Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

Koncepti, matja dhe llojet e inflacionit

Shikuar historikisht, inflacioni si dukuri është i njohur shumë herët.Mirëpo, në kuptimin e plotë
të fjalës, fjala inflacion për herë të parë u përdor në SHBA, për të shprehur rritjen e madhe të
nivelit të çmimeve dhe të qarkullimit të parasë gjatë luftës qytetare të viteve 1861-1865, kur
qeveria ishte e shtrënguar të emetojë para letre për të financuar luftën.

Fjala INFLACION vjen nga latinishtja “ INFLARE “ që do të thotë fryerje, zmadhim etj.Nga kjo që
u tha më sipër nuk është vështirë të nxirret përfundimi se ç’kuptojmë me inflacionin.
INFLACIONI paraqet ngritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të
çmimeve.Konkretisht inflacioni paraqet situatën kur në treg ka më tepër para se mallra.Andaj,”
Me inflacion kuptojmë atë çrregullim monetar që krijohet me lëshimin në qarkullim të një
sasie më të madhe kartmonedhash dhe surogatë të parasë në krahasim me sasinë e
domosdoshme të parasë ari.Pra, inflacioni është shkak i disproporcionit midis shumës së
çmimit të mallrave në treg dhe emetimit të tepruar të kartmonedhave dhe zëvendësuesve të
tjerë të parasë në qarkullim”.

Ndryshimi i nivelit të çmimeve matet me normën e inflacionit e cila llogaritet si më poshtë:


Norma e inflacionit (t) = Niveli i çmimeve (t) – Niveli i çmimeve (t-1)/Niveli i çmimeve (t-1)x100

Ku t është periudha korente dh t-1 është periudha paraardhëse

Është e domosdoshme të theksojmë se inflacioni është një dukuri ekonomike që shpreh


ngritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe jo të çmimeve të veçanta.Me ngritjen e
nivelit të përgjithshëm të çmimeve kemi parasysh ngritjen e nivelit mesatar të tyre.Natyrisht
jo të gjitha çmimet ngriten në të njejtën masë gjatë periudhës së inflacionit.
Krahas inflacionit, me ndyshimin e nivelit të çmimeve lidhen edhe konceptet deflacioni dhe
desinflacioni.
DEFLACIONI pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës
paraardhëse.Ndyshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion negativ.
DESINFLACIONI pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare, por duke mbetur mbi
nivelin e periudhës paraardhëse.Pra, gjatë situatave desinflacioniste inflacioni vazhdon të
ketë vlera pozitive.
Përderisa inflacioni shpreh ndyshimin e nivelit të çmimeve, si tregues të drejtpërdrejtë të tij
shërbejnë indekset e çmimeve.Përllogariten tre indekse të përgjithshme çmimesh: Indeksi i
çmimeve të konsumatorit (CPI), Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI) dhe Deflatori i GNP.
1.INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMATORIT (CPI) është treguesi që përdoret më gjerësisht për
matjen e inflacionit.CPI mat shpenzimet e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh që
konsumohen nga një familje tipike qytetare gjatë një periudhe të caktuar kohore.
P.sh.Nga vëzhgimet e buxhetit të shpenzimeve të konsumatorit rezulton se ai konsumon 20% të
buxhetit të tij për ushqime, 50% për strehim dhe 30% për kujdesin mjeksor.Duke e marrë vitin
1996 si vitin bazë, çmimet e çdo të mire që blen konsumatori i marrim të barabarta me 100,
rrjedhimisht CPI e vitit 1996 do të llogaritej:
CPI 1996 = (0.20x100)+(0.50x100)+(0.30x100)=100
Le të supozojmë se në vitin 1997 çmimet e ushqimeve rriten 2%, çmimi i strehimit rritet 6% dhe
çmimi i kujdesit mjeksor rritet 10%.Në keto kushte CPI e vitit 1997 do të llogaritej si më poshtë:
CPI 1997 = (0.20x102)+(0.50x106)+(0.30x110)=106.4
Mbi bazën e këtyre llogaritjeve të mësipërme jemi në gjendje të përcaktojmë se sa do të jetë
norma e inflacionit për vitin 1997:

Norma e inflacionit 97 = CPI 97 – CPI 96/CPI 96x100


Duke bërë zëvendësimin e vlerave të gjetura norma e inflacionit për vitin 1997 do të jetë:
Norma e inflacionit 97 = 106.4 – 100/100x100 = 6.4%
Norma e inflacionit 97 = 6.4%

2.INDEKSI I ÇMIMEVE TË PRODHUESIT (PPI).Ky indeks mat nivelin e çmimeve të shitjes me


shumicë apo në fazën e prodhimit.
3.DEFLATORI I GNP paraqet raportin nëmes GNP nominal me GNP real, shprehur në
përqindje, pra:

Deflatori i GNP = GNP nominal / GNP real x100

Inflacionit nga aspekti i shkallës dhe dinamikës zhvillimore mund të jetë: inflacion i moderuar,
inflacion galopant dhe hiperinflacion.

