Tema 7 Cështje Të Evidencës Së Auditimit

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

Tema 7 Cështje të Evidencës së Auditimit

1. Në cilën prej procedurave të mëposhtme do të mbështetej më shumë një auditues për të verifikuar
pohimin e drejtimit për ‘plotësinë’?
a) Rishikimi i konfermave bankare që mund të tregojnë mashtrime me ceqet bankare
b) Krahasimi i një kampioni të faturave (dokumentave) të transportit me faturat respektive të shitjeve
c) Vëzhgimi i shpërndarjes së ceqeve të pagave nga klienti
d) Konfirmimi i një kampioni të LLA të regjistruara përmes komunikimit direkt me konsumatorët debitorë

2. Cila nga procedurat e mëposhtme do të sigurojë evidencën më të besueshme të auditimit?


a) Informacion i kërkuar privatisht nga stafi i auditimit të brendshëm
b) Inspektimi i urdhërave të renditura të blerjeve të lëshuara nga klienti që ndodhen në dosjen e blerjeve
c) Procedurat analitike të kryera nga audituesi në bilancin vërtetues të klientit
d) Inspektimi i ekstrakteve bankare të marra direkt nga banka e klientit

3. Cila nga alternativat e mëposhtme që ka të bëjë me evidencën e auditimit është e saktë


a) Që të jetë evidenca e duhur, evidenca e auditimit duhet të jetë ose bindëse ose përkatëse
b) Mjaftueshmëria e evidencës së auditimit qëndron në gjykimin e audituesit
c) Vështirësia dhe kostot për marrjen e evidencës së auditimit që lidhet me një tepricë llogarie është një
bazë e vlefshme për të hequr dorë nga një test auditimi
d) Informacioni kontabël i një klienti mund të jetë një evidencë e mjaftueshme auditimi për të
mbështetur pasqyrat financiare

4. Cila nga alternativat e mëposhtme për kompetencën e evidencës së auditimit është e saktë?
a) Njohuritë personale të marra dpd nga audituesi përmes inspektimit dhe vëzhgimit janë më bindëse se
informacioni i marrë indirekt nga burime të jashtme të pavaruara
b) Që të jetë kompetente, evidenca e auditimit duhet të jetë ose e vlefshme ose përkatëse
c) Informacioni kontabël mund të konsiderohet evidencë e mjaftueshme për të dhënë një opinion të
pakualifikuar mbi pasqyrat financiare
d) Kompetenca e evidencës së auditimit i referohet sasisë së evidencës mbështetëse që duhet të merret

5. Një auditues ka më pak të ngjarë të përdorë konfirmimet në lidhje me ekzaminimin e:


a) Inventarit
b) Kërkesës për tatimin mbi fitimin e mbipaguar
c) Detyrimeve afatgjata
d) Kapitalit aksionar

1
6. Për të testuar pohimin e ekzistencës në lidhje me një aktiv, një auditues punon zakonisht nga:
a) Pasqyrat financiare drejt elementëve potencialisht të paregjistruar
b) Elementët potencialisht të paregjistruar drejt pasqyrave financiare
c) Regjistrimet kontabël drejt evidencës mbështetëse
d) Evidenca mbështetëse drejt regjistrimeve kontabël

7. Cila nga alternativat e mëposhtme në lidhje me letrat e punës nuk është e saktë?
a) Një auditues mund të mbështesë opinionin e tij edhe nga mjete të tjera përvec letrave të punës
b) Forma e letrave të punës duhet të dezinjohet në përputhje me rrethanat e një angazhimi specifik
c) Letrat e punës së një audituesi mund të përdoren vetëm nga audituesi dhe anëtarët e ekipit të tij
d) Letrat e punës duhet të tregojnë se kontrollet e brendshme janë studiuar dhe vlerësuar në shkallën e
duhur

8. Një dosje aktuale e letrave të punës së një audituesi duhet të përfshijë zakonisht:
a) Diagramën e sistemit kontabël
b) Diagramën e strukturës organizative
c) Një kopje të pasqyrave financiare
d) Kopje të marrëveshjeve të huasë dhe obligacioneve

9. Dosja e përhershme e letrave të punës që mbahet për cdo klient të audituar përmban më shumë:
a) Shënime për pyetjet dhe komentet që lidhen me punën e kryer audituese
b) Një pasqyrë të kohës së harxhuar në angazhim nga secili auditues
c) Korrespodencën me konsulentin ligjor të klientit në lidhje me cështjet gjyqësore në proces
d) Përshkrimet e sistemit kontabël të klientit dhe procedurat e kontrollit

