Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Stefani Stefani

Prof. Dr. Lorenc Bejko

Historia e Shqipërisë : 1. Lashtësia

7 Shkurt 2023

Romanizimi tek Ilirët: aspektet kulturore dhe religjioze

Romanizimi përfaqëson një problem kompleks identiteti material e kulturor, mjaft të debatuar

mes arkeologëve. Perandoria Romake banohej nga një numër i madh popujsh me një denduri të

variueshme të kulturave indigjene të cilat nuk e kishin të lehtë integrimin në një nivel të

qëndrueshëm, dhe pse ky proces u inkurajua nga pushteti qendror Romak. Me shumë gjasa

Romakët mund të kenë pretenduar se Ilirët i bënin pjesë një tërësie koherente etnike, pasi

toponimia dhe antroponimia e tyre sugjeron diferenca mjaft të vogla mes tyre. Megjithatë,

sistemet religjioze e praktikat kulturore përgjatë territorit Ballkanas që u atribohen Ilirëve na

çojnë në konkluzionin se ekzistonin ndryshime të konsiderueshme mes popujve Ilir. Nuk ishte

diçka e lehtë, por rezistenca ndaj procesit të romanizimit u zvogëlua dhe gradualisht u rrit dëshira

për të pranuar mënyrën romake të jetesës.

Përdorimi i gjuhës Latine ishte një aspekt kyç që çoi në integrimin e popullsive vendase me atë

romake. Edhe pse gjuha Latine luajti një rol esencial në romanizim, duhet theksuar se influenca

ishte më e madhe aty ku prezenca e romakëve ishte më e fortë. Kjo na tregon se territori Ilir

akoma i ruante disa nga karakteristikat e saj të mëparshme, dhe në këtë rast shohim gjerë

përdorimin e bilinguizimit. Mbishkrimet më të hershme latine në Shqipëri datojnë në shekullin e

I p.e.s. por numri i tyre rritet ndjeshëm gjatë shekujve I-II e.s. Në Shqipëri janë gjetur katër

mbishkrime bilingue: dy janë epitafe, njëra është dedikim ndaj Dioskurëve dhe një tjetër është
një akt evergesie 1. Epitafet janë gjetur në Durrës dhe përmbajnë gjuhën greke dhe gjuhën latine.

Mendohet se i përkasin një familjeje italikësh të vendosur në Dyrrah para themelimit të kolonisë

romake pikërisht aty. Ekzistenca e epitafeve që përmbajnë edhe gjuhën greke dhe gjuhën latine

flet shumë për sa i takon kuptimit të marrëdhënieve sociale në këtë qytet. Fakti që italikët e

ardhur në Dyrrah vendosin që të shprehen në publik në dy gjuhë tregon vullnetin e tyre për tu

integruar në kontekstin vendas dhe nga ana tjetër tregon dhe simbiozën kulturore që po ndodhte

në Dyrrah dhe procesin e akulturimit që po ndodhte në qytet 2. Në Kaoni dhe Apolloni,

mbishkrimet vazhduan të shkruheshin në greqisht edhe gjatë periudhës romake. Pavarsisht faktit

se gjuha greke vazhdonte të përdorej në Apoloni, aspekte të tjera kulturore romake u bënë pjesë e

jetës së apoloniatëve. Gërmimet në orkestrën e teatrit të Apolonisë kanë treguar se ajo ka qenë e

modifikuar edhe për ndeshje me gladiatorë, një tradite tipike romake. Përveç Apolonisë dimë që

ndeshjet me gladiatorë organizoheshin edhe në Dyrrah.

Aspekti fetar është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër ndër dukuritë kulturore. Kjo është

arsyeja pse romakët u përpoqën të thithnin fetë lokale në kultet e tyre. Megjithëse Roma nuk

kishte një fe zyrtare të sajën, ajo përdori kultet, sidomos kultin perandorak, si vegël të

propagandës së saj. Besimi romak dallohet për kapacitetin e tij për të integruar kultet e

popullsive vendase përmes asaj që njihet si interpretatio romana. Fatkeqësisht për fetë lokale ne

mund të nxjerrim vetëm përfundime në bazë të mbishkrimeve latine, të cilat duhet theksuar se

bien pre e interpretimit romak (interpretatio romana 3) pasi strata para-Romake është pothuajse

jotransparente. Në përgjithësi panteoni i kulteve ilire nuk ka qenë shumë homogjen dhe

karakterizohet nga diversiteti i tij. Shumë entitete etnike zhvilluan sisteme komplekse fetare që

demonstrojnë karakteret e ndryshme të thelbit të tyre. Shembull tipik i një dukurie të tillë mund
1
Shehi, Shpuza 2011, f. 207-226.
2
Shpuza 2017, f. 228.
3
Tacitus, De origine et situ Germanorum, 43.
të vërehet tek Histrianët, Liburnët, Dalmatët dhe njerëzit indigjenë që jetonin në jug të lumit

