Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

DETYRE : Shtjelloni qellimin, misionin dhe funksionet e Odave te

Profesionistëve Shëndetësore ?
MAGFIRE BISLIMAJ
Qellimi: Odat e profesionistëve shëndetësor (në tekstin e mëtejmë: Odat) do të themelohen
në mënyrë që të:
1. japin profesionistëve shëndetësor pavarësinë profesionale; sigurojnë organizata
profesionale të vetëqeverisura
2. ; kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në përgjithësi;
3. krijojnë kushtet për ushtrimin e profesionit të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve,
infermierëve dhe mamive, fizioterapeutëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor;
4. mbrojnë interesat e tyre profesionale, sociale dhe ekonomike;
5. . japin konsulta, informacione dhe shërbime të tjera për anëtarët;
6. promovojnë standardet e larta të sjelljes profesionale;
7. promovojnë interesat e pacientëve për kujdesin shëndetësor
8. kryejnë lehtësime për ushtrimin e aktiviteteve profesionale;
9. promovojnë dhe mbrojnë aktivitetet e profesionistëve shëndetësor në institucionet
shëndetësore publike dhe private;
10. zhvillojnë dhe të zbatojnë programe të shkollimit specialistik pasuniversitare dhe
proceseve për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve të tjera
që lidhen me kujdesin shëndetësor.
Funksioni:
1. miraton kodin e etikës profesionale (kodin e etikës);regjistron dhe mirëmban regjistrin e
profesionistëve dhe bashkpunёtorёve shëndetësor dhe mban regjistrin e të gjitha
Institucioneve shëndetësore;
2. lëshimi i licencave, ri-licencimi dhe revokimi i tyre;
3. zbatimi i mbikëqyrjes profesionale me angazhim të eksperteve të lёmive përkatëse;
4. bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë çështjet e shëndetësisë dhe
bashkëpunimi me shoqatat e tjera profesionale në vend dhe jashtë vendit;
5. ushtrojnë mbikëqyrjen profesionale dhe ligjore mbi punën e profesionistëve shëndetësor.
Misioni :
"Ka një rëndësi të madhe në menaxhimin e burimeve njerëzore profesionale mjekësore.
Kompetencat që ka ushtruar Ministria e Shëndetësisë do të kalojnë komplet në oda. Odat i kanë
organet e veta, kryetarin e odës, këshillin e etikës profesionale, kuvendin, këshillin mbikëqyrës të
odës, gjyqin e nderit, prokurorin".
"Kompetencat që kanë të bëjnë me çështjet e licencimit, edukimit të vazhdueshëm profesional,
regjistrimit etj., nga Ministria e Shëndetësisë do të kalojnë komplet ne oda. Kjo do t'ua rrisë
përgjegjësin mjekëve , infermierët, stomatologët, farmacistët, të gjithë si komitet mjekësor bëhen
përgjegjës për menaxhimin e këtyre përgjegjësive publike" (prof.Hysni BAJRAMI)

You might also like