Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

Mbi Simbolizmin

Të jesh njeri është një mundësi, ndërkohë të qenurit njeri mes njerëzve një makth. De Sade1
shprehej se "Vetmia është fuqi", ndërkohë Sartri2 deklaronte "L'enfer, c'est les autres"3. Mund të nxirret
mjaft nga dy citate të ndryshme; është e qartë se konteksti i tyre nuk është i njëjtë. Sidoqoftë në
thelb duket sikur ato kërkojnë të shprehin të njëjtën ide. Si për de Saden, ashtu edhe për Sartrin,
ferri apo impotenca lind në ekzistencën e Tjetrit. Megjithatë asnjë prej tyre nuk arrin në këtë
përfundim, me premisën se janë më pak djallëzorë se të tjerët - "Do desha djalli të ma merrte shprtin,
po të mos isha vetë unë djalli"4. Përkundrazi, Tjetri është ferri, në përjetimin e Vetes.
Por ç'janë Vetja e Tjetri? Përpos meje, teje e të tjerave, shprehje. Ato nuk janë të pakuptimta, për
sa kohë na shprehin diçka. Në fjalë të tjera, Unë e Çdo gjë Tjetër, e njëkohësisht çdo gjë ç'ka ne
nënkuptojmë5, përbëjmë me gjasa objektet e vetëm në gjithë kozmosin, e njëkohësisht vetë
natyrën e tij. Por një ndarje e tillë nuk shpreh kurrë pavarësi. Jo vetëm Vetja e Tjetri janë të
ndërlidhura, por njëkohësisht duke ekzistuar në esencë si totalitet i reduktuar në objekte, ato
fabrikojnë vetë parimin e tretë Njutonian; atë të kon iktit mes forcave.
Unë nuk jam zikant - po të isha, shumëkush do të iste me gjasa më me superlativa për mua,
por kjo është një temë për tjetër herë. Megjithatë jam një njeri në dualizëm; Vete, nën trysninë e
vazhdueshme të bashkëjetesës me Tjetrën. Ekzistenca ime është një kon ikt, i cili më tepër se intim
ndihet tejet meta zik - e sidoqoftë, cila lozo nuk është në thelb intime? Është ndoshta vetë kjo
logjikë kauzale (e përkundërt?) thelbi i nevojës sime, si Vete, për tu shprehur ndaj të Tjerëve.
Çdokush ka diçka për të thënë në fund të fundit, megjithëse kjo e drejtë rëndon më tepër si
domosdoshmëri. Dhe sikur kon ikti i vazhdueshëm i këtyre dy forcave të mos mjaftonte, në një
mënyrë thuajse komike - por disi edhe të trishtë -, detyra civike për kuptim shton edhe më tepër
mbi barrën e të jetuarit. Dihet ama se sa e lehtë është të mirëkuptohesh me të tjerët. Përtej
individualizmit dhe rehatisë së vetes, qofshim pjesë e një bisede me interes, apo një takimi që
s'duhet menderosur, paniku i të keqkuptuarit është aty. "Të qenurit në dialog është një nga pretendimet
më të mëdha të kohës sonë" shprehej Lacan6, dhe me të drejtë, të kuptosh Tjetrin (e pamundur!) do të
thotë të tejkalosh Veten. Si të ishte teatër, qesharakësi tragjike, gjendja njerëzore jetësohet jo thjesht
mbi horizontalitetin skenik të saj, por ndër të tjerave në "shprehjet e aktorëve".
Të qëndrojmë edhe ca tek shprehja artistike, meqë padrejtësisht shprehitë e tjera reduktohen
jo rrallë në rëndomësi. Në fund të fundit reduktimi është një karakteristikë praktike e njerëzve.
Artisti, megjithatë, si çdokush tjetër nuk është kurrë tërësisht praktik7. Ai është pjesë e një
dualizmi; një domosdoshmërie e një mundi. Artisti është një mundësi shprehjeje e si i tillë është i
dënuar të mos rikrijojë, por vetëm të krijojë, të nxjerrë nga përbrenda atë ç'ka dëshiron të shpalosi.
Por kjo nuk është kurrësesi një detyrë e lehtë. Të shprehesh e të kuptohesh është një kërkim i
pafund. "Etika e artistit nuk di veçse një imperativë: të vazhdojë"8, thotë Badiou. Me gjasa nuk ka
ndonjë detyrë më të nevojshme se sa dedikimi total ndaj shprehisë së pastër të vetes, e ky dedikim
në kushtet e brendaburgosjes në mëvetësinë tonë, kundrejt një tejkalimi transhendent, nuk
shoqërohet pa robërim. Kjo cliché romantike lidhet pikërisht me ato jetë të gjunjëzuara, të cilat
kërkojnë veçse të krijojnë, jo vetëm si akt, por mbi të gjitha si detyrë nalizuese të shprehjes së
tyre. Ka një arsye përse nëpër tregime artistët e robëruar përfundojnë të vdekur, herë edhe
tragjikisht, pa e patur shancin të dinë nëse vërtetë kanë thënë diçka me artin e tyre apo jo. Balzac9