Neretva. Tek Liburnët shohim se perëndeshat lokale që mbanin emra të ndryshëm ishin mjaft të

adhuruara. Çdo komunitet kishte perëndeshën e saj unike (për shembull Ica, Avitica, Jutossica,

Sentona, Latra, Ansotica), kurse në qytetet ilire dhe epirote zinin një vend të konsiderueshëm

kultet dedikuar heronjve mitologjikë që lidheshin dhe me themelimin e tyre si qytete. Për

shembull Herkuli është prezent në Dyrrah4 dhe Apolloni5. Gjithashtu hasim Enean në një

mbishkrim apolloniat 6 dhe e njëjta gjë vihet re dhe në Butrint, aty ku Virgjili vendos takimin e

Eneas me Andromakën7.

Me ardhjen e romakëve nisi një proces asimilimi i hyjnive lokale në panteonin e perëndive

romake. Kështu perënditë ilire u adaptuan në traditën fetare romake siç tregojnë dhe rastet e

Jupiter Parthinus apo e Diana Candavensis. Vlerësimi i perëndive lokale dhe integrimi i tyre në

panteonin romak ishte një strategji nga ana e Romës. Pavarësisht kësaj, gjatë periudhës

perandorake nuk kemi vetëm ruajtjen e perëndive lokale por edhe futjen e perëndive tipike

romake. Por ajo që është më e rëndësishmja është fakti se shfaqja e këtyre perëndive tregon sesa

e hapur ishte bërë shoqëria provinciale ilire kundrejt perëndive me origjinë nga provinca të tjera

të Perandorisë.

Aspekti që luajti rolin kryesor në procesin e romanizimit religjioz të ilirëve ishte kulti

perandorak. Ky kult influenconte të gjitha shtresat e shoqërisë. Shembuj të mirë janë kolonitë

romake të Butrintit, Dyrrahut, Bylisit dhe Apolonia që na japin prezencën e kultit perandorak.

Përgjithësisht, kulti perandorak njohu përhapje të madhe në provincat e Ilirisë me përjashtim të

4
CIGIME 1, n° 1.
5
CIGIME 1, 2, n° 8.
6
CIGIME 1, 2, n° 4.
7
Virgjili 3, 292-293.
Ilirisë së Jugut. Si rrjedhojë kemi një evoluim të jetës fetare gjatë periudhës romake si dhe një

hapje më të madhe të shoqërisë kundrejt perëndive tipike romake apo dhe nga provinca të tjera.

Ilirët shfaqen si një shoqëri në transformim përgjatë periudhës romake. Romanizimi në Ilirinë e

Jugut varej shumë nga interesat kulturore dhe fetare të romakëve për këtë territor. Si rrjedhojë

romanizimi nuk u përhap në mënyrë të njëtrajtshme tek popullsia ilire, kjo varur dhe nga prania e

prezencës romake. Sidoqoftë, suksesi i Perandorisë Romake qendron në kapacitetin e saj për të

integruar brenda vetes grupe të ndryshme etnike. Rastet kulturore e fetare janë disa nga shembujt

kryesorë të integrimit të ilirëve në Perandorinë Romake.

Bibliografia

Shehi, Shpuza 2011:

E. Shehi, S. Shpuza, Mbishkrime të reja latine nga Durresi dhe rrethinat e tij, Iliria 35,

2011, f. 207-226.

Tacitus, De origine et situ Germanorum, 43:

C. Tacitus, De origine et situ Germanorum, 43.

Shpuza 2017:

S. Shpuza, Mbi procesin e romanizimit tek ilirët e jugut (shek. III p.e.s. – shek. III e.s) / On the
Romanization process of the South Illyrians (3rd century BC - 3rd century AD), 2017,

f. 213-236.

Cabanes 1976:

P. Cabanes, L’Epire de la mort de Pyrrhos à la conquête romaine, 272-167 av. J.-C., Annales
littéraires de l’Université de Besançon, 186, Centre de Recherche d’Histoire Ancienne, vol. 19,
Paris, 1976.

Cabanes 1983:
P. Cabanes, Notes sur l’intervention romaine sur la rive orientale de la mer Adriatique 229- 228
avant J.C., dans L’Adriatico tra Mediterraneo e penisola balcanica nell’antichità. Taranto,
1983, p. 187-204.

Cabanes 1998:

P. Cabanes, Le monde grec européen et la Cyrénaïque, ne C. Lepelley (éd.), Rome et


l’intégration de l’empire, 44 av. J.-C. – 260 ap. J.-C. Tome 2, Approches régionales du Haut
Empire romain, Paris 1998, f. 299-331.

You might also like