Argumenti Matematikorë Për Vërtetimit

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 18

Titulli i ligjëratës: ‫سلسلة الرد على الملحدين‬

Titulli në shqip: Seria e refuzimeve kundër ateistëve.

Ligjëruesi: Shejkh Muhammed bin Sa’id Rraslan - Allahu i


Lartësuar e ruajttë - .

Përkthyes: Spartak Ejjub Spahija

Mail: dituriaedobishme@gmail.com

2
“Kemi tri hipoteza (rreth krijimit të universit), nuk ka një të
katërt:

1. Hipoteza e parë: Ky univers është prej krijimit të


Allahut. Pra, këto gjëra janë prej krijimit të Allahut,
sidomos ajo që është gjallë, ngase ajo është nga ato gjëra
që të shkon mendja për disa çështjet; ngase asaj i është
dhënë jeta. Pra, kush i ka sjellë në ekzistencë të gjithë
këto? Si i ka sjellë në ekzistencë? Si janë sjellë në
ekzistencë dhe si janë bërë? Pra, kemi disa hipoteza. E
para: Është krijuar prej Allahut.
2. Hipoteza e dytë: Të gjithë këto gjallesa janë krijuar prej
atomeve të materies, prej pjesëve dhe prej elementëve të
saj, duke pasur dëshirë dhe qëllim!!! Domethënë:
Elementet e materies bazë kanë mendituar, kanë
kontrolluar dhe kanë rënë në pajtim për krijimin e
gjallesave të ndryshme të kësaj bote në këtë formë që ti
sheh.
3. Hipoteza e tretë: Këto gjallesa janë formuar në mënyrë
të rastësishme. Domethënë: Atomet janë takuar dhe janë
mbledhur në raporte dhe kushte specifike në një mënyrë
të rastësisshme. Pra, elemetët bazë janë takuar së bashku,
janë bashkuar dhe janë shkrirë rastësisht. Në një raport të
vlefshëm për të qënë rastësisht. Në një kohë të
mjaftueshme për të qënë rastësisht. Në një atmosferë të
duhur për të qënë rastësisht. Kështu, u krijuan gjallesat e
ndryshme rastësisht. Kjo është hipoteza e tretë. Nuk
mundet të përfytyrohet ndonjë hipotezë e katërt.

3
Sa për hipotezën e parë: E cila thotë se është prej krijimit të
Allahut; pikërish kjo është ajo që thojnë besimtarët; qoftë ky
besim i tyre nga udhëzimi i fesë apo nga udhëzimi i logjikës.
Ateistit i vjen me argument logjik për ekzistencën e Allahut të
Lartëmadhëruar dhe më pas e pranon, pikërisht kjo është
udhëzimi me logjikë. Ndërsa, besimtarët tërësisht e kanë
udhëzimin prej zemrës, ngase Allahu e ka ngulitur në instiktin
njerëzor që të pranohet ekzistenca e Tij. Pra, me hipotezën e parë
thojnë besimtarët. Ata thonë se të gjithë këto gjallesa të
shumëllojshme janë prej krijimit të Allahut, Zotit të botrave.

Sa për të dytën: E cila thotë se të gjithë gjallesa e ndryshme


janë krijuar nga atomet e materies, prej pjesëve dhe prej
elementëve të saj, duke pasur dëshirë dhe qëllim!!! Domethënë:
Elementet e materies bazë kanë mendituar, kanë kontrolluar dhe
kanë rënë në pajtim për krijimin e gjallesave të ndryshme të
kësaj bote, në këtë formë që ne e shohim. Kështu thanë që të
bëhet toka, tokë; qielli, qiell; detet, detë; njerëzit, insektet,
shpendët, kafshët etj.

Pra, me këtë hipotezë nuk thotë absolutisht askush; as


besimtarët e as materialistët ateista. Madje, materialistët e
mohojnë fuqishëm që elementet e materies të kenë dëshirë dhe
qëllim.

