Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI JURIDIK

PUNIM SEMINARIK

TEMA: KONTROLLI DHE QEVERISJA

LËNDA: QEVERISJA E KORPORATAVE

Profesori: Prishtinë, 2021 Studenti:

Gazmend Luboteni Florian Murseli


Përmbajtje:

HYRJE: ................................................................................................................................................... 3
I. Kontrolli dhe Qeverisja – Nocioni dhe rëndësia............................................................................... 4
1.1. Auditimi........................................................................................................................................ 4
1.1.2. Auditimi i brendshëm ........................................................................................................... 4
1.1.2.2. Auditimi i jashtëm .............................................................................................................. 5
1.1.2.3. Roli i auditorëve në sistemin e qeverisjes së korporatës ................................................... 6
1.1.2.4. Komitetet e auditimit ......................................................................................................... 6
1.1.2.5. Bordi i drejtorëve ................................................................................................................ 7
1.1.2.6. Përbërja e Bordit Drejtorëve – Komitetet ......................................................................... 8
1.1.2.7. Bordet në vendet në tranzicion – vendet e Evropës Juglingore ........................................ 9
1.2.1. Bibliografia .............................................................................................................................. 10
HYRJE:

Qeverisja dhe kontrolli luan rol të rëndësishëm në një korporate apo më mirë të themi në
një shoqëri tregtare. Përmes qeverisjes së korporatave drejtohen dhe kontrollohen
kompanitë. Megjithëse qeverisja e korporatës diskutohet si dicka që i takon kompanive të
mëdha dhe të regjistruar në bursa, pra qeverisja është një cështje që i takon të gjithë
kompanive të inkorporuara, qofshin ato komerciale, fitimprurëse përfshirë sektorin
publik dhe OJQ.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të kuptojmë më shumë rreth politikave të një kompanie,
se sa kujdes dhe vëmendje i’u kushtohet atyre nga menaxhmenti i asaj kompanie.

Objektivat e punimit:

 Cka është qeverisja e një korporate;


 Cka është auditimit dhe ndarja e tyre;
 Cili është roli i auditorëve në sistemin e qeverisjes së korporatave;
 Kush e përbenë komunitetin e auditimit;
 Cilat janë të drejtat dhe detyrat e komunitetit të auditimit;
 Kush e përbenë bordin e drejtoreve dhe cilat janë funksionet kryesore të këtij
organi.

Metodologjia e hulumtimit:

Në këtë punim hulumtues shkencor kemi përdorur llojin e studimit Single Case Study
sepse gjatë hulumtimit dhe studimit të kësaj çështjeje jemi fokusuar në karakteristikat
dhe tiparet e kësaj teme të caktuar. Ky punim është i llojit cilësor sepse jemi mbështetur
në metodat cilësore për grumbullimin,përpunimin dhe analizën e të dhënave. Përmes
këtyre metodave ne synojmë të shpjegojmë, shqyrtojmë dhe analizojmë në thellësi
problematikën e studimit, pra rolin dhe ndikimin e e menaxhmentit të një korporate në
kontrollin dhe qeverisjen e tyre.

Burimet e të dhënave:
Ky punim hulumtues shkencor është realizuar duke iu referuar burimeve primare të
grumbullimit të informacioneve si; libra kryesor, libra të tjerë nga autor të ndryshëm,
hulumtime dhe materiale të tjera të dobishme dhe kredibile nga interneti.

I. Kontrolli dhe Qeverisja – Nocioni dhe rëndësia

Si një përkufizim rreth qeverisjes së korporatës është një sistem me anë të cilit drejtohen
organizatat dhe njëherit kontrollohen duke u bazuar mbi disa lloje të koncepteve
përfshirë pavarësin, transparencen, përgjegjësinë dhe integritetin. Qeverisja e korporatës
është një tërësi e marrëdhënieve midis drejtorëve, aksionarëve dhe palëve të tjera të
interesuara të një kompanie. Në të njëjtën kohë ajo parashtron strukturën nëpërmjet të
cilës vendosen objektivat e kompanisë, dhe mënyrën se si përcaktohet arritja e këtyre
objektivave dhe monitorimi i performances.

