Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

Albanais BDI-II Shqip

Udhëzime: Ky pyetësor përbëhet nga 21 grupe deklaratash. Ju lutemi lexoni me kujdes secilën
grup deklaratash. Pastaj zgjidhni deklaratën në secilën grup që përshkruan më së miri
mënyrën si jeni ndier gjatë 2 javëve të fundit, duke përfshirë edhe ditën e sotme. Rrethojeni
numrin pranë fjalisë që keni zgjedhur. Nëse disa fjali në grup duket se aplikojnë në të njëjtën
mënyrë, rrethojeni numrin më të lartë për atë grup. Sigurohuni që të mos zgjidhni më shumë
se një fjali për çdo grup, duke përfshirë Numrin 16 (Ndryshime në Modelin e Fjetjes) ose
Numrin 18 (Ndryshime në Oreks).

1. Trishtimi
0. Nuk ndihem i/e trishtuar.
1. Ndihem i/e trishtuar shumicën e kohës.
2. Jam i/e trishtuar gjithë kohën.
3. Jam kaq i/e trishtuar ose i/e pikëlluar që nuk mund ta duroj.
2. Pesimizmi
0. Nuk jam i/e demoralizuar në lidhje me të ardhmen time.
1. Ndiej më shumë demoralizim në lidhje me të ardhmen time se sa më para.
2. Nuk pres që gjërat të shkojnë mirë për mua.
3. Ndiej se e ardhmja time është e pashpresë dhe vetëm do të përkeqësohet.
3. Dështimi në të kaluarën/shkuarën
0. Nuk ndiej se jam një dështak(e).
1. Kam dështuar më shumë se sa duhet të kisha dështuar.
2. Kur shikoj pas (të shkuarën), shoh shumë dështime.
3. Ndiej se jam totalisht dështak(e) si person.
4. Humbja/Mungesa e kënaqësisë
0. Marr aq kënaqësi si më parë nga gjërat që më pëlqejnë.
1. Nuk i gëzoj gjërat aq sa më parë.
2. Marr shumë pak kënaqësi nga gjërat që më bënin të kënaqesha më parë.
3. Nuk mund të marr asnjë kënaqësi nga gjërat që më bënin të kënaqesha më parë.
5. Ndjenja e Fajit
0. Nuk ndihem veçanërisht fajtor(e).
1. Ndihem fajtor(e) për shumë gjëra që kam bërë ose duhet të kisha bërë.
2. Ndihem shumë fajtor(e) shpesh herë.
3. Ndihem gjithmonë fajtor(e).
6. Ndjenja e Ndëshkimit/Dënimit
0. Nuk ndiej se po ndëshkohem.
1. Ndihem se mund të ndëshkohem.
2. Pres të ndëshkohem.
3. Ndihem se po ndëshkohem.

1
7. Mospëlqimi ndaj vetvetes
0. Nuk ndiej ndryshim në lidhje me veten time.
1. Kam humbur besimin te vetja ime.
2. Jam zhgënjyer me veten time.
3. Nuk më pëlqen vetja ime.
8. Vetëkritikë
0. Nuk kritikoj ose fajësoj veten më shumë se zakonisht.
1. Jam më kritik(e) me veten se sa kam qenë.
2. Unë e kritikoj veten për të gjitha gabimet e mia.
3. Unë fajësoj veten për çdo të keqe që ndodh.
9. Mendime ose dëshira vetëvrasëse
0. Nuk kam asnjë mendim të vras veten.
1. Kam mendime të vras veten, por nuk do ta bëja.
2. Do doja të vrisja veten.
3. Do të vrisja veten po të kisha mundësi.
10. E Qara
0. Nuk qaj më shumë se dikur.
1. Qaj më shumë se dikur.
2. Qaj për çdo gjë të vogël.
3. Më vjen për të qarë, por nuk mundem.
11. Tension/Shqetësim
0. Nuk jam më i/e shqetësuar apo i/e tensionuar se zakonisht.
1. Ndihem më i/e shqetësuar ose i/e tensionuar se zakonisht.
2. Jam aq i/e shqetësuar ose i/e tensionuar sa e kam të vështirë të qëndroj ulur.
3. Jam aq i/e shqetësuar ose i/e tensionuar sa që vazhdimisht më duhet të lëviz ose
të bëj diçka.
12. Humbja e interesit
0. Nuk kam humbur interesin për njerëzit e tjerë ose aktivitetet.
1. Jam më pak i/e interesuar për njerëzit ose gjërat e tjera se më parë.
2. Kam humbur pjesën më të madhe të interesit tim për njerëzit e tjerë ose gjërat.
3. Është e vështirë të interesohem për çdo gjë.
13. Mosvendosja/ Pavendosmëri
0. Marr vendime aq mirë si gjithmonë.
1. E kam më të vështirë të marr vendime sesa zakonisht.
2. E kam shumë më të vështirë të marr vendime se sa më parë.
3. Kam vështirësi në marrjen e çdo vendimi.
Albanais BDI-II Shqip

