Teknikat e Mësimdhënies

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 14

XII

TEKNIKA TË MËSIMDHËNIES DHE TË NXËNIT


XII.1 DISKUTIMI DHE TË NXËNIT NË BASHKËPUNIM

Diskutimi përbën një teknikë të nxënit që përfshin shkëmbim idesh, të nxënit aktiv dhe pjesëmarrjen
e të gjithë artyre që janë të interesuar. Diskutimet në grupe të vogla dhe në grupe të mëdha, janë
strategji mësimore që krijojnë mjedisin, i cili mbështet të nxënit. Diskutimi me të gjithë nxënësit,
drejtohet nga arsimtari dhe, në këtë rast, ai bën pjesë në veprimtarit bisedore të mësimdhënies së
drejtëpërdrejtë. Grupet e vogla përmbajnë 6-8 nxënës. Poashtu grupet e vogla mund të përmbajnë prej
tre deri në pesëmbëdhjet anëtar.

Elementet e diskutimit në grupe të vogla

 një numër i vogël nxënësish (6-8) të mbledhur së bashku;


 njohja e një teme apo problemi të përbashkët;
 orientimi drejt disa qëllimeve apo objektivave;
 paraqitja, shkëmbimi dhe vlerësimi i informacionit dhe ideve;
 komunikimi gojor racional dhe emocional.

Diskutimi paraqet një proces aktiv, qërfshin nxënësit dhe arsimtarin. Diskutimi lejon nxesit të zbulojë
dhe deklarojë një mendim apo pikëpamje vetjake.

Diskutimi nxit komunikimin vetjak, përmbajtjen, aftësitë, qëndrimet dhe proceset.

Përfitimet e nxënësit nga pjesëmarrja në diskutim janë:

 rrit të kuptuarit;
 rrit motivimin;
 zhvillon qëndrime pozitive;
 zhvillon aftësit për të zgjidhur probleme;
 e aftëson në zbatimin e koncepteve dhe informacionit.
Atmosfera e tillë krijohet nëpërmjet përvojave të të nxënit në grupe të vogla. Arsimtari nevojitet të
marrë nonsideratë katër koncepte bazë për të nxitur diskutimin në grupe të vogla.

XII.2. DISKUTIMET NË GRUPE TË VOGLA

Për diskutime në grupe të vogla ekzistojnë pesë lloje bazë: vërshimi i shpejtë i ideve –
BRAINSTORMING (breinstorming), kujdestaria, loja me role, simulimi dhe diskutimi për zgjidhjen e
problemit.
XII.2.1. VËRSHIMI I SHPEJTË I IDEVE (breinstorming)

Për breinstormingun më gjerësisht kemi folur në kapitullin III.3.3. por tani do ti theksojmë vetëm
pikat më kryesore të kaj teknike duke theksuar se ai shërben si fillim i një diskutimi në mësim për një
problem të caktuar, i cili pastaj vazhdon me metoda dhe teknika të tjera. Qëllimi i breinstormingut është
të vërë në dukje sa më shumë ide, zgjidhje ose komente që lidhen me një problem të dhënë.

Ekzistojnë disa rregulla të rëndësishme për seancat e vërshimit të shpejtë të ideve. Të gjithë nxënësit
duhet t’i referohen referohen rregullave para kohe dhe, për këtë, ata duhet të nxiten nga nxënës
udhëheqës.

 Të gjitha idet duhet të njihen;


 As një sugjerim mos të kritikohet;
 Anëtarët duhet të nxërtojnë idet e njëri- tjetrët;
 Udhëheqësi duhet të kërkojë ide apo mendime nga nxënit e heshtur dhe të japë mbështetje
pozitive etj.
Përdorimi i breinstormingut sjell disa përfitimi në këto drejtime:

 Zhvillon aftësitë pjesëmarrëse të të gjithë nxënësve;


 Rritë pavarësinë e gjykimit të nxënësve;
 Nxitë nxënësit të shprehin atë që dinë;
 Zbulon preferencat e nxënësve;
 Sugjeron arsye për të vazhduar diskutimin në forma tjera.

