Nr.11117-01872-00-2010 I Regj. Themeltar Nr.00-2014-1989 I Vendimit (224) Vendim Në Emër Të Republikës

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Nr.11117-01872-00-2010 i Regj.

Themeltar
Nr.00-2014-1989 i Vendimit (224)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :

Aleksandër Muskaj Kryesues


Arjana Fullani Anëtare
Andi Çeliku Anëtar

në datën 20.05.2014 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë :

PADITËS: VLADIMIR GJYRIQI, në mungesë


I PADITUR: ERENIK GJYRIQI, në mungesë
PERSON I TRETË : ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË
PALUAJTSHME TIRANË.

OBJEKTI:
Detyrimin e të paditurit të njohë si trashëgimtar të vetëm
të të ndjerit Zenun Gjyriqi paditësin Vladimir Gjyriqi
dhe regjistrimin e pasurisë se paluajtshme
të rrjedhur nga trashëgimia në emër të paditësit.
Baza Ligjore: Nenet 153, 154 e vijues të K.Pr.Civile
dhe nenit 349, 350 të K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë , me vendimin nr.258, datë 13.11.2009 ka


vendosur:
“Rrëzimin e kërkesë-padisë së paditësit Vladimir Gjyriqi si të pabazuar në
prova dhe në ligj.”

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.324, datë 07.06.2010 ka vendosur:


“Lënien në fuqi të vendimit nr.258, datë 13.11.2009 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tropojë”

Kundër këtij vendimi më datë 05.07.2010, ka paraqitur rekurs paditësi Vladimir


Gjyriqi, nëpërmjet avokates Violeta Veshi me anën e të cilit ka kërkuar: “Shfuqizimin e
Vendimit nr.324, datë 07.06.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe pranimin e kërkesë
padisë, sipas objektit, njohjen si trashëgimtar të vetëm të të ndjerit Zenun Gjyriqi dhe
regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të rrjedhur nga trashëgimia në emër të Vladimir
Gjyriqi.”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

1
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; si shqyrtoi në tërësi çështjen,

VЁREN
Se vendimi nr.324, datë 07.06.2010 i Gjykatës së Apelit Shkodër është rrjedhojë e
zbatimit të drejtë të ligjit material e procedural civil e si i tillë do të lihet në fuqi.

A. RRETHANAT E FAKTIT.

1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të


pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon :
2. Paditësi Vladimir Gjyriqi në bazë të vendimit nr.77, datë 09.04.2009 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë është njohur trashëgimtar ligjor i rradhës së parë i të ndjerit
trashëgimlënësit Zenun Gjyriqi.
3. Në bazë të vendimit gjyqësor, me shkresën datë 02.06.2009, paditësi Vladimir
Gjyriqi i është drejtuar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP)
Tropojë për të bërë ndryshimet në regjistrat lidhur me pasurinë trashëgimore.
4. Me shkresën nr.122.Prot, datë 03.06.2009 të ZRPP Tropojë i është kthyer përgjigje
se kërkesa e tij nuk mund të depozitohet dhe as nuk mund të shqyrtohet për veprim
sepse kjo çështje është në gjykim në Gjykatën e Rrethit Tropojë.
5. Rezulton se, me vendimin nr.403, datë 23.06.1995 të Gjykatës së Rrethit Tropojë
është vendosur: “Birësimi i fëmijës Erenik Selim Gjyriqi i datëlindjes 12.02.1989
nga shtetasi Zenun Gjyriqi”(vendimi i formës së prerë), si dhe me vendimin nr.145,
datë 24.07.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë është vendosur njohja si
trashëgimtar ligjor i vetëm i rradhës së parë të të ndjerit trashëgimlënësit Zenun
Gjyriqi djali i tij i birësuar Erenik Zenun Gjyriqi.
6. Vendimi nr.145, datë 24.07.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë është
regjistruar pranë ZRPP Tropojë duke u bërë kalimi i pronësisë së pasurisë nr.1/18/1
ndodhur në zonën kadastrale 1347 me sip. totale 12.000 m 2, nga trashëgimlënësi
Zenun Gjyriqi tek Erenik Gjyriqi.
7. Për sa më sipër, paditësi Vladimir Gjyriqi me pretendimin se është trashëgimtar
ligjor i të ndjerit Zenun Gjyriqi i është drejtuar gjykatës me kërkesë padinë për
detyrim njohje si
trashëgimtar të vetëm të të ndjerit Zenun Gjyriqi dhe regjistrimin e pasurisë së
paluajtshme të rrjedhur nga trashëgimia në emër të tij.