Kështu, na mbeten përpara vetëm dy hipoteza:


 ose gjallesat e ndryshme janë prej krijimit të Allahut.
 ose e gjithë kjo është si rezultat i rastësisë!

4
Nëse hidhet poshtë se universi ka ardhur në ekzistencë nga
rastësia, atëherë nuk na mbetet vetëm se hipoteza e parë, se ai
është prej krijimit të Allahut. Mirëpo:

A është rastësia një gjë e pamundur logjikisht, apo ajo


është brenda kufijve të mundësisë?

Përgjigja: Mundemi të përgjigjemi me po dhe jo në të njëjtën


kohë. Ndonjëherë rastësia mundet të ndodhë, por ndonjëherë e
merrë gjykimin e absurditetit, andaj formën e pyetjes mundet ta
sjellësh kështu:

Çfarë vlere ka rastësia në peshoren e logjikës së


shëndoshë?

٣٥ :‫ﭐﱡﭐﱚﱛﱜﱝﱞﱟﱠﱡﱢﱠ الطور‬

“A janë krijuar nga asgjëja, apo ata vëtë janë kriijuesit?”


[Surja Tur, 35] A jeni krijuar kështu rastësisht? Pra, asgjësimi i
kësaj hipoteze bëhet kështu.

5
Rastësia në peshoren e logjikës së shëndoshë
Pyetje: Çfarë vlere ka rastësia në peshoren e logjikës së
shëndoshë?

Përgjigja: Tani erdhi koha për të sjellë shembullin e gjilpërës:


Merr një dërrasë. Ngul në të një gjilpërë, dhe më pas vendos në
vrimën e gjilpërës një tjetër gjilpërë! Nëse një njeri i mënçur do
të shikonte këto dy gjilpëra dhe do të pyeste: “Si është futur njëra
gjilpërë në vrimën e tjetrës?!” dhe një njeri i njohur me
besueshmëri në të folur vjen dhe lajmëron se një mjeshtër e ka
flakur atë nga dhjetë metra, dhe arriti ta fusi atë në vrimën e
gjilpërës së parë. Më pas, vjenë një tjetër njeri i njohur me
besueshmëri në të folur dhe njofton se ai i cili e ka flakur atë
është një fëmijë i vogël që ka lindur i verbër nga barku i nënës,
dhe kur ky fëmijë i vogël dhe i verbër e flaku atë, ajo ra
rastësisht në vrimën e gjilpërës.

Pra, kujt prej këtyre të dyve do t’u besohej?

Nuk ka dyshim se ai do të anojë në besimin e lajmit të parë,


mirëpo përpara këtyre dy lajmeve, rastësia është e mundur. Ai
nuk beson bindshëm në njërën prej këtyre dy lajmeve, ngase
thotë: “Kjo gjë mundet të ndodhë. Ky person është i besueshëm
tek mua.” Ai thotë se ky fëmijë që ka lindur i verbërt dhe ka
flakur gjilpërën në vrimën e gjilpërës së ngulitur në dërrasë është
e mundur, mirëpo ai anon në besim tek i pari dhe nuk beson
bindshëm në njërën prej këtyre dy lajmeve.

Nëse ky njeri sheh një gjilpërë të tretë të future në vrimën e


gjilpërës së dytë, a do të jetë njësojë qëndrimi i tij?! Domethënë:

6
E ka njoftuar i pari se ai që e ka bërë këtë është një njeri mjeshtër
dhe kështu ka rënë gjilpëra tek vrima e gjilpërës tjetër. Po ashtu,
e ka njoftuar i dyti që është i besueshëm tek vetja e tij se ai i cili
e ka bërë këtë është një fëmijë i verbër. Pra, a do të jetë njësojë
qëndrimi i tij?! Kurrë! Përkundrazi, do të forcohet prioriteti i
qëllimshmërisë nga ai i rastësisë, ngase veprimet e fëmijës nuk
vijnë vetëm se rastësisht dhe se ai nuk ka shikuar ndonjë gjë që
nga koha kur ka lindur, ndërsa i pari vjen me veprime të
qëllimshme, atëherë ti i jep prioritet qëllimshmërisë ndaj
rastësisë. Gjithësesi, ky prioritet mbetet i dobët.

