Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 9

Kanonet e Apostujve të Shenjtë

Kanonet Apostolike të Etërve të Shenjtë


(https://sites.google.com/site/canonsoc/home/canons-of-the-apostles/canons-xli-lxxxv)

Përkthyer nga anglishtja, përkthimi i Henry R. Percival, 1899.


Kanoni I

Një peshkop duhet të shugurohet nga dy ose tre peshkopë *.

Kanoni II.

Një Presbiter duhet të shugurohet nga një Peshkop, dhe kështu duhet një Dhjakon dhe klerikët e tjerë.

Kanoni III.

Nëse ndonjë peshkop ose prift, në kundërshtim me urdhëresat e Zotit lidhur me sakrificën, ofron ndonjë gjë tjetër në
altarin flijues, qofshin mjaltë ose qumësht ose pije artificiale në vend të verës, pula, ose çdo lloj kafshësh apo perime, në
kundërshtim me urdhërimin, le të hiqet nga detyra: përveç kallinjve të grurit të ri ose veshët e rrushit, në kohën e duhur.
Mos u lejohet të sjellni tjetër gjë në altarin e olokaustit, përveç vajin për llampat dhe temjanin në kohën e blatimit të
ofertave të shenjtërores.

Kanoni IV.

Lërini të gjitha frutat e tjera të dërgohen në shtëpi te Peshkopi dhe Presbiterët si frytet e para, por jo te altari i flijimit.
Kuptohet që Peshkopi dhe Presbiterët do të shpërndajnë një pjesë të caktuar dhjakëve dhe klerikëve të tjerë.

Kanoni V.

Asnjë peshkop, as presbiter, as dhjak nuk do ta largojë gruan e vet me pretekstin e nderimit. Në qoftë se, megjithatë, ai e
kryen këtë, le të tërhiqet; dhe nëse ai vazhdon të veprojë kështu, le të hiqet nga detyra.

Kanoni VI.

Një peshkop, ose prift, ose dhjak, nuk duhet të ndërmarrë kujdeset e kësaj bote. Nëse ai e bën, le të hiqet nga detyra.

Kanoni VII.

Nëse ndonjë peshkop, ose prift, ose dhjak, feston ditën e shenjtë të Pashkëve përpara ekuinoksit të pranverës me
hebrenjtë, le të shkarkohet.

Kanoni VIII

Nëse ndonjë Peshkop, ose Presbiter, Dhjakon ose ndonjë tjetër në listën e priftërinjve nuk marrin pjesë në kungatë, ai
duhet të tregojë arsyen; dhe nëse është një justifikim i pranueshëm, ai do të falet. Por nëse refuzon ta tregojë, ai do të
shfuqizohet, për shkak se është bërë shkak i dëmtimit të laikëve dhe ka futur dyshim kundër blatuesit, ose që nuk e ka
paraqitur atë në mënyrë të saktë.

Kanoni IX.

Të gjithë ata besimtarë që hyjnë dhe dëgjojnë Shkrimet, por nuk qëndrojnë për t'u lutur dhe për kungimin e shenjtë,
duhet të ekskomunikohen, për shkak se ata po i shkaktojnë Kishës shkelje të rendit.

Kanoni X.

Nëse dikush lutet në shoqëri me një person që është ekskomunikuar, qoftë edhe privatisht, do të ekskomunikohet vetë.

1
Kanonet e Apostujve të Shenjtë

Kanoni XI.

Nëse dikush që është një klerik lutet në shoqëri me një klerik të ekskomunikuar, ai do të ekskomunikohet gjithashtu.

Kanoni XII.

Nëse ndonjë klerik apo laik, i cili është shkishëruar ose nuk është pranuar në pendesë, do të largohet dhe do të pranohet
në një qytet tjetër pa letër rekomandimi, si marrësi ashtu edhe dhënësi do të shkarkohen.

Kanoni XIII

Nëse ai është shkishëruar, lejohet të shtohet koha e ekskomunikimit të tij, për shkak se ai ka gënjyer dhe se ka mashtruar
Kishën e Perëndisë.

Kanoni XIV.

