Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 42

PROJEKT

LENDA : GJUHE SHQIPE


KLASA: XC
O B J E K T I V A T : *Te njohim historine e gjuhes shqipe.

*Te informohemi mbi librin e par shqip.

*Te njohim dialektet e shqipes

*Te ilustrojme me tituj veprash shqiptare ne dialektin geg dhe tosk

*Te njohim leksikun e shqipes dhe shtresat e tij.

*Te njohim shtresat e leksikut sipas perdorimit dhe sipas burimit.

*Te mesojme si te pasurojme leksikun.

PUNUAN: Adelajda Vrapi: “Shembuj veprash ne dy dialektet e shqipes.”

Armonela Tafa:”Kongresi I drejtshkrimit”

Daniel Gjozi:” Historia e gjuhes shqipe”

Drita Gjozi:”Leksiku I gjuhes shqipe

Elda Xhalili:”Libri I pare shqip”

Eni Pilua:”Alfabeti I gjuhes shqipe- Kongresi I Manastirit”

Enkeleda Shehu:”Menyrat e te shkruarit nga te rinjte ne media”

Ergys Hoxha:”Shtresat e leksikut sipas normes”

Ermelinda Tafa:”Shtresat e leksikut sipas perdorimit”

Esteban Pilua:” Deshmite e par ate gjuhes shqipe”

Florjan Cala:”Leksikologjia dhe semantika”

Hyrgen Gjozi:”Toskerishtja”

Griselda Gjozi:”Gegerishtja”

Jorgen Vrapi:”Perhapja e gjuhes shqipe”

Klea Azizi:”Pasurimi I leksikut”


Klejdis Vrapi:”Huazimet”

Klejsi Vrapi:”Arkaizmat”

Kristjan Fejzo:” Dy dialektet e shqipes dhe dallimi mes tyre”

Rigelt Gjozi:”Leksiku vendas”

Sauel Gega:”Zhvillimi I shqipe ne ditet e sotme”

Paulina Gjozi:”Historizmat”

Shuaip Pleparaku:”Krijimi I fjaleve te reja”


KONGRESI I DREJTSHK
RIMIT T EGJUHES SHQIPE
Me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të
Tiranës (USHT) nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë zhvilloi
punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongres u përfaqësuan
gjerësisht forcat e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare. Aty ishin të pranishëm
87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia.

T E M A T IK A K R Y E SO R E E B I SE D I M E VE

Synimi i mbledhjes së Kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për
hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të
njësuar kombëtare. Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi
gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të
drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë
me normën letrare në përgjithësi.

P A R IM E T E P Ë R G J I T H SH M E

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare


kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore,
fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të
zhvillimit të gjuhës sonë letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit.
Duke ngritur në një shkallë më të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejtshkrimi i
sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e
trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e përvetësohen prej saj.
Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe
pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i
parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një
lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik,
domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis
njerëzve. Parimi fonetik synon vendosjen e një lidhjeje sa më të ngushtë midis trajtës së
shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimin letrar ka
variante të lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbështetet tek ajo trajtë që është
më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të shqipes
letrare.
Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i njësuar i shqipes mbështetet gjerësisht edhe në
parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit
trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore
të shkaktuara prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë. Parimi morfologjik
zbatohet kryesisht në ato raste, kur zbatimi i veçuar i parimit fonetik do të çonte në
errësimin a në prishjen e strukturës morfologjike e fjalëformuese të fjalëve; ai ndihmon
kështu për ta ruajtur sa më të qartë në shkrim këtë strukturë, si edhe njësinë e trajtave.
Duke pasur si bazë analogjitë morfologjike, parimi morfologjik lejon rrafshimin e
thjeshtimin sa më të madh të rregullave drejtshkrimore të shqipes dhe ndihmon që këto
rregulla të pasqyrojnë në mënyrë sa më organike zhvillimin e bashkëlidhur të strukturës
fonetike, morfologjike e fjalëformuese të gjuhës sonë letrare kombëtare.
Gërshetimi i parimit fonetik me parimin morfologjik në drejtshkrimin e shqipes plotësohet
edhe nga zbatimi i disa parimeve të tjera, siç janë parimi leksikor-kuptimor, ai historik-
tradicional etj. Fushat e zbatimit të këtyre parimeve janë më të ngushta dhe përfshijnë
anë të veçanta të drejtshkrimit.
Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe kurorëzon një etapë të gjatë përpjekjesh për
formimin e një gjuhe letrare të vetme e të përbashkët për gjithë popullin shqiptar dhe çel
rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe në pajtim me
zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës sonë kombëtare.

LISTA E DELEGATEVE T E KONGRESIT PER DREJTESHKRIMIN E


GJUHES SHQIPE :

 Prof. Aleks Buda, Historian në Institutin e Historisë të USHT, Tiranë


 Prof. Androkli Kostallari, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
 Prof. Bedri Dedja, Zv-Ministër i Arësimit dhe i Kulturës i RPSH, Tiranë
 Prof. Dhimitër Shuteriqi, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë
 Prof. Eqrem Çabej, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
 Prof. Idriz Ajeti, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë
 Prof. Josif Ferrari, Studjues arbëresh dhe profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit,
Bari
 Prof. Mahir Domi, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
 Prof. Shaban Demiraj, Pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë
të USHT, Tirane
 Dr. Petro Janura, Drejtor i Degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shkupit
 Dr. Rexhep Qosja, Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë
 Doc. Anastas Dodi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
 Doc. Dalan Shapllo, Pedagog i letërsisë shqiptare në Fakultetin e Historisë dhe të
Filologjisë të USHT, Tiranë
 Doc. Jup Kastrati, Pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
 Doc. Munir Reso, Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
 Doc. Stefan Prifti, Gjuhëtar, Tiranë

PUNOI: ARMONELA TAFA


LIBRI I PARE SHQIP (MESHARI)
Meshari është libri më i vjetër i botuar dhe përkthimi i parë liturgjik në gjuhën shqipe,
botuar më 1555.[3][4][5][6][7][8] Libri u përkthye nga prifti Gjon Buzuku në vitet 1554-
1555,[9] nga italishtja dhe latinishtja ka qenë i destinuar për t’u përdorur nga priftërinjtë
që vepronin në trojet shqiptare, gjatë shërbesave të tyre.[10] Njihet vetëm një kopje e
cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit, por supozohet se u botua në Venedik, i
shkruar në shqipen e kohës me alfabet latin gjysmë-gotik.

H I ST O R IA
Shkrimi i shqipes është shpjeguar nga historianët e gjuhës dhe filologët se nisi në sajë të
tolerancës dhe madje nxitjes nga Vatikani të përdorimit të gjuhëve vendëse në liturgjitë
katolike në Ballkan. Kjo nxitje vinte duke qenë se bota katolike përballej me dy
kërcënime: Reforma protestante dhe Islami.
Në hullinë Kundër-Reformës katolike, Buzuku nisi ta përkthente veprën më 20 mars 1554 dhe e
mbaroi me 5 janar 1555, gjatë Koncilit tridentin.] Ka qenë i destinuar për t’u përdorur nga
priftërinjtë që vepronin në trojet shqiptare, gjatë shërbesave të tyre] Kjo vepër u zbulua aty
rreth 1743 nga Imzot Gjon Kazazi në Kolegjin e Propagandës Fide, i cili e pagëzoi me
emrin Meshari, emër që i ka mbetur sot e kësaj dite. Vendosi të njoftonte menjëherë përmes
një letre Atë Gjergj Guxetën, rektorin e seminarit arbëresh të Palermos. Pas pothuaj një shekulli
letra e Kazazit dërguar Guxetës u shpluhuros nga peshkopi Giuseppe Crispi. Pas një fushate
kërkimore që nisi më 1909, u rizbulua nga peshkopi arbëresh Pal Skiroi.
Skiroi lajmëroi të përkohshmet e kohës se do t'i bënte një studim veprës që më pas ta rishtypte,
lajm ky që bëri bujë dhe shtyu françeskanët në Shkodër që të porositnin tri kopje
fotografike. Më 1930 gjuhëtari françeskan Justin Rrota solli kopjen e parë fotografike të librit
në Shqipëri, dhe qe ndër studjuesit e parë të veprës.

PËRMBAJTJA
Që në kohën e Kazazit, libri ishte i cungët; në gjendjen e parë vepra kishte 110 fletë ose 220
faqe, prej të cilave kishin mbijetuar 94 fletë ose 188 faqe. Tetë fletët e para që i mungojnë do të
kenë patur frontespicin, titullin, vendin e botimin dhe mbase prejardhjen e vetë autorit.Në
parathënien e librit të Buzukut mësojmë drejtpërdrejtë për autorin e tij, për kulturën e tij
shpirtërore dhe për përgatitjen e librit, por në mënyrë indirekte edhe nga vetë gjuha e tekstit
dhe dialekti i shkrimit, i cili është gegërishtja.
Ky libër përmban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës prandaj u quajt Meshar. Pjesën e tre të
katërtave të veprës, Çabej e vëren që përmban "oficen e vogël të Zonjës, të shtatë psalmet
pendestare, litanitë e shenjtvet, disa copë nga të ritualit e të katekizmit dhe meshët e së
kremteve kryesore të vitit".