Nëse njeriu sheh se ka dhjetë gjilpëra të future në vrimën e


njëra-tjetrës me rrallë. Pra, a mbetet po ashtu prioriteti i dobësisë
së qëllimshmërisë?! Kurrë! Përkundrazi, do të forcohet tek ai
prioriteti i qëllimshmërisë saqë për pak se nuk mbetet më
mundësi për rastësi…

7
(Shembull tjetër) Tani le të ngjitemi në ndërlikimin e misterit,
ashtu siç kalojë misteri i letrës së grisur:

Kemi dhjetë gjilpëra që secilës i është vënë numër; nga njëshi


deri tek dhjeta. Më pas, na thuhet: Një fëmije që ka lindë i verbër
i është dhënë një qese, në të cilën ka dhjetë gjilpëra me numra të
vënë dhe të ngatërruara me njëra-tjetrën. Ai fuste dorën në qese,
dhe rastësisht i nxirrte gjilpërat sipas numrave me radhë; nga
njëshi deri tek dhjeta. Ai i flakte ato, dhe gjilpëra binte në vrimën
e gjilpërës së parë të ngulitur në dërrasë, e dyta binte tek e para;
e treta tek e dyta; e katërta tek e treta, e kështu me rrallë derisa të
dhjetë gjilpërat binin në tjetrën sipas radhës së numrave. E gjithë
kjo ka ndodhur rastësisht!

Më pas, na vjenë një njeri polimizues dhe mundohet të


argumentohet, se mundësia e rastësisë në këtë rast ekziston, dhe
se kjo nuk është absurde. Pra, si do të jetë qëndrimi i të mençurit
me këtë polimizues? Nuk ka dyshim se ai nuk ka për ta besuar,
sepse rastësia me këtë përsëritje të radhitur njëra pas tjetrës është
shumë shumë e pasbesueshme, nëse jo e pamundur. Bile, ajo në
fushën e numrave të mëdha arrin të jetë e pamundur në intuitë.
Kjo intuitë bazohet në thellësin e logjikën së brëndshme me
ligjin logjik matematikor që nuk mundet të dilet prej saj.

Ligji i rastësisë thotë: “Probabiliteti i konsideratës së rastësisë


ulet dhe shtohet sipas përqindjes së anasjelltë me numrat e
probabilitetit propocional konkurrues. Sa herë ulet numri i
konkurruesve, shtohet numri i probabilitetit të suksesit të
rastësisë; dhe sa herë që shtohet numri i saj, pakësohet
probabiliteti i rastësisë.”

8
Nëse konkurrenca është midis dy gjërave propocionale, atëherë
shansi i rastësis mbetet një me dy (1/2 ose 50% me 50%). Nëse
konkurrenca është ndërmjet dhjetë, atëherë shansi i rastësisë
është një me dhjetë, sepse secili ka mundësi të fitoj ashtu siç
kanë të tjerët, normalisht pa kurrëfarë dallimi. Deri këtu, shansi
për të dalë i sukseshëm është pranë konkurruesve, edhe sikur të
jenë njëqind apo njëmijë. Mirëpo, kur raporti numerik
madhësohet me shifra të mëdha, atëherë shansi i rastësisë e
merrë gjykimin e ‘hiçit’, madje merrë gjykimin e ‘absurditetit’
(pamundësisë).

