Çfarë Është Folklori?

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

FOLKLORI

SHQIPTAR
Çfarë është folklori?
Termi Folklor në disa vende përdoret me kuptimin e gjerë, për tërësinë e traditave,
zakoneve, krijimeve artistike etj. popullore, si sinonim i termit kulturë popullore.
Folklori shqiptar është i pasur, i larmishëm, me vlera të shquara ideore dhe
artistike. Ai është një thesar i çmuar i trashëguar nga e kaluara, por që vazhdon të
bëjë jetë të gjallë edhe në ditët tona. Në Folklorin tonë dallojmë:
☁︎︎ Folklori letrar (poezia, përrallat, legjendat ose gojëdhënat, anekdotat,
proverbat, gjëegjëzat popullore);
☁︎︎Folklori muzikor;
☁︎︎
Folklori koreografik (vallet popullore)
☁︎︎
Folklori dramatik
Folklori dallohet për karakterin e tij kolektiv. Ai është fryt i energjisë dhe
përvojës së një shumice njerëzish, që përbëjnë të njëjtin subjekt krijues: rriten dhe
edukohen në .mjedise të caktuara, veprojnë si përfaqësues të masave, ndjekin, në
vijat më të përgjithshme dhe thelbësore, disa ligje e parime krijuese karakteristike,
mbështeten në traditën folklorike. Me karakterin kolektiv të folklorit lidhen dhe
masiviteti, anonimia, karakteri gojor e sinkretik i tij.
Ato transmetohen drejtpërdrejt, jetojnë në mendjen e në gojën e masave, pa qenë e
domosdoshme të botohen, të regjistrohen etj. Në to shkrihen forma, mjete,
elemente, funksione etj. të ndryshme. Në kohët tepër të hershme folklori ka qenë jo
vetëm art, por edhe shkencë, fe, magji, mjet ndihmës gjatë punës.
Folklori ynë dallohet për karakterin e tij popullor dhe kombëtar. Në të
pasqyrohet lufta, puna, përpjekjet, mendimet, ndjenjat, mënyra e jetesës, zakonet
dhe karakteristikat e shqiptarit, të gjitha problemet e mëdha që i kanë dalë gjatë
historisë popullit e kombit shqiptar. Edhe mjetet shprehëse poetike, muzikore etj.
kanë tipare kombëtare.

Letërsia Gojore dhe ajo e shkruar


Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur
njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera
gojarisht.

Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli
duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, mitologjike, kanonore,
ndërnjerëzore dhe morale.Në këtë letërsi hynë krijimet si:
Legjendat.përrallat,gojdhënat,këngët,ninullat,gjëegjëzat,përralla etj. Krijimtaria gojore ka
lindur me heret sesa krijimtarija e shkruar. Asaj nuk i nihet autori. Ne te vertete , secili krijim
popullor eshte pjelle e mendjes se nje njeriu , por me kohe ai zakonisht shkon duke u plotesuar dhe
duke u pershtatur varesisht nga mjedisi ku arrin dhe invencioni i atij qe e perhap ate. Pra
krijimtaria gojore nuk krijohet pernjeheresh nga turma , por duke u shtrire gjithnje e me gjere dhe
duke pesuar ndryshime , pershtatje e modifikime , ajo humb autoresine e saj dhe behet krijim
popullor. Madje ne letersine gojore egzistojne edhe variantet e ndryshme te te njejtit krijim , te
njohura si moterzime.

Letërsia e shkruar lindi me lindjen e shkrimit,rreth 5000 vjet më parë te sumerët në Mesopotami.Në
letërsinë e shkruar njihet autori i veprës,pra ai nuk është anonim si ne letërsinë gojore.Gjatë
ribotimit veprat e tij nuk ndryshojnë asnjëherë,vetëm nëse autori e përpunon vetë veprën e tij.

Punoi: Gladiola Gjergji Klasa:X-6 Lënda:Letërsi

You might also like