Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Përsëritje provimi

⦁ Termat
Variacion- Ndryshimet mes individëve të të njëjtit lloj.
Variacion i vazhdueshëm- Variacion që shpreh anën sasiore të një tipari.
Variacion i pavazhdueshëm- Variacion që shpreh anën cilësore të një tipari.
Fenotip- Të gjithë tiparet e një organizmi të dhënë.
Gjenotip- Tërësia e aleleve të një organizmi të dhënë.
Mutacion- Ndryshimi i strukturës së gjenit, strukturës së kromozomit dhe numrit të kromozomeve.
Mutacione gjenike- Mutacione që ndryshojnë strukturën e gjenit.
Mutacione kromozomike- Mutacione që ndryshojnë nr. dhe strukturën e kromozomit.
Anemia falciforme- Sëmundje e trashëgueshme që ka të bëjë me deformimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Krosingover- Është një burim variacioni, i cili shkëmben material gjenetik mes kromatideve.
Pllenim- Bashkimi i gametit mashkullor me atë femëror.
Riprodhim seksual- Proces që formohet nga shkrirja e qelizave seksuale për formimin e zigotës.
Përshtatje- Ndryshimi në strukturë, biokimi dhe sjellje, që e bëjnë organizmin të përshtatet me mjedisin.
Evolucion- Ndryshimi në kohë i tipareve të gjallesave.
Përzgjedhje- Përmirësimi i llojeve të bimëve dhe kafshëve duke kryqëzuar individët me tiparet më të mira.
Përzgjedhje natyrore- Përzgjedhje që kryhet nga mjedisi në favor të gjallesave.
Përzgjedhje artificiale- Përzgjedhje që kryhet nga njeriu në interes të tij.
Luftë për ekzistencë- Gjallesat garojnë për burimet e mjedisit ku jetojnë.
Ekologjia- Degë e biologjisë që merret me studimin e marrëdhënieve mes organizmave dhe mjedisit.
Ekosistemi- I gjithë komunitet biotik dhe abiotik.
Habitati- Mjedis që siguron ushqim, strehim dhe riprodhim.
Zinxhir ushqimor- Tregues i rrjedhjes së energjisë nga një nivel trofik në një tjetër.
Rrjeta ushqimore- Ndërlidhje të zinxhirëve ushqimor.
Nivele trofike- Pozicionet e organizmave në një zinxhir ushqimor.
Prodhues- Organizma që e prodhojnë vetë ushqimin e tyre.
Konsumatori- Organizma që e marrin ushqimin nga mjedisi ku ndodhen.
Dekompozuuesi- Hallka e fundit e çdo niveli trofik, të cilët shpërbëjnë organizmat e vdekura.
Piramidë e numrave- Paraqitja figurative e numrave të organizmave të çdo niveli trofik.
Piramidë e biomasës- Piramida që përfaqëson nr. e individëve herë masën e nivelit trofik në çdo kohë.
Piramidë e energjisë- Piramidë e cila tregon energjinë e secilit nivel trofik.
Kampionim- Marrja e mostrave për studimin e popullsisë.
Barngrënës- Gjallesa që ushqehen me bar (me prodhuesit).
Grabitqarë- Gjallësa që ushqehen me gjallesa të tjera.
Pastrues- Organizma që copëtojnë trupat e vdekur dhe janë shpërbërësit e parë.
Saprofite- Organizma që marrin energjinë e tyre nga organizma të gjalla, si kërpudhat.
Antiseptik- Lëndë kimike që përdoren për të vrarë infeksionet jashtë organizmit.
Riclikim i lëndëve organike- Procesi i shpërbërjes së organizmave të vdekura.
Azotofiksim- Procesi i kombinimit të azotit me hidrogjenin për të formuar jonet amonium dhe nitrat.
Nitrifikim- Procesi ku jonet amonium oksidohen në nitrite dhe pastaj në nitrate.
Denitrofikim- Dukuri që shkakton humbjen e nitratit nga mjedisi.
Amonifikim- Procesi ku përbërësit e azotit degradohen në forma më të thjeshta kimike.
Sublimim- Kalimi i ujit nga gjendja e ngurtë në të gaztë.
Rezistencë mjedisore- Tërësia e faktorëve që ndikojnë në rritjen e popullatës dhe madhësinë e saj.