Kjo është kështu sepse nëse fëmijës së verbër i rastësis të


tërheq që në herën e parë numrin një, atëherë themi: Shansi për
të qënë kjo rastësi dominon ndaj numrave të tjerë konkurrues me
të me një raport probabiliteti një me dhjetë (1/10 ose 10%). Po
nëse atij i rastësis të tërheq dy numra rrjesht; ‘njëshin’ dhe
dyshin’, atëherë ne themi: Shansi për të qënë rastësisht tërheqa e
numrit të dytë është me raport një me njëqind (1/100 ose 1%),
sepse çdo gjilpërë konkurron për radhën e dytë. Kështu,
konkurrenca është ndërmjet njëqind.

Nëse fëmija i verbër tërheq rastësisht tre gjilpëra: ‘njëshin


dyshin dhe treshin’ sipas rënditjes, atëherë ne themi: Shansi për
të qënë kjo rastësisht është me raport një me njëmijë (1/1000),
sepse çdo gjilpërë konkurron me njëqindë, e kështu me radhë.
Nëse supozojmë se fëmija tërhoqi të dhjetë gjilpërat sipas
radhitjes së numrave; nga njëshi tek dhjeta shkon probabiliteti i
rastësisë në një raport: një me dhjetë miliona (1/10000000).

9
Ky është një mister matematikor. Ai është sikurse mister i
letrës së hollë që prehet dyzet e katër herë, saqë arrin kupa e saj
deri në hënë. Provoje këtë shembull gjithashtu edhe në këtë
gjilpërë. Shumëzoje çdo herë rezultatin e asaj që ke shumëzuar
me dhjetën, dhe do të vëresh se shansi për të qenë rastësisht
arrin: një me dhjetëmilionë (1/10000000). Mirëpo, pavarësisht
këtij raporti me dallim të madh, ndoshta ndonjë përfytyrues
përfytyron se rastësia në tërheqjen e dhjetë gjilpërave sipas
rënditjes së numrave të tyre, është e mundur dhe nuk është
absurde, atëherë le të trasferohemi në një tjetër shembull me
tjetër rënditje, me tjetër formë dhe me më shumë numra:

Nëse do të supozonim se ti posedon një makinë shtypshkrimi


në të cilën ka gjysëm milion gërma të shpërndara në makinën e
shtypshkrimit, sikurse kanë qenë makinat e vjetra që u shtypnin
me dorë, dhe çdo shkronjë është në tastshtypjen e vetë. Tani, ti
posedon një makinë shtypshkrimi që ka gjysëm milion gërma të
shpërndara në tastshtshtypjet e saj, vjen një tërmet, përmbys
makinën e shtypshkronjës, dhe ato gërma përmbysen e përzihen
me njëra-tjetrën. Më pas, vjen sistemuesi i gërmave dhe njofton
se prej asaj përzierje janë formuar rastësisht dhjetë fjalë të ndara,
por që nuk kanë lidhje kuptimore. Pra, a do ta kishe besuar?

Ti mund të thuash: Po. Besoj.

Nëse ai të thotë se këto dhjetë fjalë formojnë një fjali


(kuptimore) të plotë e të dobishme, a do ta kishe besuar?

Kjo do t’u dukte shumë e pamundur, ashtu sikurse të është


dukur në shembullin me dhjetë gjilpërat, mirëpo ti nuk ke
mendimin se është e pamundur.

10
Por, nëse ai të njofton se të gjithë gërmat e makinës së
shtypshkrimit kanë formuar rastësisht gjatë përzierjes së tyre një
libër të plotë, prej pesëqind faqesh, se përmban vetëm një
poemë, dhe se e gjithë kjo ka formuar një bashkim të plotë, të
ndërlidhur, të harmonizuar në fjalët e saj, në masën poetike të
saj, në rimët e saj, në kuptimet dhe në nënkuptimet e saj. Pra, a
do ta kishe besuar këtë? Kurrësesi! Nuk do ta kishe besuar. Pse
nuk do ta kishe besuar? Sepse ti në këtë rast sheh se absurditeti
është instiktiv. Sepse kur ti përfytyron dhjetë gjilpërat janë
hedhur rastësisht sipas rënditjes së numrave të tyre, nuk e gjen
absurditetin qartë dhe instiktivisht sikurse e gjen në shembullin e
librit dhe në këto gërma të përmbysura.