14. Pavlefshmëri
0. Nuk ndihem se jam pa vlerë.
1. Nuk e konsideroj veten aq të vlefshëm dhe të dobishëm si më parë.
2. Ndihem më i/e pavlerë në krahasim me të tjerët.
3. Ndihem krejtësisht i/e pavlerë.
15. Humbja e Energjisë
0. Kam aq energji se sa më parë.
1. Kam më pak energji se sa kam pasur më parë.
2. Nuk kam energji të mjaftueshme për të bërë shumë gjëra.
3. Nuk kam energji të mjaftueshme për të bërë asgjë.
16. Ndryshimet në modelin e gjumit
• 0. Nuk kam përjetuar asnjë ndryshim në gjumin tim.
• 1a. Fle pak më shumë se zakonisht.
• 1b. Fle pak më pak se zakonisht.
• 2a. Fle shumë më tepër se zakonisht.
• 2b. Fle shumë më pak se zakonisht.
• 3a. Unë fle shumicën e ditës.
• 3b. Zgjohem 1-2 orë më herët dhe nuk më zë gjumi përsëri.
17. Nevrikosje
0. Nuk jam më nevrik(e) se zakonisht.
1. Jam më nevrik(e) se zakonisht.
2. Jam shumë më nevrik(e) se zakonisht.
3. Jam i/e nevrikosur gjatë gjithë kohës.
18. Ndryshimet në oreks
• 0. Nuk kam përjetuar ndonjë ndryshim në oreks.
• 1a Oreksi im është disi më pak se zakonisht.
• 1b Oreksi im është disi më i madh se zakonisht.
• 2a Oreksi im është shumë më pak se më parë.
• 2b Oreksi im është shumë më i madh se zakonisht.
• 3a Nuk kam oreks fare.
• 3b Unë kam neps/oreks për ushqim gjatë gjithë kohës.
19. Vështirësi përqendrimi
0. Mund të përqendrohem si gjithmonë.
1. Nuk mund të përqendrohem aq mirë sa zakonisht
2. Është e vështirë të përqendrohem tek diçka për një kohë të gjatë.
3. Më duket se nuk mund të përqendrohem në asgjë.

3
20. Lodhja
0. Nuk jam më i/e lodhur se zakonisht.
1. Lodhem më shpejt/lehtë se zakonisht.
2. Jam shumë i/e lodhur për të bërë shumë nga gjërat që bëja më parë.
3. Jam shumë i/e lodhur për të bërë shumicën e gjërave që bëja më parë.
21. Humbja e interesit në seks
0. Unë nuk kam vënë re ndonjë ndryshim në interesin tim për seksin.
1. Jam më pak i/e interesuar për seksin se sa isha më parë.
2. Unë jam shumë më pak i/e interesuar për seksin tani.
3. Kam humbur plotësisht/ krejtësisht interesin për seksin.

You might also like