Kapacitet mbajtës- Maksimumi i popullatës që mban një mjedis.
Emigrim- Lëvizja e njerëzve nga një vend në një tjetër.
Lloji- Grup gjallesash që kanë tipare të njëjta.
Popullatë- Grupim gjallesash të të njëjtit lloj.
Komunitet- Grupime të popullatave të ndryshme në një mjedis të njëjtë.
Imigrim- Lëvizja e popullsisë brenda vendit.
Faktor abiotik- Faktorët pa jetë si psh. temperatura, përqendrimi i oksigjenit etj.
Faktor biotik- Faktorët me jetë si psh. ushqimi, grabitqarët etj.
Plasmid- Një pjesë e ADN-së bakteriale që transferon një gjen në qelizën bakteriale.
Enzimë- Kontrollues të proceseve biologjike dhe funksionojnë si katalizatorë.
Bioreaktor- Ena në të cilën ndodh një proces kimik që përfshin substanca aktive.
⦁ Shembuj të variacioneve: të vazhdueshme, të pavazhdueshme, të përziera dhe paraqitja grafike e dy të
parëve.
Variacion i pavazhdueshëm- Gr. i gjakut, gjinia, ngjyra e flokëve,syve.
Variacion i vazhdueshëm- Gjatësia, pesha, ngjyra e flokëve,syve.
Variacion i përzierë- Ngjyra e flokëve, syve.

⦁ Krahaso variacionet
Variacioni i vazhdueshëm
a. Tipari shtrihet brenda një intervali.
b. Shpreh anën sasiore të tiparit.
c. Fenotipi përcaktohet nga gjenet dhe mjedisi. Fenotip=Gjenotip + Mjedis
d. Shprehet me anë të një grafiku të vazhdueshëm.
Variacioni i pavazhdueshëm
a. Organizmi nuk ka një tipar të caktuar.
b. Shpreh anën cilësore të tiparit dhe nuk maten.
c. Fenotipi përcaktohet nga gjenotipi.
d. Shprehet me anë të një grafiku të ndarë.
⦁ Si ndikojnë faktorët mjedisorë në gjenotipin e organizmit (shembull).
Një shembull I ndikimit të faktorëve mjedisorë në gjenotip është edhe njeriu, i cili ka gjene për formimin e
skeletit të fortë kockor por nuk mund ti formojë nëse nuk merrkalcium në dietën ushqimore.
⦁ Cilët janë shkaqet e mutacioneve dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në mutacione.
Shkaqet
a. Gabimi në kopjimin e ADN-së gjatë kohës së ndarjes qelizore.
b. Dëmtimi i ADN-së nga faktorët mjedisorë.
c. Shpërndarja e pabarabartë e kromozomove gjatë ndarjes qelizore.
Faktorët
a. Rrezatimet X, gama, ultravjollcë.
b. Lëndët kimike.
⦁ Si e dallojmë një kromatid në të cilin ka ndodhur krosingoveri?
Krosingoveri dallohet në mometin kur 2 kromozome që duhet të ishin të njëjta kanë ndryshime.
⦁ Në cilën fazë të mejozës ndodh krosingoveri?
Krosingover ndodh në fazën e pakiteni të profazës në fazën e parë të mejozës.
⦁ Shpjegoni me shembuj, si janë përshtatur kafshë dhe bimë të ndryshme në mjedisin e tyre?
Deveja përshtatet me mjedisin ku jeton pasi përpara se të nisë një udhëtim, ajo furnizohet me ushqim dhe ujë të
bollshëm për të kaluar shkretëtirat. Gjithashtu ka një trup të madh gjë që e favorizon ruajtjen e ushqimit dhe
ujit.
Kaktusi është një bimë që gjendet në shkretëtirë, e cila nuk ka gjethe por ka gjemba që nuk lejojnë harxhimin e
tepërt të ujit. Gjithashtu, kaktusi ka rrënjë që ndodhen thellë nën tokë për marrjen e lëndëve minerale dhe
vitaminave.
⦁ Rendit provat e evolucionit.
Mutacioni
a. Mbiprodhimi.
b. Variacioni (llojshmëria).
Seleksioni natyror
a. Lufta për ekzistencë.
b. Mbijetesa e më të fortëve.
c. Transmetimi i tipareve më të dobishme tek pasardhësit.
