose për keq, një fuqi që asaj i mungon. Edhe Sharli ndikon në pafuqinë e
Emës. Përtacia e tij ndalon atë prej të qënit një doktor i mirë, dhe paaftësia e tij e
ndalon nga avancimi në një shkallë më të lartë që mund të kënaqte ambicjen e
Emës. Si rezultat, Ema ka ngecur në një qytet pa shumë para. Rodolfi, i cili zotëron
fuqinë financiare që ta largojë Emën nga jeta e saj e varfër, e braktis atë, dhe si një
grua, është e paaftë të largohet vetëm. Leoni fillimisht ngjason me Emën. Të dy
janë të shkëputur nga jeta e qytetit dhe të dy ëndërrojnë gjëra më të mira dhe më të
mëdha. Por duke qenë se Leoni është një burrë, ai ka fuqinë që ta realizojë ëndrrën
e tij të largohet nga qyteti, kurse Ema duhet të qëndrojë e lidhur pas një burri dhe
një fëmije.
Sidoqoftë, struktura morale e novelës kërkon që Ema të mbajë përgjegjësitë për
veprimet e saj. Ajo nuk mund të fajësojë për gjithçka burrat përreth saj. Ajo
lirshmërisht zgjedh që të mos jetë besnike ndaj Sharlit dhe tradhtitë e saj e çojnë
Emën në një fund. Nga ana tjetër,në situatën e Emës, dy zgjidhjet e vetme që Ema
ka janë ose të mbajë të dashur ose të qëndrojë besnike në një martesë të kotë. Kur
Ema martohet me Sharlin, zgjedhja për të kryer tradhëti bashkëshortore është mjeti
i vetëm që ka Ema për të ushtruar forcë mbi fatin e saj. Ndërsa meshkujt kanë fuqi
në pasuri dhe pronë, e vetmja pasuri që Ema ka për të influencuar të tjerët është
trupi i saj, një formë pasurie që ajo mund ta tregtojë në fshehtësi me çmimin e
turpit dhe me shpenzimin e mashtrimit. Kur ajo kërkon dëshpërimisht për para që
të paguajë për borxhet e saj, burrat ofrojnë para në këmbim të ndereve të dashurisë
së Emës. Gradualisht, ajo përpiqet ta fitojë mbrapsht Rodolfin si një i dashur nëse
ai i paguan borxhet e saj. Vetë akti final i vetëvrasjes është bërë i mundur nga një
veprim i kryer me sharmin e saj, i cili i drejtohet Justinit, që Emën të marrë arsenik
nga ena ku mbahet. Edhe për të marrë jetën e saj, ajo duhet të përdorë fuqinë e
sharmit të saj, që të përdorë dashurinë e Justinit në mënyrë që ta bindë atë për të
bërë atë qe ai dëshiron.

You might also like