IIINFLACIONINFLACI
ONIACIONIF
INFLACIONII
IINFLACIONIINFL
ACI
INFLACIONIONI
1.INFLACIONI I MODERUAR (PËRMBAJTUR).Ky lloj inflacioni shpreh rritjen e ngadalshme të
nivelit të përgjithshëm të çmimeve.Kjo fazë e inflacionit është e ulët, ku zakonisht norma e
inflacionit është njëshifror, p.sh. 2%, 6% etj.Në kushte të këtij inflacionit çmimet janë
relativisht stabile dhe njerëzit nuk frikësohen nga zhvlerësimi i parasë vendore dhe janë të
gatshëm ti mbajnë ato në duar të tyre ose ti depozitojnë në banka, pasi ato do të jenë thuajse
met të njejtën vlerë për disa muaj, apo një vit më vonë.
Në këtë fazë të inflacionit njerëzit janë të gatshëm të lidhin kontrata afatgjate me vlera
monetare, duke pasur besimin se niveli i çmimeve nuk do ta devalvojë vlerën e tyre të
tashme.Për këtë arsye njerëzit nuk tentojnë që pasurinë e tyre ta shëndrrojnë në pasuri të
patundshme në vend të asaj monetare dhe letra me vlerë.Gjatë këtij inflacioni sistemi monetar
funksionon mirë, që njëherit shpreh edhe stabilitetin ekonomik.Në këtë fazë të inflacionit
gjendet vendet e zhvilluara të botës.

Grafiku1
Norma vjetore e inflacionit në disa vende të Botës në shkurt të vitit 2018

2.INFLACIONI GALOPANT.Ky inflacion karakterozohet me nivel të lartë mesatar të çmimeve


gjatë vitit.Norma vjetore e inflacionit është dy, tre e deri katër shifror p.sh.30%, 200%,4000%
etj.Inflacioni galopant i sjell çrregullime serioze ekonomisë së vendit.Zhvlerësohet paraja e
vendit, njerëzit pasurinë e tyre në vlerë monetare e shëndrrojnë në një valutë tjetër të fortë të
huaj p.sh.euro, ose bëjnë indeksimin e kontratave, duke bërë revalorizimin e mjeteve të
tyre.Njerëzit frikësohen të mbajnë para të gatshme në dorë,apo të deponojnë në
banka.Pasurinë në vlerë monetare e shëndrrojnë në pasuri të patundshme.Me këtë rast sistemi
monetar çrregullohet, bie norma e interesit, rritet kursi devizor, si dhe çrregullohen
transaksionet e brendshme të ekonomisë, veçmas ato të tregtisë së jashtme.Në këtë fazë të
inflacionit gjenden vendet jo mjaft të zhvilluara të botës.

3.HIPERINFLACIONI.Ky inflacion është virus vdekjeprurës për ekonominë, ndodh kur niveli i
përgjithshëm i çmimeve fillon të rritet shumë herë në muaj.Me hiperinflacionin çdo proces
ekonomik çrregullohet.Ky lloj inflacioni është i rrallë dhe zakonisht paraqitet në kohë të
luftës.Shembuj të këtij inflacioni janë hiperinflacioni në Gjermaninë e viteve 1922-1923 indeksi
i çmimeve u rrit nga 1 në 10 000 000 000 %, dhe Bolivinë e vitit 1985 me 12000% etj.
Grafiku 2
Vendet me inflacion më të lartë dhe më të ulët në Botë në vitin 2017

Grafiku 3
Norma e inflacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë viteve 1994-2018
Tabela 1
Norma e inflacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë viteve 1994-2018
D.sh.
1.Analiza hipotetike e buxhetit tregon se konsumatori shpenzon nga buxheti I tij: për ushqim
50%, për strehim 20%, për veshmbathje 20% dhe për kujdesin mjekësor 10%, ku çmimet e çdo
të mire që blen konsumatori I marrim të barabarta, d.m.th.100%, kështu që dallimi ndërmjet
njësive të të mirave të mos ndikojë në indeksin e çmimeve.Me këtë rast indeksi I çmimeve të
konsumatorit në vitin bazë 2000 do të jetë 100%.Shprehur në pikëpamje matematike, indeksi I
çmimeve të konsumatorit për vitin bazë 2000 do të jetë:
CPI 2000 = (0.50x100)+(0.20x100)+(0.20x100)+(0.10x100) = 100
Tash le të supozojmë se në vitin 2001 bëhet rritja e çmimeve dhe atë: për ushqim 2%,për
strehim 5%, për veshmbashje 3% dhe për kujdes mjekësor 6%.Pas këtyre rritjeve të çmimeve,
sa do të jenë indeksi I çmimeve të konsumatorit si dhe norma e inflacionit për vitin 2001?
CPI 2001 = (0.50x102)+(0.20x ? )+(0.20x ? )+(0.10x ? ) = ?
Norma e inflacionit 2001 = ?

2. Llogaritni normat e inflacionit të viteve 2002 -2009 .

Viti CPI Norma e inflacionit

2000 90.2 6.9%


2001 94.9 5.2%
2002 100 ?
2003 105.7 ?
2004 115.3 ?
2005 122.1 ?
2006 123.8 ?
2007 128.0 ?
2008 133.9 ?
2009 143.5 ?

P.sh.
Norma e inflacioni 2001 = CPI2001 – CPI2000 /CPI2000x100 = 94.9 – 90.2/90.2x100= 0.052x100 =5.2%

Norma e inflacioni 2001 = 5.2%

3.Si ka qenë norma e inflacionit në Shqipëri gjatë viteve 2000-2018?


Nxënës, zgjidhjet e detyrave mi dërgoni në email adresën: majlinda_jakupi@hotmail.com
Gjithashtu aty mund të më kontaktoni edhe për çdo paqartësi.

You might also like