Një peshkop nuk duhet të braktisë famullinë e tij dhe të shkojë jashtë saj për të ndërhyrë në një tjetër, megjithëse
kërkohet nga një numër personash për të shkuar atje, përveç nëse ka arsye të mirë për ta bërë këtë, për arsye se ai mund
të jetë më i aftë të ndihmojë banorët atje, për arsye të devotshmërisë së tij. Dhe madje edhe atëherë ai nuk duhet ta bëjë
këtë vetë, por në bindje ndaj urdhërit të shumë peshkopëve të Sinodit dhe sipas kërkesës së tyre urgjente.

Kanoni XV.

Nëse ndonjë Presbiter, ose Dhjakon, apo ndonjë në rradhët e klerikeve, duke braktisur krahinën e tij, largohet në një
tjetër dhe pasi e braktis atë tërësisht, qëndron në një tjetër, në kundërshtim me mendimin e Peshkopit të tij, ne i ofrojmë
atij që të mos kryejë më asnjë shërbesë; sidomos nëse Peshkopi i tij e thërret atë për t'u kthyer, dhe ai nuk i është bindur
dhe vazhdon të qëndrojë në mosbesim- ai mundet, megjithatë, të marrë atje kungatën si laik.

Kanoni XVI.

Nëse, nga ana tjetër, Peshkopi me të cilin ata po shoqërohen, i pranon ata si klerikë në kundërshtim me dënimin e
përshkruar kundër tyre, ai do të shfuqizohet si mësues i çrregullimit.

Kanoni XVII.

Kushdo që ka hyrë në dy martesa pas pagëzimit, ose që ka pasur konkubina, nuk mund të jetë peshkop, prift, ose dhjak,
apo ndonjë gjë tjetër në listën e klerikëve.

Kanoni XVIII.

Askush që ka marrë një grua të ve, ose një grua të divorcuar, ose një prostitutë, një shërbëtore apo ndonjë aktore si grua
të tij, mund të jetë një peshkop, ose një Presbiter ose një Djakon ose të mbajë ndonjë pozitë tjetër në listën e priftërinjve.

Kanoni XIX.

Kushdo që martohet me dy motra, ose me një mbesë, nuk mund të jetë klerik.

Kanoni XX.

Çdo Klerik që bëhet garant(sekser) do të shkishërohet.

Kanoni XXI.

Një eunuk, nëse është bërë i tillë nga ndikimi i burrave, ose u privua nga pjesët e tij virile nën persekutim, ose ka lindur
kështu, mundet, nëse është i denjë, të bëhet peshkop.

2
Kanonet e Apostujve të Shenjtë

Kanoni XXII.

Askush që e ka tredhur veten të mos bëhet klerik; sepse ai është vrasës i vetvetes dhe armik i krijimit të Perëndisë.

Kanoni XXIII.

Nëse dikush që është një klerik tredh veten, le të lirohet nga detyra. Sepse ai është vetëvrasës.

Kanoni XXIV.

Çdo laik që ka kryer vetëtredhje, lejohet të shkishërohet për tre vjet. Sepse ai është një komplotist kundër vetë jetës së tij.

Kanoni XXV.

Çdo peshkop, ose prift, ose dhjak që kapet flagrant në kryerje të kurvërisë, ose dëshmi të rreme, ose vjedhje, do të
rrëzohet nga detyra, por nuk do të shkishërohet. Sepse Shkrimi thotë; "Nuk do të hakmerresh dy herë për të njëjtën
vepër". I njëjti rregull zbatohet për pjesën tjetër të klerikëve.

Kanoni XXVI.

Sa i përket beqarëve që kanë hyrë në kler, ne lejojmë që të martohen vetëm anagnostët(lexuesit) dhe psalltët, nëse ata
dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Kanoni XXVII

Sa i përket një peshkopi, Presbiteri ose djakoni që godet besimtarët për mëkat, ose jobesimtarët për të bërë keq, me idenë
për t'i frikësuar, urdhëroj që ai të shkarkohet nga detyra. Sepse Zoti ynë nuk ka mësuar asgjë të tillë, përkundrazi, Ai vetë
kur u godit nuk goditi; kur e fyen, Ai nuk i shante dhunuesit e Tij; kur vuante, Ai nuk kërcënonte.

Kanoni XXVIII.

