Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Zef Zorba

• Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas
mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave
Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali. I ndërpret
studimet më 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku
fillon punën si nëpunës banke. Në vitet 1945-1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë
e Kulturës së Shkodrës, ku vë në skenë mjaft pjesë dramatike me tingëllim të qartë
desident si “Juda Makabe” e Fishtës, “Armiku i Popullit” i Ibsenit etj. Ndoshta edhe
për këtë arsye arrestohet më 1946 dhe burgoset nën akuzën e agjitacion e
propagandës. Vuan dënimin ndër kampet e punës dhe “riedukimit” deri në vitin
1951. Më vonë punon në ndërrmarrje të rrethit të Shkodrës si logaritar deri në vitin
1980, kur dhe del në pension. Ndërron jetë në janar 1993 në Shkodër. Në heshtjen e
thellë të këtij gjysmëshekulli, Zorba, i pajisur me një kulturë të mrekullueshme vizatoi
figurën e intelektualit të vërtetë, larg kompromiseve. Ai krijoi një afinitet të çuditshëm
me letërsinë e filozofinë modernë duke përkthyer poetë të tillë si R. Frost, Xh.
Ungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T.S. Eliot, dramaturgë si Shou, Pirandelo, Uelld,
Martin, e filozofë si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer etj.

You might also like