Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

Fakulteti i Shkencave Humane

Departamenti i Shkencave të Komunikimit

Lënda: Marketing Strategjik

Detyrë kursi
Tema: Analiza e Strategjive Marketing të biznesit "Qendra e Librit për Fëmijë"

Punoi: Sonja Hoxha Pranoi: Edlira Mali


Përmbajtja:

Historiku:...................................................................................................................3
Misioni:......................................................................................................................4
Vizioni:......................................................................................................................4
Analiza SWOT..........................................................................................................4
Marketingu miks........................................................................................................5
Planifikimi strategjik:................................................................................................7
Konkurentët:..............................................................................................................8
Portofoli i shërbimeve:..............................................................................................8
SBU–ja:.....................................................................................................................9
Palet e interesit:.......................................................................................................10
Qasja e marektingut për të arritur fokusin e klientëve:...........................................10
Orejtimi nga tregu:..................................................................................................11
Marketingu Digjital.................................................................................................13
Logoja:.....................................................................................................................15
Përgjegjësi sociale:..................................................................................................15
Rekomandimet:........................................................................................................16
Përfundimet:............................................................................................................16
Historiku:
Qendra e librit për fëmijë ka filluar aktivitetin e saj para një viti në 9 Shkurt 2020 tek Pazari i Ri
në Tiranë.

Ky biznes ishte nga pasioni i madh dhe formimi profesional që Anisa Ymeri kishte. Ajo gjithnjë
kishte dashur të sillte në tregun shqiptar një biblioteke jo tradicionale por me shumë shërbime
brenda. Qendra e librit qendroi e hapur vetëm 5 javë që nga krijimi i saj dhe për shkak të virusit
COVID-19 i gjithë vendi hyri në karantinë dhe qendra u desh të mbyllej. Gjatë kësaj kohe qëndra
bëri nje ridimesion për të komunikuar me klientët e saj.

Pas pandemisë qendra ka rifilluar aktivitetin e saj normal duke shtuar disa shërbime të reja dhe
para pak kohësh, ka festuar edhe 1 vjetorin.
Misioni:
Misioni i këtij biznesi është që përmes mënyrave kreative, fëmijët që vizitojnë qendrën fizikisht
apo edhe ata që e ndjekin nga rrjetet sociale të afrohen më shumë me leximin t’iu kthehet kjo në
një kulturë. Që ata të duan të lexojnë, të vizitojnë një bibliotekë të bëjnë takim me një shkrimtar.
Përmes qendrës të arrijë që fëmijët të marrin më shumë informacione për librat që lexojnë.

Vizioni:
Duke qenë se qendra sapo ka mbushur një vit, Znj.Anisa dhe stafi gjatë kësaj rruge kanë qenë në
zbulim të asaj që duan të arrijnë dhe të bëjnë në të ardhmen sepse gjatë kësaj kohe kanë zbuluar
sjellje prindërisht, dëshira dhe nevoja fëmijësh. Por një gjë është me siguri, që kjo qendër ka
kaluar pritshmëritë e asaj qe ka patur në zanafillën e saj.

Vizioni që qendra ka është të krijojë një rrjet nga kjo nikël e vogël që ndodhet te Pazari i Ri dhe
të shtrihet në disa lagje të tjera të Tiranës. Në një të ardhme jo shumë të largët Qendra e Librit
për Fëmijë, do të jetë edhe te Komuna e Parisit.

Analiza SWOT
1. Pikat e forta
 Nuk ka një qendër të dytë të ngjashme me Qendrën e librit.
 Stafi është njohës shumë i mirë i fushes dhe kanë një sinergji dhe harmoni me frymën
e kësaj qendre
 Japin shërbime të secializuara duke marrë personat që e bëjnë punën me pasion dhe
përkushtim
 Komunikimi me prindërit dhe fëmijët është jashtë orarit të qendrës, pra një
komunikim i vazhdueshëm
 Ide të qarta mbi kurrikulat e përfshira këto bazuar në analiza dhe feedback
 Në qendër ofrohet një paketë shërbimesh për fëmijët
 Në këtë 1 vjetor të qendrës, zhvillohet Arti i të Folurit në Publik që ndihmon fëmijët
se si të prezantohen pa emocione në publik.
 Në qendër, ka të ftuar gjithnjë persona që kanë lidhje me librin si shkrimtarë poetë
botues gazatarë që e bëjnë punën e tyre me pasion dhe fëmijët marrin shërbimet më
të mira
 Mbahet nje komunikim i vazhdueshëm mes prindërve fëmijeve dhe qendrës edhe
përtej orarit të aktiviteteve në qendër.
2. Pikat e dobëta
 Mungesa e subvencioneve nga institucionet shtetërore
 Duke qenë se janë të rinj në treg, kanë luhatje herë pas here për ndryshime të
mundshme;
3. Mundësitë
 Zgjerimi i kësaj pike edhe në lagje të tjera të Tiranës.
 Bashkëpunimi edhe me qendra të tjera që vijnë në ndihmë të fëmijëve
 Ofrimi i shërbimeve të reja në varësi të kërkesave në një të ardhme