XII.2.2. KUJDESTARIA (ose grupet e patronazhit)

Grupi diskutues kujdestar përdoret më shpesh për të ndihmuar nxënësit të cilët kanë vështirësi në të
nxënë ose për të përpunuar informacionin në një nivel të kënaqshëm. Arsimtarët e fizikës përdorin
grupin tutorial (ose grup i patronazhit) për të ndihmuar nxënësit që të përvetsojnë njohurit e konceptet,
lëndën mësimore në përgjithësi për t’i përmirsuar vështirësit në procesin e të nxënit. Nxënësi që vihet
në krye të grupit quhet TUTOR ose KUJDESTAR i grupit. Tutori kryen tre funksione, pyet nxënësit rreth
përcaktimit të problemit, ofron materiale mbështetëse për ushtrimin e nxënësve dhe formimin e
shprehive, për të lehtësuar të nxënët dhe për të nxitur për të bërë pyetje dhe për të pritur përgjigje prej
tyre.
XII.2.3. LOJA ME ROLE

Loja me role është një teknikë grupi. Elementet e lojës me role janë:

 Informimi dhe udhëzimi i nxënësve, shpjegimi i temës dhe krijimi i një situate të kuptueshme për
secilin nxënës;
 Marrja e informacionit, komenteve, analiza e mënyrës së luajtjes së roleve dhe identifikimi i
llojeve të koncepteve të mësuara;
A morën pjesë aktive nxënësit që janë zakonisht të heshtur? A çoi interpretimi i rolit, në të kuptuarit
më të mirë të temës që po shqyrtohet? A u zgjidh situata? A u morën rolet seriozisht nga pjesëmarrësit?
A mundën ata të shmangin komentet në adresë të tyre, gjatë fazës së diskutimit?

XII.2.4. DISKUTIMI PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT

Ky lloj diskutimi përdoret në situata për zgjidhjen e problemit. Qëllimet e një grupi diskutues me anë
pyetjesh janë nxitja e të menduarit shkencor, zhvillimi i shprehive të zgjidhjes së problemit dhe ndihma
në mbledhjen e fakteve të reja.

Para se të paraqitet teknika e grupit pyetës, nxënësit duhet më parë të zotërojnë shprehit e të
vëzhguarit e të kuptuarit.

Si të clerësojmë çdo diskutim, në mënyrë që të gjithë nxënësit të përmirësojnë shprehit apo proceset
e tyre? Supozohet që vlerësimi të kryhet sa më thjeshtë, sipas sugjerimeve të mëposhtme.

TRI MËNYRA PËR VLERËSIMIN E NJË GRUPI PYETËS

 Mbani një listë kontrolli të vazhdueshme gjatë kohës që çdo pjesëmarrës komenton në seancën
e diskutimit;
 Regjistroni diskutimin në seancën e diskutimit;
 Regjistroni diskutimin përmes shenimeve. Shqyrtoni aftësit e të pyeturit dhe saktësinë e
këmbimit të informacionit.
XII.2.5. TË NXËNIT NË BASHKËPUNIM

Qëllimi i të gjithë teknikave diskutimi është të pëfrshijnë nxënësit në mënyrë aktive në komunikime
gojore të menduara.

Diskutimi në bashkëpunim ka shumë karakteristika të përbashkëta me diskutimin në grupe të vogla.


Ata janë si:

 Përdor grupe të vogla;


 Përqëndrohet në detyrat që do të kryhen;
 Kërkon bashkëpunim të grupit;
 Cakton përgjegjësi individuale për të mësuar;
 Mbështetë kaompaktësinë e grupit.
Të nxënët në bashkëpunim rrit aftësit mësimore, drejtuese dhe sociale të nxënësve, përmirëson të
nxënit e njohurive dhe shprehive sociale;

Tiparet dalluese të të nxënit në bashkëpunim janë:

 Ndërvarësia pozitive;
 Komunikimi i drejtëpërdrejtë;
 Përgjegjësia individuale;
 Zhvillimi i shprehive sociale;
 Vlerësimi i grupit.
Më poshtë do ti renditim disa sugjerime për arsimtarin, gjatë organizimit të seancave për të nxënët
në bashkëpunim. Ata janë:

 Planifikimi nga ana e arsimtarit është kryesor;