B. PROCEDURAT GJYQËSORE.

8. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë me vendimin nr.258, datë 13.11.2009 ka


vendosur:
“Rrëzimin e kërkesë-padisë së paditësit Vladimir Gjyriqi si të pa bazuar në prova
dhe në ligj.”
9. Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.324, datë 07.06.2010 ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit nr.258, datë 13.11.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tropojë”
10. Kundër këtij vendimi më datë 05.07.2010 ka paraqitur rekurs paditësi Vladimir
Gjyriqi, nëpërmjet avokates Violeta Veshi me anën e të cilit ka kërkuar:

2
“Shfuqizimin e Vendimit nr.324, datë 07.06.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe
pranimin e kërkesë padisë, sipas objektit, njohjen si trashëgimtar të vetëm të të
ndjerit Zenun Gjyriqi dhe regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të rrjedhur nga
trashëgimia në emër të Vladimir Gjyriqi. ”
11. Në shkaqet e rekursit veçohen:
- Gjykata e Apelit ka marrë një vendim në kundërshtim me ligjin pasi kemi
paraqitur dokumentat të cilat vërtetojnë se birësimi është bërë mbi bazë
dokumentacioni të falsifikuar dhe në mashtrim me ligjin, por që aktualisht nuk
mund të goditen më për shkak të kalimit të afateve hetimore dhe gjyqësore.
Kemi mendimin se, kërkesë padia jonë është e drejtë dhe duhet pranuar për tu
njohur si trashëgimtar i vetëm.

C. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR.

12. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë me vendimin nr.258, datë 13.11.2009 mes të
tjerave arsyeton se:
“… në rastin konkret objekt gjykimi ndodhemi para dy vendimeve gjyqësore të
formës së prerë për njohje dhe lëshim trashëgimie. Për rastet kur goditen
vendimet e formës së prerë të gjykatës paditësi duhej t’i drejtohej gjykatës me
anë të një kërkese-padie ku objekti i saj t’i përmbahej kërkesave për
rishikimin e vendimit neni 494 e vijues i K.Pr.Civile.”
13. Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.324, datë 07.06.2010, mes të tjerave
arsyeton se:
“…gjykata në këto rrethana me të drejtë ka rrëzuar padinë e paditësit sepse
në rastin në shqyrtim kemi të bëjmë me dy trashëgimtar ligjor dhe sipas nenit
361 e 362 e vijues të K.Civil gëzojnë të drejta të barabarta në trashëgim
pavarësisht nga drejtësia e vendimit me të cilin është vendosur birësimi i të
paditurit.. në rrethanat e mësipërme pjesët takuese të pasurisë së lënë nga
trashëgimlënësi janë të përcaktuara dhe palëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse
të përcaktojnë pasurinë e lënë prej tij dhe ta ndajnë atë në natyrë…”

D. NË LIDHJE ME REKURSIN E USHTRUAR.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga paditësi Vladimir
Gjyriqi nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të
Procedurës Civile, që të motivojnë cenimin e vendimit nr.324, datë 07.06.2010, tw
Gjykatës së Apelit Shkodër, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.258, datë
13.11.2009 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë.
15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen
gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve,
të vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe referuar shkaqeve të rekursit, vlerëson se,
arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykatat e faktit është rrjedhojë e respektimit
dhe zbatimit të kërkesave të ligjit.
16. Vendimet e gjykatave janë mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për
zgjidhjen e çështjes konkrete dhe në argumente të nxjerra nga provat, të cilat janë

