Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Projekt

Tema: Tregu i punës në realitetin


shqiptar.
Lënda: Edukim për karierën.
Klasa: XII
Mësuese/i: Fatos Llalla

Punoi: Thanas Xhoxhi


Perspektiva e punësimit të të rinjve në Shqipëri. Realitet
dhe sfida
Zhvillimi aktual, në të cilën po ecën ekonomia globale, produkt i të cilit është edhe globalizimi i
tregut të punës po evidenton gjithnjë e më shumë fenomenin e ndërthurjes dhe varësisë së
kërkesave dhe ofertave, në tregjet rajonale e kombëtare të punës. Ky fenomen shfaq efektet e veta
pozitive dhe negative, të cilat ndryshojnë në varësi të nivelit ekonomik të vendit. Më së shumti,
efektet negative janë më të dukshme në vendet tranzitore dhe me ekonomi në zhvillim. Në këtë
grup vendesh renditet edhe Shqipëria. Kalimi nga ekonomia tërësisht e centralizuar, në atë të tregut
të lirë, si dhe ndryshimet politike që ndodhën në vitet '90 janë shoqëruar me ndryshime të
rëndësishme në tregun e punës për Shqipërinë.

Pas fazës së parë të tranzicionit ekonomia shqiptare u rrit me ritëm të shpejtë. Pavarësisht rritjes së
qëndrueshme, performanca industriale dhe tregtare ende tregojnë një mungesë të
konkurrueshmërisë së ekonomisë. Midis faktorëve kyç, elementët që pengojnë konkurrueshmërinë
janë mungesa e fuqisë punëtore të specializuar dhe me aftësi profesionale. Sipas Raportit të
Konkurrueshmërisë Globale 2017 – 2018 Shqipëria renditet në vendin e 75-të nga 137 vende
(Schwab, K., & Sala-i-Martin, X., 2017). Në efikasitetin e tregut të punës vendi renditet i 97-ti (duke
humbur 4 vende nga periudha 2014 – 2015), ndërsa në inovacion, vendi është në vendin e 118-të.
Në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror – ekonomik, si edhe matur nga Indeksi i Zhvillimit
Njerëzor (HDI), renditej i 85-ti nga 187 vende dhe territore në vitin 2015, duke rënë me 15 vende
krahasuar me dy vite më parë (UNDP 2015).

Të rinjtë shqiptarë janë të mirëarsimuar. Bazuar nga të dhënat e INSTAT, në vitin 2014, 60%e të
diplomuarve ka përfunduar nivelin e parë të studimeve universitare dhe 40%e tyre ka përfunduar
nivelin e dytë të studimeve (INSTAT 2015). Mungesa e lidhjes mes tregut të punës dhe arsimimit që
përfundojnë të rinjtë shqiptarë sjell një nivel të lartë papunësie ndër të rinjtë e mirëarsimuar.

Politikat e punësimit në Shqipëri

Politikat aktive të tregut të punës janë mekanizmi kryesor institucional se si qeveria mund ta
ndihmojë punësimin e të rinjve apo integrimin e tyre në tregun e punës. Që nga viti 1999 në Shqipëri
janë zbatuar programe të ndryshme për nxitjen e punësimit me qëllim uljen e papunësisë dhe
punës informale, rritjen e aftësive të punëtorëve për punë dhe lëvizjen e punëtorëve në punësim
rregullisht të pa subvencionuar. Në kohën e censusit të vitit 2011, Shërbimi Kombëtar i Punësimit
realizoi katër programe kryesore të nxitjes së punësimit:

1. Programe për nxitjen e punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi, përfshirë të papunët


afatgjatë që marrin ndihmë sociale, individët që marrin përfitime papunësie, të rinjtë në tregun e
punës, persona të grupmoshës 18-25, persona mbi 45 vjeç me arsim të mesëm ose më pak, persona
me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe migrantët e kthyer që përballen me probleme
ekonomike.
2.Programi për nxitjen e punësimit nëpërmjet trajnimit në detyrë.
3.Programi për nxitjen e punësimit të punëkërkuesve të papunë të diplomuar nga universitete
shqiptare dhe
ndërkombëtare.
4. Programi për nxitjen e punësimit nëpërmjet trajnimit institucional (INSTAT 2015).
Në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës ILO, është
publikuar dokumenti zyrtar "Strategjia kombëtare për punësim dhe aftësi 2014-2020". Në këtë
dokument vendoset theksi tek arsimi profesional, me qëllim përshtatjen e kërkesë- ofertës përsa i
përket tregut të punës, po ashtu dhe zbutjen e hendekut të papunësisë midis gjinive (Ministria e
Mirëqënies Sociale dhe Rinisë 2014).