 Angazhimi i nxënësit është i domosdoshëm;
 Vlerësimi është jetësor;
 Puna me cilësi është thelbësore;
 Është i domosdoshëm vëzhgimi i vazhdueshëm i nxënve;
 Është e nevojshme vendosja e kërkesave për kohën;
 Është jetike përkrahja e frymës së besimit, unitetit dhe përgjegjësisë.
Gjatë formimit të grupeve të të nxënit në bashkëpunim duhet ti përmbahemi disa hollësirave. Grupet
duhet të formohen në bazë të nivelit të aftësive mësimore, interesave, karakteristikave të personalitetit,
shprehive shoqërore. Zakonisht grupet përmbajnë nxënës me nivele aftësish të ndryshme, të cilët
mbështetin njëri tjetrin në shumë mënyra. Arsimtari mund të formojë grupe dhe t’i bëjë ato të ndjekin
veprimtari të ndryshme, të bazuara në interesat e nxënësve.

Arsimtari mund t’i caktojë role të veçanta çdo antari të grupit. Rolet tipike mund të
përfshijnë:udhëheqësi i grupit (që lehtëson diskutimin në grup, siguron që grupi ka përcaktuar objektiva
dhe pasion për t’u plotësuar ato), vëzhguesi (vëzhgon kohën e kryerjes së detyrës dhe siguron që gjithë
secilit t’i krijohen mundësi e barabartë për të marrë pjesë),kujdestari i materialeve (grumbullon dhe
organizon materialet), regjistruesi (regjistron me shkrim të dhënat e veprimtarive të grupit) dhe
raportuesi (shpërndan informacionin dhe përfundimet e punës së grupit, planifikon diskutimet).
Përfitimet nga të nxënit në bashkëpunim mund të arrihen pas tri deri nëntë javë përvojë.

Rezultatet kryesore të të nxënit në bashkëpunim janë:

 Qëndrimet dhe vlerat;


 Sjellja prosociale;
 Këndvështrime dhe pikëpamje të ndryshme alternative;
 Proceset e nivelit të lartë të të menduarit.

XIII
XIII.1. GRUPET E EKSPERTËVE (Metoda e kombinimit)

Grupet e ekspertëve, që njihet ndryshe edhe teknika XHIGSOU, është një teknikë e të nxënit në
bashkëpunim, që ka të bëjë me ndarjen në grupe të nxënësve që lexojnë përmbledhje të ndryshme të
temës mësimore, dhe më pas, mbajnë me të gjithë grupin apo klasën, atë që kanë mësuar. Detyra e të
lexuarit mund të shpërndahet midis anëtarëve të grupit, në mënyrë që disa nxënës të mund të të marrin
materiale më të vështira se nxënësit më pak të talentuar.

Nxënësit mund të ndahen në grupe për të lexuar paragrafe të ndryshme të një kapitulli libri, artikuj
me karakter shkencor, por që ndjekin të njejtën temë.

Mund të themi se grupet e ekspertëve 1 dhe 2 janë teknika e të nxënit në bashkëpunim, të cilat rritin
shprehitë e bashkëpunimit dhe ndikojnë në rritjen e rezultateve të secilit nxënës.

Kjo teknikë mund të përdoret edhe në lëndën e fizikës në shkollën e mesme të ulët apo në shkollën e
mesme të lartë. Arsimtari në fillim identifikon materialet e lidhura me çështjet që kanë të bëjnë me
mësimin. Pjesëmarrësit diskutojnë për titullin e artikullit dhe temën që trajtohet. Më pas, arsimtari
shpjegon që detyra është të kuptuarit e artikullit. Në fund, çdo person do të jetë përgjegjës për të
kuptuarit e të gjithë artikullit.

Më pas artikulli ndahet në katër pjesë. Të gjithë 1-shat janë përgjegjës për pjesën e parë, 2-shat për
pjesën e dytë, e khtu me radhë. Me ta kuptuar këtë, grumbullohen të gjithë 1- shat së bashku, 2 –shat
së bashku, 3- shat së bashku dhe 4- shat po ashtu.

Arsimtari shpjegon që grupet me 1-sha, 2-sha, 3-sha dhe 4-sha tani quhen grupe ekspertësh. Detyra
e tyre është që të mësojnë mirë materialin e paraqitur në pjesën e tyre të artikullit. Ata duhet të lexojnë
pjesën përkatëse dhe të diskutojnë si partner për t’u siguruar që e kuptojnë mirë artikullin.