3
marrë, administruar e vlerësuar si të tilla konform dispozitave të Kodit të Procedurës
Civile.
17. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, ky Kolegj vlerëson se gjykatat e faktit, në
analizë juridike të rrethanave të çështjes, kanë bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe
veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në gjykim dhe e kanë zgjidhur atë në
përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
18. Ky Kolegj vlerëson se, nga gjykatat e faktit me të drejtë kanë vendosur rrëzimin
padisë së paraqitur nga paditësi Vladimir Gjyriqi si e pabazuar në ligj dhe në prova.
19. Karakteristikë e marrëdhënies juridike të trashëgimisë përkundrejt marrëdhënieve të
tjera juridiko-civile është se, ajo lind për shkak të vdekjes (mortis causa) së
trashëgimlënësit, d.m.th. në çdo rast burimi i kësaj marrëdhënie juridike do të jetë
fakti juridik i vdekjes së trashëgimlënësit. Kështu, neni 316 i Kodit Civil merr
përsipër të përkufizojë ligjërisht marrëdhënien juridiko-civile të trashëgimisë, duke u
shprehur se “Trashëgimia është kalimi me ligj ose me testament i pasurisë
(trashëgimit) të personit të vdekur, një ose më shumë personave (trashëgimtarë),
sipas rregullave të caktuara në këtë Kod”.
20. Trashëgimia është kalimi me ligj apo me testament i pasurisë (trashëgim) së personit
të vdekur (trashëgimlënës), një ose më shumë personave (trashëgimtarë). Në bazë të
dispozitave në fuqi njihen dy mënyra të kalimit të pasurisë së personit të vdekur tek
trashëgimtarët:
21. (1). kalimi i pasurisë me anën e ligjit dhe (2) kalimi i pasurisë me anë të testamentit.
Trashëgimia me ligj ka vend kur trashëgimlënësi nuk ka bërë testament, ose kur
testamenti është tërësisht apo pjesërisht i pavlefshëm, ose kur trashëgimlënësi ka
lënë testament vetëm për një pjesë të pasurisë së tij.
22. Konflikti në rastin objekt gjykimi lidhet me zbatimin e dispozitave për trashëgiminë
ligjore. Paditësi pretendon se, është trashëgimtar i vetëm i të ndjerit Zenun Gjyyriqi.
23. Paditësi Vladimir Gjyriqi i është drejtuar gjykatës duke kërkuar detyrimin për njohje
si trashëgimtar i vetëm i të ndjerit Zenun Gjyriqi dhe regjistrimin e pasurisë së
paluajtshme të rrjedhur nga trashëgimia, në emër të tij.
24. Sidoqoftë nga ana e paditësit nuk është paraqitur asnjë provë nga e cila të rezultonte
se ai ka qenë trashëgimtar i vetëm i të ndjerit Zenun Gjyriqi. Përkundrazi gjatë
procesit gjyqësor ka rezultuar se, i ndjeri ka pasur edhe një fëmijë tjetër, të paditurin
Erenik Gjyriqi. Me vendimin nr.403, datë 23.06.1995 të Gjykatës së Rrethit Tropojë
është vendosur: “Birësimi i fëmijës Erenik Selim Gjyriqi i datëlindjes 12.02.1989
nga shtetasi Zenun Gjyriqi”, vendimi i cili është i formës së prerë. Me birësim,do të
kuptohet kuptojmë transferimi ligjor i të drejtave dhe përgjegjësive prindërore nga
prindërit biologjikë tek prindërit birësues.
25. Gjykata vlerëson të theksojë ashtu sikurse parashikohet edhe në legjislacionin tonë
civil, se fëmija i birësuar, gëzon të njëjtin status ligjor dhe ka të njëjtat të drejta me
fëmijët natyral të trashëgimlënësit. Legjislatori ka barazuar lidhjen që ekziston midis
të birësuarit dhe birësuesit me lidhjen prind-fëmijë. Nga momenti i birësimit, i
birësuari shkëput lidhjen me familjen e origjinës, e konsiderohet si fëmijë i
birësuesit.
26. Paditësi pretendimet në lidhje me njohjen si trashëgimtarë i vetëm i ka të lidhura me
kundërshtimin e birësimit, pasi sipas tij, birësimi nuk ka qenë në përputhje me
procedurat ligjore. Këto pretendime duhet që të ngrihen në formën e duhur ligjore,

4
çka nënkupton se, paditësi duhet të kundërshtonte vendimin e birësimit e më pas
mund t’i drejtohej gjykatës me kërkesën objekt gjykimi.
27. Nga rrethanat e parashtruara më sipër rezulton se, si paditësi ashtu edhe i padituri
janë bashkëtrashëgimtarë në pasurinë e lënë nga i ndjeri Zenun Gjyriqi, duke qenë të
dy fëmijë të trashëgimlënësit, sipas nenit 361 të Kodit Civil. Në nenin 361 të Kodit
Civil përcaktohet se, fëmijët janë trashëgimtarë ligjorë të rradhës së parë e
trashëgojnë në pjesë të barabarta. Neni 361 i Kodit Civil parashikon: “Në radhë të
parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke
trashëguar secili në pjesë të barabarta…”. Fëmijët janë trashëgimtarë të radhës së
parë (neni 361 i Kodit Civil). Ata trashëgojnë në pjesë të barabarta secili.
28. Sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.258, datë
13.11.2009 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë dhe vendimi nr.324, datë
07.06.2010 i Gjykatës së Apelit Shkodër janë marrë në zbatim të drejtë të ligjit
material dhe atij procedural civil.

PЁR KЁTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “c” të
Kodit të Procedurës Civile,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.324, datë 07.06.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tiranë, më 20.05.2014

You might also like