Veprimtari Praktike Histori

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Lenda:Histori Data

Punoi:Rogert Murataj Veprimtari Praktike

Tema:Kontributi I shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate Luftes II Boterore.

Qeveria shqiptare, megjithëse nën pushtimin nazifashist, i pajisi herbenjtë me pasaporta shqiptare duke i kthyer në
shqiptarë për t’i shpëtuar nga holokausti i tmerrshëm nazist. Është fakt i njohur historik, momenti kur një në Qarkore e
vitit 1939, e lëshuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, parashikonte regjistrimin e të gjithë shtetasve izraelitë që
jetonin në Shqipëri, me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në mbrojtje. Qarkorja e Ministrisë së Brendshme i drejtohet
të gjitha prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të gjitha të dhënat personale.
Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit, i vitit 1939, dëshmon për përpjekjet e shtetit shqiptar për të marrë në mbrojtje
shtetasit hebrenj. Në përgjigje të qarkores, Prefektura e Rrethit Vlorë, paraqet pranë Ministrisë, listën me emrat e
hebrenjve që gjendeshin në këtë Prefekturë në atë kohë.

Qeveria shqiptare e asaj kohe, ishte nën pushtimin fashist, më 14 maj 1939 Ministria e Brendshme Shqiptare, kishte
shpërndarë një urdhëresë në të gjithë prefekturat e Shqipërisë, ku kërkonte të hartoheshin listat me hebrejtë që jetonin
në vendin tonë si nënshtetas shqiptarë, pra që rezultonin nën zyrat e gjendjeve civile, si dhe ata që banonin apo punonin
në Shqipëri, por nuk kishin nënshtetësi shqiptare.

Ishte koha, kur kishte vetëm një muaj që Shqipëria ishte pushtuar nga Italia fashiste, kur po diskutohej unifikimi i
ligjeve me Italinë. Në atë kohë Italia e kishte hartuar dhe miratuar dekretin kundër hebrenjve, i cili përbëhej nga 21
nene, në të katërtin e të cilëve thuhej: “Hebrejtë e huaj që në datën e shpalljes së këtij dekreti gjenden në Mbretëri,
duhet të lëshojnë menjëherë territorin e saj, brenda një muaji (pastaj 6 muaj) nga data e botimit të vetë dekretit.”

Historia e mëvonshme tregoi se shteti shqiptar nuk adoptoi asnjë ligj të kësaj natyre dhe se listat e hebrejve nuk u
dorëzuan kurrë tek italianët, por se vendi ynë u përkushtua t’i strehojë ata e t’i ndihmojë për t’u larguar drejt vendeve
të sigurta. Ndryshe nga sa ndodhi në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria nuk dorëzoi asnjë hebre tek fashistët
apo nazistët dhe për këtë ka hyrë në histori si një ndër aktet më rëndësishme humane.

Pak vite më pas, në vitin 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm hebrenjsh
ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë
Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943.

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që
ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin
strehim në Italinë jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.

You might also like