Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Istratiot is on Facebook.

To
connect with Istratiot, join
Facebook today.

Join

or

Log in

Istratiot
9 January 2021 at 19:30 ·

Roli i gruas në Rilindjen Kombëtare Shqiptare


Rilindja Kombëtare Shqiptare, si një lëvizje e gjerë me
karakter patriotik, nuk mund të mos përfshinte edhe
gruan shqiptare. Sipas mentalitetit dhe zakoneve të
kohës, gruaja ishte një forcë e thjeshtë prodhuese me
të drejta shumë tëbkufizuara dhe e varur nga burri.
Megjithatë, gratë shqiptare ia dolën, jo vetëm të
merrnin pjesë, por të luanin një rol të rëndësishëm në
zhvillimet e kohës.
Gratë shqiptare morën pjesë në luftimet e armatosura,
duke dëshmuar një kurajë dhe shpirt sakrifice të rrallë
në ato kohëra. Gjithashtu, ato qenë aktive edhe në
përpjekjet për dije e arsimim të kombit.
Kështu,më 15 tetor 1891 u hap shkolla e parë vasha në
Korçë. Shkolla e parë e vashave kishte fizionomi
kombëtare dhe për nga karakteri ishte demokratike,
pasi në të përfshiheshin fëmijët e shtresave shoqërore
e besimeve fetare të ndryshme. Në fillim, ajo pati tri
nxënëse, por u bë tërheqëse edhe për të tjerat, kështu
që në 1912-1913, ajo arriti numrin mëtë madh të
nxënëseve.
Mësueset e saj krijuan Lëvizjen e parë femërore në
Shqipëri për arsimimin dhe afirmimin e gruas. Si
mësuese të para në këtë shkollë punuan Sevasti dhe
Parashqevi Qiriazi (motra të Gjerasim Qiriazit), e më
vonë edhe ish-nxënëset e tyre.
Kontribut të dukshëm për përparimin e çështjes
shqiptare dhanë edhe organizata të shumta të grave, si
"Ylli i Mëngjesit" (1917) që vepronte në Korçë etj.
Gratë shqiptare u bënë pjesëmarrëse aktive në luftën e
armatosur, sidomos në kryengritjet e mëdha të viteve
1910-1912.
Gratë kosovare dolën me armë në dorë në Grykën e
Kaçanikut, ballë për ballë armikut. Shembullin e tyre e
ndoqën edhe gratë e Malësisë së Mbishkodrës e të
Dibrës. Në këto luftëra dallohet Tringë Smajli (1870-
1917), ose siç e quanin Tringa e Malcisë. Shembuj të
tjerë të trimërie në radhët e grave shqiptare pati edhe
në zonën e Kolonjës. Ndër to vlen të përmendet Zekije
Krasta (1867-1932).Kjo grua trime, lindur në fshatin
Kreshovë të Kolonjës, u përfshi nëradhët e vullnetarëve
për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë më 1920.
Edhe për pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912,
gratë dhanë kontribut të veçantë. *Ne foto Tringë
Smajli
#historiashqiptare

Related Pages

Operator Call Center


2.2K likes this
Fushatë Inbound: Italisht, Anglisht, Gjermanisht,
Frëngjisht.

Argo.al
1.2K likes this
Argo.al, do të gjeni pjesë nga letërsia, historia,
enciklopedia, politika, sporti etj.

Çamëria është e Shqipërisë


425 likes this
do ti marre se seshte pune .dua vatanet e mia
.eshte e Jona shqiperia

See More

You might also like