1 Marquis de Sade, 1740-1814


2 Jean Paul Sartre, 1905-1980
3 "Ferri është tjetri."
4 Goethe, Faustus
5 Ç'ka sërish, është Tjetër. Kjo do të shpjegohet më poshtë.
6 Jacques Lacan, 1901-1981
7 Edhe pse nuk është plotësisht e qartë se ç'do të thotë të jesh praktik.
8 Alain Badiou, "L'outre-noir de Soulages"
9 Honore de Balzac, 1799-1850
fi
fi

fl
fi
fi
fl
fl

fl
fi

e shfaq këtë tek "Kryevepra e panjohur". Njëkohësisht jetët e qindra poetëve, piktorëve a
shkrimtarëve të burgosur në egon e tyre, por të s litur nga nevoja për kuptim, e përmbushin
mirë lli tablonë e "artistit të robëruar". Por, për dreq, egoja nuk i takon vetëm artistit; ajo është pjesë
e gjithkujt. Përpara se artisti të jetë rob i artit të tij, ai është rob i gjendjes së tij njerëzore.
Njeriu është një akt krijues. Për të ekzistuar, atij i duhet të krijojë nëpërmjet të shprehurit
harmoninë e tij me të tjerët. Ama këtu ai has një kundërforcë. Nga kushtet e tij natyrore, njeriu
është i burgosur brenda vetes. Ai përjeton mëvetësinë e tij, ndërkohë që kundrejt një vullneti tijin
ai aket të jetojë me Tjetrën. Ideja e lashtë se njeriu është një kafshë kurioze dhe se përmes
kuriozitetit të tij ai kupton botën, më tepër se një gadishmëri, shpreh vetë domosdoshmërinë
mekanike të të bashkëmbijetuarit me Tjetrën. E në qoftë se kjo është e vërtetë, e po ashtu se çdo
objekt gëzon mëvetësi, por njëkohësisht tjetërsi, barazia mardhëniore është inekzistente; ç'ka
ekziston është vetëm varësia.
Një artist, siç edhe më sipër është përmendur, nuk e rikrijon veten10, - edhe nëse do të mundej,
do të ishte i pakuptueshëm, e për shoqërinë kjo s'është veçse herezi. "Rregulli më i madh i një artisti
për të komunikuar më mirë është gjysmëharresa e vetvetes" shprehej Camus11. Në të kundërt një jetë në
heshtje e asketizëm ngelet alternativa e vetme më e mirë. Me gjasa një artist i mirë është një, që
zgjedh heshtjen në vetmi përpara sajimeve e mveshjeve të kota me një simbolikë familjare12, meqë
duke sendërtuar brendësinë e vet në objekte a shprehje të tjera, ai sakri kon deformimin total të
vetes. Në përpjekjen e tij për të realizuar, artisti detyrohet të jetë simbolist. Këtu nuk bëhet fjalë për
sensin letrar të ligjërimit, më tepër se për atë shenjues. Në art, ku simbolizmin e konsiderojmë pa
ndonjë arsye më të kulluar, kjo kuptohet edhe më mirë. Baudelaire13 e kthen poetin në shpend14, e
ndërkohë Borges15 shpreh të gjithë tranzicionin nga materializmi në idealizëm nëpërmjet
pasqyrës, maskës e thikës16. Sigurisht ata janë vetëm dy individë, të shpjerë masivisht pas idesë së
shembullit "simbolist", ashtu siç janë Naimi17, Chagall18, Dalí19 apo të tjerë, e kjo sërish nuk e
rezervon simbolizmin si prerogativë të artit; një abstragim, që kërkon tejçim, është
domosdoshmërisht një metaforë. E për këtë arsye çdo formë e shprehjes lipset të shkojë drejt
simbolizmit, jo sepse simbolizmi është qëllimi i shprehjes, por, përkundrazi sepse ai është mjet i
tiji20.
Nuk ka vërtet një limit për t'u shprehur simbolikisht, përkundrazi pranëvendosja e elementëve
të një vepre përbën mirë lli vertikalitetin e stilit. Megjithatë përmbushja totale e egos arrihet
nëpërmjet shprehjes së qartë të realizmit, idealit të vetes21. Ama duke jetuar në shoqëri, duke jetuar
përmes saj, mes tensionit dhe elasticitetit konstant, shprehja realiste bëhet një akt i pamundur.
Kështu fenomenet e egos janë të paafta të inteferojnë me individualitetin e Tjetrit, përveçse në atë
mes të ngritur mbi bazën e prakticititetit, që s'është më shumë se një sistem simbolik citimesh. Si i
tillë, arti i të shprehurit nuk mund të jetë kurrësesi realist, por vetëm pjesë e një ideje mbi
realizmin.