10. Cili nga faktorët e mëposhtëm do të ndikonte më shumë në gjykimin e audituesit mbi sasinë, llojin
dhe përmbajtjen e letrave të punës?
a) Shkalla e mbështetjes në kontrollin e brendshëm
b) Përmbajtja e letrës së prezantimit nga klienti
c) Periudha e kryerjes së testeve thelbësore përpara fundit të periudhës raportuese
d) Dobishmëria e letrave të punës si një burim reference për klientin

11. Audituesit mund të përballen me sfida nëse janë mbështetur në forma jo të mjaftueshme të
evidencës së auditimit. Cila nga më poshtë është evidencë e përshtatshme në mënyrë që audituesi të
jetë në gjendje të nxjerrë konkluzione të arsyeshme mbi të cilat do të bazohet opinioni i tij.
a) Zgjedhja e kampionit me vlerën e ponderuar
b) Testet e kontrollit
c) Konfirmimi i drejtpërdrejtë nga palët e treta
d) Diskutim me personat që janë të ngarkuar me drejtimin.
e) Testet e kontrollit e kombinuar me zgjedhjen e kampionit

2
Tema 8 Teknikat e zgjedhjes në Auditim

1. Një auditues planifikon të ekzaminojë një kampion prej 20 urdhërash blerje nëse janë miratuar sipas
procedurave të kontrollit të brendshëm. Një nga këto urdhëra në kampionin e zgjedhur nuk gjendet dhe
audituesi nuk është ne gjendje të përdorë procedura alternative për të testuar nëse ky urdhër ishte
miratuar sipas procedurës. Audituesi duhet të:
a) Zgjidhte një urdhër tjetër blerje për të zëvendësuar urdhërin ‘e munguar’ në kampion
b) Konsiderojë të pavlefshëm këtë test pajtueshmërie dhe të procedojë me teste thelbësore mqs nuk
mund të mbështetet në kontrollin e brendshëm
c) Trajtojë këtë urdhër ‘të munguar’ si një devijim për qëllim të vlerësimit të kampionit
d) Zgjedhë një kampion të ri me 20 urdhëra blerjesh

2. Mundësia e vlerësimit të riskut të kontrollit shumë të lartë është risku që kampioni i zgjedhur për të
testuar kontrollet:
a) Nuk e mbështet gabimin e tolerueshëm (material) për disa ose të gjitha pohimet e drejtimit
b) Nuk e mbështet nivelin e planifikuar të vlerësuar nga audituesi për riskun e kontrollit kur në fakt
efektiviteti i kontrollit e justifikon një vlerësim të tillë
c) Përmban anomali (gabime) që mund të jenë materiale për pasqyrat financiare kur bashkohen me
anomali të tjera në teprica të llogarive të tjera apo klasa transaksionesh
d) Përmban proporcionalisht më pak gabime ose devijime monetare nga kontrollet e brendshme të
përshkruara që ekzistojnë në tepricën ose klasën si një e tërë

3. Risku i pranimit të gabuar dhe mundësia e vlerësimit të riskut të kontrollit shumë të ulët lidhen me:
a) Vlerësimin paraprak të nivelit të materialitetit
b) Efektivitetin e auditimit
c) Eficencën e auditimit
d) Nivelin e lejuar të gabimit të pranueshëm

4. Gjatë planifikimit të zgjedhjes së një kampioni statistikor për një test kontrollesh, një auditues rriti
normën e devijimit të pritshëm për popullsinë për shkak të rezultatit të testeve të kontrollit të vitit të
kaluar dhe përgjithësisht mjedisit të kontrollit. Audituesi ka më shumë të ngjarë të rrisë:
a) Normën e planifikuar të devijimit të pranueshëm
b) Nivelin e planifikuar të riskut të zgjedhjes
c) Riskun e planifikuar të vlerësimit të kontrollit shumë të ulët
d) Madhësinë e planifikuar të kampionit

