Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 15

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

“Hasan Prishtina”

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE

DEPARTAMENTI I FIZIKËS

RAPORT LABORATORIK

Lënda: Bazat e matjeve në fizikë


Eksperimenti: Përcaktimi i konstantes së Planck-ut

Profesor: Sefer Avdiaj


Asistent: Ibrahim Hameli Punoi: Bardhë Krasniqi

Prishtinë,
Viti akademik 2020/2021
Përmbajtja:

Abstrakti ________________________________________________________ 3

Hyrje ___________________________________________________________ 4

Fizika e eksperimentit ______________________________________________ 5

Materialet dhe metoda ______________________________________________ 7

Rezultatet dhe pasaktësitë e matjeve ___________________________________ 9

Konkluzionet ______________________________________________________13

Referencat ________________________________________________________ 14

2
Abstrakti:

- Konstantja e Planck-ut është një ndër konstantet universale. Si e tillë, ka rëndësi


jashtëzakonisht të madhe dhe me përcaktimin e saj është vendosur themeli i fizikës kuantike.
Përcaktimi i kësaj konstanteje është bërë me anë të efektit fotoelektrik. Me anë të eksperimentit
të realizuar, kemi vërtetuar natyrën kuantike të fotoneve dhe përmes disa llogaritjeve
matematikore kemi përcaktuar vlerën numerike të konstantes së Planck-ut.

3
Hyrje:

-Eksperimenti I realizuar, përkatësisht shtjellimi më i thellë i dukurisë së fotoefektit është


shtjelluar qartësisht tek pjesa “fizika e eksperimentit”. Tutje, aspekti i realizimit të eksperimentit
dhe metoda e përdorur për eksperimentin përkatës shpjegohet në pjesën e “Materialet dhe
Metoda”. Së fundmi në pjesën e “Rezultatet dhe pasaktësitë e matjeve’’ është linearizuar
ekuacioni dhe vlerat e matura janë paraqitur me formë tabelore dhe grafike.
Sa i përket anës teknike, rol të rëndësishëm luan dhe programi CAPSTONE. Përmes tij, është
bërë përpunimi i të dhënave dhe paraqitja grafike e tyre. Me anë të eksperimentit me efekt
fotoelektrik dhe analizës e përpunimit të mëtejmë të raportit V & 𝜗 bëhet llogaritja e konstantes
së Planck-ut.
- Përcaktimi i konstantes së Planck-ut është bërë nga pjerrtësia e grafikut: frekuencë dhe
potencial frenues. Frekuencat e spektrit janë vlera që merren të gatshme nga manuali i
eksperimentit [1] kurse potenciali frenues matet me anë të lidhshmërisë së aparaturës me
voltmetrin digjital.
-Llogaritja e gradientit dhe interceptit bëhet me anë të metodës së katrorëve të vegjël. Poashtu,
gjenden edhe pasaktësitë në gradient dhe intercept, sigurisht me anë të formulave përkatëse.
Përfundimisht, pasaktësia në konstante njehësohet përmes pasaktësisë në gradient dhe në
ngarkesën e elektronit.

4
Fizika e eksperimentit

- Në fillimin e shekullit XX, bota e shkencës së fizikës merr një kahje të re. Kërkimet shkencore
në aspektin mikroskopik sollën një koncept të ri; atë të mekanikës kuantike.
Me anë të punës së jashtëzakonshme të shkencëtarëve të shumtë erdhën ca përfundime të reja
mbi lëvizjen e elektroneve në atom, energjinë e shprehur si prodhim i h dhe 𝜗, dualitetin grimcë-
valë, dukurinë e fotoefektit etj. Përcaktimi i konstantes h, e cila është një konstante universale,
është një ndër arritjet më të rëndësishme e kësaj kohe.

-Fenomeni gjatë të cilit fotonet (grimcat e dritës) goditen në sipërfaqen e një metali dhe si
rrjedhojë lirohen elektrone quhet fotoefekt. Përmes këtij fenomeni njihemi me natyrën grimcore
të dritës që deri në atë kohë mendohej që përhapet vetëm si valë. Për shpjegimin e këtij
fenomeni, Albert Einstein fitoi çmimin Nobel në vitin 1921. [2]

- Lirimi i fotoelektroneve varet nga disa faktorë të ndryshëm. Fillimisht, rol të rëndësishëm ka
lloji i metalit mbi të cilin bien fotonet. Kjo pasi çdo metali i duhet një energji e caktuar nga
fotonet në mënyrë që nga sipërfaqja e tij të emetohen elektronet. Kjo ndryshe njihet si “work
function (W0)” në gjuhën angleze. Pra, vetëm në rastin kur energjia e fotoneve është më e madhe
se i ashtuquajturi “work function” do të bëhet emetimi i elektroneve [3].
Tutje, rol kyç ka gjatësia valore e grimcave të dritës. Kjo pasi sa më e vogël të jetë gjatësia
valore, aq më e madhe do të jetë energjia e fotonit sipas:

E = h 𑁦𝜗 (1)

Ku E - energjia, h - konstantja e Planck-ut dhe 𝜗 - frekuenca.