Pas mësimdhënies dhe pyetjeve, fillon diskutimi me teknikën XHIGSOU (metoda e kombinimit) duke i
ftuar nxënësit të diskutojnë: si iu duk ecuria në përgjithësi? Si ndjeheshit si ekspert? Si u ndjetë në
grupin fillestar, duke mësuar nga shokët tuaj?
Arsimtari mund të vazhdojë të pyesë: cili është reagimi juaj në grupin bashkëpunues, kur shpjeguan
shokët e grupit tuaj?

Grupet e ekspertëve 1 dhe 2 është një realizim i veprimtarisë të të kuptuarit në faza. Megjithatë,
teknikat e mësimdhënies, të zhvilluara nga ekspertët, mund të kenë përbërës elementë të të tri fazave
të strukturës ERR.

XIII.2. TË LEXUARIT NË DYSHE

Kjo është një teknikë e zhvilluar nga Don Densërou (Don Dansereau) dhe kolegët e tij në Universitetin
Kristian të Teksasit. Zgjidhet një artikull, i cili do të p pdoret për të paraqitur këtë teknikë. Para se të
kalohet te artikulli, arsimtari kërkon që nxënësit të ndahen dy e nga dy.

Më pas u shpjegon dysheve se do të lexojnë artikullin dhe sqaron se, kur të mbarojë mësimi, ata
duhet të dinë gjithë artikullin, veçse duhet të përqëndrohen vetëm në një pjesë. Arsimtari jep sinjalin që
dyshet të numërojnë deri në katër. Secilit çiftë u caktohet numri 1, 2, 3 ose 4. Ai shpjegon, që artikulli që
i përket numrit.

Roli i parë është roli i RAPORTUESIT. Raportuesi lexon pjesën me kujdes dhe përgatitet të përmbledh
përmbajtjen e asaj pjese. Pasi ta lexojnë pjesën e vet, ata i tregojnë partnerit të tyre për përmbajtjen e
pjesës. Roli i dytë është ai i përgjigjedhënësit. Edhe përgjigjedhënësit lexojnë pjesën dhe dëgjojnë me
kujdes raportuesin. Kur të mbarojë raportuesi, përgjigjedhënësi i bën pyetje raportuesit, për të sqaruar
leximin. Ata mund të bëjnë edhe pyetje penguese, për të nxjerrë më shumë informacion. Pyetje të tilla si
: Po për ....? A ju kujtohet .....? Mund të themi se të lexuarit në dyshe përdoret në ato raste kur teksti
është i ngjeshur, duke i caktuar nxënit si partner.

XIII.3. INSERTI

Zakonisht paraqitja e strukturës fillon me një përshkrim të shkurtër. Nxënësit mësojnë çfarë pritet
prej tyre. Nga ata kërkohet të lexojnë duke marrë pjesë në një numër veprimtarish vetjake dhe në
grupe. Ata do të lexojnë një artikull të shkurtër, duke e përcjell procesin në dy nivele:

 Duhet të ndjekin përmbajtjen dhe të provojnë procesin e të nxënit pas shpalosjes së tij. Në nivel
tjetër ata duhet të kujdesen për atë që ndodh sipas udhëzimeve, të mendojnë si u përgjigjën
atyre.
 Duhet të vërejnë se drejtuesi është duke vepruar në mënyrë pedagogjike. Ai u shpjegon se, duke
ndjekur shembullin e mësimit , ata do të diskutojnë procesin duke parë se si ndihen ata si nxënës
gjatë mësimit sipas këndvështrimit pedagogjik.
Tani është koha për t’u përgatitur për leximin e artikullit. Ka disa gjëra që duhet t’i bëni gjatë leximit.
Ato janë disa shenja anash.
Metoda INSERT fillon me kërkimin e njohurive të mëparshme dhe me të shtruarit e pyetjeve për të
bërë shenime dhe me të shkruarit e pyetjeve për të bërë shenime në tekst dhe pastaj bëhet shënimi i
llojeve të ndryshme të informacionit që gjendet në to.