Nëse ndonjë Peshkop, Presbiter ose Djakon, i cili është shkarkuar me të drejtë nga ofiqi për krime të dëshmuara, nuk
duhet të guxojë të prekë liturgjinë që dikur ishte vënë në duart e tij, përndryshe le të ndahet plotësisht nga Kisha.

Kanoni XXIX.

Nëse ndonjë peshkop bëhet recipient i këti ofiqi me anë të parave, ose ndonjë Presbiter ose ndonjë Djakon, le të
shkishërohet, si dhe ai që e ka paracaktuar, dhe le të përzihet nga të gjitha bashkësitë, siç u përzu Simoni Magjistari nga
unë Petro.

Kanoni XXX.

Nëse ndonjë peshkop vjen në posedim të një kishe duke përdorur sundimtarë laikë, le të hiqet nga detyra dhe të
shkishërohet. Dhe të gjithë ata që komunikojnë me të.

Kanoni XXXI
Nëse ndonjë Presbiter, duke dënuar Peshkopin e tij, tërheqë njerëzit mënjanë, dhe ngren një altar, pa gjetur asgjë të
mangët në peshkopin në pikën e devotshmërisë dhe drejtësisë, le të rrëzohet, me arsyetimin se ai është një zyrë-kërkues.
Sepse ai është një tiran. Le të shkarkohen edhe të tjerët klerikë, edhe të gjithë ata që e imitojnë. Por laikët le të
shkishërohen. Le të bëhen këto gjëra, pas një, dy dhe tre kërkesa të Peshkopit.

Kanoni XXXII.

Nëse ndonjë peshkop ekskomunikon ndonjë Presbiter ose Djakon, këta njerëz nuk duhet të rikthehen nga dikush tjetër,
por nga ai që i ka ekskomunikuar, përveç rastit kur peshkopi i cili ka kryer ritin mos të jetë më gjallë.

Kanoni XXXIII.

3
Kanonet e Apostujve të Shenjtë

Asnjë nga peshkopët e huaj, ose Presbiterët, ose Djakonët, do të merret pa letra rekomanduese. Edhe kur ata mbajnë një
gjë të tillë, ato do të shqyrtohen. Dhe nëse ata me të vërtetë janë predikues të devotshmërisë, ata do të pranohen; por
nëse nuk janë, pasi u japin atyre atë që kanë nevojë, nuk do të pranohen në bashkësi. Sepse shumë gjëra janë bërë
rrëmbyeshëm.

Kanoni XXXIV.

Është e nevojshme që Peshkopët e çdo kombi të njohin njërin prej tyre që të jetë Kryepeshkop ose Drejtues, ta njohin
atë si kokën e tyre dhe të mos bëjnë asgjë të tepërt pa këshillën dhe miratimin e tij, por secili prej tyre duhet të bëjë
vetëm atë që nevojitet nga famullia e tij dhe nga territoret e tij nën të. Por le të mos bëjë as edhe një njeri të tilla veprime
pa këshilla dhe pëlqimin dhe miratimin e të gjithëve. Sepse kështu do të ketë bashkim, dhe Perëndia do të përlëvdohet
nëpërmjet Zotit në Atin, të Birin, dhe Frymës së Shenjtë.

Kanoni XXXV.

Asnjë peshkop mos të guxojë të japë urdhërime jashtë kufijve të jurisdiksionit të tij, në qytete ose territore që nuk i
nënshtrohen atij. Nëse ai provohet se e ka bërë këtë kundër dëshirave të atyre që posedojnë ato qytete ose territore, le të
hiqet, dhe gjithashtu ata që ai i ka paracaktuar.

Kanoni XXXVI.

Në rast se ndonjë peshkop, i cili është urdhëruar refuzon detyrën dhe kujdesin e laikëve që i janë besuar atij, ai do të
shfuqizohet dhe do të mbetet i tillë deri sa ta pranojë atë. Njësoj të veprohet me një Presbiter ose Djakon. Por në qoftë
se në nisje, ai nuk arriti të pranojë, jo në kundërshtim me prirjen e tij, por për shkak të përbuzjes së laikëve, le të jetë
peshkop, por kleri i atij qyteti të përjashtohet, pasi askush nuk mund të drejtojë të tillë popull të paligjshëm.

Kanoni XXXVII.

