Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

KONTRATE AGJENSIE

REPUBLIKA E SHQIPERISE
DHOMA E NOTERISE TIRANE
NR 777 REP.
NR 77 KOL. Tirane me 30.04.2007

E lidhur ne Tirane sot,diten e marte ,dt.30.04.2007 ndermjet paleve


POROSITESI : Shoqeria “A Z”, Sh.p.k, e regjistruar me vendim nr 5555, date 12.05.2000 te
Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, e perfaqesuar nga administratori A B, i biri i C dhe i D, i
datelindjes dmv (madhor), lindur dhe banues ne Tirane, me zotesi te plote juridike per te vepruar, i
identifikuar me pashapoten me nr Z2222222222.

AGJENTI : E F, i biri i G dhe I J , i datelindjes dmv (madhor), lindur ne Durres dhe banues ne
Tirane, me zotesi te plote juridike per te vepruar, i identifikuar me certifikaten me nr 1234.

OBJEKTI KONTRATES

Objekt i kesaj kontrate eshte lidhja e kontratave per furnizimin me prodhime elektronike , te
pronareve te lokaleve ne qytetin e Tiranes. Kontratat ne fjale do te lidhen nga agjenti per llogari te
porositesit.

Palet me marrveshje, me vullnetin e tyre te lire dhe ne perputhje me nenet 950 e vijues te Kodit
Civil

VENDOSEN:

Te lidhin kete kontrate me kushtet e meposhtme:

Qellimi
Neni 1

Qellimi i kesaj kontrate eshte lidhja e kontratave ne menyre te vazhdueshme , nga ana e agjentit E
F per llogari te porositesit shoqerise “A Z” Sh.p.k. perfaqsuar nga administratori A B.

Afati
Neni 2

Kjo kontrate lidhet per nje periudhe dy vjecare duke filluar nga data 30.04.2007 deri ne 30.04.2009.

Cmimi
Neni 3

Agjenti do te paguhet per veprimtarine e tij me nje shperblim prej 30 000 (tridhjetemije) Leke ne
muaj, dhe me nje komision prej 2% per cdo kontrate te lidhur.
Te drejtat dhe detyrimet e porositesit
Neni 4

1.Porositesi eshte i detyruar t'i jape agjentit informacionin e nevojshem ku perfshihen origjina e
produktit, cilësia e tij, sasia, luhatjet e cmimeve ne treg, dhe te dhena te tjera te nevojshme gjate
dinamikes.
2.Porositesi detyrohet te shperbleje agjentin per kontratat qe ai do te lidhi sipas percaktimeve te
nenit tre te kesaj kontrate.

Te drejta dhe detyrat e agjentit


Neni 5

1. Agjenti duhet te permbush me perkushtim dhe pergjegjsi detyren qe ka marre persiper. Ai duhet
te zbatoje te gjitha udhezimet e porositesit dhe t'i jape atij informacionet qe kane te bejne me
kushtet e tregut dhe interesat e pronareve te lokaleve ne zonen e Tirane.
1. Agjenti ne rast pamundesie te permbushjes se detyres duhet te njoftoje menjehere porositesin.
Ne te kundert mban pergjegjesi per demet qe mund t'i shkaktohen porositesit.
2. Agjenti detyrohet qe pas mbarimit te kesaj kontrate te mos lidh marreveshje agjensie apo pune
me personat te cilet jane ne konkurrence me porositesin, per nje afat dy vjecar nga mbarimi i
kontrates se fundit.
3. Ai gezon te drejten te marre shperblim per marreveshjet qe jane zbatuar rregullisht ose qe kane
sjelle te ardhura dhe perfitime per palen porositese.

Zgjidhja e kontrates
Neni 6

Kontrata do te mbaroje ne keto raste:

1. Me mbarimin e afatit te percaktuar ne nenin dy te kesaj kontrate.


2. Me marrveshje midis paleve.
3. Kur shkel detyrimet e parashikuara ne kete kontrate ne menyre te perseritur.

Zgjidhja e mosmarreveshjeve
Neni 7

Ne rast mosmarrveshje midis tyre, palet do t’i zgjidhin ato me mirekuptim, dhe vetem kur nje gje e
tille eshte e pamundur ato do t’i drejtohen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Shpenzimet e kontrates
Neni 8

Shpenzimet per lidhjet e kesaj kontrate i ngarkohen porositesit.

Hartimi i kontrates
Neni 9

Kjo kontrate hartohet ne gjuhen shqipe,ne tri kopje orgjinale me fuqi te barabarta secila. Nga nje e
marrin palet, nje mbetet ne zyren e noterit, dhe pasi iu lexua paleve, me vullnetin e tyre te lire u
nenshkrua dhe u vertetohet nga une noterja Milka Carcani sipas ligjit.

Hyrja ne fuqi
Neni 10

Kjo kontrate hyne ne fuqi menjehere me nenshkrimin e saj nga palet.

PALET KONTRAKTUESE

POROSITESI AGJENTI
“A Z” Sh.p.k.” EF
Administratori
AB

You might also like