Shenjat që mund të përdoren janë:

 Vendosni një “r” kontrollo anash, nëse diçka që lexoni pohon atë qe mendoni se dini.
 Vendosni një “ – “ (minus), nëse një apo disa prej informacioneve që lexoni kundërshton ose
është e ndryshme nga ajo që dini ose mendoni se dini.
 Vendosni një “+” (plus) në anë nëse një pjesë e informacionit është e re për ju.
 Vendosni një “?” (pikëpyetje) anash, nëse keni informacion që u është i paqartë ose nëse ka diç
që duhet të dini më shumë rreth atij informacioni.

r + - ?

Kështu gjatë leximit, duhet të vendosni shenja të ndryshme anash, sipas njohurive dhe kuptimit.
Shënimi pra bëhet anash duke përdorur shenja r, -, +, ? në përshtatje me njohurit tuaja bazë.

Pasi të lexohet pjesa, duhet të pushojm për një çast për të reflektuar rreth asaj që lexuam. Mandej
kthehemi nga partneri jonë dhe diskutojmë çfarë kemi lexuar. Cilat njohuri janë vërtetuar? Cilat nuk janë
vërtetuar? Çfarë informacioni të ri nxuarrëm? A kemi pyetje?

Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit. Zbatimi i saj zgjat rreth 20 – 25 minuta.

Një formë e ngjashme e teknikës INSERT është teknika “Di/ Dua të di/ Mësoj” skema e të cilës është
paraqitur më poshtë:

Di Dua të di Mësoj

Në kolonën e parë, “Di”, nxënësit do të shkruajnë atë informacion që nga leximi u duket si i njohur.
Në kolonën e dytë, “Dua të di”, do të shkruhen pyetje, ose kërkesa të nxënësve, rreth çështjeve për të
cilat ata kërkojnë të dinë më tepër. Në kolonën e tretë, “Mësoj”, nxënësit do të shkruajnë një
përmbledhje të informacionit të ri që përvetsuan nga teksti
XIII.4 KLASTERI

Nocioni KLASTER vjen nga fjala angleze CLUSTER,, që do të thotë grumbull. Përdoret për të grupuar
ide, mendime, objekte etj. Klasteri është një nga teknikat e mendimit KRITIK dhe këtu ka kuptimin si
“PEMË E MENDIMEVE. Kjo teknikë nxitë nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur për problemet e
caktuara. Ajo kërkon një strukturë të mjaftueshme për të nxitur të menduarit për lidhjet ndërmjet
ideve. Është një formë jo lineare e të menduarit, e lidhur më shumë me faktin se si funksionon mendja.
Ky mund të përdoret në fazën e EVOKIMIT dhe të REFLEKTIMIT.

Për të zbatuar klasterin duhet të kryhen këto punë:

 Përshkruani veprimtarinë dhe hapat e paraqitur për klaster;


 Merrni një temë me interes për pjesëmarrësit dhe përshtatni procesin, si një proces në grup;
 Merrni një temë me interes për grupin dhe jepuni kohë nxënësve të bëjnë një klaster rreth temës;
 Planifikoni kohë qatër – pesë pjesëmarrës të shkëmbejnë klasterat e tyre me grupin;
 Diskutoni në nivel klase apo me çifte për përmbajtjen dhe mënyrën se si ata mund ta përdorin
nesër atë. Më pastaj diskutoni si një grup dhe rishikoni fazat e strukturës si mund të përdoret
klasteri.
Hapat për përdorimin e klasterit

 Shkruani një fjalë apo frazë në qendër të copës së letrës;


 Filloni të shkruani fjalët apo frazat që ju vijnë në mend rreth temës së zgjedhur.
 Kur iu kujtohen idetë dhe i shkruani ato, filloni të vizatoni lidhjet ndërmjet ideve që iu duken të
përshtatshme;
 Shkruani sa më shumë ide që iu kujtohen, deri sa koha e lejuar të mbaroj apo të shterojnë
mendimet.
Rezultatet që duhet të plotësohen

 Pa bërë gjykime rreth mendimeve, shkruani gjithçka që u bie në mendje;


 Mos u shqetësoni për sforcimet në shkrim apo në shqiptim;
 Shkruani pa pushim, deri sa të mbarojë koha e lejuar deri sa të dalin të gjitha idetë;
 Të bëhen sa më shumë lidhje, duke mos kufizuar numrin e ideve apo të lidhjeve. Në vazhdimjepet
klasteri.
Grupet e nxënësve dhe arsimtari ndërtojnë klasterin. Me te tregohet e marrin procesin dhe detyrën
seriozisht.