Dy herë në vit le të mbahet një këshill i peshkopëve dhe le ta shqyrtojnë njëri-tjetrin në lidhje me dogmat e
devotshmërisë dhe të eliminohen kontradiktat e rastësishme kishtare: e para, në javën e katërt të Rrëshajëve; e dyta, me
dymbëdhjetë shtator.

Kanoni XXXVIII.

Lëreni peshkopin që të kujdeset për të gjitha çështjet kishtare dhe le ti udhëheqë ato, me besë Perëndie. Le të mos
lejohet që të përvetësojë ndonjë gjë të Kishës ose t'u japë gjërat e Perëndisë të afërmve të tij. Nëse ata janë të varfër, le të
sigurojë për ata si të varfër, por le të mos shesë gjërat e Kishës nën këtë pretekst.

Kanoni XXXIX.
Presbiterët dhe Djakonët të mos bëjnë asgjë pa pëlqimin e Peshkopit. Sepse atij i është besuar populli i Zotit, dhe prej tij
do të kërkohet llogari në lidhje me shpirtrat e tyre.

Kanoni XL.

Le të jenë pronat e peshkopëve (në qoftë se, në të vërtetë, janë të tilla) të njohura publikisht dhe le të njihen publikisht
ato të Zotit. Në mënyrë që Peshkopi të ketë autoritetin për të disponuar pronën e tij kur të vdesë, dhe t'ia lërë atë kujtdo
që dëshiron siç dëshiron. Dhe për shkak të ndonjë preteksti të mos ketë ngatërresa në lidhje me pronën kishtare dhe
private, por të jenë të ndara në pronësi dhe trashëgimi.

Kanoni XLI.

Ne urdhërojmë që Peshkopi të ketë autoritet mbi pasurinë e Kishës. Sepse nëse shpirtrat e çmuar të qenieve njerëzore
duhet t'i besohen atij, nuk ka nevojë për ndonjë urdhër të veçantë për paratë; kështu që çdo gjë mund t'i besohet
qeverisjes në përputhje me autoritetin e tij dhe ai mund t'u japë atyre në nevojë nëpërmjet priftërinjve dhe dhjakëve me
frikë nga Perëndia dhe me tërë nderim, ndërsa ai vetë mund të marrë çfarë i nevojitet (nëse ka nevojë për ndonjë gjë )
për nevojat e tij, dhe për vëllezërit që janë mysafirët e tij, në mënyrë që të mos i privojë ata nga ndonjë gjë, në asnjë

4
Kanonet e Apostujve të Shenjtë

mënyrë. Sepse ligji i Perëndisë ka urdhëruar që ata që shërbejnë në altar të mbahen në kurriz të altarit. Aq më shumë që
as ushtari kurrë nuk ngreh armë me shpenzimet e veta.

Kanoni XLII.

Nëse një peshkop, ose prift, ose dhjak, e harxhon kohën duke luajtur me zare, ose duke u dehur, ose ta braktisë atë ves,
ose le të hiqet nga detyra.

Kanoni XLIII.

Çdo hipodhjakon, Anagnost, ose Psalt, që i pëlqen gjërat e lartpërmendura, ose të heqë dorë ose të shkishërohet.
Gjithashtu, çdo laik.

Kanoni XLIV.

Lejoni që çdo Peshkop, ose Presbiter ose Djakon i cili kërkon interes për paratë që i huazohen të tjerëve, të pushojnë së
vepruari në këtë mënyrë ose të shkarkohet.

Kanoni XLV.

Le të pezullohet çdo Peshkop, Presbiter ose Djakon, që bashkohet në lutjen me heretikët, por nëse i ka lejuar ata të
kryejnë ndonjë shërbim si klerik, le të shkarkohet. (Dmth. nga ofiqi)

Kanoni XLVI.

Ne urdhërojmë çdo Peshkop, ose Presbiter, i cili ka pranuar pagëzimin apo misteret e heretikëve të shkarkohet nga
detyra; Sepse "ç'shërbim ka Krishti me Beliarin apo çfarë pjesë ka besimtari me një të pafe?"

Kanoni XLVII.