Kush është shkaku i kësaj?

Shkaku përqëndrohet në vet ligjin e rastësisë. Konkurrenca


ndërmjet gjilpërave të cilave u janë vendosur numrat, është në
raport ndërmjet dhjetë gjilpërave dhe dhjetë rënditjeve, andaj kjo
bënë që mundësia e rastësisë të jetë një me dhjetë milionë. Ky
propocion me gjithë këtë ndryshim të madh, nuk është aq i madh
saqë në logjikën tënde të konceptohet instiktivisht se është
absurde, porse konkurrenca ndërmjet gërmave të librit është
ndërmjet pesëqind mijë gërma për formimin e njëqindmijë e
njëzet e pesë fjalë përafërsisht; me forma dhe rënditje që nuk
mundet të numërohen e të llogariten kurrë. Kjo është arsya pse
bënë që probabiliteti i rastësisë të jetë një kundër një numri
shumë, shumë, shumë të madh. Sikur të thuaje se është: miliard,
miliard, miliard, atëherë do të ishte pak. Ty të mjafton për të
konceptuar madhësinë e këtij numri, se gjilpërat sikur të ishin
dymbëdhjetë, atëherë probabiliteti i rastësisë do të arrinte në
raport një me njëmijë miliard. Sikur të ishin njëzet e një gjilpëra,
11
atëherë probabiliteti i rastësisë do të ishte në raport një me
njëmijë miliard, miliard. Përfytyro pak! Sa do të ishte raporti
nëse konkurrenca do të ishte ndërmjet pesëqind mijë fjalë me
forma dhe rënditje të pallogaritshme?!

Kjo, vetëm në një libër të makinës së shtypshkrimit, ndërkohë


që fjalët e saj janë të kufizuara dhe të numëruara, po ç’mund të
thuash për Librin më të madh të Allahut dhe për krijesat e
Allahut të Plotëfuqishëm, për të cilën thotë Allahu i
Lartëmadhërishëm:

‫ﭐﱡﭐ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ‬

٢٧ :‫ﳒﱠ لق مان‬
‫ﳎ ﳏﳐﳑ ﳓ‬

“Dhe sikur të gjitha pemët në tokë të ishin pena dhe deti


(botëror të ishte bojë për të shkruar) me shtatë dete (të tjerë) pas
tij për t’iu shtuar atij, prapëseprapë Fjalët e Allahut nuk do
të shterronin…” [Surja Lukman, 27]

Medito në çdo pike prej ujit të detit dhe pemëve të tokës!


Medito në çdo gjë që gjendet në këtë univers prej: atomeve,
elementeve, sistemeve, ligjeve, raporteve, ndërlidhjeve,
përmasave, peshëve, kohëve, formëve, ngjyrëve, lëvizjeve,
moslëvizjeve, gjendjeve, gjinive, llojeve, specieve…etj. Eja të
përfytyrojmë numrin e krijesave të kësaj bote, në këtë mbretëri të
qiejve dhe të tokës; nga atomi e deri tek galaktiku. Eja të
përfytyrojmë numrin e atyre që lidhin ndërsjelltas krijesar në
këtë botë, me gjithë këto ligje, përmasa, kohë, forma, lëvizje dhe
gjendje. Më pas, eja të studiojmë nën dritën e shkencës dhe

12
Kuranit disa prej gjërave që ndodhen në këtë botë, prej: caktimit,
ekuilibër, sistemim dhe përsosmëri, në mënyrë që të njohim
probabilitetin e rastësisë në formimin e tij.

