Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

MYFTINIA PUKË

SKALETA PER MODERATORIN E CEREMONIS


“100 VJET MYFTINIA PUKE”
Puke, me 18 MARS 2023

- Hapja me Hymnin Kombetar (1 min)


- Kendim te Kur’anit te bekuar (2 min)

- Moderatori del ne sken dhe lexon kete tekst:

Te nderuar motra dhe vellezer!


Mire se erdhet ne ceremonin Jubilare te 100 vjetorit te Myftinise Puke !

Nderojne me pjesmarrjen e tyre:


Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani ,
Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Haxhi Bujar Spahiu ,
Myftiu i Zones se Shkodres Muhamet Sytari,
Myftiu i Prizrenit Besim Berisha, me bashkepuntor
Myftiu i Gjakoves Valon Myrta , me bashkepuntor
Myftiu i Vores Baftjar Këllezi
Perfaqesuesi i Kishes Katolike Dod Marinaj

Kryetari i Shoqates Çameria Liljan Idrizi


Familjar te Hafiz Xhemal Naipit

Familjar te hoxhes Sadik Luma, nga Prishtina

Familjar te hoxhallareve pukjan

Anetar te Keshillit te Myftinise Puke

Perfaqesues te partise Demokratike Lodovik Hasani, Rrok Dodaj, Hil Curri

Perfaqesues te Partise Socialiste; Pajtim Zeqiri


Perfaqesues te Partise se Liris: Demir Syla dhe Elidon Pjetri
Perfaqesues te Partise PSD; Alfons Gjergji dhe Ervin Cena

Perfaqsues te Artista dhe Lidhjes se Shkrimtareve Fran Vukaj, Riza Hoxha e


Fadil Hyseni

Operator te Guidave Turistike; Perparim Laçi , Diskover Puka Vullnet Kuqi,


Visit Puka Enea Laçi etj

Perfaqesues te bisneseve pukjane

Besimtare nga i gjithe rrethi i Pukes etj

Plot 100 vite me pare , me 24 shkurt 1923 u bashkuan ne Tirane elita


myslimane Shqiptare te cilet Themeluan Komunitetin Mysliman Shqiptare ,
perfshire ketu edhe Myftinin e rrethit Puke.
Ne kuvendin e Themelimit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Myftinia
Puke u perfaqesua nga Myftiu i njohur Hafiz Xhemal Naipi nga Shkodra.
Mardhenjet e Hafiz Xhemal Naipin e myslimanet e Pukes ishte te hershme ,
sidomos me fshatin Kabash dhe Puken ku jo pak here ka sherbyer ne ritet
fetare.

Ndaj ne kete kuader ju ftojm , te ndqini nje dokumentar te shkurter mbi


veprimtarin e Myftinise Puke ne keto 100 vite

Vite me pare hoxhallaret Pukjane te ndihmuar edhe nga hoxhallaret e ardhur


nga Shkodra, Gjakova dhe Prizreni etj predikuan islamin duke sherbyer ne
xhamia, por ata dhan kontribut te jashtzakonshem edhe ne arsimimin e
brezave te ri perfshire ketu edhe gjyhen shqipe.

Shembyll ne detyren e tij si hoxhe por edhe si mesues ishte; Imam Sadik Luma
(Prishtina) ne fshatin Kabash i cili rihapi Mejtepin e xhamise ku krahas
mesimeve islame futi edhe mesimin e gjuhes shqipe. Shkolla e pare shqipe ne
fshatin Kabash u hap pikerisht ne goditen e Mejtepit te Xhamise Kabash, per
te vijuar keshtu me Shaban Rexhen ne Micoj, Qazim Nushin nga Gjakova qe
sherbeu per rreth 40 vite ne fshatin Qerret te Pukes etj.

Ndalimi i fese nga sistemi komunist , beri qe besimi te zot te venitej. Goditje te
rend moren besimtaret e te gjitha feve. Regjimi shkaterroj xhami e kisha,
persekutoj hoxhallare e prifterinje. Provokimet ndaj besimtareve nuk kishin te
ndalur sidomos kur ata provokoheshin nese mbanin apo jo ramazan.

Me rikthimin e lirise se besimit edhe Myftinia Puke me mundesit e saj filloj


punen per ringritjen e Myftinise Puke. Organizimi i pare u be ne vitin 1992 me
faljen e Bajramit te pare tek xhami e shkaterrar tashme e Koder Hanit, xhami
kjo mbi 400 vjeçare. Per te vijuar me ringritjen e Keshillit te Myftinise dhe per
te ardhur deri ne ndertimin e xhamise ne qytetin e Pukes. Ne historin e saj
Myftinia e rrethit Puke me pare ka pas mbi 25 xhami te cilat u shkaterruan
plotesisht nga regjimi, ndersa sot pas vitit 2005 Myftinia Puke ka mund te
rindertoj vetem 3 dhe eshte ne proces per rindertimin e disa te tjera.

Myftinia Puke me kleriket e saj ka rritur te zhvilloj me sukses shume


veprimtari fetaro artistike, te ndihmoj dhjetra familje ne nevoj, dhe mbi te
gjitha te ruaj e forcoj bashkjetesen nderfetare.

