Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU”

FAKULTETI I BIZNESIT

DEPARTAMENTI FINANCE-KONTABILITET

DETYRE KURSI

Kursi : Tregjet dhe institucionet financiare

Tema : Fondet e investimit dhe te pensioneve private\vullnetare ne

Shqiperi

Punoi: Erjona Mema Pranoi : Lektore.Rovena Troplini


Stela Hoxha
Erjona Gjoka

1
Fondet e Investimit janë një alternativë investimi relativisht e re për tregun finananciar shqiptar
ende në zhvillim dhe një mundësi diversikimi e aseteve të investitorëve. Fondet e investimit janë
grupim asetesh të cilat investohen nga shoqëria administruese përmes strategjive të investimit
duke krijuar në këtë mënyrë portofole investimi të cilat janë shumë të vështira për t’u krijuar nga
një investitor individual në mënyrë të pavarur. Administrohet nga shoqëria administruese
Raiffeisen Invest, e cila ka të punësuar për këtë qëllim profesionistë me eksperiencë të gjerë në
fushën e investimeve.

o FONDET E INVESTIMEVE NE SHQIPERI

 RAIFFEISEN INVEST SH.A


Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria administruese e parë e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes
Financiare në Shqipëri për administrimin në të njëjtën kohë të Sipërmarrjeve të Investimeve
Kolektive – fonde investimi dhe të Fondeve të Pensionit Vullnetar. Raiffeisen Invest është
shoqëria më e madhe në vend duke zotëruar mbi 90% të tregut të fondeve të investimit (shifrat e
fundvitit 2016). Zgjerimi i tregut të kapitalit në vend gjatë viteve të fundit ka tërhequr vëmendje
të shtuar nga ana e individëve por edhe e institucioneve nanciare për alternativa të reja investimi,
pervec produkteve tradicionale bankare.

Raiffeisen Invest sh.a ka njohur tashmë një rritje solide dhe të qëndrueshme të aseteve nën
administrim që prej vitit 2012 kur prezantoi fondin e parë të investimeve. Shoqëria ofron
produktet e saj për më shumë se 33,000 investitorë dhe ka nën administrim një total asetesh prej
mbi 513 milionë euro, të investuara në dy fonde investimi: Raiffeisen Prestigj në monedhën LEK
dhe Raiffeisen Invest Euro në monedhën Euro dhe në një Fond pensioni vullnetar.

Misioni i shoqërisë Raiffeisen Invest sh.a është të sigurojë për investitorët menaxhim sa më të
mirë të aseteve të tyre përmes një procesi investimi, i cili udhëhiqet nga integriteti,
profesionalizmi dhe transparenca.

2
Vizioni i Raiffeisen Invest sh.a është të jetë shoqëria lider në vend për menaxhimin e aseteve, me
një fokus të qartë në kujdesin ndaj investitorëve dhe zbatimin e praktikave më të mira të
menaxhimit të aseteve.

 RAIFFEISEN PRESTIGJ
Fondi i Investimit Raiffeisen Prestigj është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë
te hapur publike, i krijuar për një afat të pacaktuar, i themeluar dhe menaxhuar nga Raiffeisen
Invest Sh.a.
Objektivi i Fondit është qe të maksimizojë kthimin nga investimi, duke synuar në të njëjtën kohë
ruajtjen e kapitalit të investitorit dhe sigurimin e likuiditetit të nevojshëm. Fondi Prestigj synon
të ketë një portofol të përqëndruar kryesisht në instrumente borxhi të emetuara ose garantuara
nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë në monedhën LEK. Një pjesë e aseteve të Fondit
përbëhet nga depozita bankare afatshkurtra në funksion të menaxhimit të likuiditetit. Në
përputhje me kërkesat e strategjisë së investimit, fondi mund të investojë gjithashtu edhe në
instrumente borxhi të emetuara nga pushteti lokal ose shoqëri tregtare vendase, në marrëveshje të
riblerjes, etj. Fondi përcakton natyrën e investimeve të aseteve në përputhje me kuadrin ligjor në
fuqi.

Fondi Raiffeisen Prestigj është në kategorinë e dytë të Profilit të Rrezikut dhe Perfitimit.
Treguesi i rrezikut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të
renditur fondin në një nivel rreziku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Ky tregues
ka për qëllim tju informoje mbi luhatshmërinë e çmimit të kuotës së fondit bazuar në historikun e
performancës se fondit.

3
[TE DHENA KRYESORE]

-Minimumi i shumës së investuar

Kuotat e fondit janë në lekë. Shuma minimale për të investuar është 5,000 lekë. Në vijim mund
të derdhet jo më pak se 1,000 lekë.