4. Kërcënimet
 Kërcënimi që mund të sjellin konkurrentët e rinj
 Ndryshimi i ligjeve mbi qeranë apo pagat
 Frika ndaj një lock doën tjetër

Marketingu miks
Produkti:

Qendra e librit për fëmijë ofron disa shërbime si

Shitje librash

Hand craft

Teatër

Shkrim krijues

Afterschool
Anglisht dhe filozofi

Lexim

Cmimi:

Për të vendosur çmimin si fillim është bërë njohja e tregut për çmimet që kanë shërbimet e
përafërta me këto që ofron qendra e librit por nuk ka qenë tregu ai që diktoi çmimet
përfundimtare. Çmimi që është vendosur si kuotë për të qenë pjesë e qendrës së librit për fëmijë
është një çmim mesatar që përjashton sa më pak kategori sociale. Kjo nuk përbën një llogjikë të
pastër ekonomike s’ka qenë ky qellimi dhe as nuk është, por me qarkullimin e më shumë
femijëve në qendër rritet edhe numri i të ardhurave. Për vendosjen e këtyre cmimeve është
ndikuar indirekt nga përfituesit e shërbimeve që oforn qendra.

E kundërta ndodh me afterschool, çmimi i saj është përcaktuar nga tregu, por në varësi të çmimit
shërbimi që ofrohet është më cilësor se ajo që jep pjesa tjetër e tregut.

Për çmimin e librave percaktohen nga botuesi

Vëndi :Qendra e librit për fëmijë aktualisht ndodhet vetëm tek Pazari i Ri. Është zgjedhur si
zonë e përshtatshme për këtë biznes dhe ka një suponsor nga Fondi Amerikan i zhvillimit për
start up.

Njerezit: Targeti i kësaj qendre janë prindërit dhe fëmijët. Duke qenë se prindi është ai që merr
vendimet për fëmijët targeti i saj janë prindërit si ciftet e reja që kanë fëmijt e vegjël apo nën 15
vjeç. Kjo target audience i ka të dyja anet e medaljes. Kënaqesia e të punuarit me fëmijet dhe
vështiresia e komunikimit me prindërit.

Znj.Anisa shprehet se: Femijët përqafojnë lehtësisht cdo gjë që pëlqejnë. E kunderta ndodh me
prinderit e tyre, të cilët janë të luhatur dhe të pavendosur se cfarë duan t’i japin fëmijës së tyre
apo nuk kuptojne plotësisht rëndesinë e kurrikulave të ndryshme për fëmijët e tyre.

Pavarësisht kësaj, në një qytet si Tirana, do të ketë gjithmonë prindër që do duan që fëmijët e
tyre t’i marrin shërbimet që qendra ofron.
Promovimi: Znj.Anisa ka zgjedhur që momentalisht ta promovojë qendrën e saj vetëm në rrjetet
socale duke bërë promovime edhe duke ftuar në qendër shkrimtarë, poetë, përkthyes piktorë dhe
ekspertë të tjerë, që e njohin mirë fushën dhe ata kanë lujatur rolin e influecuesve për qendrën

Gjatë këtij viti janë zhvilluar edhe dy nisma

“Une lexoj për ty”

“Une vesh libra”

Gjatë kohës së pandemisë është zhvilluar nisma “Unë lexoj për ty” Për shkak të pandemisë pati
një ridimesionim të qendrës. Ndodhi një fenomen prindër, personazhe të famshëm apo edhe vetë
nxënësen u bënë bashkë për të lexuar. Ne kishim menduar që çdo të shtunë apo dite jave të
kishin një të ftuar që të lexonte dhe lajmërimi bëheshe në rrjetet sociale dhe ky organizim u
realizua në shumë pak kohë. Pandemia na dha mundesinë e ketij lloj komunikimi me audiencën
tonë. Falë asaj periudhe kanë më shumë njerëz që i besojnë, dhe që i ndjekin falë një rrjeti të
gjërë që u krijua online.