Pasi nxënësit të kenë ndërtuar klaster ata mund të shkëmbejnë klasterat e tyre. Kur kjo përfundon,
flasim për përdorimin e klasterit. Klasteri mund të bëhet në mënyrë individuale dhe në grupe.
Era Uji Valët

Dielli BURIMET E ENERGJISË Thëngjilli

E. Termike E. Kimike

E. Mekanike LLOJET E ENERGJISË E. Elektrike

E. Potenciale E. Kinetike

XIII.5 PESËVARGËSHI

Pesëvargëshi është një poemë e cili kërkon përmbledhjen e informacionit dhe të materialeve në një
shprehje të saktë e cila përshkruan dhe reflekton rreth temës.

Angazhohen grupet të bëjnë pesëvargësh. Kjo është vështirë për ta në fillim. Nxënësve i jipet një
temë të formojnë pesëvargëshin duke shfrytëzuar kohën prej 5 deri 7 minuta. Mandej i kthehen
partnerit të tyre të cilët shkruajnë nga një pesëvargësh për te vendosin së bashku.

Pesëvargëshat e çiftëzuar, ndërkohë mund të shkëmbehen në klasë – grup. Për të shkruar


pesëvargëshin duhet ti përmbahemi këtyre rregullave:
 Rreshti i parë është përshkrimi me një fjalë i temës (zakonisht emër);
 Rreshti i dytë është përshkrimi me dy fjalë i temës (dy mbiemra);
 Rreshti i tretë përmban tri fjalë që shprehin veprime të temës ( tri folje);
 Rreshti i katërt është një fjali që shpreh qëndrimin, ndjenjën për temën (fjali);
 Rreshti i fundit është një fjalë sinonime, që përcakton thelbin e temës (sinonim).
Ja një shembull mbi temën : Magnetët

Magneti

i fortë i polarizuar

tërheq bashkëvepron grumbullon

Megneti tërheq trupat prej hekuri

Tërheqës

Pesëvargëshi është një teknikë që përdoret zakonisht në fazën e reflektimit, meqë bën sintetizimin e
informacionit të marrë. Gjenë zbatim edhe në fizikë e në çdo klasë. Pesëvargëshi shërben shumë mirë si
mjet për të bërë përmbledhjen e informacionit në tërësi; si një mënyrë e vlerësimit të gjykimit të
nxënësve; si një mënyrë për shprehje krijuese.

XIII.6 KUBIMI

Kubimi është një teknikë që ndihmon shqyrtimin e një teme nga këndvështrime të ndryshme. Ai
përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin, të shkruarin në secilën faqe të
kubit. Mund të ndërtohet duke mbuluar një kuti të vogël me letër. Në secilën faqe të kubit shkruhen 6
kërkesa të shkurtëra:

PËRSHKRUAJE, KRAHASOJE, SHOQËROJE, ANALIZOJE, ZBATOJE, ARGUMENTOJE (pro ose kundër).

Në fillim paraqitet tema. Më pas nxënësit udhëzohen të mendojnë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të
arsimtarit dhe ta përshkruajnë atë: (format, shenjat, përmasat, ngjyrat etj.)

PËRSHKRUAJE: Format, shenjat, përmasat, ngjyrat;

KRAHASOJE: Me kë gjason? Nga se ndryshon?

SHOQËROJE: Çfarë iu bën të mendoni? Çfarë iu vjen në mendje?

ANALIZOJE: Si është ndërtuar? Nga se përbëhet?

ZBATOJE: Ç’mund të bëni me të? Si mund të përdoret?


ARGUMENTOJE: Merr një qëndrim pro ose kundër etj.

Duke vazhduar periudhën e shkrimit, nxënësit shkëmbejnë përgjigje për secilën faqe të kubit.
Veprimtaria mund të organizohet duke punuar në çifte, ose në grupe. Çdo partner zgjedh 2-3 faqe të
kubit. Më pas shkëmbejnë mendime e lexojnë shkrimet e tyre me partnerin. Pasi lexon një partner, tjetri
i përgjigjet duke e lavdëruar ose pyetur. Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit.

