Dritëro AGOLLI Ëndrra e Prerë

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Dritëro AGOLLI Ëndrra e prerë (fragment)

Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,


Ka rënë në ullishtë mizë e ullirit.
Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s’ka dalë nga plisi kërcelli i misrit.
Ne ëndërronim të bënim një anije,
Kurrkush s’e mendonte me ç’dru do ta ngrinim,
Kishim ndërmend ta ndërtonim me degë hardhie
Dhe vela t’i vinim.
Mos vdis, se dielli në oborr ka shtruar sofrën e madhe
Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha,
Të gjitha ato që ti u thoshe “ sorkadhe”
Kur grisnin fustanet në driza.
Mos vdis në dhomën e heshtur, i shtrirë.
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!
Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirë:
Duke vdekur, fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës.

14. Kuptimi kryesor i kësaj poezie lidhet me:

A) zhgënjimin e njeriut në idealin e tij. B) mallin dhe nostalgjinë për atdheun.

C) mungesën e ëndrrave në jetë. D) udhëtimin më të bukur në kohë.

15. “Ëndrra e prerë” bën pjesë në llojin e poezisë:

A) lirike B) epike C) dramatike D) epiko-lirike

16. Pjesëza “mos” ka kuptim:

A) dëftues B) përafrues C) përforcues D) mohues

17. Folja në vargun “mos vdis në dhomën i heshtur, i shtrirë” është në mënyrën:

A) dëshirore B) urdhërore C) dëftore D) lidhore

18. Titulli i poezisë është ndërtuar mbi figurën e:

A) krahasimit B) paralelizmit C) epitetit metaforik D) personifikimit

19. E veçanta e gjuhës poetike të Agollit qëndron në:

A) mbështetjen në ligjërimin bisedor. B) luhatjen e fjalëve nga norma standarde.

C) përdorimin e fjalëve të huaja. D) parapëlqimin vetëm të figurës së personifikimit.

20. Cili është detaji që lidh realitetin e strofës së parë me ëndrrën e strofës së dytë?
_______________________________________________________________

21. Në këtë poezi natyra jepet në lëvizje. Gjeni dy shembuj që e tregojnë këtë në strofën e parë.

a) ______________________________________ b) ______________________________________
22. Agolli ka disa tipare origjinale në stilin e tij poetik. Identifikoni dhe shpjegoni dy nga këto tipare
që dalin në këtë poezi.
a) tipari 1: _____________________________________________________ 2 pikë

tipari 2: _____________________________________________________

b) shpjegimi për të dy tiparet:


____________________________________________________________________
____________________________________________________________________

23. A mendoni se kuptimi kryesor i kësaj poezie është dhënë që në titull? Shpjegoni pse.
____________________________________________________________________
____________________________________________________________________
____________________________________________________________________

24. Në cilën vetë është shkruar kjo poezi? Gjeni një përemër dhe një folje që e tregon këtë.

a) veta: __________________ b) përemri: _______________

c) folja: _________________

25. Ndaluni në strofën e tretë. Në ç’kohë e çojnë lexuesin këto vargje? Si e kuptoni ju pranëvënien
vajzë - sorkadhe? Jepni dy elemente ngjashmërie midis tyre.

a) ëndrra dhe koha: _____________________________________________


_________________________________________________________________________________
b) kuptimi i pranëvënies: _________________________________________
_________________________________________________________________________________
c) dy elementet: ________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________

Pyetja 14 A Pyetja 15 A Pyetja 16 D Pyetja 17 B Pyetja 18 C Pyetja 19 A 1 pikë


Pyetja 20 Hardhia ose dega e hardhisë

Pyetja 21 Shembujt janë: Pas shirave, arën e mbushi bari. Dalja e kërcellit të misrit (përdorimi i
ndajfoljes ende), spërkatja e hardhisë që nënkupton lulëzimin e saj, ullishta është mbushur me mizë,

Pyetja 22 Më poshtë jepen disa nga tiparet e stilit të Agollit. Nxënësi mund të referohet për të
zgjedhur dy nga ato për t’i shpjeguar më pas si jepen në poezi. - Tematika me motivet e jetës së
përditshme si: trishtimet e vogla, zhgënjimi. - Kulti i tokës, ëndrrës, vendit, ndjenjës etj. - Poezi lirike,
e lëvizjes, e ndryshimit, misionit. - Figuracioni i pasur. - Karakteri i drejtpërdrejtë, konkretizon
ndjenjat, nuk ruan distancë nga ato. ( i refrohtet, tokës, ullirit, ëndrrës së njeriut etj). - Veçoritë
metrike, rima tingëlluese (metrikë e rregullt). - Mbështetja në poezinë popullore (e bukura, dobia e
natyrës, tingëllimi)

Pyetja 23 Nxënësi duhet të kapë që kuptimi i gjithë poezisë është dhënë që në titull. 2 pikë, nëse
thotë po dhe shpjegon thjesht lidhjen e titullit me kuptimin e poezisë. Kuptimi i poezisë është pranë
konstatimit që zhgënjimi i njeriut vjen prej mosrealizimit të ëndrrës ose idealit të vet. (pranohet
interpretimi i mbështetur në zhgënjimin nga sistemi i diktaturës si poezi e pas viteve 1990).

Pyetja 24 a) veta : ndërthurje e vetës së dytë njëjës dhe të parë shumës. ( pranohet edhe vetëm
ndërthurja e vetës së dytë dhe të parë). b) përemri vetor : ( ne, ti, tona). c) folja: (mos vdis,
ëndërronim, të bënim, do ta ngrinim, ta ndërtonim, kishim ndërmend, t’i vinim, presim, të rrish, të
vdesësh, t’i shihnim etj).

Pyetja 25 a) Ngjarjet e çojnë lexuesin në kohën e rinisë, në kohën e shkuar, në një kohë të largët, ku
del ëndrra është dëshira idealiste për ndryshimet e mëdha në shoqëri.

b) Aty kemi pranëvënien vajzë-sorkadhe. Autori i vë pranë për të dhënë kuptimin e së bukurës që ata
adhuronin në rini, dhe të mënyrës sesi krijoheshin raportet në dashuri, konceptin e së bukurës dhe
lidhjen e saj në dualitetin njeri-natyrë. Mund të shihet si ndikim i poetit nga krijimtaria popullore.

c) Autori kujton vajzat dhe bukurinë e tyre. Sorkadhja e ka këtë veçori. Vajzat ishin të shkathta si
sorkadhja, kërcenin si ajo, me shkathtësi dhe elegancë, të pakapshme.

You might also like