Per keto dhe shume te tjera ftojme te pershendes takimin Myftiun e rrethit
Puke Gezim Kopani

Falenderojme , Myftiun e Pukes Gezim Kopani per fjalet dhe mbi te gjithe per
kete organizim me rastin e 100 vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke.

Natyrisht , Myftinia Puke merr kuptim edhe me te gjere kur ajo merr
mbeshtetjen e qendres, pra te Komunitetit Mysliman te Shqiperise , ndaj dhe
sot nderon me pjesmarrjen e tij Nen
Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Bujar Spahiu

Sic , u permend ne dokumentar, por edhe nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani ,
Myftinia Puke qe ne fillimet e saj eshte perkrahur edhe nga hoxhallaret e
Shkodres, ndaj sot na nderon me prezencen e tij Myftiu i Zones se Shkodres
Muhamet Sytari te cilin e ftoj per te pershendetur aktivitetin.

Te nderuar, zonja dhe zoteri!

Sic e shikoni, pjesmarrja ne kete ceremoni Jubilare, marrin pjese shume figura
te njohura publike , sigurisht edhe bashkepuntor, shok e miq te Myftiut te
Pukes Gezim Kopani, dhe te gjithe pukjaneve. Ne mesin tone kemi miq te
ardhur nga travat Shqipera, Prizreni, Gjakova , Tetova etj.

Ndaj me shume kenaqesi, ftojme per te pershendetur ne emer te Myftiut te


Republikes se Kosoves Naim Ternava, i deleguari i tij , njeherazi Myfti i
Gjakoves Valon Myrta

Falenderojm, Bashkesin Islame te Kosoves, Myftiun e saj Naim Ternava per


mbeshtetjen si dhe juve i nderuar Myfti I Gjakoves

Te gjithe e dini shprehjen, Ne Prizren, ma t’bukrin vend,


Ndaj me ate bukuri dhe hijeshi , ftojme per fjalen pershendetese Myftiun e
Prizren Besim Berisha

Ne arkivin e Myftinise Puke, por edhe kujtesa popullore ruan me fanatizem


traditen e festimit te Bajrameve me daulle, e cila madje dikur daullja ishte
nder mjetet baz qe lajmeronte besimtaret per te mbyll syfyrin si dhe per te çel
iftarin.
Ne kete drejtim , Myftiu i Pukes eshte shume i kujdesshem, qe kjo tradit te
ruhet, duke organizuar per cdo fest te Bajrameve por edhe te ramazanit,
ramjen e daulles.

Ne kete kuader edhe sot, per kenaqesin tuaj ftojme Grupi i valleve te qytetit
Puke qe drejtohet nga Riza Hoxha , per te kercyer Vallen e Kabashit.

Edhe pak dite na ndaj me muajin e bekuar te Ramazanit, ndaj per te krijuar
atmosfer shpirterore , ftojme per te kenduar nje ilahi hoxhen Ramiz Mziu

Myftinia Puke ne kuader te 100 vjetorit te Themelimit te Komunitetit


Mysliman te Shqiperise dhe te Myftinise Puke ka vendosur te ndaj disa tituj
vlersimi per disa nga bashkepuntoret me kryesor qe Myftinia Puke dhe stafi i
saj ka pasur nder vite.

Ndaj ftoj, regjizoren Kiara Gjergji per te lezuar motivacionet, po ashtu edhe
Kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe Myftiun e Pukes per bere dorezimin e
trofeve.

Per secilin qe merr trofen, kan te drejte te pershendetese, por gjithnje duke
mos e zgjatur me shume se 2 min.

1.Myftinia Puke vlerson pas vdekjes hafiz Xhamal Naipin

2.Myftinia Puke vlerson familjen e imam Sadik Prishtines

3.Myftinia Puke vlerson Myftinin e Zones se Shkodres

4.Myftinia Puke vlerson Ish Famullitarin e Kishes Katolike Puke Giovani Fiocchi

5.Myftinia Puke vlerson biznesmenin e njohur, Kadri Morina

6.Myftinia Puke vlerosn Kryetarin e Shoqates Istanbul Ridvan Seferaj

7.Myftinia Puke vlerosn Krytarin e fondacioni Miresia Korab Kaja

8. Myftinia Puke vlerson Bashkesin Islame te Prizrenit

9.Myftinia Puke vlerson Bashkesin Islame te Gjakoves

10.Myftinia Puke vlerson te mirenjohurin nga Tetova Xhemal Behxheti

11. Myftinia Puke vlerson Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkoder

12.Myftinia Puke vlerson familjen e Xhevat Selimaj

Ne emer te Myftinis Puke, ne shenje mirenjohje dhe respekti urojme keto


personalitete per ndihmen e dhene ndaj Pukes dhe duke ju ftuar te gjitheve
ne dreken qe shtrohet me kete rast nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani , i cili
tani e ne vazhdim , pra gjate komsumimit te drekes do luaj rolin e moderatorit
duke u dhene fjalen pershendetese miqve te pranishem.

You might also like