XIII.7. PARASHIKIM ME TERMA PARAPRAKË

Parashikim me terma paraprakë është teknikë evokuese, e cila nxit nxënësit të krijojnë një histori, të
përcaktojnë rezultatet e një eksperimenti. Kjo veprimtari e thjeshtë, i fut nxënësit në mendime dhe i
motivon për të qenë të vëmendshëm gjatë leximit të mëvonshëm të tekstit, gjatë kryerjes së
eksperimentit etj.

Arsimtari para se të japë njohurit e reja, shkruan në tabelë 4 terma (fjalë kyçe) të cilat mund të jenë
fjalë ose shprehje nga mësimi i ri duke i nxit ata: Krijoni një tregim duke përdor këto terma.

Nxënësit e shkruajnë në një letër variantin e tyre, ose e përgatisin me gojë. Diskutimi mund të kryhet
në çifte, ose në grupe. Arsimtari i mban shenim përgjigjet e nxënësve në fletën e tij ose në drrasën e
zezë.

Kjo teknikë përdoret në fazën e evokimit, në fizikë dhe lëndë tjera. Zgjidhja e temës ka rëndësi të
madhe. Zakonisht zgjidhen temat në të cilat nxënësit duke i kombinuar të dhënat mund të krijojnë diçka
ose të japin një rezultat. Kjo veprimtari zgjatë 5-10 minuta. Ka më tepër efikasitet me nxënësit e
shkollave të mesme të ulëta. Teknika i nxit nxënësit të jenë dëgjues të vëmendshëm, u nxit kureshtjen
dhe dëshirën për ta lexuar me kujdes pjesën, i nxit për të reflektuar mbi tregimin (historinë) që kanë
krijuar ata vetë dhe rrit vetbesimin e tyre.

Kur nxënësit e lexojnë pjesën e re, ata reflektojnë. Ata krahasojnë se deri në cilën fazë përshkrimi i
tyre përputhet me ngjarjen e dhënë, sa u janë afruar ideve të autorit dhe sa i janë afruar përfundimit të
ngjarjes.

Arsimtari u bën të ditur nxënësve se nuk është e rëndësishme përputhja e përmbajtjes që kanë krijuar
me përmbajtjen e tekstit, apo përputhja me përfundimin e eksperimentit. E rëndësishme është që ata e
ndjejnë veten të aftë për të krijuar diçka origjinale në përshtatje me termat e dhënë. Pra, termat
kryesor të përdoren në një kontekst të caktuar.
XIII.8. DITARET E TË NXËNIT

Ditaret e të nxënit janë ditare dy ose tri pjesëshe, që përdoren për të nxitur nxënësit të lexojnë në
mënyrë të qëllimshme, të lidhin ngushtë materialin e tekstit me kureshtjen dhe përvojat e veta.

Për të bërë DITARIN DYPJESËSH, tërhiqet një vijë vertikale në mes të fletës së fletores. Në anën e
majtë shkruhen ato pjesë të tekstit që i tërheqin më shumë vëmendje nxënësit. Në anën e djathtë të
fletës shkruhen komente për pjesën:

 Ç’elemente kishte citati qrigoi më shumë?


 Ç’i bëri të mendonin ai citim?
 Çfarë pyetjesh lindin prej tij?
Gjatë leximit bëhen pushime për të bërë citime tjera dhe komente në fletore.

Citati Komenti

Ditari me tri pjesë përmban tri pjesë. Kolona e fundit i lihet arsimtarit për të vlerësuar, gjykuar dhe
dhënë mendime mbi elementet e nxënësit.

Citati Komenti i nxënësit Komenti i arsimta.

Në krahasim me mësimin tradicional, ditaret e të nxënit kanë këto përparësi:

Lexuesi ka një motiv për të lexuar, pra leximi nuk është pasiv. Bëhet lidhja e të lexuarit me të
shkruarin. Lexuesi mban qëndrim kritik ndaj tekstit. Këto modele janë të përditshme.

