Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

 Bazilika e Shën Mëhillit është një bazilikë e hershme paleokristiane kushtuar Shën Mëhillit

(ndryshe quajtur Kryeëngjëlli Mikael, i cili njihet gjithashtu si Gjenerali i Ushtrisë së Zotit, princi
gardian i Izraelit, si dhe engjëlli që dëboi Satanin nga Parajsa), që ndodhet në Arapaj të Durrësit.

 Bazilika mendohet se i përket shekullit të 5-të ose të 6-të dhe përkon me sundimin e Anastasit I
Dioscurit (491–518), sipas një monogrami të gjetur në atrium. Gjithashtu mund të jetë prekur
nga rindërtimet masive të Justinianit I në të katërta provincat e Ilirikut.

 Besohet se bazilika i është kushtuar Kryeengjëllit Mikael dhe ka qenë në përdorim deri në
shekullin e 11-të, kur, sipas hulumtimeve, ndërtesës iu vu zjarri nga ushtria normane e
udhëhequr nga Robert Guiscard, i cili pushtoi Dyrrahun në 1081.

 Rrënojat u zbuluan në vitin 1974 nga dy arkeologë shqiptarë, Hava dhe Sali Hidri, dhe themelet e
ndërtesës e mozaiku i famshëm nuk u gërmuan deri në vitet 1981–1983. Në bazë të gjetjeve
sporadike, rrethina më e ngushtë e kishës së dikurshme mund të ketë qenë e banuar deri në
shekullin e 13-të, por bazilika u harrua për shekujt në vijim.

 Monumenti është një bazilikë tri absidale, me transept, që zhvillohet sipas një plani gjatësor
lindje-perëndim (68x28 m). Tri absidat gjysmërrethore, si brenda ashtu edhe jashtë, i ka të
drejtuara në këte mënyre: nga lindja me të madhen (me diametër 7 m) dhe nga veriu e jugu më
të voglat (me diametër 4.5 m).

 Përbëhet nga bema, naosi, atriumi dhe ambjentet anësore.

 Nga absida lindore e deri në narteks gjatësia arrin 59 m, gjerësia 27,90 m.

 Absida lindore karakterizohet nga diametri i saj i madh, 7 m, dhe trashësia e murit 1,5 m. Kjo
ruan pjesërisht sithronin me dy shkallë, në të cilat ruhen gjurmë afreskesh.

 Në bemë, përpara presbiterit, ruhen mbetje të altarit, një bllok guri I skuadruar dhe një kolonë e
vogël. Bema si dhe altari kanë qënë të trajtuara me kolona, pilastra dhe harqe.

 Naosi ndahet në tre nefe. Nefi qëndror ndahet nga ato anësore me arkada.

 Bazilika ruan gjurmë dyshemeje të shtruar me tulla të medha në anijaten qëndrore dhe narteks.

• Zgjatimi i mureve perimetrale të naosit krijon një atrium të madh katror në ballin e bazilikës.

• Në atrium hyhet nga ana jugore, ku ruhet pragu I gurtë I portës së dikurshme dykanatëshe. Në
periudhën e Antikitetit të Vonë e Mesjetë, atriumi shërbente si vend për kalimin e kohës nga
besimtarët, kleri e pelegrinët.

• Atriumi kufizohet në veri e jug me ambiente të tjera me mjaft pjesë të shtuara vonë.

• Në mes të atriumit dhe me aks me tërë konstruksionin e bazilikës gjendet një pus me diametër
afërsisht 1m, i cili rrethohet nga një kuadriportik. Ai paraqiste një arkadë mbi pilastra me nga tri
hapsira mbuluar me hark në cdo anë. Gjetja e dy kapiteleve paleokristiane të bën të mendosh se
pusi ka pasur trajtim arkitektonik. Kishat e kanë ujin të domosdoshëm, jo vetëm për jetën por
edhe për ritin e pagëzimit.