PUNOI: ELDA XHALILI


SHTRESAT E LEKSIKUT SIPAS
PERDORIMIT
Bazuar ne shpeshtesin e perdorimit te fjaleve ne gjuhe ,dallohen dy shtresa fjalesh:shtresa active dhe
shtresa pasive. Shtresa aktive ose fjalori aktiv perfshin fjalet qe jo vetem njihen nga folesi por edhe
perdoren prej tyre ne jeten e perditshme,si p.sh

fjalet:i bukur,diell,nene,kam,kohe,etj. Shtresa pasive ose fjalori pasiv,perbehet nga ato fjale qe s'njihen
prej te gjitheve ose,megjithese njihen,nuk perdoren dhe ne vend te tyre perdoren fjale te tjera,si
p.sh.,fjalet:dac,freze,lepitke,tyl,vatan,tabare, krrej,etj.

Ne grupin e madh te leksikut pasiv dallohen dy nengrupe:

1. Shtresat e vjeteruara

2. Shtresa e neologjizmave

• Shtresa e vjeteruar e leksikut

Ne shtresen e vjeteruar te leksikut futen arkaizmat(nga greq.arhaios”i vjeter”),te cilat jan fjale ose
forma te vjetra fjalesh qe kane dale nga perdorimi ,por mund t’i ndeshim ne veprat letrare per qellime
stilistike. Arkaizmat kane dale nga perdorimi per shkak se kane dale fjale te tjera per te emertuar po ato
dukuri ose sepse thjesht nuk perdoren me,si p.sh.,fjalet e meposhtme qe jane perdorur me pare:

• Ager”gomar”;

• Perderes”lypes”;

• Fejej”gaboj”;

• Hijez,ombreme”cader”;

• Mesonjes”mesues”;

• Regjeni”mbreteri”;

• Rigjenoj”mbreteroj”;etj.

Ne shtresen e vjeteruar te leksikut hyjne dhe historizmat.Historizmat jane fjale qe lidhen me fatin e
sendit a te konceptit qe emertojne,me perdorimin e tij ne etapa te caktuara historike,ekonomike e
kulturore.Sot ato perdoren per te dhene me vertetesi nje periudhe te caktuar historike.Historizma jane
fjale te tilla si:

aga;bej;breshane(pushke);kaza(njesi
administrative);kajmekan(zv.prefekt);grosh(monedh);bekci(rojtar);heshte;verging,etj.
Fjalet e vjeteruara nuk bejne pjese ne leksikun e gjuhes standarde.Ato perdoren me vlera stilistike te
vecanta ,si p.sh.,per te dhene kohen dhe atmosferen historike,per te dhene ngjyrimin e mjedisit,per
karakterizimin e gjuhes se personazheve etj.

• Shtresa e fjaleve te reja(neologjizma)

Zhvillimi I panderprere I ekonomise,I treatise,I transportit,I teknikes dhe I shkences kerkon ditadites

nga gjuha plotesimin e fjalorit te saj e me shprehje te reja,te domosdoshme per

veprimtarine politike,ekonomike,shoqerore e kulturore.Per te plotesuar keto kerkesa,ne gjuhe

lindin neologjizmat.Lindja e fjaleve te reja nxitet edhe nga vjeterimi e dalja jashte perdorimit e

shume fjaleve ekzistuese.

• Vecorite e neologjizmave:

1. Ndertohen me lenden e gjuhes Antares dhe formohen duke u mbeshtetur ne pasurine e

gjuhes sipas ligjeve te saj.

2. Kane karakter historik.Ato jan te tilla vetem per nje kohe te caktuar;kur fjalet e reja

shtrihen ne perdorim te gjere,nuk mbeten me neologjizma,si p.sh.,cilesi

kyreqytet,memedhe,ndergjegje qene neologjizma ne kohen e Rilindjes Kombetare

,ndersa tani nuk trajtohen me te tilla.

3. Mund te kene burim popullor dhe atehere krijuesi I tyre mbetet anonim, por shume here

ato krijohen nga autore.

4. Nuk hyjne menjehere ne leksikun e gjuhes standarde ,por ne menyre te natyrshme e

shkalle-shkalle,sepse ndryshe brezat njerezore nuk do te merreshin vesh ndermjet tyre.

• Leksiku sipas fushes se perdorimit

Sipas fushes se perdorimit ,leksiku I nje gjuhe mund te ndahet ne dy grupe te medha:

1. Leksiku I pergjithshem

2. Leksiku special

Leksiku I pergjithshem permbledh fjalet e zakonshme te gjuhes se perditshme,fjale qe

perdoren ne te gjitha fushat e jetes shoqerore.

Leksiku special perfshin fjalet profesionale dhe terminologjine.


Njerez qe punojne ne fusha te vecanta,sipas profesionit qe ata kryejne,njohin e perdorin fjale

te mjeshterise se tyre ,qe ndryshe njihen si leksiku terminologjik,I cili perfshin vetem fjalet qe

perdoren ne nje fushe te caktuar te shkences,te teknikes,te prodhimit,te artit,etj.Keto fjale te

vecanta ,qe kane kuptime speciale,quhen terma,si p.sh:

Jane specifike per piloted fjalet: Pikiate, pilotazh,gjuajtes etj.


Per blegtorine fjalet: Cile,mezoj,kerrabe etj.
Per studentin fjalet: Auditor,leksion,seminar etj.

PUNOI : Ermelinda Tafa


LEKSIKOLOGJIA DHE SEMANTIKA
Leksikologjia është degë e gjuhësisë që studion fjalët (leksikun) e një gjuhe. Kjo mund të përfshijë
natyrën e tyre dhe funksionin si simbol, [1] i tyre do të thotë, marrëdhënien e kuptimit të tyre me
epistemologjinë në përgjithësi, dhe rregullat e përbërjes së tyre nga elementet më të vogla (morfemat
dhe fonemat si njësi themelore të tingullit). Leksikologjia gjithashtu përfshin marrëdhënie midis fjalëve,
të cilat mund të përfshijnë semantikën, derivimin, përdorimin dhe dallimet sociolinguistike si dhe çdo
çështje tjetër të përfshirë në analizimin e tërë leksikut të një gjuhe.

Termi për herë të parë u shfaq në vitet 1970, megjithëse kishte leksikologë në thelb përpara se të
shpallej termi. Leksikologjia kompjuterike është një fushë e ndërlidhur (në të njëjtën mënyrë siç është e
ndërlidhur gjuhësia llogaritëse me gjuhësinë) që merret me studimin llogaritës të fjalorëve dhe
përmbajtjes së tyre.

Një shkencë shumë e ndërlidhur me leksikologjinë është leksikografia, e cila studion edhe fjalët, por
kryesisht në raport me fjalorët - ajo ka të bëjë me përfshirjen e fjalëve në fjalorë dhe nga ky
këndvështrim edhe në tërë leksikun. Ndonjëherë leksikografia konsiderohet të jetë një pjesë ose një
degë e leksikologjisë, por që në fakt, vetëm leksikologët që merren me përgatitjen e fjalorëve janë
leksikografë në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Disa e konsiderojnë këtë si një dallim mes teorisë dhe
praktikës.

Semantika (nga greqishtja e vjetër sēmantikós, "domethënës") [1] është studimi gjuhësor dhe filozofik i
kuptimit në gjuhë, gjuhë programimi, logjikë formale dhe semiotikë. Ajo merret me studimin e
marrëdhënieve midis shenjuesve - fjalëve, frazave, shenjave dhe simboleve - si dhe me atë se çfarë ato
synojnë në realitet, emërtimit të tyre.
Në fjalorin shkencor ndërkombëtar semantika quhet edhe semasiologji . Fjala semantikë u përdor për
herë të parë nga Michel Bréal, filolog francez. Ajo tregon një gamë të ideve - nga të njohura deri tek
shumë teknike. Shpesh përdoret në gjuhën e zakonshme për të treguar një problem të të kuptuarit që
bie në zgjedhjen e fjalëve ose konotacionin. Ky problem i të kuptuarit ka qenë objekt i shumë pyetjeve
zyrtare, për një periudhë të gjatë kohore, veçanërisht në fushën e semantikës formale. Në gjuhësi, është
studimi i interpretimit të shenjave ose simboleve të përdorura në agjenti ose bashkësi brenda
rrethanave dhe konteksteve të veçanta. Brenda kësaj pamjeje, tingujt, shprehjet e fytyrës dhe gjuha e
trupit kanë përmbajtje semantike (domethënëse) dhe secila përfshin disa degë të studimit. Në gjuhën e
shkruar, gjëra të tilla si struktura e paragrafit dhe pikësimi kanë përmbajtje semantike; format e tjera të
gjuhës kanë përmbajtje tjetër semantike.
Studimi zyrtar i semantikës kryqëzohet me shumë fusha të tjera të hulumtimit,
përfshirë leksikologjinë, sintaksën, pragmatikën, etimologjinë dhe disa të tjera. Në mënyrë të pavarur,
semantika është gjithashtu një fushë e përcaktuar mirë në vetvete, shpesh me veti sintetike. [4] Fushat e
mëtutjeshme të ndërlidhura përfshijnë filologjinë, komunikimin dhe semiotikën. Prandaj, studimi zyrtar i
semantikës mund të jetë i shumëfishtë dhe kompleks.
PUNOI: Florian Cala
GEGERISHTJA
Gegërishtja ose dialekti gegë (Geg. gegnisht) është njëri nga
dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë,
në Kosovë, në Maqedoni si dhe në Serbi dhe Mal të Zi.

P REJARDHJA E F JALËS ]

Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegëri dhe gegë, mendon se duhet kërkuar
tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se : Përtej maleve të Akrokeraunit
banojnë gjigantët. Sipas Pashko Vasës, fjala gjigas, në greqisht do të thotë
gjigant, vigan. Për argumenti jep një shkresë në të cilën ndër të tjera thotë se
fjala Gjigaj (Gjikaj) dhe Gegaj, - janë i njëjti emër dhe kanë të njëjtin kuptim si në
shqip po ashtu edhe në greqisht.

