Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

KOMISIONI KOMBËTAR PËR MUZIKËN DHE KËNGËN LITURGJIKE

Mirë se keni ardhur në këtë paraqitje të punës së bërë gjatë këtyre viteve të komisionit kombëtar për
muzikën dhe këngën liturgjike.
Jemi të gëzuar dhe ju jemi mirënjohës për praninë tuaj!
Si komision jemi të lumtur, sepse më në fund kemi në dorë frytin e një pune 6-vjeçare. 6 vite vërtet janë shumë, por
nuk ka qenë e lehtë të arrihet deri këtu për shumë arsye, por falë punës së bërë me shumë vullnet e përkushtim jemi
këtu sot.
Por si ka filluar ideja e mbledhjes së repertorit?
Idenë në fillim e ka shprehur Lisandër Shelqetja, dashamirës i muzikës, muzikant, por jo profesionist, i cili si
shumë nga ne haste vështirësi në gjetjen e partiturave të përshtatshme për muzikën dhe këngën liturgjike. Këtë ide
të mbledhjes së partiturave e ka bashkëndarë me shumë persona e në fund bashkë me Lukë Mllugja kanë diskutuar
me P.Luigjin rreth dëshirës së madhe që të kishim diçka të përbashkët, të unifikuar sa i përket teksteve dhe muzikës
në kishat tona. Ne e dimë mjaft mirë se si është gjendja në famullitë tona sa i takon teksteve, e lëre pastaj
muzikës…
P. Luigji ishte ai që e mirëpriti idenë, por theksoi se kjo nismë duhet të mbështetet nga Konferenca ipeshkvore.

Kështu Komisioni Kombëtar për Muzikën dhe Këngën Liturgjike u themelua zyrtarisht nga Konferenca Ipeshkvore
Shqiptare në vitin 2016. Ka një statut të vetin të miratuar po nga konferenca ipeshkvore dhe vepron në bazë të
këtyre qëllimeve:
1. Detyra specifike e Komisionit është që të ekzaminojë, vlerësojë dhe korrigjojë repertorin liturgjik muzikor,
aktualisht në përdorim pranë bashkësive të krishtera katolike shqiptare. Gjithashtu Komisioni mund të
publikojë këngë të reja për ndërtimin e një repertori kombëtar, si dhe t’i përkthejë, kur këto merren nga tradita
të tjera kishtare/ndërkombëtare.
2. Për më tepër, Komisioni, pasi të ketë dëgjuar opinionin e Konferencës Ipeshkvore, ka autoritet të
organizojë nisma në territorin kombëtar për formimin e besimtarëve në çështjet liturgjike-muzikore, duke
transmetuar me besnikëri, mësimet e Kishës dhe të ofrojë aftësi teknike për të gjithë llojet e operatorëve
baritorë në këtë fushë.

Detyrat e anëtarëve të komisionit janë të ndara: Dikush ka kujdesin për mbledhjen e partiturave, dikush për
korigjimin e teksteve, dikush për hedhjen në kompjuter, dikush për harmonizimin.

Gjatë këtyre 6 viteve të egzistencës së këtij komisioni janë bërë 3 herë takime formimi.
 Takimi i parë u bë në qershor 2017 në Shkodër, për anëtarët e komisionit nga Mons. Antonio Parisi.
 Shtator 2017- Fundjavë formimi për animatorët liturgjikë tek Fshati i paqes ku morën pjesë rreth 80
persona,
 2018 përsëri takim formimi për animatorë liturgjikë
 Komisioni kombëtar përgatiti edhe Meshën për përvjetorin e parë të lumturimit të martirëve tanë. Në
këtë meshë morën pjesë koristë nga kore të ndryshme të dioqezave, fryt I bashkimit dhe unjësimit.
 Botimi i një libreti me këngë liturgjike të kohës së Ardhjes, nëntor 2018
 Koncerti i koreve kombëtare që u shfaq në 4 dioqeza
 Publikime në Web
 Komisioni ka qenë nxitje e fortë për formimin e koreve dioqezane

Më në fund si fryt i punës është edhe ky libër që tashmë ne e kemi në dorë, tekst i aprovuar nga konferenca
ipeshkvnore, të cilën dhe e falenderojmë për mbështetjen. Një falenderim të veçantë meritojnë Don Abrahami
dhe Luka për gjithë kontributin e tyre. Faleminderit dhe gjithë anëtarëve të komisionit për punën e bërë dhe
secilit që ka dhënë kontribut për botimin e këtij libri.
Si komision, urojmë e shpresojmë që muzika e shenjtë të shërbejë siç thotë kushtetuta “Sacrosanctum
Concilium” si një ndihmesë për gjallërimin e Liturgjisë me pjesëmarrje aktive të popullit, duke përmbushur
qëllimin e saj që është lavdia e Hyjit dhe shenjtërimi i besimtarëve.
Thuhet se të krishterët janë ata që këndojnë. Tani librin e kemi, le të këndojmë!

P.S.Harlen ti ke punu fort po do na e intonosh dhe një këngë në këtë moment….

You might also like