Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

LENTET DHE XHAMAT ZMADHUES

XHAMAT ZMADHUES

Xhami zmadhues është një thjerrë përmbledhëse. Atë e mbajmë afër objektit dhe marrim
një shëmbëllim të zmadhuar. Në rastin e xhamit zmadhues, objekti është më afër thjerrës
sesa vatra. Për të ndërtuar shëmbëllimin vizatojmë dy rrezet që nisnin nga maja e objektit.
Rrezja 1 mbetet e papërthyer ndërsa kalon nga qendra e thjerrës. Rrezja 2 niset paralele me
boshtin dhe përthyhet në mënyrë që të kalojë nga vatra kryesore e thjerrës. Pasi kalojnë
nëpër thjerrë, rrezet 1 dhe 2 largohen nga njëra-tjetrën. Duke zgjatur këto rreze shohim se
ato të dyja duket sikur dalin nga një pikë prapa objektit. Ky është pozicioni i shëmbëllimit.
Fakti që priten pjesët e ndërprera të vijave do të thotë se shëmbëllimi është virtual. Këtë
shëmbëllim nuk do ta kapnim në ekran sepse nuk ka dritë. Pra shëmbëllimi del i drejtë, i
zmadhuar, virtual dhe më larg thjerrës sesa objekti.

You might also like