10 Pa marrë parasysh tjetrën, arti në funksion të egos destinon të shkojë drejt mospranimit të tjetrit.
11 Albert Camus, 1913-1960
12 Kjo shpreh fare mirë edhe diferencën mes atyre që kontribuojnë në mënyrat e të bërit art, pra në teknikën
shprehëse, dhe atyre që afrojnë nëpërmjet krijimtarisë së tyre transhendencën e Vetes në Tërësi.
13 Charles Baudelaire, 1821-1867
14 "L'albatros"
15 Jorge Luis Borges, 1899-1986
16 "El espejo y la máscara."
17 Naim Frashëri, 1846-1900
18 Marc Chagal, 1887-1985
19 Salvador Dalí, 1904-1989
20 Njëkohësish karakteri i qëllimeve tona, varet veçse nga mënyrat, që ne përdorim për t'i arrirë. Natyra e komunikimit
human është pikërish simbolike, shenjuese e cituese.
21 Në sensin fenomenologjik, e vërteta dhe realja i përkasin vetes.
fl
fi

fi

fi
fi

Por nga momenti që dikush shprehet, e mbi të gjitha nëpërmjet simbolizmit, akti i tij nuk i
takon më vetes. Shprehja ton individualitetin dhe psikologjinë e vet, që tejkalon më pas edhe vet
psikologjinë e krijuesit të saj. Patjetër që artisti-shprehës lë një pjesë të vetes në veprën e tij, por me
kalimin e kohës kjo vepër objektivizohet e ton meta zkën e vet. E në ka një rregull, të cilit çdo
objekt i bindet, është ai i transformimit subjektiv. Edhe në formën më të pastër të ligjërimit, atë të
tekstualitetit, elementët e fjalëpërfjalshmërisë transformohen nga subjektiviteti për hir të
komizmit të bartur. Si pasojë, tekstualiteti i një humori lakonik simbolizon sërish diçka, meqë
komiciteti nuk mund të jetë jashtë asaj, që nuk është tipike njerëzore22. Logjika mbetet po e njëjta;
shprehësi dhe shprehja e tij bashkëveprojnë vetëm në kazualitetin e tyre, por nuk përkojnë kurrë
tërësisht me njëri-tjetrin. Ashtu si Tjetra, vetë shprehja ime ngadalë tëhuajsohet nga unë.
Siç edhe më sipër thashë, një shprehje e lënë e lirë merr trajtën e saj individuale. Si objekt nuk
i takon më vetëm shprehësit të saj origjinal. Ajo, ashtu si një trup organik, vjen në jetë, rritet, piqet
e formëson e paraprin vazhdimisht strukturat e meta-strukturat e rradhës së vetes dhe tjetrit.
Vandalizmi, për shembull, është tipiku i individualitetit që shprehja ton. Më kujtohen në atë
fëmijëri të pluhurosur timen ecejaket përgjatë gjarpërimeve të ca lagjeve urbanofobike, ku nëpër
muret e palyera të ndonjë parafabrikati sakat shihje emblema apo parrulla të kësaj apo asaj partie;
gjithmonë të shkujdesura në sprucim e ortogra , por të paktën me ngjyrat e tyre përkatëse.
Megjithatë, për një fëmijë, simbole të tilla nuk përbëjnë si kureshtje23 e as shqetësim, të paktën jo
