Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Detyrë1

Psikologjia e zhvillimit të fëmijës.

Psikologjia e zhvillimit është studimi shkencor se si dhe përse qeniet njerëzore ndryshojnë përgjatë

jetës së tyre. Këta psikologë përpiqen të shpjegojnë sesi të menduarit, të ndjerit, dhe të sjellurit

ndryshojnë në faza të ndryshme të jetës. Kjo fushë ekzaminon ndryshimet nëpërmjet tri dimensioneve

të mëdha siç është ai i zhvillimit konjitiv, fizik dhe social emocional.Për t’u njohur më konkretisht

me këto zhvillime në studim është marrë një vajzë e moshës 12-vjeçare.

Klea është një vajzë 12-vjeçare e cila ka një motër 22 vjeç dhe një vëlla 20 vjeç, pra ajo është fëmija

më e vogël e familjes. Klea studion në shkollën 9-vjeçare “ Lasgush Poradeci” dhe është një nxënëse

shumë e mirë, përpiqet gjithnjë shumë që të dalë sa më mirë në detyra e projekte. Fiziku i saj është i

gjatë dhe tepër e dobët megjithatë Klea është një fëmijë tepër aktiv, i pëlqen të luajë dhe të kryejë

aktivitete të ndryshme shkollore dhe jashtshkollore si: kursi i anglishtes apo pikturës.

Klea është një fëmijë me inteligjencë të lartë duke marrë parasysh përgjigjet që i jep më të rriturve

dhe mënyrën se si mbron veten kur ndonjëherë ndodh ndonjë zënkë me motrën apo vëllain apo qoftë

dhe në shkollë me shoqet dhe shokët. Është tepër e dashur dhe për moshën e saj duket se është e

kujdeshme për fjalët që zgjedh në mënyrë që të mos lëndojë të tjerët. Nga ana tjetër Klea duket se ka

dhe një pjesë tjetër të karakterit e cila është e mbyllur dhe kur përballet me vështirësi në shkollë apo
shoqëri ngurron t’I shprehë dhe i mban në vetvete, madje ndonjëherë përlotet dhe pse bëhen përpjekje

për të komunikuar ajo e ka të vështirë të shprehet, megjithatë duke i folur dhe dukw treguar afrimitet

dhe qetësi Klea arrin të shprehet. Duke pasur mundësi ta shoh nga afër rritjen e Kleas, mund të them

se ajo ka arritur t’I konceptojë gjërat në mënyrë të pjekur në një moshë të vogël pasi di shumë mirë të

dallojë atë çfarë është e mirë për të dhe çfarë jo. Është një fëmijë tepër tolerant dhe kurrë nuk i

paragjykon shoqet apo shokët që mund të jenë ndryshe apo që kanë probleme te çdolloji.

Nga vëzhgimet është parë se Klea është një fëmijë i qetë dhe paqësor megjithëse ne momente të

caktuara ka shpërthime emocionale apo zemërimi por vetem kur mërzitet nga të tjerë.

Për t’a njohur realisht Klean më poshtë janë disa pyetje përgjigje:

-Klea erdhe nga shkolla ça bëre?

-Sot kisha test ne histori, dhe mësuesja na mblodhi detyrat e matematikës.


-Si dole ne test kishe mesuar?

-Po i bëra të gjitha, po atë llogaritjen e viteve e kisha pak të vështirë. Ajo Sara është pak e çuditshme,
se si sillet, edhe gjyshja e vet thotë që është ndryshe.

-Po ajo mund të jetë e çuditshme po nuk do të thotë se nuk është e mirë.

-Po e di ajo na bën për të qeshur gjithmonë edhe unē e kam shoqe.

-Po ushqimi i preferuar cili është?

-Ti e di që më pëlqen pica, po pica. ( Klea e ka problem ushqyerjen dhe pse me këmbëngulje të
vazhdueshme ajo ha në sasi shumë të pakëta por parapëlqen shumë ushqimet e shpejta).

Sipas Piazhesë Klea i përket fazës operacionale konkrete. Në bazë të vëzhgimeve të bëra dhe kontaktit

të afërt me të arrita në përfundimin se ajo është një fëmijë e cila në shumë situata përdor logjikën.Ajo

ka të zhvilluar logjikën në lidhje me ngjarjet e realitetit fizik në të cilin bën pjesë si në familje ashtu

dhe në shkollë në marrëdhënie me të tjerë. Megjithëse është e aftë të përballojë situatat në të. Cilat

mund të ndodhet një 12- vjeçare, ajo është dhe tepër e ndjeshme dhe ndonjëherë e mbyllur në vetvete.

Klea është e aftë të arsyetojë para se të dalë në një përfundim apo para se të veprojë, është e aftë

gjithashtu të dallojë ndryshimet ne realitetin e saj gjë e cila e përshtat më shumë me fazën e katërt të

Piazhesë.

Punoi: Erisa Dule Gr: C

You might also like