5. Cila nga pohimet e mëposhtme është e saktë në lidhje me zgjedhjen statistikore në testet e kontrolleve?
a) Devijimet nga kontrollet në një normë të dhënë zakonisht cojnë në anomali të një norme më të lartë
b) Nëse madhësia e popullsisë dyfishohet, edhe madhësia e kampionit duhet të dyfishohet
c) Aspektet kualitative të devijimeve nuk merren në konsideratë nga audituesi
d) Ka një lidhje të zhdrejtë midis madhësisë së kampionit dhe normës së devijimit të pranueshëm
3
6. Për të përcaktuar madhësinë e kampionit për një test kontrollesh, një auditues duhet të konsiderojë
përvec normës së devijimit të pranueshëm dhe riskut të lejuar të vlerësimit të kontrollit shumë të ulët,
edhe:
a) Normës së devijimit të pritshëm për gjithë popullsinë
b) Kufirin e precizionit të sipërm
c) Riskun e pranimit të gabuar
d) Riskun e mohimit të gabuar

7. Një avantazh i metodave statistikore ndaj atyre jo-statistikore për zgjedhjen në auditim është se të
parat ndihmojnë audituesin të:
a) Eleminojë riskun e moszgjedhjes për zbulimin e gabimeve
b) Zvogëlojë riskun e auditimit dhe materialitetin në një nivel relativisht të ulët
c) Masë mjaftueshmërinë e evidencës për tu mbledhur
d) Minimizojë dështimin për të zbuluar gabimet dhe parregullsitë

8. Kampionet për të testuar kontrollet e brendshme synojnë të japin një bazë për audituesin për të
konkluduar se:
a) Kontrollet po veprojnë në mënyrë efektive
b) Pasqyrat financiare përmbajnë anomali materiale
c) Risku i pranimit të gabuar është shumë i lartë
d) Materialiteti për qëllime planifikimi është në një nivel mjaftueshmërisht të ulët

9. Cila është metoda më e përshtatshme e zgjedhjes në kryerjen e testeve të kontrolleve për


autorizimin e pagesave në cash?
a) Metoda e raporteve (përqindjeve)
b) Metoda e cilësive të kampionit
c) Metoda e variablave
d) Metoda e shtresëzimit

10. Cili është vlerësimi i një audituesi për cilësitë e një grupi vrojtimi të zgjedhur me metodë statistikore,
kur një test me 50 dokumente rezulton me 3 devijime, nëse norma e devijimit të pranueshëm është 7%,
norma e devijimit të pritshëm është 5%, dhe risku i vlerësuar i zgjedhjes është 2%?
a) Niveli i planifikuar i riskut të kontrollit duhet të modifikohet sepse norma e devijimit të pranueshëm
plus riskun e vlerësuar të zgjedhjes tejkalon normën e devijimit të pritshëm
b) Rezultatet e kampionit duhet të pranohen për të mbështetur nivelin e planifikuar të riskut të kontrollit
sepse norma e devijimit të kampionit plus riskun e vlerësuar të zgjedhjes tejkalon normën e devijimit të
pranueshëm
c) Rezultatet e kampionit duhet të pranohen për të mbështetur nivelin e planifikuar të riskut të kontrollit
sepse sepse norma e devijimit të pranueshëm minus riskun e vlerësuar të zgjedhjes barazon normën e
devijimit të pritshëm

4
d) Niveli i planifikuar i riskut të kontrollit duhet të modifikohet sepse norma e devijimit të kampionit plus
riskun e vlerësuar të zgjedhjes tejkalon normën e devijimit të pranueshëm

11. Kur planifikon një kampion për testet thelbësore të detajeve, një auditues duhet të marrë në
konsideratë gabimin e pranueshëm për kampionin. Kjo konsideratë duhet të:
a) Lidhet me riskun e biznesit të audituesit
b) Mos rregullohet për faktorët cilësorë
c) Lidhet me gjykimin paraprak të nivelit të materialitetit
d) Mos ndryshojë përgjatë procesit të auditimit

12. Janë një numër faktorësh që ndikojnë madhësinë e kampionit për një test thelbësor të detajeve të
një teprice llogarie. Nëse të gjithë faktorët e tjerë nuk ndryshojnë, cila nga të mëposhtmet do të cojë në
një kampion më të madh?
a) Mbështetje më e madhe në kontrollet e brendshme
b) Mbështetje më e madhe në procedurat analitike
c) Një nivel më i vogël për gabimet e pritshme
d) Një shumë më e vogël e gabimit të pranueshëm