N ËNDIALEKTE
Gegërishtja në vetvete ka 2 nëndialekte, që gjeografikisht ndahen te lumi
Shkumbin. Gegerishtja veriore shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë,
në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakoves, në Kosove, në Maqedonin , në
Dukagjin, në Malesi të Madhe (në të dy anet e kufirit), në Shkodër e në rrethinat
e saj, në krahinën e Krajes dhe të Ulqinit; ndërsa gegerishtja jugore shtrihet në të
majtë të Matit: në zonat e Elbasonit, të Durresit, të Tironës, të Krujës, të Matit, të
Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonisë Perendimore, prej Dibre deri në Shkup e
Kumanove. "Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi
Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në
perëndim.Duke vazhduar më tej me ndarjen dialektore të dialektit gegë, vihen re
grupe të mëdha të folmesh që kanë karakteristikat e mëposhtme:
G EGËRISHTJA VERILINDO RE
Grupet e vjetra kl,gl janë reduktuar në k,g: klumsht-kumsht, gluni-guni.
Emrat mashkullorë që mbarojnë me k,g,h kur shquhen marrin mbaresën-i: mik-
miki, zog-zogi,krah-krahi.
Koha e pakryer formohet me mbaresën -shna (ardhshna) për vetën e parë dhe -
ke (ijke) për vetën e tretë njëjës
(vrajke).
G EGËRISHTJA VERIPERËN DIMORE
Grupet e vjetra kl,gl kanë dhënë përkatësisht kj,gj. klumsht-kjumsht, gluni-gjuni.
Grupi fsh është thjeshtuar në sh:kjofsha-kjosha.
Rrjedhorja e emrave femërorë njëjës të shquar del me -et: mish lopet.
Veta e parë shumës e foljeve, koha e kryer e thjeshtë, del me -me, kurse veta e
tretë me -ne: dulme, dulne.
G EGËRISHTJA QENDRORE
Zanorja i e theksuar ka dhënë ej,aj,oj: shpi-shpaj.
Zanoren y, në këto të folme, e gjejmë i dhe e: gjymës-gjims: krypë-kripë
Bashkëtingëllorja g është kthyer në gj: gur-gjur; giuha-gjuha
G EGËRISHTJA E S HQIPËRISË SË M ESME
Ka si veçori karakteristike përdorimin e përemrave pronorë:im,ime,tat,tate: çuni
im, çunin tat, goca ime, gocën tate;
forma të rasës vendore: n malt.

V EÇANTI TË GEGËRISHTE S [
P ASK AJORJA
Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue). Kjo veçanti e
gegërishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore
të gjuhës standarde në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në
standard lidhet me vetën dhe kohën (e tashme: p.sh. të punoj d.m.th. unë të
punoj, të punosh d.m.th. ti të punosh etj., dhe e pakryer: të punoja, të punoje,
etj.) ndërsa paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse.
Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: "To Be or
Not To Be" (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë Ti, të jesh apo të mos
jesh, por thotë, pa iu drejtuar asnjë vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a
mos me qenë” (ose në variante më të skajshme: "me kânë a mos ke kânë").
Ndërkaq, një përkthim i tipit "për të qenë apo për të mos qenë" nuk tingëllon
shqip.
F OLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE
Megjithëse veprore, në gegërishte, shumë folje, si “me ardhë/vij”, në të kaluarën
dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me qenë/jam”. P.sh. “Jam
ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen edhe si
në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur
në Kosovë.
Z ANORET HUNDORE
Zanoret hundore (â, ê, î, ô, ŷ, û) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u
mësuar si dialekt (për shqiptarët) ose gjuhë e dytë.

PUNOI: Griselda Gjozi


MENYRAT E TE SHKRUARIT DHE
GABIMET NE MEDIA
Gjuha standarde në media: Drejtshkrimi, viktimë e gazetarëve

Për tu analizuar të gjitha aspektet e përdorimit të gjuhës standarde në media, mbase do të duhej një
studim më i gjatë dhe më voluminoz, me rezultate më konkrete dhe me udhëzime më të qarta. Sigurisht
që kjo do të duhet të bëhej duke kyçur në mënyrë të drejtpërdrejtë studiues të gjuhës që e njohin me
përpikëri drejtshkrimin dhe normat e standardit të gjuhës shqipe dhe duke pasur parasysh gramatikën e
zhvilluar të saj.

Prandaj ne atë e lëmë në duart e mjeshtërve të gjuhës. Analiza që është bërë, është për atë se si
“kapen” gabimet gjuhësore nga këndvështrimi i lexuesve që e njohin drejtshkrimin në një nivel të
kënaqshëm, e përdorin drejtë gjuhën dhe “ua vrasin syrin” lëshimet naive të mediave. Natyrisht që do ta
trajtojmë pakujdesinë e skajshme dhe të patolerueshme të disa gazetarëve dhe mediave.

Gabime, nuk ka dyshim që bëhen. Me shtimin e numrit të mediave, me mungesën e kuadrove


profesionale, redaktorëve e lektorëve, shtohen edhe gabimet. E, me anonimitetin e gazetarëve, shtohen
edhe niveli i papërgjegjësisë.

GABIMET ME TE SHPESHTA:

Ë dhe Ç te injoruara

Gjithkujt, me gjasë, i ka rënë në sy zëvendësimi i “ë” dhe “ç” me “e” dhe “c”, fenomen shumë i
pranishëm në media. Parimi bazë i gjuhës shqipe dhe alfabetit të saj “një shkronjë, një tingull”
bie përtokë. Definicioni që thotë se “gjuha shqipe lexohet ashtu si shkruhet”, në këtë rast, nuk
vlen më. Shmangia e këtyre tingujve në të shkruarit gjatë komunikimit të zakonshëm në jetën e
përditshme është shumë e ndikuar edhe nga shprehia e përdorimit të tastierës së telefonave
celularë. Në opsionin “automatik”, tastiera është në gjuhën angleze dhe mungojnë “ë” dhe “ç”.
Ato mund të shtypen vetëm nëpërmjet disa lëvizjeve manuale shtesë. Në fakt, bastardimi i
drejtshkrimit në aspektin e injorimit të këtyre dy shkronjave filloi pikërisht me përdorimin masiv
të kompjuterëve dhe është përkeqësuar pikërisht me zhvillimin e tyre

MUNGESA E “ë” ne fund te fjales per shumesin.

Mbase kjo është një nga rregullat që një pjese të lexuesve nuk u bie aspak në sy, por për
njohësit e mirë të gjuhës, është ndër gabimet që bëhet më shpesh. Shumë herë gabimi bëhet te
emrat e gjinisë mashkullore që shënojnë frymorë, duke mos i kushtuar rëndësi nëse bëhet fjalë
për emër në njëjës ose në shumës.

Një punëtor – Disa punëtorë

Një doktor – Disa doktorë

Një profesor – Disa profesorë.

Përdorimi i fjalëve të huaja

Gjuhëtarët, me të drejtë, janë të revoltuar edhe nga integrimi i “paligjshëm” i fjalëve të huaja
në gjuhën e shkruar në media. Mbase mediat këtë e bëjnë me tendencën për t’u dukur më të
emancipuar, më bashkëkohorë dhe më pro-perëndimorë. Por si duket, janë shumë pak të
vetëdijshëm për dëmin që i bëjnë gjuhës. Shqipja ka dy dialekte bazë dhe disa “të folme”
krahinash. Ka mijëra fjalë me prejardhje krahinore që “presin” të hynë në fjalorin standard dhe
të pasurojnë gjuhën. Fjalët e huaja zakonisht integrohen kur gjuha tjetër është në zhvillim e
sipër dhe nuk ka mjaftueshëm fjalë autoktone për të emërtuar gjërat, frymorët ose fenomenet.
Kjo nuk vlen për shqipen. Publiku është familjarizuar aq shumë me disa nga fjalët e huaja që
përdoren më shpesh në media, sa nuk i bëjnë më përshtypje dhe i tingëllojnë si të zakonshme.

– Envajërnment (environment) – Mjedis

– Bulizëm (bullying) – Ngacmim, të ngasësh dikë

– Suport-im (support) – Mbështetje

– Start – Fillim

– Adapt – Përshtatje, përvetësim

PUNOI : Enkeleda Shehu


LEKSIKU I GJUHES SHQIPE
Tërësia e fjalëve të gjuhës shqipe, që në fillimet e saj e deri në ditët tona. Shtresohet sipas disa kritereve:
Pjesën thelbësore të tij e përbën shtresa vetjake e shqipes, e cila përfshin, veç fjalëve rrënjë të
trashëguara nga gjuha indoevropiane” (si at, bir, diell, dimër, motër, natë, i butë, i vogël, mirë, bëj, çel,
ha, kamj jam, etj.), edhe gjithë ato fjalë që janë formuar brendapërbrenda gjuhës sonë gjatë shekujve.
Huazimet e kalket nuk ia kanë ndërruar mëvetësinë L. të Gj.Sh. Fjalët e huazuara, që shqipja i ka marrë
në periudha të ndryshme për shkaqe historike, gjeografike e kulturore, i ka përvetësuar duke ia
nënshtruar sistemit të vet fonetik, gramatikor, leksikor e fjalëformues. Të tilla janë huazimet nga
greqishtja e vjetër, nga latinishtja, nga sllavishtja, nga turqishtja etj., huazimet nga gjuhët neolatine etj.
Një pjesë e huazimeve janë ndërkombëtare.