‘’Unë vesh libra’’ është një nismë tjetër e lancuar edhe kjo po në rrjetet
sociale, ku bashkë me hoodit që së fundmi janë kthyer në trende, fëmijët
t’i shoqërojnë edhe perosanzhet e tyre më të preferuar të librave dhe kjo
u kthye në një trend të ri dhe kështu edhe biznesi merr një zgjerim më të
madh.

Sa për reklamant në televizion Znj.Anisa shprehet se i beson më së


shumti reklamave indirekt se sa atyre direkte dhe për një qendër si kjo po lufton së shumti për
këto reklama indirekte. Ajo ka qenë e ftuar në një nga rubrikat e Jovetemmode.

Planifikimi strategjik:
Përcatimi i misionit:

Qendra e librit për fëmije ka si mision të sajin rritjen e interesit të fëmijëve për librat nëpërmjet
formave sa më kreative dhe kthimin e kësaj në një kulturë për fëmijë, që ata të jenë sa me afer
bibliotekave dhe takimeve me shrimtare. Dhe e gjitha kjo të finalizohet me sa më shumë fëmijë
në qendër, që ajo qendër të gumëzhijë nga zërat e tyre.
Percaktimi i objektivave dhe qëllimit:

Qëllimi i kësaj qendre është që nga kjo nikël e vogël të kthehet në një rrjet qendrash në disa lagje
të Tiranes. Duke qenë se dëshira e fëmijëve dhe nevojat e prindërve për këtë lloj qendre janë të
mëdha sepse në qendër shkojnë fëmijë edhe nga lagje larg pazarit të ri. Që në nisjen e saj kjo

qendër është ndërtuar mbi një plan të mirëmenduar edhe me objektiva të cilat janë tejkaluar. çdo
ditë edhe më shumë Znj.Anisa dhe stafi i saj punojnë për të përmirësuar shërbimet e tyre, për të
patur kontakte afatgjata dhe të rregullta me prindërit dhe duke marrë feedback prej tyre. Gjithe
punohet që kjo qender të jetë largpamëse dhe kështu edhe promovimi ka erdhur me sukses.

Percaktimi i protofoli te biznesit:

Protofoli i sherbimeve permban: teater, filozofi per femije dhe te rinj,punimdore\ handcraft dhe
piktura, lexim, anglisht 4-6 vjec, afterschool, shkrimi krijues, hoodie me personazhe,
ekskursionistet e vegjel.

Konkurentët:
Kemi të bëjmë me një konkurencë të pastër ku tregu është i hapur gjithnjë për biznese të tjera qe
do sjellin këtë shërbim. Ky biznes nuk ka fuqi gjithpërfshirëse gjithnjë do kete në treg biznese
konkurruese me të. Akoma sot nuk ka një të dytë si qendra e librit për femijë por ka biznese që
ofrojnë qoftë edhe një nga shërbimet e kësaj qendre.