Prej këtyre ajeteve është Fjala e Allahut të Lartësuar:

٤٩ :‫ﱡﭐﳛﳜﳝﳞﳟﳠ ﱠ القمر‬

“Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me Kader


(Paracaktimi Hyjnor i të gjitha gjërave para krijimit të tyre,
shkruar në Librin e Ruajtur Hyjnor të Vendimeve për çdo ndodhi
të çdo gjëje - El-Leuh El-Mahfudh).” [Surja Kamer, 49]

Ai ka thënë:

٢:‫ﭐﱡﭐﲻﲼﲽﲾﲿﳀ ﱠ ال فرق ان‬

“…dhe i Cili krijoi çdo gjë duke e matur saktësisht sipas


përmasave të përpikta të duhura.” [Surja El-Furkan, 2]

Ai ka thënë:

٨ :‫ﱡﭐﱶﱷﱸﱹﱺﱠ الرعد‬

“…Çdo gjë është para Tij në raport (të përcaktuar drejt).”


[Surja Err-Rrad, 8]

Ai ka thënë:

13
‫ﱡﭐ ﱗ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ‬
‫ﱢﱣﱤﱥ ﱦﱧﱨﱩﱪﱫﱬﱭﱮ‬

٢١ - ١٩ :‫ﱯﱰ ﱱﱲﱳﱴﱵﱶﱷﱠ الحج ر‬

“Dhe tokën e kemi zgjeruar dhe kemi vendosur në të male


të qëndrueshme, si dhe bëmë që në të të rriten të gjitha llojet
e gjërave në masë të drejtë e të përcaktuar. Dhe Ne kemi
sjellë në të mjete për jetesë, - për ju dhe për ata (krijesa të
tjera) për të cilët ju nuk kujdeseni.Dhe s’ka asgjë që të mos i
ketë thesaret e pashterrshme te Ne dhe Ne nuk e dërgojmë
atë veçse në masë të drejtë e të ditur.” [Surja El-Hixhër, 19-
21]

Ai ka thënë:

١٨ :‫ﭐﱡﭐﱁﱂﱃﱄﱅﱠ ال مؤمنون‬

“Dhe dërguam nga qielli ujë në masë të duhur…” [Surja El-


Mu’minun, 18]

Ai ka thënë:

٨٨ :‫ﳝﱠ ال نمل‬
‫ﭐﱡﭐﳘﳙﳚﳛﳜ ﳞ‬

“(kjo është) Vepër e Allahut i Cili përsosi çdo gjë…” [Surja


En-Neml, 88]

14
Ai ka thënë:

٧ :‫ﲘﱠ السج دة‬


‫ﲙ‬ ‫ﭐﱡﭐﲔﲕ ﲖﲗ‬

“I Cili përsosi çdo gjë që Ai krijoi…” [Surja Es-Sexhdeh, 7]

Ai ka thënë:

٤ :‫ﭐﱡﭐﱥﱦﱧﱨﱩﱪﱫﱠ ال تين‬

“Vërtet që Ne e krijuam njeriun në ndërtimin (formën) më


të mirë.” [Surja Et-Tin, 4]

Ai ka thënë:

٣ :‫ﱤﱠ ال ملك‬
‫ﱥ‬ ‫ﭐﱡﭐﱞﱟﱠﱡﱢﱣ‬

“…ju nuk mund të shihni asnjë gabim në Krijimin e të


Gjithëmëshirshmit…” [Surja El-Mulk, 3]

Ai ka thënë:

١٠١ :‫يونس‬ ‫ﭐﱡﭐﱸﱹﱺﱻﱼﱠ‬

“Thuaju: “Vështroni gjithë ç’ka në qiej dhe në tokë!”