Modelet e ndjekura nga vendet e Bashkimit Europian për punësimin

Mbarëvajtja e tregut të punës është një faktor i rëndësishëm makroekonomik, ndaj ekonomitë e
zhvilluara në vendet e BE-së, si Gjermania, Holanda, Austria etj., i kanë kushtuar vëmendje
përzgjedhjes së politikave të tregut të punës në vendet e tyre me qëllim që ato të jenë sa më
efiçente. Politikat e tyre produktive të sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional prodhojnë
statistika të ulëta papunësie të regjistruar. Holanda, papunësinë e ka 3.4%, Gjermania 3.2%, Austria
4.5%etj (EUROSTAT 2020). Kombinimi i dijeve teorike të fituara në institucionet arsimore me punën
praktike në terren, ka siguruar në këto vende, nivel të ulët papunësie ndër të rinjtë. Arsimimi dhe
formimi profesional është një nga pasuritë më të vlefshme në vendet e zhvilluara të BE-së,
gjithashtu mund ta quajmë edhe "antibiotiku " më efektiv në uljen e papunësisë.

Konventa e ILO

Konventa No. 122 (1964) mbi politikat e punësimit të ILO është e ratifikuar prej Shqipërisë. Qeveritë
e vendeve ratifikuese të kësaj Konvente janë të detyruara të formulojnë dhe të zbatojnë, në
bashkëpunim me aktorët dhe partnerët social, politika aktive që të nxitin punësimin e plotë,
produktiv dhe të zgjedhur me vullnet të lirë. Karta Sociale Europiane e Rishikuar, e cila është
ratifikuar prej vendit tonë në vitin 2002, është një tjetër dokument shumë i rëndësishëm
ndërkombëtar, në të cilin janë të përshkruara standardet që duhet të mbahen parasysh gjatë
hartimit të politikave për punësim. Në procesin për hartimin e politikave të punësimit, dhe, në
veçanti për hartimin e politikave për punësimin e të rinjve, vend i rëndësishëm duhet t'i kushtohet
diskutimin dhe gjetjes së zgjidhjeve, në të cilat të pasqyrohen, sa më mirë të jetë e mundur,
elementët kryesor veprues që parashikohen ne Strategjinë e Rishikuar të Kohezionit Social të
Këshillit të Europës . Në këtë Strategji theksohet se qasja për punësim për të gjithë dhe nxitja e një
punësimi i denjë (punësim që respekton njeriu), janë elemente thelbësore për kohezionin social dhe
se "Investimi në burimet njerëzore është një nga fushat më të rëndësishme të investimit për rritjen
ekonomike për të ardhmen".

Këshilli i Europës ka përpunuar udhëzues të ndryshëm dhe rekomandime që duhet të merren


parasysh gjatë hartimit të politikave për punësimin, në veçanti për grupet më të cenueshme, gratë
dhe të rinjtë. Axhenda Globale e Punësimit, e hartuar nga ILO, është një dokument i rëndësishëm në
të cilën janë të përpunuara indikatorët dhe standardet që duhet të merren parasysh prej qeverive të
vendeve të ndryshme, anëtarë të ILO-së, për të mundësuar punën dinjitoze për të gjithë. Në kuadër
të përpjekjeve për integrimin në BE, hartimi dhe zhvillimi i politikave për punësim duhet të bëhet me
synim harmonizimin dhe përputhjen me Udhëzimet e Strategjisë Europiane të Punësimit..
Realiteti përtej politikave institucionale në mbështetje të punësimit të të rinjve

Është e dukshme që kuadri teorik nuk mungon përsa i përket punësimit. Por çfarë ndodh në
realitet? A janë të rinjtë të mbështetur nga këto politika? Vitet e fundit pasqyrojnë një tjetër realitet.
Emigrimet masive të të rinjve, kryesisht në vendet e Bashkimit Europian janë rezultat i dështimit të
politikave institucionale për sa i përket punësimit.

Mjaft studime me karakter sociologjik kanë trajtuar një fenomen që quhet "brain drain" – rrjedhja e
trurit. "Brain dain" është një etiketim i përdorur për të përshkruar dukurinë e profesionistëve të
talentuar dhe shumë të kualifikuar nga një shtet, i cili është shteti i origjinës, në një tjetër, që njihet si
vendi pritës (UK Essays, 2017). Shoqëria shqiptare është përballë një realiteti të vështirë. Të rinjtë
shqiptarë që studiojnë jashtë kufijve të Shqipërisë nuk dëshirojnë të kthehen në atdhe dhe të
kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e vendit. Mungesa e dëshirës për t'u kthyer në atdhe
lidhet me kushtet socio-ekonomike dhe politike në tranzicion (VoA, 2019) .