Duke ditur relacionin c = λ 𑁦𝜗 ⇒ 𝜗 =


Pra, gjatësia valore dhe energjia janë në përpjestim të zhdrejtë.

- Me veprimin e burimit të dritës me energji më të madhe se W0 në pllakën e katodës bëhet lirimi


i elektroneve. Teprica e energjisë që merret nga fotoni manifestohet si energji kinetike e
elektroneve. Në mes të energjisë kinetike, “work function” dhe energjisë h 𑁦𝜗 ekzsiton një
lidhshmëri e tillë:
E = W0 + Ek (2)

Ku energjia kinetike shprehet si prodhim i ngarkesës së elektronit dhe tensionit frenues.

Ek = e 𑁦 U (3)

5
Elektronet me energji të caktuar kinetike lëvizin drejt pllakës së anodës. Aparatura, përkatësisht
skajet e anodës dhe katodës janë të lidhura me një çark. Në momentin që elektronet arrijnë
anodën e çarkut ngarkesa e tyre manifestohet si rrymë elektrike. Mirëpo, eksperimenti ynë ka
qëllim tjetër. Përmes tensionit frenues ne i ndalim elektronet në mënyrë që ato të afrohen afër
anodës, por jo të përfundojnë në të. Me këtë rast, elektronet kur dalin nga katoda lëvizin me
energji kinetike deri sa të afrohen tek anoda. Në momentin që ato frenohen si rrjedhojë e
tensionit frenues energjia kinetike e tyre bëhet 0 për një çast dhe pastaj kthehet në energji
potenciale (ligji i ruajtjes së energjisë). Më pas, elektronet kthehen prapë në drejtim të katodës.

- Koncept tjetër me rëndësi është “cut off frequency” nga gjuha angleze. Nëse frekuenca e dritës
monokromatike që bie në katodë është më e vogël se “cutoff frequency” atëherë nuk do të ketë
lirim të elektroneve. [4]
-Si përfundim, lirimi i fotoelektroneve varet vetëm nga frekuenca e dritës. Sa më e madhe
frekuenca aq më e madhe do të jetë energjia e fotoneve [5]. Pra, pavarësisht se intuita e fizikës
klasike na thotë se edhe intensiteti i dritës luan rol në lirimin e elektroneve, kjo nuk vlen. Me
rritjen e intensitetit të dritës vetëm rritet numri i fotoneve që godasin pllakën e metalit, por jo
edhe numri i elektroneve që emetohen.

6
Materialet dhe metoda

- Për të realizuar eksperimentin paisja “scientific h/e Apparatus” nga PASCO duhet të ketë pjesët
përbërëse:

➢ Aparatura h/e
➢ Burimi i dritës (Mercury Vapor Light Source)
➢ Voltmetri digjital
➢ Tre filtera (gjelbër, verdhë dhe një filtër të ndryshueshëm transmetimi)
➢ Thjerra difraktuese (Lens/Grating Assembly)
➢ Baza Mbështetëse (Support Base Assembly)
➢ Dy bateri 9-volt
➢ Aparatura e dritës (Light Aparature Assembly)

- Pjesa “Mercury Vapor Light Source” na shërben si burim drite. Pasi e ndezim dritën e lëmë të
nxehet për 5 minuta. Drita që vjen nga burimi kalon nëpër thjerrën difraktuese (Lens/Grating
Assembly). Aty ndodh interferimi i dritës me ç’rast shfaqen ngjyrat e spektrit. Matjet janë
realizuar me spektrin e parë të dritës.

- Ngjyrat e spektrit: e verdha, e gjelbëra, e kaltëra, e vjollca dhe ultravjollcë përshtaten në atë
mënyrë që të bien në hapjen/çarjen e aparaturës h/e.

- Voltmetri digjital ka funksion shumë të rëndësishëm. Me lidhjen e tij me aparaturën bëhet


matja e tensionit frenues.

- Tek matjet e ngjyrës së verdhë dhe të gjelbër janë përdorur filterat përkatës për të limituar
interferencën e frekuencave më të larta të dhomës.

-Për të pasur matje të suksesshme duhet që: dhoma të jetë e errët, gjatë matjeve është e
rëndësishme që vetëm një ngjyrë të bie në dritaren e fotodiodës. Vlera në voltmetër të merret pas
një kohe dhe të bëhet resetimi i voltmetrit pas ndërrimit të ngjyrës. Prandaj, gjatë eksperimentit
janë marrë parasysh të gjithë këta faktorë.

7
Figura 1: Aparatura e përdorur për realizimin e eksperimentit

Figura 2: Pamje gjatë realizimit të eksperimentit

8
Rezultatet dhe pasaktësitë e matjeve

- Llogaritja e konstantes së Planck-ut fillon me linearizimin e ekuacionit (3). Fillimisht, bëhet


zëvendësimi i ekuacionit (1) dhe (3) tek ekuacioni (2). Pra, ekuacioni merr këtë formë:

h 𑁦𝜗 = W0 + e 𑁦 U (4)

Linearizimi (y = m 𑁦 x + b) është bërë në këtë formë:


W0
- Tensioni frenues U është vlerë e varur (y), frekuenca 𝜗 është pjesa e pavarur (x), raporti

jep interceptin (b) dhe paraqet gradientin/pjerrëtësinë e drejtëzës. Pra, linarizimi i ekuacionit
duket:

W0
U= 𑁦𝜗 - (5)

-Matjet e tensionit frenues (stopping potential) për ngjyrat e spektrit janë paraqitur me formë
tabele.