-Horizonti i rekomanduar i investimit

Horizonti kohor i investimit rekomandohet të jetë të paktën 1 vit, në menyrë që të rriten shanset
për një kthim optimal nga investimi.

-Komision i administrimit

Komisioni vjetor i administrimit është deri në 1.15% e vlerës neto të aseteve të fondit. Tarifa të
tjera të vazhdueshme i ngarkohen Fondit në përputhje me Prospektin e tij. Fondi nuk aplikon
tarifa hyrëse apo dalëse. Kostoja totale që paguhet nga asetet e Fondit nuk mund të kalojë
maksimumin prej 1.4% në vit të vlerës neto të aseteve të fondit.

-Data e lancimit te fondit

1 Shkurt 2012

-Depozitari I fondit

Banka Depozitare është Banka e Parë e Investimeve

 RAIFFEISEN INVEST EURO


Fondi i Investimit Raiffeisen Invest Euro është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me
ofertë te hapur publike, i krijuar për një afat të pacaktuar, i themeluar dhe menaxhuar nga
Raiffeisen Invest sh.a.
Objektivi i Fondit është që të mund t'i japë investitorit një kthim nga investimi në përputhje me
një menaxhim të kujdesshëm të portofolit, duke ruajtur nivelin e kapitalit dhe të likuiditetit të
nevojshëm.

Fondi Invest Euro synon të krijojë një portofol të përqëndruar kryesisht në tituj borxhi të emetuar
ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, qeveri të tjera dhe korporata
4
ndërkombetare. Fondi mund të investojë në kuota të fondeve të investimit apo në aksione të
shoqërive të investimit si një tjetër formë diversifikimi. Një pjesë e aseteve përbëhet nga
depozita bankare afatshkurtra në funksion të menaxhimit të likuiditetit. Fondi përcakton natyrën
e investimeve të aseteve në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

[TE DHENA KRYESORE]

Minimumi i shumës së investuar

Shuma minimale për të investuar është 250 Euro. Në vijim mund të rritet me shumëfish të 50
Euro

Monedha

Kuotat e fondit janë në Euro

Horizonti i rekomanduar i investimit

Horizonti kohor i investimit rekomandohet të jetë të paktën 1 vit, në menyrë që të rriten shanset
për një kthim optimal nga investimi.

Komision i administrimit

Komisioni vjetor i administrimit është deri në 1.3% e vlerës neto të aseteve të fondit. Tarifa të
tjera të vazhdueshme i ngarkohen Fondit në përputhje me Prospektin e tij. Fondi nuk aplikon
tarifa hyrëse apo dalëse. Kostoja totale që paguhet nga asetet e Fondit nuk mund të kalojë
maksimumin prej 1.6% në vit të vlerës neto të aseteve të fondit.

Data e lancimit të fondit

22 Nëntor 2012

Depozitari i fondit

Banka Depozitare është Banka e Parë e Investimeve

5
Pensioni Vullnetar si pjesë e njohur e sistemit ndërkombëtar të pensioneve, është krijuar për
faktin se sistemet e zakonshme shtetërore të pensioneve nuk u sigurojnë njerëzve të ardhura të
mjaftueshme kur arrijnë moshën e pensionit. Ndërsa arrijmë moshën e pensionit, të
ardhurat (kursimet) do të pësojnë ulje, prandaj ne duhet të sigurojmë mjetet tona për
stabilitet financiar dhe siguri pas daljes në pension, gjë që mundëson ruajtjen e
standardit të jetesës. Pensioni shtetëror nuk mjafton dhe skema me të cilën operon
është gjithmonë në përkeqësim, prandaj është e rëndësishme të kurseni sot, në mënyrë
që të keni kursimet tuaja në momentin e daljes në pension. Fondet e pensioneve private
janë të linçensuara konform legjislacionit shqiptar dhe janë të garantuara. Përfitimet prej tyre
janë shumë herë më të larta se interesat e institucioneve të tjera financiare dhe në fund të
periudhës së maturimit, kur individi del në pension, përfiton një pension disafish më të lartë sesa
pensioni shtetëror.

o FONDET E PENSIONEVE NE SHQIPERI

 FONDI I PENSIONIT VULLNETAR RAIFFEISEN

Fondi i Pensionit Vullnetar Raiffeisen është një mënyrë alternative kursimi, e përdorur
ekskluzivisht për kursime afatgjata për vitet pas largimit përfundimtar nga puna. Ky fond
zotërohet bashkërisht nga anëtarët e fondit dhe menaxhohet nga Shoqëria Administruese
Raiffeisen Invest sh.a., në bazë të kontratës së lidhur me anëtarët e fondit.