Përveç kësaj, shoqëria shqiptare ka një sfidë akoma më të madhe, e cila është emigrimi i forcës
punëtore të kualifikuar. Vende si Gjermania, në vitet e fundit, duke përdorur faktorë tërheqës si
pagesa më të mira, kushte më të mira pune ka tërhequr forcë punëtore të specializuar nga vendet e
Ballkanit Perëndimor. Kjo ka bërë të mundur që shumë të rinj, kryesisht të diplomuar në fushën e
mjekësisë të emigrojnë në Gjermani në kërkim të një jetese më të mirë.

Sipas raportit të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIC), Janë plot 772
mjekë shqiptarë të cilët punojnë jashtë vendit në një prej vendeve të Organizatës për Bashkëpunim
dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që përfshin 37 shtete të zhvilluara të botës. Në vitin 2010 kjo shifër
ishte 257. Pra, në 7 vite janë larguar 515 mjekë nga vendi ynë, me një rritje me 200%. Raporti i WIIC-
së thotë se Gjermania mbetet destinacioni kryesor, dhe gjatë kësaj periudhe kohore largimet për
atje janë 10-fishuar. Më pas vijnë: SHBA-të, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Greqia ( Euronews,
2020).

Sfidat me të cilat ndeshen të rinjtë në tregun e punës

Më sipër diskutuam kuadrin e politikave institucionale në nxitjen e punësimit. Mbështetur në


studime dhe statistika provuam që zbatueshmëria në politikat e punësimit është në nivele të ulëta.
Në këtë pjesë do të analizojmë sfidat konkrete me të cilat përballen të rinjtë në tregun e punës.
Studime të shumta me karakter empirik provojnë që të rinjtë hasin shumë pengesa në ballafaqimin
me tregun e punës. Sfidat më të shpeshta që ata hasin në tregun e punës lidhen me përvojën apo e
thënë ndryshe "eksperienca e famshme", që i kërkohet një studenti/je të sapo diplomuar.

Niveli i pagave është një tjetër sfidë. Ekziston një raport i zhdrejtë ndërmjet pagës dhe kostove
mesatare të jetesës. Çështje të tjera të njdeshme lidhen me kushtet e punës, orari i punës, mungesa
e një kontrate pune, në rastet dërrmuese të ofertave të punës. Sjelljet e të rinjve ndaj ofertave të
tregut të punës nuk janë të njëjta. Niveli arsimor është një ndër faktorët e rëndësishëm që ndikon
në formimin e sjelljeve të të rinjve ndaj cilësive të ofertave të punësimit . Tek të rinjtë me arsim të
ulët 8/9 vjeçar, niveli selektues në sjelljen ndaj ofertave është i ulët. Kjo mund të jetë edhe një ndër
arsyet që ky grup të rinjsh është edhe kontigjenti kryesor i të rinjve të punësuar në mënyrë
informale ose në tregun e zi të punës. Edhe tek të rinjtë me arsim të mesëm profesional ky nivel
selektimi është i ulët por, në ndryshim nga te rinjtë me arsim të ulët, kjo sjellje, në një masë të
madhe, kushtëzohet nga fakti se këta të rinj preferojnë vetëpunësimin.
Nënvlerësimi që të rinjtë shfaqin ndaj mundësive për karrierë, që u ofron ose jo një ofertë punë ,
tregon se, aktualisht sjellja psiko-sociale e të rinjve shqiptarë ndaj ofertave të tregut të punës, në një
masë të konsiderueshme, mund të karakterizohet si sjellje e një individi që kërkon punë për të
siguruar nevojat minimale për jetën. Këtë sjellje e përforcon edhe fakti që të rinjtë janë të gatshëm
që, për të siguruar një vend pune, të pranojnë punë me orare të zgjatura dhe të tolerojnë ndaj
kushteve jo të mira të punës ose distancës së vendit të punës. Kjo situatë është karakteristike për të
rinjtë në vendet në zhvillim dhe, në përgjithësi shfaqet si fenomen mbizotërues në sjelljen e të rinjve
që u përkasin familjeve me nivel të ulët ekonomik (Kahraman B., 2011).