Portofoli i shërbimeve:
Portofoli i shërbimeve përmban: teater, filozofi për fëmijë dhe
të rinj, punimdore\ handcraft dhe piktura, lexim, anglisht 4-6
vjeç, afterschool, shkrimi krijues, hoodie me personazhe,
ekskursionistet e vegjël.
1. Leximi:
Në qender, femijët lexojnë libra të ndryshme ose bashkë me një nga zyshat e qendrës.
Madje cdo të shtunë në qendër ka të ftuar personazhe që lidhjen me librin shkrimtarë apo
botues të cilët lexojnë bashkë me fëmijët. Fëmijët kanë arritur të lexojnë çdo 10 ditë një
liber.
2. Punëdore\Handcraft dhe pikture:
Në qendër fëmijet jo vetem lexojnë por realizojnë punime me dorë ose
piktura se bashku me xhaxhi piktorin.
3. Shkrimi krijues:
Është një shërbim që i është kushtuar një vemendje e veçantë. Fëmijët
në bashkëpunim me zyshën ndërtojnë krijime artistike dhe i
interpretojnë
4. Teatër:
Gjate orës së teatrit fëmijët bashkë me zyshat e tyre ata mësojnë se si të interpretojnë dhe
analizojnë skena teatri apo filmi.
5. Filozofi për fëmijë dhe të rinj:
Gjatë kësaj ore fëmijet marrin mësime filozofie.
6. Anlgisht 4-6 vjeç:
Në grupe të vogla fëmijet mesojne anglisht në mënyrë interaktive
7. Ekskusionistet e vegjel:
Fëmijët kryejnë eksursione gjatë verës në vende të ndryshme në natyrë
edhe në vende historike apo kulturore. Gjatë ekskursioneve ato prekin
më nga afër përvojat jetësore të cilat si gjen dot në kyreqytet.
8. Afterschool:
Në afterschool fëmijët realizojnë detyrat e tyre të shkolles nën mbikqyrjen e një zyshe
dhe është një nga shërbimet që fëmijët e deshën shumë.
9. Shitje librash:
Në qender fëmijet apo edhe persona nga jashtë që sjanë pjese e qendrës mund të blenë
libra dhe mjetë të tjera shkollore.

SBU–ja:
Qendra e Librit për femije në matricën e SBU-se përfaqëson DOGS. Dogs (qentë) janë
biznese/produkte (SBU) me pjesëmarrje të ulët në tregje pra është vetem një i tille në Tiranë dhe
mbulon një pjesë të tregut /industri me ritëm të ulët rritje dhe cdo ditë përpiqet të tërheqë klientë
të rinj, të cilat mund të gjenerojnë cash për të ruajtur veten, por nuk mund të premtojnë të të jenë
burime të mëdha parash. Ashtu sic u shpreh edhe Znj.Anisa nga ky lloj biznesi nuk mund të
pretendojmë të gjenerojmë sasi të mëdha parash.
Palet e interesit:
Qendra ka disa palë interesi;

 Prindërit të cilët janë ate që vendosin mbi femijet e tyre për të qenë pjesë e kësaj qendre
dhe shërbimeve që ata do marin.
 Fëmijët janë një tjeter palë interesi sespe ata tregojnë dhe përjetonë benefitet e
aktiviteteve
 Punonjësit: Zyshat që punojnë në qendër dhe ato që vijnë për seksione të caktuar hera
pas here.
 Furnitorët: Botuesit e librave që furnizojnë qendrën me libra dhe ata me mjete shkollore
apo mjete të tjera të nevojshme për qendrën si banka, karrige, rrafte e tij.

Qasja e marektingut për të arritur fokusin e klientëve:

1. Duke hartuar procese dhe programe të drejtuara nga konsumatori.


Që në gjenezën e saj Qendra e Libirt për Femije ka pasur në fokus te saj fëmijet dhe
edukimin e tyre mbi librin. Është ndërtuar një librar jo si ato te tjerat por nje vend ku
femijet permes argetimi fillojne te dashurojne leximin dhe te mbushin kohen e tyre me
aktivitet të rëndësishme. Duke u bazar tek kërkesat dhe feedback e prindërve stafi ka
futur shërbime të reja në qendër apo ka përmirësuar ato që ka pasur që në fillim
2. Duke segmentuar dhe shënjestruar tregjet.
Qendra e librit për fëmijë operon në Tiranë. Nga një studim tregu, Anisa ka menduar që
Tirana është ajo që arrin të suportojë më së shumti pagesën për këtë lloj qendrash dhe ka
më shumë klientë se në rrethet e tjera, pra kërkesa është më e lartë. Në një të ardhme jo
shumë të largët kjo qendër do shtrihet edhe në lagje të tjera. Duke marrë parasysh se
Komuna e Parisit është një lagje që se ka nje qender si kjo dhe ka shumë cifte te rinj që
duan te sjellin fëmijët e tyre pra shikohet si nje treg i mirë per te zhvilluar këtë biznes.
3. Duke punësuar specialistët më të mirë.
Gjate intervistës me Znj.Anisën kuptuam që ajo i kushtonte një rëndësi shumë të madhe
stafit të saj. I është dashur shume kohë për të gjetur një staf qe kishte të njëjtën sinergji
dhe vullnet e deshirë për të bërë një pune si ajo që Znj. Anisa deshi të perçonte tek
klientët e saj. Ajo thote me bindje që ka një staf të mrekullueshem dhe cdo person qe
punon me të si mësuesit e kurseve apo te ftuarit, janë më të mirët në treg. Znj. Anisa ka
zgjedhur që të mos ketë të punësuar të vazhdueshëm dhe që paguan me pak por të ftoje
eksperte të fushes të cilët e bëjnë këtë punë me shumë pasion dhe japin më të mirën për
ata femijë. Ajo vazhdimisht është në kontroll të stafit të saj dhe punës së tyre.