Në L. e Gj.Sh. pjesën kryesore e përbëjnë fjalët që njihen e përdoren nga të gjithë folësit e shqipes, por
në të hyjnë edhe fjalët me përdorim të kufizuar, si fjalët krahinore (p.sh. gacë, keçe, kumbullore, micë,
qeramidhe etj.), fjalët e vjetruara (p.sh. bravare, kryepldk, shishane, vërgji etj.), fjalët profesionale etj.
Leksiku në përgjithësi është pjesa më e lëvizshme e gjuhës, sepse u përgjigjet më drejtpërdrejt
ndryshimeve të jetës politike, shoqërore, ekonomike e kulturore të popullit, ndryshimeve në shoqëri e
në natyrë. Si fjalët në tërësi, ashtu edhe kuptimet e vlerat e tjera stilistike, emocionale etj., janë në
lëvizje të pandërprerë. Fjalë e kuptime kohë pas kohe dalin nga përdorimi, të tjera, më të shumta, lindin
e pasuçojnë leksikun e gjuhës sonë. Leksiku i gjuhës së sotme letrare shqipe është shumë i pasur e
zgjerohet pa pushim me /jalë e kuptime të reja. Ai mbështetet gjerësTsht te gjuha popullore. Pronë e tij
bëhet çdo fjalë e çdo kuptim me vlerë, pavarësisht nga krahina ku ka lindur ose nga ai që e ka krijuar.
Krahas fjalëve popullore, një ndihmesë të madhe për pasurimin e leksikut të gjuhës sonë letrare
përbëjnë edhe krijimet e shkrimtarëve, të gazetarëve, të veprimtarëve politikë e shoqërorë, të njerëzve
të kulturës etj. Në ditët tona bëhet një punë e gjerë dhe e organizuar për pastrimin e leksikut të gjuhës
së sotme letrare shqipe nga lënda e huaj e panevojshme dhe për pasurimin e tij me fjalë popullore e me
krijime të reja. Për njohjen e tij pas Çlirimit janë bërë mbi 300 ekspedita sipas një plani perspektiv.
Ekspedita janë organizuar edhe te shqiptarët në Kosovë, si dhe te arbëreshët e Italisë. Vitet e fundit
është shpallur aksion kombëtar mbledhja e fjalëve dhe e shprehjeve popullore. Kartoteka e Leksikut të
shqipes, ku ruhet gjithë visari leksikor i mbledhur nga goja e popullit dhe nga vjelja e botimeve, ka sot
mbi 3 milionë skeda. Në_ L. e Gj.Sh. si një pjesë e veçantë hyn edhe frazeologjia e gjuhës shqipe . Me
studimin e leksikut merret leksikologjia . Ai pasqyrohet në fjalorë të tipave të ndryshëm.

PUNOI: Drita Gjozi


GJUHA STANDARTE DHE DALLIMI
MES DY DIALEKTEVE
Gjuha standarde shqipe, shqipja standarde ose gjuha letrare kombëtare pa dyshim se
është një arritje jashtëzakonisht e madhe e kombit shqiptar. Kjo arritje me rëndësi kolosale
është rezultat e fryt i përpjekjeve historike të atdhetarëve, shkrimtarëve, gjuhëtarëve,
arsimdashësve, gazetarëve etj., përpjekjet e të cilëve nisën shumë më herët se 1944-ta dhe
jo thjesht rezultat, arritje a fryt i një akti të vetëm administrativ, siç është Kongresi i
Drejtshkrimit (1972, Tiranë).

Shqipja standarde ose gjuha letrare kombëtare është gjithashtu pasuri e mbarë kombit
tonë, pavarësisht nga kufijtë shtetërorë e rendet politike. Shqipja standarde nuk është
thjesht gjuhë zyrtare e shtetit shqiptar, por ajo flitet po ashtu nga shqiptarët në trojet e
veta në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu, ndërsa diaspora jonë ka qenë historikisht në
radhët e para të përpjekjeve për këtë gjuhë.

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar, si varianti më i përpunuar i gjuhës së


popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI – XVIII, por
përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX.

Në vitin 1824 u fillua puna për t’u krijuar alfabeti shqip. Në kuadër të programeve të këtilla,
mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët
e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe u zhvillua një
veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.

Në vitin 1879 iu dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me
synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe,
që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe”, i botuar më 1904.

Gjatë kësaj periudhe përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar
jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve
dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur ishte njësimi i alfabetit.
Deri atëherë, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e
zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e
Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Në këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u
vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar
me nëntë diagrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja me shenja diakritike
(ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lirë edhe
përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ia lëshoi vendin
alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.

Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u
mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës
letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh,
krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy
varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes
toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat
ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.

Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan
më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan të zbatoheshin deri në
Luftën e Dytë Botërore.

Pas Luftës së Dytë Botërore, puna për njësimin e gjuhës letrare kombëtare dhe të
drejtshkrimit të saj, nisi të organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të
posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu u hartuan disa projekte në vitet
1948, 1951, 1953 dhe 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin
1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.

Më 196, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e


drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare.

Gjuha standarde shqipe mbështetet kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në


sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.

Me rëndësi të madhe është ajo se gjuha jonë letrare është gjuhë kombëtare. Ajo ka kaluar
me sukses një stazh të gjatë pranimi si gjuhë e folur e kombit, gjuhë e letrave shqipe dhe e
mjeteve të komunikimit masiv.

Pas Kongresit të Drejtshkrimit janë botuar edhe një varg veprash të rëndësishme, që
kodifikojnë normat e gjuhës standarde shqipe, siç janë: “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”
(1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori
drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe: Morfologjia
(1995), Sintaksa (1997)” etj.
Gjuha shqipe përbëhet nga shumë dialekte, të ndara në dy grupe
kryesore: Gegërisht dhe Toskërisht. Lumi Shkumbin është përafërsisht vija ndarëse
gjeografike, me Gegërishten të folur në veri të Shkumbinit dhe Toskërishten në jug.

KRAHASIMI

Standard Toskërisht Gegërisht (perendim, Lindje)

Shqipëri Shqipëri Shqypní / Shqipni

një nji nji / njâ / njo

nëntë nëntë nândë / nânt / nân

është është âsht / â, osht / o

bëj bëj bâj

emër emër êmën

pjekuri pjekuri pjekuni

gjendje gjëndje gjêndje / gjênje


zog zog zog, zëq / zëç / zëg

mbret mbret mret / regj

për të
për të punuar me punue / me punu
punuar

rërë rërë rânë

qenë qënë kjênë / kênë / kânë

dëllinjë enjë bërshê

baltë llum lloq, llok

fshat fshat katun

qumësht qumësht tâmël / tâmbël

cimbidh mashë danë

mundem mundem mûj / mûnem, munëm / mûnëm

PUNOI: Kristian Fejzo


DESHMITE E PARA TE GJUHES
SHQIPE
Dokumentet e para të shqipes së shkruar janë:

1. Formula e Pagëzimit (1462)


2. Fjalori i Arnold fon Harfit (1497) dhe
3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i shek. XV - fillimi shek. XVI)
Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden
edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.Pas këtyre 3
dokumenteve janë gjetur edhe dokumente të tjera por që kanë qenë disa vite më vonë.

F ORMULA E P A GËZIMIT (1462)


Më i vjetri ndër këta tri dokumente është "Formula e pagëzimit". Ajo i përket vitit 1462 dhe është
një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.

Pjesa e tekstit ku shkruhet në shqip.


Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një
vizite në dioqezën e tij, gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë, prandaj
vendosi të mbajë një kuvend për t'i tejkaluar vështirësitë. Kuvendi u mbajt më 8 nëntor 1462 në
kishën e Shën Trinisë së Matit. Nga ky kuvend, Pal Engjëlli përpiloi veprën Rregullat (1462) ku
gjendet edhe dëshmia e parë e shqipes së shkruar. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte
leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t'i dërgonin fëmijët në kishë, t'i
pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në këtë ceremoni "Formulën e pagëzimit" që është:
“Vnte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”. Ky tekst sot do të ishte shkruar: Unë të
pagëzonj në emër të atit e të birit e të shpirtit shenjt.
Formula ka rëndësi vetëm për historinë e gjuhës dhe jo për vlerat letrare dhe është shkruar në
dialektin e veriut me shkronja latine. Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa
shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh
se shkrimi i shqipes duhet të ketë pasur një traditë më të vjetër, ku janë mbështetur të
dy, si shkruesi i kësaj formule ashtu edhe Buzuku. Dokumenti u zbulua në 1915 nga
historiani rumun Nikolla Jorga në Bibliotekën Laurentiana të Firencës.

F JALORTHI I A RNOLD VON H ARFIT (1497)

Faqja ku gjenden fjalët shqipe tek leksiku i Arnold von Harfit.


Arnold von Harfi është autori i dytë që na la dokumentin Fjalorth shqip-gjermanisht të
shkruar më 1497.
Arnold von Harfi ishte një kalorës i huaj nga Köln, Gjermani. Më 1496 nisi shtegtimet e
gjata për të vizituar vendet e shenjta në Palestinë. Kaloi me anije nëpër detin Adriatik
dhe më 1497 u ndal në viset shqiptare si në Ulqin, Durrës e Sazan. Duke i shëtitur këto
vende, ra në kontakt me shqiptarët. Nga nevoja për të komunikuar me popullatën
vendase, shënoi disa fjalë të gjuhës shqipe, gjithsej 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12
numërorë. Për t'i mbajtur mend më mirë, pranë fjalës shqipe shënoi edhe atë gjermane.
Në këtë mënyrë përpiloi një fjalor të vogël që ne e quajmë Fjalorth shqip-
gjermanisht. Fjalori ra në harresë për një kohë të gjatë. Më 1860 e zbuloi von Grote dhe
po atë vit e botoi.
Edhe ky dokument ka rëndësi vetëm për gjuhësinë, vërteton veçoritë e dialektit të veriut
nga është vjelur leksiku. Autori për shkrimin e gjuhës shqipe përdor alfabetin latin të tipit
gotik.

