Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 13

ARSIM MUZIKOR

Baleti
Baleti është vepër muzikore skenike që ka për bazë vallen dhe lëvizjen artistike.
Muzika e baletit dhe përmbatja dramatike e tij realizohen si tërësi korografike
nga solistët dhe grupet e baletinave dhe balerinve. Ato me lëvizjet e tyre shprehin
karakterin e personazheve dhe ngjarjeve që zhvillohen në skenë. Baleti mund të
jetë vepër e panvarur ose pjesë në kuadër të operës.
Baleti (italisht-ballet-loj,valle) është shfaqe skenike në të cilën veprimi dramatik
kryhet përmes lëvizjes,vallzimit,pantonimës dhe shoqërohet me muzikë. Si formë
teatrale e lojës, baleti filloi të zhvillohet në Europën Perendimire në kohën e
renesancës (1300-1600).
■ Zhvillimi i baletit si formë artistike

Në shekullin e XVII-XVIII baleti filloi të paraqitet si pjesë


përbërse e operës (intermerco). Pastaj pason periudha e
një parimi të madh I standardeve teknike të baletit. Në
shek.XIX baleti u bë formë serioze dramatike dhe form e
panvarur artistike dhe u barazua me operën. Rol kryesor
në përparimin epokal të baletit luajti Zhak Xhorxh Nuvr,i
cili emocionet i ka paraqitur përmes lëvizjeve së trupit
dhe pamjes së fytyrës së valltarëve.
Baleti ndahet në :
Baleti klasik –është stili më formal i baletit,i cili u
përmbahet teknikave të baletit tradicional. Sipas vendit të
origjinës, ekzistojnë lloje të baletit rus, francez,anglez dhe
italian. Baleti klasik njihet për karakteristikat unikate dhe
teknikat e veçanta të kërcimit,shtërngimet e larta dhe
lëvizjet precize dhe gracioze (madhështore).
Baleti romantik :- ka qenë i inspiruar nga përallat dhe
legjendat dhe duke përdorur teknikën e baletit klasik në të
cilin vërehen elemente nga temperamenti i lojrave
popullore.
Baleti modern :-Në baletin modern, janë shfaqur lëvizje të reja që janë
bërë më plastike dhe akrobatike. Njohësit e baletit reagojnë ndryshe ndaj
inovacioneve në koreografi. Dikush ende percepton vetëm klasike dhe
beson se një performancë e vërtetë e baletit duhet të shkojë vetëm në
vende të tilla si Teatri i Operas dhe Baletit dhe dikush mendon se baleti, si
bota moderne, duhet të evoluojë dhe të mos qëndrojë në një vend. Kjo
është e natyrshme dhe logjike, mund ta pranoni këtë fakt apo jo, por kjo
nuk mund të shmanget. Baleti modern është multi-faceted dhe multi-
level, dhe shumë kërcimtarë të famshëm janë të lumtur për të marrë
pjesë në prodhimet e reja në të cilat ata përsosin aftësitë e tyre.
Terminologjia në balet
Krijimi i një performance baleti bazohet në muzikë
paraprakisht të kompozuar,në bazë të propozimit të
libertos.
Korografi ka rolin kryesor në paraqitjen e shfaqes së
baletit. Korografia është art lojë të cilën e performon
valltari(baletina-baletini) ose grup valltarësh.
Divertismani është program koncertal i përbërë nga lojra
të ndryshme sipas zhanrit dhe karakterit.
Kostumografi ka për detyrë t’i punoj dhe ti dizanojë
kostumet e baletit. Veshja e baletit për femra dhe për
meshkuj (jelek) është krijuar me qëllim që ta paraqesë
figurën e trupit, por që të jetë e përshtatëshme për
realizimin e lëvizjeve vallëzuese.
■ Artistët e baletit
Primabalerina apsolute është titulli më i lartë i cili mund të
fitohet nga interpretuesja në balet klasik.
Primabalerina është solistja më e dalluar në grupin e baletit.
Solistët janë artist baleti (meshkuj –femra) të cilët
interpretojnë rolin e parë dhe të dytë në shfaqe solistike dhe
numerike.
Andambli femëror ose mashkullor janë vallëzues baleti të cilët
luajnë ose kërcejnë skena të përbashkëta pa pjesë individuale
ose këngë baleti të panvarura.
Petar Ilija Çajkovski (1840-1893)
Është kompuzitorë rus,i cili jetoi dhe krijoi në gjysmën e dytë të shek. XIX. Qysh si
fëmijë tregoi interes të madhë për muzikën,veçanërisht ndaj muzikës popullore
russ. Edhe pse posedonte talent për muzikën,me dëshirën e prindërve ai studioi
për drejtësi. Në moshën 23 vjeçare u regjistrua në studime për teori dhe
kompuzicion muzikor në Konservatorin (univerzitetin) e Petrogradit. Gjuha e tij
origjinalen muzikore u hetua tek vepra e tij e parë “ Sinfonia e parë” ,uvertura
”Romeo e Xhuljeta” dhe baleti ”Liqeni i mjellmave”,”Arrëthyesja”,”Bukuroshja e
fjetur”,”Evgjeni Onjegini”,”Zonja Pikova” etj…
BALETI “Arrethyesja”
“Arrëthesja” është një përallë e baletit klasik të Petar Ilija
Çajkovskit me libreto të shkruajtur nga Marius Petita,sipas përallës
të Hofmanit. Paraqitja e parë u bë me 6 dhjetor të vitit 1892 në
teatrin Marin në Sank Peterburg.
Përmbatja e baletit Arrëthyesja –veprimi ndodh në një qytet të
vjetër gjerman në shek.XIX.
Baleti është i ndërtuar në dy akte.
Në aktin e parë të baletit paraqitet një atmosferë festive për
natë e Krishëlindjeve.Në dhomën e familjes Shtalbaum
qëndron një bredh i stolisur ku në festë arrijnë dhe fëmijët dhe
Dresmajeri mjeshtri i vjetër i lojrave.Ai tregon disa kukulla por
vajzës me emmrin Klara më së shumti do i pëlqej
Shçelkunçiku . Klara e gëzuar nga ku fakt shtrihet për të fjetur
duke e ledhatuar e përkëdhelur kukullen e saj të preferuar
Shçelkunçikun. Ajo do përballet me një frig ngase e sulmojn
mbrti i mijëve dhe ajo me trimëri të madhe arin ta hedh
kepucën e saj për të mbrojtur Shçelkucnikun. Akti i dytë
paraqet Klarën dhe Shçelkuçnikun si një njeri prej vërteti dhe
në një atmosferë festive vallëzojnë dhe argëtohen dhe kështu
që Klara zgjohet dhe ëndëra e saj mbaron.

You might also like