Nëse një Peshkop ose Presbiter pagëzon përsëri, kushdo që ka pasur një pagëzim të vërtetë ose nuk pagëzon këdo që
është ndotur nga të pabesët, le të hiqet, për shkak se ai tallet me kryqin dhe vdekjen e Zotit dhe dështon së dalluari
priftërinjtë nga pseudopriftërinjtë.

Kanoni XLVIII.

Nëse ndonjë laik që ka divorcuar gruan e tij merr një tjetër, ose një të shkurorëzuar nga një burrë tjetër, le të
ekskomunikohet.

Kanoni XLIX.

Nëse ndonjë Peshkop ose Presbiter pagëzon jo në Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë, por në tre qenie të pafillim ose në
tre bijë ose në tre ngushëllues, le të ekskomunikohet.

Kanoni L.

Nëse ndonjë peshkop apo priftërues nuk kryen tre zhytje (fjalë për fjalë, "tre pagëzime") në bërjen e një pagëzimi (fjalë
për fjalë, "një hyrje"), por një zhytje të vetme (fjalë për fjalë, "një pagëzim i vetëm"), vdekja e Zotit, le të hiqet (nga
detyra). Sepse Zoti nuk ka thënë: "Pagëzoni në vdekjen time", por: "Shkoni dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i
pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë" (Mat. 28:19).

Kanoni LI.

Nëse ndonjë peshkop, ose priftërues, ose dhjak, apo ndonjë në listën e priftërinjve, nuk heq dorë nga martesa, mishi ose
vera, jo si një çështje e vetpërmbajtjes asketike, por nga një neveri e tyre, duke harruar se të gjitha gjërat janë
jashtëzakonisht të mira , dhe se Perëndia e bëri njeriun mashkull dhe femër, dhe blasfemon e keqtrajton veprën e krijimit
të Perëndisë, ose të ndreqë rrugët e tij ose të lirohet nga detyra dhe të dëbohet nga Kisha. E njëjta edhe për laikët.

5
Kanonet e Apostujve të Shenjtë

Kanoni LII.

Nëse ndonjë Peshkop ose Presbiter do të refuzojë të mirëpresë këdo që kthehet nga mëkati, por përkundrazi, e hedh
poshtë atë, le të lirohet nga detyra, pasi ai e pikëllon Krishtin, i cili ka thënë: "Ka gëzim në qiell qoftë për një mëkatar të
vetëm që pendohet ".

Kanoni LIII.

Nëse ndonjë Peshkop, Presbiter apo Djakon, në ditët e festës nuk do të marrë mish dhe verë, sepse ai i urren këto gjëra,
dhe jo për shkak të asketizmit, le të hiqet nga detyra, për shkak se ndërgjegja e vetë është e ndotur dhe është bërë shkak
për skandal për shumë njerëz.

Kanoni LIV.

Nëse ndonjë klerik kapet duke ngrënë në një tavernë ose në ndonjë restorant ku shërbehen pije dehëse, lejohet të
shkarkohet, me përjashtim të rasteve kur ndodh të jetë në rrugë dhe është detyruar të bujti natën nga nevoja.

Kanoni LV.

Nëse ndonjë Klerik fyen peshkopin, le të hiqet nga detyra. Sepse "nuk do të flasësh keq për sundimtarin e popullit tënd"

Kanoni LVI.

Nëse ndonjë Klerik fyen një Presbiter, ose një Djakon, dënohet me shkishërim.

Kanoni LVII.

Në qoftë se ndonjë klerik mashtron, përbuz, kanoset ose tallet ose kërcënon këdo që është i çalë ose i dëmtuar, ose që
është i shurdhër, ose që është i verbër, ose që është i mangët, le të shkishërohet. I njëjti rregull vlen edhe për laikun.

Kanoni LVIII.

Nëse ndonjë peshkop ose prift neglizhon klerin ose laikët dhe nuk arrin t'i udhëzojë ata në devotshmëri, le të
shfuqizohet; por nëse vazhdon me neglizhencën dhe pangopësinë e tij, le të ekskomunikohet.

Kanoni LIX.

Nëse ndonjë peshkop, ose Presbiter nuk ndihmon vullnetshëm kur ndonjë prej klerikëve është në nevojë, le të
shkishërohet. Nëse ai vazhdon, le të shkarkohet edhe nga detyra, pasi ka vrarë vëllain e tij.