P E R IK O P E J A E U NG J I LL IT TË P A SHK Ë S ( FU ND I I SH. XV- F IL LI M I SH . XVI


Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i shek. XV-fillimi shek. XVI) është dokumenti i
tretë i shqipes së shkruar. Ai i përket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI.
Përkthyesi i këtij teksti biblik nuk e ka shënuar as emrin e mbiemrin e vet, as datën se
kur e ka përkthyer këtë tekst, prandaj çdo gjë për këto dy komponenta me rëndësi për
çdo vepër mbeten në suazat e supozimeve. Është menduar se duhet të ketë qenë një
prift grek që ka ditur pak shqip, por Kolë Ashta është i mendimit se ka qenë një shqiptar
pse greqishten e shkruan me më shumë gabime se shqipen. Autori ka përkthyer një
tekst të shkurtër biblik nga pjesa Ungjilli i Shën Mateut, kaptina XXVI, paragrafet 62-66.

1... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
2... ... ... ... ... ... ... ... ... ... .prej shin Matthe
3. ungjill, anagnosmë: evan(gjel) shintë e Premte e Madhe.
4. e më nesër, që (n)esër, që ishte më të Prempte, u mbë-
5. lodhi e priftëri edhe farisej e thanë Pilati(t):
6. Zot e kujtuam se ai u plan; edhe kur i(sh) engj-
7. allë, tha se pre tre dit përiremi, urdhuro
8. ashtu, nqiellshi Zot t'u mbilletë varri mos pikej
9. e vinëj natë(n) ai avtu mathitai e vjedhin
10. ata pra thonë lausit se u ngre se vdekuri
11. e është ma kejq se prapa e kejqe se para.
12. Pra tha Pilati: kejni kustodhi prinin mbi-
13. llë(ni) varrënë si e pat e sfragjiseni gur me të
14 gjithë kustodhie. Shum vjetë, zoti nun.

Dokumenti ka vlerë gjuhësore pse është përkthimi i parë në dialektin e toskërishtës dhe
autori ka përdorur alfabetin grek për përkthimin e saj. Këto fakte tregojnë se gjuha
shqipe në atë kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por
edhe në Shqipërinë e Jugut. Dokumentin e gjeti Spiridon Lambrosi në Bibliotekën e
Milanos më 1906.

PUNOI: Esteban Pilua


HISTORIA E GJUHES SHQIPE
Historiku i gjuhës letrare shqipe. Po qe se e ndjekim fillin dhe zhvillimin e kulturës
së një populli, posaçërisht formimin e gjuhës së tij letrare, do te shohim se bazën e
asaj gjuhe do të gjejmë në gjuhën popullore, siç do t'ia gjejmë edhe shqipes. Mirëpo,
rruga e fati i zanafillës dhe i zhvillimit të gjuhës sonë në përgjithësi, si dhe i gjuhës
letrare të saj në veçanti, ndonëse shekuj me radhë nën zgjedhën e robërive të
njëpasnjëshme, ka pasur një ecuri të veçantë. Gjuha popullore shqipe, pasardhësja
e lirishtes, ndonëse mjaft e ngarkuar me huazime të shumta nga gjuhët me të cilat,
ku më shumë e ku më pak, ishte në kontakt gjatë shekujve, u bë bazë e gjuhës
letrare. Me të populli ynë gjatë shekujve ka ruajtur individualitetin dhe indetitetin e tij
kombëtar; me anë të saj ka k rijuar vepra tëndryshme artistike gojore të shkruara.
Shkrimet në gjuhën tonë kanë një traditë të gjatë. Kështu, për sa dihet gjer më sot,
në shekullin XVI shkruan vepra: Gj. Buzuku (1555) e L. Matrënga (1592) e më vonë
vijojnë P.Budi, F. Bardhi, P.Bogdadni T. Kavalioti etj. Këto vepra, me gjuhën e tyre,
dëshmojnë për faktin se gjuha jonë tanimë kishte përvijuar mjaft qartë një strukturë
dialekto-territoriale, që është tipike për kushtet e feudalizmit dhe që përbën fazën e
dytë në procesin e evolucionit të dialekteve. Këto janë përpjektjet e përgjithësimit në
shkallë të një grupi të folmesh a nëndialekti. Kështu monumentet e njohura të
shqipes të shekujve XVI-XVIII, që u shpëtuan rrebesheve të kohës, e që nuk janë
me siguri të parat e gjuhës sonë, i takojnë periudhës PARAKOMBËTARE të gjuhës
letrare shqipe. Këtë e përcaktojnë sa tiparet gjuhës aq edhe funksionet shoqërore të
saj, meqenëse në të mbizotëronte funksioni fetar.
Hapi i parë i kalimit nga faza para e gjuhës letrare në fazën kombëtare mund të
merret ,,Evetari i Naum Bredhit-Veqilharxhit, i gjysmës së parë të shekullit XIX, e
posaçërisht viti 1860, kur K.Kristoforidhi shkruan në të dialektet e shqipes, duke
bërë kështu hapin e parë e vendimtar për afrimin dhe më vonë njësimin e tyre.
Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe mund të periodizohej si vijon:

 I. Periudha parakombëtare e gjuhës letrare shqipe (shek. XV,XVI-1860);.


 II.Periudha kombëtare e gjuhës letrare shqipe (1860 e gjer më sot, e cila pastaj
mund të ndahet në tri etapa:
o a) prej 1860 gjer në shaplljen e Pavarësisë Kombëtare- 1912 (1860-1912);
o b) prej 1912 gjer në çlirimin e vendit- 1944 (1912-1944) dhe
o c) prej çlirimit (1944) gjer më sot.

Etapa e parë e gjuhës letrare kombëtare karakterizohët me qëllime


përparimtare të Rilindjes Kombëtare, me përpjekje që të krijohët një gjuhë e
pergjithësuar, e njësuar, kështu që shkrimet shqipe t'i shërbenin ,,të ndriturit
të kombit,,,të ngjallurit e gjuhës shqipe e të bashkuarit të dialekteve të
saj. Këtë farë të mbarë të gjuhës e mbollën rilindasit tanë siç vepruan edhe
ndër serbët e kroatët V.Karaxhiçi, te rumunët G. Lzeri, te bullgarët P. Beroni,
te grekët Andomanitosi etj.

Etapa e dytë gjuha jonë letrare zë të zhvillohët e të pasurohet tani brenda shtetit të
pavarur shqiptar (1912-1939). Ajo tashmë zë të bëhet armë e forcimit dhe zhvillimit
të shtetit shqiptar, bën një hap të madh përpara, donëse me shumë peripeci e
pengesa, meqë shteti ishte në duart e fedoborgjezëve. Forcat përparimtare
intelektuale bënë përpjekje e punë të mëdha në këtë drejtim: Formuan Komisinë
Letrare të Shkodrës (1916), mbajtën Kongresin e arsimtarëve të Lushnjës
(1920). Në këtë menyrë përpjekje gjithnjë e më të mëdha pë zgjedhjen e çështjës së
gjuhës letrare - për lëvrimin, pasurimin dhe njësimin e saj. Procesin e formimit, të
njësimit, të shqipes letrare e pengoi edhe pushtimi i okupatorëve italianë e
gjermanë.

Etapa e tretë dhe përfundimtare e njësimit të gjuhës letrare shqipe dhe të


drejtshkrimit të saj zë fill me çlirimin nga regjimet antipopullore e posaçërisht nga
okupimi italiano-gjerman, atëherë kur populli punonjës e merr pushtetin dhe mjetet e
prodhimit në duart e veta.

Përhapja e gjuhës shqipe


Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në
Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në
viset e Çamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në
Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të
botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në
botë, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Leningrad, Pekin, München,
Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

PUNOI:Daniel Gjozi
VEPRA TE SHKRUAJTURA NE DY DIALEKTET E
SHQIPES
NJE VJERSHE E SHKRUAR NE GEGNISHT NGA GJERGJ FISHTA

Burrnija

Qitë dhambët përjashta, por si lata t’prehta

Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem,

Kosën pështetun përmbi kocka t’ngrehta

T’cepit t’shpulpuem,

Atje n’moje t’mjerueme t’rruzullit,

Zymtë e me I hije t’trishtueme, t’përmnershme

Lshue krahëve’ I havër t’zezë, si re thellimit,

Rrin Deka e tmerrshme.

Prej avisit t’humnerëve t’zgavrueme

Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori,

Të hapët tërthoren e natyrës s’krijueme

Kundron në mni,

E idhtë asa’ I kërcënohet. Nji t’përqethët

Acar, at botë, natyrës I shkon, n’për tejza,

Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët

E jetës ndër fejza.

Me u zbe nisë rrezja shi n’krue t’vet shkëlqyeshëm

Bres dryshku njeshet, n’atë shauret mbi rrota

Së moknes s’rrokullis e boshtit rryeshëm

I vjen rreth bota…


Nje vjershe e shkruar toskerisht nga Naim Frasheri

Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar,

Që t’u ap pakëzë dritë,

Natënë t’ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,

Të digjem, të përvëlohem,

Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,

Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,

Asnjë çikë të mos mbetem,

Të digjem e të qanj me lot,

Se dëshirën s’e duronj dot.