5
Tema 9 Raporti i Auditimit

1. Perfshirja e një paragrafi “të theksimit të çështjes” në një raport auditimi, kur audituesi nuk ka
zbuluar anomali materiale dhe as të përhapura dhe kur të gjitha kushtet e tjera supozohen të
pandryshuara, bën që raporti të karakterizohet si?
a) Raport me opinion me rezervë
b) Raport me opinion të pamodifikuar
c) Raport me opinion të kundërt
d) Raport me refuzim dhënie opinioni

2. Nëse gjatë procesit të auditimit, audituesi nuk pengohet nga drejtimi i njësisë ekonomike në marrjen
e informacionit që do t’i nevojitet në lidhje me vlerësimin e përputhshmërisë dhe zbatimit të ligjeve dhe
rregulloreve në fuqi dhe konstaton qe nuk ka anomali materiale dhe të përhapura, duke supozuar gjithë
kushtet e tjera mbeten të pandryshuara, atëherë audituesi duhet të lëshojë një opinion:
a) Opinion standard me paragrafin ‘theksim çështje’
b) Opinion të kundërt
c) Opinion të pamodifikuar
d) Opinion me rezerve ose refuzim dhënie opinioni

3. Raporti i audituesit duhet të përgatitet në datën në të cilën:


a) Raporti i është dorëzuar klientit
b) Ka përfunduar puna e audituesit
c) Ka përfunduar periudha fiskale nën auditim
d) Rishikimi i letrave të punës ka përfunduar

4. Përgjegjësitë pwr pwrgatitjen e PF:


a) Paraqiten në mënyrë të qartë në paragrafin e bazws pwr opinion të raportit të auditimit
b) Paraqiten në mënyrë të qartë në paragrafin e pwrgjegjwsitw e Drejtimit të raportit të auditimit
c) Paraqiten në mënyrë të qartë në paragrafin e opinionit të raportit të auditimit
d) Paraqiten në mënyrë të qartë në paragrafin e cwshtjeve kryesore të raportit të auditimit

5. Baza ligjore ose profesionale mbi të cilën mbështetet procedura e kryer nga audituesi:
a) Shprehet në mënyrë të qartë në paragrafin e pwrgjegjwsisw sw audituesit
b) Nënkuptohet në paragrafin e opinionit të auditimit
c) Shprehet në mënyrë të qartë në paragrafin e opinionit te auditimit
d) Shprehet në mënyrë të qartë në paragrafin e bazws pwr opinion

6. Ekzistenca e riskut të auditimit bëhet e njohur në raportin standard të audituesit me shprehjen se


audituesi:
a) Ka si objektiv që të arrijë një siguri të arësyeshme nëse pasqyrat financiare në tërësi nuk kanë
anomali materiale
6
b) vlerëson parimet kontabël të përdorura dhe gjithashtu vlerëson paraqitjen e përgjithshme të PF
c) kupton që disa cështje ose individuale ose të grupuara janë të rëndësishme dhe disa jo
d) është përgjegjës për të shprehur një opinion mbi pasqyrat financiare, të cilat janë përgjegjësi e
drejtimit

7. Në cilën prej situatave të mëposhtme një auditues do të zgjidhte midis shprehjes së një opinioni të
kualifikuar me rezervë dhe shprehjes së një opinioni kundër:
a) Audituesi nuk vëzhgoi inventarin fizik dhe nuk ishte në gjendje të konfirmonte tepricën e tij me
proçedura të tjera
b) Audituesi është kërkuar të japë opinion vetëm për bilancin dhe jo për pasqyrat e tjera financiare
c) Pasqyrat financiare nuk japin infomacion shpjegues siç kërkohet nga standardet e kontabilitetit
d) Audituesi ka dyshime të forta për aftësinë e klientit për të vijuar në vijimësi nga ngjarjet e shpjeguara
në Pasqyrat Financiare

8. Në cilën prej situatave të mëposhtme një auditues do të zgjidhte midis shprehjes së një opinioni të
kualifikuar me rezervë dhe refuzimit për të dhënë një opinion:
a) Shmangie nga zbatimi i kuadrit aktual të raportimit financiar
b) Paraqitje jo e përshtatshme e politikave kontabël në shënimet shpjeguese
c) Pamundësia për të marrë evidencën e duhur (të besueshme, të rëndësishme, të mjaftueshme)
d) Ka një justifikim të paarsyeshëm për një ndryshim në një politikë kontabël