primar. Më kujtohet, ama, që isha kurioz për origjinën e tyre. Nuk kishin mbirë vetiu, pavarësisht
se dukeshin si të ishin karakteristike të arkitekturës së varfër në ato cepa të qytetit. "Ata, xhaxhat"
më përgjigjej im gjysh, kur pyesja pavend se kush zhgarraviste mureve - ç'ka më vonë, kur nisa
edhe vetë ta bëja, kuptova se qe veç një mënyrë për të hequr qafe bezdisjen, që fëmijët sjellin me
pyetje pafund. E megjithatë, nuk vlen të konsideroj përgjigjen si të gabuar. Dikush zhgarraviste
mureve e diçka donte të thonte, dhe kaq mund të thuhet me siguri.
Vandalizmi është zgjedhja shprehëse e krijuesit pa identitet. Krijuesi nuk e shfaq veten, por
vetëm simbolikën e shprehjes së tij. Megjithatë vepra e tij nuk është pa identitet. Ajo merr trajtën e
saj, dhe si objekt i bindet rregullit të vëzhgimit, gjykimit, e subjektivizimit nga të tjerët. Krijimi
vandal nuk i përket më krijuesit të saj, por e tejkalon atë. Diçka e tillë ndodh edhe me vepra, ku
artisti është i njohur. La Gioconda është një nga pikturat më të njohura të frymës së rilindjes së
shekullit të 16, e sërish piktura, duke formuar personalitetin e vet, nuk shpreh da Vinci-n24, por
vetëm një pjesëz të tij. Prezenca e autorit është aty si kazualitet në të dyja veprat, vetëm se tek njëra
ai qendron i fshehur, e ndërsa tek tjetra në dritë. Sidoqoftë kjo nuk i jep aspak më tepër përparësi
njërit se tjetrit. Të dy ata tashmë e kanë humbur çdo forcë tyren për të mënjanuar tjetërsimin e
shprehjes, e nëse kjo logjikë dëshmon një të vërtetë, e njëkohësisht se diçka e tillë ndodh në çdo
ligjërim simbolizues, objektivizimi i ligjërimit, transformimi i tij nga shprehje e brendshme e vetes
në tjetërsi është i pashmangshëm.
Rrjedhimisht karakteristika e përbashkët e përditshmërisë sonë është keqkuptimi. Në kafene,
në zyrë, kur je në kryqëzim, në takim, në shtrat, kudo ka vend për pak keqkuptim. Ky skenar është
më se i njohur e absurditeti i tij lind nga e njëjta gjuhë, e cila thotë gjithmonë diçka ndryshe.
Disfatat tona më të mëdha, por njëkohësisht edhe më banalet, shpesh vijnë nga kjo mangësi në
gjenialitet për të rrokur sikur vetëm një pjesëz të së gjithës, - por duhet pranuar se kjo vetëm sa e
bën tablonë tonë edhe më humane. Por cila mund të jetë vërtetë natyra e keqkuptimit?
Përditshmëria, e I destinuar të vazhdojë, ai mbetet përjetësisht dënimi ynë.
Bakunini shprehej se "Është në natyrën e çdo argumentimi meta zik dhe teologjik shpjegimi i një
absurditet nëpërmjet një tjetri." Me gjasa, ai ka të drejtë. I gjithë vrulli i mendjes njerëzore synon drejt
përmbushjes së çdo mungese nëpërmjet disa ideve të shpikura mbi universalizmin dhe absoluten,