Unë zjarrit nuk I druhem

Dhe kurrë s’dua të shuhem,

Po të digjem me dëshirë,

Sa të munt t’u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur,

Mos pandehni se kam vdekur;

Jam I gjall’ e jam ndë jetë

Jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtit tuaj,


KRAHASIMI MES DY POEZIVE
Ne poezine “Burrnia” me nje plastike te persosur, me nje ndertim te sakte klasik, ndeshen
jeta dhe vdekja. Epersia apsolute esht ne anen e vdekjes e cila zoteron cdo mjet per ta
asgjesuar bukurine fizike te natyres dhe te njeriut. Ne kete poezi madheshtore Naimi
kerkon te percoje deshiren e tij te zjarrte per t’u veteflijuar per te ndricuar mendjen e
njerezve. Qiriri eshte vete poeti, ku ashtu si qiriri digjet e shkrihet vete per t’I dhene drite
njerezve, ashtu dhe poeti kerkon te digjet ne kuptimin metaforik per t’I dhene drite
mendjes dhe shpirtrave te njerezve.

Talentin e tij si poet ai e sheh si dhurate hyjnore qe ka per qellim t’I percoje njerezve ato
virtyte

qe jane ne vetvete te shenjta, sikurse dashuria, miresia, perkushtimi, sakrifica. Jane keto
virtyte,

sipas Naimit, qe e afrojne njeriun me hyjnoren.

Persa I perket dialekteve te perdorur , ne poezine e pare kemi paraqitjen e fjaleve te Gjergj
Fishtes ne dialektin geg. Varggjet jane te mbushura me fjale qe perdoren kryesisht ne zonat
e veriut si psh.: qite- nxirre ; dhambet- dhembet; t’ prehta- te mpreheta; t’shpuluem- te
zbuluar etj. Gjithashtu kemi nje perdorim me te shpeshte te paskajores si dhe te zanoreve
hundore.

Ne poezine e Naim Frasherit kemi te bejme me fjale te shkruajtura ne dialektin tosk qe


eshte me I perafert me standarden se ai geg.Megjithate kemi fjale qe perdoren ne zonen e
jugut si psh.: ap- jap; natene- naten; cike- pak; pandehni- mendoni; etj.

Shohim se ne rastin e poezise toske nuk kemi perdorim te paskajores e aspak perdorim te
zanoreve hundore. Mund te verejme disa ndryshime te vogla por teper te dukshme si
perhsmbull nese ne dialektin geg kemi mungese te germes “ ë” ne fund te fjaleve , ne
dialektin tosk kemi shtimin e po kesaj germe dhe ne rastet kur nuk duhet ( citojme: natene-
naten).

Megjithate te dy autoret perciellin mesazhet me se miri dhe pse ne dialekte te ndryshme ,


te cilet pavaresisht ndryshimeve te vogla jane te dy SHQIP.

PUNOI: Adelajda Vrapi


HUAZIMET NE GJUHEN SHQIPE
Gjuha shqipe, për formësimin e saj të tashëm, është kushtëzuar nga faktorët historikë,
shoqërorë, ekonomikë, politikë, po dhe nga faktorë të brendshëm. Pa dyshim se zhvillimi i
gjuhës varet nga prania e huazimeve të cilat e pasurojnë gjuhën, njëkohësisht edhe e
“dëmtojnë” të tashmen dhe të kaluarën e saj, kur fjalët shqipe ekzistojnë në vend të asaj të
huaj që e përdorim pa pasur nevojë. Në këtë raport, të pranisë dhe të mungesës së fjalës,
marrëdhënia e shqipes me gjuhët fqinje dhe jo vetëm me to është shtuar në vitet e fundit, duke
i dhënë mundësinë e pranisë dhe të ndikimit në gjuhën shqipe, asaj angleze.

Ka raste kur huazimet jane te nevojshme pasi hyjne ne fjalorin tone sebashku me sendin qe
emertojne si psh.: telefon, kompjuter,makine, etj.. Por ka dhe raste kur keto huazime jane te
panevojshme pasi kane fjale gjegjese ne shqip. Si perhsembull:

PUNOI: Klejdis Vrapi


SHTRESAT E LEKSIKUT SIPAS
NORMES
Shtresimi I leksikut sipas norms

Sipas ketij kriteri dallojme:

a)leksikun e gjuhes standard

b)leksikun dialektor dhe krahinor

Shtresen kryesore te leksikut te standardit te sotem e perbejne fjalet e shprehjet


qe I takojne gjithe truallit gjuhesor te shqipes , te cilat nuk mun te cilesohen me
sit e ketij a te atij dialekti.

Fjalet dialektore a krahinore jane ato fjale qe perdoren vetem ne njerin dialect
ose ne nje te folme te caktuar te atij , qe nuk perdoren ne dialektin tjeter a ne te
folmet e tjera te tij,psh.:

ne te folmet e veriut perdoren fjalet; cike, gastare,kertolle, kimce, me bujte, me


fashite, kolovajze, me u rreke, turre, zhgjanderr etj.; ne te folmen e Jugut
perdoren fjalet :cap, dhjomze, gjiton, nakatos, qeramidhe, qyrek, terkuze, kece,
kaposh, kacka, kumbullore, mbodhisem etj.

Fondi leksikor dialektor dhe krahinor eshte burim I pashtershem per pasurimin e
leksikut te gjuhes standard me fjale e kuptime fjalesh. Dialektalizmat perdoren
gjeresisht ne letersi per qellime stilistike.

PUNOI: Ergys Hoxha


TOSKERISHTJA
Toskërishtja ose dialekti tosk është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet në
jug të Shqipërisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë jugore
nga arbëreshët. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që
përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim. Toskërishtja në vetvete ka tre
nëndialekte: toskërishtja veriore, labërishtja dhe çamërishtja.
Fjalëformimin e emrave të vepruesit në dialektin toskë ndryshon nga ai i dialektit geg.
Prapashtesa e emrave të vepruesit është -onj/ë/s e jo -ue/s si
p.sh. mësonjës, drejtonjës, ndërtonjës, pastronjës, shkronjës, dërgonjës.
NENDIALEKTI VERIOR I TOSKERISHTES
Flitet ne pjesen me te madhe te Shqiperise ne jug te Shkumbinit me perjashtim te zonave
bregdetare ne anen e majte te Vjoses. Ne bregdet kufiri jugor I ketij nendialekti ndodhet ne jug
te Vlores.

V ARIANTI PERENDIMOR
Flitet ne Myzeqe, Mallakaster, Berat,Fier,Skrapar,Tepelene ne anen e djathte te Vjoses, Permet
dhe Vlore,perfshire zonen ne very dhe ne verilindje te qytetit te Vlores.

VARIANTI LINDOR
Flitet ne Pogradec, Korce, Kolonje dhe Devoll si dhe ne pjesen jugperendimore te Maqedonise.

NENDIALEKTI JUGOR I TOSKERISHTES


Flitet ne zonat bregdetare ne jug te qytetit te Vlores deri ne Greqi.

VARIANTI LAB
Flitet ne zonen e Laberise, dmth.: Kurvelesh, dhe Himare deri ne lumenjte e Shales dhe Pavlle
ne Shqiperi , perfshire Delvinen dhe Gjirokastren

VARIANTI CAM
Flitet ne zonen e Camerise ne jug te lumenjve te Shales dhe Pavlles ne Shqiperi dhe tek-tuk ne
Greqi deri ne Preveze.

PUNOI: Hyrgen Gjozi


KRIJIMI I FJALEVE TE REJA
F JALËFORMIMI
Në gjuhësi me fjalëformim është krijimi i një fjale të re. Fjalëformimi ndonjëherë është
në kontrast me ndryshimin semantik, i cili është një ndryshim në kuptimin e një fjale të
vetme. Kufiri në mes të pse formimit të fjalës dhe ndryshimit semantik mund të jetë i
vështirë për t'u përcaktuar: një përdorim i ri i një fjale të vjetër mund të shihet si një fjalë
e re që rrjedh nga një e vjetër dhe identike me atë në mënyrën e shkrimit. Fjalëformimi
mund të jetë në kontrast me formimin e shprehjeve idiomatike, edhe pse fjalët mund të
formohen nga fjalët me shumë fraza (shih kompleksin dhe inkorporimin). Gjuha është
në sherbim te shoqerive dhe sa më shumë zhvillohet një shoqëri , për aq shumë fjalë
ajo ka nevojë.