9. Një auditues ka gjetur se klienti po kalon vështirësi financiare dhe statusi i vijimit të biznesit është
seriozisht në dyshim. Megjithëse klienti ka raportime të mira në pasqyrat financiare, dhe e ka raportuar
këtë status, AJ duhet të zgjedhë midis alternativave të mëposhtme të raportit të auditimit:
a) Raport të pakualifikuar me një paragraf shpjegues për vijueshmërinë e biznesit ose mosdhënie
opinioni
b) Raport standard të pakualifikuar ose mosdhënie opinioni
c) Opinion të kualifikuar ose opinion të kundërt
d) Raport standard të pakualifikuar ose opinion të kundërt

10. Cila nga procedurat e mëposhtme ka më tepër gjasa të kryejë një auditues, për të përftuar fakte mbi
ndodhjen e ngjarjeve vijuese (pas datës së bilancit)?
a) Rillogaritja e kampionit të transaksioneve në shuma të mëdha, që ndodhin pas fundit të vitit për saktësi
aritmetike;
b) Investigimi i ndryshimeve në kapitalin e vet të aksionerëve, që ndodhin pas datës së fundit të vitit;
c) Kërkimi i këshillimit ligjor për klientin, në lidhje me çështjet gjyqësore, pretendimet dhe vlerësimet që
krijohen pas fundit të vitit;
d) Konfirmimi i llogarive të bankës pas fund vitit.

7
Tema 10 Auditimi i shitjeve dhe i llogarive të arkëtueshme

1. Nga auditimi i kryer vitin e kaluar është zbuluar se arkëtimet nga klintët janë përvetësuar. Cila nga
veprimet e mëposhtme do të mund ta mbulonte këtë mashtrim dhe ka më pak të ngjarë të zbulohet
përsëri nga audituesi?
a) Nënvlerësimi i ditarit të shitjeve
b) Mbivlerësimi i llogarisë kontrolluese ‘Llogari të arkëtueshme’
c) Mbivlerësimi i librit ndihmës të LLA
d) Nënvlerësimi i ditarit të arkëtimeve

2. Një auditues zgjedh një kampion nga dosja e faturave të transportit për të përcaktuar nëse janë
përgatitur fatura shitje për secilën prej tyre. Ky test kryhet për të realizuar objektivin e auditimit të:
a) Saktësisë
b) Plotësisë
c) Kontrollit
d) Ekzistencës

3. Në cilin moment të transaksionit të shitjes nga një shitës me shumicë, mungesa e një autorizimi
specifik do të shqetësonte më pak një auditues
a) Përcaktimi i skontove
b) Shitja e mallrave në mjete monetare
c) Përcaktimi i termave të kreditimit
d) Transporti i mallrave

4. Dy pohimet për të cilat konfirmimi i llogarive të arkëtueshme jep evidencë kryesore janë:
a) Plotësia dhe Vlerësimi
b) Vlerësimi dhe të Drejtat dhe Detyrimet
c) Ekzistenca dhe Plotësia
d) Ekzistenca dhe të Drejtat dhe Detyrimet

5. Konfirmimet negative të llogarive të arkëtueshme janë më pak efektive se konfirmimet pozitive sepse:
a) Shumica e atyre që marrin kërkesat për konfirmim nuk e kanë vullnetin të përgjigjen në mënyrë objektive
b) Disa prej atyre që marrin kërkesat për konfirmim raportojnë shifra jo të sakta të cilat kërkojnë
procedura shtesë
c) Audituesi nuk mund të konkludojë se të gjithë ata që nuk kthejnë përgjigje e kanë verifikuar
informacionin në llogarinë e tyre
d) Konfirmimet negative nuk sigurojnë evidencë që është statistikisht e matshme

8
6. Një auditues duhet të kryejë procedura shtesë për të provuar ekzistencën e llogarive të
arkëtueshme kur:
a) Nuk merren përgjigje për konfirmimet pozitive
b) Nuk merren përgjigje për konfirmimet negative
c) Mbledhshmëria e të arkëtueshmeve është e dyshimtë
d) Është e mundur vendosja peng (garanci) e të arkëtueshmeve

7. Cila nga procedurat e mëposhtme do të kryejë më shumë një auditues për konfirmimet e LLA në
fund të vitit nëse edhe kërkesat e përsëritura nuk marrin përgjigje?
a) Kontrolli i ditarit të arkëtimeve të muajit dhjetor
b) Studim më i detajuar i kontrollit të brendshëm që lidhet me transaksionet e shitjeve
c) Rritja e nivelit të vlerësuar të riskut të mos-zbulimit për pohimin e ekzistencës dhe ndodhjes
d) Inspektimi i regjistrit të shitjeve për të dokumentuar mallrat e shitur konsumatorëve