Tabela 1: Vlerat e përdorura për V, 𝜗 & λ

9
- Matjet e përpunuara me programin CAPSTONE, përkatësisht raporti i frekuencës dhe tensionit
frenues janë paraqitur në formë të grafikut.

Figura 4: Grafiku i matjeve të realizuara, raporti frekuencë – tension

- Përmes metodës së katrorëve të vegjël është bërë llogaritja e vlerës së m dhe c. Kështu,
gradienti i drejtimit është llogaritur sipas:

𝑛∑𝑥 ∙ 𝑦 − ∑𝑦 ∙ ∑𝑥
𝑚=
𝑛 ∙ ∑ 𝑥 − (∑ 𝑥 )
(6)

Me llogaritje të mëtejshme matematikore fitohet vlera e gradientit:

m = 0.3829 𑁦 10 𝑉∙𝑠

10
Llogaritjet vazhdojnë me njehsimin e interceptit (pikëprerja me boshtin y):

∑𝑥 ∙ ∑𝑦 − ∑𝑥 ∙ ∑𝑥 ∙ 𝑦
𝑐=
𝑛 ∙ ∑ 𝑥 − (∑ 𝑥 )
(7)

Me llogaritje të mëtejshme matematikore fitohet vlera e interceptit:

𝑐 = −1.4962 𝑉

Pjerrtësia e drejtëzës apo raporti paraqet vlerën e kësaj konstateje. Pra, nga ekuacioni (6):

h=m∙ e (8)

h = 6.13 ∙ 10 J∙s

Së fundmi, bëhet edhe llogaritja e pasaktësive në matje. Fillimisht, gjejmë pasaktësinë në


gradient. Kjo e fundit njehsohet sipas:

𝑛
∙ ∑(𝑦 − 𝑚𝑥 − 𝑐)
𝛿𝑚 = 𝑛−2
𝑛 ∙ ∑ 𝑥 − (∑ 𝑥 )
(9)

Me njehësime të mëtejshme matematikore gjendet vlera e


pasaktësisë:

𝛿𝑚 = 0.0391 ∙ 10 𝑉 ∙𝑠

11
Tutje, llogarisim pasaktësinë në intercept me anë të:

1
∙ ∑(𝑦 − 𝑚𝑥 − 𝑐) ∙ ∑ 𝑥
𝑛−2
𝛿𝑐 =
𝑛 ∑ 𝑥 − (∑ 𝑥 ) (10)

Me njehësime të mëtejshme matematikore gjendet


vlera e pasaktësisë:

𝛿𝑐 = 0.263 𝑉

Pas llogaritjes së pasaktësive në gradient dhe


intercept, është rradha e njehësimit të konstantes së
Planck-ut.

Kjo pasaktësi llogaritet duke ditur pasaktësinë në


ngarkesën e elektronit sipas NIST [7] dhe
pasaktësinë e njehsuar në gradient:

𝜕ℎ 𝜕ℎ
𝛿ℎ = ∙ 𝛿𝑚 + ∙ 𝛿𝑒
𝜕𝑚 𝜕𝑒

Rrjedhimisht, konstantja e Planck-ut dhe pasaktësia


e saj e njehsuar është:

ℎ = (6.13 ± 0.62) ∙ 10 𝐽∙𝑠

Për dallim nga vlera e pandryshueshme e saj:

ℎ = (6.626 070 040 ± 0.000 000 081) ∙ 10 𝐽𝑠

12
Konkluzionet

- Përmes këtij eksperimenti kemi njehësuar vlerën e konstantes së Planck-ut dhe si përfundim
është arritur rezultat relativisht të kënaqshëm. Vlera e njehësuar kishte diferencë me vlerën e
saktë të konstante së Planck-ut për shkaqe të jashtme (si aparatura dhe operuesit).

13
Referencat

1. https://portal.if.usp.br/labdid/sites/portal.if.usp.br.labdid/files/he%20Apparatus.pdf
2. https://www.youtube.com/watch?v=0b0axfyJ4oo&ab_channel=OpenMind
3. https://www.khanacademy.org/science/ap-chemistry/electronic-structure-of-atoms-
ap/bohr-model-hydrogen-ap/a/photoelectric-effect
4. https://physics.info/photoelectric/
5. https://www.khanacademy.org/science/ap-chemistry/electronic-structure-of-atoms-
ap/bohr-model-hydrogen-ap/a/photoelectric-effect
6. https://www.youtube.com/watch?v=MFPKwu5vugg&ab_channel=ProfessorDaveExplain
s
7. https://physics.nist.gov/cuu/Constants/index.html (qasur më 08.01.2021)
Nga 1 -6, të gjitha qasur online, më: 03.01.2021.

14
15

You might also like