1.1. Auditimi

Auditimi konsiderohet si një nga profesionet me të hershme, madaje mendohet se


shkrimi u zbulua pikërisht për të kënaqur nevojen për auditime.1
Auditimi është term administrativ me të cilin nënkuptohet procesi që mund të realizohet
për të kënaqur kërkesat e menaxhimit, apo të ndonjë auditori tjetër të pavarur, për të
plotësuar obligimet statusore.

Varësisht nga aspektet e auditimit janë të njohur : auditimi i brendshëm dhe i jashtëm 2

1.1.2. Auditimi i brendshëm

Ky auditim është një profesion dinamik dhe mjaft interesant pasi të jep mundësi të
panumërta për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të dhënë një kontribut të dukshëm në
të gjitha nivelet organizative.

1
Gazmend Luboteni, Financat e korporatave, 2015, fq 287
2
Wikipedia, Auditimi https://sq.wikipedia.org/wiki/Auditimi (qasja 03.04.2021)
Audituesi i brendshëm luan rolin e një partneri të rëndësishëm që ndihmon organizatën
përkatëse të përmbushë objektivat e saj duke sjellë një përqasje sistematike dhe të
disiplinuar në vlerësimin dhe përmirësin e menaxhimit të riskut, kontrollit dhe proceseve
të qeverisjes.

Pavarësia e auditorëve të brendshëm nënkupton pavarësinë brenda organizatës, por jo


edhe pavarësinë nga organizata për shkak se auditorët e brendshëm janë punëtorë të
organizatës dhe rrjedhimisht nuk e kanë pavarësinë e auditorëve të jashtëm.

Auditimi i Brendshëm është një funksion i domosdoshëm për çdo bankë për t‟i dhënë një
siguri të arsyeshme Komitetit të Auditimit dhe Bordit Drejtues mbi mirëfunksionimin e
sistemit të kontrollit të brendshëm, mjaftueshmërisë në punën e kryer për biznesin,
drejtimit të riskut brenda biznesit dhe udhëheqjes së biznesit. 3

Auditimi i Brendshëm vlerëson mjaftueshmërinë e kapitalit të biznesit dhe mbulimin e


risqeve kryesore të saj (të kredisë, tregut dhe operacional), duke ndikuar në shëndetin
financiar të biznesit dhe stabilitetit të sistemit financiar në tërësi.

1.1.2.2. Auditimi i jashtëm

Kur flasim për auditimin e jashtëm atëherë është procedurë e kontrollimit dhe vlerësimit
të afarizmit të ndërmarrjes të cilën e kryejn personat profesionist të pavarur dhe auditorë
të licencuar.

Ata nuk mund të jenë të punësuar në ndërmarrje si dhe nuk mund të kenë asnjë lidhje me
atë ndërmarrje ku edhe kryhet auditimi sepse po të ishte e kundërta në atë mënyrë do të
shkelej principi i pavarësisë se auditorit.

3
AIIA, Auditimi i brendshëm, http://aiia.al/auditimi-i-brendshem/ (qasja 10.04.2021)
Me Auditim të jashtëm nënkuptohet hulumtimi i realitetit të pasqyrave financaiare,
krijimi këtij lloji të auditimit është i lidhur me ndarjen e funksionit të menaxhmentit nga
pronësia, me zbatimin e këtij auditimi, gjithashtu tentohet siq është theksuar dhe më
parë mbrojtja e interesit të pronarit të kapitalit, pastaj të siguroj informata të besueshme
për menaxhmentin e ndërmarrjes.
Auditimi jashtëm merret me auditimin e pasqyrave financiare por mund të merret edhe
me aktivitete tjera siq janë : shërbimet e këshillimit, këshilla fiskale, si dhe shërbime te
ndryshme finaciare.