4. Duke matur dhe sistemuar vazhdimisht fokusin e tyre ndaj klientit.


Duke qenë se komunikimi me prindërit është i vazhdueshëm kështu sigurohet edhe një
feedback i vazhdueshëm. Bazuar mbi këtë feedback dhe mbi fokusin që qendra ka mbi
klientët e saj dhe nevojat e tyre u vendos të hapej Afterschool, si një nga shërbimet më të
reja qe ishte kërkuar së shumti nga prindërit të cilët mendonin se qendra e librit për
femijë është vendi më i mirë për fëmijët e tyre dhe ky sherbim mund t’i besohej vetëm
kësaj qendre.

5. Duke matur dhe sistemuar vazhdimisht fokusin e tyre ndaj klientit.


Duke qene se komunikimi me prinderit eshte i vazhdeshim keshtu sigurohet edhe nje
feedback i vazhdueshem. Bazuar mbi kete feedback dhe mbi fokusin qe qendra ka mbi
klientet e saj dhe nevojat e tyre u vendos te hapej Afterschool si nje nga sherbimet me te
reja qe ishte kerkuar se shumti nga prinderit te cilet mendonise qendra elibrit per femiejr
eshte vendi me i mire per femijet e tyre dhe ky sherbi mund ti besohej vetem kesaj
qendre.

Orejtimi nga tregu:

1. Cilësia përcaktohet nga klientët.


Bazuar mbi feedback e prindërve kanë qenë ata me besimin dhe vlerësimin e tyre mbi
qendrën të cilët insistuan për hapjen e afterschool sepse besonin që ai ishte vëndi i duhur
për të bësuar fëmijët e tyre. Kështu ështe edhe me e thjeshtë për të kuptuar se në cilin
drejtim po ecën biznesi dhe sa të kënaqur janë klintet nga shërbimet që ju ofron

2. Idetë më të mira vijnë duke jetuar me klientët.


Znj Anisa vjen nga fusha e komunikimit edhe e atij kulturor dhe është një njohëse e mirë
e tij. Ajo ka pasur mjaft eksperienca para se të fillonte këtë biznes në këtë fushë dhe e
njihte mirë tregun ku po operonte. Kështu qendra u ngrit mbi ide të qarta dhe inovatore.
Por gjatë këtij viti, Znj. Anisa dhe stafi i saj kanë njohur dhe zbuluar dëshira fëmijësh dhe
nevoja të shumëllojshme të prindërve, kështu që duke punuar dhe jetuar çdo ditë më afër
me klientët e saj ato kuptuar dhe futën shërbime që ndoshta më parë nuk i kishin menduar
që do i realizonin. Sot qendra është jashtë parashikimeve të ideve te Znj.Anisa por shumë
herë edhe më afër klientëve të saj.

3. Punonjësit janë mbrojtës të klientëve.


Duke qenë se ata janë ekspertë të fushës dhe njohës të mirë të femijëve dhe
marrëdhenieve me prinderit, gjithnjë punojnë që të ruajne klientët e tyre. Gjate vizitës në
qendrën e fëmijëve them me bindje se atje bëhej një punë shumë e mirë dhe që stafi
kujdesej në mënyrë të vecantë për secilin fëmijë ndaj kërkesave dhe nevojave të tyre apo
edhe shqetësimeve. Ishte një atmosferë shumë e ngrohtë si një familje e madhe.
4. Besnikëria e klientit është çelësi i përfitimit.
Znj. Anisa u shpreh që merr pa fund mesazhe nga prindër të ndryshëm që duan t’i
besojnë fëmijë të tyre në këtë qendër jo vetëm në Tiranë po edhe në rrethe të tjera. Besimi
që kanë prindërit dhe dëshira që në këtë qendër fëmijët e tyre të marrin shërbimet që iu
nevojiten janë një shtyse dhe një mbështetje e madhe.