⦁ Shpjego me shembuj si ka vepruar përzgjedhja natyrore në organizma të caktuara.
Një shembull është luani, të cilit mjedisi i ka dhënë dhëmbë dhe thonj (strukturë), enzima që tretin shumë
proteina (biokimike) dhe gjuetinë në grup (nivel sjelljesh).
⦁ Shembuj bimësh dhe kafshësh të përzgjedhura nga njeriu.
Një lloj kafshe e përzgjedhur nga njeriu është qeni, një kafshë mjaft e dashur shtëpiake. Për të krijuar lloje të rinj
qensh, njeriu ka bërë kryqëzimin e disa llojeve me disa të tjera për të përftuar llojet që kemi sot.
Një lloj bime e përzgjedhur nga njeriu është lakra, e cila vjen nga bima e mustardës së egër.
⦁ Krahaso përzgjedhjen natyrore me atë artificiale.
Përzgjedhja natyrore
a. Agjenti kryesor është mjedisi natyror.
b. Është e ngadaltë.
c. Përzgjedhja natyrore u ofron bimëve dhe kafshëve përparësi në mjedisin natyror.
Përzgjedhja artificiale
a. Agjent kryesor është njeriu.
b. Është e shpejtë.
c. Nuk u ofron bimëve dhe kafshëve përparësi në mjedisin e tyre natyror.
⦁ Rendit faktorët biotik dhe abiotik në ekosisteme.
Faktorët biotik
a. Ushqimi.
b. Grabitqarët.
c. Konkurrenca.
d. Sëmundjet.
Faktorët abiotik
a. Fizik
Përqendrimi i CO2.
Përqendrimi i O2.
Intensiteti i dritës.
Prania e ujit.
b. Klimatik
Temperatura.
Lagështia e ajrit.
⦁ Shembuj të formimit të rrjetave dhe zinxhirëve ushqimorë.
Gjethe të rëna-Krimba-Gargull-Gjeraqinë
Fara-Ketra-Buf
Korale-Peshk papagall-Oktapod-Peshkaqen
⦁ Argumento me shembull rrjedhjen e energjisë nëpër nivelet trofike.
Niveli i energjisë për secilin nivel trofik vjen duke u ulur me 10% nga një nivel në një tjetër. Gjethet e rëna kanë
energji prej 10 000 J, krimbat marrin vetëm 10% që i bie 1 000 J. Më pas gargulli që ushqehet me krimba merr
vetëm 100 J dhe gjeraqina merr vetëm 10% e 100 që i bie 10 J.
⦁ Interpreto llojet e piramidave ekologjike.
Piramidat ekologjike i kemi 3 llojesh
a. Piramidat e numrave-Kjo piramidë trogon nr. e kafshëve në çdo nivel trofik, ku ky numër shprehet me
gjatësinë ose sipërfaqen e një katërkëndëshi. Duke kaluar nga një nivel trofik në një tjetër, nr. i organizmave vjen
duke u zvogëluar ndërsa madhësia trupore duke u rritur.
b. Piramidat e energjisë-Kjo piramidë tregon sasinë e energjisë në xhaul që ka çdo nivel trofik, ku nga
prodhuesit deri tek konsumatori i fundit, energjia vjen duke u ulur me nga 10% për çdo nivel trofik.
c. Piramidat e biomasës- Piramida që përfaqëson biomasën (nr. i individëve x masën e secilit) dhe ajo
mund të zgjidhë problemin e përmbysjes së shkallës së numrave.
⦁ Shpjego ciklet natyrore të azotit, karbonit dhe ujit.
Cikli natyror i azotit-Azoti do të alternohet në të gjitha pjesët e tij të ciklit. Gjatë gjithë ciklit të azotit gjejmë faza
të ndryshme në të cilat ky gaz merr një rëndësi ose një tjetër. Le të analizojmë cilat janë fazat kryesore të ciklit të
azotit
Fiksimi-Në këtë fazë, azoti atmosferik merret nga të gjitha qeniet e gjalla që mund ta përdorin atë përmes
mënyrës abiotike. Mënyra abiotike është ajo që nuk ka jetë, siç është energjia elektrike e përfshirë në rrufe dhe
rrezatimi kozmik. Nga ana tjetër kemi rrugën biotike, e cila është pjesa në të cilën merret azoti nga
mikroorganizmat që ekzistojnë në tokë.