Kanoni LX.

Nëse dikush i lexon publikut në kishë shkrime të paarsyeshme që mbajnë interpretime të rreme dhe pretendojnë të jenë
të shenjtë, në dëmtimin e laikëve dhe klerit, le të ekskomunikohet.

Kanoni LXI.

Nëse një akuzë për kurvëri, ose për kurorëshkelje, ose për çdo veprim tjetër të ndaluar, që sillet kundër një besimtari
vërtetohet, ai le të mos pranohet në kler.

Kanoni LXII.

Nëse ndonjë Klerik, nga frika e çdo qenieje njerëzore, qoftë ky i fundit hebre, grek ose heretik, e mohon emrin e
Krishtit, le të hidhet jashtë dhe të përzihet; Nëse ai e mohon emrin e klerit, le të shkishërohet; dhe nëse pendohet, le të
pranohen si një laik.

6
Kanonet e Apostujve të Shenjtë

Kanoni LXIII.

Nëse ndonjë Peshkop, Presbiter apo Djakon, ose ndonjë tjetër në listën e priftërinjve, hanë mish me gjakun e shpirtit të
tij, ose që është vrarë nga një bishë e egër ose që ka vdekur nga një vdekje natyrore, le të shfuqizohet. Sepse ligji e ka
ndaluar këtë. Por nëse ndonjë laik bën të njëjtën gjë, le të ekskomunikohet.

Kanoni LXIV.

Nëse ndonjë Klerik do të gjendet në agjërim të dielën ose të shtunën me përjashtim të një asketi, le të hiqet nga detyra.
Nëse, megjithatë, ai është laik, le të shkishërohet.

Kanoni LXV.

Nëse ndonjë Klerik apo Laik, hyn në një sinagogë të hebrenjve apo të heretikëve për t'u lutur, le të shkarkohet dhe të
ekskomunikohet.
(Ap.c. VII, XLV, LXXI, XI, VI, XXXI, XXXIII, XXXVII, XXXVIII të Laodikesë).

Kanoni LXVI.

Nëse ndonjë klerik godet dikë në zënkë dhe e vret me një goditje të vetme, le të hiqet nga detyra për dështimin e tij. Por
nëse ai është një laik, le të shkishërohet.
(XI, XVI, XXI, XXII, XXIII të Ankirës, Athanasi në Letrat e tij, II, VIII, XI, etj, V, të Nisës)

Kanoni LXVII.

Në qoftë se dikush mban një virgjëreshë, të cilën e dhunon kundër dëshirës së saj, megjithëse ajo nuk është e fejuar me
një burrë tjetër, le të shkishërohet. Dhe le të mos lejohet që ai të marrë një tjetër, por le të jetë i detyruar ta mbajë atë që
ai ka zgjedhur, ndonëse ajo rastis të jetë e varfër.
(XXIII, XXIII, XXV, XXVI të Vasilit)

Kanoni LXVIII.

Nëse ndonjë Peshkop, Presbiter ose Djakon pranon një shugurim të dytë nga dikush, le të shkarkohen si ai, ashtu dhe ai
që e ka paracaktuar. Përjashtohet rasti kur vërtetohet se shugurimi i tij është kryer nga heretikët. Pasi ata që janë
pagëzuar ose urdhëruar nga persona të tillë nuk mund të jenë as të krishterë besnikë, as klerikë.

Kanoni LXIX.

Nëse ndonjë Peshkop, Presbiter, Djakon ose hipodjakon, ose Anagnost ose Psalt nuk arrin të agjërojë gjatë dyzet ditëve
të Kreshmës së Shenjtë, ose të mërkurën ose të premten, le të hiqet nga detyra. Përveç nëse ai mund të pengohet për
shkak të sëmundjes trupore. Nëse, nga ana tjetër, një laik dështon ta bëjë këtë, le të shkishërohet.

Kanoni LXX.

Nëse ndonjë peshkop, ose prift, dhjak, ose ndonjë nga të gjithë që është në listën e klerikëve, agjëron së bashku me
hebrenjtë, ose feston një festë së bashku me ta ose pranon prej tyre dhuratat e pushimeve ose favore, të tilla si bukë pa
maja (αζίμος), ose ndonjë gjë të ngjashme, le të hiqet nga detyra. Nëse një laik vepron njësoj, lejohet të shkishërohet.