Objektivi i Fondit është siguria afatgjatë dhe kthimi i përshtatshëm nga investimi, duke ruajtur
një raport optimal mes rritjes së kursimeve për pension dhe riskut të marrë përsipër. Fondi
investon kryesisht në tituj të emetuar dhe garantuar nga qeveria dhe autoritetet lokale shqiptare.
Investimet e Fondit përfshijnë letra me vlerë të të ardhurave fikse me maturitet kryesisht
afatgjatë, të cilat emetohen dhe tregtohen në tregje te rregulluara të Republikës së Shqipërisë.

6
Fondi është në kategorinë e parë të Profilit të Rrezikut dhe Përfitimit. Treguesi i rrezikut dhe
përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel
rreziku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes së luhatshmërisë. Kategoria më e ulët nuk do të thotë që
investimi në fond është pa rrezik. Ky tregues ka për qëllim tju informoje mbi luhatshmërinë e
çmimit të kuotës së fondit bazuar në historikun e performancës se fondit.

 FONDI I PENSIONIT VULLNETAR ALBSIG INVEST

Asetet e Fondit të Pensionit Albsig do të investohen vetëm në:


1. tituj shtetërorë të emetuar dhe të garantuar nga Qeveria e Shqipërisë, kryesisht
në Obligacione Afatgjatë të emetuara në Republikën e Shqipërisë,
2. depozita bankare dhe
3. cash. 
Këto janë asetet me “rrezik kredie” më të ulët në treg, krahasuar me asetet e tjera
financiare.
Pra investimi kryesisht në Obligacione Afatgjatë 10 vjeçare garanton:
Siguri financiare dhe Siguri Operacionale (asetet e fondit ruhen në një regjistër
elektronik pranë Bankës së Shqipërisë). Aksesi dhe kontrolli mbi këtë regjistër
realizohet nga Banka Depozitare.
Ndarja e aseteve financiare të Shoqërisë Administruese dhe Fondit i bën asetet e
fondit “të paprekshme” për qëllime përfitimi nga Shoqëria Administruese.
Tarifa e administrimit të Fondit të Pensionit Albsig mbahet nga asetet e Fondit. Ajo
eshte 2.5% në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit që është ndër më të ultat në treg.
Menaxhimi profesional i investimeve dhe integriteti i lartë është një karakteristikë që i
dallon. Format e tërheqjes së parave janë:

 Në mënyrë të menjëhershme;

 Në mënyrë periodike me këste;

 Kombinim i dy mënyrave të mësipërme.

7
 FONDI I PENSIONIT VULLNETAR SMART PENSION

Fondi i Pensionit “Smart Pension” është një mënyrë kursimi me kontribute të


përcaktuara e njohur botërisht për t’ju mundësuar individëve një alternativë për të
patur të ardhura shtesë përveç pensionit shtetëror. Fondi është krijuar me qëllim
plotësimin e sistemit shtetëror të pensioneve i cili nuk po garanton një pension të
kënaqshëm për pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri. Fondi është licencuar
nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare(AMF) me vendim nr. 96, datë 28.04.2022.

Fondi menaxhohet nga Shoqëria Administruese “Albsig Invest” sh.a e cila është
licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për të menaxhuar fonde
pensioni dhe fonde investimi.

o Si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë


shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?

Një qytetar paguan vetëm për pensionin shtetëror 21.6% të pagës, mesatarisht 35 vite të jetës së
tij. Për ata që kanë derdhur kontribute mbi bazën e pagës minimale, do të dalin me një pension
mujor 14.500 lekë, ndërsa ai që ka derdhur kontribute mbi bazën e pagës maksimale do të ketë
një pension shtetëror mujor prej 35 mijë lekësh. Behet fjale për pensionet e qytetit, sepse
pensionet rurale janë shumë herë më pak se ato të urbane.

Ka dy mënyra se si mund të kontribuohet në pensionin privat:

Mënyra e parë është ajo ku individët kontribuojnë vullnetarisht në skemat private të pensioneve,


kjo është ajo që ndodh sot, duke e vendosur vetë shumën dhe kohën e kontributit, por që akoma
është në shifra të ulta për shumë arsye. Kjo sepse njerëzit nuk i dinë përfitimet reale të kësaj
skeme dhe mbeten peng i kontributeve në shtet, që në fakt, nëse do të kontribuonin në privat,
pensioni del disa herë më i lartë.