Asimilimi-Gjatë kësaj faze spikasin nitratet. Këtu bimët luajnë një rol themelor. Nitratet reduktohen në nitrite në
citoplazmën e qelizave bimore. Kjo përfshihet përmes rrënjëve të bimëve. Këto gjallesa përdorin azotin si
ushqim në mënyrë që të rriten dhe të riprodhohen.
Amonifikimi-Është faza e ciklit të azotit ku azoti shndërrohet në jon amoni për shkak të veprimit të
mikroorganizmave aerobe.
Nitrifikimi-Është pjesa e procesit që konsiston në oksidimin biologjik të amoniakut nga mikroorganizmat
aerobikë. Nitrifikimi lejon azotin e amoniakut të kthehet në tokë për t’u përdorur nga bimët në azot.
Imobilizimi-Është proces i kundërt me nitrifikimin.
Denitrifikimi-është procesi i kundërt i fiksimit. Në këtë rast, frymëmarrja anaerobe (në mungesë të oksigjenit)
është ajo që kthen azotin në atmosferë dhe nitratin e tretur në ujë. Denitrifikimi është faza e fundit e ciklit të
azotit ku gjithçka kthehet në origjinë.
Cikli natyror i karbonit
Zbërthimi i proceseve të fermentimit-Ato janë depozita të mëdha që përbëhen nga lëndë organike dhe janë të
pasura me karbon. Organizmat që jetojnë në të janë ata që janë përgjegjës për dekompozimin dhe
transformimin e tyre në këtë çështje. Energjia merret duke ndryshuar çlirimin e gazrave në atmosferë siç janë
metani dhe dioksidi i karbonit.
Frymëmarrja dhe fotosinteza-Së bashku me proceset biotike dhe metabolike, këto procese çlirojnë dhe kapin
përkatësisht dioksid karboni nga atmosfera. Ky dioksid atmosferik emetohet si një nënprodukt dhe përkatësisht
kap atmosferën e karbonit të Zotit. Ato janë gjithashtu një kontribut në rrugët e tij biokimike. Karboni nga
dioksidi i karbonit fiksohet nga bimët si pjesë e fotosintezës dhe çlirohet së bashku me avujt e ujit kur kafshët
marrin frymë.
Shkëmbimi i gazit me oqeanin-Oqeanet avullojnë për shkak të veprimit të vazhdueshëm të rrezatimit diellor.
Kështu vendoset cikli i ujit. Në këtë proces, avujt e ujit që prodhohen çlirohen në atmosferë dhe promovojnë
shkëmbimin e gazit midis atmosferës dhe oqeanit. Në këtë mënyrë, karboni lejohet të tretet në ujë, ku llogaritet
si plankton fotosintetik.
Procesi i sedimentimit-Sedimentimi ndodh si në tokë ashtu edhe në det. Këtu, karboni i tepërt në lëndën
organike në zbërthim që nuk kapet nga format e tjera, do të grumbullohet për të sedimentuar fundin e
oqeaneve në shtresa të ndryshme të ndryshme të kores së tokës. Pjesa tjetër e karbonit përpunohet duke
dekompozuar format e jetës. Këtu, formohen fosile, depozita hidrokarbure ose sedimente reaktive. Këto janë
një nga arsyet pse nafta konsiderohet si një lloj energjie që nuk rinovohet. Dhe është se procesi i sedimentimit
ndodh në një shkallë kohore gjeologjike.
Djegia natyrore ose e bërë nga njeriu-Proceset industriale njerëzore dhe zjarret në pyje merren natyrshëm në
ciklin e karbonit. Këto procese janë përgjegjëse për rritjen vjetore të karbonit në atmosferë. Ne e dimë që
dioksidi i karbonit në atmosferë është vetëm pjesë e 1% të përbërjes së tërë të atmosferës së tokës. Sidoqoftë,
është raporti i saktë që efekti serrë të funksionojë mirë. Me rritjen e emisioneve të dioksidit të karbonit nga
njerëzit, efekti serrë po rritet. Kjo është kryesisht për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile dhe çlirimit të
gazrave organikë si produkt i industrisë njerëzore. Emetimet e karbonit gjithashtu mund të prodhohen nga
shpërthimet vullkanike.
