Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian është një bashkim politik dhe ekonomik i 28


shteteve anëtare që janë të vendosura kryesisht në Evropë. Ajo ka një
sipërfaqe prej 4,475,757 km2 (1,728,099 sq mi), dhe një popullsi prej
rreth 510 milion. BE ka zhvilluar një treg të brendshëm përmes një
sistemi të standardizuar të ligjeve që zbatohen në të gjitha shtetet
anëtare. Politikat e BE synojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë të njerëzve,
mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në tregun e brendshëm,të miratojnë
legjislacionin në drejtësi dhe në çështjet e brendshme, dhe të mbajnë
politika të përbashkëta për tregti, bujqësi, dhe zhvillimin rajonal. Brenda
zonës Shengen, kontrollet e pasaportave janë shfuqizuar.Një bashkim
monetar u krijua në vitin 1999 dhe hyri në fuqi në vitin 2002 dhe
përbëhet nga 19 shtete anëtare të BE-së që përdorin monedhën
euro. Ndryshimi i fundit i madh për bazën kushtetuese të BE-së, Traktati
i Lisbonës, hyri në fuqi në vitin 2009.
Bashkimi Europian ofron më shumë ndihmë të huaj sesa çdo bashkim
tjetër ekonomik.[11] Duke mbuluar 7.3% të popullsisë botërore[12], BE-ja
në vitin 2016 krijoi një prodhim të brendshëm bruto (PBB) prej 16.477
trilionë dollarë amerikanë, që përbën rreth 22.2% të PBB-së nominale
globale dhe 16.9% kur matet në drejtim të barazisë së fuqisë blerëse.
Përveç kësaj, 27 nga 28 vendet e BE-së kanë një indeks shumë të lartë të
zhvillimit njerëzor, sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të
Bashkuara. Në vitin 2012, BE-së iu dha Çmimi Nobel për Paqen.
[13]
 Përmes Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, BE-ja ka
zhvilluar një rol në marrëdhëniet e jashtme dhe mbrojtjen. Sindikata
mban misionet diplomatike të përhershme anembanë botës dhe
përfaqëson veten në Kombet e Bashkuara, Organizatën Botërore të
Tregtisë, G7 dhe G20. Për shkak të ndikimit të saj global, Bashkimi
Evropian është përshkruar si një superfuqi në zhvillim.
Zgjerimet e Bashkimit Evropian
 Antaret
themeluese: Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Holanda, Luksem
burgu
 Zgjerimi i parë (1973): Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda
 Zgjerimi i dytë (1981): Greqia
 Zgjerimi i tretë (1986): Spanja, Portugalia
 Zgjerimi i katërt (1995): Austria, Finlanda, Suedia
 Zgjerimi i pestë
(2004): Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovenia, Sllovakia, H
ungaria, Qipro, Malta, Republika Çeke
 Zgjerimi i gjashtë (2007): Bullgaria, Rumania
 Zgjerimi i shtatë (2013): Kroacia
Por tani pas daljes së Britanisë Madhe nga BE-ja (BREXIT) më 2016,
gjithësej janë 27 shtete.
Këshilli Evropian

Keshilli Evropian eshte instutucion i Bashkimit Evropian i formuar ne


vitin 1974.
Sot Këshilli Evropian është njëri nga instutucionet më të rëndësishme në
Bashkimin Evropian. Në takimet e Këshillit Evropian marrin pjesë
shefat e shteteve (kryeministri ose presidenti) varësisht nga sistemi
politik i shtetit.
Takimet quhen Samite dhe zakonisht mbahen 4 herë ne vit, ndërsa mund
të kemi takime të jashtëzakonshme nëse ka zhvillime të ndryshme të
cilat prekin në një mënyre ose tjetrën Bashkimin Evropian. Këshilli
Evropian është bartësi kryesor i politikave në Bashkimin Evropian.
Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve
kryesore politike për integrimin Evropian.
Ai e realizon një gjë të tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe
duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit Shteteve Anëtare. Në këtë
mënyrë, Këshilli Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik
dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte të parlamentit si dhe një numër
aplikimesh për aderim.
Këshilli i Bashkimit Evropian
Keshilli i Bashkimit Evropian njihet ndryshe si : Keshilli i Bashkimit
Evropian, Keshilli ose Keshilli i Ministrave.
Duhet te kemi kujdes se ne te gjitha keto menyra se si e hasim ne
literature, te gjitha flasin per te njejtin instutucion te Bashkimit
Evropian.
Keshilli i Bashkimit Evropian sebashku me Parlamentin Evropian jane
instutucionet kryesore legjislative dhe Buxhetore.
Keshilli i Bashkimit Evropian si organ legjislativ dhe buxhetor formon
trekendeshin instutucional Komision-Keshill i BE-se-Parlament. Keshilli
i Bashkimit Evropian funksionon ne baze te disa konfiguracioneve te
veçanta.
Gjithsej ekzistojnë nënte konfigurime të ndryshme të Këshillit:
 Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë;
 Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN);
 Drejtësia dhe Punët e Brendshme;
 Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit;
 Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet);
 Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia;
 Bujqësia dhe Peshkimi;
 Mjedisi;
Komisioni Evropian
 Artikulli kryesor: Komisioni Evropian.
Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe
mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin
drejtues të BEse. Komisioni Evropian përbëhet nga 25 anëtare të cilët
emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar gjashtë muaj nga data e
zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Procedura e emërimit është e tillë:
 Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do
të drejtojë Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.
 Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e
shteteve anëtare, anëtaret e tjerë të Komisionit.
 Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në
tërësi. Në rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e
ardhshëm.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë
Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e
Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyre e saj është të
sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre
uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e
zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare,
institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.
Gjykata është e përberë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke
siguruar, në këtë mënyre, përfaqësimin e sistemeve ligjore të të gjithë
shteteve anëtare të BE-se.

Flamujt e shteteve anetare ne BE

You might also like