22 Henri Bergson, E qeshura.


23 Besoj se këtu mund të gabohem, pasi kujtesa ka nisur herët të më lërë. Një farë përfshirjeje infantile në militantizëm
më shfaqet vagullt tani, më speci kisht fëmijë, që përsërisin vazhdimisht parrulla turmash me brohorima nga ndonjë
miting para zgjedhjeve elektrorale.
24 Leonardo da Vinci, 1452-1519
fi
fi

fi
fi
fi
fi

fi

e kurrë nëpërmjet tyre25. Por një devizë pas devize përgjithëson e redukton totalitetin e mundësive
në cektësi të momentit, ç'ka në vend se të kontribuojë në zbardhjen e një të vërtetete, veçse e
mjegullon atë. Gjuha, me të cilën shprehemi, realisht mbart limitet e saj. Megjithatë limitet nuk e
shpjegojnë paqartësine semiotike në dialektikën e Vetes dhe Tjetrit. Të thuash se mënyrat tona
përbëjnë problemin dhe të adresosh se çdo gjë mund të reduktohet në gjuhë, do të thotë të
anashkalosh limitet individuale të qenies sonë. Në fund të fundit, gjendja jonë ka një histori të
kalbur, plot kriza e me triumfe të pakta. Por çfarë është më e drejtë të bësh? Të heshtësh? Jo, në
këtë botë heshtja është privilegji i vetëm i prehjes. Nuk mund të heshtësh; si i gjallë, heshtja sërish
thotë.
Shprehja është një ekzaltim, i mohuar nga tjetërsia e saj. Por ajo nuk mund të arrihet pa
shpresuar. Kushdo nga ne më tepër se sa kërkon, shpreson të kuptohet nga të tjerët, e në
përpjekjen tonë për të thënë diçka, ne nuk bëjmë vetëm "art" simbolik, por thuajse alkimi. Kështu
fataliteti i limiteve nuk mund të lidhet thjesht me gjuhën, apo me një turmë moskuptuese, e cila
duket se ekziston vetëm për të gjykuar e vendosur padrejtësisht për ne. Gjykime të tilla dështojnë
në adresimin real të së gjithë problematikës, kjo sepse një komunikim në vetmi, nuk synon tejçim,
e ndaj përfundon duke qenë egoist dhe mohues26. Përkundrazi, në duam të kuptojmë limitet tona,
këtë mund ta bëjmë vetëm në prani të tensioneve dhe përballjeve mes Vetes dhe Tjetrit. Një jetë në
përplotësim konstant me dhe prej tjetrës, me gjasa kjo është ende s da më e madhe e të qenit i
mëvetësishëm, s dë, barra e së cilës ndoshta një ditë do të paguhet me nalizimin solemn të një
bote utopike pa keqkuptime, ku Vetja dhe Tjetri do të jenë një dhe të vetme. Por duket se ajo ditë
është e largët, meqë në çdo hap tonin drejt tejkalimit të vetes, ne veçse dallojmë distancën
kolosale, që ende duhet përshkuar.

25 Por të shpresosh sot për një absolute duket më e largët se kurrë.


26 Mëvetësia e pastër tenton të mohojë tjetrën.

fi
fi
fi

You might also like