Tirana

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Të dhëna për qarkun

Tiranë  Treguesit për rrethet

1. Fakte nga Historia e


Qarkut
2. Adresa e Këshillit të
Qarkut
3. Përshkrim i Përgjithshëm  Treguesit për komunat
i të drejtave të fëmijëve në Qark
4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
5. Adresa e Observatorit
6. Detyrat e Observatorit
7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Qarku i Tiranës është një nga 12


qarqet e Shqipërisë, në përbërje të së
cilit ndodhet edhe Rrethi i Tiranës i
cili është kryeqendra e vendit. Qyteti i
Tiranës u themelua në vitin 1614 nga
Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë
nga fshati Mullet dhe emri u përmend
për herë të parë në një dokument të
Venedikut në vitin 1418. Në 9 Shkurt
të vitit 1920, në Kongresin e
Lushnjes, rrethi i Tiranës u shpall
kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë.
Në vitin 1925 Asambleja Kushtetuese
e shpalli përfundimisht kryeqytet të
Shqipërisë.

Qarku i Tiranës, kufizohet në veri me Qarkun e Durrësit, në verilindje me Qarkun e


Dibrës, në juglindje me Qarkun e Elbasanit, në jug me Qarkun e Fierit dhe në perëndim
me Detin Adriatik. Qarku i Tiranës ka një sipërfaqe prej 1652 [1] km2 dhe një popullsi
prej 997,380 [2] banorë (2010).  Numri i familjeve për Qarkun e Tiranës është
135,882 [3] ndërsa grupmosha 0-18 vjeç përbën 27% të popullsisë ose
265,873 [4] banorë.

Ai përfshin në vetvete 2 rrethe, Rrethi i Tiranës dhe ai i Kavajës, si dhe ka në përbërje


të tyre 29 njësi administrative nga të cilat 5 janë bashki (Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë,
Rrogozhinë) dhe 24 janë komuna.
Qyteti i Tiranës është qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike,
industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.

[1] INSTAT shih Instituti i Statistikave (2007), Tregues sipas Qarqeve, Tiranë

[2] Ministria e Brendshme (2011)

[3] Shërbimi Social Shtetëror Tiranë (2011)

[4] Ministria e Brendshme (2011)

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Sheshi "Qemal Mustafa Ataturk", Tiranë

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Qarku i Tiranës për vitin 2010, shënon një numër popullsie 997.380 [5]banorë dhe një
numër të përgjithshëm familjesh prej 107,311, nga të cilat 7,542 fëmijë ose 7.03 % janë
familje të varfra dhe kanë fëmijë (grupmosha 0-15 vjeç). Ndërkohë fëmijët (popullata 0-
18 vjeç) përbën 26.7 %, ose 265.873 fëmijë [6].
Në vitin 2010 në Qarku e Tiranës 1 në 22 fëmijë (ose 6,575 fëmijë) të grupmoshës 6-15
vjeç jeton në familje e cila trajtohet me Ndihmë Ekonomike (NE). 

Në një analizë të familjeve që mbështeten me ndihme ekonomike që kanë fëmijë të


moshës 0-15 vjeç në Qarkun Tiranës, shifrat prezantohen të larta në zonat rurale me
një shpërndarje sa në zona malore sa në zona bregdetare.  Komunat me përqindjen më
të lartë në krahasim me zonat e tjera të Qarkut Tiranë, janë: Paskuqan 82%, Vaqarr
69%, Sinaballaj 22%, Krrabë 13%, Kavajë 12%, etj.

Tabloja e përqindjes së fëmijëve (të moshës 6-15 vjeç), familjet e të cilëve trajtohen ne
Ndihmë Ekonomike prezantohet e lartë (krahasuar kjo me zonat e tjera të Qarkut) 
pothuajse në të njëjtat zona rurale Malore të Qarkut Tiranë, siç ishte dhe për familjet me
NE dhe që kanë fëmijë (0-15 vjeç); më konkretisht këto komuna janë: Krrabë 29%,
Rrogozhinë 28%, Paskuqan 22%, Ndroq 12%, Zallbastar 10%, Kamëz 9%
Komunat që vazhdojnë të kenë një nivel të larta përqindjen e fëmijëve (grupmosha 6-16
vjeç) që jetojnë në familje me NE, janë: Shën Gjergji 35%, Pezë 18%, etj.
Në lidhje me fëmijët me aftësi të
kufizua, nga të dhënat figuron që
Qarku i Tiranës, mgjth është një ndër
qarqet më të mëdha në territorin e
Shqipërisë dhe me një numër
popullsie më të lartë, ka një përqindje
të ulët të fëmijëve me aftësi të
kufizuar.  Në Qarkun e Tiranës, për
vitin 2010 janë 3.049 fëmijë të
moshës 0-18 vjeç me aftësi të
kufizuar (PAK), ose 1.1 % të
fëmijëve, duke shënuar një ndër
Qarqet  me përqindje më të ulët, së
bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës, në shkallë vendi.
Nëse bëjmë një krahasim mes numrit të fëmijëve që jetojnë në zonë urbane me ato në
zonë rurale, rezulton që 2.169 ose 71%   jetojnë në qytet dhe 880 ose 29% fëmijë me
aftësi të kufizuar (0-18 vjeç) jetojnë në fshat.

Në lidhje me sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve bazë të domosdoshme për këtë grup
fëmijës, vazhdon të mbetet në kuadër të politikave sociale si në nivel bashkie,
minibashkie dhe komune.. Nga 3.049 fëmijë me aftësi të veçanta në nivel Qarku, një
numër i gjerë i tyre marrin shërbim të kualifikuar, dhe më konkretisht Qendrat dhe
institucionet që ofrojnë këto shërbime në Qarkun e Tiranës.
Në Qarkun e Tiranës, komunat që kane dhe numrin më të lartë të fëmijëve me aftësi të
kufizuar (0-18 vjeç) janë: Zallbastar 2,6 % ose 50 fëmijë, Paskuqan me 2,3 % ose 38,
Kamëz me 1,8 % ose 484 fëmijë, Dajt me 1,5% ose 54.