5. Ne dimë më shumë se konkurrentët.


Kjo qendër deri tani nuk ka një konkurent të mirëfilltë por është e hapur dhe e lumtur
sikur tregu të kishte konkurrentë. Znj Anisa shprehet se do ishte e gatshme të ndihmonte
persona të tjerë për të hapur qendra si ajo e saj por e bindur që ajo gjithe do të ofronte
shërbimet më cilësore. Kjo thjesht mbetet për tu parë.
Marketingu Digjital:
Reklamimi i biznesit përmes platformave online. Qëndra e librit për femijë operon në rrjetet
sociale Instagram dhe Facebook. Po punojne edhe për nje ëebsite.

Znj Anisa shprehet se ato kanë zgjedhur të operojnë në


instagram si një nga platformat më të përdorura dhe
është mbreti i marketingut digjital. Faqja e Facebookut
mbetet një armë e fortë për Qëndrën e Librit për Femijë.

Në facebook ato arrijën të shpërndajnë infromacion dhe


për të shitur shërbime.

Ndërsa Instagramin e kanë përdorur si platformë për më shumë reklamim.

Gjatë kësaj kohe kanë punuar për një ëebsite. Përmes tij mund të realiziojnë shitje online më
thjesht, shumë njerëz do marrin përgjigje për pyetjet e tyre thjesht me një link dhe
do shërbejë si një platformë ku do të ruhen të gjitha aktivetet ndërvite të qendrës.

Të dyja faqet kanë pasur pak ndjekës në rrjetet sociale dhe kjo ka qënë edhe një
pengesë për njohjen e qënderes. Gjatë pandemisë të gjendur në një situatë te
papritur u zhvillua nisma

“Unë lexoj për ty.”

Të gjendur në një situatë karantine ajo që kjo qëndër vendosi të zhvilloji ishte leximi në distancë.
Ky aktivitet u be viral në një kohë shumë të shkurtër dhe të rinj, fëmijë dhe personazhe të
famshëm filluan të dërgonin video nga pjesët që ata lexonin. Znj. Anisa u shpreh që gjatë kësaj
kohe ajo shpërndante libra për personanat që deshin të lexonin dhe kjo i kishte kaluar
pritshmeritë e saj. Ndonëse në hapjen e qëndrës ishin të fokusuar tek programet më shume se tek
shitja e librave gjatë kësaj perjudhe shitja u kthye në dicka serioze. Faëe kësaj nisme edhe
ndjeksat në faqe u ritën dhe besimi i njerëzve ndaj qëndrës gjithashtu.

Disa nga personazhet që kanë lexuar për fëmijët kanë qënë Rudina Xhunga, Erion Krista, Mirela
Kumbaro, Suela Demiri dhe plot të rinj dhe fëmijë të apasionuar pas librit.
“Une vesh libra”

Në këtë 1 vjetor të qënderës është lancuar një tjetër promovim i qëndrës përmes hoodieve apo T-
shirt në rrjetet sociale. Fëmijët mund të veshin këto bluza me personazhet e tyre të preferuar të
librave së bashku me prindërit e tyre . Duke gërshetuar trendet e kohës me dëshirën e madhe për
të lexuar libra është gjetur kjo formë për ta kthyer libirn në trend . Të qënit matchy- matchy dhe
të mbajturit veshur një hoodie është së fundmi një trend. Por e gjitha kjo lë të shoqërohet me një
domethënie sic janë personazhet e librave apo vetë libri.

Kjo është thyer edhe si një nga shërbimet më të reja në qëndër pasi fëmijët dhe prindërit mund të
porosisin bluza për t’ja dhurar dikujt apo edhe për vete me personazhet e perferuar.
Si një start up i ri Znj.Anisa ka zgjedhur të ftojë në qëndër persona me influencë në këtë fushë të
cilët kanë lexuar libra me fëmijët apo ka ndarë eksperienca me ta dhe këtu i kanë bërë edhe
influencë qëndrës duke e ndarë në rrjetet e tyre sociale

Marketingu i përmbajtjes:

Postimet që gjenden në rrjetet sociale kanë një permbajtje të nevojshme dhe informuese për
ndjeksit e saj. Tregohen momente nga dita që fëmijët kalojnë, nga shërbimet që qëndra ofron apo
aktivitet e ndryshme që zhvillohen. Përdorimi i hashtagjeve, i kontetntit efektiv ndikon mbi
zgjerimin e këtij biznesi online.