Një sjellje e tillë, kryesisht në vendet me ekonomi në zhvillim, shpesh bashkëshoqërohet edhe me
nivelin e ulët të kërkesës së të rinjve për t'u punësuar me një kontratë pune të rregullt. Pasojë e
kësaj është frekuenca e lartë e punësimit informal të të rinjve (ILO, 2020).

Nga sa u diskutua më sipër, mund të themi si konkluzion, që ekziston një zbatueshmëri e ulët e
strategjive të punësimit apo konventave ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar. Realiteti i
punësimit të të rinjve në Shqipëri është në raport të zhdrejtë me politikat strategjike për punësimin.

Përveç rregullimit të tregut të punës brenda vendit, sfida kryesore për autoritetet qeverisëse dhe vet
shoqërinë shqiptare është frenimi i emigrimit masiv të forcës punëtore të kualifikuar. Me këto ritme
emigrimi, jo për shumë vite do të na mungojnë profesionistë në çdo veprimtari të jetës së
përditshme.

2020-2030, tregu i punës në Shqipëri do


të jetë në emergjencë për punonjës në
të gjithë sektorët

Prirjet e larta të emigracionit nga Shqipëria pritet të krijojnë mungesa shqetësuese të fuqisë
punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë për të gjitha llojet e profesioneve deri në vitin 2030,
thotë një studim i fundit i Fondacionit të Trajnimeve Europiane.

Studimi vë në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor, por sidomos Shqipëria do të përballet


me një krize të tregut të punës, që po krijohet në mënyre specifike nga emigracioni i lartë i
moshave të reja.

Studimi vuri në dukje se, brenda periudhës së projeksionit 2020–2030, rezultatet e skenarit
bazë tregojnë se, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përballen me mungesë të
fuqisë punëtore për të katër grupet e aftësive ( me arsim të ulët, të mesëm, të lartë dhe
profesioneve). Nga ana tjetër, Bosnje dhe Hercegovina do të përballet me mungesë të fuqisë
punëtore kryesisht në nivelin e ulët dhe të mesëm të arsimit, ndërkohë që do të ketë një ofertë
më të lartë në tregun e punës në grupin e personave me arsim të lartë.

Në mënyrë të ngjashme, Mali i Zi gjithashtu do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore me


arsim të ulët në të njëjtën periudhë, por me një tepricë të punonjëseve me arsim të lartë.
Kosova do të përjetojë mungesa e fuqisë punëtore me arsim të ulët dhe me arsim të lartë
menjëherë pas periudhës së projektimit, por do të ketë furnizime më të bollshme se kërkesa
për punonjësit me arsim të mesëm.

Studimi e konsideron nivelin e lartë të emigracionit si shkaktarin kryesor për deformimet që do


të krijojë në tregjet e punës në Ballkan gjatë dekadës në vijim.

Emigracioni i personave me arsim të lartë, nëse është i vazhdueshëm dhe intensiv, siç po
ndodh, me kalimin e kohës mund të gjenerojë mungesa të kualifikimesh për punonjësit dhe në
varësi të nevojave të tregut të punës. Me kalimin e kohës mund të kthehet kurth për
ekonomisë, pasi emigrimi i të arsimuarve sot pengon në të ardhmen e afërt tërheqjen e
investimeve të huaja në sektorë me vlerë të lartë.

Shqipëria duket se është më prekur nga fenomeni i emigracionit. Të dhënat e tjera të INSTAT
treguan se emigracioni neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe të kthyerve) ishte minus 43 mijë
persona me 2021. Studimi i Qendrës Rajonale të Trajnimeve tregon se, largimi i trurit ka qenë
veçanërisht dramatik për Shqipërinë, ku 40% e personave me arsim të lartë dhe stafeve
akademike kanë emigruar.

Në tre vitet e fundit mungesa e punonjësve është kthyer në shqetësimin kryesor të klimës së
biznesit në disa sektorë të industrisë përpunuese. Bizneset pohojnë se, mungesat janë evidente
për të gjitha llojet aftësive dhe nivelet arsimore. Problemet më të mprehta po i kalojnë fabrikat
e fasonit, të cilat po përballen me një mungesë akute të punonjësve në një kohë që kërkesa për
punë nga jashtë është shumëfishuar.

Sipas INSTAT, në total, në vend kishte 36 mijë banorë më pak në janar të vitit 2022, në krahasim
me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Por, zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar
rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç, që është dhe pjesa më vitale dhe në moshë
produktive e popullsisë. Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona, duke ndikuar në
gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e
lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë
zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni.

You might also like