8. Për të vlerësuar borxhin e keq në lidhje me LLA, një auditues rishikon BV të LLA sipas moshës për
të vërtetuar pohimin e drejtimit të:
a) Ekzistencës ose ndodhjes
b) Vlerësimit ose shpërndarjes
c) Plotësisë
d) Të Drejtave dhe Detyrimeve

9. Cila nga anomalitë e mëposhtme ka më shumë të ngjarë të zbulohet nga audituesi gjatë kontrollit
të tij për shpërndarjen e shitjeve në fund të vitit?
a) Mallra të paautorizuar të kthyera për kreditim
b) Zbritje nga shitjet mbi parashikimet
c) Shitje të paregjistruara për periudhën
d) Më shumë shitje se arkëtime të kryera përgjatë fundit të periudhës

10. Në mënyrë që procedurat e kontrollit të jenë efektive, personi që regjistron shitjet te libri
ndihmës i LLA nuk duhet të miratojë gjithashtu:
a) Pagesat overtime të stafit në ngarkim
b) Përcaktimin e termave të kreditimit për konsumatorët
c) Cregjistrimin e LLA
d) Pagesat në mjete monetare

9
Tema 11 Auditimi i blerjeve, aktiveve dhe i llogarive të pagueshme

1. Për të përcaktuar nëse LLP janë të plota, një auditues kryen një test për të verifikuar nëse të gjitha
mallrat e marra janë regjistruar. Popullsia e dokumentave për këtë test përbëhet nga:
a) Faturat e blerjeve
b) Urdhërat e blerjeve
c) Dokumentat e marrjes në dorëzim (kontroll)
d) Çeqet e paguara

2. Një klient ka regjistruar gabimisht një faturë me vlerë të madhe 2 herë. Cila nga proçedurat e
mëposhtme të KB ka më shumë mundësi ta zbulojë këtë gabim në mënyrë të shpejtë dhe efiçente:
a) Mbledhja e shumave në ditarin e blerjeve
b) Dërgimi i kërkesave për konfirmim të gjithë furnitorëve
c) Kontrolli i totaleve të ditarit të blerjeve në librat e llogarive
d) Rakordimi i kartelave mujore të furnitorëve me llogaritë e pagueshme analitike

3. Cila nga proçedurat e mëposhtme ka më pak mundësi të kryhet para datës së bilancit:
a) Testimi i KB mbi mjetet monetare
b) Konfirmimi i të arkëtueshmeve
c) Kërkimi për detyrime të paregjistruara
d) Vëzhgimi i numërimit të inventarit

4. Cila nga të mëposhtmet është procedura më efektive e kontrollit për të zbuluar dosjet e blerjeve
gati për pagesë për mallra që nuk janë marrë në dorëzim
a) Numërimi i njësive të mallrave gjatë magazinimit
b) Krahasimi i urdhërit të blerjes me faturën dhe dokumentin e marrjes në dorëzim për cdo dosje blerje
c) Krahasimi i mallrave të marra në dorëzim me ato të kërkuara nga departamentet përkatëse
d) Verifikimi i dosjeve të blerjeve për saktësi dhe autorizim, nga departamenti i AB

5. Cila nga procedurat e mëposhtme në ciklin e pagesave nuk duhet të kryhen nga departamenti i
regjistrimit të faturave:
a) Anullimi i dokumentave mbështetës pas pagesës
b) Krahasimi i faturave të furnitorëve me dokumentat e marrjes në dorëzim
c) Verifikimi i saktësisë matematikore në faturat e blerjes
d) Një person i autorizuar të firmosë dosjen e blerjes për pagesë

10
6. Për të vërtetuar që LLP janë të plota, një auditues kryen një test për të verifikuar se të gjitha blerjet
janë regjistruar. Popullsia e dokumentave për këto teste përbëhet nga:
a) Faturat e blerjeve
b) Urdhërat e blerjeve
c) Ceqet e pagesave
d) Fletë-hyrjet