• Në mjedisin jugor poshtë mozaikut është një varr I madh me qemer cilindrik. Ai përbëhet nga një
derë nga ana e lindjes dhe është i trajtuar me plinta guri gëlqeror e një arkitra. Për mbylljen e saj
shërben një pllakë mermeri.

• Varri ka formë katërkëndëshe, muret e brëndshme e suvaja me qemer ruajnë gjurmë suvaje të
ngjyrosur. Dritarja mendohet të simbolizojë kalimin nga bota e gjallë në atë të vdekur, dhe
hedhja e monedhave (fenomen që vazhdon të ndodhi dhe sot) na tregon se ky vend mund të
jetë shenjtëruar.

• Mbi dyshemenë e varrit u gjetën të shtrira në shpinë dy skelete njerëzish. Sipas studimeve
antropologjike rezulton se janë varrosur një cift personash me moshë jo më të madhe se 30 vjec.

• Të dy skeletet janë varrosur me orientim perëndim-lindje; me fytyrë nga lindja. Mungesa e


mbishkrimit e vështirëson identifikimin, por me shumë gjasa duhet të kenë qënë persona të
nderuar ose dinjitarë të kishës.

• Në pjesën jugore të nefit verior gjejmë një varr tjetër, këtë here pa prezencën e një mozaiku.

• Pas shkatërrimit të bazilikës në vitin 1081 nga ushtria e Normanëve të Robert Guiscard, bazilika
shërbeu si varrezë.

• Varri është i tipit me tulla, I shekullit të 11-të deri në atë të 14-të ku u ngrit dhe një kapelë në
shërbim të varrezës me materiale prezente (të ripërdorura).

• Aty janë gjetur edhe tyrbe, që do të thotë se edhe në kohën e pushtimit osman ky vend ka
funksionuar si faltore.

 Vepër me vlerë të madhe artistike është mozaiku që mbulon dyshemenë e mjedisit jugor, poshtë
të cilit u zbulua varri. Tërë sipërfaqja qarkohet me një buzinë prej gërsheti të dyfishtë dhe brenda
ndahen dy emblema të mëdha.

 Emblema e parë me simbolet e Eukaristisë bie pikërisht mbi varrin me qemer, kurse e dyta, ku
trajtohet një subjekt nga natyra, bie në pjesën perëndimore të mjedisit.

 Simbolika kishtare është mjaft e lexushme në emblemën e parë me simbolet e njohura të


pjergullës së rrushit, të zogjve, të drerëve të cilët po ushqehen nga “burimi i jetës”. Kjo është një
skenë e njohur në monumentet e kultit paleokristian si skenë e “parajsës së krishterë”.

 Emblema e dytë, më e gjerë e më e pasur, ndahet konvencionalisht në tri plane dhe paraqitet një
skenë baritore.
 Në sajë të kafshëve, në plan të parë kemi një bari të moshuar me qenin të cilit po i jep për të
ngrënë, dhe një mëz afër një bariu tjetër më të ri i cili ka në duar një lak.

 Tek bariu i ri dallojmë pelerinën Ilire, quajtur “veshja Dalmatika”, e cila ngeli pjesë e
kostumografisë së kishës Katolike të Romës.

 Në këtë mozaik vërehet gërshetimi midis elementeve kristiane dhe atyre të huazuara pagane.

• Gjatë gërmimeve janë gjetur një sërë materialesh arkeologjike, duke theksuar se ato të
Antikitetit të Vonë janë më të pakta se ato të Mesjetës (mbi 80% të gjetjeve në bazilikë).

• Gjetjet janë kryesisht të përdorimit të përditshëm të përbëra nga qeramika, gjetje qelqi e gjetje
prej metali.

• Shohim enë ambalazhi (kryesisht amfora), enë kuzhine, vorba, kupa, qeramikë monokrome e
polikrome dhe stoli (për të listuar disa).

• Një pjesë e tullave, i cili është materiali bazë ndërtimior, përmbajnë monograme, si ato që
gjenden në murin jugperëndimor të kalasë së Durrësit (shek. V-VI), si dhe kryqe të thjeshta,
kryqe të brendashkruar në rreth, pëllumb etj.