Kanoni LXXI.

Në qoftë se ndonjë i krishterë dërgon vaj në një tempull pagan, ose në një sinagogë të hebrenjve, në festat e tyre, ose
ndriçon kandilat për ta, le të shkisherohet.

Kanoni LXXII.

Nëse ndonjë Klerik apo Laik rrëmben një qiri ose vaj kandili nga Kisha e Shenjtë, le të shkishërohet dhe të detyrohet të
japë përsëri atë që mori, së bashku me një pjesë të pestë të vlerës së saj për ta shlyer.

7
Kanonet e Apostujve të Shenjtë

Kanoni LXXIII.

Askush të mos e përshtatë për përdorim vetjak asnjë enë ari ose argjendi që është shenjtëruar, ose ndonjë rrobe, sepse
është e paligjshme ta bëjë këtë. Nëse dikush kapet në akt, le të dënohet me shkishërim.

Kanoni LXXIV.

Kur peshkopi është akuzuar për ndonjë gjë nga burra të besueshëm, ai duhet të thirret nga peshkopët; dhe nëse ai
përgjigjet dhe rrëfen, ose shpallet fajtor, le të vuajë ndëshkim. Por, nëse thirret dhe ai refuzon t'i bindet, le të thirret për
të dytën herë duke i dërguar dy peshkopë me të. Në qoftë se edhe atëherë ai refuzon të bindet, le të thirret për të tretën
herë, dy peshkopë përsëri të dërgohen pranë tij; por në qoftë se edhe atëherë ai tregon përçmim dhe nuk përgjigjet, le të
vendosë sinodi për çështjen kundër tij në çfarëdo mënyre të duket më e mirë, kështu që mos të japë përshtypjen se po
përfiton duke shmangur gjykimin.
(XVI, XVI, XVI, XIV, XV të Antiokisë, c.IV të Sarikanit cc VIII, XII, XVI, XXVII, XCVI, CV, CXXXI, CXXXVII,
CXXXIX, të Kartagjenës, dhe c IX i Theofilit.)

Kanoni LXXV.

Si dëshmitar kundër një peshkopi, le të mos pranohet asnjë heretik, por as vetëm një besimtar: sepse "çdo akuzë do të
vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve" (Ligji i Përtërirë 17: 6, Mateu 18:16)

Kanoni LXXVI.

Është dekretuar që asnjë peshkop nuk do të lejohet të caktojë cilindo që dëshiron në zyrën e Episkopatës, si çështje
koncesioni për një vëlla, për një djalë ose për një të afërm. Sepse nuk është e drejtë të krijohen trashëgimtarë të
episkopatit, duke i nënshtruar gjërat e Perëndisë tek pasioni njerëzor; sepse Kisha e Perëndisë nuk duhet t'u besohet
trashëgimtarëve. Nëse dikush e bën këtë, le të mbetet e anulluar dhe e pavlefshme, dhe le të lirohet peshkopi vetë me
shkishërim.

Kanoni LXXVII.

Nëse ndonjë i gjymtuar, ose dikush me një defekt në njërin sy ose në këmbë, është i denjë për episkopatën, le të bëhet
peshkop. Sepse nuk është një dëmtim i trupit që ndot njerinë, por vetëm papastërtia shpirtërore.

Kanoni LXXVIII.

Askush që është i shurdhër dhe asnjeri i verbër nuk duhet të bëhet peshkop, jo për shkak se ai është moralisht i mangët,
por në pamundësi të ushtrimit të funksioneve kishtare.

Kanoni LXXIX.

Nëse dikush është i prekur nga një frymë e ligë, mos të bëhet klerik dhe as të lejohet të lutet në shoqëri me besimtarët.
Por, pasi ai të jetë pastruar prej tij, le të pranohet, dhe nëse meriton, të shugurohet.

Kanoni LXXX.

Nuk është e drejtë (të lejohet) të urdhërohet një burrë peshkop menjëherë pasi të ketë hyrë në Kishë dhe të jetë i sapo
pagëzuar nëse ai deri më tani ka udhëhequr një jetë pagane ose është kthyer nga sjellja e keqe. Sepse është e gabuar që një
njeri pa përvojë të bëhet një mësues i të tjerëve, përveç nëse në ndonjë rast të veçantë kjo lejohet si një çështje hyjnore e
hiri.

