Aksident Tragjik Ne Tirane

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Aksident tragjik në Tiranë, 3

viktima nga përplasja me


makinë
Një aksident i rëndë është
shënuar gjatë mbasdites
së sotme rreth orës 17:00
në aksin rrugor “TEG-
Shkozë”, ku tre persona,
përkatësisht një djalë dhe
dy vajza kanë gjetur
vdekjen e menjëhershme
pas përplasjes me makinë.
Autoritetet bëjnë me dije
se viktimat e kësaj
ngjarjeje janë shtetasi me
iniciale K.R, 20 vjeç,
shtetësja S.P, 22 vjeç, dhe
shtetësja E.A, 21 vjeç.
Shtetësja S.P dhe drejtuesi i automjetit K.R mendohet se kanë pasur lidhje farefisnore, ndërsa shtetësja
E.A ka qenë shoqja e kësaj të fundit. Shkaqet janë ende spekulative nga ana e autoriteteve por dyshohet se
i riu K.R, drejtues i automjetit tip “Audi”, ka humbur kontorollin mbi drejtimin e automjetit duke
tejkaluar normën e shpejtësisë deri në 200 km/h. Megjithatë ky aksident nuk mbeti vetëm me këto pasoja
fatale. Pas humbjes së kontollit dhe thyerjes së barrierave rrethuese të mbikalimit, automjeti ka
përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar një automjet tjetër tip “Hyndai”, me drejtues
shtetasin Q.K. Nga ky aksident i dyfishtë mbetën të plagosur pasagjerët O.K, 24 vjeç, dhe A.K, 51vjeç, të
cilët po marrin kujdesin shëndetësor pranë Spitalit të Tiranës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për
jetën. Megjithatë policia po punon ende për zbarthjen e detajeve të tjera.

You might also like