[5] Ibid;

[6] Ibid;

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Qarku i Tiranës është në proces hartimi dhe përgatitje për herë të parë të “Strategjisë
Për të Drejtat e Fëmijëve” (informacion i marrë nga zyra e Këshillit të Qarkut, Gusht
2012).

Lart

5. Adresa e Observatorit:
Bulevardi "Bajram Curri",
Pall "Agimi", Shkalla 5, Ap. 81,
Tiranë.

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve është ngritur si projekt dhe si zyrë si fillim në
Qarkun Tiranë në vitin 2009 (Maj 2009). Që nga viti 2009 Observatori është zhvilluar
dhe po operon  si strukturë monitoruese e shoqërisë civile, e cila punon në partneritet të
ngushtë me të gjithë aktorët vendorë publik e jo-publik dhe që dita ditës po bëhet faktor
në nivel vendor për zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Qarkun Tiranë.
Detyrat kryesore të Observatorit, janë:

 Grumbullimi periodik informacioni dhe të dhëna nga institucione qeveritare si


departamentet e shëndetësisë, Edukimit dhe Mbrojtjes Sociale; institucionet jo
qeveritare, shoqatat dhe komunitetet si edhe vetë fëmijët, në nivel rajonal dhe
lokal.
 Analizë periodike dhe e vazhdueshme e informacionit të grumbulluar dhe
përgatitje e vlerësimit mbi realizimin e të drejtave të fëmijëve në nivel qarku dhe
lokal.
 Përgatitja dhe shpërndarja e raporteve tremujore (bazuar mbi modelin kombëtar)
mbi treguesit e mirëqenies së fëmijëve.
 Përgatitja e raporteve vjetore për përparimin e zbatimit të politikave për realizimin
e të drejtave të fëmijëve në qarqe;
 Grumbullim periodik i raporteve mbi pyetësorë nga agjenci të ndryshme
ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale;

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Këshilli i Qarkut Tiranë,


Sheshi "Qemal Mustafa Ataturk", Tiranë

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e


Qarkut

Njësia për të drejtat e fëmijës është ngritur në Këshillin e Qarkut të Tiranës në vitin
2011. Kjo zyrë funksionon brenda strukturës administrative të këshillit të qarkut, si njësi
e posaçme ose si njësi e strukturave të ngarkuara me çështje sociale, ka për detyrë:
 Të monitorojë dhe të vlerësojë mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe të politikave që
lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut;
 Të identifikojë dhe të koordinojë referimin e rasteve të shkeljeve apo të abuzimit,
të keqpërdorimit të të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut;
 Të koordinojë funksionimin e grupit multi-displinar, për identifikimin, analizën dhe
referimin e rasteve të dhunës në familje në territorin e qarkut;
 Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacionin për trajtimin e të drejtave të
fëmijës me çdo strukturë përgjegjëse shëndetësore, arsimore, policore, të
qeverisjes vendore, në bashki dhe komuna, apo të shoqërisë civile;
 Të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për të drejtat e fëmijës
në qark;
 T'i raportojë këshillit të qarkut për ecurinë e respektimit të të drejtave të fëmijës
në territorin e qarkut;
 T'i raportojë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të
Fëmijës të dhënat statistikore që ka përpunuar, për gjendjen e të drejtave të
fëmijës në qark;
 T'i paraqesë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të
Fëmijës informacione për situatën e zbatimit të të drejtave të fëmijës në qark.

9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki/komunë funksionon brenda strukturës


administrative të bashkisë/komunës, si njësi e posaçme ose si njësi e strukturave të
ngarkuara me çështje sociale. Deri tani kjo zyrë është ngritur në Bashkinë e Tiranës
dhe ka për detyrë:

 Të vlerësojë dhe të monitorojë në vazhdimësi situatën e familjeve të fëmijëve në


rrezik, derisa fëmija të konsiderohet "jo në rrezik";
 Të bëjë identifikimin dhe të bashkërendojë, në mënyrë multi-disiplinare,
mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve në territorin e bashkisë/komunës;
 Të sensibilizojnë komunitetin, të organizojë takime informuese, edukuese dhe
trajnuese për mbrojtjen e fëmijës në territorin e bashkisë/komunës;
 Të bashkëpunojë me administratorët e shërbimeve shoqërore, psikologët e
shkollave, mjekun e familjes, autoritetet përgjegjëse të rendit, punonjësit socialë
të qendrave të shërbimeve publike e jopublike, për përmirësimin e situatës së
mbrojtjes së fëmijës në territorin e bashkisë/komunës;
 Të shërbejë si qendër informacioni, ku fëmijët dhe familjet në territorin e
bashkisë/komunës mund të informohen apo të referohen te shërbime të tjera
mbështetëse, sipas nevojave që ata kanë;
 T'i raportojë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të
Fëmijës të dhënat statistikore që ka përpunuar për mbrojtjen e fëmijës në
territorin e bashkisë/komunës;
 T'i paraqesë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të
Fëmijës informacione për situatën e mbrojtjes se fëmijës në territorin e
bashkisë/komunës.
Pranë bashkisë/komunës krijohen grupet multi-disiplinare për mbrojtjen, referimin dhe
analizën e rasteve të fëmijëve në rrezik në territorin e bashkisë/komunës.
Në njësinë për mbrojtjen e fëmijës në bashki/komunë të ketë, të paktën, një punonjës
me formim në fushën e punës sociale.

You might also like