Kanoni LXXXI.

Ne kemi thënë që një peshkop ose një prift nuk duhet të marrë ofiqe zyrtare, por duhet të kontribuoi pjesë në nevojat
kishtare. Ose të bindet për këtë, e të mos pranojë detyra shtetërore, ose të lirohet, sepse askush nuk mund t'i shërbejë dy
zotërinjve, sipas urdhrit të Zotit.

8
Kanonet e Apostujve të Shenjtë

Kanoni LXXXII.

Ne nuk lejojmë që shërbëtorët e shtëpisë të shugurohen klerikë pa pëlqimin e zotërinjve të tyre, në kundërshtimin e
zotërinjve që i zotërojnë. Ngaqë kjo shkakton trazira në familje. Por, nëse ndonjë shërbëtor shtëpie do të duket i denjë të
shugurohet në çdo gradë, siç bëri vetë Onesimi ynë, dhe zotërinjtë e tyre janë të gatshëm ta lejojnë atë dhe t'u japë atyre
lirinë dhe t'i lejojnë ata të largohen nga shtëpia, le të caktohen mbas plotësimit të këtyre kushteve.

Kanoni LXXXIII.

Nëse një peshkop, ose prift ose dhjak, është i angazhuar në çështje ushtarake dhe dëshiron të mbajë edhe zyrën romake
(dmth. Civile) dhe atë klerikale, le të shfuqizohet; për t'i dhënë Qezarit gjërat që janë të Qezarit dhe për Perëndinë gjërat
që janë të Perëndisë ". (Mateu 22:21)

Kanoni LXXXIV.

Nëse dikush fyen Perandorin, ose Mbretin, ose ndonjë sundues tjetër, në kundërshtim me atë që është e drejtë dhe e
saktë, le të paguajë dënimin. Prandaj, nëse ai është një klerik, le të hiqet; por nëse ai është një laik, le të shkishërohet.

Kanoni LXXXV.

Të gjithë klerikët dhe Laikët le të kenë librat e mëposhtëm për nderim dhe të shenjtë: Nga Dhiata e Vjetër, Pesëlibërshi i
Moisiut, domethënë Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat, Ligji i Përtërirë; Një nga Jezusi i Navit (zakonisht i quajtur
Jozueu); një të gjyqtarëve të Izraelit; atë të Ruthit; katër nga Mbretërit; dy Paralipomena (Kronikave); dy nga Esdras
(Ezra) një nga Esteri; tre nga Makabejtë; një nga Jobi; një Psalter (zakonisht i quajtur Psalmet në anglisht dhe greqisht);
tre nga Salomoni, domethënë Fjalët e urta, Predikuesin (eklesiastin) dhe Këngën e Këngëve; dymbëdhjetë nga Profetët;
një nga Isaia; një nga Jeremia; një nga Ezekieli; një nga Danieli; jashtë këtyre është e lejueshme që ju të përvetësoni
përveç kësaj edhe Urtësinë e Jezusit bir te Sirahut shumë të mësuar për hir të mësimdhënies së të rinjve tuaj. Librat tona,
domethënë ato të Dhiatës së Re, janë: katër ungjijtë, domethënë, atë të Mateut, të Markut, të Llukës dhe të Gjonit;
katërmbëdhjetë letra të Pavlit; dy letra nga Pjetri; tre letra nga Joani; një nga Jakobi; një nga Juda. Dy letra të Klementit;
dhe Injuncionet që ju drejtohen nëpërmjet meje, Klementit, në tetë libra, të cilat nuk duhet t'u zbulohen të gjithëve për
shkak të çështjeve të fshehta që ato përmbajnë, dhe Veprave të Apostujve.

++++
* Kanonet e mëvonshme ndryshojnë kanunin 1 që kërkon të paktën 3 peshkopë, duke përfshirë Metropolitanin ose
Patriarkun me sinodin e pranishëm. Shiko; c. XIX e 25 c., C. XVIII të 141 c.

++++
Silvin Lito, 2018

You might also like