1.1.2.3. Roli i auditorëve në sistemin e qeverisjes së korporatës

Sipas tetorisë së agjencisë, funksioni i auditimit përfaqëson një mekanizëm tjetër të


rëndësishëm të qeverisjes, i cili ndihmon aksionarët në procesin e monitorimit dhe të
kontrollit të menaxhimit të kompanisë. Sipas Raportit Cadbury, Auditimi vjetor është një
moment kyc në qeverisjen e korporatave. Auditimi ofron një kontroll të jashtëm dhe
objektiv për mënyrën se si janë përgaditur dhe prezentohen pasqyrat financiare. 4

Ky raport nuk parashtroi obligime të reja për auditor të jashtëm, por vetëm ka caktuar
rregulla se si auditorët e jashtëm do të siguronte që publiku të kuptonte raportet e tyre.
Vlen të përmendet se në kuadër të këtij raporti u rekomandua krijimi i komiteteve të
auditimit.

1.1.2.4. Komitetet e auditimit

Në fillim të viteve 90-ta, Komitetet e Auditimit në Evropë ishin të pranishme kryesisht në


Britanin e Madhe dhe në vitet në vijim në Evropën Kontinentale. Në vitin 1996, Komisioni
Evropian ka nxitur krijimin e komiteteve të auditimit në vendet e Bashkimit Evropian.

4
Gazmend Luboteni, Financat e Korporatave, 2015, fq.288
Roli i komitetetit të auditimit është në lidhje me ndikimin në auditorë të jashtëm dhe
kontrollin e auditimit të brendshëm. Komitetet e auditimit duhet të jenë përgjegjëse për
mbikqyrjen e mënyrës se si menaxhmenti bënë vlerësimin e rreikut të afarizmit.

Përbërja e komitetit të auditimit:

Komitetet e Auditimit duhet të kenë në përbërjen e tyre të paktën tre drejtorë


joekzekutivë të pavarur. Emërimet e anëtarëve të këtij komiteti duhet të bëhet nga Bordi i
Drejtorëve, në bazë të rekomandimeve të Komitetit të Emërimeve dhe në jkonsultim me
Kryetarin e Komitetit të Auditimit.

Drejtorët nuk mund të punojnë më tepër se tre vjet në përbërje të këtij komiteti.
Detyrat e Komitetit të Auditimit:

 Të monitrojë/kontrollojë integritetin e pasqyrave financiare.


 Të shqyrtojë sistemin e kontrollit të brendshëm financiar të korporatës dhe
sistemet e menaxhimit të rrezikut,
 Të monitrojë dhe shqyrtojë efektivitetin e funksionit të auditimit të brendshëm të
korporatës,
 Të monitorojë dhe shqyrtojë pavarësinë, objektivitetin dhe efektivitetin e
auditorëve të jashtëm,
 Të hartojë dhe zbatojë politika mbi angazhimin e auditorëve të jashtëm për
kryerjen e shërbimeve joaudituese.
 T’i bëjë rekomandime Bordit të Drejtorëve në lidhje me emërimin e auditorëve të
jashtëm, dhe të aprovojë shpërblimin dhe termay e angazhimit të auditoreve të
jashtëm pas emërimit të tyre nga aksionarët e Kuvendit të Përgjithshëm. 5

1.1.2.5. Bordi i drejtorëve

Pas kuvendit të aksionarëve, organi që vjen pas kuvendit është Bordi i Drejtorëve, organ i
cili ka një rol të rëndësishëm në një kompani. Drejtori i kompanis është një person i
brendshëm pra i punësuar në kompani, ose një i jashtëm e që nuk përjashtohet që të jetë

5
Gazmend Luboteni, Financat e Korporatave, 2015, fq.290
edhe i pavarur. Pra roli kryesor i drejtorit tek një kompani është menaxhimi i biznesit
duke operuar nën emërtimin e përbashkët që quhet Bordi i Drejtorëve.