8
Mënyra e dytë është që shteti të ndajë nga kontributet që qytetarët derdhin aktualisht për
Sigurimet Shoqërore vetëm 3% për Pension Privat, atëherë qytetarët do të kishin një pension
privat 3-4 herë më të lartë se pensioni i sotëm shtetëror, duke zgjidhur kështu përfundimisht këtë
problem të rëndësishëm social.

Kështu, për shembull nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5,000 lekë të reja për 10 vjet në
pensionin privat, ai do të përfitojë një pension mujor prej 8,200 lekësh për 10 vite pasi të dalë në
pension. Nëse kontribuon 5,000 lekë për 20 vjet do të ketë një pension prej 13,600 lekësh, ndërsa
për 25 vite kontribut pensioni mujor do të jetë 17,000 lekë.

Nëse për 20 vjet një qytetar arkëton në Fondin e Pensionit Privat nga 10,000 lekë çdo muaj, në
fund do të përfitojë një pension prej 27,000 lekësh dhe fitimi nga interesat do të jetë 408,000
lekë.

Ndërsa nëse një individ zgjedh të kontribuojë 20,000 lekë çdo muaj, shumë kjo që me Ligjin
Shqiptar është e përjashtuar nga çdo taksë, pas 20 vitesh do të përfitojë një pension privat me
54,000 lekësh në muaj dhe fitimi nga interesat do të jetë rreth 820,000 lekë. Kjo është një
mundësi që çdo individ zgjedh për veten e tij, për të patur të ardhura shtesë në moshën kur i
nevojiten më shumë.

Numri i kontribuesve në fondet e pensioneve private në vendin tonë po i afrohet shifrës 33 mijë.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri i kontribuesve në
fund të muajit shtator 2021 arriti në 32,932, me një rritje prej 6.16% që nga fillimi i vitit.

Për sa i takon vlerës së aseteve neto, ritmet e rritjes paraqiten edhe më të larta. Vlera e tyre në
fund të muajit shtator të këtij viti arriti në 4.28 miliardë lekë ose rreth 35 milionë euro, në rritje
me 18.9% që nga fillimi i këtij viti.

Ndërkohë, po sipas të dhënave nga AMF, fondi më i madh është Sigal Pension me 43.9% të
totalit.

9
 FONDI I PENSIONEVE PRIVATE SIGAL
Ofron:
 Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqerore
Shtetërore. Në këtë rast e përcakton vetë masën e pensionit dhe kohën e tërheqjes së tij;
 Pension të parakohshëm, 5 vjet para se të mbush moshën për pension sipas ligjit për
Sigurimet Shoqërore Shtetërore;
 Pension invaliditeti në rast sëmundjesh ose aksidentesh
 Pension familjar në rast fatkeqësie
 Shumat e patërhequra janë gjithmonë pronë e trashëgimtarëve.

Pjesë e SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri,


Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pjesë e UNIQA INSURANCE GROUP , gjigandi austriak
i sigurimeve. Në Fondin SIGAL mund të kontribuojë kushdo pasi nuk ka kufi në moshë deri para
mbushjes së moshës së pensionit. Fondi i Pensionit Vullnetare “SIGAL” është një fond
transparent, i hapur, që në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në
kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:

 kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së


internetit www.fondisigal.com.al
 njoftim me shkrim një herë në vit për gjëndjen e aseteve neto të anëtareve dhe investime e
tyre
 nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensioneve Sigal të pajisur me kartën e pensionit Sigal përfitojnë:

 Deri në 30% bonus për shërbime mjekësore në klinikat dhe spitalet private të rrjetit mjekësor
SIGAL

 30% bonus për fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL

 25% ulje në sigurim e Pasurisë dhe Apartamentit

 15% ulje në sigurimin Kasko të makinës

10
REFERENCA

https://www.albsiginvest.al/fondi-i-pensionit-privat-smart-pension/

https://www.albsiginvest.al/pyetjet-dhe-pergjigje-per-fondin-e-pensionit/

https://fondisigal.com.al/

https://sigurime.online/pensionet-private-menyra-e-vetme-per-rritjen-e-pensioneve-ne-shqiperi/

https://www.raiffeisen.al/alb/premium/page/fondi-pensionit-privat

https://www.raiffeisen-invest.al/sq/investment-funds

https://www.raiffeisen-invest.al/sq/fondi-raiffeisen-invest-euro

https://www.raiffeisen-invest.al/sq/web/guest/fondi-raiffeisen-prestigj

https://www.raiffeisen-invest.al/documents/10197/0/
Broshure+Informuese_FondeInvestimi_Final.pdf/ac80db90-0f74-491d-a4b6-2d0857eff20a

11

You might also like