XIII.9. RRJETI I DISKUTIMIT

“Rrjeti i diskutimit” është një teknikë e mësimdhënies gjatë së cilës bëhet organizimi grafik i
informacionit. Kjo veprimtari i bën që nxënësit të jenë të vëmendshëm në leximin e tekstit për të
kuptuar përmbajtjen dhe iden kryesore të tij.

Kjo teknikë zbatohet duke hartuar arsimtari një pyetje binare (pyetje që pranon përgjigje pozitive, ose
negative) qrek direkt thelbin e çështjes qrajtohet në tekst. Ai u kërkon nxënësve që të argumentojnë pse
janë pro, ose kundër çështjes duke i shenuar në organizuesin grafik. Mendimet do të shkëmbehen në
dyshe e në katërshe. Klasa do të pozicionohet në dy grupe, ku nxënësit do të përcaktojnë pozicionin e
tyre. Bëhet një raportim para klasës për arsyet që janë zgjedhur pro ose kundër çështjes. Për çdo
paraqitje caktohet një kufi kohor prej një minute. Gjatë kohës që dy grupet raportojnë arsyet e tyre,
nxënësit mund të ndryshojnë vendin dhe të shkojnë në grupin që ka arsyet më bindëse.

Rrjeti i diskutimit përdoret në fazën e realizimit të kuptimit ose të reflektimit. Nga diskutimet që
kryhen në klasë çdo nxënës kupton se cili është thelbi, çështja e mësimit, shkruajnë ose argumentojnë
dhe janë të përfshirë të gjithë në diskutim.

Grupet e nxënësve duhet të jenë mbi 20 vetë. Diskutimi vazhdon për rreth 15-20 minuta.

Rrjeti i diskutimit

P0 Jo

A duhet të merren masa në riparimin

E rrjeti elektrik në laborator ?

XIII.10. ORGANIZUESIT GRAFIK

Organizuesit grafik janë tabela ose harta krijimi i të cilave lehtëson përvetsimin e njohurive shkencore
në orën e mësimit. Gjatë hartimit të organizuesve grafik proceset e të menduarit shndërrohen në
strukturë mendore duke krijuar skema të qarta dhe domethënëse me të dhënat e posafutura në kujtesë.
Këto skema, përmes të cilave organizohet informacioni, orientojnë të menduarit, ndihmojnë procesin e
të kuptuarit duke i vënë nxënësit në veprimtari kërkimore dhe reflektive.

Ka disa forma të paraqitjes dhe ndërtimit të tyre, por më të përdorshmet janë: TABELA E
KONCEPTEVE, DIAGRAMI I VENIT dhe SHOQËRIMI I IDEVE. Janë teknika ekonomike në pikëpamje
kohore, ku përmes tyre nxënësit motivohen për punë të pavarur, orientohen drejtë kërkimit dhe
thellimit gjatë përvetsimit të njohurive, stimulohen në drejtim të veprimeve mendore të analizës,
sintezës, krahasimit etj. Praktikohën në orët e përsëritjes.

XIII.10.1. TABELA E KONCEPTEVE

Paraqet një mënyrë për organizimin e informacioneve. Kjo përdoret në raste kur jepen njëkohësisht
më shumë se një koncept a dukuri. Tabela e koncepteve hartohet duke renditur në rreshta konceptet a
dukurit që duhet të krahasohen dhe në kolona renditen tiparet apo veprimet karakteristike mbi bazën e
të cilave bëhet ky krahasim.
XIII.10.2. DIAGRAMI I VENIT

Diagrami i Venit është një teknikë me anën e të cilës evidentohen të përbashkëtat dhe dallimet
ndërmjet dy koncepteve, dukurive etj.

Diagrami i Venit ndërtohet mbi dy ose më shumë rrathë të mbivendosur, me një hapësirë në mes. Ai
mund të përdoret për të bërë ndryshimin e ideve dhe tregon të përbashkëtat që ato kanë me njëra –
tjetrën. Ky diagram mund të përdoret për të bërë kontrastimin e ideve, duke treguar njëkohësisht të
përbashkëtat që ato kanë me njëra tjetrën. Diagrami i Venit përdoret gjatë fazës së reflektimit.
Veprimtaria zgjatë 10 – 20 minuta varësisht nga specifikat e lëndës.

Veçoritë

Të përbashkëtat

You might also like