Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Hyrje

Bashkimi Evropian është një eksperimentim i vërtetë i sovranitetit të ndarë. BE-ja provokon një
ndarje të kompetencave mes Shteteve anëtare dhe kësaj organizate, që me kalimin e kohës është
bërë e rëndësishme, duke shkuar deri aty sa të prekë kompetencat sovrane të shteteve.
Procesi komunitar modifikon konceptin e sovranitetit duke i dhënë atij një kuptim relativ, krejtësisht
të ndryshëm nga përkufizimi tradicional. Në këtë pikë, duket se sovraniteti dhe absolutizmi nuk
mund të qëndrojnë më bashkë meqënëse relativiteti i sovranitetit shfaqet në të gjitha dimensionet e
tij, fakt ky i cili të shtyn të kërkosh një tjetër përkufizim mbi konceptin e sovranitetit. Duke u nisur
nga kjo hipotezë shtrohen edhe pyetjet: A vazhdon të ruhet ideja e doktrinës fillestare që sovraniteti
nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse absolut? A është bashkëkohor koncepti i sovranitetit shtetëror?
Çfarë kuptimi ka sot sovraniteti dhe a cënohet ai kur ballafaqohet me realitetin ndërkombëtar? A
hedh Bashkimi Evropian dyshime mbi dobinë e konceptit të sovranitetit? Sa sovrane janë Shtetet
anëtare të BE-së dhe çfarë pjesë të sovranitetit të tyre kanë humbur me aderimin e tyre në BE? Kush
është sovrani kryesor në BE: Bashkimi Evropian apo Shtetet anëtare? A po shkon Bashkimi Evropian
drejt zëvendësimit të Shteteve anëtare? A duhet të ripërkufizohet sovraniteti për të vazhduar t’i
japim një rol kyç në përcaktimin e kuptimit të shtetit duke përjashtuar disa elementë të kuptimit
tradicional të tij që tashmë janë të papërshtatshëm
Pro
1. Në vitin 2016, Qeveria Shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
Europian 2015-2020 si dokumenti kryesor i politikës që përmban vizionin e zhvillimit dhe
përparësitë strategjike të Shqipërisë si një ekonomi me të ardhura të mesme, pjesë e
rëndësishme e rajonit, që synon të përparojë nivelin e prosperitetit të qytetarëve duke qenë
një "një demokraci në forcim, në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, me një
ekonomi konkurruese, të stabilizuar dhe të qëndrueshme dhe me garanci për të drejtat
themelore dhe liritë e njeriut.
2. Sipas Blerjana Binos, Drejtore Ekzekutive në Qendrën e Studimeve
UET, pohon se nga studimet që janë bërë që nga fillimi i këtij procesit
te integrimit ne BE, si sektori privat ashtu edhe ai publik, kanë pasur
më shumë përfitime sesa humbje.
3. Si fillim, integrimi nënkupton lëvizje të lirë brenda vendeve.. Kjo do
të kontribuonte menjëherë në arsimin cilësor, studentët do të kishin
mundësinë të studionin në çdo vend të BE-së që ata dëshirojnë; në të
njëjtat rrethana si studentët vendas. Për më tepër, kjo do t’u jepte më
shumë mundësi universiteteve tona, si dhe akademikëve tanë për t’u
angazhuar në programe të ndryshme. Kjo tregon në mënyrë aktive se
sistemi arsimor këtu do të përmirësohej ndjeshëm.
4. Së dyti, integrimi nënkupton punësimin e të rinjve dhe mundësi më
të mira për karrierë. Në vendin tonë të rinjtë vuajnë nga papunësia
dhe mungesa e perspektivave të punës. BE-ja e mbështet pikërisht
këtë dhe ka programe më të mira dhe më të sofistikuara për
punësimin e të rinjve. Për këtë arsye,rreth 50% e popullsise nga vendi
jonë migrojnë në vendet e BE-së, me shpresën për të gjetur një punë
më lehtë dhe më të mirë
5. Së treti, integrimi do të na siguronte përfshirje në fusha të ndryshme,
veçanërisht në politikë dhe vendimmarrje. Ku, ky është edhe një nga
problemet më të mëdha në vendin tonë, sepse për shkak të sistemit
politik që kemi; të rinjtë nuk janë të përfshirë sa duhet në politikë. Ne
duam që zëri ynë të dëgjohet dhe jo njerëzit e tjerë të marrin vendime
për ne; ne duam të përfshihemi në vendimmarrje dhe në politikat
Rinore
6. Programi i integrimit europian përmbledh një tërësi aktivitetetesh, iniciativash dhe
bashkëpunimesh të cilat në përgjigje të sfidave të integrimit, synojnë të arrijnë brenda
kornizave strategjike afat-mesme dhe afat-gjata objektiva të cilat i shërbejnë zhvillimit
të institucioneve demokratike, transparencës në vendim-marrjen e të gjitha niveleve,
si dhe forcimit të zbatimit të ligjit ku sipas nje studimi te bere kohet e fundit 70% e tte
problematikave te vendit tone e ze korrupsioni .
7. Eksperti I ekonomisë Vjoldi Danaj pohon se me ecjen drejt
integrimit,ekonomia do jete me produktive.si dhe do të kemi një
monitorim të shtuar  nga vendet anetare te integruara.
8. Integrimi i tregut ulë kostot e operimit të sistemit duke siguruar
hapësirë për gjeneruesit me kosto më të ulët. Proceset e eficientimit
janë me fiziologjike ne tregjet e hapura, Konkurrenca midis
prodhuesve të energjisë në tregjet me shumicë dhe furnizuesve me
pakicë, duke pasur parasysh numrin më të madh të agjentëve në treg,
është gjithashtu domosdoshmërisht më e frytshme në një treg më të
madh rajonal sesa në tregjet kombëtare. Kjo konkurrencë e zgjeruar
pritet të ulë mesataren e përgjithshme të çmimeve të përdoruesve
fundorë deri ne 30%

You might also like