7. Cila nga të mëposhtmet është procedura më e mirë e auditimit për ekzistencën e detyrimeve të
paregjistruara në fund të vitit?
a) Ekzaminimi i një kampioni faturash të datuara në fund të vitit dhe fillim të vitit pasardhës për tu
siguruar nëse ato janë regjistruar në periudhën e duhur
b) Ekzaminimi i një kampioni pagesash menjëherë pas fundit të periudhës raportuese
c) Ekzaminimi i kërkesave për konfirmim të kthyera nga furnitorët, llogaritë e të cilëve paraqiten në BV
të LLP
d) Ekzaminimi i marëdhënieve të pazakonta midis tepricave mujore të LLP me blerjet e regjistruara

8. Cila nga të mëposhtmet është procedura më e mirë e auditimit për të identifikuar të pagueshmet
tregëtare të paregjistruara?
a) Ekzaminimi i marëdhënieve të pazakonta midis tepricave mujore të LLP me pagesat e regjistruara
b) Rakordimi i kartelave të furnitorëve me dosjet e blerjeve për të identifikuar ato njësi të marra pak
para datës së bilancit
c) Investigimi i LLP të regjistruara në fund të vitit dhe në fillim të vitit pasardhës për të përcaktuar nëse
ato shoqërohen nga dokumentat e fletë-hyrjeve
d) Rishikimi i pagesave të regjistruara pas datës së bilancit për të përcaktuar nëse ato lidhen me LLP të
periudhës aktuale

9. Cila nga proçedurat e mëposhtme të KB ka më shumë mundësi të ndihmojnë në zvogëlimin e riskut


të kontrollit në lidhje me ekzistencën ose ndodhjen e transaksioneve të prodhimit të PG:
a) Regjistrimet e inventarit sipas sistemit të vazhduar krahasohen në mënyrë të pavarur me mallrat
gjendje
b) Format e përdorura për kërkesat për materiale direkte janë me numër rendor
c) Produktet e gatshme mbahen në magazina të mbyllura dhe me akses të kufizuar
d) Llogaritë analitike (kartelat) rakordohen me llogarinë kontrolluese të inventarit

10. Cila nga proçedurat e mëposhtme të KB ka më shumë mundësi të adresojë pohimin e plotësisë për
inventarët:
a) Llogaria prodhim në proçes rakordohet në mënyrë periodike me regjistrimet analitike
b) Punonjësit (Funksioni) përgjegjës për ruajtjen e inventarit nuk kryen funksionin e marrjes në dorëzim

11
c) Dokumentat e marrjes në dorëzim janë numërtuar dhe rakordohen në mënyrë periodike
d) Ka një ndarje detyash midis departamentit të pagave dhe kontabilitetit të inventarit

11. Një klient mban regjistrimet e inventarit sipas sistemit të vazhduar në sasi dhe në vlerë. Nëse niveli
i vlerësuar i riskut të kontrollit rritet, një auditues do të:
a) Insistonte që klienti të kryente numërimin fizik të inventarit disa herë gjatë vitit
b) Aplikonte testet e fitimit bruto për të marrë siguri mbi besueshmërinë e numërimit fizik
c) Zgjeronte shtrirjen e testeve të kontrolleve të ciklit të inventarit
d) Kërkonte që klienti të programonte numërimin fizik të inventarit në fund të vitit

12. Kërkesat për informacion nga personeli i magazinës në lidhje me vjetërimin ose qarkullimin e
ngadaltë të inventarit japin siguri për pohimin e:
a) Plotësisë
b) Ekzistencës
c) Paraqitjes
d) Vlerësimit

13. Cilin nga kombinimi i proçedurave të mëposhtme do të kryente më shumë një auditues për të
marrë evidencë në lidhje me blerjet e reja të AAGJM:
a) Inspektimi i dokumentave dhe ekzaminimi fizik i aktiveve
b) Rillogaritja dhe marrja e pasqyrave me shkrim nga manaxhimi
c) Vëzhgimi i aktiviteteve operative dhe krahasimi i tepricave aktuale me ato të mëparshme
d) Konfirmimi i pronësisë dhe vërtetimi i transaksioneve përmes informacionit të marrë nga personeli
i klientit

14. Letra e Konfirmimit në lidhje me portofolin e investimeve është shembull i evidencës të marrë nga:
a) Burimet e Jashtme
b) Burimet brenda Njësisë Ekonomike që auditohet
c) Përftuar nga vetë audituesi
d) Burimet brenda Njësisë Ekonomike që auditohet por të konfirmuara nga palë të treta

12

You might also like