[Surja El-A’raf, 101]

15
Ai ka thënë:

‫ﭐﱡﭐ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱓ ﱔ ﱕ ﱖ‬
١٠٥ :‫ﱗﱘﱠ يو سف‬

“Dhe sa shumë shenja treguese në qiej dhe në tokë lënë të


kalojnë (e s’ua vënë mendjen)? Prapëseprapë ata janë
braktisës e të padëshiruar për to.” [Surja Jusuf, 105]

Ai ka thënë:

‫ﭐﱡﭐ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ ﳁ ﳂ ﳃ ﳄ ﳅ ﳆ‬

٥٣ :‫ت‬ ‫ﳇﱠ ف‬
‫ص ل‬ ‫ﳈ‬

“Ne do t’u shfaqim atyre Faktet Tona në gjithësi dhe në


vetë veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ky (Kur’ani) është
e vërteta.” [Surja Fussilet, 53]

Kjo është një pjesë prej Fjalës së Allahut, të cilën Ai ia ka


zbritur robit dhe të Dërguarit të Tij, Muhammedit - salati dhe
salami qofshin me të - , profetit analfabet, birit të një fisi
analfabet, i cili është rritur në një frymë analfabete që para
katërmbëdhjetë shekujsh, pra, eja dhe shiko - sikurse të ka
urdhëruar Allahu i Plotëfuqishëm - një pjesë prej asaj që ndodhet
në qiej dhe në tokë nën dritën e shkencës, në mënyrë që të
shohësh: A ndodhet në krijesat e Tij ky caktim, ekuilibër,
përsosmëri dhe bukuri të cilat i ka përmendur në Kuran Allahu,

16
Zoti i botrave, sikurse qëndron në ajetet të cilat kaluan, në
mënyrë që të sjellë fakte se krijimi është bërë qëllimisht dhe jo
rastësisht, dhe që të shohësh numrin e gjërave konkurruese të
cilat do t’i nënshtrohen ligjit të rastësisë sipas fjalës se këto kanë
ndodhur rastësisht. Këto gjëra konkurruese, si: atomet,
elementet, format, përmasat, peshat, natyrat, ligjet, gjendjet, ,
kohët, atmosferët; të gjithë këto në përbërjen e kësaj bote. Më
pas, pyete veten: A është e logjikshme që të ketë sukses vetëm
me rastësi kjo rënditje gjithëpërfshirëse, e preçizuar, e
përcaktuar, e ekuilibruar, e përsosur dhe e bukur, në raport me
numrin marramendës prej mundësive të tjera konkurruese?!!

Çfarë thotë shkenca për ato gjëra që ka në këtë botë prej atyre
që u përmendën më parë?!!

Pra, kështu u asgjësua kjo hipotezë, e cila është fjala se kjo ka


ndodhur rastësisht, andaj nuk ka mbetur asnjë hipotezë tjetër
përveç hipotezës së parë, e cila është se gjithë ky univers është
prej veprës dhe krijimit të Allahut. Kjo është që kërkohet të
vërtetohet.

Me çfarë u vërtetua? U vërtetua me vet ligjin e shkencës, me


atë që ka treguar vetë ligji i shkencës materialiste dhe jo me
shpalljen; edhe pse shpallja është më e qartë se gjithë kjo, porse
tek i drejti i cili pranon; që shikon në ajetet, mediton në hadithet,
shikon në krijesat e Allahut Zotit të botrave, dhe në faktet të cilat
i ka shpërndarë në përmbajtje të këtij universi - atëherë, ai i
përulet asajt për të cilën ka treguar logjika, pas meditimit në
faktet që lexohen dhe faktet që shikohen.

17
Mirëpo, ku është drejtësia te ateisti? Ku është drejtësia prej tij?

 Nëse ai i nënshtrohet ligjit të logjikës, atëherë ky është ligji


i logjikës, sikurse kalojë.
 Nëse ai i nënshtrohet ligjit të shkencës materialiste, atëherë
ky është ligji i shkencës materialiste, sikurse kaloj
gjithashtu.
 E nëse ai shfaq kokëfortësi, atëherë medjemadhit kokëfortë
nuk ke çfarë t’i bësh.

18

You might also like