Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

THJERRAT

Me thjerrëza optike nënkuptojmë mjedisin optik të kufizuar me dy sipërfaqe që ka ineks të thyerjes të


ndryshëm nga rrethi. Zakonisht janë të ndërtuata prej qelqi ose kuarci, kur bashkohen dy syprina që kanë
boshtin optik të përbashkët. Kanë aplikim të madhë në praktikë dhe pa to puna e instrumenteve optike do të
ishte e pamundur. Thjerrëzat nga forma mund të jenë cilindrike dhe sferike. Në praktik më tepër kanë gjetur
aplikim thjerrëzat sferike. Thjerrëzat sferike mund të jenë konvergjente ose divergjente. Thjerrëza sferike
konkave paraqet pjesën e hapsirës ndermjet dy sferave që ndodhen afër njëra-tjetrës.. Thjerrëzat janë sipërfaqe
që mund të kenë rreze të ndryshme. Qendra e siperfaqeve sferike quhet qendra e lakueshmërisë. Drejtëza që
kalon nëpër dy qendrat e lakueshmërisë quhet boshti optik kryesor. Boshti optik kryesor kalon nëpër qendër të
thjerrëzës që quhet kulmi (K) i thjerrëzës. Sipërfaqet e thjerrëzave janë të lëmuara mirë dhe të holla, në
mënyrë që me ane të rrezeve paraksiale të fitohen fytyra të qarta dhe të padeformuara. Thjerrëzat konvekse
mund të jenë bikonvekse, plankonvekse etj ndërsa thjerrëzat konkave mund të jenë bikonkave, plankonkave
etj. Rrezet paralele që bien në thjerrëza konvergjente pas thyerjes të gjitha priten në një pikë F në boshtin optik
që quhet vatër ose focus. Distanca e saj nga qendra e lakueshmërisë së thjerrëzës quhet largësi fokale. Rrezet
paralele që bien në të pas thyerjes gjithashtu priten në një pikë F’ në boshtin optik. Edhe kjo pikë quhet vatër.
Distanca e saj prej qendrës së lakueshmërisë po ashtu quhet largësi fokale. Vlera reciproke e largësisë fokale
të thjerrëzave gjendet nga ekuacioni i thyerjes së dritës nepër sipërfaq sferike.

You might also like