L LOJET
Ka një numër te metodave të formimit të fjalës.
F ORMIMI MORFOLOGJIK I FJALËS
Ka dy nën-kategori: Fjalët e krijuara nga derivimi dhe fjalë të krijuara nga konvertimi.
D ERIVACIONI
Derivimi është procesi i formimit të fjalëve të reja nga ato ekzistuese duke shtuar
bashkangjitëset e tyre, si pa + turp bën → paturpësi. Në rastet në të cilat ka një
korrespondencë një-për-një midis afikseve dhe kategorive sintaksore, kjo është e njohur
si aglutinim. Agulutinativ siç shihet në gjuhë.
N DAJSHTESIMI
I njohur si zero-ndajshtesim, gjithashtu, konvertimi përfshin një fjalë të re të formuar nga
një fjalë ekzistuese e njëjtë, si formimin e fjalës “e gjelbër” nga mbiemër nje ekzistues.
K ALKU
Një kalk është një fjalë ose shprehje që merret hua nga një gjuhë tjetër në përkthim të
fjalëpërfjaltë. Për shembull, shprehja "zyryk mbrapa" që përdoret për kuajt, nuk është
gjë tjetër veçse huamarrje nga gjermanishtja (gjerm. zürück, shq. mbrapa) gjatë pranisë
austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore. Një nënlloj i kalkeve është huaja
semantike, që është, zgjërimi i kumtit të fjalës për t'i bërë vend kumteve të huaja.
P ËRZIERJA
Një përzierje fjalësh është një fjalë e formuar nga pjesët e bashkuara të dy ose më
shumë fjalëve të vjetra. Një shembull është fjala smog, e cila vjen nga fjalët tym dhe
mjegull, apo fjala mëngjes i vonë, e cila vjen nga mëngjes dhe drekë. Nën-kategori të
fjalëve të përziera janë: reduktimi i një fjale të një prej pjesëve të saj, psh fax (faksimile),
gripit (influenza) dhe bot (robot). Fjalët që priten, nuk mund të mbajnë kuptimin e tyre
origjinal. Për shembull, "duke luajtur një video lojë kundër një bot" nuk është e njëjtë si
"duke luajtur një video lojë kundër një roboti".
N EOLOGJIZMAT
Një neologjizëm është një fjalë krejtësisht të re. Nënkategoritë e neologjizmave
përfshijnë: Eponim, një emër i duhur që bëhet i zakonshëm dhe që përdoret për një ide
që është e lidhur me këtë emër, zakonisht duke ndryshuar pjesën e saj të të folurit, si
fotokopje, dhe buçitës. Fjalë e huazuar quhet një fjalë e cila është huazuar nga një
gjuhë tjetër, si fjala “klishe” e cila është huazuar nga frëngjisht. Një fjalë onomatopeik,
quhet një fjalë e cila imiton tingujt natyrore, si emri “zog i krisur”.

PUNOI: SHUAIP PLEPARAKU


ARKAIZMAT
Arkaizmat (gr. archaios - i vjetër, i moçëm; që i përket një kohe të lashtë) janë alët e moçme që
janë përdorur dikur; ndërsa sot, ose përdoren shumë rrallë te brezi i vjetër, ose kanë dalë fare
nga përdorimi. Siç dihet, në rrjedhë të kohës disa alë kalojnë nga shtresa ak ve (nga leksiku i
sotëm alë që njihen mirë e përdoren shpesh në jetën e përditshme nga të gjithë) në shtresën
pasive të leksikut (në leksik të vjetruar alë që nuk njihen më dhe përdoren rrallë). Fjalët
vjetrohen dhe dalin nga përdorimi, për shkak se zëvendësohen me alë të reja për të emërtuar
pTë moçme janë disa alë që janë shkruar në veprat e autorëve të vjetër, por sot nuk i përdorim
më ager (gomar), përderës (lypës), hijezë (ombrellë), ujanë (oqean), regjëni (mbretëri), regjënoj
(mbretëroj), gjellë (jetë), fëdigë (mundim), fëjej (gaboj) etj. Edhe historizmat janë alë të
vjetruara, që kanë dalë nga përdorimi, por që lidhen me një periudhë të caktuar historike të
njohur për ne, si kajmekam (zëvendësprefekt), grosh (monedhë), breshanë (pushkë), kaza (njësi
administra ve), bekçi (rojtar fsha ); kobure, topuz, shishane (emra armësh që janë përdorur
dikur) etj.

Rëndom, alët e vjetruara nuk bëjnë pjesë në leksikun e gjuhës së sotme standarde, por në
letërsi përdoren me vlera s lis ke të veçanta. Arkaizmat, si historizmat e dialek zmat, përdoren
nga shkrimtarët për të arritur efekt shprehës, për të dhënë atmosferën historike, kolori n e
mjedisit dhe për karakterizimin e gjuhës së personazheve. Kjo vërehet sidomos në romane
historike, si te “Skënderbeu” e “Ali Pashë Tepelena” të S. Godos, “Kalorësi i Skënderbeut” i H.
Stërmillit, “Kështjella” e I. Kadaresë, “Muret e Krujës” i Gj. Zhejit etj.

Kjo shtresë e vjetruar e leksikut të gjuhës shqipe shfrytëzohet sidomos për të sjellë tonin solemn
ose të rëndë, pikërisht sepse këto mjete vijnë jo nga përdorimi i gjallë, por nga një kulturë e
lashtë, bar n atmosferën e një kul vimi të ngurtësuar si lapidar, madje dhe nga një përfytyrim i
mitologjizuar prej largësisë së kohës.o ato sende a dukuri, ose dalin nga përdorimi sendet
bashkë me emër met e tyre.

PUNOI: Klejsi Vrapi


HISTORIZMAT
Fjalët e vjetruara janë një grup i veçantë fjalësh që, për një arsye ose një tjetër, nuk përdoren
në fjalimin modern. Ato ndahen në dy kategori - historizma dhe arkaizma. Të dyja këto grupe
janë të ngjashme me njëri-tjetrin, por ende kanë disa dallime të rëndësishme.

historizmat

Këto përfshijnë fjalë që tregojnë gjëra të veçanta, pozicione, fenomene që kanë pushuar së
ekzistuari në botën moderne, por kanë ndodhur më herët. Një shembull i fjalëve të tilla është
boyar, guvernator, kërkues, pasuri. Ato nuk kanë sinonime në gjuhën moderne dhe kuptimin e
tyre mund ta mësoni vetëm nga fjalori shpjegues. Në thelb, fjalë të tilla të vjetruara i referohen
përshkrimit të jetës, kulturës, ekonomisë, hierarkisë, marrëdhënieve ushtarake dhe politike të
viteve të lashta…

Aktualisht, një nga grupet e shumta të historizmave janë ato që u ngritën gjatë formimit të
BRSS: shkëputja e ushqimit, Budyonnovets, programi arsimor, kombed, NEP, i privuar, Nepman,
Makhnovist, vlerësimi i tepërt.

Arkaizma dhe historizma dhe domethenia etyre

kacatorre-arme e mire Pixhere-dritare

Sule-varke avlli-muri qe rrethon shtepine

vatan-vend Pallavine-gure

cungu-me nda
ini-pjate
Sokak-vend
toprak-territor
kamalok-i shpejte
opak-kepuce
atare-shishe
erman-doktor
dava-gjygj
apic-kapele
Pesha-gure
kmese-draper
kopaj-vaske
Partare-porte
berre-dele

PUNOI: Paulina Gjozi


ALFABETI SHQIP- KONGRESI I
MANASTIRIT
Alfabeti shqip është një version i alfabetit latin i përdorur për të shkruar gjuhën shqipe. Ai
përbëhet nga 36 shkronja në total, nga të cilat 7 janë zanore dhe 29 janë bashkëtingëllore.

Historia e formimit të alfabetit tonë Kombëtar është një histori e gjatë dhe shumë e ndërlikuar.
Në grafikun e mëposhtëm kemi krijuar një përmbledhje kronologjike të ngjarjeve që çuan në
krijimin e alfabetit shqip.
Dokumentin e parë të Gjuhës Shqipe, e gjejmë të
shkruar me gërmat latine në vitin 1462. Në këtë
alfabet ka qënë shkruar e ashtuquajtura "Formulë e
Pagëzimit". Mendohet se ky dorëshkrim shqip, me
shkronja latine, është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit
bashkëpuntor i Skënderbeut, dhe kryepeshkop i
Ilirisë.

Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në


shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo
1497. Ai ka qënë një fjalorth, në të cilin
udhëtari Arnold von Harff, gjatë kalimit nëpër
disa qytete bregdetare shqiptare, shënon
numërorët themelorë nga njëshi deri në
njëmijë; tetë fraza të ndryshme, si dhe
njëzetegjashtë fjalë.

Naum Veqilharxhi në veprën e tij "Libër Këndimi" më 1845 Ai përdori një


tjetër alfabet, "Ëvetarin" ky alfabet nuk u përdor nga ndonjë tjetër dhe
mbeti vetëm në zonën e Korçës.
Ajo që i bashkoi Shqiparët për të krijuar një Alfabet Shqiptar që të përdorej në të gjithë
Shqipërinë pa dallime fetaro-krahinore ishte Lidhja e Prizrenit në vitin 1878. Lidhja hartoi një
program për autonomi administrative duke i dhënë rëndësi mësimit të Shqipes në shkolla si e
vetmja rrugë që do të çonte në krijimin e një alfabeti të përbashkët mbarë Shqiptar.

LIDHJA E PRIZRENIT
Në Stamboll,Vëllezërit Frashëri formojnë "Shoqërinë për botime Shqipe" 1879.
Kjo shoqëri krijoi një Alfabet të mbështetur në shkronjat Latine dhe në disa Greke
si (f) dhe (dh). Ky alfabet ndoqi parimin "një shkronjë, një tingull" dhe pati një
themel gjuhësor të shëndoshë.

Ky alfabet u përdor për organin e kësaj shoqërie : "Drita" si dhe për botimin e
Abetares dhe leximit si dhe të librave të tjerë shkollorë.

Ky alfabet u quajt me emrin "Abc-ja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim në


pothuajse gjithë popullsinë Shqiptare duke përfshirë edhe mërgatat.

Në vitin 1899 në Shkodër themelohet shoqëria Bashkimi nën kryesinë e Imzot


Preng Doçit, abat i Mirditës. Ky abat pati një mbështetje të madhe në klerin
katolik dhe hartoi një Alfabet të vetin. Ky alfabet u mbështet në atë Latin dhe
gëmrat Shqipe që nuk kishin korespodentë ai i krijoi duke bashkuar dy gërma psh:
dz (xh) gh(gj).