Cikli natyror i ujit
Avullimi-Ky proces konsiston në shndërrimin e ujit nga një lëng në një gjendje të gaztë. Kjo ndodh kur lëngu
nxehet, pas së cilës ai ngrihet në ajër në formën e avullit (avullohet). Ky proces ndodh çdo ditë: në sipërfaqet e
lumenjve dhe oqeaneve, deteve dhe liqeneve, si rezultat i djersitjes së një personi ose kafshe. Uji avullon
vazhdimisht, por këtë mund ta shihni vetëm kur është i ngrohtë.
Kondensimi-Duke ardhur në kontakt me rrjedhat e ajrit të ftohtë, avulli gjeneron nxehtësi, pas së cilës
shndërrohet në lëng. Rezultati i procesit mund të shihet në formën e vesës, mjegullës dhe reve.
Pasojat-Përplasen me njëri-tjetrin dhe kalojnë nëpër procese kondensimi, pikat e ujit në re bëhen më të rënda
dhe bien në tokë ose në ujë. Për shkak të shpejtësisë së lartë, ata nuk kanë kohë për të avulluar, kështu që
shpesh shohim reshje në formë shiu, dëbore ose breshëri.
Rrjedhja e ujit-Duke rënë në tokë, disa sedimente thithen në tokë, të tjerët derdhen në det dhe të tjerë
ushqejnë bimë dhe pemë. Pjesa tjetër e lëngut grumbullohet dhe shpërndahet në ujërat e oqeaneve me
ndihmën e kulluesve.
⦁ Rendit faktorët që ndikojnë në rritjen e popullatave.
a. Evolicioni mjekësor.
b. Revolucioni industrial.
c. Revolucioni bujqësor.
⦁ Katër faktorët që ndikojnë në madhësinë e popullatës njerëzore.
a. Lindjet (+).
b. Vdekjet (-).
c. Migrimet (+).
d. Emigrimet (-)
⦁ Shpjegimi i 2 tipeve të piramidave të popullsisë.
VEZH (vendet ekonomike në zhvillim).
Bazë e gjerë.
E shkurtër.
Anë të pjerrëta.
VZHE (vendet e zhvilluara ekonomikisht).
Bazë e ngushtë.
E gjatë.
Anë vertikale.
⦁ Ndërtimi i bakterit dhe shembuj të përdorimit të tyre në teknologji të ndryshme.

Ndërtimi i bakterit

a. Muri qelizor-Nuk ka celulozë.


b. Veshje e hollë-Ndodhet në disa lloje.
c. Membrana qelizore
d. Plasmide-Unaza të vogla të ADN-së.
e. Zinxhir ADN-je-Nuk përmbahet në bërthamë.
f. Kamxhik (flagjel)-Mundësojnë lëvizjen e bakterit.
g. Citoplazma-Përmban enzima dhe molekula ushqimore, nuk ka organele.
h. Kokrriza glikogjeni-Ushqim në rezervë.
Përdorimet në teknologji
a. Bioteknologji.
b. Inxhinieri gjenetike.
Format e baktereve
a. Koket-Formë sferike.
b. Bacilet-Formë kleçkash.
c. Spiralet-Formë spirale.
⦁ Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e baktereve dhe interpretimi i grafikut të shtimit të tyre.
Faktorët
a. pH
b. Aminoacidet për sintezën e proteinave.
c. Temperatura për aktivitet optimal.
d. Sheqernat për çlirimin e energjisë.
e. Ujë si tretës dhe reagent.

Lag phase-Faza e rritjes


Exponential phase-Faza eksponenciale;
a. Popullata rritet shumë shpejt, duke u dyfishuar çdo 20 minuta.
Stationary phase-Faza e qëndrueshmërisë
a. Popullata mbetet konstante. Ndikojnë
Prania e ushqimit.
Prania e O2.
Prania e ujit.
pH.
b. Numri i vdekjeve rritet sepse
Prodhimi i mbetjeve dhe përqendrimi i tyre rritet me rritjen e dendurisë së popullsisë.
Death phase-Faza e vdekjes
Popullata zvogëlohet pasi nr.i vekjeve është më i madh se nr. i prodhuar.

You might also like