Logoja:
Logoja ka një histori të vogël. Në nisje Znj.Anisa pas shumë kërkimesh në rrjet për logo të
qëndrave që ofronin shërbime të ngjashme kishte dashur të realizonte dicka vetë . Por më pas,
duke ju përmbajtur padyshim idesë fillestare që logoja jonë do të duhej të kishte elemetë të një
“shtëpie të librit” me detaje fëmijësh, një miki saj nga Tetova, një dizajner i nivelit
ndërkombëtar, ja bëri dhuratë këtë logo që kemi, Qendrës së Librit për Fëmijë.

Nëse s’do ta kishim këtë dhuratë, do të kishim një logo të realizura nga vetë unë pasi deri tani
nuk kemi pasur asnjë mundësi për buxhet për një logo cilësore (edhe pse e di rëndësinë e saj)-
shprehet ajo gjata intervistes.

Përgjegjësi sociale:
Për momentin Qëndra e Librit për Fëmijë pa dhënë kontributin e saj për Shoqatën “Down Syndrome
Albania”. Ambjentet e qëndrës lirohen cdo javë që ata takimet e tyre periodike të mos shkojnë t’i bëjnë
diku larg zonës së qendrës ku i kanë zyrat por t’i bëjnë në një ambient më afër, më lehtësisht të arritshëm.

Nqs në ambiente të tjera (Friends’ Bookhouse) nuk i lejonin fare, në bibliotekat e qytetit i kanë mbajtur
për një periudhe kohe edhe i thonë që ditën e shtunë nuk mund ta hapim bibliotekën vetëm për ju, ne pa
diskutim që jua lirojmë ambientet tona dhe të bëjnë punët e tyre aq herë sa ata kanë nevojë.- shpereht Znj
Anisa.

Por rritja e qendrës edhe në drejtimin e CSR-së, sigurisht që nuk mund të bëhet me burimet financiare
private sepse është e pamundur, e papërballueshme. Ata jane duke menduar që te zhvillohen në këtë
drejtim po sigurisht përmes projekteve sepse nuk mundet që të gjenerojmë të ardhura edhe për këtë gjë.
Rekomandimet:
 Marja në konsideratë e konkurentëve të rinj të cilet mund të sjellin ndryshmie në treg
 Analizimi i cdo shërbimi tjetër që është zëvëndësues i shërbimeve të asaj që kjo qëndër
ofron
 Analizimi i furnitorëve më të mirë të cilët mund të ulin shpenzimet
 Ndërtimi i një plani të mirëfilltë marketingu
 Shqyrtimi i mundësive për të pasur bashkepunime me qëndra të tjera brënda dhe jashtë
vendit.

Përfundimet:
 Qëndra e libirt për Fëmijë operon në tregun shqiptar që para një viti.
 Që nga hapja e saj është përballuar me disa pengesa ndër më të mëdhat karantina e cila i
dha një dimesion të ri dhe një përhapje të shpejtë në treg të pa menduar.
 Targeti i saj janë prindërit me fëmijë të vegjël.
 Ajo nuk është një librari e thjesht dhe klasike por një qëndër që ofron shërbime të
ndryshme që lidhen me librat.
 Misioni i saj është përmes kreativitet qe libri të kthehet në një kulturë për fëmijët.
 Në një të ardhem jo shumë të largët kjo qëndër do shtrihet edhe në lagje të tjera të tiranës
 Qëndra e Librit për femijë vjen si një paketë më një protofol shërbimesh .
 Duke njohur mirë tregun është munduar të japë shërbimet më të mira dhe të ketë një staf
të mirë kualifikuar
 Promocioni i qënderës deri tani është realizuar në rrjetet sociale dhe një përpjekje për një
reklamë indirekte.
 Gjatë kësja kohe është zhvilluar një nismë online “Unë lexoj për Ty” edhe i është shtuar
një shërbim në 1 vjetorin e saj “Unë vesh Libra”
 Stafi është në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe ka një strategji të orjentuar drejt
tyre.

You might also like