Tre vjet më vonë në Shkodër u krijua një tjetër shoqëri, "Agimi" nga prifti katolik
Dom Ndre Mjeda një filolog dhe poet. Edhe kjo Shoqëri prezantoi alfabetin e saj.
Kongresi i Manastirit (1908)

Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt në Manastir më nëntor 1908. Ai


kurorëzoi përpjekjet e shumë brezave atdhetarësh dhe njerëzve të penës. Thirrja
e kongresit u prit me gëzim nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Grameno në një
reportazh të gjatë për këtë ngjarje historike: "Ah! Me sa gëzim dhe me sa padurim
prisnim ditën e Kongresit të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi ishte në
delegatët".

Në kongres morën pjesë 32 delegatë, që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri të


ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit. Mihal Grameno
përmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dërguara e shkollës së çupave të Korçës.
Por Grameno shton se ishte e pranishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e
Pashko Vasës, e cila kishte shkuar me dëshirën e vet për të shoqëruar Parashqevi
Qirjazin.

Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh me vota të fshehta atdhetari i madh,


Mit‘hat Frashëri, dhe si nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati
atëherë ishte 28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh në
mungesë kryetar; u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma
Avrami.

Përfundimet e arritura në Kongresin e Manastirit

Më në fund u vendos të përdoreshin të dyja alfabetet paralelisht dhe pas dy


vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht
për alfabetin dhe ortografinë e gjuhës shqipe.

Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash të shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D.


Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej alfabeti i Shoqërisë
së shkronjave "me nja dy ndryshime të vogla" dhe krahas saj një alfabet "krejt me
germa latine, duke bashkuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën
shqipe".

PUNOI: Eni Pilua


PERHAPJA E GJUHES SHQIPE
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në
Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si
dhe në viset e Çamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet
shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të
mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë
dhjetëvjeçarin e fundit.

Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra


albanologjike në botë, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Leningrad,
Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

PUNOI: Jorgen Vrapi


GJUHA SHQIPE SOT
Sot bashkësia gju-hësore e shqipes shtrihet në shtete gjithnjë të ndara dhe në
diasporën me shtre-së-zime të ndry-shme. Bashkësia e folësve të shqipes jeton
sot kryesisht në sisteme demo-kratike me ori-entime vle-rore libe-rale, në
dia-sporë pjesërisht në sisteme autokra-tike. Por ko-mu-nikimi midis folësve të
kësaj bash-kësie sot është më i madh se kurrë ndonjëherë në histori. Dallimet dhe
ngjashmëritë midis varieteteve diato-pi-ke, diastratike e të tjera ndo-dhen në
kontakte e ndër-thurje gjithnjë e më të dendura. Ha-pësirat e mun-dësitë e
përdorimit të varietetit gjuhësor stan-dard sot janë të ndryshme nga të kohës kur
u mbajt Kon-gresi. Një aspekt i rëndësishëm i ndërkomunikimit do të thosha në
shkallë planetare lidhet drejtpërsëdrejti me përparësitë që ka sjellë revolucioni
informatik.

Shqipja e sotme sipas shumë studiuesve dhe gjuhëtarëve ndodhet në një gjendje
amullie. Trendet moderne kanë ndikuar, që të rinjtë të përdorin dialektizma, të
përbërë nga huazime të panevojshme nga gjuhët e tjera. Përveç ndikimit të
gjuhës turke në të folurën tonë të përditshme dhe shpeshherë e përdorur edhe
nga mediat tona të shkruara dhe elektronike, shqipja është ‘hendikepuar’ edhe
më tej me zëvendësimin me terma anglezë, italianë, grekë etj.

Sipas shumë studiuesve kjo gjuhë rrezikohet shumë nga ndërhyrjet e gjuhëve të
huaja, e në veçanti nga gjuha angleze, e cila ka filluar të pushtojë jo vetëm trojet
shqiptare, por shumë vende të botës.

Janë dy gjëra që e rrezikojnë shqipen. E para është mungesa e njohjes së pasurive


që tashmë janë grumbulluar në këtë gjuhë, jo vetëm nga historia e saj e lashtë,
por edhe nga puna shekullore e lëvruesve të saj. Ndërkaq, rreziku i dytë , është
njohja shumë e keqe e gjuhëve të huaja, në radhë të parë e anglishtes.

Punoi: Sauel Gega


PASURIMI I LEKSIKUT
Rruga kryesore e pasurimit të gjuhës me fjalët që i duhen është formimi i fjalëve të reja me brumin e
vetë gjuhës dhe sipas modeleve prodhimtare të sistemit fjalëformues të shqipes, ose nëpërmjet
shqipërimit të pjesëve përbërëse të fjalëve të huaja. Sot, numri i fjalëve të reja të formuara me rrugët e
mësipërme është i madh, në të gjitha sferat e veprimtarisë së shqiptarëve. Të tilla janë, p.sh.:
domosdoshmëri; gatishmëri, qëndrueshmëri, mbi-ngarkoj, mbishtresë, mbivlerë, nënçmoj, nëndetëse,
nënujor, përvetësim, përparësi, i përafërt, përvijoj, përuroj, ideor, parimor, burimor etj.

Formimi i fjalëve të reja bëhet me anën e parashtesave, prapashtesave ose duke bashkuar dy tema
fjalësh (fjalë të përbëra): përgëzoj, bashkëveprim, falënderoj, marrëveshje, kokëçarje, mirëqenie,
mirëkuptim, keqtrajtim, keqpërdorim. Kjo ka qenë dhe mbetet rruga kryesore për pasurimin e gjuhës
shqipe. Krijimi i fjalëve të reja, si dhe shtimi i kuptimeve të reja në fjalët ekzistuese, sjellin përtëritjen
dhe njomjen e vazhdueshme të ligjërimit të të gjitha fushave të jetës. Studimet kanë treguar se
mundësitë dhe mjetet fjalëformuese të shqipes janë të mëdha, prandaj ato duhen njohur e shfrytëzuar
përherë e më shumë.

Rruga apo burimi i dytë për pasurimin e gjuhës shqipe është përdorimi më i gjerë i fjalëve dhe
frazeologjizmave nga goja e popullit. Këto fjalë, në mjaft raste, mund të shërbejnë edhe për të
zëvendësuar fjalë të huaja të panevojshme, p.sh.: grimcë në vend të partikulë, kah-u në vend të sens-i,
pështjellë në vend të spirë, gërryerje në vend të erozioni, mjedis në vend të ambient, shterp, shterpëzoj
në vend të steril, sterilizoj; shtegtues në vend të nomad, tatëpjetë ose teposhtë në vend të dekadencë
etj.

Nga gjuha shqipe zëvendësohet pikërisht ai element i huaj, që nuk shihet si pasuri e saj dhe që është i
panevojshëm, përderisa shqipja ka një mjet të vetin, më të qartë a më shprehës, i cili e zëvendëson
plotësisht elementin e huaj dhe është pasuri e shqipes. Natyrisht, këto mjete të shqipes ende nuk i kemi
njohur plotësisht dhe duhen gjurmuar më tej, për të sjellë në gjuhën letrare vlera që gjuha popullore i ka
ruajtur gjatë shekujve ose që i ka krijuar e i krijon gjatë ripërtëritjes së saj. Nga gjuha e popullit, për t’u
përdorur në fusha të ndryshme të veprimtarisë, merren kryesisht fjalët e burimit amtar dhe jo ato që
kanë hyrë nga gjuhët e huaja fqinje, si greqishtja, gjuhët sllave, italishtja etj.

Për pasurimin e leksikut të gjuhës letrare mund të rimerren edhe fjalë të bukura, që kanë qenë krijuar në
epoka të mëparshme por që, për arsye të ndryshme, nuk kanë gjetur përdorim e kanë mbetur mënjanë.
Të tilla janë, p.sh.: trimëroj, që mund ta zëvendësojë më së miri fjalën e huaj inkurajoj; nismë e nismëtar
për të shmangur fjalët e huaja iniciativë, iniciator; miratoj në vend të aprovoj, miratim në vend të
aprovim; tubim në vend të miting, kushtrim në vend të alarm, kushtrimoj në vend të alarmoj etj.

PUNOI: Klea Azizi


LEKSIKU VENDAS
SIPAS BURIMIT TE FJALEVE LEKSIKU I SHQIPES NDAHET NE DY GRUPE:

a) Shtresa autoktone e leksikut


b) Shtresa e huazuar e leksikut

Ne shtresen autoktone te leksikut ose ndryshe ne leksikun Vedas bejne pjese ato
fjale qe jane pjese e fjalorit shqip, qe nuk jane te huazuara por jane te formuara
nga vete burimi I shqipes( me prejardhje, me prejngjitje, me perberje etj.)

SHtresa autoktone e Shembuj


leksikut
Fjale te burimit te ai, ate , I bardhe, I bute, dal, darke,dem,derr, diell,
hershem indoeuropian. dite,djath,djeg,dore,drake,dy,
dhjame,dhjete,elb,emer,enderr,gjarper,gji,ha,hudher,
jam,ju,kam,keq,kohe,ky,I lig,I lire,lope,
mal,mbush,mire,mjegull, mjeker , mot, moter,
nate, ne , nje , pune,pi , pjek,qaj,shteg,
ti, them ,ujk , une , I vogel,zog.

Fjale te parme Ateror, berje,dimeror,gardhoj,


Te vete shqipes Keqberes, miresi, nenpunes, I papune, punedhenes,
Dhe fjale te punetor, punishte,
prejardhura,te perbera, Punoj, ulkonje, zemermire
Te perngjitura,
Te formuara nga burimi I
shqipes.

PUNOI: Rigelt Gjozi

You might also like