• Tek Aleksiada (libri kushtuar perandorit Alexius I Komnenos), Anna Komnena përshkruan
fushatën Normane në Dyrrachium të drejtuar nga Robert Guiscard.

• Guiscard ndërmori një sulm kundër Perandorisë Bizantine duke mbrojtur kauzën e Raiktorit, një
murgu që pretendonte të ishte Mikaeli VII, i cili qe rrëzuar nga froni në vitin 1078 dhe me djalin e
të cilit vajza e Guiscardit ishte fejuar. Ai lundroi me 16,000 burra, duke përfshirë 1,300 kalorës
normanë, kundër perandorisë në maj 1081.

• Alexius I Komnenos u nis drejt Dyrrahut për të mbrojtur territorin nga sulmi I Guiscardit. Në
ushtrinë perandorake bënë pjesë një sërë gjeneralësh bashkë me trupat e tyre (disa mercenarë
me pagesë), si Konstandin Profirogjeni, Nikoforus Synadenus dhe Nabites, udhëheqësi I
Varangëve (“barbarët”).

• Gjatë betejës, barbarët avancuan shumë shpejt dhe u gjendën të sfilitur e shumë larg ushtrisë
Romane. Robert Guiscard, duke parë se barbarët ishin të lodhur, urdhëroi një sulm befasues ndaj
tyre. Me asnjë zgjidhje tjetër, barbarët ia mbathën për tek Bazilika e Kryeëngjëllit Mikael, por ata
nuk i shpëtuan dot fatit të tyre. Ushtria Normane i vuri flakën Bazilikës dhe u dogjën të gjithë
brenda.

• “Barbarët, të lodhur nga më parë, u dëshmuan inferior ndaj frankëve dhe kështu ra i gjithë
korpusi; disa shpëtuan dhe u strehuan kapelën e Mikaelit, ‘Kapitenit të Ushtrisë së Zotit', sa më
shumë që mund të grumbulloheshin në vetë kishëz, dhe pjesa tjetër u ngjit në çati, duke qenë i
mundshëm në këtë mënyrë, ata imagjinuan, garantimi i sigurisë së tyre. Por latinët ndezën një
zjarr dhe i dogjën, me kishëz dhe të gjitha.”

• Ai e mundi perandorin Alexius I Komnenos në betejën e Dyrrhachium në tetor 1081, dhe deri në
shkurt 1082 ai kishte pushtuar Korfuzin dhe Durazzo-n.

• Vendi ku bazilika ishte ndërtuar ishte mjaft strategjik, pasi shihej lehtë nga detarët e lundërtarët
dhe orientohej nga një burim ujor.

• Pas këtyre ngjarjeve dhe ripërdorimeve gjatë shekujve të 13-të dhe 14-të, bazilika u braktis e u la
në mëshirë të fatit. E vetmja gjë që ngeli në kujtesën popullore ishte toponimi “Kodra e Shën
Mëhillit”, për vendin kur bazilika e dikurshme qëndronte.

Bazilika e Arapajt si një ndërtim madhështor kulti, e ngritur në periferinë e afërt të Dyrrahut, krahas
monumenteve dhe fragmenteve të shumta arkitektonike bashkëkohore që janë zbuluar brenda në qytet,
dëshmon për fuqinë ekonomike dhe kulturore të tij edhe në antikitetin e vonë e Mesjetë. Ngritja e kësaj
ndërtese monumentale kulti brenda një manastiri, disa kilometra jashtë mureve të qytetit, aty ku fillonte
zona e tij fshatare, duhet të jetë bërë nga vetë peshkopata dhe dëshmon për aktivizimin e kësaj qendre
të rëndësishme tregtare, administrative e kishtare me ndërtime që i shërbejnë edhe popullsisë që
banonte në rrethinat e saj. Nga ana tjetër, sic e pamë me krahasimet e mësipërme, ajo qëndron në unitet
me ndërtimet e tjera të këtij lloji në vendin tonë.

You might also like