Abstrakt - Matja e Boshllekut Te TVSH - Se - A.Buci - A.Aliko

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Matja e boshllëkut të TVSH-së në setorin e ndërtimit dhe përdorimi i tij për

përmirësimin e pajtueshmërisë tatimore

Alma Buci, Universiteti Eqerem Cabej/ almabuci78@gmail.com


Abaz Aliko, TBU / abazaliko15@gmail.com

Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) zë peshën kryesore në të ardhurat e Buxhetit të


Shtetit. Në vitin 2020 TVSH-ja zë 29.3% të të ardhurave totale të Buxhetit të konsoliduar
të Shtetit, 32% të të ardhurave tatimore dhe 8.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për
matjen e boshllëkut tatimor, e cila vjen si pasojë e evazionit tatimor, shmangies tatimore,
cilësisë së dobët të shërbimit të administratës tatimore apo faktorëve të tjerë, disa vende
të zhvilluara ndjekin praktika të mira të publikimit të vlerësimeve për gjithë ekonominë,
dhe vitet e fundit, edhe për sektorë të veçantë të ekonomisë si dhe për disa lloje të veçanta
tatimesh. Ky studim synon të vlerësojë dhe matë boshllëkun e TVSH-së në sektorin e
ndërtimit në Shqipëri. Metoda nga lart-poshtë përdoret për të matur boshllëkun e TVSH-
së sipas modelit të programit të administrimit të të ardhurave–analiza e hendekut, të
FMN-së. Rezultatet e studimit përdoren për të dhënë rekomandime për të përmirësuar
pajtueshmërinë tatimore të tatimpaguesve të TVSH-së në Shqipëri.

Fjalët kyc: Boshllëk Tatimor, TVSH, sektori i ndertimit, evazion tatimor, shmangie tatimore

You might also like