Herodoti

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Herodoti

Herodoti

Herodoti i njohur edhe si Herodoti nga Halikarnasi


(Ἡρόδοτος Ἁλικαρνᾱσσεύς - ´Hēródotos
´Alikarnāsseús rreth. 484 p.e.s. - 425 p.e.s.) [1] ishte një
historian i lashtë grek që lindi
në Halikarnas në Perandorinë Persiane (Bodrumi i
ditëve moderne, Turqi).

Biografia
Herodoti është i njohur si autor i librit The
Histories ( Greqisht : Ἱστορίαι Historíai ), një
procesverbal i hollësishëm i "hulumtimeve" të tij
( ἱστορία historía ) mbi origjinën e Luftërave Greko-
Persiane. Ai konsiderohet se ka qenë shkrimtari i parë
që ka trajtuar lëndët historike duke përdorur një
metodë të hulumtimit sistematik - më konkretisht, duke
mbledhur materialet e tij dhe më pas duke i vendosur në mënyrë kritike ato në një
tregim historiografik. Për shkak të kësaj, ai shpesh përmendet si "Babai i Historisë", një
titull me të cilin për herë të parë e quajti oratori romak i shekullit të parë pes. Ciceroni.[2]
Përndryshe Herodoti me udhëtimin e tij, filluar rreth viteve 455-452
p.e.s. nëpër Evropë, Azi dhe Afrikë merret edhe si babai i historisë. Në udhëtimin e tij, ai
vizitoi edhe krahina të ndryshme të Gadishullit
Ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë.
Gjatë qëndrimit të tij në Athinë ai afrohet me rrethin e Perikliut dhe si duket është kjo
koha kur ai vendosi të shkruajë veprën e tij Historia e Herodotit në nëntë libra.
Herodoti është i pari që krijoi një vepër të përgjithshme historike, të mbështetur mbi një
kritikë historike, edhe pse kjo ishte një kritikë sipërfaqësore. Shumë të dhëna në veprat
e tij janë vërtetuar edhe me të dhëna arkeologjike.

Ilirët në veprat e Herodotit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Në veprat e Herodotit gjejmë të dhëna të shumta për pellazgët dhe ilirët. Herodoti është
autori i parë i cili përmend emrin e ilirëve[3] [4], këtu janë interesante edhe njoftimet për
pushtimin e paionëve nga Megabazi.[5]

You might also like