Si funksione kryesore të këtij organi janë:

1. Zgjedhja e kryetarit të bordit,


2. Përcaktimi i objektivave kryesore, strategjive dhe politikave të bordit;

Por, bordi i drejtorëve lejohet që të delegojë disa kompetenca të veta të drejtorët


ekzekutiv apo menaxherë Brenda kompanis.

Drejtorët ndahen në:

 Drejtor ekzekutiv
 Drejtor jo-ekzekutiv

Drejtor ekzekutiv janë drejtorë të cilët janë të punësuar në pozita menaxheriale, Brenda
kompanisë. Drejtor j0-ekzekutiv nuk kanë pozitë menaxheriale Brenda firmës. Ata
zgjidhen për shkak të eksperitzes që ata posedojnë.6

1.1.2.6. Përbërja e Bordit Drejtorëve – Komitetet

Një numër i madh i drejtorëve të pavarur padyshim duhet të jetë pjesë tek Bordi i
Drejtorëve, me qëllim të minimizimit së konflikteve të interesave në lidhje me
menaxhimin e kompanisë.

Bordi duhet të ketë këto komitete:

 Komitet të auditimit,
 Komitet të shpërblimit,
 Komitet të emërtimeve.7

Por cilat janë detyrat e këtyre komiteteve,

66
Studentët.mk, Bordi i Drejtorëve, https://www.studentet.mk/cfare-eshte-bordi-i-drejtoreve-dhe-cfare-bordi-i-
mbikeqyrjes/ (qasja 19.04.2021)
7
Gazmend Luboteni, Financat e Korporatave, 2015, fq. 294
Në kuadër të komitetit të auditimit, ky komitet siguron që dokumentet kontabël dhe
financiare të jenë të sajuara sipas standartëve, dhe aksionarët të informohen sakt dhe
drejtë mbi gjendjen financiare të firmës.

Tek komiteti i shpërblimit, ky komitet ka këto detyra si, shqyrtimin dhe aprovimin e CEO
dhe menaxherëve, pastaj administrimin e planeve të shpërblimit me aksione.

E në fund tek komiteti i emërtimeve, ky komitet kryen këto dëtyra si,

 Përcaktimin e kualifikemeve të nevojshme për drejtorë pontecial,


 Përcaktimin e listës me emra të kandidatëve të mundshëm për drejtorë e që pastaj
ja paraqete aksionarëve për votim,
 Rekomandimin për zgjedhjen e CEO

1.1.2.7. Bordet në vendet në tranzicion – vendet e Evropës Juglingore

Pra, rëndësia e bordëve është shumë e madhe për suksesin e një shoqërie aksionare. Nëse
e bëjmë një krahasim me vendet tjera në tranzicion, vendet e Evropës Juglindore kanë
shumë më tepër probleme se sa vendet tjera në tranzicion. Vie pyetja se pse?

Arsyeja kryesore qëndron në faktin se Bordet këtu janë mjet për mbikqyrje ku
menaxherët kanë fituar një fuqi të madhe mbi kompaninë dhe ka mjaft abuzime dhe
shpërdorime të asteteve të kompanisë.

Pra krahas kësaj kemi modele të ndryshme në Evropën Juglindore të strukturave të


bordeve, duke pasqyruar kështu diversitetin e trashëgimisë kulturore dhe ligjore, si dhe
llojllojshmërinë e zgjidhjeve që janë bërë gjatë periudhës së tranzicionit.

Në këto vende, nuk ka kërkesa ligjore për anëtarë të pavarur dhe joekzekutiv të bordeve,
si dhe ka pak anëtarë të pavarur në bordet e kompanive.
1.2.1. Bibliografia

 Financat e korporatave – Gazmend Luboteni, 2015


 Studentët.mk, Bordi i Drejtorëve, https://www.studentet.mk
 Wikipedia, Auditimi https://sq.wikipedia.org/wiki/Auditimi
 AIIA, Auditimi i brendshëm, http://aiia.al/auditimi-i-brendshem/

You might also like